Arhiva MujoreJanuary 2018

0 1133

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 61 )

Dobitë e akides, janë:
1. Qëllimi i krijimit të njerëzve dhe exhinëve është realizimi i akides.
2. Dituria më me vlerë dhe më parësore është dituria e akides.
3. Qëllimi i dërgimi të të gjithë pejgambërve është realizimi i akides.
4. Shkaku i zbritjes së librave hyjnore është realizmi i akides.
5. Krijimi i Xhenetit dhe Xhehenemit, shkaku i realizimit të akides.
6. Krijimi i kësaj gjithësie, është realizimi i akides.
7. Legjimititeti i xhihadit në rrugën e Allahut është realizimi dhe përhapja e akides.
8. Obligimi parësorë i robërve të Allahut është realizimi i akides.
9. Akideja është natyrshmëria në të cilën Allahu i krijoi njerëzit.
10. Kusht i pranimit të veprave është realizimi i akides.
11. Akideja e ruan pasurinë dhe gjakun e realizuesit të saj.
12. Kusht i hyrjes në xhenetin e Allahut është realizimi i akides.
13. Shkak i faljes të të gjitha mëkateve është realizimi i akides.
14. E drejta më madhore e Allahut karshi robërve të Tij është realizimi i akides.
15. Kusht i largimit të sprovave të dunjas dhe ahiretit është realizimi i akides.
16. Kusht i fitimit të ndërjmetësimit të pejgamberit alejhi selam në ditën e llogarisë është realizimi i akides.
17. Kusht i sigurisë dhe ndihmës së Allahut në dunja dhe ahiret është realizimi i akides.
18. Kusht i tejkalimit të sprovave me lehtësi është realizimi i akides.
19. Kusht i bashkimit të muslimanëve është realizimi i akides.
20. Kusht i largimit nga bidatet është realizimi i akides.
21. Kusht i panvarësisë nga krijesat e Allahut është realizimi i akides.
22. Kusht i arritjes së lumturisë në dunja dhe ahiret është realizimi i akides.

Shejh Uthejmini Shejh bin Bazi

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1022

1. Kur robi largohet nga Allahu dhe angazhohet me mëkate i humb ditët e jetës reale të tij, ai do ta vërej humbjen e tyre në një ditë ku do të thotë; Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” (El Fexhr; 24).

Ibn Kajimi, rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.55

2. Mos e nënçmo asnjë të keqe sado e vogël qoftë, ruju dhe largohu nga veprimi i saj. Dhe, mos e nënçmo asnjë punë të mirë, sado e vogël qoftë ajo, nxito dhe veproje atë. Ngase, Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kush e punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” (Zelzele; 7-8).

Ebu Darda, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 8/597

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ato bartin barën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.” (Nahl; 7).

Kjo është gjendja e bartjes në dunja prej një vendi në vendin tjetër. E paramendo se sa është e rëndë gjendja e bartjes prej dunjas për në botën e amshueshme(në ahiret).

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/10

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.” (Hixhër; 97).

Mos beso aspak se ka zemër dhe trup i cili nuk preket dhe nuk lëndohet nga fjalët e të këqija.

Dr. Abdullah Belkasim

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne i rrotullojmë zemrat e të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë.” ( El En’am; 110).

Kujt i paraqitet dhe i sqarohet haku (rruga e vërtetë) dhe ai nuk e pranon atë, i tilli dënohet me prishje të zemrës, mendjes dhe logjikës së tij.

Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/99

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3633

 

Vakf: Ndalja gjatë leximit të Kuranit zakonisht për të marr frymë.

Sunet është të ndalësh në fund të çdo ajetit por nuk prish punë nëse e lidh me ajetin tjetër me një frymë.

Nëse ajeti është i gjatë dhe nuk ke mundësi ta lexosh me një frymë duhesh patjetër të ndalesh në mes të ajeteve dhe atëherë duhet ti kemi disa pika parasysh

  1. Kuptimi të jetë i plotë dhe i qartë në fjalën në të cilën do të ndalesh.

{ هُوَ الْحَيُّ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَادْعُوهُ مُخْلِصِينَ

لَهُ الدِّينَ ۗ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ }

Nëse ndalesh në këtë rast në fjalën ( لَهُ الدِّينَ ) atëherë është leximi në regull, sepse kuptimi është i plotë dhe ajo që pason pas saj nuk lidhet me të por është fillim i një domethënie tjetër.

  1. Nëse ndalesh në ndonjë fjalë dhe kuptimi i saj që pason është e lidhur me kuptimin e fjalës para ndaljes, atëherë nuk fillon prej ku je ndalur por kthehesh mbrapa në një apo dy fjalë apo aq sa ka nevojë për ta plotësuar kuptimin.

{ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ }

(الحمد لله) është fjalë e plotë por nuk është e saktë të fillosh me fjalën që pason رب

(العالمين) nëse ndalesh në (الحمد لله) .

Shenjat e Ndaljes (عَلاَماَت الوَقْف)

Në çdo mus’haf gjen shenja të ndryshme mbi shkronja të cilat kanë të bëjnë me ndaljen dhe tregojnë se ku bën të ndalesh dhe ku nuk bën, ku është më mirë e tjerë.

Në mus’hafin që është botuar në Medine dhe që është më e përhapur sot, i gjejmë disa shenja që kanë domethënien e vet. Këto janë disa shenja:

1-( م ) Ndalesë e domosdoshme:

{ إِنَّمَا يَسْتَجِيبُ الَّذِينَ يَسْمَعُونَ ۘ وَالْمَوْتَىٰ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ ثُمَّ إِلَيْهِ يُرْجَعُونَ }

2-( لا ) Mos u ndal:

{ الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ }   { فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ}

3-( ج ) Vazhdimi i leximit apo ndalja janë të barabartë

{ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ }

4-( قَلى ) Ndalja është më e preferuar :

{ قُل رَّبِّي أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ ۗ فَلَا تُمَارِ }

5-( صلى ) Vazhdimi është më i preferuar:

{ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ ۖ وَإِن يُرِدْكَ بِخَيْرٍ }

6- ( Tre pika ) Nëse ndalemi te tre pikat e para, nuk duhet të ndalemi te tre pikat e ardhshme, e nëse nuk ndalemi te tre pikat e para duhet të ndalemi te tre pikat e dyta:

{ ذَٰلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ }

7-( س ) Sekteja

Gjuhësisht: Ndërprerje,Ndalje.

Përkufizimi terminologjik: Ndërprerja e leximit të Kuranit, por jo edhe të frymëmarrjes për një moment të shkurtër dhe pastaj vazhdohet leximi.

Sekteja në Kuran është vetëm në këto ajete:

  1. Në Surën Kehf ajeti nr. 1 në fjalën ( عِوَجاً ) po qe se lidhemi me ajetin vijues:

{ َوَلَمْ يَجْعَل لَّهُ عِوَجًا ۜ  قَيِّمًا لِيُنْذِر  }

  1. Në suren Jasin ajeti nr. 52 në fjalën ( مَرْقَدِناَ ) në mes të ajetit:

{ مِن مَّرْقَدِنَا ۜ ۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ الرَّحْمَٰنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُونَ }

  1. Në suren Kijameh ajeti nr. 27 në fjalën ( مَنْ رَاق ):

{ وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍ }

  1. Në suren Mutaffifun ajeti nr. 14 në fjalën

 ( بَلْ رَانَ):

{ كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ }

  1. Në suren Hakka ajeti nr. 28 në fjalën ( مَالِيَهْ هَلَكَ ) mundë të lexohet në dy mënyra:
  2. Fjala ( مَالِيَهْ ) të shqiptohet qartazi (idhhar) dhe me sekte dhe kjo është më e preferuar.
  3. Shkronja e fundit e fjalës ( مَالِيَهْ ) e që është shkronja ( ه ) të shkrihet (idgam) në fjalën ( هَلَكَ ) po qe se i lidhim të dy ajetet.

{ ۜ مَا أَغْنَىٰ عَنِّي مَالِيَهْ}

{ هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ }

Përktheu dhe përgatiti: Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 4560

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kushe udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, salaAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

Të nderuar vëllezër besimtarë, e falenderojmë Allahun, Zotin e botërave për të gjitha begatitë që na i ka dhënë në përgjithësi dhe e falenderojmë për begatinë e Islamit në veçanti. E falenderojmë në mëngjes dhe në mbrëmje, në shoqëri dhe në vetmi, dhe Atij i takon falenderimi. Dërgojmë salavate dhe përshëndetjet tona të përzemërta ndaj pejgamberit tonë Muhamedit, të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botërat. Na tregoi gjithçka që na ofron për në Xhenet dhe gjithçka që na largon nga Xhehenemi. Këto përshëndetje qofshin edhe për familjen e tij fisnike, për shokët e tij besnik sahabët dhe për gjithë ata besimtarë që e pasojnë rrugën e tij me sinqeritet.

Vëllezër besimtarë, Allahu i Madhëruar kur e krijoi njeriun e parë, vendbanimin e tij e bëri Xhenetin, ia la në disponim të gjitha begatitë, përveç një peme që ia ndaloi. Njeriu pasi ra në atë ndalesë Allahu e dëboi që nga aty, sepse Xheneti ishte vendbanim i tillë që nuk e mbante askënd, po në qoftë se është edhe një mëkat i vogël. Vend që i mban njerëzit me mëkate ishte Toka. Allahu i Madhëruar e la që pasardhësit e Ademit vendbanim ta kenë dynjanë, mirëpo ua bëri me dije se aty do të jenë me afat të caktuar. Pas jetës së tyre, secila krijesë do ta shijojë vdekjen dhe do të ndahet nga kjo dynja, e një ditë ata do të ringjallen dhe do të japin llogari në Ditën e Gjykimit, e pastaj kush në Xhenet e kush në Xhehenem.

Këtë botëkuptim të jetës secili njeri duhet ta kuptojë. Allahu i Madhëruar ka dërguar pejgamber, ka zbritur libra nga qielli që tua bëjë me dije njerëzimit këtë realitet. Te ky realitet arrijmë me ndëgjim apo me lexim e nëse nuk e kuptojmë nëpërmjet këtyre dy rrugëve, pason metoda praktike, atëherë vijnë sprova që është metoda e fundit për ta kuptuar këtë realitet.

Të parët tanë, të kuptuarit e këtij realiteti e kanë konsideruar nga gjërat parësore në jetë. Ata që nuk e kanë kuptuar këtë kanë qenë ateistë apo të devijuar krejtësisht.

Një mbret i cili e trashëgoi babain e tij në fron, i trashëgoi edhe vezirët e babait të tij. Ai duke qenë princ i kishte njohur të gjithë këta vezirë. Në të ardhmen ai duhej të vazhdonte sundimin me këta. Mirëpo, ai për të vendosur se kush do të vazhdojë me të, u bëri atyre një test, sepse ai nuk deshti që drejtpërsëdrejti të përjashtonte ndonjërin ndaj të cilit kishte vërejtje. Testin që vendosi tua bën, pikërisht kishte të bëjë me të kuptuarit e jetës së kësaj bote dhe llogarisë në Ahiret. Ai i thërriti vezirët të cilët ishin tre, ua dha nga një thes me përmasa të njejta dhe u tha atyre: shkoni në kopshte dhe mbushni këto me fryte dhe më pas mi sjellni në pallat. Ata shkuan në kopshte, i pari e mbushi thesin me frutet më të mira dhe më të shëndosha, i dyti e mbushi thesin me fruta të shëndosha dhe disa të krimbura e të kalbura, nuk bëri zgjedhje si i pari, i treti e mbushi thesin me barrërishta, nuk futi në thes asnjë frut. Pastaj u kthyen në pallat te mbreti. Sapo arritën mbreti e thirri një grup ushtarësh dhe i urdhëroi ata që t’i çojnë këta në një burg larg vendbanimeve dhe t’i lënë ata tre muaj atje. Në burg i futën me thasët që i kishin mbushur. I pari arriti ta kalojë atë periudhë në burg sepse në thes kishte fruta të mira dhe të shëndosha, i dyti mezi  qëndroi deri në fund pasi gjysma e fryteve ishin të prishur, ndërsa i treti nuk arriti të mbijetojë as edhe një muaj dhe vdiq. Pastaj këta dy që mbetën i sollën në pallat dhe mbreti i këshilloi, u tha atyre: kjo është botëkuptimi i jetës në këtë botë, është si shembulli i një mbretit. Allahu i Madhëruar i ka lënë robërit e tij në këtë dynja dhe i ka lënë të zgjedhin se çfarë vepra do të bëjnë në këtë botë, nëse bëjnë vepra të mira ato do ti kenë me vete edhe në ahiret, nëse i përzijnë veprat e mira me të këqijat, do ta kenë vështirë, e nëse – Allahu na ruajttë – bëjnë vetëm vepra të këqija, atëherë ai ka dështuar dhe shkon në shkatërrim.

Pastaj mbreti këta dy vezirë i caktoi për këshilltarë të tij.

E lusim Allahun i Madhëruar që të na frymëzojë të bëjmë çdoherë vepra të mira e të na largojë nga veprat e këqija.

وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٢٥

Allahu thërret për në Xhenet dhe e vë në udhë të drejtë kë të dojë.” Junus: 25

Hutbeja e dytë

Falemnderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për pejgamberin Muhamedin, për familjen e tij, për sahabët e tij dhe për të gjithë ata që e vijojnë rrugën e tij.

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا ٥٦

Innall-llahu ve melaiketehu jusal-lune alen-nebijj, ja e juhel-ledhine amenu sal-lu alejhi ve sel-limu teslima

“Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam. “

Faktori kryesor që na mban në rrugë të drejtë në këtë botë është besimi në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar kur i ka përmendur besimtarët e ka ndërlidhur besimin e tyre me besimin në Ditën e Gjykimit dhe ka thënë:

… وَبِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ يُوقِنُونَ ٤

“ … dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin). “ (Bekare: 4)

Allahu i Madhëruar i ka thënë të Dërguarit të Tij, gjë e cila vlen edhe për umetin e tij:

وَٱبۡتَغِ فِيمَآ ءَاتَىٰكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلۡأٓخِرَةَۖ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنۡيَاۖ وَأَحۡسِن كَمَآ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ وَلَا تَبۡغِ ٱلۡفَسَادَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٧٧
Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit. “ Kasas: 77

Poashtu Allahu i Madhëruar na ka mësuar edhe në lutjet tona të themi:

… رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ حَسَنَةٗ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ٢٠١

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr

Lutje

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.
  • O  Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj  dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.
  • Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabbil-alemin.

innallahe je’muru bil-adli ve ihsani ve itai dhil-kurba, ve jenha anil-fahshai vel-munkeri vel-bag-ji, jeidhukum leal-lekum tedhekkerun.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

0 2678

HADITHI:

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ruajuni nga zullumi, sepse zullumi është (shumë) errësira ditën e Kiametit. dhe ruajuni nga kopracia, sepse ajo shkatërroi ata që ishin para jush.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith ndalon nga dy cilësi që janë cilësi të një morali të keq:

E para është: Zullumi. që e kemi përmendur në hadithin e mëhershëm, sqarimin e këtij hadithi, e fjala e tij (Ruajuni nga zullumi), ka për qëllim; largohuni prej tij, vendosni mes jush dhe mes tij një mburojë, e që janë adhurimet.

(dhe ruajuni nga kopracia) për kopracinë Allahu thotë: “E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” sureja Hashr, ajeti 9. Këtë ajet e përmendi Allahu në suren (Hashr) ku përmendi cilësitë e Ensarëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, Allahu thotë: “dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit).” Sureja Hashr, ajeti 9. para Muhaxhirëve: “e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë. E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues.” Sureja Hashr, ajeti 9. Dhe në ajetin tjetër në ajetet e fundit të (sures Tegabun) “dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” ajeti 16.

Kopracia është një veçori e shëmtuar, dallimi mes fjalës (shuh-الشح) dhe (buhl-البخل) është se e fundit është të jetë koprac për gjërat që ai i posedon, apo kurnac. Ndërsa e para ka kuptimin të jetë koprac në atë që e posedon dhe të lakmon atë që e ka dikush tjetër, duke hulumtuar atë që kanë njerëzit, ky është kopraci, që është më i keq se ai kurnac.

Sepse është kopraci dhe lakmi e madhe për të marrë atë që posedojnë të tjerët. Kopracia ka shkatërruar popujt e mëhershëm, gjë e cila i çoi ata të derdhin gjakun e tyre për pasuri, ishte shkak që ata të vriten mes vete, e të mbysin njëri tjetrin. E i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ndaloi nga kopracia, andaj njeriu duhet të ketë kujdes, e nëse e vëren në veten e tij le të kërkon prej Allahut që ta mbron atë nga kopracia.

Abdurrahman ibn Aufi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, shpesh gjatë tavafit ose gjatë qëndrimit në Arfat thoshte: O Allah më mbro nga kopracia e vetes sime. E shpeshtonte këtë lutje, për atë edhe e pyetën, dhe tha: “Nëse unë mbrohem nga kopracia e vetes sime, mbrohem nga zullumi, nga të qenit kurnac dhe nga ndërprerja e lidhjeve farefisnore…” mbështetur në fjalën e Allahut: “E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” Sureja Hashr, ajeti 9.

E që nëse mbrohet nga kopracia e vetes, ndalohet nga të bërit zullum, nga sulmim ndaj dikujt tjetër, nëse mbrohet nga kopracia shpirtërore e jep sadakanë, e jep zeqatin, është bamirës ndaj njerëzve, por, nëse është koprac, ajo e ndalon atë nga shpenzimi i pasurisë dhe e shtyen që të bëjë padrejtësi në pasuritë e njerëzve, kështu që kopracia është një ves i shëmtuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2578).

0 3048

Pyetja: Kam problem me urinimin, pasi që del një sasi urine pas 5 apo 10 minutave pas urinimit dhe kjo më bën që unë të pres rreth 15 minuta për t’u siguruar se urinimi është ndalur dhe kështu që vonohem për namaz 20 minuta, dhe nuk kam dalje të urinës në ndonjë situatë tjetër. A ka ndonjë zgjidhje për ta falur namazin në kohë ose duhet të pres dhe të përsëris abdesin. Ky problem e bëri jetën time të komplikuar.

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Sheriati i Islamit është një ligj i lehtë që lehtëson vështirësitë e njerëzve dhe i bën gjërat të lehtë për ta. Allahu thotë: “dhe nuk ju ka bërë juve në fe kurrfarë vështirësie” Sureja Haxh, 78.

Ajo që keni pyetur nuk është diçka që duhet të shkaktojë ndonjë ankth, zhgënjim apo dëshpërim, sepse çdo gjë që ju ndodh është një provë nga Allahu për çfarë do të shpërbleheni nëse keni durim. Duhet të dini se feja e Allahut është e lehtë në të gjitha gjërat. Nëse kjo që ju ndodh është zakonisht dhe ju e dini se urina do të ndalet pas pesë apo dhjetë minutave, atëherë ju duhet të ngriheni dhjetë minuta para kohës së namazit në mënyrë që ju të mund të urinoni dhe të prisni që të ndalet, dhe më pas të merrni abdes.

Nëse supozojmë që ngriheni vonë dhe duhet të urinoni, nuk ka mëkat për ju nëse urinoni dhe prisni që  të ndalet, edhe nëse e humbisni namazin me xhemat, sepse në këtë rast ju jeni të arsyetuar, pasi Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka namaz kur ushqimi është i gatshëm ose kur njeriu duhet të lirojë veten (nga urina ose nga jashtëqitja).” Transmeton  Muslimi, numër 560.

Bazuar në këtë, ne themi: ju duhet të dilni para kohës së namazit për një kohë të mjaftueshme sa për të ndalë urinën, por, nëse nuk mund ta arrini këtë, atëherë duhet të prisni, edhe nëse e humbisni namazin me xhemat, për aq sa jeni të penguar, preokupohesh me veten për t’u shëruar nga kjo gjë.

Shejh Ibn Uthejmin, Fatava Menar al-Islam, 1/106.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1628

1. “Ajo që unë më së shumti kam frikë për këtë Ummet është: dijetar në gjuhë, ndërsa injorant në zemër.” – Omer ibn Hattabi radijAllahu anhu

2. “Mirësia është e lidhur pas falenderimit, ndërsa falenderimi është i lidhur me shtimin dhe të dyja bashkë lidhen në një brirë. Nuk ka për tu ndalë shtimi (i mirësive) prej Allahut, derisa të ndërpritet falenderimi prej robit.” – Ali ibn Ebu Talib radijAllahu anhu

3. “Më herët kur u thonin njerëzve “kini frikë Allahun” gëzoheshin, ndërsa kur u thuhet në kohën e sodit, nervozohen.” – Fudajl ibn Ajadi, Allahu e mëshiroftë

4. “Kur Allahu ia do të mirën robit të Vet, ia mundëson tri cilësi: kuptueshmërinë e fesë, asketizmin ndaj (moslakminë ndaj dunjasë), shikimit e të metave të tij.” – Muhamed ibn K’ab El-Kurdhi

5. “Dëmi i mëkateve në zemër është sikur dëmi i helmit në trup. – Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

6. “Gara për tek Allahu i Madhëruar është gara e zemrave, dhe zemra e cila e paraprinë është ajo e cila i është përkushtuar më shumë robërisë së vërtetë ndaj të Lartësuarit. “E s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i devotshëm.” [Huxhurat: 13] – Shejh Dr. AbduLatif Ahmed

7. “Nuk është i mençur ai i cili e njeh të dobishmen dhe të dëmshmen, por i mençur është ai i cili e njeh të dobishmen dhe e pason atë dhe e njeh të dëmshmen dhe i shmanget asaj.” – Sufjan ibn Ujejne, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 3159

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Çdo bir i Ademit është gabimtar, e gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.”[1]

KOMENTI:

(Çdo bir i Ademit është gabimtar) pra secili prej tyre bie në gabim, ngase njeriu përnga dobësia e tij patjetër se do bie në gabim, e nuk ka asnjë që mund të shpëton nga gabimi.

Gabim: është mëkati, pra, secili prej tyre është mëkatar, është natyrshmëri e njeriut, por Allahu me dhuntinë dhe bujarinë e Tij, pasi që e njeh këtë njeri, i hapi atij derën e pendimit.

(e gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen) që nëse njeriu bie në një gabim, duhet të shpejtojë në pendim. Pendim në etimologji ka kuptimin; kthim, që nënkupton; Të kthehesh në adhurim.

Andaj, këtu kuptohet se nuk ka askush që mund të shpëton prej gabimit, e gabimet janë të llojit të ndryshëm, por njeriu duhet të shpejtojë e të pendohet nëse ndodh që ai të gabon, e pendimi shlyen gabimet e mëhershme, Allahu thotë: “Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe prej padijenisë.” Sureja Nisa, ajeti 17. qëllimi i fjalës në ajet (me pa dije) nuk ka për qëllim ngaqë nuk e ka ditur se është gabim, por ka për qëllim me pameditim, pa pasqyrim, “e shpejt pendohen.” Sureja Nisa, ajeti 17. pendohen menjëherë, e nuk vonohen deri në një afat tjetër, Allahu thotë: “dhe ata, që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun – dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush falë mëkatet përveç Allahut? – Ata nuk ngulmojnë në atë që kanë punuar, e ata e dinë këtë.” Sureja Ali Imran, ajeti 135.

Ky hadith sikur na bën me dije se rënia në gabime është natyrshmëri njerëzore, por, Allahu me bujarinë dhe dëshirën e Tij i hapi atij derën e pendimit, e që është një formë e shërimit të gabimeve, të penduarit tek Allahu.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I KATËRMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2499) dhe ibn Maxheh me numër (4251). Dijetari i njohur Albani, në librin e tij (Hidajetu Ruvat, 3/449) ka thënë: “Zingjiri i këtij hadithi është i mirë, ndërsa Hakimi e vlerësoi sahih 4/244).

 

0 11986

Në emër të Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, dhe gjithë shokët e tij.

Këto janë një grumbull i dispozitave të rëndësishme, për të cilat udhëtari është i nevojshëm, i kam përzgjedhur çështjet më të nevojshme, duke u mbështetur në konkludimet e tre imamëve; ibn Tejmijes, ibn Bazit dhe ibn Uthejminit, Allahu i mëshiroftë, duke mos pretenduar pajtueshmërinë e të treve në një çështje, jam munduar që t’i përmbledh shkurtimisht të renditura, në mënyrë që të jenë më lehtë për t’u kuptuar dhe për t’u mësuar, duke cekur burimin e çështjeve.

E lus Allahun të na jep sukses.

    • I lejohet udhëtarit t’i merr lehtësimet e rrugës, në momentin kur del prej godinave të qytetit. Shënon Buhariu në (Sahihun e tij) se Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur kishte dalur nga qyteti i Kufes, shkurtoi namazin në momentim kur ende po shiheshin shtëpitë e qytetit, e kur u kthye, i thanë atij: Arritëm në qytetin e Kufes! Ai tha: Derisa të hyjmë në qytet. Dhe kur i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e fali namazin e drekës katër reqate në Medine, ndërsa namazin e iqindisë dy reqate në (mikatin) Dhul Hulejfeh.[1]
    • Rreth distancës e cila merret parasysh për t’u llogaritur njeriu udhëtar, dijetarët janë ndarë në mendime të ndryshme, prej tyre është mendimi i Imam Ebu Hanifes i cili e përcakton me 85 km.
    • Nëse hyn koha e namazit duke qenë ende në shtëpi e më pas udhëton dhe gjatë udhëtimit: a duhet ta falë namazin e plotë, apo e shkurton në dy reqate? Mendimi më i saktë është se i fal dy rekate (e shkurton).[2]
    • Nëse personi që është udhëtar falet pas një vendasi, e plotëson namazin katër reqate në çdo rast, qoftë edhe nëse e arrin namazin me xhemat në teshehudin e fundit. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, bazuar në sunet, dhe është mendimi i dy imamëve; ibn Bazit dhe ibn Uthejminit.[3]
    • Nëse personi që është udhëtar ua falë namazin disa personave që janë vendas, preferohet që ai pasi ta ketë falur namazin e shkurtuar, u thotë atyre: Ngrihuni dhe plotësonie namazin). Imam Maliku, përcjell nga Nafiu, nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai kur vinte në Meke dhe falte namazin u thoshte: “Plotësonie namazin, sepse ne jemi udhëtarë.”
      Është transmetuar nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që e transmeton Imran ibn Husajn, mirëpo është hadith i dobët, e shënon Ebu Davudi dhe të tjerë. Nëse ua bën me dije para namazit, nuk ka gjë të keqe, në mënyrë që të mos u ngatërrohet namazi.[4]
    • Udhëtari i fal të gjitha sunetet, përpos sunetet e namazeve të; drekës, akshamit, dhe jacisë. E sunetet tjera i falë, si sunetet që falen si shkak; kështu namazi i duhasë, vitri, sunetet e abdesit, etj.[5]
    • Prej sunetit është që të lexohet më pak në namaze. Është vërtetuar nga Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ai ka lexuar në namazin e sabahut (Li ilafi kurejsh) dhe kalexuar (Kul huve Allahu ehad). Ndëra Enës ibn Maliku ka lexuar (Sebihime rabikel eala). I ka shënuar ibn Ebi Shejbeh, dhe janë transmetime të sakta.
    • Nëse bashkon dy namaze, ai e thërret një ezan dhe thërret dy ikamete, për secilin namaz nga një.[6] I lejohet t’i bashkon namazet në fillim të kohës, në mes, apo në fund të kohëve të dy namazeve.[7]
    • Bashkimi i namazeve gjatë udhëtimit është në rast nevoje për t’i bashkuar, këtë e thotë shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë,[8] dhe i lejohet edhe në rast kur nuk është në gjendje nevoje për t’i bashkuar.[9]
    • Udhëtarit i takon që t’i fal namazet vullnetare në veturë apo aeroplan, siç është konfirmuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, nga shumë aspekte falja e namazit vullnetarë i hipur në kafshë, siç është në hadithin që e përcjell Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe nuk kushtëzohet kthimi kah kibleja, mirëpo preferohet për të që të kthehet në drejtim të kibles në fillim të namazit, e më pas e plotëson namazin e tij në drejtimi që ai udhëton.[10]
    • Secilit që i lejohet shkurtimi i namazit i lejohet edhe bashkimi mes tyre, njejtë edhe ndërprerja e agjërimit, dhe jo e kundërta.[11]
    • Udhëtimi ditën e Xhuma është i lejuar, mirëpo nëse muezini e thërret ezanin e dytë për namaz të xhumasë, e ai ende është në vendin e tij, detyrohet që të qëndrojë derisa ta falë namazin e xhumasë, përveç në rast nëse ka frikë se mund t’i ikë koha e fluturimit, apo shoqërimi me të cilët do të udhëtojë, i lejohet të udhëton, njejtë i lejohet të udhëton edhe pas ezanit të dytë nëse ai do e falë namazin gjatë rrugës, si përshembull nëse kalon pranë një vendi të afërt dhe e fal së bashku me ta namazin e xhumasë.[12]
    • Lutjet që thuhen pas namazeve bien nga namazi i parë të cilin e bashkon, duke u mjaftuar vetëm me një herë me përmendjen e lutjeve. Por, nëse përshembull në namazin e akshamit dhe të jacisë preferohet që në namazin e akshamit të thuhet dhjetë herë lutja (La ilahe il Allahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir – Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut, i cili është Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi, dhe Atij i takon lavdërimi, dhe Ai është i plotëfuqishëm mbi çdo gjë) dhe në namazin e jacisë tre herë, atëherë e thotë atë që është më shumë, e në këtë rast lutja që është më pak nënkategorizohet prej lutjes që është më shumë, po edhe nëse e thotë në dy namazet nuk ka gjë të keqe, po edhe e para i mjafton.[13]
    • Nëse e fal namazin e drekës në vend, e më pas udhëton; a i lejohet ta fal namazin e iqindisë në udhëtim para se të hyjë koha e namazit? Dy dijetarët –ibn Bazi dhe ibn Uthejmini, Allahu i mëshiroftë, kanë mendimin se nuk lejohet, dhe atë se humb një prej kushteve të bashkimit mes dy namazeve, dhe se nuk ka nevojë që ta falë para kohe, sepse ai patjetër se do e fal, e nuk e fal pa hyrë koha e tij.
    • Nëse i vonon dy namazet duke qenë udhëtarë, e më pas arrin në vendin e tij para se të del koha e namazit të parë, nuk i lejohet atij që t’i bashkon, por i plotëson të dyja në kohën e vet. Por, nëse i ikë koha e namazit të parë duke qenë ai në udhëtim, e më pas ai arrin në vendin e tij në kohën e namazit të dytë, atëherë e fal namazin e parë të plotë, ky është qëndrimi i dijetarit ibn Uthejminit, dhe namazin e dytë natyrisht që e fal të plotë, në dy rastet.[14]
    • Nëse udhëtari e di apo supozon se do të arrijë në vendin e tij para namazit të iqindisë, ose para namazit të jacisë, atëherë më mirë për të është që të mos i bashkon dy namazet, ngase nuk ekziston arsye për t’i bashkuar, por në qoftë se i bashkon s’ka gjë të keqe.[15]
    • Nuk kushtëzohet nijeti i shkurtimit të namazeve, sipas mendimit më të saktë.[16]
    • Shumica e dijetarëve kanë ndaluar bashkimin e namazit të iqindisë dhe të xhumasë, dhe ky ëshë mendimi më i njohur i medh’hebit Hanbelij, Shafij, dhe ky është mendimi i zgjedhur i dy dijetarëve –ibn Bazit dhe ibn Uthejminit- përpos nëse personi e fal namazin e drekës në vend të namazit të xhumasë, në këtë rast i lejohet.[17]
    • Shkurtimi i namazit për udhëtarin është sunet i fortë, e disa e vlerësojnë se është obligim, e nuk është përcjellur asgjë nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të ketë plotësuar namazin.[18]
    • Lehtësimi i shkurtimi dhe bashkimit të namazeve është i lejuar në çfarëdo lloji udhëtimi të jetë, sipas mendimit më të saktë, këtë mendim e përzgjodhi shejhul islami.[19]
    • Gruaja nuk udhëton e vetmuar, përveç nëse me të është një nga mahremët e saj (që është çdo mashkull, i moshëritur, e i shëndoshë, me të cilët ajo e ka të ndaluar martesën me ta përgjithmonë, qoftë nga anëtarët e familjes apo për ndonjë shkak të lejuar fetarisht).
    • Nëse udhëtari bashkon namazin e akshamit dhe të jacisë në kohën e akshamit, e fal edhe namazin e vitrit –sipas mendimit më të saktë-, e nuk ka nevojë të pret deri të hyjë koha e namazit të jacisë.[20]
    • Nëse udhëtari falet pas një imami dhe dyshon në nijetin e imamit se a e fal namazin ai si udhëtarë apo si vendas, në origjinë është se xhemati e plotëson namazin. Por, nëse udhëtari në këtë rast thotë në vete; nëse imami e plotëson namazin e plotësoj edhe unë, e nëse ai e shkurton e shkurtoj edhe unë, i lejohet. Kjo në aspektin e përcaktimit të njërës prej dy mundësive e jo në bazë dyshimi.[21]
    • Namazi i xhumasë nuk është detyrim për udhëtarin i cili qëndron në një vend, përderia quhet udhëtarë. Ibn Mundhiri deklaron konsensus në lidhje me këtë, në librin e tij (El Evsat) dhe ka thënë: Nuk e ka kundërshtuar këtë askush përveç Zuhriut. Por, nëse udhëtari ka dëshirë të prezentojë në namazin e xhumasë i pranohet në vend të namazit të drekës.[22]
    • Udhëtari nëse e arrin vetëm një rekat të namazit të xhumasë apo më shumë, e plotëson namazin si namaz të xhumasë, por, nëse arrin më pak se një rekat, atëherë i fal dy rekate me nijet të namazit të drekës.[23]
    • Nëse njeriu udhëton gjatë muajit Ramazan, mundet që të ndërpren agjërimin, por, mund që edhe të agjërojë, ndërsa më e mira është të vepron atë që është më e lehtë për të, që nëse agjërimi është i lehtë, agjëron, e nëse ndërprerja e agjërimit është më e lehtë për të, e ndërpren agjërimin. E në rast se të dyjat janë njësoj për të, atëherë agjërimi është më mirë, ky është veprimi i të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe është më shpejt në lirimin nga detyrimi dhe më e lehtë për njeriun. Disa deklarojnë se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.[24]
    • Lejohet që ai i cili e fal namazin e drekës të del imam atyre që e falin namazin e iqindisë, si dhe ai i cili e fal iqindinë të del imam atyre që e falin namazin e drekës.[25]
    • Nëse udhëtari e fal namazin e akshamit pas një imami vendas i cili e fal namazin e jacisë, dhe e fillon namazin së bashku me imamin, ai mund të zgjedh; ose të bën nijet të përfundon namazin pasi të ketë përfunduar rekatin e tretë, e më pas të jep selam, ose të ulet pas rekatit të tretë e të pret imamin ulur deri sa të jep selam së bashku me të.

    Nëse e arrin imamin në rekatin e dytë, nuk ka asnjë problem, jep selam së bashku me imamin.

    Nëse e arrin imamin në rekatin e tretë, pasi të jep imami selam e fal edhe një rekat.

    Nëse e arrin imamin në rekatin e katërt, i fal edhe dy rekate pasi që imami të jep selam.[26]

    • Ajo që mirret parasysh për lejueshmërinë apo mosejueshmërinë e shkurtimit dhe bashkimit të namazeve është koha e kryerjes së një namazi e jo hyrja e kohës së namazit, pra, nëse njeriu është ende në vendin e tij në kohë që koha e namazit ka hyrë, e më pas udhëton, atij i takon ta shkurtojë namazin (pasi që koha e atij namazi ende vijon), dhe ai i cili e arrin një kohë ta namazit në udhëtim dhe më pas arrin në vendin e tij, ai e plotëson atë namaz.[27]
    • Njeriu mund ta shkurton namazin edhe nëse nuk e ka bërë nijet para namazit.[28]
    • Nuk kushtëzohet falja e dy namazeve një pas një në një kohë.[29]

    Shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mendimi më i saktë është se nuk kushtëzohet falja e njëpasnjëshme në një kohë, qoftë në kohën e parë, apo në kohë e dytë, ngase një gjë e tillë nuk është e përcaktuar në fe, sepse veprimi saj e largon qëllimin e lehtësimit (për udhëtarin).

    Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më së miri është që të mos i bashkon namazet nëse nuk i fal një pas një, mirëpo mendimi i shejhul islamit është i fuqishëm.”[30]

    Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka gjë të keqe nëse pauzon një kohë të shkurtër, siç është e njohur sipas zakonit … por më e mira është që namazet të falen përnjëherë, duke vepruar sipas sunetit të profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.”[31]

    • Nuk kushtëzohet nijeti i bashkimit të dy namazeve para se të fillojë namazin e parë, por, i lejohet të bashkon namazin edhe nëse ka përfunduar namazin e parë.[32]
    • A është më mirë që të bashkohen dy namazet duke i falë në kohën e parë të namazit të parë apo të vonohen deri në kohën namazit të dytë? Më së miri është të vepron atë që është më e lehtë për të, e nëse arrin në vendin të cilin ka synuar, atëherë të mos bashkohen namazet është më së miri.[33]
    • Namazi i xhumasë nuk është i obliguar për udhëtarin, por nëse udhëtari gjen disa vendas të cilët e falin, atëherë për të dhe për ata të cilët qëndrojnë në një vend për një kohë të shkurtër është e lejuar të falen me ta, që të arrijnë vlerën e xhumasë.[34]
    • Nëse udhëtari del imam një xhemati që janë vendas, prej sunetit është që ai të falë namazin e udhëtarit, e t’i informon ata, e pasi që ai të jep selam ata ngrihen dhe e plotësojnë namazin. Por, nëse udhëtari e plotëson namazin, namazi është i saktë, por lënia e plotësimit është më së miri.[35]
    • Obligueshmëria e dhënies së mundit për të gjetur kiblen, qoftë duke pyetur apo në forma tjera, e nëse falet në drejtim të gabuar pa dhënë mund e pa kërkuar drejtimin e kibles, e përsërit namazin. E nëse vëren se ka gabuar pasi të ketë dhënë mundin për ta gjetur, nuk e përsërit namazin, qoftë kjo në udhëtim, apo në shtëpi.[36]
    • Prej lehtësimeve të udhëtarit është edhe përdorimi i mesteve tre ditë e tre netë, duke filluar që nga përdorimi i parë i tyre.
    • Preferohet që udhëtari pasi të jetë kthyer nga udhëtimi të i fal dy rekate namaz vullnetar në xhami, kështu vepronte i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.[37]
    • Nëse e bën nijet të qëndron në një vend më tepër se katër ditë, ai fillon dhe i plotëson namazet, sepse i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kështu veproi kur bëri haxhin lamtumirës, shejhul islam ibn Tejmije, ka thënë: “Nëse e bën nijet të qëndrojë katër ditë e më pak e shkurton namazin siç ka vepruar i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kur hyri në Meke, ngase ai qëndroi në Meke për katër ditë dhe shkurtonte namazin. E nëse qëndron më tepër, ka mospajtim mes dijetarëve, mirëpo më e sigurtë është të plotëson namazin, por, nëse ai thotë se nesër do të udhëtoj, e do udhëtojë pasnesër (dyshon kur udhëton), e nuk e bën nijet të qëndrojë ai e shkurton namazin, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, qëndroi në Meke më tepër se dhjetë ditë, dhe shkurtonte namazin. Dhe qëndroi në Tebuk njëzet netë dhe shkurtonte namazin.”
    • Shkurtimi i namazit gjatë qëndrimit në Mina, duke falur çdo namaz në kohën e vet, qoftë edhe për banorët e Mekes, si dhe shkurtimi dhe bashkimi i namazit të drekës dhe të iqindisë në Arafat, dhe mes namazit të akshamit dhe të jacisë në Muzdelife.

Përktheu dhe përgatiti: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Referencat:

  1. [1] Ibn Uthejmini në (Sherh Mumtij, 4/363)[2] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 35). Ibn Uthejmini në (Sherh Mumtij, 4/370) ibn Mundhiri supozon të ketë konsensus (El-Evsat, 4/354)[3] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 40) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/368).

    [4] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 40) dhe (Mexhmu’ul fetava, 12/263)

    [5] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 58) dhe ibn Uthejmin në (Mexhmu’ul fetava, 14/295).

    [6] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 2/46).

    [7] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/396).

    [8] (Mexhmu’ul fetava, 24/19)

    [9] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/390).

    [10] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 2/268).

    [11] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 35)

    [12] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 5/23).

    [13] ibn Uthejmin në (likau el bab el meftuh, 1/258).

    [14] (El Mexhmu’, të imam Neveviut 4/245) dhe ibn Uthejmini në (Sherh el Mumti; 4/406)

    [15] ibn Uthejmin në (Mexhmu’ul fetava, 15/422).

    [16] (Fetava shejhul islam, 24/104) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/390).

    [17] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 57) dhe në (Mexhmu’ul fetava, 12/300) dhe ibn Uthejmin në (Mexhmu’ul fetava, 15/371).

    [18] (Mexhmu’ul fetava, 24/19).

    [19] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/349).

    [20] (Fetava lexhnetu Daimeh, me numër 7757).

    [21] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/369).

    [22] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 46,57)

    [23] (Fetava lexhnetu Daimeh, me numër 1272). Këtë mendim e përzgjedh ibn Uthejmin në shënimet e tija mbi librin (el Kefi) të ibn Kudames (2/136).

    [24] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/328).

    [25] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/260).

    [26] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/261).

    [27] Ibn Bazi në (Mexhmu’ul fetava, 12/290) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/328).

    [28] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/371).

    [29] (Mexhmu’ul fetava, 24/54)

    [30] ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/400).

    [31] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 38)

    [32] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 30) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/397).

    [33] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 38) dhe në (Mexhmu’ul fetava, 12/266) dhe ibn Uthejmin në (Sherh el Mumti, 4/397).

    [34] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 47)

    [35] Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 41) dhe në (Mexhmu’ul fetava, 12/260)

    [36] (Mexhmu’ul fetava, 21/224) Ibn Bazi në (Ahkam el musafir, f. 30)

    [37] E shënon Muslimi (1928).

 

NA NDIQNI NË