Arhiva DitoreJun 10, 2015

0 2114
  1. Leximi dhe meditimi i Kuranit dhe të vepruarit me të.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde”. Furkan 32.

  1. Leximi i historisë dhe i rrëfimeve të Pejgamberëve.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën”. Hud 120.

  1. Të vepruarit me dituri.

Allahu i Madhëruar thotë: “E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim”. Nisa 66.

  1. Duaja.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e shpeshtonte lutjen: “Ti që i rrotullon zemrat, përforcoje zemrën time në fenë tënde”

  1. Shoqëria e mirë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete”. Kehf 28.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1164

Shumica prej nesh po paguajmë këto fatura. Të shikuarit e shumtë të videove në WatsApp, etj, ka bërë që shumë prej neve haramet të na duken të zakonta për të cilat do të pyetemi në ditën e llogarisë. Burrat shikojnë gratë e zbukuruara plotësisht me arsyetimin se ajo është një pjesë e youtube-së qesharake apo e çuditshme!! Kështu edhe gratë shikojne disa youtube që shfaqin auretin e plotë të disa grave ose burrave. E gjithë kjo bëhet në emër të: youtube e çuditshme, youtube qesharake, ose tituj tjerë tërheqës. Ndërsa, sa i përket muzikës mund të themi shlirë se për disa është bërë shoqërim dhe normalitet, bile disa edhe e kanë lejuar me argumentin se kjo është vetëm shoqëruse e youtubes.

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga shikimi i mëkateve, bërja hallall e tyre dhe familjarizimi me ato.

Allahu thotë:”… Vërtetë për të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. Isra: 36.

Ajo që pikëllon çdo xheloz është që të shfaqen në grupin e tij këto të neveritshme dhe të mos gjejë në grup askënd që i refuzon këto edhe pse të gjithë janë të hajrit dhe fetarë. Shpresojmë që tash të ndalemi dhe të këshillojmë njëri-tjetrin dhe të mos bëjmë komplimente në fenë e Allahut, dhe të mos shikojmë në sasinë e vogël të mëkatit, por në madhështinë e Atij, ndaj të cilit po mëkatojmë duke shikuar youtube dhe duke heshtur nga të neveriturat.

Allahu na forcoftë të gjithëve në adhurim ndaj Tij, na ndihmoftë të ngrisim sheriatin e Ti dhe të ecim rrugës së drejtë në të gjitha situatat dhe kohët tona.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1571

Motër mos u marto nëse mendon se martesa i shëmbëllen tregimeve të dashurisë që i lexon dhe i sheh nëpër filma.. martesa është një realitet i lartë, kurse ajo që ta prezantojnë iluzion dhe degjenerim!

Motër mos u marto para se t’i mësosh të drejta e tua, dhe mos u marto para se ta mësosh pozitën e burrit dhe të drejtat e tij!

Motër mos u marto para se të kuptosh mirë kuptimin e martesës dhe objektivat e saj në fenë e Allahut!

Motër mos u marto para se të mësosh se si ta ndërtosh mbretërinë tënde, dhe si t’i edukosh fëmijët e tu, sipas parimeve fetare!

Motër mos u marto nëse mendon se martesa është “përvojë” dhe mundesh të dalësh nga ajo kur të donë dhe për çfarë të donë!

Motër mos mendo se nuk ekziston dallim mes jetës tënde me familjen dhe mes jetës tënde me burrin tënd!

Motër martesa është një marrëveshje e rëndë dhe jetë tjetër.. ajo i ka ligjet e saj dhe rregullat e saj të veçanta!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1336

Rrëfehet për një njeri të ndershëm se i porosiste punëtorët e vet që njerëzve tua paraqesin të metat e mallit nëse gjendeshin në të! Dhe një ditë nga ditët, erdhi një çifut në dyqan, dhe bleu një palë tesha që në to kishte mangësi, kurse pronari i dyqanit nuk ishte prezentë. Shitësi tha në vetvete: ky është çifut dhe s’është me rëndës t’i tregojmë se teshat janë me të meta!

Më vonë erdhi pronari dhe e pyeti për teshat, kurse punëtori iu përgjigj: Ia shita një çifutit për tre mijë dërhem dhe nuk ia tregova të metat!

Pronari i tha: Ku është ai?!

Iu përgjigj: Është kthyer së bashku me karvanin!

Pronari i mori të hollat me vete dhe shkoi pas karvanit, derisa e takoi pas tre ditëve rrugë! Çifutit i tha: O ti filan, ti ke blerë tek unë një palë tesha, dhe në to ka të metë! Merri të hollat e tua dhe sillmi teshat.

Çifuti i tha: Çfarë të nxiti të veprosh kështu?! Pronari i tha: Islami!! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na ka mësuar se: “Nuk është nga ne ai që mashtron”.

Çifuti tha: Dërhemët që i pagova teshat ishin falsë! Merri tash këto tre mijë dërhem të vërteta, dhe të shtoj edhe më tepër se ato: Esh-hedu en la ilahe il-lAllah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1616

Zoti im.. urdhërove të martohem, mirëpo unë nuk jam e lumtur me burrin tim!!

Ai nuk i kupton kërkesat e mia dhe nuk i ndjen nevojat e mia, gjithnjë jam e neglizhuar!

Zoti im.. më bëj të jem e kënaqur me atë që ma caktove, dhe më beko mua në burrin tim, dhe më bën të jem kënaqësia e syve të tij!

Zoti im.. më ndihmo që t’i zbatoj urdhrat e Tua, dhe të lexoj Kuranin, i cili e fikën zjarrin tim!

Zoti im.. unë e ndjej koprracinë e burri tim; Ti bëje bujar dhe fisnik!

Zoti im.. mos e bëj të sillet me mua si një mjet që e ka për detyrë të kujdeset për të.. unë di të bëj dallimin mes dashurisë dhe detyrimit!

Zoti im.. unë të ankohen vetëm se Ty.. askush nuk më ndihmon nga familja ime, dhe nuk dua që t’ia nxjerri të metat burrit tim, dhe nuk dua që ta shpalosi jetën e tij para askujt!

Zoti im.. të ankohem Ty se ai më shumë përkujdeset për shokët e vet sesa për mua.. Zoti im.. bëje që unë të jem shoku i tij i ngushtë që e kalon shumicën e kohës me të!

Zoti im.. më shto tolerancën, sepse unë nuk e toleroj me lehtësi dhe nuk ia fali veprat e tij me lehtësi!

Zoti im.. përgjigju lutjeve të mia dhe bëje që jeta e jonë të jetë e lumtur nën hijen e fesë Tënde!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË