Arhiva DitoreJun 25, 2015

0 2951
  1. Në cilin muaj Xhibrili, alejhi selam , ia mësonte Kur’anin Muhamedit, alejhi selam?

– Në muajin Ramazan.

  1. Kur u martua pejgamberi, alejhi selam ,me Ummu Habiben?

– Në vitin 7 Hixhri.

  1. Kush është sahabiu për të cilin pejgamberi, alejhi selam, tha: “Leximin e tij të Kur’anit e kam ndëgju në Xhenet”?

– Harith Ibn Nu’man.

  1. Kur ka ndodhë beteja Benu Nedir?

– Në vitin 4Hixhri .

  1. Cila është dispozita e kompenzimit të ditëve të paagjëruara në Ramazan?

– 1. E obligueshme (e saktë)  2. E pëlqyer  3. E urrejtur

  1. Në cilën betejë ra shehid Seid ibn Harith?

– Në betejën e Jermukut.

  1. Cila është dispozita e shitblerjes gjatë Namazit të Xhumasë?

– E ndaluar – haram.

  1. Kush ishte sahabiu i cili pranoi Isalmin në luftën e Bedrit?

– 1. Ebu Dardai (e saktë) 2. Ebu Hurejra 3. Ebu Dahdahi

  1. Gjatë kthyerjes së pejgamberit, alejhi selam, prej marrëveshjes së arritur në Hudejbije zbriti sureja ….?

– 1. Nasr 2. Fet’h (e saktë) 3. Mulk

  1. Kush është sahabiu i cili transmetoi 2286 hadithe nga Pejgamberi, alejhi selam?

– 1. Ebu Hurejra  2. Abdullah Ibn Omeri  3. Enes Ibn Maliku (e saktë)

  1. Në cilën sure rrëfehet për betejën e Uhudit?

– 1. Nisa 2. Teube 3. Imran (e saktë).

  1. Sa herë është përmendur emri Medine në Kur’an?

– 1. 13herë (e saktë) 2. 16herë 3. 27herë

  1. Cilat janë ditët e bardha që duhet t’i agjëroj muslimani çdo muaj hixhri?

– Ditët 13-14-15 .

  1. Cila është vepra më e dashur tek Allahu?

– 1. Xhihadi në rrugën e Allahut. 2. Falja e namazit në kohën e tij (e saktë) 3. Haxhi i pranuar

  1. Cila nga gratë e pejgamberit, alejhi selam, vdiq e para pas vdekjes së tij?

– Zejnebja, vajza e Xhahshit .

  1. Kush ishte sahabiu i parë i cili bëri hixhret me familjën e tij?

– 1. Othman ibn Afani ( e saktë) 2. Omer ibn Hatabi 3. Abdurrahman ibn Selemi

  1. Cili është emri i vërtetë i Ebu Sufjanit?

– 1. Amrun ibn Hisham 2. Ebu Sufjan ibn Harb 3. Sahr ibn Harb (e saktë).

  1. Në cilën sure tregohet për betejën e Tebukut?

– 1. Teube (e saktë) 2. Enfal 3. Nurë

  1. Cili është dijetari i cili qartësoi Teuhidin, largoi shirkun, bidatin dhe ndërtoi shtetin e saudisë në baza të besimit të pastër Islam?

– Muhamed ibn AbdulVehab.

  1. Cili pejgamber u dërgua tek populli i Adit?

– 1. Salihu, alejhi selam 2. Hudi, alejhi selam (e saktë) 3. Shuajbi, alejhi selam

  1. Cila sure ndryshe quhet edhe sureja e Muhamedit, alejhi selam?

– 1. Teube 2. Tahrim (e saktë)  3. Mudethir

  1. Në cilën sure përmendet Besmelja dy herë?

– 1. Neml (e saktë) 2. Teube 3. Nisa

  1. Kush i rënditi suret e Kur’anit ashtu siç gjenden sot në Mus’haf?

– 1. Othman Ibn Afani 2. Hafsa, vajza e Ebu Bekrit 3. Muhamedi, alejhi selam, me shpallje nga Allahu (e saktë).

  1. Cila sure zbriti në lidhje me fisin jehudit Beni Nedir?

– 1. Enfal 2. Hashër (e saktë) 3. Muhamed

  1. Cili ishte ofiqi (nofka) i pejgamberit, alejhi selam?

– 1. Ebu Abdullah 2. Ebul Kasim (e saktë) 3. Ebu Ibrahim

  1. Në cilën betejë pejgamberi, alejhi selam, u lëndua (u plagos) më së shumti?

– Në betejën e Uhudit .

  1. Në cilin ajet gjendet i tërë alfabeti i gjuhës Arabe?

– Suren Fet’h: ajeti – 29 .

  1. Kur e tha këtë fjalë pejgamberi, alejhi selam: Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij?

– Në hutben lamtumirëse.

Autor: Muhamed ibn Muhajfudh

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1398

Pa bërë zë kalove dhe erdha këtu. Ndjenjat midis pikëllimit dhe gëzimit më përfshinë në çast, nga pikëllimi që përjetova prej lules paraprake dhe gëzimit që do të ballafaqohem me lulen e radhës. Çdo hap përpiqesha ta bëjë me vëmendje dhe të tregohem i vëmendshëm ndaj çdo luleje që do të merrja në dorë. Me këtë ndjenjë në ecje, kur ja, një lule me kundërmimin e saj më bëri për vete dhe vetja ime u shndërrua në të dhe kjo më bëri ta marrë në dorë.

Në dukje ishte pak më e vogël se lulja të cilën sapo e lashë, por kishte një kuptim që mora mësim të madh, aty shkruante: Enes ibën Maliku ka thënë: “Udhëtonim me të Dërguarin e Allahut, as agjëruesi s’e qortonte personin që hante, e as personi që hante nuk e qortonte agjëruesin.”

Një rrëqethje më kaploi tërë trupin dhe mornicat më dridhen prej këmbëve e deri në kokë. Çfarë shëmbëlltyre kishte i Dërguari, pa fjalë mësonte dhe me heshtje fliste. Fenë e morën nga edukata e Tij, e Ai u bë shembull për ata në përditshmërinë e tyre. Kjo më kujtoi në një thënie që më herët e kisha lexuar, e që kishte lënë përshtypje te unë, ndaj edhe e mbaja mend, kur udhëtimin e bën me dikë që e do, harrohen mundimet, e kur etja shuhet me fjalë, tregon se fjala nga zemra ka dalë.

Kjo fe është jetë, pasi jetës i jep frymë dhe ajo jetohet sipas rregullave të saj. E yrnekun që e dha te shokët u reflektua në mënyrën që ata ta ndjekin Atë nga veprat edhe nëse s’i dëgjojnë fjalët. I madh ishte Ai, por veten e konsideronte të barabartë me të tjerët, saqë në ndejat me shokët e Tij, i huaji nuk mund ta dallonte Atë derisa të prezantohej. Dihet se njeriu në jetë niset me kohë të shumtë, e pa vepra, e në jetë, me ato vepra që merret, e tregojnë karakterin e njeriut. Por Ai, vështirësinë e mbante për vete, kurse të tjerëve u mundësonte t’i shfrytëzojnë lehtësimet.

Njeriu sa përpiqet për mirë, e mira aq edhe e përcjell në jetë, me atë që merret, atë edhe e fiton. Kuptohet se angazhimi i madh, i ka edhe shpërblimet e mëdha, sepse të thuhet fjala, s’duhet vetëm guximi, por edhe dija mbi të. Për këtë është i kuptueshëm edhe fakti se çdo vështirësi ka rrugëdalje, veç nevojitet durimi që ajo të tejkalohet. Aty ku ka durim, ka idhtësi në fillim, në fund ka shpërblim. Më vështirë ruhet shpërblimi i një vepre se të kryhet vepra përsëri, u kujtova në çast. Deri në këtë moment kisha bërë një lloj dialogu me këtë thënie, vërtetë dija në fe është kandil në rrugën e errët. Më la të habitur kjo lule me tërë kuptimin që po ngërthen në vete. S’desha ta lë, por ja që erdhi çasti, vetëtimthi e lëshova, por para saj zemra i pëshpëriti fjalët: Dije se jeta është e shkurtër, andaj më mirë se të bësh mirë nuk ka!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË