THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 22

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 22

0 1925

1. “Sekreti i suksesit në raportet me njerëzit është në dy gjëra:

1. Durimi në mundimet e tyre;

2. Bamirësia ndaj tyre.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim se Allahu nuk humb shpërblimin e bamirësve.” [Jusuf: 90]” – Shejh Dr. Halid E-Muslih

2. “Kur rregullohet Akidja (Besimi), do të jetë në rrugë të mbarë çështja e gjithë krijesave.” – Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë

3. “Nëse njerëzit do të kenë mëshirë midis njëri-tjetrit, do të zbresi mbi ta Mëshira e Allahut. E ajo që më shumë i shkatërron ata është zilia, ndërsa mëshira dhe zilia nuk mund të bashkohen. I Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mëshironi që të mëshiroheni!”” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

4. “Sinqeriteti është: t’i bindesh (nënshtrohesh) vetëm Allahut të Vetmit, të mos dëshirosh të lartësohesh nga njerëzit ose të nderohesh, e që nuk sjell përfitim fetar, e as pagim të dëmeve materiale.” – El-Iz ibn AbduSelam, Allahu e mëshiroftë

5. “Mendja nuk mund të perceptojë (kuptojë) çdo gjë, ashtu sikur shikimi që nuk mund të shoh diellin në mesditë, sepse është jashtë mundësisë së tij. Allahu ka urdhëra të fshehura që mendja duhet të mos hyjë në to (sepse nuk arrin t’i perceptojë) ashtu siç syri ulet nga shikimi i diellit.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

6. “Luftoni epshet e juaja ashtu siç e luftoni armikun tuaj.” – Malik ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë

7. Ishte Amiri, Allahu e mëshiroftë, i cili kur bëhej mëngjesi thoshte: “O Allah, këta dalin në mëngjes e kthehen në mbrëmje secili për nevojat e veta. E nevoja e Amirit është që t’ia falësh atij!” – [Ez-Zuhd, 1247]

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM