ZOTIMI

ZOTIMI

0 1468

Zotimi është një adhurim ndaj Allahut për shkak se Allahu i ka cilësuar besimtarët se ata i zbatojnë zotimet e tyre, duke madhëruar Atë për të cilin zotohet.

Allahu i madhëruar thotë në Kuran:
”Ata e zbatojnë premtimin” (sureja el-insan, 7)

Llojet e zotimit dhe dispozitat e tyre

1. Zotimi mubah (i lejuar), si psh: Zotohem që do të haj ushqim. Në këtë rast zgjedh mes veprës së zotuar dhe shpagimit.

2. Zotimi mekruh (i urrejtur), si psh: Zotohem që do ta lë gruan time (talak). Në këtë rast zotimi është i urrejtur dhe është i pëlqyer shpagimi.

3. Zotimi në mëkate, si psh: Zotohem që do të pij alkool. Në këtë rast zotimi është i ndaluar dhe obligohet shpagimi, për shkak fjalëve të dërguarit (alejhiselam) ”Kush zotohet për të kundërshtuar (mëkatuar) Allahun, të mos e kundërshtoj Atë”.

4. Zotimi në bindje, është dy lloje:
a. I përgjithshëm
si psh: Zotohem që do të agjëroj një ditë për hirë të Allahut. Obligohet të agjërojë për shkak fjalëve të dërguarit (alejhiselam) ”Kush zotohet për t’iu bindur Allahut le t’i bindet atij”
b. I kushtëzuar
si psh: Nese shërohem zotohem që do të agjëroj një ditë për hirë të Allahut. Në këtë rast obligohet të agjërojë nëse shërohet për shkak hadithit të lartpërmendur.

Përktheu dhe përshtati: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM