Arhiva DitoreJun 30, 2015

0 3241

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

” Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij), dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre, dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre, dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, – ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët.” (Muminun: 57-61).

Transmeton Imam Tirmidhiu nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e cila thotë: E kam pyetur pejgamberin,- alejhi selam!- në lidhje me këtë ajet: A janë këta njerëz që konsumojnë alkool, bëjnë imoralitet dhe vjedhin? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Jo, oj bija e Sidikut, por janë ata që agjërojnë, falen dhe japin sadaka, mirëpo ata frikësohen se ndoshta nuk u pranohen këto vepra tek Allahu, dhe këta nxitojnë drejt kryerjes së veprave të mira.”[1]

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Pejgamberi,- alejhi selam!,- e mbajti një hutbe që kurrë më parë nuk kam dëgjuar hutbe të tillë, ku tha: “Po të dinit ju atë që di unë, do të kishit qeshur pak dhe do të kishit qarë shumë. Atëherë shokët e Muhamedit,- alejhi selam!,- i mbuluan kokat e tyre dhe u dëgjua një rënkim.”

Në një transmetim qëndron kështu: i arriti një lajm pejgamberit,- alejhi selam!,- prej shokëve të vet, e ai tha: ”M’u shfaqën xheneti dhe xhehenemi dhe nuk kam parë më parë sikur sot kaq gjëra të mira dhe kaq të këqija. Sikur ta dinit atë që e di unë pak do kishit qeshur e shumë do kishit qarë. Shokët e pejgamberit, -alejhi selam!-, nuk përjetuan ndonjë ditë më të vështirë se kjo, ata i ulën kokat e tyre dhe u dëgjua një rënkim nga ta.”[2]

Kuptimi i hadithit: Po ta dinit atë që e di unë nga madhështia e Allahut dhe ndëshkimi i atyre që bëjnë mëkate do të kishte zgjatur qarja, mërzija dhe frika juaj nga ajo që do vjen dhe nuk do të qeshnit aspak .

Transmetohet nga Aisheja,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Kur ndryshonte qielli dhe vinte ndonjë furtunë apo ndonjë erë shumë e fuqishme, pejgamberit, -alejhi selam!-, në ato momente i ndryshohej fytyra. Hynte dhe dilte nga shtëpia i tronditur nga frika prej dënimit të Allahut.”[3]

Transmeton Abdullah Ibn Shehir,- Allahu qoftë i kënaqur me të se kur hynte Muhamedi,-alejhi selam!,-në namaz dilte prej tij një pëshpëritje dhe ndëgjohej si zhurma e cila del nga ena në të cilën është duke u zihur diçka.”[4]

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- një ditë e lexoi ajetin suren Tur derisa arriti tek ajeti:

“Me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë.” (Tur – 7).

Qau aq shumë saqë e kaploi sëmundja dhe erdhën njerëzit ta vizitojnë.

Duke qenë në shtratin e vdekjes Omeri i tha djalit të vet: Ma vendos faqen në tokë (rërë) ndoshta më mëshiron Allahu e pastaj tha: Vaj halli për mua, nëse Allahu nuk më fal. E përsëriti tre herë dhe ndërroi jetë, vdiq Omeri.

Gjithashtu, Omeri kur lexonte ndonjë ajet që e frikesonte nga dënimi i Allahut qëndronte disa ditë në shtëpi e njerëzit mendonin se Omeri ishte i sëmurë. Aq shumë qante saqë nga të qarit e shumtë iu bënin Omerit në fytyrën e tij dy vija të zeza .

Njëherë Ibn Abasi i tha Omerit: Allahu të bëri shkak për të çliruar vende të shumta dje, për të bërë shumë gjëra tjera, ndërsa Omeri ia ktheu duke i thënë: Unë dëshiroj vetëm të shpëtoj pa shpërblime dhe pa mëkate.”

Othman Ibn Afani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kur ndalej tek varrezat , i lagej mjekrra nga të qajturit e tepërt. Në ato momente thoshte: “Po të isha mes Xhenetit dhe Xhehenemit dhe mos ta dija se ku do te përfundoj (në xhenet apo xhehenem) do të zgjidhja të bëhesha hi e pluhur para se ta kuptoja se ku e kam fundin.”

Shokët e Hasan el Basriut thonin: “Kur vinte në mexhlis Hasan el Basriu, neve na dukej sikur ai po vinte nga varrimi i ndonjë familjari të tij. Kur rrinte ai me neve, rrinte kokë ulur sikur të ishte ndonjë rob që pas pak do t’i hiqej (pritej) koka. Ndërsa, kur përmendej zjarri gjatë bisedës në takimet tona, aq shumë frikësohej, saqë mendonim se sikur zjarri ishte krijuar ta digjte vetëm Hasan el Basriun.”

Transmetohet se Zurare ibn Ebi Eufa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ua kishte falur njerëzve namazin dhe ishte duke lexuar në namaz suren el Mudethir, e kur arriti tek fjala e Allahut: “E kur të fryhet në Sur, atëherë ajo është ditë e rëndë.”(Mudethir: 8-9). U ndëgjua prej tij një klithmë, ra në tokë dhe vdiq.

Dhe në fund !

Abdullah Ibn Amr Ibn Asi,- Allahu qofte i kenaqur me ta!,- ka thene: “Qani, e nëse nuk mund të qani, atëher shtiruni kinse jeni duke qarë, sepse pasha Atë që në Dorën e Tij është shpirti im, po t’i dinit gjërat në detaje do të kishit bërtitur aq shumë deri sa t’ju kish shterur zëri juaj dhe do të faleshit aq shumë derisa t’ju kishte thyer kurrizi juaj.”

AUTOR: SHEJH DR. AHMED FERID

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon: Tirmidhiu- 4/12(kapitulli i tefsirit), Ibn Maxhe – 4198, Hakimi – 2/394(kapitulli i tefsirit dhe the zingjiri hadithit është sahih). Edhe Dhehebiu është i këtij mendimi. Ky transmetim ka ndërprerje në zingjirin e transmetimit: shiko – Xhamiul usul: 2/254. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih).َ

[2] (Shënuan; Buhariu – 11/319(kitabu rrekaik), Tirmidhiu- 9/194(kitabu zuhd).

[3] (Shënuan: Buhariu- 6/347, Muslimi – 6/196).

[4] (Shënuan: Ebu Davudi – 890, Nesaiu – 3/13, Ahmedi – 4/25-26. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih).

0 1155
  • 1- Falja e njerëzve, Allahu thotë: “e kush falë dhe pajton, shpërblimi i tij është te Allahu.”
    nuk e ka përcaktuar shpërblimin për shkak madhështisë së kësaj vepre, pajtoni dhe falni duke lakmuar këtë shpërblim të pafund.
  • 2- Durimi, Allahu thotë: “Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë.” Duke mos përcaktuar shpërblim.
  • 3- Agjërimi, I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: Allahu, aze ve xhel thotë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”
    Në ditën e Kiametit do të thërret një thirrës; Ku janë ata të cilët shpërblimi i tyre është tek Allahu? E nisen durimtarët, agjëruesit dhe ata që i falën njerëzit.Agjëroni, keni durim dhe pajtohuni me njerëz…
    Allahu na bëftë prej atyre…

Burimi: albislam.com

0 1330

Me të lëshuar, e dija detyrën e radhës. Mendja më ishte mbushur me dije të dobishme në këtë rrugëtim, ku përveç që i shijoja kënaqësitë e zemrës, ndieja edhe një lloj mbushjeje shpirtërore në qenien time.

Vërtetë, ky Muaj është muaji i ushqimit të shpirtit dhe i të kuptuarit të së vërtetës për qëllimin e tij në botë. Hapi i dytë pas lëshimit të lules paraprake ishte vendimtar, nuk m’u deshtë më tepër, ja lulja e radhës duke më pritur. Ende pa iu afruar, buzëqeshja e saj m’i mori mendtë dhe i zhytur në këto mendime, lulja veç se kishte përfunduar në duart e mia.

Ja se çka shkruante aty: Muxhahidi ka thënë: “Nëse u shmangeni dy gjërave, agjërimi juaj është në rregull: përgojimit dhe gënjeshtrës.” Morali i kësaj feje është turpi, e kur njeriu është i zbukuruar me turp, kryen vepra të cilat u bëjnë dobi të tjerëve. Njeriu e arrin mirësinë në sajë të adhurimeve, dhe e pastron mendimin aq sa e ka zemrën e pastër. Gjatë agjërimit kur gjuhën e ke të privuar nga ushqimi i saj dhe në këtë kohë e angazhon me vepra të cilat burojnë nga agjërimi, arrihet qëllimi i këtij adhurimi në jetën e agjëruesit.

Në këto ndjenja, fjalët flasin më shumë me heshtje se sa nëse përpiqesh t’i shqiptosh ato. Ndaj, të bërit mirë është freski për zemrën, sa më shumë e angazhon veten me punë të mira, aq më tepër e largon të keqën nga vetja. Për këtë kur e kapë gjuhën që të mos flasë, s’e privon vetëm nga zhurmimi i fjalëve, por edhe nga robërimi i vetes në atë që thua. Aty ku pëlqehet heshtja, largohet mundësia nga rrëshqitja e gjuhës, m’u kujtua si fjalë që më herët e kisha dëgjuar diku. Zemra u jepet adhurimeve kur gjuha është e preokupuar me to, por edhe kur ajo qëndron larg mëkateve, sa ajo u përkushtohet adhurimeve, aq është e vetëdijshme për veprimet që i bën…

I zhytur në ndikimin e adhurimit në jetën e agjëruesit, lulen rastësisht e kisha futur në xhepin e xhaketës. Vetëm e shikoja dhe m’u dhimbsej ta lëshojë për ta vazhduar rrugën, ngase prej saj mora një mësim që më nevojitet në jetë. Nuk më mbeti asgjë më tepër, vetëm ta them edhe mësimin që e mora si porosi prej saj… Përmendja e Zotit është për zemrën siç është shiu për tokën, ngase adhurimi të ngrit, e mëkati të ulë…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË