Arhiva DitoreJun 9, 2015

0 1265
  1. Mendjes i jep çiltërsi.
  2. Memorien e forcon.
  3. Jep qetësi dhe stabilitet shpirtëror.
  4. Dhuron lumturi dhe gëzim të pa përshkruar.
  5. E largon frikën, pikëllimin dhe depresionin.
  6. Mbjell ndjenjën e vetëbesimit dhe e shton imanin.
  7. Bie sebep në lehtësimin e sëmundjeve kronike, prej të cilave njeriu ka vështirësi.
  8. Ndihmon në shërimin e të belbëzuarit.
  9. Ndihmon në zhvillimin e të menduarit, dhe e lehtëson të kuptuarit, dhe të mbajturit mendtë.
  10. Çdo njëri që mëson diç nga Kurani dhe vazhdon ta dëgjon atë, ndjen një ndryshim të madh, për të mirë, në jetën e tij!.

Këto janë disa nga dobitë në dynja, kurse ato të ahiretit janë edhe më të shumta!

Gëzimi me takimin e Allahut, të fituarit e Xhenetit, afërsia me njeriun më të dashur, Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e shumë dobi tjera janë nga dobitë e ahiretit!

A ka më mirë se të jesh afër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Ditën e Kiametit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1102

Thanë se të praktikuarit e sheriatit do të na kthen një mijë vite prapa?!

Atyre ju përgjigj se, a do të na kthen në periudhën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, apo në periudhën e sahabëve?!

Apo në periudhën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, kur ai e sundonte Persinë dhe Romën?!

Apo në periudhën e Emevitëve kur ishin në Sham, kurse ushtria e tyre në zemrën e Spanjës?!

Apo në kohën e Abasitëve kur perëndimi iu përkuleshin në gjunjë?!

Apo në periudhën e Abdurrahman Dahilit kur ai e rrethoi Francën dhe Italinë?!

Apo në periudhën e Salahudin el Ejubit kur i shpartallonte ushtritë e të krishterëve?!

Ku të ktheheshim një mijë vite mbrapa!!

E ndoshta do të na kthehej diçka prej fisnikërisë dhe krenarisë së Islamit!!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 4846

I dërguari i Allahut alejhi-selam ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”. (Et-Tirmidhi)

Të nderuara motrat e mia në Islam.

Ka më se një vit e gjysmë që Allahu më ka mundësuar të bëj atë që kisha shumë dëshirë të bëja prej vitesh, mbartjen e mbulesës dhe plotësimin e urdhrit të Tij të urtë.

Pas shumë vitesh studimi të fesë Islame, më erdhi natyrshëm ky vendim, ashtu si një mjek apo mësues i cili pas shumë përgatitjesh, pranon natyrshëm të veshë rrobën e bardhë të profesionit që ka zgjedhur.

Pas një kohe të gjatë mërgimi, kthehem në atdhe dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë lumturinë që ndjej kur një motër me shami, apo edhe një motër pa mbulesë, më japin selam. Ne nuk njihemi por, duket sikur udhëtimi ynë shpirtëror bashkohet në këtë përshëndetje të pastër.

Dhe për dikë që ka jetuar në mërgim, është diçka e papërshkrueshme me fjalë, ky afrimitet për hir të Allahut, pasi në mërgim mungojnë shumë gjëra që këtu quhen vogëlsira.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse disa motra, nuk arrijnë të t’a kthejnë selamin me një buzëqeshje, në një kohë kur ti, si një fëmijë i lumtur, përshëndet. Në mërgim kam mësuar përmes librave dhe internetit se pejgamberi ynë i dashur, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të, buzëqeshte gjithnjë. Dhe mendoj, se një selam i shoqëruar me një buzëqeshje, përveç se të dhuron sevap edhe lumturon dikë.

Ndaj buzëqeshni motra të nderuara për hir të Allahut.

Buzëqeshni kur përshëndetni një motër që ju jep selam, edhe pse s’e njihni, edhe pse nuk është e mbuluar ashtu siç do të doje ti, buzëqesh!

Nëse brenda teje ka një brengë, dhuroji një buzëqeshje motrës tënde dhe Allahu t’a lehtëson brengën tënde.

Munde të keqen dhe plotëso një synet, BUZËQESH.

Nëse Allahu na thotë të bëjmë diçka të tillë, nuk na e kërkon se ka nevojë për buzëqeshjen tonë, por sepse Ai e din që ti ke nevojë të çelesh në fytyrë, ndaj buzëqeshi motrës tënde për hir të Tij.

Burimi: albislam.com

M.V.

0 1457

-Falja e namazit në kohë.

-Përdorimi i shprehjeve “të lutem” dhe ” faleminderit”.
-Nuk ka “rrahje”, “mallkim dhe “fyerje”.
-Çdo njëri të shërbejë vetveten e tij, jo t’i vërë të tjerët në shërbim të tij.
-Mbylle atë që ke hapur: derën, dritaren, kapakun dhe shishen.
-Ngrite atë që ka rënë dhe lëre vendin në gjendjen më të mirë.
-Dhoma jote është përgjegjësi e jotja!
-Dëgjo secilin që flet dhe mos ia ndërpre fjalimin.
-Dhënia e selamit kur hyn dhe del.
-Leximi i një pjese të Kur’anit, istigfarit dhe dhikrit.
-Kujdesi për mësimet, bërja e detyrave dhe mosmungesa në shkollë.
-Familja dhe nevojat e tyre kanë përparësi para shokëve.
-Të mos hyjë tek dhoma e tjetrit, përveçse me leje.
-Nuk ka ndejë pas kryerjes së namazeve obligative dhe kryerjes së detyrave (shkollore të fëmijëve), përpos për ndonjë rast që kërkon zgjatjen e qëndrimit (p.sh. prania e mysafirëve, etj).
-Orari i lojërave në kompjuter dhe teknologji të tjera të jetë i kufizuar dhe në kohën kur janë të lirë nga obligimet tjera.
-Shërbimi i prindërve, puthja e kokës dhe dorës së tyre dhe mosngritja e zërit në prezencën e tyre. -Nuk lejohet përdorimi i asnjë teknologjie, derisa qëndron me familjen.
-Prania e gjithë anëtarëve në ushqimin e drekës dhe darkës.
-Shoqërimi i familjes në rastet e festave dhe takimeve shoqërore.
-Obligueshmëria mbi secilin anëtarë të ruajë shtëpinë dhe çka ka në të.
-Privatësia familjare të jetë e pacënueshme.
-Respektimi i mendimit të tjetrit.
-Trajtimi me drejtësi i fëmijëve.
-Mos hap celularin e tjetrit, pos nëse ke leje parapake.
-Mosmarrëveshjet eventuale zgjidhen me dialog dhe kjo nuk duhet të ndikojë në raportet mes jush në të ardhmen.

PROTOKOLLI FILLON ZBATIMIN QË NGA KRIJIMI I FAMILJES

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 6957

Gruaja është themeli dhe baza e jetës bashkëshortore! Ajo mundet që jetën bashkëshortore ta bën të lumtur dhe të suksesshme, apo ta bën të dështuar dhe të mërzitur!

Gruaja duhet ta donë dhe ta preferon shpirtin e gëzimit dhe zbavitjes, derisa të përçon tek burri, dhe shtëpia, dhe fëmijët, lumturi dhe gëzim! E nëse gruaja i jep përparësi grindjeve dhe polemikave të vazhdueshme, kjo bëhet shkak që edhe burri edhe fëmijët, të ikin prej bashkëpunimit me të, dhe asaj t’i shndërrohet jeta në mjerim!!

Prej cilësive të gruas së keqe dhe të pabindur janë:

  1. Fjalët e saj janë që shkaktojnë dhembje!

Kjo grua është prej atyre që flet fjalë të rënda që i shkaktojnë dhembje palës tjetër, dhe ajo për këtë nuk mërzitet fare! Ajo nuk përkujdeset për ndjenjat e askujt! Ajo ndodh ta ofendon të burrin apo fëmijët e vet, apo u thotë fjalë që ju shkaktojnë dhembje, dhe ajo fare nuk mërzite! Asaj vetëm se i intereson që të del fitimtare mbi ta në mospajtimin e ndodhur!

  1. Ajo gjithmonë kritikon!

Ajo asnjëherë nuk është e kënaqur me veprat e burrit të saj që i bën për të, dhe gjithmonë e kritikon, dhe ajo e sheh se është e vetmja e cila mundet t’i del ballë udhëheqjes së shtëpisë, dhe realizimit të punëve në shtëpi me sukses!

  1. Ajo nënçmon dhe tallet!

Ajo e nënçmon burrin para tjerëve, me fjalë apo me vepra, dhe tallet para shoqeve me të dhe me fëmijët e saj! I paraqet të metat e tij, qofshin fizike apo shpirtërore, dhe gjithnjë paraqitet se është më superiore se ai! Ajo gjithmonë ia ul reputacionin burrit të saj dhe ia ul vlerën e tij!!

Kjo grua është grua e keqe dhe një sprovë e madhe për burrin dhe familjen e saj! Allahu na ruajt nga ky lloj i grave!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË