Arhiva DitoreJul 18, 2017

0 1646

1. Allahu, xhele ue ala, e përfundoi suren el Haxh me këto dy ajete madhore;
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” (El Haxh; 77).
Në mënyrë që t’ua bëj me dije njerëzve që edhe pas haxhit njeriu duhet të vazhdoj kryerjen e veprave të mira, e jo siç veprojnë sot shumica e haxhilerëve, me kryerjen e haxhit, mendojn se përfundoj gjithçka.
Allahu e përfundoi këtë sure me këto fjalë;
Luftoni(përpiquni) me një luftë të denjë për hir të Allahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e TIj)، dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” (El Haxh; 78).
Përmes këtij ajeti, Allahu ua bëri me dije robërve të Tij, që vazhdimësia e kryerjes së veprave të mira ka nevoj për përpjekje dhe luftë me nefsin dhe me epshin, por nëse realizon këto porosi robi i Allahut, ai është i nderuar, i ngritur dhe i respektuar.”

Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpikët. Pra, kini kujdes Allahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.”(El Bekare; 203).

Ngutia dhe vonesa që është përmendur në Kur’an ka të bëjë për gjërat vullnetare të Haxhit, e jo për gjërat obligative, megjithatë Allahu zbriti ajet madhor në lidhje me këtë çështje që t’ua bëj me dije krijesave të Tij që dispozitat e sheriatit janë vetëm prej Allahut dhe në to nuk merr pjes askush, qoftë edhe në dispozita vullnetare, e nuk vjen në shprehje në gjërat obligative.
E çfarë është puna me ata që përzihen në dispozitat e Allahut, ata që lejojnë derdhjen e gjakut që ka ndaluar Allahu, lejojnê keqpërdorimin e pasurive dhe obligimeve të tjera.
Ua kujtojmë atyre pjesën e fundit e ajetit Kur’anor, ku Allahu, thotë;
Pra, kini kujdes Allahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.”
(El Bekare; 203).

Dr.Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, thotë;
Keni frikë Allahun se Allahu ju dhuron dituri (të jashtzako-nshme).” (El Bekare; 282)

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, thotë; “Pastrimi i zemrës, veprimi simbas diturisë dhe devotshmëria(frika ndaj Allahut) janë shkaqe të mëdha të cilat shpiejnë drejtë mësimit, zotërimit të diturisë.”

Dir’u et Tearud; 5/430

4. Hafidh Ibn Rexheb el Hanbelij, rahimehullah, ka thënë;
“Në shumicën e vendeve në Kur’an që është cekur kërcënimi me dënim për zullumqarët, shumicën e rasteve është fjala për pabesimtarët.
Allahu, xhele ue ala, thotë; “Jobesimtarët janë zullumqarë.” (El Bekare; 254)

Xhamiu Ulumi Vel Hikem; 2/36

5. Ngrënësi i kamatës e vërbon dhe e njëllos mendjen e tij duke kërkuar përfitimet kamatore.
Dhe kur të zgjohet(në dunja nga gjumi) ose ringjallet(në ahiret) do të jetë i rrethuar me dënime si dhe me sjelljet e tija duket sikurse të jetë i gjindosur(i prekur nga shejtanët ose exhinët).
Allahu, xhele ue ala, thotë;
Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë:  “Shitblerja nuk është pos kamatë!” e Allahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën.
Atij që i ka ardhur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.”
(El Bekare; 275).

Dr.Muhamed Rebia

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË