Arhiva MujoreJanuary 2018

0 1344

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij.” (El Enfal; 11).

Gjumi është begati dhe mirësi e Allahut, xhele ue ala, për robërit e Tij.

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ruajuni nga sprovimi (fitneja) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori vetëm prej jush, dhe ta dini se All-llahu është Ndëshkues i Rreptë.” (El Enfal; 25).

Kjo sprovë dhe ky dënim nuk do ta godas vetëm at që bën zullum (padrejtësi ), por do ta godasë edhe atë që ka heshtur dhe nuk e ka ndaluar zullumqarin nga të bërit padrejtësi.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 14/158

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” (El Insan; 8-9).

Kush kërkon nga të varfërit të bëjnë dua për të ose falënderim për ndihmën e bërë, të tillët nuk bëjnë pjesë në ajetin e lartëpërmendur. Mu për këtë arsye, Aisheja, radijAllahu anha, nëse e dërgonte shërbëtoren t’i dërgoj dikujt dhuratë (të varfërve) i thoshte shërbëtores; Dëgjo se çfarë lutje po bëjnë ata për neve në mënyrë që edhe ne të lutemi për ta me të njejtën lutjen dhe të mbetet shpërblimi i veprës tek Allahu.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 11/111

4. Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun, radijAllahu anhu, se ka thënë; “Nuk ka zbritë për banorët e zjarrit ajet Kur’anorë më i vështirë(rëndë) për ta; “E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.” (Nebe; 30).

Të tillët do t’u shtohet dënimi i Allahut me zjarr në Xhehenem përgjithmon.”

Ed durur el Menthur Fi Tefsiri Bil Me’thur; 8/397

5. Kush i harron mëkatet e tij, nuk pendohet prej tyre si dhe nuk i kujton ato, do vjen dita që do i kujton ato; “Ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?” (El Fexhr; 23).

Hafidh Ibn Rexhebi, rahimehullah Mexhmu’u Resail, të Ibn Rexhebit; 1/363

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1497

HADITHI:

Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos nënvlerëso asnjë vepër të mirë, qoftë edhe kur të takosh vëllain tënd fytyrëçelur.”[1]

KOMENTI:

(Mos nënvlerëso, asnjë vepër të mirë) sado e vogël të jetë. (Qoftë edhe kur të takosh vëllain tënd fytyrëçelur) Jo ta takosh atë i mrrolur, fytyrëvrenjtur, ngase kështu lëndon ndjenjat e tjetrit. Por nëse e takon me fytyrëçelur, kështu fut gëzim tek ai, sepse buzëqeshja në fytyrën e vëllain tënd është sadaka.[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TREMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2626) Ndërsa në transmetimin e imam Ahmedit në (Musned-in e tij, 5/63,64) dhe Buhariu në librin e tij (el Edeb el Mufred, me numër 1182). Nga hadithi i Xhabir ibn Selim el Huxhejmi, se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos e nënçmo asnjë vepër të mirë, qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të buzëqeshur.”

[2] Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është një nxitje dhe tregon për vlerën e një pune të mirë, për aq sa të jetë e mundur, qoftë të jetë vepër e vogël sa një buzëqeshje e fytyrës gjatë takimit.” Nga libri i tij (Shpejgim i Sahih Muslimit, 8/180)

0 4035

1. Cila sure emërohet me njërën prej ditëve të javës?

– Sureja el Xhumua (Dita e xhuma- e premte).

2. Cila janë dy suret që emërohen me emrat e dy shteteve të vjetra?

– Sureja Err Rrum dhe sureja Sebe’.

3. Cila është sureja që Allahu i është drejtuar me udhëzime Kuranore më shumë jehudive se krishterëve?

– Sureja el Bekare.

4. Sa herë është përmendur fjala udhëzim në Kuran?

– 46 herë është përmendur fjal udhëzim në Kuran.

5. Sa herë është përmendur fjala përkujtim në Kuran?

– 55 herë është përmendur fjala përkujtim në Kuran.

6. Cili numër rëndor më i madh është përmendur në Kuran?

– Numri njëqind mijë (100000) Argument fjala e Allahut; “Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.” (Safat; 147).

7. Sa ajete posedon Kurani Fisnik?

– Kurani Fisnik posedon 6236 ajete.

8. Sa herë është përmendur xheneti në Kuran?

– Xheneti është përmendur në Kuran 126 herë.

9. Sa herë është përmendur xhehenemi në Kuran?

– Xhehenemi është përmendur në Kuran 126 herë.

10. Cila është fjala në të cilën është mesi i Kuranit dhe në cilën sure?

– Fjala; وَلْيَتَلَطَّفْ ” Le të ketë shumë kujdes.” (El Kehf: 19).

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2581
  1. Fortësia dhe Butësia (الشِّدة و الرَّخاَوَةِ).
  2. Trashësia dhe Hollësia (الإِسْتِعْلاَءُ و الإِسْتِقاَل).
  3. Përsëritja (التَّكْراَرُ).
  4. Fishkëllima (الصَّفِيرُ).
  5. Kalkaleja (القَلْقَلَةُ).

 Fortësia dhe Butësia (الشِّدة و الرَّخاَوَةِ)

1.E Fortë: E Fortë do të thotë ta ndalësh zërin në to gjatë shqiptimit dhe ato janë 8 shkronja:

أَطْ   أَقْ   أَدْ   أَجْ   أَتْ   أَكْ   أَبْ   رَاْس

Shkronjat E Forta të bashkuara në një fjali për ti mbajtur  mend me lehtë:

( أَجِدْ قَطٍ بَكَتْ)

2. E Butë: E Butë do të thotë se nuk e ndalet zëri në to gjatë shqiptimit por vazhdon zëri më tej dhe të tilla janë krejt shkronjat tjera.

أَثْ   أَمْ   أَلْ   أَسْ

Trashësia dhe Hollësia (الإِسْتِعْلاَءُ و الإِسْتِفاَل)

1. Trashja: Ta trashësh zërin kur ta shqiptosh shkronjën duke e ngritur gjuhën lartë dhe ato janë 7 shkronja:

أَطْ   أَقْ   أَضْ   أَصْ   أَخْ   أَظْ

Shkronjat E Trasha të bashkuara në një fjali për ti mbajtur mend me lehtë:

( خُصَّ ضَغْطٍ قِظْ )

2. Hollimi: Ta Hollosh zërin duke e ulur gjuhën poshtë dhe të tilla janë krejt shkronjat tjera:

أَلْ   أَسْ   أَدْ   أَحْ   أَكْ

Përsëritja (التَّكْراَرُ)

Përsëritja: Lëvizja e majës së gjuhës, dhe kjo ndodh vetëm me shkronjën Ra ( ر ) por nuk përsëritet më shumë se një herë p.sh: ( أَرْ ).

Fishkëllima (الصَّفِيرُ)

Nëse thua ( أَسْ ) ( أَصْ ) dhe ( أَزْ ) do të dëgjosh një zë shtojcë prej Sadit Sinit dhe Zaj, zë i cili i përngjan fishkëllimës dhe është vetëm për këto tre shkronja.

Kalkaleja (القَلْقَلَةُ)

Gjuhësisht: Lëkundje ose Lëvizje.

Përkufizimi terminologjik: Lëkundja ose Lëvizja e shkronjave deri sa të dëgjohet një zë i fortë, ndodh kur ato janë me sukun apo kur të ndalemi në to edhe nëse shkronja e kalkalës është në mes, Shkronjat e kalkalës janë pesë: ( ق ط ب ج د )

حَقٌّ   لَمْ يَلِدْ    قِسْطٌ   تَبٌّ   اَلْحَجُّ

Shkronjat e Kalkalës të bashkuara në një fjali për ti mbajtur mend me lehtë:

( قُطْبُ جَدٍ )

 Kategoritë e Kalkalës:

  1. Më e larta kur shkronjat e kalkalës janë me teshdid në të cilën ndalemi ( اَلْحَقُّ ).
  2. Më pas vijnë shkronjat e kalkalës me sukun në të cilat ndalemi (الخَلاَقْ).
  3. Më pas vijnë shkronjat e kalkalës e sukun në të cilat nuk ndalemi ( خَلَقْناَ ).

Mimi dhe Nuni me Teshdid

(المِيمُ و النُّونُ المُشَدَّدَتَيْنِ)

Përkufizimi terminologjik:  Nuni dhe Mimi, kur të vijnë me teshdid, dispozita e tyre është të shqiptohet me gunne (tingull) dhe atë sa për dy shkronja, dhe mundë të vijnë në mes të fjalës dhe në fund.

( جَهَنَّمَ   اَلنَّاسُ   اَلْجَنَّةُ   إِنَّ ( نّ

( لَمَّا    مُحَمَّد     ثُمَّ    أَمَّا  ( مّ

Përktheu dhe përgatiti: Vedat Skenderi

Burimi: albislam.com

0 2231

Pyetja: Unë më herët kur merrja abdes në fillim e përmendja (Bismilahin) në këtë formë (Bismilahi er-Rahmani er-Rahim), mirëpo kam lexuar se dikush prej dijetarëve të ketë thënë se nuk lejohet, a është e vërtetë kjo thënie e tij?

Përgjigjja: Lavdi i takon vetëm Allahut.

Forma e përmendjes së (Bismilahit) për atë që dëshiron të merr abdes është të thotë (Bismilah) e nëse ia shton (er-Rahmani er-Rahim), dijetarët janë ndarë në mendime për këtë, disa prej tyre janë të mendimit se kjo shtesë është më e plotë, e të tjerët janë të mendimit se më së miri është të mos shtohet, e të mjaftohet vetëm me thënien (Bismilah).

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, për thënien (Bismilah) në fillim të abdesit thotë: “Dije se forma më e plotë është të thuhet (Bismilahi er-Rahmani er-Rahim), po edhe nëse e thotë vetëm (Bismilah) e arrin vlerën e përmendjes së (Bismilahit), pa ndonjë mospajtim.” El-Mexhmu’ (1/386)

Ndërsa të thuhet se përmendja e (Bismilahi er-Rahmani er-Rahim) nuk lejohet, nuk kemi hasur në ndonjë prej dijetarëve ta ketë thënë këtë, përkundrazi, mospajtimi mes tyre është; a është më me vlerë të shtohet apo jo?

E nuk ka asnjë prej dijetarëve që thotë: nëse ai e shton abdesi i tij nuk është në rregull.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1476

Robi duhet të ketë kohë të caktuar që vetmohet me veten tij, në lutje, dhikër, namaz, meditim, llogaritjen e vetes, përmirësimin e zemrës dhe çfarë e shqetëson atë nga veprat që i takojnë atij, kjo ka mundësi të bëhet në shtëpi, ashtu siç ka thënë Tavusi: “Vendqëndrimi i njeriut është shtëpia e tij, në të cilën është e kufizuar shikimi dhe gjuha e tij.”, ose në vende jashta shtëpis së tij.

Kontakti i vazhdueshëm me njerëzit është gabim.

Vetmija e vazhudeshme nga njerëzit është gabim.

Ajo që është më dobishme në këtë çështje është sasia e duhur sipas personit dhe gjendjes se ku gjendet njeriu dhe kjo ka nevojë për një rishikim të veçantë.

Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

0 1287

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ndër shenjat e islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin.”[1]

KOMENTI:

Ky është një prej katër haditheve rreth të cilave sillen të gjitha shtyllat e fesë.

(Ndër shenjat e islamit të mirë të një njeriu është lënia e gjërave që nuk i përkasin)

Që nuk kanë të bëjnë me të, atë që nuk është me rëndësi për të.

Pra, njeriu duhet të le atë që nuk është me rëndësi për të, qoftë në punët e fesë apo ato të ahiretit, por ai kujdeset vetëm për punët e tija të fesë dhe ahiretit.

Nocioni Islam nënkupton: nënshtrim i plotë ndaj Allahut, me besim në njëshmërinë e tij, me bindje ndaj Tij me adhurim, e që në vete përmbanë shumë cilësi. Çdo gjë që Allahu e ligjësoi quhet islam, dhe çdo gjë që Ai ndaloi, largimi prej atyre gjërave është islam. Pra termi islam ka kuptimin; Veprimin e adhurimeve dhe braktisjen e mëkateve.

Në hadith thuhet: “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilin kanë shpëtuar muslimanët, e muhaxhir konsiderohet ai që emigron (braktis) atë që Allahu ka ndaluar.”[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2317) dhe ibn Maxheh me numër (3976)

[2] E shënon Buhariu me numër (10) dhe Muslimi.me numër (40).

0 1214

Shtëpi të lumtura janë ato shtëpi të ngritura mbi parimin e thjeshtësisë, larg ngarkesave të ndryshme. Aty realizohen të drejtat e çdonjërit, ju kushtohet rëndësi detyrimeve, ka një pikë hareje, shakaje dhe lozje. Profeti i Allahut nxiste fëmijët të bëjnë garra në vrapim sikur që nxiste edhe shokët e tij. Një rast bëri garra me Aishen dhe ajo e fitoi. Një rast tjetër ia shkoi dhe i tha: kjo është për atë të parën.

Asaj i dha leje të shikonte abisinasit duke luajtur me shtiza deri sa u mërzit duke shikuar. I lejoi të luante me shoqet me kukulla dhe qeshi me fjalët e saj: ati i Sulejmanit kishte flatra.
Shenjat e një gruaje të mirë janë: të respektojë burrin e saj, të jetë gëzim për shikimin e tij, t’ia ruaj nderin dhe pasurinë, të ketë dhembshuri për fëmijët, të kujdeset për bashkëshortin, të mos e ngarkojë përtej mundësive, të mos e teprojë në harxhime.
Nuk prish punë bashkëshortët të përdorin gënjeshtrën gjatë shprehjes së emocioneve ndaj njëri tjetrit nëse kjo gjë forcon lidhjen dhe bashkëjetesën.
Falënderimi ndaj bashkëshortit është detyrim ndërsa e kundërta është mëkat i madh. Kush nuk është mirënjohëse ndaj bashkëshortit, Allahu nuk do ta shikojë.
T’i bësh qefin bashkëshortes është e kërkuar ngase është krijuar nga brinja, drejtimi i plotë e then kurse shikimi i disa gjërave mes gishtave i bën mirë.
Prej gjërave që plotësojnë besimin është sjellja e mirë dhe e butë me bashkëshorten. Shpenzimi për vetveten është lëmoshë, poashtu edhe për bashkëshorten, fëmijët dhe shërbëtorët. Dorështrëngimi është shkak i zënkave, hipokrizisë, sjelljes së keqe, shkeljes së të drejtave dhe rebelimit.

Muhamed b. Seid Basalih
Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1018

1. Allahu, xhele ue ala, për zjarrin e dunjasë ka thënë; “Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).” (El Vakia; 73).

Allahu na lajmroi si përkujtim zjarrin e dunjasë me atë të botës tjetër dhe se ata (krijesat) janë udhëtarë në këtë dynja dhe një ditë do të dalin prej saj (do të vdesin).

Ibn Kajimi, rahimehullah  Tarikul hixhretejni; fq.142

2. Mos të mashtrohet i riu i cili pason epshin e tij me një kënaqësi afatshkurte. E as mos të hidhërohet i riu i devotshëm që i kanë ikur këto kënaqësi epeshore dhe afatshkurte.  Ngase, nuk ka dobi në kënaqësi afatshkurte që pas saj pëson dënimi në dunja, si; sëmundje, vdekje si dhe dënimi në botën tjetër me Xhehenem, ku Allahu, xhele ue ala, thotë;
Dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.” (Ta’ha; 127).

Ali Tantavi Nur ve hidaje; fq.50

3. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; “Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).” (Merjem; 89-90).

Kjo porosi Kur’anore aludon në atë se një fjalë e keqe mund të jetë shkak i shumë trazirave dhe çrregullimeve në tokë.

Dr. Muhamed Seidij

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).” (Et Tekathur; 8)

Pra, do të pyetemi se a kemi qenë falënderues ndaj Allahut për ato të mira që na i ka dhuruar Ai. Kërkohet nga robi që të jetë falënderues ndaj Allahut për ato të mira që Ai ia ka dhuruar atij. Allahu, nuk dënon për gjëra të pëlqyera dhe të preferuara, por Allahu dënon për gjëra të ndaluara (që i ka vepruar njeriu) dhe për lënie (për moskryerjen e tyre) gjërave obligative.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah

El Adab esh Sher’ijeh, të Ibn Muflih; 3/198

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi.” (Teube; 125).

Kështu janë zemrat e munafikëve (dyfytyrëshave), këshillat, ligjeratat dhe udhëzimet islame nuk u shtojnë atyre asgjë tjetër pos ndytësi, distancim dhe largim nga Islami.

Dr. Abdullah Sekakir

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË