THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 27

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 27

0 927

1. Jahja ibn Ebi Kethir ka thënë: “Nuk përfitohet dituria me rehatinë e trupit.” – [Xhamia bejan El-Ilm, 385/1]

2. Bishr ibn El-Hasen kishte marrë nofkën ‘Es-Safij’ (Kujdesësi i safit në xhami), sepse ishte prezent në safin e parë në xhaminë e Basras për pesëdhjetë vite. – [Tehdhib Et-Tehdhib, 447/1]

3. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të sinqertëve do t’u vazhdojë çështja (përmendja) e tyre, ndërsa gënjeshtarëve do t’u ndërpritet çështja (përmendja) e tyre. Kjo çështje kështu është bërë zakon dhe kështu është sunneti (tradita) e Allahut, në të cilën nuk mund të gjesh ndryshim.” – [El-Esfahanijjeh, 682]

4. Muhamed ibn Alij i ka thënë birit të vet: “O biri im, ki kujdes nga dembelia dhe plogështia, sepse vërtetë ato dyja janë çelësat e çdo të keqeje. Nëse bëhesh dembel, nuk do t’i japësh hakun (të drejtën diçkaje), si dhe nëse të kap plogështia, nuk do të kesh durim ndaj së drejtës.” – [El-Hilje]

5. Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sadakaja më e mirë është ta edukosh injorantin dhe ta ngjallësh të shkujdesurin.” – [Mexhmua Er-Risail, 1/186]

6. Imam Ibn Badis, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka ilaç për bidatet (risitë) djallëzore përveç se me përhapjen e sunnetit profetik.” – [El-Athar: 2/247]

7. “Dituria dhe adhurimi janë shtylla të qëndrueshmërisë, sepse dituria i largon dyshimet, ndërsa adhurimi i largon epshet. Allahu ka thënë: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat.” [Ankebut: 45]” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM