Arhiva DitoreJun 17, 2015

0 2115

Dy bashkëshortët u pajtuan mes veti që mos t’ia hapin derën askujt që vjen në vizitë të tyre! Dhe me të vërtetë, familja e burrit erdhën në vizitë dhe trokitën në derë, dhe të dy bashkëshortët e shikuan njëri-tjetrin se çfarë të veprojnë, mirëpo vendimi vetëm se ishte pas marrë dhe nuk e hapën derën.

Nuk shkoi pak dhe vetëm se ia arritën familja e gruas dhe trokitën në derë! Burri e shikoi gruan dhe asaj vetëm se filluan t’i rrjedhin lotët dhe të thotë: Pasha Allahun, nuk mundem të përballoj që prindërit e mi të qëndrojnë në prag të derës, e unë mos ta hapi derën!

Burri heshti dhe e uli kokën, kurse gruaja e hapi derën!!

Kaluan disa vite dhe u furnizuan me katër fëmijë djem, dhe më vonë u furnizuan edhe me të pestin fëmijë, i cili ishte vajzë. Prindi për lindjen e saj u gëzua tej mase! Njerëzit e pyetën të habitur se pse po gëzohesh për vajzën kaq shumë, kurse për lindjen e djemve nuk je gëzuar kështu?!

U përgjigj: Kjo është ajo që do të ma hapë derën!

Kush nuk e kupton femrën nuk ia din asaj vlerën!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1533

Kur e sheh një të keqe dhe nuk e largon dhe kur e sheh një të mirë dhe e mohon.. qaj për vetveten!!

Kur namazi yt shndërrohet prej adhurim në traditë dhe prej rehatisë në vështirësi.. qaj për vetveten!!

Kur e sheh në vetvete se gjynahet i pranon dhe ato i donë.. qaj për vetveten!!

Kur nuk gjen ëmbëlsi në adhurime dhe kënaqësi në nënshtrime.. qaj për vetveten!!

Kur mbushesh me brenga dhe zhytet në mërzia dhe ti e ke në dorë pjesën e tretë të natës.. qaj për vetveten!!

Kur e kalon kohën në atë që nuk të bën dobi.. dhe ti e din se do të japish llogari dhe harron.. qaj për vetveten!!

Kur syri të loton për një film dhe nuk ndikohesh kur e dëgjon Kuranin.. qaj për vetveten!!

Kur fillon të garosh pas dynjasë kalimtare dhe nuk garon me askënd për në adhurime.. qaj për vetveten!!

Kur e kupton se e ke gabuar rrugën dhe të ka ikur shumë nga jeta.. qaj për vetveten!!

Qaj me lot, i përulur, i penduar, me shpresë në mëshirën e Allahut!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1239

Na fal për pyetjen!! A je ti në të dyzetat? Apo je afër apo i ke kaluar të dyzetat për pak?!

Mosha dyzetvjeçare është mosha e vetme të cilën e veçoi Kurani me një lutje të dalluar: “kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”. Ahkaf 15.

Kjo lutje përmban falënderim për atë që kaloi dhe lutje për atë që vjen dhe paraqitjen e dashurisë së kësaj feje!

Dijetarët e kanë vërtetuar rëndësinë kësaj duaje, e veçanërisht për atë që i ka arritur të dyzetat, dhe se është sebep për pranimin e veprave. Allahu pas këtij ajeti tha: “Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e tyre të këqija”. Ahkaf 16.

Dyzetvjeçari ndjen se e ka arritur majën e malit, dhe shikon prej lartë poshtë, dhe aty e sheh fëmijërinë e tij dhe rininë e tij, dhe e gjen se ëmbëlsia e asaj periudhe ende është prezente në brendësinë e tij, dhe shikon pak më lartë, dhe e gjen atë që i ka mbetur nga periudhat e jetës së tij dhe e kupton sesa afër saj që është ai! Është moshë ku njeriu ka mundësi t’i kupton të gjitha periudhat e jetës dhe t’i përjeton dhe të flet me ndjenjat e saj!

Në moshën dyzetvjeçare fillojnë të paraqiten thinjat, nëse ma herët vetëm se nuk kanë filluar, dhe fillon të dobësohet shikimi, dhe në moshën dyzetvjeçare e dëgjon për herë të parë në vende publike se na thërrasin me fjalët “urdhëroni prindi im” apo “urdhëroni axha im” apo “urdhëro halla ime”, dhe nga këto thirrje fytyrat e tona mbesin të habitura!

Në moshën dyzetvjeçare, na drejtohen ata që janë në të gjashtëdhjetat, dhe na thonë: Urime ende jeni në periudhën e rinisë! Dhe kjo na bën të çuditemi edhe ma tepër!

Në të dyzetat fillon kriza e mesit të jetës! Fillon pyetja e ashpër me paraqitjen para njerëzve: “Çfarë suksesi ke arritur në punën tënde?”, “Çfarë ke bërë për familjen tënde?”, “Çfarë ke arritur në jetën tënde”, “Çfarë ke arritur në marrëdhëniet e tua me Zotin tënd”.

O biri i Ademit, nëse nuk je kthyer kah Zoti yt dhe e ke arritur këtë moshë, kur do të kthehesh?! Kjo është pyetje që i dridh zemrat dhe e preokupon mendjen e njeriut! Problemi qëndron në faktin se ditët kaluan më shpejt se sa menduam! Gjatë fëmijërisë i shikonim ata që ishin në të dyzetat dhe mendonim se ata janë ngopur nga dynjaja e tyre, kurse sot e shohim se nuk mundëm të realizojmë shumë prej asaj që e planifikuam për ne, dhe se vitet ecin dhe nuk na japin shumë shanse.

Në të dyzetat e kuptojmë vlerën e realët të gjërave të mrekullueshme të cilat na rrethakojnë! I shikojmë prindërit tanë, nëse janë të gjallë, apo ndonjërin nga ata nëse është gjallë, dhe e ndjejmë se ata janë thesar, dhe se mbi ne bie detyrimi i respektimit dhe sjelljes së mirë. Po ashtu, i shikojmë fëmijët tanë dhe i shohim se janë rritë sikurse të jenë vëllezërit tanë dhe e presin shoqërimin tonë. Po ashtu i shikojmë shokët dhe ndjejmë kënaqësi të thellë me prezencën e tyre rreth nesh, dhe po ashtu i shohim gabimet dhe mangësitë e tona, dhe e shohim se nuk na takon neve, në këtë moshë dyzetvjeçare, t’i bëjmë ato dhe se ne duhet të jemi më të matur dhe më të urtë!

Në të dyzetat fillon korrja. Fillojmë të ndjejmë realisht se ne ishim sikurse ai që vrapon dhe vrapon dhe tash fillon të ngadalëson nga vrapimi i tij, dhe të kthehet kah tabela e rezultateve dhe t’i lexon rezultatet e para, dhe se ato përfundimtare ende nuk janë të llogaritura, vetëm se ndryshimi pas të dyzetave nuk është më i lehtë se sa që ishte më herët!

Përshëndetje për çdo njërin që i ka tejkaluar të dyzetat apo është afër.. lexojeni me vëmendje, e në veçanti ajetin, që të vërtetoheni se pas kësaj moshe për ne nuk ka tjetër, përveç se të kthehemi kah Allahu dhe të përgatitemi për takimin me Të dhe ta falënderojmë për atë që na dhuroi nga begatitë!

Përshtati: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3092

Një ditë prej ditëve, më erdhi përgjegjësi i një familjeje të ndershme që e pata njoftuar më herët, dhe ma shprehu dëshirën e vet që ta marton vajzën e tij për mua. Unë pajtova të dal dhe të shikoj vajzën, sipas kritereve që i jep Islami, mirëpo ajo nuk më pëlqeu fare, nuk ishte e bukur dhe ishte e vjetër në moshë!

Vendosa që të mos e martoj! Ajo i ndjeu shenjat e pakënaqësisë sime në fytyrën time, mirëpo para se të largohet e mbuloi fytyrën e saj dhe më tha: Ti je burri i fundit në jetën time që do ta sheh fytyrën time dhe nuk do të martohem më asnjëherë!!

U ngrita dhe u largova nga vendi dhe arrita në shtëpinë time, mirëpo nuk mundesha të bëj gjumë! Ndoshta nuk besoni, mirëpo fillova të ndjej dashuri të çuditshme ndaj saj që më bëri ta harroj pamjen e saj, dhe mu rikujtonin fjalët e saj, dhe thash pasha Allahun, fytyrën e saj nuk ka për ta parë asnjë dhëndër tjetër përveç meje!

Nuk kisha durim të pres dhe trokita në derën e prindit të saj në ora tre të mëngjesit! E hapi derën dhe i thash të nesërmen dua fejesë me vajzën tënde! Të nesërmen kur u fejuam prindi i saj më përqafoi, dhe filloi të qan, dhe më tha: Allahu ti largoftë brengat ashtu si ma largove brengën time.

I thash: Kjo do të jetë me lejen e Allahut gruaja ime në dynja dhe Xhenet!

U ktheva në shtëpi të pushoj dhe e lajmërova shokut tim të më ndihmon në ceremoninë e martesës dhe dhuratave, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër u martova me të. Ditën e martesës vajza më tha: E di se më martove prej mëshirës ndaj meje, mirëpo pasha Allahun nuk do të pendohesh asnjë herë!

Dhe me të vërtetë, Allahu e bëri në sytë e mi të jetë gruaja më e bukur e dynjasë, dhe më furnizoi me tri vajza, të cilat janë kënaqësia e jetës sonë!

Ajo me të vërtetë u bë Xheneti im në dynja, as nuk e ngrit zërin ndaj meje, as nuk më ofendon, as nuk zemërohet me mua, dhe sjellja e saj është më e mira!

Ngjarjen time të jetës pata dëshirë ta ndaj me ju, dhe të jetë mësim, për të gjithë ata që i japin përparësi bukurisë para fesë dhe moralit. E vërtetë është se edhe unë gabova, por Allahu ma mundësoi të mos vazhdoj në atë gabim, dhe ta martoj një grua që ka fe dhe moral, dhe të jetë kënaqësia e syve të mi, në dynja dhe me lejen e Allahut edhe në Xhenet!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Martohet femra për katër gjëra: për pasurinë e saj, nderin e saj, bukurinë dhe fenë e saj. Zgjidhni atë që është fetare, që të keni begati”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË