Arhiva DitoreApr 6, 2015

0 8327

Burri im i shtrenjtë …

Në fillim para se të njoh ty, i lutesha Allahut shumë të më furnizon me një burrë të devotshëm e fetar, i cili i frikohet Allahut në mua, nuk më bën padrejtësi dhe nuk më pakëson nga të drejtat e mia. Burri im, Allahu më vonë më furnizoi me ty. Ishte me të vërtetë një begati e madhe për të cilën e falënderoj Allahun që ma dhuroi. Mirëpo, brenda kohe e kuptova se kjo begati kërkon sakrificë të mbrohet, edhe atë me vepra, dhe fillova të mendoj se si ta falënderoj Allahun për këtë dhunti. Mendova dhe hulumtova dhe u përpoqa ta di, se si duhet të sillet gruaja muslimane me burrin e saj, dhe si të jetë më e dashur tek ai dhe ti bëhet gjëja më e mirë e dynjasë.

Nga historia e të parëve tanë të ndershëm, e mësova se gruaja që nxjerr zë të ulët, më tepër dëgjohet nga burri i saj, se ajo që nxjerr zë të lartë.

E mësova se, kush e kundërshton burrin rreth udhëheqjes në shtëpi, vetëm se ka humbur shumë. Nëse vazhdon kështu, do të mbetet në atë betejë të humbur, derisa ta humb edhe burrin e saj. Për këtë arsye burri im, ty ta ruajta të drejtën e udhëheqësis në shtëpinë tënde. Nga kjo vepër shpresoj që Zoti im të më shpërblen dhe për këtë arsye nuk të kundërshtova aspak, vetëm e vetëm të përqendrohet jeta jona bashkëshortore dhe të mbahet në rregull peshorja e fuqisë në shtëpinë tonë dhe të realizohet ligji i gjithësisë në të. Patjetër shtëpia të ketë udhëheqës dhe patjetër të ketë pasues, dhe unë aspak nuk shoh ulje të dinjitetit në të.

Burri im, u mendova që të shikoj rreth çështjeve gjithmonë nga këndvështrimi yt, dhe ta vendosi veten në lëkurën tënde, dhe të paramendoj se nëse unë isha në pozitën tënde, çka do të bëja?

Për këtë arsye, asnjë ditë nuk kam synuar të bëj presion për ndonjë kërkesë dhe as ta them një fjalë të rëndë, përveç se kur shejtani ka arritur të më bën të gaboj ndaj teje në disa raste të lehta. Dhe atëherë, shumë shpejt kërkoja falje tek Allahu dhe pendohesha, dhe kthehesha kah ti të kërkoj falje dhe ndjesë.

Nuk dua ta lejoj veten që ti të jesh i zemëruar nga unë, edhe po të zgjaste ai zemërim vetëm se disa minuta. Unë e di se Xheneti im dhe zjarri im, je ti. Ti nëse je i zemëruar në mua, atëherë e di se do të ballafaqohem me zemërimin e Zotit tim.

Unë e vendosa të jem miku yt, të dëgjoj dhe të përkrahi, ta dua atë që e donë dhe të mendoj ashtu si ti mendon, edhe nëse ai mendim është i huaj dhe i çuditshëm për mendjen dhe logjikën time.

Dëshiroj ta hapi diapazonin e të kuptuarit mes nesh dhe të shpeshtoj nga të folurit e bukur me ty, derisa t’i shtojmë urat e dashurisë mes nesh dhe të na mbesin rikujtime të bukura gjatë kalimit të kohës, të cilat rikujtime, do të na bëhen fortifikatë e fortë që nuk do të mundet çdo kush ta shkatërron.

Gjithmonë e lusja Allahun, rrotulluesin e zemrave, të më afron ka ti dhe ty të afron ka unë. Ndjenjat dhe mendimet e mia i bashkova me tuat, të mos ketë unë dhe ti, po të ketë vetëm se ne. Ti nuk je armiku im që ta armiqësoj apo të mendoj se si të fitoj nga ai sa më shumë, po ti je i dashuri im dhe shoku im i jetës dhe shoqëruesi im më mirë.

Allahut iu mbështeta në çështjen time me ty dhe nga Ai pres të më shpërblen për mundin që e bëj, me qëllim që lidhja jonë familjare të jetë më stabile.

Për këtë arsye e ndjej se mëshira dha dashuria, janë prezentë në shtëpinë tonë dhe se fëmijët tanë ndjejnë nxehtësi shpirtërore në këtë shtëpi. Këtë e kuptova, atëherë kur e mësova se gruaja detyrohet të mos polemizon dhe debaton për gjëra të kota dhe të mos e ngarkon burrin përtej mundësive të veta, duke shpresuar te Allahu se do ta shpërblen për këtë gjë. Kurse në anën tjetër Allahu për këtë vepër më ruajti burrin dhe bëri nga ai të jetë burim i dashurisë dhe atij ia lehtësoi rrugën deri te zemra ime.

Unë vetëm se e deponova çdo gjë që e posedoj nga saldoja e dashurisë dhe afërsisë në llogari të burrit tim. Kjo dha shumë fryte dhe Allahu e shtoi dhe më bekoi në të dhe ma kthej atë shumëfish.

Burri im, shpresoj të jesh i kënaqur nga unë dhe të më ndihmosh gjatë jetës së rëndë. Unë ta jep besën, se edhe unë do ta veproj të njëjtën për ty, ngase shpresoj tek Allahu të më bën gruaja jote edhe në Xhenet.

Poashtu shpresoj nga Allahu të më shpërblen me shoqërimin tënd të përhershëm në Xhenet, për mundin që e jap të sillen mirë me ty në dynja.

Kjo është ajo që e shpresoj dhe shpirti im ka ajo anon dhe zemra atë e kërkon.

Mbi ty qoftë paqja dhe mëshira dhe falja e Allahut, burri im.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1273

Transmetohet nga Ebu Hurejra,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një burrë i verbër tha: 
“O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam njeri të më bjeri(shpie,dërgoje) në xhami. Pastaj i kërkoi të Dërguarit,- salallahu alejhi ve selem!,- që ti jepte leje për tu falur në shtëpi dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,- e lejoi.
Por kur ai ktheu shpinën, i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- e thërriti dhe i tha: A e dëgjon ti ezanin? Po, tha ai. Atëherë përgjigjju thirrjes së tij.”
Hadithi Sahih. Shënuar nga Muslimi, Nesaiu etj,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Amër bin Ummi Mektum,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë jam i verbër dhe e kam shtëpinë time larg Xhamisë, ndërsa ndihmuesi që kam nuk më përshtatet, a më gjen ndonjë lehtësim që të falem në shtëpi?  Ai,- salallahu alejhi veselem!,- tha: A e dëgjon ezanin? Po, tha ai. Atëherë nuk gjej lehtësim për ty.”
Hadithi Sahih.
Shënuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë:
“Nuk gjejë kënd prej nesh që të mos prezentonte namazin e sabahut dhe të jacisë, përveç ndonjë hipokriti të njohur. Kishte njerëz që vinin të mbajtur për krahu nga dy burra, deri sa vendosej në saf (në rradhë).”
Hadithi Sahih.
Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.

Transmetohet nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Namazi me kolektiv(xhemat) është më i mirë se namazi vetëm, me njëzet e shtatë gradë.”
Hadithi Sahih.
Shënuar nga imam Ahmedi, Buhariu,Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse gratë e juaja ju kërkojnë që të shkojnë në xhami në namazet e natës, jepuni lejë atyre.”
Hadithi Sahih.
Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Muslimi , Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Ebu Musa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: i Dërguari i Allahut,- salallahu aeljhi ve selem!,- ka thënë: “Njeriu i cili shpërblehet me shpërblim më të madh për namazin e tij, është ai që e ka rrugën më të gjatë deri në Xhami.
Hadithi Sahih.
Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kur dikush nga ju të falet imam i njerëzve, ta lehtësojë namazin pasi që në mesin e tyre gjenden të dobët, të sëmurë dhe të moshuar. Ndërsa kur të falet vetëm le ta zgjasë sa të dojë.”
Hadithi është Sahih.
Shënuar nga imam Ahmedi , Buhariu , Muslimi me nr. 185/467, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Përkthim: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1277

Dije se çdo urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja që bëhet nga ana yte, s’do të thotë se me të patjetër të largohet e keqja rrënjësisht, apo të realizohet e mira plotësisht, ngase frenat e udhëzimit janë në dorë të Allahut Fuqiplotë. Allahu thotë: “Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.”[1] Allahu thotë gjithashtu: “Ti je vetëm qortues, e Allahu për kujdeset për çdo send.”[2] E keqja mund të mënjanohet me mënjanim ose me këshillim, prandaj mos e bën shënjestër tënde vetëm largimin nga e keqja, e kështu poqëse nuk e mënjanon të keqen, atëherë e lë urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, kjo është gabim.

Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka disa fryte të saja edhe nëse nuk e mënjanon të keqen. Prej saj besimtari fiton atë se: Besimtari me këtë punë e kryen një adhurim të madh me të cilën afrohet tek Allahu Fuqiplotë, si dhe ky njeriu hyn në cilësitë e besimtarëve për të cilët Allahu thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë në të mirë, ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë.”[3]

Me kryerjen e këtij adhurimi shlyhen mëkatet dhe gjunahet, ruhen begatitë e Allahut, mbrohemi nga dënimi i qiellit, shoqëria nuk rrezikohet nga ndonjë e keqe më e madhe që do të pasonte, është mjet për përmirësimin e shoqërisë dhe mbrojtjes së islamit. Me këtë vepër mbrohet ummeti nga sprovat, epshet, dyshimet si dhe me këtë vepër ju bëhet mirë krijesave. Të gjitha këto e shumë të tjera janë rezultat i mënjanimit të së keqes, ndërsa në qoftë se e keqja mënjanohet tërësisht kjo është begati edhe më e madhe, mirëpo edhe poqëse e keqja nuk largohet, robi me këtë gjest i ka bërë një përmirësim vetes së tij së pari, e pastaj shoqërisë ngase ky edhe është një nga qëllimet e sheriatit.

Ibn Rexhebi sqaron qëllimet e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, ku thotë: “Dije se me urdhërimin në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ndonjëherë pritet shpërblimi, ndonjëherë frika nga dënimi me lënien e tij, ndonjëherë hidhërimi i Allahut kur shkelen ligjet e Tij të shenjta, ndonjëherë këshillë për besimtarët, mëshirë për ta që të mos i kaplojë hidhërimi i Allahut me veprat të cilat i bëjnë. Kështu që dënohen në dunja dhe në ahiret, ndonjëherë me këtë vepër madhërohet Allahu, demonstrohet dashuria ndaj Tij dhe se Ai duhet të respektohet e të mos i bëhet mëkat, të përmendet e të mos harrohet, të falënderohet e të mos mohohet.”[4]

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] Kassas: 56.

[2] Hud: 12.

[3] Teube: 71.

[4] “Xhamiul-ulumi vel hikem” 2/255.

0 1826

Llojet e durimit:

1. Durimi në kryerjen e adhurimeve

Edhe pse është e vështirë që një besimtar/e, çfarëdo që të jenë rrethanat t’i kryej adhurimet (psh.faljen e namazit të sabahut, motrat vendosjen e mbulesës, agjërimi në kohë vere, etj), ai/ajo prap se prap gjenë motiv për kryerjen e tyre, sepse e di që Allahu ka për ta shpërblyer një ditë.

2. Durimi në caktimet e Allahut.


Ajo çfarë e goditë besimtarin/en nga caktimet e Allahut, asnjëherë nuk duhet ta mërzisë atë. Pse? Sepse ne e mendojmë si fatkeqësi atë që na ka goditë, ndërsa Allahu nga mirësia e Tij ka dhënë shumë urtësi në atë sprovë tënden.

3. Durimi në largimin nga mëkatet.

 Mos përmbush egon dhe epshin tënd në mëkate, do të gjesh zëvendësim të tyre me diçka edhe më të mirë nga ana e Allahut të Lartësuar.

Pëgatiti:  Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË