Arhiva DitoreFeb 16, 2015

0 5810

Çka janë Melaiket?

Melaiket janë një lloj krijesash, të cilat Allahu i ka krijuar dhe ju ka dhënë atyre detyra dhe misione të ndryshme, prandaj besimi në to, në egzistencën e tyre është pjesë e besimit islam, shtyllë prej shtyllave të besimit pa të cilën nuk pranohet besimi i muslimanit. Allahu i ka krijuar ata që ti binden vazhdimisht Atij dhe të mos bëjnë mëkate, thotë Allahu:” Ata (melaiket) nuk i bëjnë mëkat Allahut në atë çfarë Ai i urdhëron si dhe veprojnë çfarë urdhërohen”.1 Poashtu Allahu thotë:” Të (Allahut) tija janë çfarë ka në qiej dhe në tokë, si dhe ata çfarë janë pranë tij (melaiket), nuk janë kryelartë ndaj adhurimi të Tij (Allahut) dhe nuk lodhen kurrë (në adhurimin e Tij). Ata (melaiket) e lartësojnë atë natën dhe ditën dhe nuk plogshtohen duke vepruar kështu”.2 Poashtu i Lartësuari thotë:” Ata janë robër të ndershëm që nuk flasin para Tij ata veprojnë me urdhërin e Tij”.3 Prandaj ehli Sunneti dhe xhemati e shohin obligim besimin në ta dhe në detyrat e tyre, siç kanë ardhur argumentet e vërteta për to, dhe se ato nuk janë vajzat e Allahut, ashtu siç pretendonin mushrikët, Allahu i Lartësuar i ka përgënjeshtruar këta pretendime me fjalët:” Dhe thanë se melaiket janë vajza e ato janë robër të Allahut, a mos vallë kanë qenë prezent kur Ai i krijoi ato, kjo dëshmi e tyre do të shkruhet dhe do të meren në përgjegjësi për të”.4 Gjithashtu ato janë robër të ndershëm të Allahut, të cilët nuk e kundërshtojnë Atë në atë çfarë i urdhëron dhe veprojnë ashtu siç janë të urdhëruar.

Dijetarët e ehli Sunnetit dhe xhematit për besimin në melaiket janë argumentuar me Kuran dhe Sunnet:

Një: Nga Kurani:

1. Fjala e Allahut:” Nuk është mirësi të kthesh kokën nga lindja apo perëndimi, mirëpo mirësi e vërtet është ai i cili beson Allahun dhe ditën e fundit, melaiket, librat, pejgamberët e Tij”.5

2. Fjala e Allahut të Lartësuar:” i Dërguari i besoi asaj qëiu shpall prej Zotit, e ashtu edhe besimtarët, secili i besoi i Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij”.6

3. Allahu ka thënë:” Kush e mohon Allahun, melaiket e tij, librat e Tij, ditën e fundit Ai ka humbur në një devijim të largët”.7

Dy: Nga Sunneti:

Hadithi i Omer ibn Hatabit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në të cilin qëndron se Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, kur e ka pyetur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi

të, për besimin Ai është përgjigjur:” Të besosh Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e fundit, të besosh në kadanë dhe kaderin e tij”8.

Përgaditi: Nexhat Ceka

0 5210

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Falënderimi i takon Allahut, Atij i  takon të gjitha meritat dhe mirësitë, dëshmoj se nuk ka Zot të vërtetë pos Allahu dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Nga mëshira e gjerë e Allahut, nderimi dhe mirësia e Tij e madhe ndaj robërve është se Ai shpërblen për veprën e vogël me shpërblime të shumta. Kjo botë është vend i kalimit e jo i qëndrimit, aty ka tetë etapa që patjetër të kalojë çdo njeri, i mençuri është ai që e investon atë në adhurim ndaj Allahut, në furnizim me vepra të mira për ditën e Kthimit, “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”.[1]

Kjo botë është një hark, kaloje atë e mos e ndërto, një prej asketëve ka thënë: “Po të ishte kjo botë ari që faroset e ahireti argjilë që mbetet, i mençuri do kishte zgjedhur argjilën që mbetet e jo arin që zhduket, e si kur dynjaja është më e pavlerë se sa argjila e ahireti më i vlefshëm se ari!!

Si kur e dimë se pallatet dhe shtëpitë e xhenetit një tullë e kanë nga ari e një nga argjendi,  ushqimi i tyre misku, rruga e shtruar me margaritarë dhe xhevahir, toka e shtruar me shafran, Allahun e lusim të na jep nga këto mirësi.

Pasi që bota materiale ka zotëruar jetën ditore të njeriut, i kanë preokupuar teknologjitë e reja (si interneti, faqet e komunikimit, kanalet televizive, pajisjet “smart”) nga gjërat shpirtërore dhe të besimit, ishte e patjetërsueshme për një porosi të shpejtë, që ndoshta dëshiron Allahu të na bën dobi të gjithëve, dhe të na bën ne dhe ju nga banorët e xhenetit.

Gruaja e faraonit Asija, Allahu qoftë e kënaqur me të, sa e mençur që ishte, kur braktisi dynjanë dhe çka kishte në të prej pallateve, ndërtesave e kënaqësive të rrejshme, u kthye tek Allahu, saqë Firauni e kishte lidhur atë në katër hunj, në duar dhe këmbët, e kur ata u ndaheshin, melaqet e strehonin, e ajo tha “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” ia shfaqi asaj shtëpinë në xhenet.

Për secilin që është i kënaqur që Allahun ka Zot, Islamin fe, Muhamedin salallahu alejhi ue selem të dërguar, hape zemrën para dëgjimit për këto thesare e vlera të mëdha, ndërto shtëpitë në xhenet, me mundim më të vogël dhe për kohë më të shkurtër:

1-I Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush ndërton një xhami për Allahun, Allahu për të do të ndërton një shtëpi në xhenet”.

2-Mund të thotë ndokush, unë nuk kam mundësi materiale për të ndërtuar një xhami, i themi atij: Merr pjesë në ndërtim të xhamisë edhe nëse me pak, apo vendos aty një sadaka rrjedhëse, i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush ndërton një xhami për Allahun, edhe nëse sa një fole zogu apo më të vogël, Allahu për të ndërton një shtëpi në xhenet”.

3-Dikush tjetër mund të thotë: Unë jam i varfër, nuk posedoj gjë, nuk kam mundësi të veprojë një gjë të tillë, i thuhet: Fal gjatë natës dhe ditës dymbëdhjetë reqate vullnetare jashtë atyre obligative, i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Secili njeri mysliman që merr abdes, dhe e përsosë abdesin, pastaj fal për Allahun në çdo ditë dymbëdhjetë reqate, vullnetare jashtë farzeve, Allahu do ti ndërtoj atij një shtëpi në xhenet”.

4-Duaja e hyrjes në treg: I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush hynë në treg dhe thotë: La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhji­ ve jumitu, ve Huve hajjun la jemutu bi jedihi el-hajru ve Huve ala kul-li shej`in Kadi­r.

S`ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm.

I regjistrohen atij njëqind mijë të mira dhe i fshihen njëqind mijë të këqija, ngritet në njëqind mijë shkallë, dhe i ndërton atij një shtëpi në xhenet”.

5-A nuk ke mundësi të plotësosh një zbrazëtirë në resht të namazit? Nëse nuk zbaton këtë vepër të vogël privohesh nga shumë shpërblime, i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush mbyll një zbrazëtirë në saff, Allahu e ngrit atë një shkallë dhe i ndërton atij një shtëpi në xhenet”.

6-Durimi, falënderimi dhe thënia “Inna lilthi ue inna ilejhi haxhiun” gjatë vdekjes së fëmijës: “Kur vdes fëmija e dikujt, Allahu i thotë melaqeve: “A e morët fëmijën e robit Tim? Ata thonë: Po, i pyet: “A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë po. Ai përsëri i pyet: “Çfarë tha robi Im? Ata përgjigjen: Të falënderoi Ty o Zot. Atëherë ndërtoni për robin Tim një shtëpi në Xhenet dhe quajeni atë shtëpia e falënderimit”

7-Leximi i sures Ihlas dhjetë herë i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush lexon (Thuaj, Ai Allahu është Një…) dhjetë herë, Allahu atij do t’i ndërton shtëpi në xhenet”. Në një transmetim tjetër: “Kush lexon (Thuaj: Ai Allahu është Një…) deri sa të përfundon dhjetë herë Allahu do ti ndërton atij një pallat në xhenet”.

8-Namazi i paradites (duha) katër reqate dhe para (farzit) drekës katër reqate, i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Kush falë katër reqate të duhasë dhe para drekës katër, i ndërtohet një shtëpi në xhenet”.

9-Kush e le polemikën edhe nëse është në të drejtë: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj një shtëpi në fund të xhenetit kush e le polemikën edhe nëse është në të drejtë”

10-Kush e le gënjeshtrën edhe në shaka: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj shtëpi në pjesë më të lartë në xhenet për atë që le gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka”.

11-Kush përmirëson moralin e tij: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj një shtëpi në pjesën ë të lartë të xhenetit kush ka moral të mirë”.

12-Besimi, pasimi i të Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe Hixhreti: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj atij që më beson mua dhe më pason dhe bën hixhret një shtëpi në pjesën e poshtme të xhenetit, shtëpi në mes të xhenetit dhe shtëpi në pjesën e lartë të dhomave të xhenetit”.

13-Lufta në rrugë të Allahut: i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: “Unë i garantoj atij që më beson mua, më pason dhe lufton në rrugë të Allahut  një shtëpi në pjesën e poshtme të xhenetit, shtëpi ne mes të xhenetit dhe shtëpi në pjesën e lartë të dhomave të xhenetit”.

Ejmen Shaban

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Shuara, 88-89.

0 1570

Shumë mirë, padyshim se ti e shpreson këtë, mirëpo a e si se si?!

Rebia ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Kërkoj të shoqëroj në Xhenetin e Allahut! I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, iu përgjigj: “Ndihmoi vetes tënde me shumë sexhde”.

O ju vëllezërit e mi, pasha Allahun qëndrimi në sexhde jep kënaqësi të cilës nuk i afrohen të gjitha kënaqësitë e dynjasë. Afrimi kah Allahu e zgjeron gjoksin me një zgjerim të çuditshëm dhe këtë nuk e shijon ai që është mbyllur në burgun e epsheve dhe gjynaheve.

E ka thënë të vërtetën thënësi: “Të mjerët e dynjasë janë ata që dalin nga ajo dhe nuk e shijojnë atë që është më e mira në të, përmendjen e Allahut dhe adhurimin e Tij”.

Ne kemi nevojë që secili të ulet me vetveten dhe ta llogarit atë, a është i përgatitur për momentin e lënies së kësaj dynjaje dhe daljen para Allahut, Zotit të botëve?!

O ju vëllezër, mundësitë ende janë të hapura dhe dyert e pendimi nuk janë të mbyllura. Për këtë arsye, nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 2820

O ju musliman! Allahu e krijoi Ademin, alejhi selam, me duart e Veta, dhe i urdhëroi melekët t’i bien në sexhde Ademit. Të gjithë i ranë, përveç Iblisit, i cili refuzoi dhe u tregua kryeneç dhe mendjemadh. Me këtë vepër e meritoi të largohet nga mëshira e Allahut. Nga ligjet e Allahut në krijesat e Tij u bë që ai i cili i nënshtrohet urdhrave të Zotit të tij dhe i pason të dërguarit e Tij, do të fiton lumturinë e dyja botëve. Kurse ai i cili tregohet mendjelartë, dhe bën mëkat dhe nuk i pason të dërguarit e Tij, do të bëhet nga të fatkeqit, dhe të shkatërruarit. Allahu thotë: “Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit”. Hashër 20.

Allahu e ngriti pozitën e muslimanëve, njësuesve të Allahut, dhe i urdhëroi melekët të luten për ta, dhe për pasardhësit e tyre, dhe për gratë e tyre. Allahu tha: “Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues. O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti”. Gafir 7-8.

Çdo i dërguar lutej për besimtarët dhe besimtaret! Nuhi, alejhi selam, tha: “Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret!”. Nuh 28. Kurse Allahu i tha Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret!”. Muhamed 19. Allahu e deshi besimtarin dhe e afroi kah ai: “Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij)”. Teube 4. Dhe e përkrahu me ndihmën e Tij: “Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët”. Rum 47.

Dhe Allahu është me besimtarët, duke i përkrahur dhe duke i përforcuar: “Kujto (o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë”. Enfal 12. Dhe zbriti ushtarë nga qielli për t’ju ndihmuar: “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”. Enfal 9.

Begatitë në tokë i shndërroi në ndëshkim për armiqtë e muslimanëve, kështu që e bëri erën t’i sulmon ata: “O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit”. Ahzab 9. Allahu është Ai që ua largon brengat dhe i udhëzon në vështirësi: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’I udhëzojmë drejt udhëve Tona”. Ankebut 69. Allahu është Ai që i ndihmon kundër armiqve të tyre. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush armiqëson një të dashur timin Unë e kam paralajmëruar për luftë”. Allahu u bëri muslimanëve që në zemra të kenë dashuri dhe mëshirë: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri”. Merjem 96.

Dhe tua përforcon këmbët dhe tua bën të drejta fjalë e tyre dhe tua bashkon zemrat e tyre: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër”. Ibrahim 27. Allahu është garantuesi më i mirë se muslimanit do t’ia ruan pasardhësit, qoftë ajo edhe pas shumë brezave, si shkak i bereqetit të veprave të tij të mira: “E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt”. Kehf 82.

Allahu besimtarit i premtoi jetë të mirë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë”. Nahl 97. Allahu punët e besimtarit i bëri të jenë të bereqetshme, në dynja dhe pas vdekjes së tij: I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Secili musliman që mbjell një fidan (pemë) e prej saj hanë njerëzit, kafshët dhe shpezët, do t’i jetë kjo sadaka deri në Ditën e Gjykimit”. Vizitën e një muslimani që ia bën vëllai i tij musliman, e bëri të jetë një ndër adhurimet më madhështore.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Allahut, thërret një thirrës: Të lumtë! Lum për ecjen tënde! Ke përgatitur në Xhenet një shtëpi!”. Zbardhja e mjekrës dhe flokëve të tij janë dritë dhe shkëlqim. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ndaloi shkuljen e qimeve të bardha dhe tha: “Mos i shkulni qimet e thinjura (bardha), sepse çdo muslimani që i zbardhet një qime në Islam, ajo do t’i bëhet dritë në ditën e Kiametit”.

Të gjitha gjendjet dhe sprovat e dynjasë, nga pikëllimi e gëzimi, muslimanit ia bëri hajr. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha. “Është e çuditshme puna e besimtarit. Gjithë jeta e tij është hajr. Nëse atij i vjen një e mirë, ai falënderon Zotin dhe merr shpërblim për këtë gjë. Nëse atij i bie një fatkeqësi, ai duron për hir të Zotit dhe përsëri shpërblehet për këtë gjë e kjo gjë ndodh vetëm me besimtarin”.

Veprat e mira i shtohen shumëfish, kurse fatkeqësitë e pastrojnë nga gjynahet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha. “Gjithçka që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, gajle, brengë, cënim apo trishtim, madje qoftë edhe në gjemb që e sëmbon, me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet. Sëmundja e besimtarit është thesar i deponuar për të tek Zoti i tij. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Sëmundja besimtarin e pastron nga gjynahet e tij, ashtu si e pastron zjarri arin dhe argjendin”. Sytë e tij nëse humben, janë shpëtim i tij nga zjarri i Xhehenemit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Thotë Allahu: Kujt ia marr dy më të dashurit (sytë) dhe bënë durim, duke shpresuar në shpërblimin Tim, nuk jam i kënaqur që ta shpërblej me asgjë tjetër, vetëm se me Xhenet”. Trupi i tij është i pastër, qoftë ai i gjallë apo i vdekur. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Muslimani nuk bëhet i papastër”. Asnjë nga bijtë e Ademit nuk lahet pas vdekjes së tyre, përveç muslimanit. Kush e përcjell xhenazen e tij, dhe ia fal namazin e tij, derisa të lirohet nga varrimi i tij, kthehet me shpërblime sa dy kirate. Thyerja e eshtrave të tij i vdekur, është si t’ia thyesh ato të gjallë.

Nga mirësitë e Allahut ndaj tij, është se shpërblimet e tij i shkojnë edhe duke qenë ai në varr: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të”. Për besimtarin janë përgatitur Xhenete: “Xheneti me begatitë e tij është përgatitur për të: “Atë ditë Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm”. Shuara 90. Melekët i presin besimtarët tek dyert e Xhenetit, dhe i përshëndesin ata: “(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”. Rad 23. I tërë sherri është i përmbledhur në poshtërimin dhe nënçmimin e vëllait musliman. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Për një njeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënçmojë vëllain musliman”. Për hir të shenjtërisë së tij tek Allahu, u urdhërua muslimani që të jetë me shpirt të qetë në jetën e tij, mos të ngatërrohet dhe mos të dëmton askënd. Madje çdo gjë që ka gjasa të arrihet dëmi nga ajo, Allahu e ndaloi t’i afrohet apo ta vepron atë. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kush kalon kah xhamitë apo tregjet tona, e me vete ka shigjetë (apo çfarëdo arme), le t’i mbaje në vendin e tyre ose le ta kape me shuplakën e tij për maje, që me të të mos pengoje ndonjë musliman”.

Melekët e mallkojnë çdo njeri që i drejtohet muslimanit me hekur. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kush ia drejton vëllait të tij armën, atë e mallkojnë melekët deri të ulë armën edhe nëse e ka vëlla prej babe dhe nëne”. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ndaloi nga çdo gjë që e bën të mërzitshëm muslimanin, dhe tha: “Kur të jeni tre, deri sa të përzihen njerëzit mos pëshpëritni ju dy e ta lini anash të tretin, se kjo e pikëllon atë”. Nëse ai bie në ndonjë mëkat apo gjynah, fshehja e tij është fshehje për ty Ditën e Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Allahu ia mbulon të metat atij Ditën e Kiametit”.

Nëse i ngushtohen atij punët dhe i vinë vështirësitë, kush i ndihmon atij, Allahu do ti ndihmon Ditën e Kiametit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kush ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë të ahireti”. Dëmtimi i tij me gjuhë është e ndaluar. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Vrasja e muslimanit është kufër e sharja-ofendimi i tij mëkat”. Mallkimi i tij është e njëjtë si vrasja e tij. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Mallkimi i muslimanit është si vrasja e tij”. Kush shpifën ndaj tij pa argument rrahet me tetëdhjetë kamxhik. Kurse ata që i dëmtojnë muslimanët dhe i torturojnë, Allahu u premtoi se do ta marrin ndëshkimin e tyre të merituar: “Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie”. Buruxh 10. Pasuria e muslimanit është e mbrojtur, as nuk vidhet, e as nuk merret pa leje, e as që uzurpohet: “Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij, dhe nderin e tij”. Kush betohet në Allahun pa të drejtë që t’ia merr vëllait të vet pasurinë, Allahu do ta gjuan në zjarr. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kush e ndan një njeri musliman nga e drejta e tij me betimin e tij, vërtet Allahu ia ka siguruar zjarrin e Xhehenemit dhe ia ka ndaluar Xhenetin”. Një njeri tha: “A është kështu edhe nëse është një gjë e vogël o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Qoftë kjo edhe sa një degë (fije) e misvakut”. Pasuria e tij respektohet edhe pas vdekjes së tij. Nuk i lejohet që ta merr atë askush, përveç se atyre që e trashëgojnë sipas rregullave fetare, dhe që janë musliman. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Nuk trashëgon muslimani jomuslimanin, dhe jomuslimani muslimanin”.

Gjaku i muslimanit tek Allahu është shumë i shenjtë. Ai është gjëja e parë që do të llogaritet njeriu për sa i përket zënkave dhe mospajtimeve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Gjëja e parë që do të llogariten krijesat Ditën e Kiametit është gjaku”. Gjaku i muslimanit është më i shtrenjti tek Allahu. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Me të vërtetë zhdukja e dynjasë është më e lehtë për Allahun sesa vrasja padrejtësisht e besimtarit, nëse në vrasjen e tij do të kishin marrë pjesë banorët e qiejve dhe të tokës, Allahu do t’i dënonte me zjarrin e xhehenemit.” Një dijetar thotë: “Ai që tenton ta vret atë për të cilën është krijuar toka për hir të tij, vetëm se ka tentuar ta zhduk dynjanë”.

Vrasja e një shpirti të muslimanit llogaritet vrasje e tërë njerëzimit. Allahu thotë. “kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve”. Maide 32. Gjaku i muslimanit nuk lejohet vetëm se në tri raste. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit përveçse me një nga tre gjëra: i martuari që bën kurvëri, vrasësi dhe felëshuesi që përçan komunitetin”. Derdhja e gjakut të muslimanit e detyron mallkimin dhe zemërimin e Allahut. Allahu thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.

Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh”. Nisa 93. Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk ka mëkat më të madh pas kufrit, sesa vrasja e një shpirti pa të drejtë”. O ju musliman, edhe përskaj pozitës së lartë që e kanë muslimane njësues të Allahut tek Allahu, prapë se prapë gjaku i tyre derdhet nëpër shtete të ndryshme, ditën e natën, haptazi e fshehurazi. Njeriu gdhihet i frikuar, kurse e arrin mbrëmja të lënduar. Bie i pikëlluar dhe gdhihet i vrarë. I merren pasuritë, i uzurpohen pronat, i shkatërrohen mirësitë, i vriten pasardhësit e tij, gratë u mbeten pa burra, e fëmijët u bëhen jetimë, sëmuret i shëndoshi, varfërohet i pasuri, robërohet i liri, nënçmohet i ndershmi, ndryshohen ligjet dhe shkatërrohen simbolet fetare. Vinë lajme të një pas njëshme nga derdhjet e gjakut në mesin e muslimanëve. Le ta ndërpresin gjakderdhjen dhe le ti largohen padrejtësisë dhe le ti kthehen burimit ët pastër të drejtësisë dhe Islamit, dhe le të punojnë me porosinë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili tha: “Mos u ktheni pas meje në femohues, e t’ia preni qafën njëri-tjetrit”.

Jetuan jomuslimanët nën flamurin e muslimanëve, edhe atë një periudhë të gjatë, edhe atë me siguri dhe paqe dhe me të drejta të garantuara, pa vrasje dhe pa padrejtësi. Pse të mos përhapet siguria dhe mirësia tek popujt e muslimanëve që ta adhurojnë Zotin e tyre në rehati dhe ashtu si i urdhëroi Ai?! Allahu e din shumë mirë se kush bën padrejtësi, dhe atij ia jep atë që e meriton, dhe do ti ndihmon të dobëtit nëse ata i drejtohen me lutje dhe mbështetje Atij. Allahu thotë: “Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!”. Buruxh 12.

SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË