Arhiva DitoreApr 4, 2015

0 1135

Ibrahim ibën Ed’hem,-Allahu e mëshiroftë!- , ka thënë: “Njeriu ka tre mbulesa në zemrën e tij:
1. Gëzimin.
2. Mërzinë
3. Kënaqësinë.

Nëse gëzohesh për diçka prezentë, ti je lakmues, kurse lakmuesi është i privuar.
Nëse mërzitesh për të humburën, ti je i hidhëruar dhe i hidhëruari është i dënuar.
Dhe, kur gëzohesh ti mahnitesh me vetveten kurse vetëpëlqimi asgjëson punën”.

Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar!,- ku ka thënë:

“S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që ëshë shënur më parë në Libër, – kjo për Perëndinë, me të vërtetë, është lehtë! Ashtu qe te mos dëshpëroheni tepër për atë qe ju ka kaluar, e as te mos gëzoheni tepër me atë që Ai (Allahu) u ka dhënë, sepse Allahu nuk e do asnjë arrogant që lavdërohet të tjerëve. Ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm”.
(Kur’an: El Hadid, 22-24).

Marrë nga libri:- “Hiljetul Eulia”- 8/34.

PërkthimSuad Shabani
Burimi: albislam.com

0 1031

Mos shiko në madhështinë e gjynahut tënd … po shiko se kujt i bën gjynah?!

Mos shiko në madhështinë e nënshtrimit tënd … po shiko se sa ishe i sinqertë?!

Mos shiko sasinë në diturisë tënde … po shiko se sa punove me të?!

Mos e shiko numrin e këshillave që i pranove … po shiko se sa u vetëdijesove me to?!

Mos shiko në numrin e shumtë të shokëve … po shiko se sa nga ta u përmisove?!

Mos shiko në shtimin e pasurisë … po shiko se sa ke dhënë si lëmoshë?!

Mos shiko se sa shumë e përmende Allahun … po shiko se sa herë gabove ndaj Tij?!

Mos shiko në sasinë e asaj që e shpreson nga furnizimi … po shiko se sa iu frikove Allahut në të?!

Mos shiko në numrin e madh të fëmijëve … po shiko se sa nga ta i edukove.

Mos shiko në lavdërimin e njerëzve që u përmisove … po shiko se ti sa përmisove.

Mos shiko në ndershmërinë e prejardhjes tënde … po shiko se sa ishe modest.

Mos shiko në përsosmërinë e shëndetit tënd .. pos shiko se sa falënderove.

Mos shiko në egërsinë e armiqve tu … po shiko se ti për hir të Allahut, sa mbrojte.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1118

Familja kosovare nga dekada në dekadë ka pësuar një ndryshim të madh strukturor dhe filozofik. Me vullnetin për të ndryshuar por me mungesë të një përgatitjeje përkatëse paraprake, ajo sikur është futur në ujëra të turbullta, rreziku i të cilave nuk është për tu nënvlerësuar. Në të vërtetë, ky guxim për tu futur në këto ujëra shtron edhe një numër pyetjesh:
A ka qenë ndryshimi aq i nevojshëm saqë është dashur dhe duhet bërë patjetër, pavarësisht kostos?
A ka qenë familja kosovare aq keq saqë është dashur ky intervenim imediat, pa vlerësuar më parë rreziqet?
A janë menduar ndonjëherë se cilat do të jenë rezultatet e këtij ndryshimi?
A është menduar ndonjëherë se pas transformimit, ç’formë do të merr familja?
Ata që kanë përcjellë sado pak zhvillimin familjar në Kosovë kanë mundur të vërejnë vetëm ndryshime negative. Ta lëmë retoriken monotone të politikanëve, të cilët në datat përkatëse na bombardojnë me deklarata të fryra për nisma kinse për avancim të familjes, gruas, edukimit, etj. Ne po merremi me realitetin. Cila është gjendja e familjes sot? Cila është pozita e femrës në realitetin e ri të krijuar artificialisht nga politikanët? Cili është niveli i edukimit të mirëfilltë të femrës? Sa është punuar për ngritjen e standardit të familjes? Sa është punuar për ruajtjen e familjes? Në Kosovën e re zhvillimet familjare përmenden vetëm në kontekste negative: dhunë familjare, rritje e përqindjes së shkurorëzimit, fëmijë pa përkujdesje, grua e mbytur, e fejuar e masakruar, femër e trafikuar, etj. Kështu, nëse zhvillimet vazhdojnë me këtë trend, kam frikë se në të ardhmen e afërt shënimi për familjen do të jetë “post-mortum.”
Nuk dua të keqkuptohem sikur po thërras që familja të kthehet në gjendjen e mëparshme, e cila vërtetë ka qenë degraduese dhe rrejshëm i është mveshur idesë fetare, porse nevoja për të ndryshuar nuk është dashur që të na bëjë presion aq të madh saqë për hire të ndryshimit të ndryshojmë. Pra, jo çdo model meriton të përvetësohet dhe ndryshimi duhet të jetë për të mirën e familjes. Alternativat e reja janë të gabuara. Ato po dëshmohen si të dëmshme. Familja është duke u fundosur. Asaj i kanë humbur vlerat e mirëfillta. Morali dhe nderi si dy shtyllat kryesore janë dobësuar. Më duket se ndryshimi që është bërë është më së afërmi me atë që ne, në fjalorin fetar, e quajmë dejuthizëm. ‘Dejuthizmi’ është një nocion fetar që përdoret për një lloj të veçantë familjesh ose kryefamiljarësh. Fjala është për ata që janë të shkujdesur në raport me edukimin e mirëfilltë familjar, që pranojnë të keqen – pamoralshmen në familjen e tyre, që pajtojnë me të dhe që nuk janë xhelozë për nderin familjar. Baza e këtij nocioni është në një thënie profetike, në të cilën qëndron:
“Në tre veta Allahu i Madhëruar nuk do të shikojë në Ditën e Llogarisë: në arrogantin dhe të pasjellshmin ndaj prindërve, në gruan e burrëzuar (që imiton meshkujt në dukje) dhe dejjuthin (atë që nuk ka xhelozi për nderin familjar)…”[1]
Ky është realiteti në familjen kosovare ndërsa fajtorë dhe përgjegjës janë prindërit dhe kryefamiljarët, ata që blejnë fustanet e shkurtra për bijat e tyre, ata që i dërgojnë në sallone zbukurimi, në mbrëmje mature, në shëtitje kolektive…

[1] Transmeton Nesaiu në Sunen, 2515, ndërsa Albani e vlerëson si hadith hasen-sahih.

Hoxhe: Sedat Islami

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË