THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 30

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 30

0 1543
  1. “Nuk kam mjekuar diçka më të rëndë se sa nijetin (qëllimin) tim, sepse ai luhatet mbi mua.” – Sufjan Eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë).
  2. Transmetohet nga Ke’abi, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se ka thënë: “Keni frikë nga bartja e fjalëve, sepse ai që posedon atë nuk do të pushojë nga dënimi i varrit.” – [Ibn Ebi Dunja në ‘Meusuah’, 4/405]
  3. “Zemrat janë sikur tenxheret në gjoksa, e vlojnë atë që ka brenda saj dhe gjuhët janë lugët e tyre. Prandaj, pritni derisa të flet njeriu, sepse gjuha e tij do të nxjerrë nga zemra e tij atë që është midis të ëmblës dhe të hidhurës.” – Jahja ibn Muadhi, (Allahu e mëshiroftë).
  4. Imam El-Axhuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shenjat që Allahu ia do të mirën dikujt është të përmbajturit me Kur’anin Famëlartë dhe Sunnetin e mirë pejgamberik, si dhe me sunnetin e sahabeve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.” – [Esh-Sher’ijjetu lehu, f. 24]
  5. “Të jeni të sigurt se: Do t’ju kaplojë mëshira e Allahut aq sa nuk do mund ta llogaritni, mu në kohërat kur mendoni se shpëtimi është i pamundur.” – Shejh Ali Tantavi
  6. “Besnikëria dhe gënjeshtra qëndrojnë në zemër derisa të largohet njëra prej tjetrës nga poseduesi i saj.” – Malik ibn Dinar, (Allahu e mëshiroftë).
  7. Shejh Ibn Seadij, (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: “Varfëria e vërtetë është falimentimi nga veprat e mira.” – [Mexhmu’a El-Muel-lefat, 178/6]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM