THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 28

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 28

0 888
  1. Shekik El-Belhij ka thënë: “Shenjat e pendimit janë: të qajturit për atë që ka kaluar, frika e rënies në mëkat, braktisja e vëllezërve të këqinj dhe shoqërimi me të mirët.”
  2. Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, ka thënë: “Pendimi i sinqertë është: keqardhja me zemër, kërkimfalja ne gjuhë dhe vendimi se më kurrë nuk i kthehesh atij (mëkatit).”
  3. Transmetohet nga Bekr ibn Abdullah El-Muznij se ka thënë: “Nëse dëshiron që namazi yt të të bëj dobi, thuaj: “Ndoshta nuk do fal më tjetër namaz pas këtij.”” – [Ibn Ebi Dunja në ‘Kasr El-Emel’, 104]
  4. Omer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i ka thënë Ahnef ibn Kajsit: “O Ahnef! Kush e shton të qeshurën e tij, ka për t’u pakësuar autoriteti i tij, kush shumon prej diçkaje, do të njihet me të, si dhe kush bën shaka, do të nënvlerësohet me të.” – [El-Xhamia li-ahlak Er-Ravij ve Adab Es-Semia]
  5. Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është thënë se morali më i mirë i besimtarit është falja.” – [[Imam Ahmedi në ‘Ez-Zuhd’, 349]
  6. Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka dyshim se mundësia e grave në përzierjen me burrat është baza e çdo fatkeqësie dhe dëmi. Kjo është nga shkaqet më të mëdha për zbritjen e dënimeve të përgjithshme.” – [Et-Turuk El-Hakimijjeh, 237]
  7. Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, ka thënë: “Vërtetë veprat e mira shfaqin ndriçim në fytyrë, dritë në zemër, bollëk në furnizim, forcë në trup dhe dashuri në zemrat e njerëzve.” – [Ed-Dau ved-Devau, 135/1]

Përktheu dhe përshtati nga gj. Arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM