THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 32

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 32

0 1194
  1. Modestia dhe kujdesi nga mendjemadhësia – Transmetohet se Musejjib ibn Rafia ka thënë: “Hynim te Alkameh dhe shikonim që ai qethte delet e tij, i mjelte dhe i jepte barë atyre (i ushqente).” – [Hulijjetul-eulija, 99/2]
  2. “Allahu të krijoi të lirë, andaj ji i lirë sipas asaj që je krijuar. I lirë është ai që nuk e shet mendjen, idenë, pozitën dhe atdheun e tij.” – Omer El-Muhtar, Allahu e mëshiroftë.
  3. “Grabitja e besimit të njeriut bëhet sipas sasisë së gojëndyrësisë së tij. Ka ardhur në hadith: “Besimtari nuk është fyes, as mallkues, as i shthurur e as gojëndyrë.”” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi.
  4. “Sa më shumë që njeriu tenton t’i përkushtohet thirrjes së Allahut, aq më shumë shejtani tenton që ta joshë atë person.”Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë.
  5. Sikur t’ia bënim vetes detyrë të përditshme që të marrim një ajet dhe të punojmë me të: “E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.” [Kijameh: 18]. Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Fjala “përcille” do të thotë puno me të.” – [Tefsir Et-Taberij, 10/60
  6. Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush garon me ty në fe, garo edhe ti me të. Ndërsa kush të garon në këtë botë, atëherë lëja në qafë atë.”
  7. Vahibi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse ke mundësi që mos të të kalojë askush për tek Allahu (pra të jesh i pari në adhurime), atëherë bëje!”

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM