Arhiva MujoreJanuary 2018

0 2962

El Meddu ( الْمَدُّ )

Gjuhësisht:  Zgjatje.

Përkufizimi terminologjik: Zgjatja e zërit për shkak të tre shkronjave të meddit.

Shkronjat e meddit janë: ( و ) ( ي ) ( ا )

Meddi është dy lloje:

  1. Meddi Tabi’ij ( الْمَدُّ الطَّبِيعِي ): Zgjatja natyrore dhe zgjatet sa dy shkronja.

قاَلَ   قِيلَ   يَقُولُ

  1. Meddi Ferij ( اَلْمَدُّ اَلْفَرْعِي ): Zgjatja sekondare dhe kjo është disa lloje sipas pozitës së Hemzës dhe Sukunit.

Ato janë:

  1. El Medd El Mutasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُتَّصِلْ ).
  2. El Medd El Munfasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُنْفَصِلْ ).
  3. El Medd El Lazim ( اَلْمَدُّ اللاَّزِمْ ).
  4. El Medd El Arid ( اَلْمَدُّ اَلْعاَرِضْ ).
  5. El Medd El Lin ( اَلْمَدُّ اللِّينُ ).

  1. El Medd El Mutasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُتَّصِلْ )

(Zgjatja e Ngjitur)

Përkufizimi terminologjik: Nëse Hemzeja ( ء ) është e ngjitur me shkronjat e meddit në të njëjtën fjalë, është obligim zgjatja prej katër tonëve deri në pesë dhe nuk lejohet të jetë më e shkurtër.

{ اَلسُّوءُ } { جِيءَ } { جآءَ }

Vërejtje: Nëse kjo zgjatje shfaqet dy apo më tepër herë në të njëjtin ajet, duhet të zgjatet në mënyrë të barabartë, e jo njëra të zgjatet më tepër e tjetra më pak.

{ أَنْزَلَ مِنَ السَّمآءِ مآءً }

Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi

0 3695

O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, dhe nga e keqja të cilën nuk e kam vepruar[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا عَمِلْتُ، وَمِنْ شَرِّ مَا لَمْ أَعْمَلْ

(Allahume ini eudhu bike min sherri ma amiltu ve min dherri ma lem eamel)

Komenti i lutjes

Kjo lutje e bekuar është gjithëpërfshirëse për çdo të keqe që ka vepruar njeriu, dhe ato që nuk i ka vepruar, në të kaluarën, në të tashmen apo në të ardhmen.

Fjala e tij: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar.” Pra, nga të këqijat, apo nga e keqja që kam bërë, për të cilat mund të ketë saknsione për to në këtë botë, apo në ahiret. Ose vepra që kanë nevojë për falje, prej veprave të mira; pra, nga e keqja që kam braktisur punët e mira, kështu ky kërkim mbrojtje është gjithëpërfshirëse e të gjitha veprave të këqija, e mëkateve të kaluara.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kërkoi mbrojtje, duke qenë ai i mbrjtur nga mëkatet, që të jetë i përkushtuar frikës ndaj Allahut, mëdhërimin e Tij, nderimit, e ndjenjës së nevojës së pandarë për Allahun, e të e shpjegon formën e lutjes, që të tjerët ta ndjekin, sepse veprat e tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, të gjith janë hajr, të mira e nuk ka gjë të keqe në to.

Fjala e tij: “dhe nga e keqja të cilën nuk e kam vepruar.” Prej punëve të mira, pra nga e keqja e braktisjes së punëve të mira, apo ka kuptimin nga të këqijat apo mëkatet të cilat ende nuk i kam vepruar, që të më ruash në të ardhmen, e nga çdo vepër që nuk është sipas kënaqësisë Tënde, dhe ngërthen hidhërimin Tënd.  E që kjo pjesë e kërkimit të mbrojtjes përfshinë çdo të keqe, e çdo mëkat të kohës së tashme apo të së ardhmes.

Njashtu kjo formë e kërkim mbrojtjes është sqarim dhe argument se çfarë e keqe që e godet njeriun është si pasojë e veprave të tija, apo si pasojë e asaj çfarë kanë punuar njerëzit, edhe nëse ai nuk është vepruesi i drejtpërdrejtë, sikur që thotë Allahu: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.” Surej Shura, 30.

Dhe thotë: “Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq, dhe ta dini se Perëndia dënon ashpër.” Sureja Enfal, 25.

Këto ajete flasin për imanin e dobët, për nevojën e pashmangshme për Zotin, për përmirësimin e çështjeve të tija, për t’i rregulluar, e të mbrohet nga të këqijat e vetes, nga të këqijat e veprave të tija, dhe se është i nevojshëm për Allahun në çdo lëvizje qerpiku, dhe se duhet që çdoherë të ecë në këtë mënyrë, derisa të fiton kënaqësinë e Zotit.

Kështu që është e qartë për ty, o rob i Allahut, rëndësia e kësal lutje të bukur, pasi që nëna e besimtarëve, Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, tregonte se kjo lutje ishte një prej lutjeve më të shpeshta me të cilat lutej i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të cilit i ishin falur mëkatet e mëhershme dhe ato të mëvonshme.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër, 2716.

0 1441

HADITHI:

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë).”[1]

Ngjashëm me këtë transmeton edhe Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo vepër e mirë që ke vepruar, qoftë ndaj një pasaniku apo të varfëri është sadaka.”[2]

KOMENTI:

(Çdo vepër e mirë është sadaka) Vepra e mirë, e kundërta e së keqes. Vepër e mirë mund të jetë me pasuri, por edhe me udhëzim, me fjalë të mira, e çdo send që i bën mirë një muslimani është punë e mirë, qoftë të jetë me fjalë apo me vepra. Pra, ndihma e ofruar të varfërve është punë e mirë, plotësimi i nevojave të njerëzve me nevojë është punë e mirë, po ashtu punë e mirë është edhe: të udhëzosh dikë, pra, të ndërmjetësosh që njerëzit të kryejnë nevojat e tyre, Allahu thotë: “Ai që përpiqet për të mirë – edhe ai do të ketë pjesë në shpërblim, e ai që angazhohet për të keqe – edhe ai do të ketë pjesë në ndëshkim. – Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm.” Sureja Nisa, 85.

Pra, ndërmjetësimi për të kryer nevojat e njerëzve për të cilat ata janë të nevojshëm është punë e mirë, bile prej punëve më të mira.

Fjala e mirë është punë e mirë, nëse ti flet me vëllain tënd me fjalë të mira, e përshëndet atë, është punë e mirë.

Njejtë punë e mirë është edhe të jesh fytyrqelur e të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd, sepse çdo gjë që e gëzon vëllain tënd musliman është punë e mirë, qoftë edhe nëse është diç shumë e vogël, por pas saj fshihen shumë mirësi.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër, 6021.

[2] E shënon Taberani ne (el Kebir) 10/110. Ibn Adij në (el Kamil) 5/120. Ebu Nuajm në (el Hilje) 3/49. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu u haditheve të sakta) (5/68) me numër (4020).

0 4112

Pyetja: Unë e lexoj suren Mulk në namazin e jacisë, a duhet përsëri të lexohet para gjumit?

Përgjigjja: Leximi i sures Mulk është e preferuar të lexohet në përgjithësi dhe para gjumit në veçanti.
Transmeton Tirmidhiu (2891) dhe Ahmedi në (Musnedin) e Tij (7915) nga Ebu Hurejra,  Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga profeti, salAllahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Vërtet, në Kuran ka një sure që ka tridhjetë ajete, e cila ndërmjetëson për një person derisa t’i falen mëkatet, ajo është (Tebarekel-ledhijbijedihilmulk)”.

Transmeton Tirmidhiu (2892) dhe Ahmedi (14249l: “Profeti, salAllahu alejhi ue selem, nuk flinte derisa të lexonte (Elif Lam Mim tenzil – Sureja es-Sexhdeh) dhe (Tebarekel-ledhii bijedihilmulk – Sureja Mulk)”.

Më e preferuar është të lexohet sureja Mulk para gjumit çdo natë, ashtu siç ka vepruar Profeti, alejhis selam, por edhe nëse e lexon atë në namazin e jacisë, apo në namaz nate para gjumit apo më herët, llogaritet të ketë fituar shpërblimin, mbështetur në kuptimin e përgjithshëm të hadithit të parë për ndërmjetësimin e sures Mulk për atë që e lexon, sepse koha e leximit të saj nuk është kufizuar me një kohë të caktuar.

Mirëpo, nuk lejohet vazhdimsia e leximit të kësaj sure në namazin e jacisë , sepse vazhdimsia është lloj kufizimi, dhe kufizimi në adhurime nuk bëhet vetëm se me argument, mirëpo nëse ndonjëherë e vepron këtë , nuk ka gjë të keqe.

islamqa.info / albislam.com

Përktheu: S. Memeti

0 1186

● Thanë: Çofshi mirë çdo vitë të ri.

○ Thashë: Cila është arsyeja?

●Thanë: Mbaroi një vit,dhe filloi një vit i ri.

○ Thashë: Çfarë viti është ky që do të fillojë? A nuk jemi ne në muajin e katërt Hixhrij?!

● Thanë: Është viti Miladij (diellor).

○ Thashë: Urimet e tua mbaji për vete, ne nuk pranojmë urime me këtë kalendar, dhe nuk jemi ithtarë të saj që t’na uroni me të. Drejtohuni atyre të cilët janë ithtarë të saj.

● Thanë: Po kush janë ithtarët e saj?

○ Thashë: Jehudët dhe të Krishterët.

● Thanë: Ti je i ashpër, i ndryshëm nga të tjerët.

○ Thashë: Nuk jam i ashpër dhe as i ndryshëm, porse ti je bërë i butë (ke pranuar me lehtësi) dhe je bërë njësoj me ta. Ky kalendar veçon Jehuditë dhe të Krishterët , dhe me të llogarisin çështjet dhe punët e tyre. Dhe këta kanë caktuar fillimin dhe mbarimin tij.

● Thanë: Ky është viti (llogaritës) i lindjes së Mesihut (Isait) alejhi selam.

○ Thashë: Jo.

● Thanë: E po çfarë atëherë?

○ Thashë: Është viti i Kryqëzimit dhe i Krishtlindjeve, në të cilin pretendojnë se ai (Isau) është biri i Zotit (i lartësuar është Allahu nga ajo çfarë i mveshin).

● Thanë: Dhe si arrite të gjykosh se kjo është festë e Kryqëzimit dhe Krishtlindjeve, dhe nuk është festë e lindjes së Mesihut, alejhi selam?

○ Thashë: Në cilën stinë të vitit jemi tani?

● Thanë: Në stinën e Dimrit.

○ Thashë: Mirë atëherë, në cilën stinë të viti bëhet (kultivohet) hurma “Rutab”? Apo çfarëdo hurme tjetër.

● Thanë: Çfarë ka të bëjë tani kjo? Dhe për çfarë arsye hym në çështjen e stinëve, ishim tek çështja e lindjes së Mesihut.

○ Thashë: Përgjigju pyetjes sime, që të arrijmë tek e vërteta, në cilën stinë të vitit bëhet hurma Rutab?

● Thanë: Në stinën e verës.

○ Thashë: Ne tani jemi në stinën e dimrit, dhe Mesihu Isau i biri i Merjemes alejhi selam lindi në stinën e verës.

● Thanë: Cili është argumenti ytë?

○ Thashë: Allahu i Madhëruar thotë:

{وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا}
(E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.)
(Merjem;25)
Dhe nga kuptimi i jashtëm i ajetit është se Mesihu alejhi selam u lind në stinën e verës, kjo është koha e Rutabit (hurmës), dhe si ka mundësi që dita e lindjes së tij të jetë dimrit?

● Thanë: Por kjo është ta themi vit i ri Miladij (diellor).

○ Thashë: Kjo është dita e shfaqjes së Kryqëzimit dhe e Krishtlindjeve, dhe këtë e festojnë çdo vit.

● Thanë: Ne nuk pretendojmë urimet për Kryqëzimin, porse vetëm përfundimin e një viti.

○ Thashë: Përderisa nuk kemi argument nga Libri (Kurani) dhe Suneti (Hadithi) që vërteton apo lejon urimin e një viti Hixhrij Islamik, në të cilin orientohen muslimanët në adhurimet e tyre dhe çdo gjë që ka të bëjë me fenë e tyre, dhe nga dijetarët e mirëfilltë se urimi i një viti të ri është bidat dhe devijim. E çfarë mundë të jetë me urimin e vitit Miladij të cilin e vendosën jobesimtarët nga Jehudët dhe të Krishterët?!
A nuk është kjo më e rëndë dhe më e ndaluar?!
Duke veçuar urimin me këtë vit i bije të madhërosh traditat dhe bindjet e tyre. Përderisa Allahu ka përbuzur të gjitha traditat dhe bindjet e Jehudive dhe të Krishterëve.

● Thanë: Nga çfarë argumenton se nuk lejohet urimi i përfundimit të viteve edhe në çoftëse është Hixhrij?

○Thashë: Allahu thotë:

{وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا }
(Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbanju.)
[Hashër;7]
Dhe Pejgamberi ﷺ nuk na solli ndonjë lejesë për urimin e mbarimit apo fillimit të viteve.
Është transmetuar në Sahihun e Muslimin nga Hadithi i Aishes radijAllahu anha ku thotë: Ka thënë Pejgamberi ﷺ : “Kush punon ndonjë punë (vepër) e cila nuk është në përputhje me mësimet tona, i është refuzuar.”
Dhe hadithi i Ibn Umerit ku thotë: Ka thënë Pejgamberiﷺ: “Kush përngjason një popull ai është prej tyre.”

Kushdo që vepron një gjë të tillë është mëkatarë cila do që të jetë arsyeja e tijë. Sepse kjo është bashkëpunim në shirk dhe mohim ndaj Allahut fuqiplotë në atë çfarë ata mveshin.

Allahu thotë:
{ وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ}
(Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.)
[Kalem:9]

Nga arabishtja: M. Rexhepi

Burimi: albislam.com

0 3365

Shirk; është të bërit shok Allahut, pra krahasimi dhe barazimi i tjerëve me Allahun, xhele ue ala, në çështjet që i takojnë vetëm Allahut, dhe që është veqori vetëm e Tij, do të thotë drejtimi i tjetër kujt pos Allahut në ndonjë prej adhurimeve që i takon vetëm Atij, xhele ue ala.

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk e falë atë që i bën shok(shirk) Atij, por ia fal mëkatet e tjera përveç shirkut kujt të dojë”.

Dijetari i shquar, Shejh Salih el Feuzan -Allahu e ruajtë, thotë: “”Nga ky ajet përfitojmë se Shirku (të bërit shok Allahut) është mëkati më i madh që bëhet ndaj Allahut, ku Allahu, xhele ue ala, na tregon në këtë ajet se nuk e falë atë që i bënë shirk Atij nëse i tilli nuk pendohet nga shirku. Ndërsa mëkatet tjera përveç shirkut, janë nën dëshirën e Allahut, nëse dëshiron Allahu e falë pa bërë pendim, ose nëse dëshiron e dënon atë. Një gjë e tillë na mëson për rrezikueshmërinë e shirkut dhe se, sesa i madhë është ky mëkat.

Dijetari el-Feuzan, vazhdon dhe thotë; Shirku është du llojesh, shirku i madhë dhe i vogël:

Shirku i madhë është: Krahasimi dhe barazimi i tjerëve me Allahun, xhele ue ala, në çështje që i takojnë vetëm Allahut, dhe që është veqori vetëm e Tij.

Ndërsa, shirku i vogël është: aajo që ka ardhur në argumentet e sheriatit që tregojnë se është shirk, mirëpo nuk arrin te shirku i madhë(siq është syefaqësia), shembull i shirkut të vogël: kur thotë njeriu: çka dëshiron Allahu dhe ti.

Dallimi mes shirkut të madhë dhe të vogël:

E para: Shirku i madhë i bënë të pavëlefshme të gjitha veprat, ndërsa shirku i vogël e bënë të pavëlefshme vetëm veprën e bërë(psh:nëse bëhet një vepër me syefaqësi,kjo vepër prishet nëse nuk është vepruar për hir të Allahut).

E dyta: Shirku i madhë është shkak që njeriu të qëndrojë përgjithëmonë në Xhehennem, ndërsa shirku i vogël nuk e obligon qëndrueshmërinë e përgjithëmonshme në Xhehennem.

E treta: Shirku i madhë e nxjerrë njeriun nga Feja (Islami), ndërsa shirku i vogël nuk e nxjerr nga Feja.

Transmeton Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ai që vdes duke e lutur tjetër kënd pos Allahut do të hyj në Zjarr”.

Transmeton Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: ” Ai që e takon Allahun duke mos i bërë shoq (shirk) Atij në asgjë do të hyj në xhennet, ndërsa ai që e takon Allahun duke i bërë shoq (shirk) do të hyj në zjarr (xhehennem). Gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “”Gjëja që më së shumti frigohem për ju është shirku i vogël, e pyetën çfarë është për qëllim? Ai, salAllahu alejhi ue selem! , tha: Syefaqësia.

Gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: thotë Allahu, xhele ue ala; ” Unë jam më i pavaruri që të më bëhet shok (shirk) mua, kush bënë një vepër dhe më shoqëron(shirk) Mua tjetër kënd me të, e lë atë dhe veprën e tij.”

Nga arabishtja; Artan Bajrami

Burimi: albisalm.com

0 1524

1. Sa herë është përmendur i dërguari i Allahut, Musai alejhi selam në suren el Bekare!?

– Musai alejhi selam është përmendur në suren el Bekare gjithësej 11 herë.

2. Cili numër është përsëritur më shpesh në Kuranin Fisnikë!?

– Numri që më së shumti është përsëritur në Kuran është numëri një (1).

3. Sa ka zgjatur zbritja e Kuranit në Meke dhe në Medine!?

– Zbritja e Kuranit në Meke ka zgjatur 12 vite e 9 muaj e 13 ditë kurse në Medine ka zgjatur 9 vite e 9 muaj e 9ditë.

4. Sa herë e ka përmendur devotshmërinë Allahu në librin e Tij (Kuranin Fisnikë)?

– 252 herë gjithësej është cekur devotshmëria në Kuran.

5. Kush është përmendur në Kuran më shumë imani (besimi) apo kufri (mosbesimi)!?

– Gjithësej Imani dhe Kufri janë cekur në Kuran 17 herë, pra në numër rëndor janë cekur babarabartë.

Autor: Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3167

HADITHI:

Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Kam pyetur të dërguarin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Cili është mëkati më i madh tek Allahu? Ai më tha: “T’i bësh Allahut shok, e Ai të ka krijuar. I thashë: Është vërtet, shumë mëkat i madh, por pas tij cili? Tha: Ta mbysësh fëmiun tënd, nga frika se do ushqehet me ty. E pyeta: Pastaj cili? Tha: “Të bësh kurvëri me gruan e fqiut tënd.[1]

KOMENTI:

(T’i bësh Allahut shok) fjala e përmendur në hadith: (الند) ka për qëllim ortak e të ngjashëm.

(e Ai të ka krijuar)Vetëm Ai është i cili të ka krijuar, e si ka mundësi të konsiderosh të ngjashëm me të dikë prej krijesave. Adhurimi është e drejtë e Krijuesit të Lartmadhëruar, e jo e krijesave. Fjala e tij (Ai të ka krijuar), është një formë e përçmimit të shirkut (politeizmit), si mund të barazosh krijesën me Krijuesin, është një prej padrejtësive më të mëdha ndaj Allahut të Madhëruar.

Shirku është prej mëkateve më të mëdha, në përgjithësi.

Në vijim pas tij vije; vrasja e një personi pa të drejtë. Është një prej mëkateve të mëdha, Allahu thotë: “Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Dhe Perëndia është pezmatuar në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” Sureja Nisa, 93.

Po ashtu thotë: “Mos mbytni atë që e ka ndaluar Perëndia, përpos me të drejtë (sipas gjykimit)! E, ai që mbytet pa të drejtë, trashëgimtarit të tij i kemi dhënë pushtet, por edhe ai mos ta teprojë në mbytje. Pra, ai është i ndihmuar (nga ligji dhe njerëzit).” Sureja Isra, 33.

Pra, vrasja e njerëzve me pa të drejtë është prej mëkateve më të mëdha pas shirkut, e vrasja e një të afërmi është vrasje edhe më e madhe, që nëse njeriu e vret një të afërm të tijin ka vepruar dy krime: i pari ka vrarë njeri pa të drejtë dhe e dyta ndërprejra e lidhjeve farefisnore, e dëmtimi i të afërmit. Nëse njeriu e vret prindin, apo fëmijën e tij, vëllain apo një të afërm të familjes, padyshim është një prej vrasjeve më të mëdha, edhe pse të gjitha vrasjet pa të drejtë janë harame të mëdha, por që vrasja e një të afërmi është më e rëndë, posaçërisht nëse kësaj vrasje i është shoqëruar një bindje e shëmtuar (nga frika se do ushqehet me ty), është një bindje e keqe ndaj Allahut të Madhëruar, njejtë sikur që në kohën e injorancës i mbysnin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë.

(Të bësh kurvëri me gruan e fqiut tënd) Kurvëria është haram, Allahu thoë: “Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!.” Sureja Isra, 32.

Por, të bësh kurvëri me gruan e fqiut është mëkat edhe më i rëndë, sepse fqiu të ka besuar dhe të ka marrë për fqinjësi, e nëse ti e tradhton në familjen e tij, është prej mashtrimeve më të mëdha, Allahu na ruajttë.

(të bësh kurvëri) në këtë hadith marrin pjesë të dy palët, dhe se secili prej tyre kanë qenë në pajtim për të bërë kurvëri, e kështu që ti ke prishur raportin e gruas me burin e saj, dhe ke nëpërkëmbur nderin e tij, e që është dashtur që të mbrosh nderin e fqiut sikur që ruan nderin tënd, të mbulosh të metat e fqiut sikur që ruhesh nga të metat e tua, sepse është fqinj i joti dhe ka të drejtë që të kujdesesh për të e ta nderosh, të sillesh mirë me të, e ta mbrosh atë nga çdo lloj dëmi, kjo është prej të drejtave të fqinjësisë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër, 4477. Dhe Muslimi me numër, 86.

NA NDIQNI NË