VENDIMI MBI ADHURIMET QË ME TO SYNOHET DYNJAJA

VENDIMI MBI ADHURIMET QË ME TO SYNOHET DYNJAJA

0 805

Çdo adhurim i pranuar tek Allahu duhet plotësuar kushti i sinqeritetit dhe pasimit, e në rast se personi synon mirësitë e dynjasë me adhurimet e tij esenciale, vendimi mbi adhurimet në këtë rast ndahen në tri grupe:

1. Shirk i madh: Nëse të gjitha adhurimet ose shumicën e tyre i bën vetëm duke synuar dynjanë; ky është shirk i madh dhe i asgjësohen të gjitha veprat, këtë gjë nuk mund ta ketë besimtari, por vetëm hipokriti në besim.
2.Shirk i vogël: Nëse e bën një adhurim duke synuar me të vetëm mirësitë e dynjasë, atëherë ky është shirk i vogël dhe i asgjësohet ajo vepër.
3.Lejohet: Nëse e bën një adhurim apo më shumë duke synuar kënaqësinë e Allahut dhe mirësitë e atij adhurimi në këtë dynja, lejohet, por pakësohet shpërblimi për aq sa ka synuar dynjanë, si për shembull ai i cili bën haxhin për hirë të Allahut dhe për të fituar pasuri ose ai që studion fenë për hirë të Allahut dhe për të fituar një diplomë ose punë.

Abdullah ibn Abdulaziz Xhibrin
Përshtati Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM