Arhiva DitoreApr 29, 2015

0 2816

Ajo thotë:

Kur të martohem do të përmisohem..

Kur të martohem burri im do të më zgjon..

Kur të martohem do të mbulohem..

Kur të martohen burri do të më mëson Kuranin..

Kur të martohem do të ndryshoj, do të bëhem më e mirë dhe do të bëj përpjekje më tepër në adhurime..

Kur të martohem do falem më tepër dhe do agjëroj më tepër..

Kur të martohem do t’i edukoj fëmijët e mi sipas moralit më të lartë..

Motra ime, fillimisht ti bëhu e përqendruar që të formosh breza të drejtë..

Mos e ndërlidh çdo vepër që të drejton kah Zoti jot me burrin tënd. Nëse Allahu nuk ta mundëson që të martohesh, çka do të veprosh?!

Dije se Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli, pa e ndryshuar ata gjendjen e tyre.

Për këtë arsye, motra ime, mos i humb veprat e tua!

Vepro, përqendrohu, bindu, duro dhe kërko ndihmë nga Allahu.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2355

Një ditë nga ditët, një pasanik ia dorëzoi një të varfrit një shportë të mbushur me ushqim të prishur. I varfëri nga ky gjest i pasanikut u buzëqesh dhe u largua nga pallati me shportën në dorë .. e zbrazi atë nga malli që ishte në të dhe filloi ta pastron.

Pasi që e pastroi, në të vendosi trëndafila me bukuri të rrallë dhe me erë të mirë, dhe u kthye në pallat dhe ia dorëzoi pasanikut.

Pasaniku nga ky gjest u habit dhe e pyeti: Pse kur unë ta dorëzova shportën me mall të prishur, ti ma ktheve me trëndafila të bukura?!

I varfëri iu përgjigj: “Çdo njeri e jep atë që e ka në zemër!!”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1345

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Cdonjëri prej umetit tim do të hyjë në xhenet, përpos atij që nuk dëshiron. Dikush pyeti: E kush nuk dëshiron o i Dërguari Allahut? Tha: Ai që më ndjek mua do të hyjë në xhenet kurse ai që më kundërshton mua nuk dëshiron të hyjë në xhenet.”Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thëne: ”Kush agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme. Kush e kalon  natën e Kadrit me adhurim, duke pasur besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme.” Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu do t’ia largojë fytyrën e tij  nga zjarri i xhehenemit për shtatëdhjetë vjeshta”.Anchor

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe ramazani deri në Ramazanin tjetër janë shlyese të mëkateve, nëse largoheni nga mëkatet e mëdha”.Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush nuk braktisë fjalët e kota dhe veprimin me to Allahu nuk ka nevojë që ai të braktis ushqimin dhe pijen” .Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Hani syfyr, sepse vërtetë në syfyr ka bereqet”.Anchor

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet ndonjë ditë agjërueshëm, le të mos flet fjalë të ndyta as mos të bëj veprime injorante e nëse ndonjëri e shanë apo e sulmon, le ti thotë unë jam njeri që agjëroj” .Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush ushqen një agjërues, fiton sa shpërblimi i tij, mirëpo pa iu pakësuar agjëruesit shpërblimi i vet” .Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush falë namazin e natës gjatë Ramazanit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falën mëkatet e mëparshme. Kush falet gjatë natës së Kadrit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme”.Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush bën ibadet gjatë natës së Kadrit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme”.Anchor

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:” Kurrë ditë mos paftë ajo shoqëri ku i dobëti nuk e merr hakun e vet që i takon me plot lehtësim dhe përkrahje”.Anchor

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:”Për të më nderuar mua, nderoni e mëshironi të varfërit, sepse me të vërtetë nëpërmjet tyre ( me duatë dhe lutjet e tyre me bereqetin)juve ju vjen bereqet(risk) nga qielli….” .Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Mëshira nuk tërhiqet e largohet vetëm se nga njeriu i mjerë”.Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Me të vërtetë un jam Pejgamber i mëshirës”.Anchor

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Un jam si prind i juaji, ju mësoj juve( ashtu siç mëson prindi femijën)”.Anchor

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com


 Buhariu

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu.

 Muslimi

 Buhariu

 Buhariu

 Muslimi.

 Tirmidhiu. Hadithi Sahih.

 Nesaiu.

 Buhariu

 Ibën Maxhe, Hadithi Sahih.

 Ahmedit,Tirmidhiu, Hadithi Sahih.

 E transmetojnë Buhariu në “Edebul Mufred”, nr: 374, Ebu Davudi: 4924, Tirmidhiu: 1924.

Tirmidhiu e ka vlerësuar hadithin si hasen sahih, ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i shkallës së hasenit.

 Muslimi: 2355.

 Ahmedi, 7368; Ebu Davudi, 8.

Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen.

Shejh Shuajbi në musned thotë se isnadi i hadithit është i fortë.

0 6946

Çka është dënimi në varr dhe shpërblimi në të, si dhe marja në pyetje nga Munkeri dhe Nekiri?

 

Varri është vendbanimi i parë nga vendbanimet e ahiretit, pasi që vdes njeriu mbaron jeta e tij dhe vazhdon të jeton në botën tjetër, ku vendbanimi i parë i ahiretit është varri. Aty fillon shpërblimi për veprat e çdokujt Ai i cili ka qenë bamirës Allahu do ta shpërblen për mirësinë e tij, me begati në varr, duke ia shëndruar atij varrin kopsht nga kopshtet e xhenetit, ndërsa ai i cili ka bërë keq, Allahu na ruajtë, Allahu atë do ta dënon në varrin e tij, varrin e të cilit do ta shëndron në gropë nga gropat e xhehenemit. Pastaj dënimi apo shpërblimi vazhdon në këtë mënyrë, derisa të bëhet kijameti, e deri kur të ringjallen njerëzit për të dhënë llogari, kurse më pas përfundimi i tyre është në xhenet ose në xhehenem.

Besimi në dënimin dhe shpërblimin në jetën e varrezave është besimi i ehli Sunnetit dhe xhematit, bazë e njohur në besimin e tyre. Ja disa nga fjalët e dijetarëve dhe imamëve të shquar:

  1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dënimi në varr është realitet, e vërtetë nuk e mohon kush pos atij i cili ka devijuar apo është thirrës në devijim”[1].
  2. Muhamed ibn Husejn el-Axhuriu-Allahu e mëshiroftë, pasiqë i ka rënditur hadithet dhe transmetimet të cilat argumentojnë dënimin dhe shpërblimin në varr thotë:”nuk ka gjendje më të rëndë e më të keqe nga ai i cili i mohon këta hadithe, ai është i devijuar, madje devijues larg rrugës së vërtetë, është shkatëruar, madje ai është në një shkatërim të qartë”[2].
  3. Ibn Rexhepi el-Hanbeliu-Allahu e mëshiroftë, ka shkruajtur një libër që titullohet “gjendja e banorëve të varezave”, ku në kaptinën e gjashtë të tij flet për dënimin dhe shpërblimin në varr, ku ndër tjera thotë: “Kurani aludon në shumë vende për dënimin në varr, pastaj i cek ajetet Kuranore në këtë kontekst dhe komentimet e dijetarëve mbi ta. Po ashtu pastaj cek edhe shumë hadithe të cilat argumentojnë dënimin dhe shpërblimin në varr”[3].

Argumentet e ehlu Sunnetit dhe xhematit:

 

Ehli Sunneti dhe xhemati janë argumentuar për pohimin e ndëshkimit në varr dhe shpërblimit në të me Kuran dhe Sunnet.

Një: Nga Kurani:

 

  1. Fjala e Allahut të Lartësuar:” Allahu forcon ata që besuan me fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon çfarë të dojë[4]. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, këtë ajet e ka komentuar se ky ajet ka zbritur për dënimin e varrit përmes hadithit të tij të saktë. Përcjell Bera ibn Azib-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:”Kur ta ulin besimtarin në varr për ta pyetur, ai dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, kjo është fjala e tij: Allahu i forcon ata të cilët besuan në fjalën e fortëKa zbritur për dënimin në varr.[5].
  2. Fjala e Allahut Fuqiplotë:” Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë![6].

Katadeja-Allahu e mëshiroftë, në komentimin e këtij ajeti thotë: Ju thuhet atyre: Familjes së faraonit: kjo është shtëpia e juaj në shenjë poshtërimi, nënçmimi dhe mospërfilljeje mbi ta.

Muhamed ibn Sirini-Allahu e mëshiroftë,[7] thotë: Ebu Hurejra kur vinte tek ne pas namazit të ikindisë thoshte: “U ngjitën disa melek, ndërsa zbritën disa të tjerë, kurse familja e faraonit i nënshtrohet zjarrit, nuk i dëgjon dikush ata veçse kërkon mbrojtje nga Allahu prej zjarrit”[8]

  1. Fjala e Allahut të Lartësuar:” Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dine”.[9]

Ibn Xherir Taberiju-Allahu e mëshiroftë, në lidhje me këtë thotë: Komentatorët e Kuranit kanë mendime të ndryshme rreth asaj se: kur Allahu i kërcënon zullumqarët me dënim veç para fryerjes së surit, disa kanë thënë: Këtu është për qëllim dënimi në var, këtë mendim ia mbështet Bera ibnu Azibit dhe Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre[10].

Dy: Nga Sunneti:

 

  1. Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kur robi të vendoset në varr dhe njerëzit të largohen, ai i dëgjon edhe trokitjet e këpucëve të tyre atëherë i vijnë dy melekë. Ata e ulin dhe i thonë: Ç’thua për këtë njeri (Muhamedin)? – Besimtari thotë: Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut. – Atëherë i thuhet: Shikoje vendin tënd në zjarrë, të cilin Allahu ta zavendësoi me një vend në xhenet. – Ai i sheh të dy vendet, ndërsa, kur i thuhet munafikut dhe pabesimtarit: Ç’thoshe për këtë njeri? – Ai thotë: Nuk e di, thosha atë çfarë thoshin njerëzit. – Atëherë i thuhet: Nuk dite dhe nuk lexove, pastaj i bihet me një çekiç të hekurt njëherë ndërmjet dy veshëve dhe ai bërtet aq shumë, sa që e dëgjojnë të gjitha krijesat që janë afër përveç njerëzve dhe xhinëve”.[11]

Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, e të tjerë pos tij në komenetimin e këtij hadithi thotë: “Nga dobitë e këtij hadithi është: pohimi i besimit në dënimin e varrit, i cili ju ndodh pabesimtarëve dhe kë të dojë Allahu prej besimtarëve”[12].

  1. Hadithi i Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, në të cilin thuhet:” Hyri një hebreje tek Aisheja dhe ia përmendi dënimin e varrit. Ajo (Aisheja) tha: Allahu të ruajtë nga dënimi i varrit. Kështu që pas kësaj Aisheja e pyeti të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për dënimin e varrit, e ai tha: “Po, dënimi në varr është i vërtet, realitet”.– Aisheja i tha: Pas këtij rasti i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në çdo namazi kërkonte mbrojtje nga Allahu prej dënimit të varrit”[13].
  2. Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kur ndonjëri prej jush ta lexon teshehudin pastaj le të kërkon mbrojtje nga Allahu nga katër gjëra, le të thotë: O Allah kërkoj mbrojtje nga Ti prej dënimit të varrit, nga dënimi në zjarrin e xhehenemit, nga sprovat e jetës dhe vdekjes si dhe nga sprova e Mesihu-Dexhalit[14].

Nga këto hadithe konkludohet qartë dhe vërtetohet se dënimi dhe shpërblimi në varr është realitet dhe e vërtet që do ta shijon çdo kush prej nesh, e si pasojë ne e lusim Allahun të na mbroj nga dënimi i varrit e të na bën jetën e varrit të rehatshme duke na e shëndruar varrin në kopsht prej kopshteve të xhenetit, e pa dyshim se Allahu i përgjigjet lutjeve tona.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

[1] “Tabakatul-hanabila’ 1/62.

[2] “Esheriatu“, El-Axhuriju: 365.

[3] “Ahvalu ehlul-kubur –Ibn Rexhepit 39-81.

[4] Ibrahim:27.

[5] Transmeton Buhariu nr. 1369,Muslimi nr. 2871.

[6] Gafir:46.

[7] Ebu Bekër Muhamed ibn Sirini, babai i tij ishte robi i sahabiut të njohur Enes ibnu Malikut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin Enesi e bleu pastaj e ka bërë katib të tijin, Ibn Sadi për të thotë: i drejtë, tepër i besueshëm, fekih, imam, me plotë dije, i devotshëm, një nga tabiinët, lindi në vitin 33 H, vdiq në vitin 110 H, në Basra, transmeton nga Enes ibn Maliku, Zejd ibn Thabiti, Ebu Hureja-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, e të tjerë. – “Tabakatu ibn Sad” 7/193, “Bidajetu ve nihajetu” Ibn Kethir 9/267, “Ealam” Zerakliut: 6/154.

[8] “Derul-menthur” Sujuti 7/291.

[9] Tur:47.

[10] “Xhamiul-bejan” Taberiut 27/36.

[11] Transmeton Buhariu nr. 1374, Muslimi nr. 2870.

[12] “Fethul bari” Ibn Haxheri 3/283.

[13] Transmeton Buhariu nr. 1372.

[14] Transmeton Buhariu nr. 1377, Muslimi nr. 588.

0 6379

Prejardhja e Profetit Zekerija mbaron tek Jakub i biri i Is’hakut, alejhim selam.

Epoka e Profetit Zekerija ishte e afërt me atë të Profetit Isa, alejhi selam, mbi këtë aludon fjala e Allahut të Plotfuqishëm në tregimin e Merjemes, nënës së Isaut, alejhima selam, ku thotë: “dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias”. Ali Imran, 37.

Emir i tij është përmendur në Kuran në shtatë vende. Ngjarrja e historisë së tij është përmendur në tre sure të Kuranit, ato janë: Sureja Ali Imran, sureja Merjem dhe sureja Enbija. Ky tregim është përmendur në detaje në suren Merjem më shumë se sa në dy suret tjera.

Imam Muslimi ka transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Zekerija ka qenë një marangoz”.

Kurani neve na rrëfen për historinë e Zekerias, alejhi selm, kur ai kaloi në vite, dhe filloi pleqëria të dukej në kokën e tij në çdo kënd, njashtu ishte edhe bashkëshortja e tij, ishte e shtyrë në moshë, nuk kishte lindur asnjë fëmijë, me çfarë do kënaqej syri i tij, e të trashigonte emrin pas tij, dhe ja ai është shumë afër kur do të kthehet faqja e ditëve të tij, e të kalojë në një jetë tjetër nga kjo jetë, kush është ai i cili do të trashigojë diturinë e tij, dhe do ta mbikqyr amanetin e tij? Të afërmit dhe kushërinjtë e tij ishin të këqinj e të shfrenuar, duket të ketë ndokush që do t’i pengon ata nga devijimet e tyre, po të lihen ashtu shpirtra të këqinj, ata do fshijnë ligjet, do përhapin të keqen dhe do ndryshojnë mësimet e Librit.

Kurani ka rrëfyer për këtë gjendje nga e cila ankohej Zekerija, me fjalët: “dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar. I frikësohem të afërmve të mi – pas meje (ngase do të bëjnë keq), e bashkëshortja ime është sterile, andaj, më dhuro nga Ti – një të afërm (djalë), që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bënë Zoti im që të jesh i kënaqur me të!”. Merjem, 4-6.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “frika e tij ishte se ata mund të silleshin keq me njerëzit pas vdekjes së tij, kërkoi nga Allahut një djalë, të jetë ai profetit pas tij, që t’i udhëheq ata me profetësinë e tij dhe atë që atij i shpallet, dhe iu pranua atij lutja, jo se ai kishte frikë nga pasardhësit e tij për pasurinë, ngase profeti ka një gradë më të lartë, më të çmuar se sa të ketë dhembshuri për pasurinë e tij deri në këtë gradë, e të ngurron në trashëgiminë nga një që ka lidhje gjaku me të”.

Ky mendim mbet në të menduarit e Zekerijas, në mëngjes e mbrëmje, ditë e natë, derisa një ditë shkoi në faltore ku do të adhuronte aty Allahun, aty e gjeti Merjemen, alejha selam, të lidhur për mihrabin e saj, e thelluar në mendime, dhe pa në duart e saj një gjë që nuk ishte zakon në të kaluarën, pa frytat e stinës verore në kohë të dimrit, filloi duke e pyetur ate: “Oj Merjeme, prej nga e ke ti këtë”. Ali Imran, 37. E ajo i përgjigjet me natyrshmërië saj të pastër dhe me gjuhën e saj të sinqertë: “Ato janë nga Allahu, vërtetë Allahu furnizon kë të dojë pakufi”. Ali Imran, 37.

Këtu kuptoi Zekerija një gjendje të re, filloi të mendonte thellë, ngase kjo ngjarrje e jashtëzakonshme kishte ndikuar në shpirtin e tij, nostalgjinë për fëmijë, dhe dëshirën e tij për të! Vërtetë, kishte arritur moshë të vjetër, ishte më afër vdekjes,  dhe gjendja e bashkëshortes së tij njashtu, por, a nuk është Allahu, Ai i Cili ndryshoi shkaqet e dukshme – i fuqishëm që ta furnizon atë me djalë, që do e trashigojë atë në dijen dhe sjelljen e tij? Ky mendim nuk zgjati shumë tek Zekerija, por iu drejtua Allahut me mendje të pranishme, me zemër të përulur dhe gjuhë të sinqertë, e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!”. Ali Imran, 38.

Në një vend tjetër në Kuran, tregohen për lutjen e tij duke thënë: “O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë”. Enbija, 89.

Zekerija shfaqi në lutjen e tij ngjyra të shkëlqyera të edukatës së tij me Krijuesin, ku i afrohet Atij, i Lartësuar qoftë, me dobësinë e tij trupore, dhe moshën e vjetër dhe atë që i kishte dhuruar nga përgjigjja e lutjeve të mëhershme.

Zekerija ishte më bujar tek Allahu se sa t’i refuzohej lutja e tij, dhe më krenar se sa të zhgënjehej shpresa e tij, si jo, kur Ai është thënësi: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem”. Gafir, 60, e më pas i erdhën melaqet përgëzuese: “O Zekerijja, Na, do të sihariqojmë ty me një djalë emri i të cilit është Jahja, të cilit, Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”. Merjem, 7.

Zekerija e dëgjoi thirrjen, largqoftë të ketë qenë ai i shkujdesur nga fuqia e Allahut, apo i pashpresë për mëshirën e Tij dhe përgjigjjen e lutjes, bile atë e goditi shpresa e premtimit, u kthye dhe kërkoi nga Zoti qetësinë, e tha: “O Zoti im, prej nga mua djali, kur bashkëshortja ime është sterile? Dhe, unë kam arritur pleqërinë e thellë?”. Merjem, 8.

Sikur që kërkoi Ibrahimi, alejhi selam, Zotin më herët, kur ai tha: “O Zoti im! Tregom si i ngjallë Ti të vdekurit!”. Bekare, 260. E nuk kanë qenë në dyshim me kërkesat e tyre apo mohues, por që t’u shtohet  besimi në zemrat e tyre.

Melaqet iu përgjigjën: A nuk është Allahu Ai i Cili të krijoi ty mëherët, e ti nuk ishe asgjë, i fuqishëm që të të furnizojë ty me djalë, e bashkëshortja jote në prag të botës tjetër?

Allahu begatoi profetin e Tij me djalë me emrin Jahja, pasi që kishte supozuar se nuk ka shanse për fëmijë dhe as që ka mënyrë për tu realizuar, megjithatë fuqia e Allahut nuk i nënshtrohet shkaqeve, e as që krahasohet me zakonet, por : “urdhëri i Tij është kur Ai të dëshiron diç i thotë: Bëhu! Dhe ajo bëhet”. Jasin, 82.

DISA REFLEKTIME NGA KY TREGIM

Zekerija dha mundin e tij në lutje që Allahu ta furnizon atë me djalë, jo për ndonjë dëshirë të kësaj bote, por për hir të fesë, dhe frika nga humbja dhe ndryshimi i saj, kujdesi për dikë që do e trashigojë në dijen dhe pejgamberinë, e të jetë prej atyre që kënaq Krijuesin.

Allahu thotë: “dhe atë e thirrën melaqet”. Ali Imran, 39.

Disa nga dijetarët kanë përmendur se “melaqet” këtu është për qëllim: Xhibrili, dhe janë argumentuar me atë se shprehja në gjuhën arabe mund të përgjithsohet e të jetë prej saj qëllimi i një individi. Por, Taberiu ka një mendim tjetër, ku thotë: “dhe e vërteta është se ata janë një grup melaqesh e jo vetëm një, dhe Xhibrili është një prej tyre. Nuk lejohet që shpjegimi i Kuranit të interpretohet pos në atë që është më e dukshme, më shumë i përdorur në gjuhën e arabëve, e jo ajo më pak….”

Allahu thotë: “Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”. Merjem, 7. Që dmth: Ne  nuk kemi bërë dikë më herët të jetë emërtuar me të njëjtin emër, por ky është i pari i cili emërtohet me këtë emër të bukur. Shenkiti ka thënë: “thënia e atij që thotë se: kuptimi i ajetit është ngritje dhe lartësim, nuk është e saktë, ngase nuk është më i dalluar se Ibrahimi, Musai, Nuhu, thënia e parë është më e saktë”.

Nëse thuhet: Cili është qëllimi i pyetjes së Zekerijas në fjalën e tij: “Tha: O Zot! Si mund të kem unë djalë?”. Ali Imran, 40.

Duke e ditur ai fuqinë e Allahut mbi gjithçka? Përgjigjja është se ajo është pyetje e kërkimit të informatës, ngase nuk e dinte se Allahu do ta furnizon me Jahjanë, përmes gruas së tij sterile, apo me martesë me ndonjë grua tjetër, pyeti për realitetin që ta njeh. Njashtu lejohet që qëllimi i pyetjes të jetë nga çudija, dhe gëzimi me këtë gjë të çuditshme, e të jashtëzakonshme, Allahu e furnizoi me djalë megjithë se ishte i shtyrë në moshë ai dhe bashkëshortja e tij.

Mund të jetë për qëllim largmendësia e kësaj ngjarje, duke përfshirë zakonin nga ajo që mund të vije djalë në moshën e shtyre të tij apo bashkëshortes së tij, dhe nuk është për qëllim pamundësia e saj për fuqinë e Allahut, ngase për Atë nuk është asnjë gjë e pamundur qoftë në tokë apo në qiell.

Zekerija iu drejtua Zotit: “Zoti im! Si mund të kem unë djal?”. Edhe pse thirrja e tij i erdhi nga melaqet, për të treguar ekzagjerim në lutje, se atij i erdhën ndërmjetësuesit, dhe ai iu dretuar Kirjuesit në formë direkte me falënderim.

Allahu thotë: “Tha: “Kështu Allahu vepron çka Ai dëshiron”. Ali Imran, 40. Dmth: Si kjo vepër e çuditshe, dhe krijim madhështor që ti e dëshmove, që të keshë një fëmijë, e ti je një plak i moshuar dhe gruaja sterile, një gjë të këtillë e vepron Allahu, atë që dëshiron ta vepron, sepse Ai i Lartësuari është Krijues i shkaqeve dhe i  arsyeve, për të nuk ka asgjë të pamundur në tokë apo në qiell,  me fuqinë e Tij ndryshohen gjërat e zakonshme në mes njerëzve.

Allahut thotë: “tha: “O Zot! (bënma një shenj!” (Zoti) i tha: “Shenj për ty është se tri ditë nuk do të (mund të) flasish me njerëzit, veçse me gjeste”. Ali Imran, 41. Zemehsheriu ka thënë: Është veçuar biseda me njerëz, që t’i bën me dije se ai duhet penguar gjuhën e tij për fuqinë në bisedë me ta në veçanti, duke mbetur mundësia e foljes me përmendje të Allahut, për atë i tha: “Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”. Pra, në ditët kur je i paaftë të bisedosh me njerëzit, kjo është një prej argumenteve madhështore.

Mund të thuhet që; kur Zekerija kërkoi një shenjë që do të kupton se gruaja e tij është shtatzënë me djalin të cilin ia ka përgëzuar Allahu, Allahu i tregoi atij se shenja e saj është ky të lirohet nga preokupimet e kësaj bote, derisa të gjen veten të drejtuar plotësisht në përmendje të Allahut, në madhërim dhe lartësim, pa mos pasur ndonjë shtytës që t’i flas njerëzve apo të shoqërohet me ta, duke pasur mundësi për të.

Në suren Enbija pas lutjeve në formë nënshtruese të Zekerijas drejtuar Krijuesit, erdhi përgjigjja hyjnore: “E, Ne, iu gjegjëm atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia bëmë gruan e tij të aftë”. Enbija, 90. Kuptimi i fjalës së Allahut: “ia bëmë gruan e tij të aftë” është se e kemi bërë të lind pasi që ishte sterile, si nderim dhe mëshirë mbi të.

SHEMBUJ TË PËRFITUAR NGA KY TREGIM

Një: ky tregim ka vërtetuar një çështje të përgjithshme, se Allahu vepron atë që Ai dëshiron të bëj, pa u varur me ndonjë arsye, shkak apo zakon, Ai është veprues i asaj që dëshiron, fuqinë e Allahut nuk ka gjë që e ndalon.

Dy: Nxitje për përmendje më të shumtë të Allahut, me lartësim, madhërim, sepse me përmendje të Allahut zemrat qetësohen, shpirtrat rehatohen, pastrohen gabimet e mëkatet.

Tre: Të mençurit i drejtohen Krijuesit të Plotfuqishëm, që t’i bekon ata me pasardhës të mirë, me fëmijë të udhëzuar, që do të kryejnë adhurime të sinqerta, që do të shpenzojnë veten dhe pasuritë për hir të ngritjes së fjalës së vërtetë, përhapjen e virtyteve të mira, dhe dalimin e veseve.

Katër: Lutja saherë që buron nga zemra e pastër, gjuha e sinqertë është më afër pranimit.

Pesë: Kurtubiu ka thënë: “Fjala e Allahut “O Zot! Më dhuro një pasardhës të mirë”. Aludon në kërkim të fëmisë, që është një traditë e të dërguarve dhe të sinqertëve, Allahu thotë: “Na, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës”. Rad, 38. Ndërsa Buhariu ka titulluar këtë kapitull “Kërkimi i fëmisë”.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kur i vdiç Ebu Talhës djali i tij i ka thënë: “Allahu u bekoftë të dyve në natën e kaluar”. Ebu Talha tha: Ajo ngeli shtatzënë. Thëniet e kësaj teme janë të shumtë rreth kërkimi të fëmisë dhe pëlqimi i kësaj vepre, për shkak shpresës që ka njeriu për të pasur dobi në jetë dhe pas vdekjes së tij.

Burimi: albislam.com / Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË