Arhiva DitoreNov 21, 2014

1 3430

1. Largimi nga mëkatet sa të kesh mundësi, dhe përpjekja për të mos rënë në ato; e nëse të godet një gjendje e tillë kërko shumë istigfare-kërkim faljeje dhe pendohu.

2. Angazhimi në ndonjë punë shoqërore me anë të ndonjë vëllai/motre, në mësimin përmendësh të Kuranit, ndjekjen e ligjëratave islame apo çfarë do pune të preferuar, qoftë edhe vetëm një herë në javë.

3. Përkujdesja për faljen e namazeve vullnetare (nafile) sepse kjo është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e namazeve obligative (farze). Disa dijetarë kanë thënë: Lënia e suneteve është fillimi i lënies së namazeve obligative (farz).
4. Leximi rreth rëndësisë së namazit dhe shpërblimit të tij, njëherit edhe njohja me ndëshkimin për atë që e lë namazin dhe vonon atë nga koha e tij.

5. Gjithashtu, ajo që të ndihmon shumë është kultivimi i dashursë së madhe për Allahun dhe Muhammedin, alejhi selam, e kjo kërkon nga ti të njihesh me emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta, gjithashtu të njihesh me biografinë dhe virtytet e Muhammedit, alejhi selam, sepse zemra ndihmon trupin nëse mbushet me dashuri ndaj një pune.

6. Të përmendurit e Allahut zbut zemrën;bëje një orar për të thënë: Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, Lailahe ilallah, etj. dhe për të dërguar salavate mbi Muhammedin, alejhi selam, me rëndësi të thuhet edhe nëse nuk e thua çdo herë.

7. Në fund, duaja-lutja e veçanërisht natën, që Allahu ta mundësojë realizimin e këtyre mirësive, dhe ta lehtësoj nënshtrimin dhe dashurinë.

Përktheu: Valdet Kamberi, Preshevë

www.albislam.com

0 2410

Gruaja: Është parfumi më i mirë dhe fjala më e ëmbël.
Burri: Është hundë që merr erë parfumin, dhe vesh që dëgjon fjalët e saj.
Gruaja: Flet për ta dëgjuar burri.
Burri: Heshtë ta dëgjojë se çka thotë gruaja.
Gruaja: Buzëqeshë.
Burri: Është ai që e pikturon  atë buzëqeshje.
Gruaja: Dora e djathtë e burrit.
Burri: Gishtat e asaj dore.
Gruaja: E butë dhe ajo është femër.
Burri: I forte sepse ai është mashkull.
Gruaja: Qetësi, dashuri dhe ngrohtësi.
Burri: Siguri, forcë dhe afërsi.
Gruaja: Ministri e brendshme ku pa të cilën nuk ka qetësi dhe rehati në shtëpi.
Burri: Ministria e jashtme që mbron atë ndërtesë të madhe nga jashtë.
Gruaja: Kur bartë fëmijët dhe qëndron pa gjumë, forcohet.
Burri: Kur qëndron pa gjumë për të mbjellë dashurinë tek fëmijët e tij, forcohet.
Gruaja: Nuk është e bukur kur e kryen punën e burrit.
Burri: Nuk është simpatik kur e kryen punën e gruas.
Gruaja: Lotë.
Burri: Është me i ndjeshëm se sa ai lot, por pas mureve, kalave dhe fortifikatave.
Gruaja: Kur del të punojë jep një mesazh, por roli i familjes është më i madh.
Burri: Ka nevojë për punë që t’i plotësojë nevojat e familjes dhe t’i mbrojë fëmijët e tij.

Burri dhe gruaja, gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre dyve.

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 6852

Ky sekt u paraqit si kundërpërgjigje e qëndrimeve të Havarixhëve ndaj Ali ibn Ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilët e shpallën atë pabesimtarë dhe e luftuan, e në fund edhe e vranë. Kjo çoi deri tek ajo që të paraqitet ky grupacion të cilët e ndihmuan Aliun duke e lavdëruar më shumë seç duhet, atë dhe Ehli Bejtin(Familjen e tij). Ndihmesa ndaj tij më vonë u shndërrua në diçka të tepruar duke pretenduar se ai është më meritor se kalifët përpara tij për kalifetin, pra se: ai ka qenë më meritor se Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, për ta trashëguar kalifatin. Madje ata i fyejnë duke i akuzuar se kanë bërë padrejtësi në lidhje me udhëheqjen e muslimanëve duke ia uzurpuar atë Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Ky grupacion gjithashtu emërtohen edhe si “Imamije”, sepse imamllëku-udhëheqësia tek ta është prej çështjeve më themelore, po ashtu quhen edhe “Ithna-esharije” sepse besojnë  në udhëheqësin e imamëve të tyre të Ehli Bejtit të cilët janë:

  1. Ali ibn ebu Talib – i quajtur tek ata si Murteda.
  2. El-Hasen ibn Ali – i quajtur tek ata si Muxhteba.
  3. El-Husejn ibn Ali – i quajtur tek ata si Shehid.
  4. Ali Zejnul-Abidin ibnul-Husejn – i quajtur tek ata Sexhad.
  5. Muhamed el-Bakir ibn Ali Zejnul-Abidin – i quajtur tek ata Bakir.
  6. Xhafer Esadik ibn Muhamed el-Bakir – i quajtur tek ata si Sadik.
  7. Musa ibn Xhafer – i quajtur tek ata si Kadhim.
  8. Ali ibn Musa el-Kadhim – i quajtur tek ata si Er Rida.
  9. Muhamed el-Xhevad ibn Ali – i quajtur tek ata si Tekij.
  10. Ali el-Hadij ibn Muhamed el-Xhevad – i quajtur tek ata si Nekij.
  11. El Hasen el-Askerij ibn Ali el-Hadij – i quajtur tek ata si Zekij.
  12. Muhamed el-Mehdi ibnul Hasen el-Askerij – i quajtur tek ata se Huxhetul-kaimil-muntedhar.

Pretendojnë se Muhamed el-Mehdiu, pra imami i dymbëdhjetë ka hyrë në shpellën Samara dhe presin që të dalë në çdo moment nga shpella deri në këto çaste.

Ndërsa sa i përket besimit të tyre do i përmendim karakteristikat bazë të besimit të tyre:

  1. El-Imametu (Besimi në trashëgiminë e postit të imamit-udhëheqësit) – është prej çështjeve më primare tek shiitët, të cilës i japin rëndësi të veçantë dhe e shohin të arsyeshme se ajo bëhet me tekst decid të qartë, madje thonë se nuk ka pasur mundësi që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të ketë vdekur e të mos ketë lënë imam pas tij, tek i cili do referoheshin besimtarët. E për këtë pretendojnë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me tekst të qartë ka folur për imamllëkun e Ali ibn ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me tekst të qartë dhe se Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, vet ka deklaruar se pas tij, imamllëku i mbetet djalit të madh të tij Hasenit, e pas tij Husejnit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Gjithashtu pretendojnë se të gjithë imamët pas vetes caktojnë dhe lënë porosi se cili do ti trashëgoj ata në imamllëkun e tyre.
  2. El–Ismetu (pagabueshmëria) – Kjo do të thotë se imamët janë të ruajtur nga gabimet, nuk harrojnë dhe se nuk bëjnë mëkate, as të mëdha e as të vogla.
  3. El Ilmu Ledunijj – Kjo ka për qëllim se çdo imam e ka marrë diturinë nga pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
  4. El-Gajbetu – Kjo do të thotë se në çdo kohë ka Huxhetullah(argumente nga ana e Allahut) dhe kjo është e vërtetuar logjikisht dhe sheriatikisht. Sipas tyre imami i dymbëdhjetë është i fshehur në shpellë dhe ende nuk është paraqitur.
  5. Er Rexh’atu (kthimi) – Kjo do të thotë se imami i dymbëdhjetë i tyre do të kthehet para kijametit kur do ti jep leje Allahu për të dalë, për këtë arsye i vëren se si mblidhen pas namazit të akshamit para derës së shpellës dhe e thirrin në emër që të dal derisa të perëndojnë yjet, pas kësaj largohen me nijet që të kthehen natën tjetër përsëri.
  6. Et Tukje (fshehja e bindjeve të vërteta) – Kuptimi i saj është të shfaqësh jashtë atë çfarë nuk e disponon në brendësinë tënde. Kjo është një prej bazave të tyre dhe ai i cili e le tukjen është sikurse ai i cili e ka lënë namazin, madje e shohin si obligim derisa të del imami dhe pretendojnë se imam Muhamed Bakiri ka thënë: “Tukja është fe e imja dhe e prindërve të mijë, nuk ka besim ai i cili nuk ka tukje”.
  7. Besojnë se tek ta gjendet mus’hafi i Fatimes, e jo për Kuranin të cilën e posedojnë muslimanët.

Kuleniu në librin e tij “El-Kafij” faqe 57, botimi i vitit 1278 H thotë: Nga Ebu Besir ebi Xhaferi  Sadiku transmetohet se ka thënë: “Ne e posedojmë mus’hafin e Fatimes”. – i thashë: Çfarë është mus’hafi i Fatimes. – Më tha: “Mus’hafi në të cilin ka ajete më shumë se në Kuranin tuaj, tri herë më shumë, për Allahun në të nuk ka asnjë shkronjë prej mus’hafit tuaj”.

  1. Distancohen nga tri kalifet e parë, Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, duke i sharë ata, duke i fyer, shpifur për veset e tyre, duke i përshkruar me cilësi të këqija, duke i akuzuar se ata ia kanë marrë pushtetin me dhunë Ali ibn ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Po ashtu fyejnë edhe një shumicë të madhe prej sahabëve, sidomos nënën e besimtarëve Aishen-Allahu qoftë i kënaqur prej saj.
  2. Teprim në lavdërimin e Ali ibn ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, derisa e kanë ngritur atë në pozitën e Hyjnisë si Sebijët. Madje disa nga to kanë thënë: Xhibrili-paqja e Allahut qoftë mbi të, ka gabuar dhe ia ka dorëzuar misionin Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në vend që t’ia dorëzon Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sepse të dytë i përngjajnë njëri tjetrit siç i ngjan korbi korbit.
  3. Vajtimi, ngushllimi, pikëllimi të rrahurit e gjoksit, ditën e Ashurës duke besuar se kjo është afrim tek Allahu dhe se i shlyen mëkatet e tyre.[1]

Përgatiti: Nexhat Ceka

www.albislam.com

 [1] Shih: “Meusuatul-mujeserah fil edjani vel-medhahibi el-muasira” fq. 55 pjesërisht, Dr.Manij ibn Hamad El-Xhuhenij.

0 3145

Viti hixhri në islam i ka gjithsej dymbëdhjetë muaj, të cilat llogaritet me Hënë, këta muaj hënor janë që e përbëjnë vitin hënor, mbi të cilin vit Ligjvënësi ndërtoi  dispozitat, e nuk i ka renditur ato në bazë të muajve diellor, si për shembull në idetin (afatin e pritjes) e gruas kur është në periudhën e ciklit mujor ajo duhet të presë tre muaj, të cilët llogaritet me muajt hënor, konsensusi i dijetarëve thonë se nuk llogaritet me muajt diellor, njashtu edhe agjërimi i dy muajve pandërprerë për të shpaguar vrasjen, “dhiharin” (që ngjason gruan e tij me nënën e vet), apo shpagimin për shkak të marrëdhënieve intime gjatë ditës së muajit të Ramazanit, këto dy muaj llogarite sipas muajve hënor.

Muajt hënor ndahen në dy lloje:

1-Muaj të plotë, janë ata muaj që kanë plotësuar tridhjetë ditë.

2-Muaj jo të plotë, janë ata muaj në të cilët është parë hëna se nuk janë të plotë, këta muaj plotësohen me njëzet e nëntë ditë, pra dallimi mes tyre është një ditë, kjo është dita e cila quhet dita e dyshimit, dhe shkaku i këtij dallimi është se hëna ka pozita të ndryshme, për atë fillimi i muajit mund të përcaktohet në dy mënyra:

  1. a) Me plotësimin e muajit të kaluar tridhjetë ditë.
  2. b) Të shikohet Hëna natën e tridhjetë, e të parit e Hënës është argument se muaji i kaluar është i mangët (njëzet e nëntë ditë).

Allahu i Madhëruar për këtë na tregon në fjalën e Tij: “Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë)”.

Nëse shikohet hëna natën e tridhjetë  atëherë vendoset për agjërimin e muajit të Ramazanit, argument për këtë është fjala e pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjëroni kur ta shikoni Hënën dhe ndërprenë agjërimin kur ta shikoni atë.” Pra, agjëroni kur ta shikoni, pra shikimi është bërë shkak për të obliguar agjërimin duke filluar prej asaj dite, atëherë kur shikohet Hëna konfirmohet hyrja e muajit të Ramazanit, edhe pse ka divergjenca në mesin e dijetarëve për numrin e atyre që konfirmojnë shikimin e hënës, a është kusht apo nuk është kusht?

Nëse nuk mundësohet të shihet hëna, atëherë këtu mund të ndodhin dy gjëra:

Sepse i gjithë problemi është në natën e tridhjetë të muajit Shaban (muajit të tetë para muajit të Ramazanit), që nëse shikohet hëna, atëherë nuk ka problematikë, por nëse nuk shikohet, atëherë i kemi dy gjendja:

1-Gjendja e parë, të jetë qielli i hapur, që nuk ka mjegulla e as tym, që pengojnë të shihet Hëna, e nëse në këtë gjendje nuk mund të shikojmë Hënën, atëherë me konsensus të dijetarëve kjo natë është e muajit Shaban e nuk konsiderohet e muajit Ramazan dhe nuk konfirmohet fillimi i muajit Ramazan.

2-Gjendja e dytë është të jetë qielli i mbyllur, të ketë mjegulla apo tym e pluhur, sikur që ndodh ndonjëherë të vijnë erërat e forta me pluhur e nuk munden njerëzit ta shikojnë qiellin, apo të ketë ndonjë zjarr apo tym e nuk mund që njerëzit ta shikojnë qiellin. Nëse ndodh kështu, në këtë rast dijetarët ndahen në dy mendime, por mendimi më i saktë (dituria absolute i takon Allahut, subhanehu ve teala) është mendimi i shumicës së dijetarëve prej tyre medh’hebi Hanefi, Maliki, Shafi, Dhahirit dhe një grup të dijetarëve të hadithit se, nëse në natën  e tridhjetë nuk shihet hëna, qoftë qielli i hapur apo është qielli i mbyllur me mjegulla e pluhur, në këtë rast dispozita është e njëjtë, ata duhet ta plotësojnë muajin Shaban me tridhjetë ditë, argumentohen me hadithin e vërtetë se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse nuk mund ta shikoni atëherë plotësoni (muajin Shaban) tridhjetë ditë.” Ky është argument i tyre i parë, ndërsa argumenti i dytë është se thonë: Në origjinë muajt i kanë nga tridhjetë ditë, muaji të jetë i plotë derisa të ketë ndonjë argument se është i mangët. Në bazë të kësaj e plotësojmë muajin Shaban me tridhjetë ditë.

Dhe i dërguari, sal-Allahu alejhi ve sekem, në hadithin që e transmeton Abdullah ibn Omeri, ka ndaluar dhe ka thënë: “Mos i paraprini muajit Ramazan me një ditë apo dy ditë agjërimi.” E kjo aludon se ne nuk duhet ta agjërojmë ditën e dyshimit.

Shikimi i hënës është prej gjërave me rëndësi të cilën duhet ta ruajnë njerëzit, dhe atë sepse dispozitat e fesë ndalen në këtë shikim, që këtu disa dijetarë thonë: “Shikimi i Hënës gjatë muajve, sikur që janë Ramazani, Dhul Hixhe, etj, konsiderohet prej farzeve kolektive, saqë nëse banorët e një vendi nuk merren me këtë që të gjithë kanë mëkat, tolerimi i tepruar i njerëzve në shikimin e hënës është prej gjërave të këqija, duhet që hoxhallarët dhe kërkuesit e dijes ta ngjallin këtë sunet, njerëzit më herët kur ishte dita e njëzet e nëntë apo nata e tridhjetë dilnin në hapësirë të shikonin, qoftë edhe të pyesin njerëzit e specializuar për të njohur pozitën e hënës që më herët të kenë njohuri mbi të, e më pas të dalin që ta shohin hënën e të njohin pozitën e saj që të mund të vërtetojnë këtë çështje, dijetarët kanë thënë: “Nuk duhet që njerëzit ta anashkalojnë shikimin e hënës, por nëse njerëzit e anashkalojnë dhe nuk merren me këtë duhet që të porositen njerëzit qoftë edhe me pagesë, sepse farzet kolektive nëse nuk ka kush i vepron, lejohet të jepet pagesë për atë që do e kryen këtë shikim, që të vërtetohet e drejta e Allahut, nga agjërimi i ditëve të obliguara.

Nëse shikohet hëna gjatë ditës, llogaritet të jetë e natës së ardhme

Këtë mendim e përmban medh’hebi Hanbeli, Shafi dhe një grup nga medh’hebi Maliki, që nëse shikohet hëna gjatë ditës, qoftë para perëndimit apo pas perëndimit është e natës së ardhme, dhe nuk është argument se dita e dyshimit është ditë e agjërimit.

Nëse shihet hëna në një vend obligohen të gjithë banorët e vendit të agjërojnë

Pra, nëse në një vend shikohet hëna, duhet që të gjithë banorët e atij vendi të agjërojnë, si për shembull nëse shikohet në Meke, të gjithë banorët e Mekës duhet të agjërojnë, kështu me radhë për të gjitha vendet.

Mirëpo parashtrohet pyetja: Nëse dikush në lindje ka shikuar hënën a duhet edhe ata që janë në perëndim të agjërojnë bazuar në shikimin e atyre në lindje, apo nuk duhet të agjërojnë?

Mendimi i parë është: Se banorët e një vendi duhet t’i kthehen shikimit të tyre, për shembull banorët e gadishullit bazohen në shikimin e tyre, që vlen për ata e nuk vlen edhe për banorët e Shamit apo të atyre që janë në perëndim e as atyre që janë në lindje, argument për këtë është hadithi  i ibn Abasit, radijallahu anhu, se një grup prej Shami kishte ardhur tek ai, i pyeti se kur e kishin parë hënën, i treguan se e kishin parë natën e xhuma, ibn Abasi, radijallahu anhuma, u tha që e kishin parë natën e shtunë. I thanë: A nuk e merr (bazohesh) shikimin tonë? Tha: “Jo! Kështu na ka urdhëruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,” dalloi mes shikimit të një vendi shikimin e një vendi tjetër, kjo aludon që çdo vend vendos sipas shikimit të vet, këtë e vërteton fjala e ibn Abasit, radiallahu anhuma, dhe aludon në të origjina, sepse shikimet janë të ndryshme e vendet janë larg njëra tjetrës, saqë mund të ketë dallim prej dy ditëve mes dy vendeve, që në këtë rast është vështirë që banorët e lindjes të agjërojnë në një ditë me banorët e perëndimit, pasi që ekziston dallimi tregon që nuk mundet që të llogariten si një vend, po themi se fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjëroni kur ta shikoni hënën”. Se është i përgjithshëm, se duhet të agjërojnë të gjithë njerëzit në tokë sipas shikimit të një vendi apo shikimit të një fshati, kjo padyshim se nuk është qëllim i hadithit.”

Mendimi i dytë thotë se shikimi i një vendi vlen për të gjithë, dhe argumentohen me hadithin: “Agjëroni kur ta shihni hënën dhe ndërpreni agjërimin kur ta shihni hëhën.”

Mendimi i tretë të cilët thonë se nëse vendet janë të afërta dhe janë në të njëjtën pozitë atëherë agjërohet bazuar në shikimin e një vendi, dhe e kundërta.

Mendimi më i saktë është mendimi i  parë, se çdo vend duhet të shikon hënën, nëse e shikojnë hënën, falënderimi i takon Allahut, atëherë ata duhet të agjërojnë bazuar në atë që ka shikuar. Por, nëse nuk kanë shikuar hënën, atëherë bazohen në origjinën e ditëve të muajit (që është tridhjetë ditë), se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni hënën dhe ndërpreni agjërimin kur ta shikoni hënën,  dhe nëse hëna nuk shikohet për shkak të reve, atëherë plotësojeni muajin me tridhjetë ditë.”

Po të themi që shikimi i një vendi vlen edhe për të tjerët, do të ketë mospajtime në atë se a të pasojmë atë vend apo të pasojmë vendin tjetër? Të bazohemi me shikimin e tyre apo të tjerëve? Kjo shihet qartë në sunetin e pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, posaçërisht në hadithin e ibn Abasit, radijallahu anhuma, për të cilin i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “O Allah! Jepja kuptimin e fesë dhe mësoja atij tefsirin (e Kuranit).” Iu përgjigjet me “Jo”, dhe ka thënë: Kështu na ka urdhëruar i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që është komentim i fjalës së tij: “Agjëroni kur ta shikoni hënën dhe ndërpreni agjërimin kur ta shikoni hënën.” Pra, o ju banorë të Shamit, agjëroni në bazë të shikimit tuaj dhe ju banorë të hixhazit agjëroni në bazë të shikimit tuaj. Kështu shuhet mospajtimi, largohet problemi dhe dyshimi, që secili vend të ketë shikimin e tij, dhe kështu që nëse shikohet hëna, veprojnë sipas shikimit të tyre, e nëse nuk shikohet atëherë plotësojnë muajin Shaban me tridhjetë ditë.

Tema e katërt nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu: Shpend Zeneli

Për tu zgjeruar më tepër rreth kësaj teme, dhe polemikave të ndryshme rreth llogaritjes së kohës në fillimin dhe fundin e muajit të Ramazanit, mund të shfletoni artikullin e përpiluar nga hoxhë Ismail Bardhoshi.

http://islamifejaevertete.com/ifv/index.php/praktika/ramazani-dhe-agjerimi/895-sqarimi-i-paqartesive-te-atyre-qe-bazohen-ne-llogaritje-per-hyrjen-dhe-daljen-e-muajit-henore

0 1815

Zemra jote vdes kur ti e harron Allahun e Lartëmadhëruar.

Vdes zemra jote kur e humb besimin nga ata që ke afër.

Vdes zemra jote kur dëshpërohesh nga mëshira e Allahut të Lartëmadhëruar.

Vdes zemra jote kur nuk gjen zgjidhje logjike për problemet e tua.

Zemra jote vdes kur ndien se të tjerët të urrejnë.

Vdes zemra jote kur tallesh me aftësitë dhe mendimet e të tjerëve.

Vdes zemra jote kur pakon, përton gjatë kryerjes dhe vonon adhurimet e tua.

Vdes zemra jote atëherë kur nuk je i sinqertë me veten tënde për mëkatet e bëra.

Vdes zemra jote kur nuk gjen shokë të sinqertë.

Vdes zemra jote kur beson se nuk ka vend për ty në këtë botë.

Vdes zemra jote kur nuk lexon Kuran dhe harron atë që ke mësuar nga ai.

Vdes zemra jote atëherë kur nuk ankohesh tek Allahu për paaftësinë tënde.

Zemra jote vdes kur të keqen e kthen me të keqe!

 

Përktheu: Valdet KAMBERI

NA NDIQNI NË