THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 29

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 29

0 1636
  1. Ibn El-Arabi El-Maliki, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Zemra nuk është e shëndoshë nëse është e ligësht, ziliqare, vetëkënaqëse dhe mendjemadhe.” – [Ehkam El-Kur’an, 459/3]
  2. Ebu Husejni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Bujaria në falje është që gabimtarit mos t’ia përmendësh gabimin pasi ia ke falur atë.” – [Shu’b El-Iman, 7999]
  3. Ebu Ejub Es-Sihtijani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka kurrë sinqeritet tek robi i cili e do famën.” – [Es-Sijer, 20/6]
  4. Adij ibn Eretah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga shokët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem lavdërohej, thoshte: “All-llahumme la tuakhidhni bi ma jekulun, ve gfirli ma la jealemun” (O Allah, mos më merr në llogari për atë se çfarë thonë dhe mi fal mua ato (mëkate) që ata nuk dijnë).” – [Sahih El-Edeb]
  5. Imam Bekr ibn Abdullah El-Muezzinij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse e sheh një njeri që gjurmon gabimet e njerëzve duke harruar gabimet e tij, atëherë dijeni se me këtë gjë atij po i afrohet dënimi (shkatërrimi).” – [Siffetus-Safueh, 147/2]
  6. Ebu Hafs i tha Ebu Uthman El-Nejsaburit: “Kur të ulesh me njerëzit bëhu këshillues për zemrën dhe veten tënde dhe mos të të mashtrojë tubimi i shumtë i njerëzve. Sepse ata shikojnë pamjen tënde, ndërsa Allahu shikon brendësinë tënde.” – [Medarixh Es-Salikin, 66/2]
  7. Prej ndërhyrjeve të shejtanit tek njeriu janë:

– shpërdorimi dhe teprimi nga ajo që është e nevojshme;

– shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut;

– marrja përsipër e gjërave që nuk i interesojnë. – [Ibn Kajjimi në ‘El-Feuaid’]

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM