THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 33

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 33

0 1347

1. Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush dëshiron të jetojë në kopshtet e Xhennetit në këtë botë, le të qëndrojë nëpër tubimet e dhikrit (përmendjes së Allahut), sepse vërtetë ato janë kopshtet e Xhennetit.” – [El-Vabil Es-Sajb, 145]

2. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse njerëzit dijnë se çka të thonë për epshet e tyre, atëherë ata duhet të ikin prej tyre ashtu siç ikin prej luanit.” – [Sijer Ealam En-Nubelai, 16/10]

3. Shejh AbduRrahman Alu Shejh thotë: “E vërteta përherë është triumfuese në çdo kohë dhe vend, si dhe fitimtarë është ai që është me të (të vërtetën), qoftë ai: i lirë apo rob, i vogël apo i madh.” – [Ed-Durer Es-Sennije, 124/14]

4. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Feja nuk është as me logjikë e as me pasion, por është me ndjekjen e dispozitave të Allahut në Librin e Tij dhe dispozitave të të Dërguarit të Tij në sunnetin e tij.” – [Silsileh El-Huda ven-Nur, 530-32]

5. Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe thuaj: “O Zot, ma shto diturinë (e dobishme).”” [TaHa: 114]

Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e lexonte këtë ajet thoshte: “O Allah, ma shto diturinë, besimin dhe bindjen (ndaj Teje).” – [Transmeton Imam Begaviju]

6. “Falja e mëkateve është mirësi më e madhe se sa mirësitë e kësaj bote dhe pushteti i saj. Mbreti më i madh në tokë ishte Sulejmani, por kërkoi falje para se ta kërkonte pushtetin: “Tha: Zoti im, më fal (gabimin) dhe më dhuro një pushtet…” [Sad: 35]” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

7. “Mëkatet i sëmurin zemrat!” – Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM