Arhiva DitoreApr 15, 2015

0 1340

Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nga shenjat e lumturisë dhe gëzimit është:
1: Sa herë robi që bën ibadet e shton dijen e tij, atij i shtohet përulësia dhe mëshira. 2: Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohet frika dhe maturia. Sa më shumë që i kalon mosha, aq më shumë i zvogëlohet lakmia.
3: Sa herë që i shtohet pasuria, atij i shtohet bujaria dhe shpenzon akoma më tepër. 4: Dhe sa herë që ngrihet në status dhe pozitë, ai bëhet akoma më i afërt tek njerëzit dhe i përmbush nevojat e tyre dhe është i përulur, modest me ta.

Dhe nga shenjat e mjerimit është:
1: Sa herë një rob që bën ibadet e shton dijen, atij i shtohet arroganca.
2:Sa herë që i shton veprat e ibadetit, atij i shtohen mburrjet dhe i poshtëron njerëzit ndërsa vet përfiton nga dyshimet.
3:Dhe sa herë që ngrihet në status dhe pozitë, atij i shtohet arroganca dhe egoizmi.

Dhe në fund!

Të gjitha këto gjëra janë fitne nga Allahu dhe një sprovë me të cilat Ai sprovon robërit e Tij dhe nëpërmjet tyre disa njerëz arrijnë lumturinë kurse të tjerë mjerimin.

Përkthim.

Suad Shabani.
Burimi: albislam.com

0 2746

Pasi që u martua i biri, prindi shkoi ta bekon në shtëpinë e tij. Pasi që u ul, kërkoi nga ai ta sjell një fletë dhe një laps.

I biri iu përgjigj: Në biron time kam shumë gjëra, mirëpo për momentin nuk kam laps dhe fletore … çka të nevojiten ato, o prindi im?!

Prindi i tha: Zbrit poshtë dhe blej një laps dhe fletore dhe një gomë.

I biri i çuditur fort zbriti deri në shitore, i bleu gjërat dhe kur u kthye iu ul afër prindit.

Prindi i tha: Shkruaj.

I biri: Çka të shkruaj?!

Prindi: Shkruaj çka të duash!

I biri e shkroi një fjali, kurse prindi ia kthehu, fshije!!

I biri e fshiu.

Prindi prapë i tha, shkruaj!!

I biri i tha: Për hir të Allahut çka donë?!

Prindi prapë i tha, shkruaj!

I biri e shkroi dhe prapë prindi i tha, fshije. I biri e mori dhe e fshiu.

Pastaj prapë i tha, shkruaj.

I biri i tha: Për hir të Allahut të kërkoj të më tregosh … pse të veproj kështu?!

Prindi i tha: Shkruaj dhe ai prapë shkroi dhe në fund e urdhëroi ta fshin dhe e fshiu.

Prindi pastaj e shikoi të birin, e vendosi dorën mbi shpatullën e tij dhe i tha: O biri im, martesa ka nevojë për gomë që fshin!!

Nëse ti gjatë martesës nuk bartën me vete gomë, që me të t’i fshish disa qëndrime të gruas me të cilat nuk je i kënaqur, dhe nëse gruaja jote nuk bartën me vete gomë, që me të t’i fshin disa qëndrime tua me të cilat ajo nuk është e kënaqur, atëherë fleta e martesës do të nxihet për disa ditë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2925

” Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për gartë, meqë Allahu i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, – dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu. E, për ato gra, që i droni kundërshtimit (të tyre), – këshilloni ato, bojkotoni në shtrat dhe rrihni ato (lehtas). E, nëse ato ju bindën, atëherë mos ndiqni kundër tyre kurrfarë rruge (mos ua kujtoni gabimet). Se, Allahu, me të vërtetë, është i lartësuar dhe i madhëruar!.” (Nisa: 34).

” Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes, – përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë.” (El Bekare: 228)

Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Tre kategorive të njerëzve Allahu ia ka bërë haram Xhenetin: Konsumesit të alkoolit, ai i cili sillet keq me prindërit dhe dejuthit, i cili sheh në shtëpinë e tij duke u bërë ndyrësira (imoralitet) dhe ai pajtohet me të.”[1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Tre kategorive të njerëzve Allahu ka ndaluar Xhenetin, as nuk do t’i shikojë Allahu Ditën e Kijametit, e ato kategori janë: Mosrrespektuesi i prindërve, femra e cila përngjasohet me meshkuj, dhe ai i cili pajtohet me prezencën e imoraliteti në familjën e tij. Gjithashtu, tre kategori të njerëzve, Allahu nuk do t’i shikojë në Ditën e Kijametit, e ato janë: ” Atë i cili sillet keq me prindërit e tij, atë i cili konsumon alkoolin, si dhe ai që e përmend sadakanë kur e jepë.”[2]

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Tre kategori të njerëzve nuk do të hyjnë në Xhenetin e Allahut kurrë, e ato janë: Dejuthi, femra e cila bëhet si mashkull dhe konsumuesi i alkoolit. Sahabët, i thanë: O i Dërguar i Allahut! Po e dimë për konsumesin e alkoolit, por kush llogaritet apo kush është dejuthi? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Dejuthi: është ai person të cilit nuk i intereson se kush hynë në familjen e tij. Sahabët, prap pyetën: Kush është femra e cila bëhet si mashkull? Tha, pejgamberi,- alejhi selam: Femra e cila u përngjan burrave.”[3]

Autor: Muhamed Ahmed el Adeujiu

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] (Shënuan: Ahmedi: 5349 dhe teksti është i tij. Nesaiu: 2562 dhe Hakimi: 1/72 dhe thotë se zingjiri i transmetimit është i saktë, Hadithi është Sahih).

[2] (Shënon: Ahmedi: 6078, Nesaiu: 2562, Hadithi është Sahih).

[3] Transmeton Imam Taberani në librin e tij: Mexhmu ez zeuaid: 27/3, dhe Hafidh el Mundhirij në librin e tij: Tergib ue Terhib: 3/214 se hadithi është i mirë, Hadithi është Sahih.

NA NDIQNI NË