Arhiva DitoreJul 31, 2017

0 1515

1. Rifresko ndjenjat e dashurisë me fëmijën tënd adoleshent duke përsëritur takimet dhe duke mos ndërprerë komunikimin.

2. Fëmija yt të do nëse ia shpreh dashurinë tënde.
3. Fëmija yt të do nëse je shembulltyrë e mirë.
4. Fëmija yt të do nëse je shok i mirë për të.
5. Fëmija yt të do nëse e konsulton, dialogon me të dhe ia respekton mendimin.
6. Fëmija yt të do nëse vëren pre teje se gëzohesh me ardhjen e tij dhe mërzitesh me largimin e tij.
7. Fëmija yt të do nëse ia falë gabimin.
8. Fëmija yt të do nëse i gjendesh, i dhuron dashuri e qetësi dhe qëndron pranë tij kur ai ka nevojë.
9. Fëmija yt të do nëse e bën të qeshë, bën shaka me të dhe luan me lojrat e tij.
10. Fëmija yt të do nëse i kujton momentet e tij të rëndësishme.
11. Fëmija yt të do nëse ndjenë afërsinë tënde, prandaj mos hezito t’i dhurosh atij përqafim, puthje apo përkëdhelje.

(Nga libri: “Elmurahikun elmuz’ixhun” [Adoleshentët e bezdisshëm])

Burimi: albislam.com
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 1424

Një vërejtje mbi kuptimin e gabueshëm të fjalës së Lutit, alejhi selam: “(Luti) tha: “Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni“. Hixhr, 71.

Vëllezër të nderuar! Shpeshherë ne kemi informata rreth komentimit të disa ajeteve, por që mund t’i kuptojmë ato ajete në formën e gabuar, që shpien në një mendim të keq e jo të hijshëm për Allahun e Lartmadhëruar, apo për të dërguarit e tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta.

Muslimani do llogaritet për këtë mendim të tijin, pasi që më parësore për të është të kujdeset për shëndetin e zemrës dhe besimit të tij, e të pyet për domethënien e këtyre ajeteve.

Njëherë në një prej xhamive fola për rrezikueshmërinë e atij që gjen diç në zemrën e tij prej asaj që ka zbritur Allahu. Pasi që përfundova, më erdhi një njeri, mendoj se ishte në të pesëdhjetat, e më tha: “Pasi që e ceke këtë temë, desha të të them diç, tha: unë habitem me fjalën e Allahut ku tregon për Lutin, alejhi selam, që i tha popullit të tij vepërligë: “Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni“.

I thash këtij personi: Ti a e kupton këtë ajet sikur Luti, alejhi selam, po i thotë popullit të tij: Nëse ju medoemos do veproni, atëherë mëkati i zinasë është më i lehtë se homoseksualitetit? Ai tha: Të them të vërtetën se po.

Ndjeva një dhimbje, pasi që ky njeri ishte në të pesëdhjetat, ka jetuar me dhjetëra vite duke mbajtur në zemrën e tij mendim të keq, e nuk ka shpejtuar që të kërkon shërim, por, mbeti duke pasur një kuptim që nuk i takon për një profet. Dhe se nuk është interesuar të kërkon kuptimin e saktë të ajetit, derisa i erdhi ndokush tek ai e që mund ta pyeste. Kjo gjë, vëllezër të nderuar nuk është në rregull. Shërimi i zemrës është më primar se shërimi i trupit. Pasi që, ti nuk do lije një gjymtyrë të trupit të sëmurë me dhjetëra vite, pa e shëruar, andaj mendimi i keq për profetët duhet shëruar më parë. Sidoqoftë ky njeri na pyeti, përderisa dikujt tjetër i vije vdekja e nuk arrin të pyet.

Atëherë cili është kuptimi i ajetit?

Cili është kuptimi i drejtë i fjalëve të Lutit, alejhi selam, drejtuar popullit të tij ” Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni“.

Komentuesit e Kuranit nuk kanë dhënë shpjegim tjetër -për aq sa e di unë- pos dy shpjegimeve;

– Ose Luti, alejhi selam, ka patur për qëllim me fjalën (vajzat e mia), vajzat e popullit tim, pasi që çdo profet është në pozitën e prindit për popullin e tij, sikur që ka thënë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Unë për ju, jam në pozitën e prindit, unë u mësoj juve”. Neveviu e vlerëson hadithin si autentik.

Ashtu që, Luti, alejhi selam, i thoshte popullit të tij që meshkujt le të martohen me femrat.

– Ose ka për qëllim vajzat e tija nga gjiri familjar, që ka kuptimin “Ja këto vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni “. Nëse ju dëshironi të zbatoni pasionin tuaj, e të i përgjigjeni shtytësve të dëshirës.

Që në të dy rastet Luti, alejhi selam, urdhëron popullin e tij që të martohen me femrat, me një martesë të ndershme e të pastër, për këtë aludon fjala e tij në ajetin tjetër: “(Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e ia. Ato për ju janë më të pastra“. Hud, 78.

Që i udhëzon ata në pastërti, e jo në një vepër të ligë nga një e ligë, për të cilën gjë nuk pajtohet ai, alejhi selam, për vajzat e tija e as për vajzat e popullit të tij. “(Luti) tha: “Ja këto janë vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni “.

Ibnul Arabij në librin e tij “Ahkam el Kuran” ka thënë: “Nuk u lejohet profetëve -kënaqësia e Allahut qoftë mbi gjithë ata- që t’i ekspozojnë vajzat e tyre në punë të liga, si sakrificë për një vepër tjetë të ligë, por ky ajet ka kuptimin; Këto janë vajzat e Umetit tim, ngase për çdo profet, bashkëshortet e tyre janë nëna të umetit, vajzat e tyre janë vajza të tij, ai u tregoi atyre për martesën fetare”.

Përfundimisht, vëllezër të nderuar, nëse kemi kuptuar një ajet, me një kuptim që nuk i përshtatet pagabueshmërisë së profetëve, duhet që të shpejtojmë në njohjen e tefsirit të saktë”.

Dr. Ijad Kunejbi

Përktheu Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË