Arhiva DitoreApr 3, 2015

0 1424

Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa:

1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër …

2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi …

3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin …

4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin …

5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë.

6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 965

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ai ka thënë: I dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!, -ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra secili nga ju shikoni se kë po shoqëroni”. (Hadithi sahih). [1].

Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Vërtet ata që do të jenë më të afërt tek unë dhe do të ulen pranë meje Ditën e Ringjalljes janë ata me sjellje dhe karakterin më të mirë. Dhe vërtet, ata që janë më të urryerit tek unë dhe që do të ulen larg prej meje Ditën e Ringjalljes janë ata që flasin shumë(Thertherun), ata që me fjalët e tyre i mbysin të tjerët (Mutesbidikun) dhe Mutefejhikunët.” Ne thamë: Ne i njohim Thertherunët dhe Mutesbidikunët, po kush janë Mutefejhikunët? Ai tha: “Ata që janë arrogantë.”

Hadithi është Sahih.[2].

Erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam!,- dhe i tha: Më këshillo, i tha Pejgamberi,- alejhi selam!,- “ke frikë Allahun kudo që të jesh”. Tha njeriu: Më shto edhe diçka tjetër. Pejgamberi,- alejhi!,- selam i tha : “Pas çdo pune të keqe që vepron pasoje atë me diçka të mirë, sepse ajo shlyen punën e keqe. Tha njeriu: Më shto ende. Tha Pejgamberi,- alejhi selam!,-: “Dhe sillu me njerëzit me moral (edukatë) të mirë “.

(Hadithi i sakte ).[3].

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur!,- me të ka thënë -: “Morali i Resulullahut,- sal-lallahu alejhi ve selam!,- ishte Kur’ani”. Hadithi Sahih(i saktë) .[4].

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Janë dy cilësi të cilat nuk mund të qëndrojnë bashkë tek një hipokrit: sjellja e mirë dhe kuptimi i Fesë.” Hadith Sahih.[5].

Muhamedi alejhi selam ka thënë -“Jam i dërguar për përsosjen e normave -virtyteve të mira të moralit”. (Hadithi i saktë )[6].

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë ; “Puna më e rëndë që vihet në peshoren e njeriut Ditën e Gjykimit, është Frika ndaj Allahut (devotshmëria) dhe morali i mirë.” Hadithi i vërtetë (sahih).[7].

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë njerëzve nuk iu është dhuruar diçka më e mirë sesa morali i mirë.” Hadithi sahih (i vërtetë).[8].

Muhamedi,- salallahu alejhi e selem!,- ka thënë:

“All-llahu e mëshiroftë atë burrë që zgjohet natën, falet dhe e zgjon gruan e tij të falet; dhe nëse ajo refuzon, ai e stërpikë atë me ujë në fytyrë. Dhe All-llahu e mëshiroftë atë grua që zgjohet natën, falet dhe e zgjon burrin e saj; dhe nëse ai refuzon, ajo e stërpikë atë me ujë në fytyrë.”[9].

* Vazhdon…

Përzgjodhi dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referencat:

[1] – (Transmeton Ahmedi (2/334), Ebu Davudi (4833), Tirmidhiu (2378). Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih Imam Albani dhe ka thënë Shejh Shuajbi se isnadi (zinxhiri i hadithit) i këtij transmetimi është i mirë.

[2] – Shënuar nga Tirmidhiu, nr.2104. Ndërsa, është saktësuar nga shejh Albani në Silsiletu Ehadithe Es Sahiha, nr.791.

[3] – Transmeton Tirmidhiu (1987), Hakimi (1/121), Tirmidhiu ka vlerësuar hadithin si hasen (të mirë), gjithashtu i këtij mendimi është edhe Shejh Shuajb Arnauti, ndërsa e kanë saktësuar Hakimi, Dhehebiu dhe imam Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[4] – Transmeton Imam Ahmedi (6/163),Muslimi(746),Ebu Davudi (1343) dhe Nesaiu (3/60),- Allahu i mëshiroftë të gjithë dhe qofte i kënaqur!,- me Imamët e lartpërmendur.

[5] – Shënuar nga Imam Tirmidhiu,- Allahu e mëshirftë!,- 2/114.

[6] – Transmeton imam Ahmedi (2/381),Hakimi(2/612), Bejhekiu në Sunen (10/191 dhe Bezari (2740), Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. E saktësoi Hakimi e me këtë saktësim u pajtua edhe Dhehebiu, këtë e forcoi Shejh Alameh Shuajb Arnauti, – Allahu e ruajt!,- në Musned (2/513),dhe Shejh Albani në Sahihul Xhamiu (përmbledhje e haditheve të sakta) numër. 2349, – Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[7] – (Transmeton Ahmedi(6/446),Tirmidhiu (2003),Ebu Davudi (4799),Ibn Hibbani (481) . Dhe hadithin e ka saktësuar Imam Tirmidhiu , Shejh Shuajb Arnauti dhe Shejh Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[8] – Transmeton Taberani në librin e tij el Kebir me numër rëndor 1/179,dhe e saktësoi Shejh Albani në përmbledhjen e tij të haditheve të sakta me numër rendor 1973.

[9] – Shënuar nga – Ahmedi (2/247, 250, 436), Nesaiu (1592), Ebu Davudi (1113, 1238) Ibën Maxhe (1592)

0 1389

Fjalinë e njohur “Mishi i dijetarëve është i helmuar” e ka përmendur Ibën Asakiri në librin e tij “Tebjinu Kedhibil Mufteri” fq. 29. Këtë fjali dukush e ka kuptuar gabimisht dhe për shkak të gabimit në kuptim e ka përqeshur atë si dhe e ka refuzuar.

Gabimi i parë në kuptim të kësaj fjalie është të besosh se dijetarët janë të mbrojtur nga gabimi dhe se nuk lejohet tu tregohet ose korrigjohet gabimi i bërë. Kështu nuk mendon ai që dallohet me arsye, ai që e di se dijetarët janë njerëz si të tjerët dhe vlera e tyre është se ata mbi supet e tyre bartin trashëgiminë e të Dërguarve të Allahut, alejhimu selam. Sidoqoftë duhet të dihet se këshillimi dhe korrigjimi i tyre duhet të bëhet me dituri dhe edukatë.

Gabimi i dytë në kuptimin e kësaj fjalie është se dikush e merr si arsyetim për të përgojuar dikë që nuk është në shkallën e dijetarëve. Edhe kjo është një gabim, prandaj thënësi i kësaj fjalie duhet që ti merr parasysh këto gabime të mundshme në kuptim dhe t’ua qartësojë atyre të cilëve ua tregon.

Në vijim desha të përmendi disa citate të Shejhut Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, që janë përmendur në komentimin e librit “Rijadu Salihin”.

Në komentin e hadithit “o robërit e Mi, Unë vetes ia kam ndaluar padrejtësinë” ai thotë: Përgojimi i dijetarëve e zvogëlon peshën e diturisë që e mbajnë në kraharorët e tyre, dhe të cilën ua mësojnë njerëzve. Si pasojë të kësaj njerëzit nuk do ta pranojnë prej tyre diturinë e tyre dhe kjo është në dëm të fesë.

Ai gjithashtu thotë: të flasësh për kërkuesit e dijës është kritikë për dijetarët dhe për sheriatin që ata e bartin. Njerëzit nuk do tu besojnë e as do të pranojnë prej tyre nëse shtohet biseda rreth tyre. Prandaj detyra e njeriut është që kur të shtohet ky lloj i bisedave ta ruaj gjuhën e tij dhe të mos flasë përveç atëherë kur dobia është e dukshme. Edhe atëherë kur pyetet le të thotë Allahun e lus për udhëzim, Allahu na udhëzoftë të gjithë. (7/118-119)

Në komentin e tij të kaptinës Respekti i dijetarëve, të moshuarve dhe njerëzve me merita ai shkruan:

Me termin dijetarët autori ka për qëllim dijetarët e sheriatit që janë trashëgimtarë të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve selem. Pasi të Dërguarit e meritojnë respektin dhe nderimin edhe për trashëguesit e tyre duhet të ketë një hise. Nderimi i dijetarëve është nderim i sheriatit që ata e bartin. Me nënçmimin e dijetarëve nënçmohet sheriati. Atëherë ku përbuzet dijetari përbuzet edhe dija e fesë që e mbajnë dhe humbet vlera e

tyre në sytë e njerëzve. Çdokush i nënvlerëson dhe nënçmon. Pas kësaj çdokush e merr guximin të thotë unë jam dijetari unë jam njohësi i hollësive, unë kuptoj unë jam mrekullia e kësaj kohe, unë jam deti i gjerë pa brigje. Kur nuk ka dijetarë çdokush flet si ja merr mendja dhe copëtohet sheriati për shkak të veprave që i bëjnë disa mendjelehtë. (3/230-232)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, thotë: Allahu e mëshiroftë Musain, është sprovuar më shumë se kaq dhe ka duruar. Mësimi që nxjerrim nga këto fjalë është se dijetarët sprovohen, ngacmohen dhe durojnë. Këtë fjalë i Dërguari i Allahut e ka thënë tetë vite pas hixhretit e jo në fillim të shpalljes por pasi që filluan të vërtetohen shenjat e vërtetësisë së tij. E tha kur u akuzua se nuk është i drejtë në ndarje. Nëse kjo fjalë i është thënë të Dërguarit atëherë nuk është larg mendjes se do ti thuhet edhe ndonjë dijetarit. Shejtani i nxit këta që të flasin për dijetarët. Nëse nëpërkëmbet dijetari nga këta atëherë nuk mbet kush ti udhëzojë njerëzit drejtë Librit të Allahut dhe udhëheqësi i tyre bëhet shejtani dha paria e tij. Për këtë shkak përgojimi i dijetarëve është mëkat më i rëndë se sa përgojimi i tjerre. Përgojimi i dijetarëve nuk e dëmton vetëm përgojuesit dhe të përgojuarin ai e dëmton Islamin sepse dijetarët janë bartësit e flamurit të Islamit. Nëse njerëzit e humbin besimin në fjalët e tyre, bie flamuri i Islamit dhe kështu dëmtohet Umeti i muslimanëve.

Tham mos u habit nëse dëgjon dikë duke i fyer dijetarët, fjalë të tilla janë thënë për të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem dhe ka duruar. Shpreso në shpërblim tek Allahu dhe dije se përfundimi i mirë është për të devotshmit. (1/255-256)

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 3577

” Martoni (mos pengoni) të pamartuarit dhe të pamartuarat, edhe skllevërit dhe skllevëret tuaja – besimtarë të ndershëm. Nëse janë të varfër, Allahu do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; e Allahu është i gjerë në mirësi dhe di çdo gjë. ” (Nurë: 32).

” Nëse droni se nuk bëni drejtësi ndaj bonjakëve, (në martesën me to), atëherë, martohuni me ato femra që ju pëlqejnë nga dy, nga tri apo nga katra; e nëse frikoheni se nuk do të jeni të drejtë (ndaj të gjithave njësoj), atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë, më së lehti do t’i ruheni padrejtësisë.” (Nisa: 3).

” Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rrum: 21).

” Cilido nga ju, që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë).” (Nisa: 25).

Transmetohet nga Ma’kil ibn Jesari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha: Unë dua të fejohem me një grua, e cila rrjedhë nga një familje e ndershme, me pozitë të lartë dhe e pasur. Mirëpo ajo nuk ka mundësi të lind fëmijë, sepse është sterile, a të martohem me të? Pejgamberi alejhi selam e ndaloi (i tha mos u marto me të). Njeriu erdhi herën e dytë e pyeti për të njëjtën gjë, por i Dërguari i Allahut përsëri i tha mos u marto me atë grua. Njeriu erdhi herën e tretë, e pyeti për të njëjtën gjë, e kësaj radhe i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- i tha: ” Martohuni me ato gra të cilat lindin dhe ato që dashurojnë shumë, sepse un do të krenohem me numrin tuaj para umeteve tjera.”

(Shënon: Ebu Davudi: 205, Hakimi: 2/162-teksti është i Hakimit. Hakimi e vlerësoi hadithin si sahih).

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” O ju të ri! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet. Sepse, martesa është mburojë për syrin dhe pastërti (ndershmëri) për organin gjenital (mbrojtje nga haramet). Ndërsa, Ai i cili nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.” (Buhariu: 5066, Muslimi: 1400- teksti i hadithit është i Muslimit).

Transmetohet nga Enes ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush dëshiron prej jush ta takojë Allahun i pastër, atëherë le ta martojë femrën e cila është e lirë ( e cila nuk është robëreshë e dikujt).” (Shënon: Ibn Maxhe: 1862. Shejh Albani thotë se hadithi është daif(i dobët).

Transmetohet nga Abdullah Amr ibn el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Dynjaja është kënaqësi (dëfrim), e kënaqësia më e mirë e cila gjendet në dynja është gruaja e ndershme, e mirë.” (Shënon: Muslimi: 1467, Nesaiu: 3232, Ibn Maxhe: 1855).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kujt i janë dhënë katër gjëra, atij i janë dhënë të mirat e dynjasë dhe ahiretit, e ato katër gjëra janë: zemër e cila është falënderuese, gjuha e cila bën dhikër (përkujton Allahun), trup i cili kur goditet nga sprovat tregohet i durueshëm, dhe grua e cila nuk e tradhton në moralin e saj dhe në pasurinë e tij.”

(Shënon: Taberani: 4/273, në librat e tij: Mu’xhemul Kebir dhe Mu’xhemul Eusat dhe thotë se zingjiri i hadithit është i mirë.)

Transmeton Bejhekiu nga Enesi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse martohet robi i Allahut, ai veçse e ka plotësuar gjysmën e besimit, le ta ketë frikë Allahun për gjysmën tjetër të besimit.” (Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).

Transmetohet nga Ebu Nexhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush i ka mundësitë për t’u martuar dhe nuk martohet, atëherë ai nuk është prej meje (me mua).” (Shënon: Taberani: 4/251 me zinxhirë transmetimi hasen(të mirë).

Transmetohet nga Enes ibn Maliku, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Erdhën tre njerëz tek shtëpitë e grave të pejgamberit alejhi selam, që të pyesin për ibadetin e pejgamberit alejhi selam. Ato i informuan për ibadetin e pejgamberit alejhi selam, porse atyre iu kishte dukur pak ibadeti i tyre, dhe thanë: Ku jemi ne në krahasim me pejgamberin alejhi selam, Allahu atij ia ka falë mëkatet e kaluara dhe të ardhshme. Andaj, njëri nga ta, tha: Unë do të falem natën gjithmonë. Tjetri tha: Unë do të agjëroj tërë jetën pa ndërprerë. Tjetri tha: Unë do të largohem nga gratë dhe kurrë nuk do të martohem. Në ato çaste erdhi pejgamberi alejhi selam dhe tha: A jeni ju ata që thatë kështu dhe kështu? Pasha Allahun, unë ia kam frikën Allahut më shumë se secili nga ju, dhe jam më i devotshëm se ju. Porse, unë agjëroj por dhe ha, falem por edhe flej dhe martohem me gratë. Andaj, ai i cili largohet (nuk e praktikon) nga suneti im, le ta dinë se ai nuk është prej meje.” (Shënon: Buhariu: 5063, Muslimi: 1401).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Femra martohet për katër gjëra: Për shkak të pasurisë së saj, prejardhjes familjare, bukurisë së saj dhe fesë së saj. Zgjidhe atë që është fetare do të majftohesh( do të ndahesh i kënaqur me të). (Shënon Buhariu: 5090, Muslimi: 1466).

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Mos i martoni gratë përshkak bukurisë së tyre, sepse ka mundësi bukuria e saj të shëmtohet dhe largohet nga ajo më vonë. Mos i martoni gratë përshkak pasurisë së tyre, sepse pasuria e saj mund të falimentojë apo humbet e harxhohet më vonë. Mirëpo, martoni ato(gratë) përshkak fesë së tyre, sepse edhe në qoftë se ajo që e marton ti është zezake me veshë të shqyer (shëmtuar), mirëpo është fetare, dije se ajo është më e mira për ty.” (Shënon: Ibn Maxhe: 1859).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË