ULJA E SHIKIMIT

ULJA E SHIKIMIT

0 3252

Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar besimtarët po edhe besimtaret ti ulin shikimet si preventivë most ë bien në amoralitet. Ka thënë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. “ Nur: 30

Poashtu ka thënë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, …. “ Nur: 31

Në uljen e shikimit ka dobi të cilat i kanë cekur dijetarët. Prej tyre:

* Me uljen e shikimit besimtari dhe besimtarja e zbatojnë urdhërin e Allahut në ajetet 30 dhe 31 të sures Nur.

* Zemra gjen prehje në Allahun e Madhëruar.

* Kur besimtari dhe poashtu besimtarja e ulin shikimin, zemra u forcohet më shumë për të mirën.

* Kur besimtari e ruan shikimin nga harami, atij i ndriçohet zemra.

* Me ruajtjen e shikimit, besimtari më lehtë mëson dituri të dobishme.

* Shejtanit i mbyllen dyert për të bërë cytje.

* Besimtari angazhohet më lehtë me adhurim

* Me uljen e shikimit besimtari më lehtë sigurohet nga fitnet.

* Fytyra besimtarit i bëhet e ndryçuar.

* E ruan nderin në këtë botë

* Në Ahiret shpërblehet me shpërblime të shumta.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem na i ka tërhequr vërejtjen për shikimin në haram dhe ka thënë”

(زنا العينين النظر )

“Zinaja e syve është shikimi.” Transmeton Taberani

E lusim Allahu e Madhëruar të na mbrojë nga shikimet e ndaluara.

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM