Arhiva DitoreJun 7, 2015

0 2109

Rrëfehet se, një ditë prej ditëve, mbreti dha urdhër që gratë të ndalohen të zbukurohen me ari dhe argjend! Ky ligj shkaktoi shumë polemika në mesin e njerëzve, e sidomos në mesin e grave, dhe asnjëra nga to nuk e pranoi këtë vendim! Filloi zemërimi,u ngritën zërat në qytet, njerëzit filluan të flasin, kurse gratë, për inat, filluan të shtojnë zbukurimin me ari e argjend!

Mbreti u hutua nga gjendja e shkaktuar dhe s’dinte çfarë të vepron! Dha urdhër që shpejt të mblidhen këshilltarët e tij! Ata erdhën me shpejtësi të madhe, dhe filluan të diskutojnë, dhe të japin propozime! Njëri nga ta e dha si propozim që ligji të bie poshtë për hir të dobisë së përgjithshme, kurse tjetri e kundërshtoi këtë propozim, ngase, kthimi nga vendimi nënkupton dobësi dhe frikë, dhe ne duhet t’ia paraqesim atyre fuqinë tanë!!

U ndanë këshilltarët në disa mendime, mes përkrahësve dhe atyre kundërshtarëve, dhe ndërhyri mbreti dhe tha: Ndaluni, ndaluni!! Më sillni njeriun më të mençur në qytet! Kur e sollën dijetarin e qytetit dhe ia treguan problemin, tha: O ti mbret, njerëzit asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen urdhrave tua, nëse ti mendon ashtu si donë ti vet, e jo si donë ata!

Mbreti tha: Po çfarë të veproj?! A të kthehem tani..?!

U përgjigj: Jo! Jep urdhër që të ndalohet bartja e arit e argjendit, dhe të vishen zbukurimet tjera, ngase gratë e bukura, s’kanë nevojë të bartin ari e argjend, dhe të zbukurohen fare! Pastaj, jep urdhër veçimi, ku, gratë me pamje të shëmtuar dhe të vjetrat në moshë, u lejohet të bartin arin dhe argjendin dhe të zbukurohen, ngase ato kanë nevojë që fytyrat e tyre të shëmtuara t’i mbulojnë me zbukurime!!

Ligji u vendos dhe iu paraqit masës!! Gratë menjëherë filluan t’i largojnë zbukurimet dhe arin, dhe secilës filloi t’i duket vetja se është e bukur, dhe se nuk ka nevojë për zbukurime!!

Dijetari i tha mbretit: Tani do t’i respektojnë njerëzit urdhrat e tua! Kur ti mendon me mendjet e tyre,, dhe i kupton nevojat e tyre, dhe i ndjen ndjenjat e tyre, atëherë, e arrin qëllimin dhe synimin tënd!

Thurja e fjalëve është art që duhet ta përvetësojmë, dhe është dituri që duhet ta mësojmë në fjalimet e tona edukatore dhe arsimore, me qëllim që të thërrasim në atë që e duam.

Nuk i djeg zemrat asgjë si thënia e mirë, dhe të buzëqeshurit, dhe fjalimi i butë dhe qëllimi i pastër!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1721

Jetonte një plak, së bashku me nipin e tij të vogël, me një fermë në mal! Plaku e kishte traditë të ngrihej herët në mëngjes, dhe të ulet në tavolinën e kuzhinës, e të lexon Kuran! Nipi i vogël gjithnjë shpresonte, që kur të rritet, të bëhet sikurse plaku në çdo gjë! Për këtë arsye përkujdesej që ta pason në çdo lëvizje që plaku e bënte.

Një ditë nga ditët djaloshi i vogël e pyeti gjyshin: Gjyshi im, unë po përpiqem të lexoj Kuran si ti, mirëpo çdo herë që po tentoj ta lexoj, e shoh se nuk po kuptoj shumë nga ai, dhe nëse kuptoj diçka nga ai, me mbylljen e Kuranit, unë po harroj çdo gjë që e kuptova! Atëherë, çfarë dobie ka në leximin e Kuranit?!

Gjyshi ishte duke i vendosur disa drunj në zjarr, dhe ngadalë u kthye, dhe e la atë që e kishte në dorë, dhe i tha: Merre këtë shportë hiri të zbrazët, dhe shko deri te lumi, dhe kthehu me shportë të mbushur me ujë! Djaloshi e veproi atë që e kërkoi gjyshi, mirëpo rrugës duke u kthyer, u habit se uji i rrjedhke prej shportës, dhe derisa shkoi te gjyshi iu derdh krejtësisht!

Gjyshi u buzëqesh duke i thënë: Herën tjetër duhesh të jesh më i shpejt kur të kthehesh në shtëpi, i biri im!!

Djaloshi shkoi prapë, dhe tentoi që kësaj here të kthehet sa më shpejt në shtëpi, mirëpo edhe kësaj here uji iu derdh krejtësisht!! Djaloshi u zemërua dhe tha: E pamundur është të sjelli ujin me këtë shportë! Kësaj here do të marrë kovën, dhe do ta mbushi me ujë, dhe do ta sjelli në shtëpi!

Gjyshi i tha: Jo i biri im! Unë prej teje nuk kërkova kovë me ujë, po unë kërkova shportën me ujë! Mendoj se ti nuk ke dhënë mund të mjaftueshëm! Pastaj doli gjyshi me nipin që të mbikëqyrë vet misionin e mbushjes së ujit me shportë!

Nipi e kishte bindjen se kjo është e pamundur, mirëpo donte që gjyshi ta sheh procesin e këtij misioni! E mbushi shportën me ujë, dhe vrapoi me shpejtësi të madhe që gjyshi ta sheh, dhe duke marrë frymë shpejt i tha: A e sheh?! S’ka dobi!

Gjyshi e shikoi duke i thënë: A mendon se s’ka dobi në atë që e veprove?! Eja dhe shiko në shportë! Djaloshi u afrua dhe shikoi në shportë, dhe për herë të parë, e kuptoi se ajo kishte pas ndryshuar! Shporta më herët ishte e përlyer tepër prej hirit, dhe tashmë prej ujit ishte bërë plotësisht e pastër, nga brenda dhe jashtë!!

Gjyshi kur e pa nipin të habitur, i tha: Kjo plotësisht është e njëjtë me leximin e Kuranit! Ndoshta nuk e kupton një pjesë nga ai, apo mundet ta harrosh atë qe e ke kuptuar, apo që e ke mësuar përmendësh nga ajetet, mirëpo kur e lexon, do të ndryshosh për së mirin, nga brenda dhe nga jashtë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1688

O ti, që asnjë sexhde nuk e ke bërë për Allahun, ke frikë Allahun e pendohu, pendohu para se të mbyllen dyert e pendimit, pendohu para se të vijë vdekja. O ti, që asnjë sexhde nuk e ke bërë për Allahu, dyert e pendimit janë hapur gjatë ditës dhe natës, nxito e pendohu. Allahu shtrinë dorën e Tij natën për të falur mëkatarin e ditës dhe shtrinë dorën e Tij ditën për të falë mëkatarin e nates.

Nxito dhe mos e humb këtë mirësi të madhe nga Zoti i botërave. Pendohu dhe dorëzoju Allahut tënd, do të jetosh i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër do të jesh prej banorëve të Xhenetit, bukurinë e të cilit nuk ka sy që e ka parë, as vesh që ka dëgjuar e as mendje nuk e ka kapur. Kapu fort për litarin e Allahut, litar që nuk këputet asnjëherë dhe që do të shpëtojë atëherë kur t’i ke nevojë më së shumti. Mos u kap për perin e dynjasë, se atë e këpusin gërshërët më të dobëta. Pendohu e mos lejo që mëkatët të nxijnë zemrën tënde, e më pas të bëhet zemër që nuk i frikësohet Allahut, nuk pranon këshillën e as që merr mësim.

Dije se për çdo mëkat të vendoset një pikë e zezë në zemër, atëherë sa më pak mëkate aq më pak pika të zeza në zemër. Mos e dëno zemrën tënde me vazhdimësinë e mëkateve. Pendohu dhe mos u mashtro pas kënaqësive falso të kësaj botë. Kjo botë tek Allahu nuk ka peshë as sa një krah i mushkonjës. Andaj mos lejo që kjo vogëlsirë të hutojë, por përpiqu që përmes saj të fitosh Xhenetin.

Pendohu tek Allahu, kapu dhe hip në karavanin e të penduarve, e assesi mos hip në karavanin e mëkatarëve dhe atyre që kanë hidheruar Allahun, e që si rrjedhojë do të marrin dënimin e Tij. Pendohu tek Allahu, i cili pas pendimit tënd shndërron mëkatet e të kaluarës tënde të hidhur në punë të mira. Pendohu tek Allahu para se të arrijë vdekja papritmas, para se të arrijë shpirti në fyt, sepse atëhere ka mbaruar puna yte dhe nuk pranohet pendimi yt. Pendohu e mos thuaj nuk është krijuar zjarri vetëm për mua, pendohu vëlla/motër dhe shpreso në falje. Vërtetë Allahu është falës dhe e don faljen.

Pendohu e mos u dëshpëro nga meshira e Allahut, por as mos u siguro nga dënimi i Allahut. Pendohu e mos dëgjo djallin e mallkuar që ka për qëllim dhe detyrë devijimin dhe mashtrimin e njerëzve. Le të jetë pendimi një fillim i mbarë për ty!

Shkroi: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1979

Mos qaj nëse sprovohesh me sëmundje.. çdo minutë që vuan në të, pastrohesh nga gjynahet e tua!!

Mos qaj nëse nga ti iku shoku më i dashur dhe nuk ta sqaroi shkakun e ikjes së tij.. në fakt ai të humbi, e jo ti atë!!

Mos qaj nëse e zbulon se njeriu më i afërt tek ti, është armiku i jot më i madh.. po falënderoje Allahun që nuk jetove në shkujdesje tërë jetën tënde!!

Mos qaj nëse të dëmton ai që i bëre mirë.. nuk je i pari që dëmtohesh.. më mirë të jesh i dëmtuar e jo dëmtues!

Kështu është jeta!! E përzierë, me dashuri, me lot, me ndarje, me largim!

Le të përpiqemi me gjithë atë që e posedojmë nga fuqia, që të përmbahemi kundër atyre situatave, të cilat na shkatërrojnë dhe na dobësojnë!!

Jeta është shumë më e bukur, sesa ta kalojmë atë që na mbeti nga ajo, në vuajtje dhe lot për atë që e humbëm! Dhe në anën tjetër, ai, as që i llogarit me asnjë llogari ato lot të derdhura!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2745

Zemra mund të lodhet nga mundimi i edukimit të fëmijëve ndërsa shpirti mund të ankohet nga rebelimi i tyre. Kjo gjë, prindërit i brengos dhe i gajlos.

Ibn Kajimi thotë: “Ka mëkate të cilat nuk i falë gjë tjetër përpos brengosjes së prindërve për fëmijët e tyre.”
Lum për ata të cilët brengosen që fëmijët e tyre t’i edukojnë në atë që do dhe kënaqet Allahu!
Nëse gjatë edukimit të fëmijëve tuaj gjeni lodhje, kërkoni falje tek Allahu!
Mukatil b. Sulejman, Allahu e mëshiroftë, shkoi te Mensuri ditën që ky i fundit u emërua halife. Mensuri i tha atij: “Më këshillo o Mukatil!”
“Me atë që kam parë apo që kam dëgjuar” – e pyeti Mukatili.
I tha: “Me atë që ke parë!”
Tha: “O udhëheqës i besimtarëve: Omer ibn Abdulazizi pati 11 fëmijë dhe pas vetes la 18 dinarë trashëgimi. 5 dinarë shkuan për qefinsoje ndërsa me 4 dinarë u ble varri i tij. Dinarët tjerë u ndanë mes fëmijëve të tij.
Hisham ibn Abdulmeliku pat gjithashtu 11 fëmijë dhe hisja e secilit pas vdekjes së babait të tij ishte një milion dinarë. Pasha Allahun – o udhëheqës i besimtarëve, brenda një dite kam parë njërin nga fëmijët e Omer ibn Abdulazizit tek dha lëmoshë 100 kuaj për xhihad ndërsa njërin nga fëmijët të Hishamit duke shtrirë dorën para njerëzve si lypës.
Kur Omer ibn Abdulazizi ishte në shtratin e vdekjes, njerëzit e pyetën: “Çka ju le fëmijëve tu o Omer? Frikën ndaj Allahut – u tha ai. Nëse ata bëhen të devotshëm, Allahu kujdeset për të devotshmit, e nëse janë në të kundërtën, s’do ju lë atyre atë që ju ndihmon në mëkate.”
Medito: Shumë njerëz punojnë dhe lodhen për të siguruar të ardhmen e fëmijeve të tyre duke menduar se pasuria që do ua lënë fëmijëve të tyre është siguri për ta dhe harrojnë sigurinë e madhe që përmendi Allahu në Librin e Tij: “Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do jetë gjendja e tyre) le t’i kenë frikë Allahut dhe le të thonë fjalë të drejta.” (Nisa:9)
Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË