Arhiva DitoreApr 1, 2015

0 1675

Fitoje kënaqësinë e Allahut, e për njerëzit mos u brengos nëse të urrejnë!?

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i shkroi Muavijes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
“Selamun alejke. E më tej: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahhut,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“Kushdo që fiton Kënaqësinë e Allahut me zemërimin e njerëzve, Allahu do ti mjaftojë atij për telashet me njerëzit. Dhe kushdo që fiton kënaqësinë e njerëzve me zemërimin e Allahut, atëherë Allahu e lë atë në duart e njerëzve.”1

Malik ibn Dinar,- Allahu e mëshiroft!,- ka thënë:
“Që kur i kam njohur njerëzit, as nuk jam kënaqur me lavdërimin e tyre dhe as nuk e kam urryer kritikën e tyre.”
I thanë: “Si kështu?” Ai tha: “Ai që lavdëron nga mesi i tyre e ekzagjeron lavdërimin e tij, kurse ai që kritikon nga mesi i tyre i kalon kufijtë në kritikë.” 2

Një njeri i tha Hasen el-Basriut,- Allahu e mëshiroftë!,- :
“Njerëzit ulen rreth teje që të kapin gabimet e tua!” 
E ai tha: “Vërtet, e kam nxitur shpirtin tim që të synojë Xhenetin, dhe ai atë synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit, dhe ai këtë gjë synoi.
Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga njerëzit, por ai nuk arriti dot. Vërtet, njerëzit nuk ishin të kënaqur nga Krijuesi i tyre, ndonëse është Ai që i furnizon ata, atëherë si mund të jenë të kënaqur me krijesat e tjera që janë njësoj si ata?” 3

Musai,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Zoti im, njerëzit thonë për mua gjëra të cilat nuk janë të vërteta!” Kështu, Allahu i shpalli atij: “O Musa, Unë nuk ia dhashë këtë Vetes Sime, atëherë si mund të ta jap ty?”4

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:
“Nuk ka njeri që të mos ketë dikë që e do dhe dikë që e urren atë. E meqë qenka kështu, atëherë le të jetë njeriu me ata të cilët janë të bindur ndaj Allahut,- Azze ve Xhele!,- (pasi ata duan dhe urrejnë për hir të Allahut). 5

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

 

1:Shënon Imam Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në Kitabuz-Zuhd,nr. 2414, ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e ka vlerësuar hadithin si Sahih.
2:Libri – Tarih Dimeshk e Ibën Asakirit,- Allahu e mëshiroftë!,- (59/307).
3:Libri – El Bidaje Ven Nihaje e Ibën Kethirit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.9, fq.318.
4: Libri: “Adab Esh Sherr-ijjeh” e Ibën Muflihit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.1, fq.38.
5: Libri: “Hiljetul Eulija”, të Ebu Nuajmit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.9, fq.124.

0 1437

Shejh Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: Nuk përkufizohet furnizimi vetëm se në pasuri dhe në ushqim …

Furnizimi i Allahut është i gjerë …

Furnizimi poashtu është edhe në shok të mirë …

Në rehati dhe në qetësi të shpirtit …

Në gjumë të rehatshëm dhe në kulm i cili i plotëson nevojat e tua …

Në person i cili të donë dhe gabimet e tua i përballon …

Në fjalë të mirë të cilën e lexon …

Furnizimi është edhe në dashurinë e nënës dhe prindit …

Në supet e të dashurit mbi të cilat qan …

Në ndejën me vëllanë apo motrën që ta largon mërzinë …

Në respektin që e merr nga ata që të rrethojnë …

Në buzëqeshjen e fëmijës …

Në dhuratën nga njeriu i shtrenjtë te ti …

Në mundësinë tënde për t’i ndihmuar vetvetes …

Në çdo gjë që e posedojmë, është furnizim nga Allahu …

O Zoti jonë furnizona kënaqësinë Tënde, se Ti je Furnizuesi më i mirë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1612

Si ta ndaloj të keqen?

Parandalimi i të keqes ndahet në tri shkallë:

1 – Ndalimi me dorë: Kjo vlen për atë që ka mundësi për ta hequr të keqen me dorë, si p.sh. burri në shtëpinë e tij ka mundësi ta largojë të keqen me dorë.

2 – Ndalimi me gojë: Kjo ndodh kur nuk ka mundësi ta ndryshosh të keqën me dorë, si p.sh. poqëse dikush në rrugë e sheh një vajzë të zbuluar, në këtë rast e këshillon këtë vajzë me gojë dhe me urtësi.

3 – Ndalimi me zemër: Kjo vjen parasysh kur nuk ka mundësi të ndryshohet e keqja as me dorë e as me gojë. Kjo është grada më e dobët e ndalimit të së keqes. Kurse ndalesa e të keqes me zemër është obligim për çdo besimtarë dhe ky obligim nuk bie asnjëherë nga besimtari.

 I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush nga ju e sheh një të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e në qoftë se nuk ka mundësi atëherë me gojën e tij, e në qoftë se nuk ka mundësi atëherë me zemrën e tij, mirëpo ky është besimi më i dobët.”[1]

Ibn Rexhebi ka thënë: “Ndalimi i të keqes me zemër është i patjetërsueshëm, prandaj ai i cili nuk e ndalon të keqen me zemrën e tij, aludon se besimi ka dalë nga zemra e tij.”[2]

Shejhul-islam Ibn Tejmije ka thënë: “Poqëse në zemër nuk ekziston urrejtja e asaj që e urren Allahu, atëherë në atë zemër nuk ka besim për çfarë ajo zemër mund të shpërblehet. Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Prej besimit” në hadith është besimi në përgjithësi, ndërsa çfarë është jashtë këtyre tre gradave, jashtë saj nuk ka besim as sa një kokërr thërrmije, kuptimi është se kjo është fundi i kufirit të besimit, atëherë pas kësaj nuk ngel diçka prej besimit në zemër, kjo nuk d.m.th. se ai i cili nuk bën diçka nga këto nuk ka besim.”[3] E keqja largohet me urtësi, me mundësi, duke mos rënë në diçka më të keqe se e para.

Burimi: albislam.com


[1] Transmeton Muslimi.

[2] “Xhamiul-ulumi vel hikem” 2/245.

[3] “Mexhmual-fetava“ 7/52.

NA NDIQNI NË