Arhiva DitoreApr 30, 2015

0 1283

Brengat e tua ..

Problemet e tua ..

Nevojat e tua ..

Sprovat e tua ..

Pikëllimet e tua ..

Mbledhi dhe tuboi .. dhe bëja një sexhde të gjatë Krijuesit tënd ..

Dhe nxjerri ato nga zemra e jote dhe drejtoji kah Zoti jot ..

Përulu para Tij me ankesat e tua ..

Përulu para Tij me lutjet e tua ..

Në fund mbështetju Allahut dhe dorëzoja çështjen tënde Allahut, Ai e din çdo gjë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1542

Ibën Akili, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nuk ia lejoj vetes sime të humbi asnjë moment të kohës në jetë. Nëse goja ime nuk ka mundësi të flet, syri nuk ka mundësi të lexon, atëherë e angazhoj të menduarit tim kur jam i shtrirë apo duke pushuar, ashtu që kur më kujtohet diçka me vlerë të ngritem dhe menjëherë e shënojë. Edhe pse tash i kam mbushur 80 vite, megjithatë e gjej të njëjtin apetit dhe vullnet për t’u pajisur me dituri ashtu siç kisha apetitin në moshën 20 vjeçare”.

Ibën Akili,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Unë e kursej kohën edhe kur jam duke ngrënë ushqim, filloj dhe marrë disa copa buke i lag me ujë dhe pastaj  i ha, në mënyrë që ushqimi mos të më marrë shumë kohë, dua që shumicën e kohës sime ta ruaj dhe shfrytëzoj duke kërkuar dituri, e jo duke lozur apo duke ngrënë ushqim”.

Hasani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-ka thënë: “Kurrë nuk kam shikuar me sy, kurrë nuk kam folur me gjuhë, kurrë nuk e kam përdorur dorën dhe kurrë nuk kam qëndruar në këmbë derisa sa e kam marrë vesh se kjo vepër që po e bëj a është pajtim apo kundërshtim ndaj Allahut,- xhele veala!. Kur e kuptoja se kjo vepër është nw pajtim me Allahun e veproja, porse posa e merrja vesh qe vepra në fjalë është kundërshtim ndaj Allahut, largohesha nga veprimi i saj”.

Njëherë një burrë nga fisi Temim, thotë: “Unë e kam shoqëruar Rebi ibën Hejthem për dhjetë vite radhazi dhe e kam dëgjuar vetëm dy herë duke folur për çështje të kësaj bote. Njëherë më pyeti: “A e ke ende nënën gjallë?” Dhe njëherë tjetër më pyeti: “Sa Xhami posedoni në vendin tuaj”.

Hiljetul Evlija. vëll. 2, fq. 110.

Muhamed bin Jusuf el Asfehani, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
“Kush është më i mirë se shoku i drejtë? Familja juaj do të ndajë trashëgiminë që e keni lënë dhe do të kënaqet me parat e juaja, ndërsa shoku i juaj do të jetë i pikëlluar, i brengosur me trashëgiminë e veprave që ju i përfunduat dhe destinacionin final në të cilin do të përfundoni, derisa jeni të varrosur nën dheun e varrit”.

Transmetohet se Hasan ibën Zijad,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- edhe kur ka ngrënë bukë i ka thënë shërbëtorit të tij: “Eja dhe më lexo diçka të përfitoj dituri derisa të përfundoj ngrënien e ushqimit, ngase nëse goja dhe sytë janë të angazhuar me ushqim, veshët i kam të lirë të dëgjoj dhe të përfitoj dituri”.

Jahjha bin Muadh,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Me besimtarin sillu në njërën nga këto tri mënyra:
1. Nëse nuk ke mundësi t’i bësh mirë e t’i ndihmosh, atëherë mos i bëj keq.
2. Nëse nuk ke mundësi ta bësh të ndjehet i lumtur, atëherë së paku mos e mërzit e mos e dëshpëro me fjalë, vepra ose gjeste që e lëndojnë dhe mërzisin vëllanë tënd.
3. Nëse nuk e lavdëron vëllanë tënd, atëherë mos e bën gibet (përgojo) dhe mos e qorto”.

Ibën Kethiri,- ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Sa i përket Ehli Sunetit dhe Xhematit, ata janë të mendimit se çdo fjalë dhe vepër e cila veprohet dhe nuk ka bazë tek sahabët, ajo vepër llogaritet bidat. Kjo qëndron kështu, sepse sikur veprimi i kësaj vepre të kishte vlerë, ata do ta vepronin si dhe do të bënin gara se cili prej tyre do e veprojë i pari veprën në fjalë, e nuk do bëhej fjalë aspak për neglizhim të asaj vepre”.

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nëse ju polemizojnë juve ndjekësit e tekave dhe bidatit me Kur’an, atëherë ju përgjigjuni atyre me Sunet. Ngase Kur’ani përmban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme”.

Muhamed Ibën Vasiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-ka thënë: “Kam takuar njerëz të cilët vendonin kokën me kokën e grave të tyre në një jastëk, e jastëku lagej nga lotët e tij, kurse gruaja e tij nuk e hetonte. Gjithashtu kam takuar njerëz që duke qenë në saf qanin, kurse askush nuk e hetonte se po qante!”

Ejub Sihtijani gjithë natën falej, e kur vinte mëngjesi ngrinte zërin, sikurse është ngritur në ato çaste.

Motra e Rebij ibën Hejthem erdhi ta vizitojë atë dhe e përqafoi djalin e tij duke i thënë: “Si je djali im?” Rebij ibën Hejthem i tha motrës së tij: “A i ke dhënë gji?”. Ajo tha: “Jo”. Rebij ibën Hejthem ia ktheu duke i thënë: “Pse atëherë nuk e flisni të vërtetën dhe t’i thuash: “Si je nipi im”.

Ata bin Rebah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-ka thënë: “Selefi e konsideronin bisedë të kotë çdo gjë përveç Kur’anit dhe Sunetit, urdhërimin në të mirë e ndalimin nga e keqja si dhe bisedonin për çështjet prej të cilave varet jetesa në tokë. A e dini se i keni me vete melaqet të cilët shënojnë e regjistrojnë fjalët dhe veprat e juaja? A nuk do ju vije turp nëse njërit nga ju i shpaloset e i hapet regjistri i punëve të cilat i vepronin gjatë ditës e natës, e të mos gjejë aty asnjë vepër të cilën e keni vepruar për botën tjetër, çfarë do t’i thoni Allahut, pyeteni veten tuaj?!.”

Hatim el Asam, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,-ka thënë: “Është e mashtruar zemra e atij i cili nuk i mendon katër rreziqe e nëse nuk mendon për to nuk është i mbrojtur nga mjerimi, trishtimi dhe humbja.
1. Rreziku i Ditës së Ndarjes, kur Allahu do të deklarojë: “Ky grup është për Xhenet e ky grup për në Xhehenem. Njeriu nuk e dinë se cilit grup do t’i takojë.”
2. Njeriu u krijua në tri errësira , kur engjëlli e shpalli atë në mesin e njerëzve të lumtur ose në mesin e njerëzve të mjeruar. E, njeriu nuk e dinë se a do të jetë i lumtur apo i mjeruar.
3. Kujtimi i trishtimit i cili pason menjëherë pas vdekjes, sepse njeriu nuk e dinë a do merr lajme të mira nga melaqet se Allahu është i kënaqur me të, apo do merr lajme hidhura se Allahu është i hidhëruar me të.
4. Dita kur njerëzimi do të qëndrojnë në grupe të shpërndara e tu tregohen veprat e tyre, e njeriu nuk e dinë a do të jetë nga të shpëtuarit apo të humburit”.

Hasani i tha Mutarrif el Harashit,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy: “Këshilloji shokët tuaj”.
Mutarrifi i tha: “Kam frikë të flas diçka që nuk e veprojë vetë”.
Hasani ia ktheu: “A ka ndonjë njeri në mesin tonë i cili vepron të gjitha ato që e thotë? Shejtanit do t’i pëlqente shumë kjo, sepse nëse kështu analizohen gjërat atëherë askush nuk do të merrte guximin të urdhëronte në të mirë dhe të ndalonte nga e keqja”.

Ibën Kajimi, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Allahu e dënon me dy dënime atë i cili e harron Allahun dhe vazhdon me mëkate:
1. Allahun e harron atë dhe nuk e udhëzon në rrugën e drejtë.
2. Allahu e bën që ai ta harrojë vetveten e tij.

Kur Allahu e harron një person , atij i shkakton moskujdesje, e le të braktisur, pas dore dhe të pabindur. Si rezultat i kësaj rrënimi dhe shkatërrimi i afrohet më afër se duart dhe fytyra e tij”.

Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “O njeri, në të vërtetë ti je përmbledhje ditësh, çdo ditë që kalon, kalon një pjesë e jetës tënde”.

Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nuk e dua atë njeri i cili rri kotë, as nuk punon punë të kësaj bote e as botës tjetër”.

Njëri nga selefët ka thënë: “Kur mëkati i gënjeshtrës bëhet klithmë, britma dëgjohet deri te Allahu, dhe melaqet fluturojnë dhe ankohen çka kanë dëshmuar”.

Njëherë u takuan disa prej ulemave të selefit dhe filluan të bisedonin rreth asaj se sa lloje të gabimeve i keni parë tek biri i Ademit?
Njëri nga ta nuk ngurroi mori fjalën dhe tha: “Janë aq shumë saqë nuk kemi mundësi t’i numërojmë. Mirëpo unë deri tash i kam numëruar dhe me kanë ndalur rreth tetë mijë mëkate. Porse përkundër kësaj unë e gjeta ilaçin e mbulimit dhe largimit nga këto të meta dhe mëkate. Ilaçi i të gjitha këtyre mëkateve është ruajtja dhe kujdesi i gjuhës. Sepse shumica prej tyre burimin kryesorë e kanë gjuhën. Andaj ruani fortë gjuhën tuaj”.

Malik bin Dinari, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e takoi një burrë i cili e falte namazin shkel e shko dhe tha: “Më vjen keq për fëmijët e tij”. Njëri nga ata që ishin prezent e pyeti me habi?! Ai nuk falet si duhet, por çfarë kanë të bëjnë me të fëmijët e tij?
Malik bin Dinari, tha: “Ai është udhëheqësi i familjes dhe ata marrin
mësim nga ai”.

Ebu el Lejth, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Ka qenë njëherë një baba i cili hezitonte t’i kërkonte të birit të tij shërbime sepse frikësohej se ai nuk do t’i kryente shërbimet dhe pastaj për këtë arsye ai të përfundonte në humnerën e zjarrit të Xhehenemit”.

Ibën Auvn,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- rrëfen se njëherë e kishte thirrur nëna  tij. Ai iu kishte përgjigjur thirrjes së nënës si çdo herë, porse kësaj radhe e vërejti se zëri i tij i përgjigjes ishte me i ngritur lartë sesa zëri i thirrjes nga ana e nënës, kur e kuptoi këtë nuk ngurroi kërkoi falje dhe i liroi dy robër për ta fshirë gabimin e tij”.

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3785

Kush janë Mutezilitë?

Grupacion i cili fillimin e tij e ka kah përfundimi i sundimit Emevij, ndërsa lulëzimi i këtij grupacioni mer hov në sundimin Abasit. Baza e tyre në kuptimin e akides ka qenë thjeshtë logjika, duke u ndikuar nga filozofia greke dhe indiane, të cilat e shenjtërojnë logjikën. Kjo ishte shkaku kryesorë që çoi deri tek devijimi i tyre, duke u larguar nga akideja e ehli Sunnetit dhe xhematit, e cila siç dihet buron nga Kurani dhe Sunneti, nga shkaku se logjika e njeriut është e mangët të jep shpjegim për realitetin e të gjithë gjërave dhe komentimin e tyre.

Shkaku kryesorë i emërtimit të tyre me këtë emër është Vasil ibn Atau, koka e mutezilëve i cili u nda nga hallkat e dersit të hoxhës së tij Hasan el-Basriut-Allahu e mëshiroftë, pasi që nxori fjalën e tij të njohur se ai i cili bën mëkate të mëdha nuk është as besimtarë e as pabesimtarë mirëpo është në pozitë ndërmjet dy pozitave. Në këtë rast Hasan el-Basriu-Allahu e mëshiroftë, i tha: Ietezelena Vasil – Vasili na braktisi. – Shfaqja e dukshme e qëndrimeve të tyre si grupacion mori jehonë në sundimin e halifit Me’mun el-Abasij, duke iu afruar atij në mënyrë politike nga Bishr el-Merisij dhe Ahmed ebu Davudit, e në veçanti me fjalën se Kurani është i krijuar, kjo bëri që të përhapet ky grupacion me të madhe në umetin islam. Ndërsa në kohën e halifit el-Mutevekil ndryshoi gjendja, pasi ky halif e ndihmoi ehli Sunnetin kundër mutezilëve, e ata në periudhën e tij u shkrinë derisa edhe mendimet e tyre u zhdukën. Gjithashtu në kohët e sotshme ndëgjohen mendime të tyre që edhe pse janë zhdukur me shekuj të tërë ata rizgjohen nga grupe të ndryshme njerëzish, analistësh si: racionalist, orientalist, iluminist modern, novator të fushave të ndryshme por të zbukuruara me “rroba bashkohore” për ti shitur mendimet e tyre më lehtë. E gjitha kjo ndodh për shkak të të ndikuarit e tepërt të këtyre njerëzve nga materializmi perëndimorë, madje deri në atë shkallë sa që tekstet e sheriatit sipas tyre duhet të dorëzohen para logjikës njerëzore, prandaj çfarë e pranon logjika e pranojnë, ata e çfarë nuk e pranon logjika nuk e pranojnë. Nëse ndodh që tekstet e Kuranit të bien ndesh me logjikën i keqinterpretojnë, nëse ndodh edhe me hadithet e vërteta ata nuk i pranojnë madje i refuzojnë, e kjo pa dyshim se është hyjnizimi i logjikës si dhe dhënie përparësi asaj më shumë se sa që e meriton një gjë të tillë edhe pse ixhtihadi-përpjekja për të dhënë mendimin e saktë, ka rolin e vet në islam, pra lejohet që ta përdor logjikën për të shpjeguar ndonjë çështje. Mirëpo një gjë e tillë realizohet në kufi të kornizave të teksteve të pandryshueshme të sheriatit, prandaj sikur t’ju lihej njerëzve të japin konkluza në bazë të epsheve të tyre dhe logjikës se dobët njerëzore, kjo do të çonte në prishjen e nyjave të islamit dhe mësimeve të tij, ashtu siç ka ndodhur me misionet para të të dërguarit tonë-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të cilët i kanë falsifikuar librat dhe shpalljet e tyre, duke i ndryshuar me dorën e tyre, e kjo shkaku i dhënies përparësi mendimeve dhe epsheve të tyre përballë argumenteve tekstuale fetare decide.

Bazat e besimit të mutezilëve janë pesë:

1. Eteuhid – kuptimi i saj është mohimi i cilësive të Allahut dhe pamundshmëria e shikimit të Allahut.

2. El-Adl (drejtësia) – që do të thotë në kuptimin e tyre se Allahu nuk i ka krijuar veprat e robërve dhe se robërit janë ata të cilët i krijojnë veprat e tyre, pra veprat e tyre nuk kanë lidhje me Allahun. Kjo nga shkaku i mosdallimit të irades(vullnetit) keunije(egzistenciale) asaj kaderije dhe dijnije sherije.

3. El-Vaedu vel veid – që do të thotë se Allahu e shpërblen atë që bën mirë dhe e dënon atë i cili bën keq dhe se nuk ia fal atij i cili ka bërë mëkat të madh në ahiret ku do të jetë përgjithmonë në zjarrë.

4. Pozita ndërmjet dy pozitave për vepruesit e mëkateve të mëdha, pra don të thotë se ai nuk është as besimtarë e as mosbesimtarë, mirëpo është në pozitë ndërmjet dy pozitave në këtë botë.

5. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja – që ka për qëllim: “Obligueshmërinë e grushtetit, kryengritjes ndaj kryetarit, i cili është larguar rrugës së drejtë, pa asnjë sqarim, prandaj të mbështeturit e tyre në logjikë ka bërë që ato të devijojnë, siç është mohimi i cilësive të Allahut, fyerja e sahabëve të mëdhej etj. Mirëpo tërheqim vërejtjen që të mos e keqkupton dikush se islami nuk e përfill logjikën, dijetarët kanë vënë rregulla të cilat tregojnë se kur përdoret logjika:

a) Që të mos vjen në kundërshtim me tekstet e pandryshueshme të Kuranit dhe Sunnetit.

b) Të mos futet logjika në kuptimin e çështjeve të gajbit-të fshehura, të cilat kuptohen vetëm nëpërmjet shpalljes.

c) Transmetimet e sakta nuk mund të vinë ndesh me logjikën e shëndoshë, e poqëse na duket se ka kundërshtim atëherë i jepet përparësi argumentit, transmetimit të saktë dhe lehet logjika, sepse mendjet ndikohen shumë nga ndikimet e ndikuesve. Kështu kuptohet sepse për të kuptuar tekstet e sheriatit duhet ta bashkojmë logjikën me transmetimet e sakta1.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Shiko “Meusuatul-mujeserah fil edjani vel-medhahibi el-muasira” fq. 75.

0 1543

1. Mësoje fëmijën që të marrë dhe jape me dorën e djathë.

2. T’i japë përparësi anës së djathtë në veshje, kurse të majtës në
zhveshje.
3. Të mos e veshësh me rroba të ngushta, shkurtëra dhe të tejdukshme.
4. Të thotë bismilah në fillim të ushqimit dhe elhamdulilah në mbarim të tij.
5. Të thotë elhamdulilah kur teshtinë, ndërsa t’i thotë jarhemukellah atij që teshtinë në prani të tij, pasi ky të ketë thënë elhamdulilah.
6. Ta përmendë Allahun dhe të dërgojë salavate.
7. Të përshëndesë me selam kur hyn dhe del nga shtëpia.
8. Të mos lakmojë rrobat që kanë fotografi.

9. Të rrespektoj prindërit dhe të afërmit.

10. Të mos e merr të huajën.


Prindërit duhet të jenë shembuj në edukimin e fëmijës për ruajtjen e gjuhës (të mos shajnë, fyejnë, mallkojnë, etj.)

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË