Arhiva DitoreJul 2, 2017

0 1803

LUTJA: O ZOTI IM, MË BË MUA PREJ ATYRE QË E FAL PËRHERË NAMAZIN, NJASHTU PREJ PASARDHËSVE TË MI, O ZOTI YNË, PRANOJE LUTJEN TIME

O Zoti im, më bë mua prej atyre që e fal përherë namazin, njashtu prej pasardhësve të mi, o Zoti ynë, pranoje lutjen time” Ibrahim, 40

رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلاَةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ

(Rabi ixhalni mukime salati ve min dhurijeti, Rabena ve tekabel dua’)

Komentim i lutjes

Kjo është një prej lutjeve të mikut të Mëshirshmit (Ibrahimit, alejhi selam), në librin e Tij ‘përmbledhës të çdo mirësie’ të kësaj bote dhe të ahiretit, për të cilat duhet që njeriu të jetë i përkushtuar dhe të kujdeset për to, pasi që Allahu i Madhëruar i përmendi pasi që është një lutje e pandarë, për të vepruar me mësimet dhe porositë e saja.

Fjala e Allahut: “O Zoti im, më bë mua prej atyre që e fal përherë namazin”, pra, o Zot më bë prej atyre që e ruajnë namazin, kohën, kushtet dhe shtyllat e tij. çdo gjë që shpien në kryerjen e plotë të tij, e veçoi në këtë lutje kryerjen e namazit, për hkak rëndësisë së tij, për arsye se namazi është tregues i imanit dhe koka e islamit.

Fjala e Allahut: “njashtu prej pasardhësve të mi”, pra, njashtu bëri që pasardhësit e mi të e falin namazin, në mënyrën e përkryer dhe të saktë, në ajet është përdorur pjesëza ‘prej’ që nënkupton numër të caktuar, pra disa nga pasardhësit, dhe në këtë lutje është veçuar një numër i pasardhësve duke qenë Ibrahimi, alejhi selam, në dijeni nga Allahu, se do ketë na pasardhësit e tij prej atyre që nuk do falen, e disa prej tyre do jenë jobesimtarë, të tjerë mëkatarë.

Këto lutje janë prej lutjeve më të mira me të cilat lutet një besimtar për veten dhe pasardhësit e tij, nuk ka gjë më të dashur për të se sa të jetë ai prej  atyre që e falin namazin ai dhe pasardhësit e tij.

Fjala e Allahut: “o Zoti ynë, pranoje lutjen time”, kuptohet që përsëritja e thirrores së njëshmërisë hyjnore të Allahut është shprehje e nënshtrimit, përulësisë së plotë për Allahun e Madhëruar.

Dobi të lutjes

  • Rëndësia e namazit, pasi që në këtë lutje u veçua prej ibadeteve tjera.
  • Rëndësia e kërkimit gjatë lutjes me anë të njëshmërisë së Allahut, ngase përgjigjja e lutjes është një prej kushteve të saj.
  • Rëndësia e insistimit në lutje, dhe se kjo është një prej shkaqeve të mëdha të përgjigjes së një lutjeje, pasi në këtë lutje fjala ‘Rab’ u përsërit dy herë.
  • Duhet që lutësi të shpeshton luten që Allahu t’ia pranon çdo kërkesë të tij.
  • Çdo lutës duhet të lutet për veten, për prindërit dhe pasardhësit e tij.
  • Duhet që lutësi në lutjet e tija t’i anon lutjet e tija më së tepërmi rreth fesë, sepse është një prej qëllimeve më kryesore, mbi të cilën bazohet shpëtimi në dy botët.
  • Lutje është praktikë e gjithë pejgambervëe, e njerëzve të mirë, bile edhe e gjithë krijesave që ekzistojnë.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË