Arhiva DitoreApr 25, 2015

2 5148

Ibrahim Ed’hemi, Allahu e mëshiroftë, kaloi afër një tregu në Basra, dhe njerëzit u tubuan përreth tij dhe i thanë: Çka është puna me ne, i lutemi Allahut, po nuk na përgjigjet?! -Tha: Zemrat e juaja vdiqën nga dhjetë gjëra! – E cilat janë ato?!

– U tha:

1. E njohët Allahun, dhe nuk ia dhatë hakun Atij.

2. E lexuat Kuranin, dhe nuk punuat me të.

3. E pretenduat dashurinë ndaj të Dërguarit të Zotit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e latë traditën e tij.

4. E pretenduat armiqësinë e shejtanit, mirëpo e pasuat në gjynahe.

5. Thatë se e doni Xhenetin, dhe nuk punuat për të.

6. Thatë se i frikohemi zjarrit, dhe i dhuruat shpirtrat e juaj drejt tij.

7. E kuptuat se vdekja është realitet, dhe nuk u përgatitët për të.

8. U preokupuat me të metat e njerëzve, dhe i harruat të metat e juaja.

9. I shfrytëzuat begatitë e Allahut, dhe nuk e falënderuat Atë.

10. I varroset të vdekurit e juaj, dhe nuk morët mësim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1452
  1. Përmes këtij besimi muslimani bëhet mirënjohës ndaj rahmetit dhe mëshirës së Allahut,- xhele veala!, sepse Allahu dërgoi të dërguar tek njerëzit që ti udhëzojnë dhe shpijnë në rrugën e drejtë të Allahut si dhe ti mësojnë njerëzit se si duhet të adhurohet Krijuesi i tyre, sepse logjika e njeriut nuk ka mundësi ti kuptojë të gjitha gjërat.
  2. Muslimani bëhet falënderues ndaj Allahut përmes këtij besimi.
  3. Me besimin e tij ndaj Pejgamberëve, muslimanit i shtohet dashuria për ta, respektimi, si dhe lavdërimi i tyre ashtu siç e meritojnë, sepse ata janë të dërguarit e Allahut, ata e kanë adhuruar Allahun në mënyrën më të mirë, kanë përcjellë mesazhet dhe porosit e Allahut si dhe kanë këshilluar robërit e Tij.
    E dimë se disa nga mohuesit i kanë kundërshtuar dhe përgënjeshtruar Pejgamberët e Allahut, me pretendimin se të dërguarit nuk duhet të jenë nga lloji njerëzor.
    Këtë që e cekëm më lartë, e ka përmendur Allahu,- xhele veala!, në Librin e Tij Famëlartë, ku thotë:وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَن يُؤْمِنُوا إِذْ جَاءَهُمُ الْهُدَىٰ إِلَّا أَن قَالُوا أَبَعَثَ اللَّـهُ بَشَرً‌ا رَّ‌سُولًا ﴿٩٤﴾ قُل لَّوْ كَانَ فِي الْأَرْ‌ضِ مَلَائِكَةٌ يَمْشُونَ مُطْمَئِنِّينَ لَنَزَّلْنَا عَلَيْهِم مِّنَ السَّمَاءِ مَلَكًا رَّ‌سُولًا
    “Njerëzit nuk i pengon të besojnë, kur ju erdhi shpallja, (asgjë) përpos që thanë: “A mos vallë Perëndia e dërgon njeriun si pejgamber?” (94) Thuaj: “Sikur engjëjt në Tokë të ecnin qetësisht, Na do t’u dërgonim atyre nga qielli engjëj – pejgamberë”.1
    Allahu,- azze ve xhele!,- e sfidoi këtë mendim, sepse të dërguarit patjetër duhet të jenë nga lloji njerëzor, duke e ditur se ata janë të dërguar tek banorët e tokës, e ata nëse ata do të ishin melaqe, atëherë Allahu do tu dërgonte atyre nga qielli të dërguar nga lloji i tyre melaqe.
    Kështu Allahu,- xhele veala!,- për mohuesit e pejgamberëve se ata kanë thënë:
    قَالَتْ رُ‌سُلُهُمْ أَفِي اللَّـهِ شَكٌّ فَاطِرِ‌ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْ‌ضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ‌ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَ‌كُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۚ قَالُوا إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌ‌ مِّثْلُنَا تُرِ‌يدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ ﴿١٠﴾قَالَتْ لَهُمْ رُ‌سُلُهُمْ إِن نَّحْنُ إِلَّا بَشَرٌ‌ مِّثْلُكُمْ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ ۖ وَمَا كَانَ لَنَا أَن نَّأْتِيَكُم بِسُلْطَانٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ ۚ وَعَلَى اللَّـهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ ﴿١١﴾.
    “Pejgamberët e tyre u kanë thënë: “Vallë a mund të dyshohet në Perëndinë, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës? Ai u thërret juve për t’ju falur disa mëkate tuaja dhe që t’ju lë juve deri në afatin e caktuar”. Ata (jobesimtarët) thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni mrekulli të dukshme!”. Pejgamberët e tyre, u thanë: “Na jemi vetëm njerëz si ju, por Perëndia e cilëson (me pejgamberllëk) kë të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t’u sjellim mrekulli pa urdhrin e Perëndisë, e besimtarët le të mbështeten vetëm në Perëndinë”. 2
    Allahu është më i Dituri!.

    Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
    Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

    Burimi: albislam.com

    1.Kuran: El isra, 94-95.
    2.Kuran: El Ibrahim , 10-11

0 1141

Të dërguarit e Allahut ishin në shërbim të njerëzve

 Të vraposh për t’ju bërë mirë njerëzve dhe tua largosh hallet kjo është një prej cilësive të pejgamberëve dhe të dërguarve, të cilët janë prej të parëve në këtë aspekt. Jusufi, paqja e Allahut qoftë mbi të, ishte bujar me vëllezërit e tij, kur ju dha ushqim edhe pse ata më parë i kishin bërë kurth atij.

Musai, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur kaloi pranë ujit të Medjenit i pa disa njerëz duke mbushur ujë, përpos tyre i pa edhe dy vajza të dobëta të cilave ju ndihmoi që të mbushnin ujë.

Po ashtu Musai, paqja e Allahut qoftë mbi të, ndërmjetësoi tek Zoti i Tij që vëllai i tij Haruni të bëhet pejgamber dhe tha: “Më cakto një ndihmëtar nga familja ime.”[1]

Ibn Kethiri në tefsirin e tij gjatë komentit të këtij ajeti thotë: “Disa prej selefit kanë thënë: Nuk ka dikush që mund të jetë më shumë krenarë se Musai për Harunin, i cili ndërmjetësoi për të, derisa Allahu e bëri pejgamber dhe të dërguar për të shkuar te Faraoni, për këtë arsye Allahu thotë për Musain: “Ai te Allahu ishte me famë.”[2],[3]

Hatixheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, duke e cilësuar profetin tonë Muhammedin, thotë: “Ti i mban lidhjet farefisnore, e mbron të dobëtin, i jep të nevojshmit, e nderon mysafirin, i ndihmon atij që është në të drejtë.”

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur dikush kërkonte diçka prej tij, nuk e kthente atë. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Çdoherë kur nga i Dërguari i Allahut kërkohej diçka ai nuk thoshte kurrë jo.”[4] Dunjaja është shumë e vogël për tu kthyer nevojtari i saj.

Në këtë rrugë të fortë i gjen sahabët dhe njerëzit e mirë:

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kujdesej për vejushat dhe ju dërgonte atyre ujë.

Ebu Vaili jua kryente nevojat e plakave të lagjes dhe grave të veja gjithashtu.

Kurse të njëjtën e thonë edhe për Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë, i cili vazhdimisht ka qenë në ndihmë të muslimanëve të cilët kanë qenë nevojtarë.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] Taha: 29.

[2] Ahzab: 69.

[3] Tefsir ibn Kethir: 3/389.

[4] Mutefekun-alejhi.

NA NDIQNI NË