Kërko

isai - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 4038

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Betohem në dorën e të Cilit është shpirti im, jo shumë arg do zbret mes jush Isai i biri i Merjemes, do gjykojë njerëzit me drejtësi, do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të heqë xhizjen. Do të ketë bollëk parash dhe askush nuk do të pranojë të marrë prej saj.” Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Njerëzit nuk kanë ra në mospajtime për një profet siç është rasti me Isain, alejhi selam. Feja çifute e fyen atë me fyrjet me të mëdha, feja e krishtere e ritën atë dhe e tepruan saqë supozuan se është zot. Sa i takonë fesë islame, ajo qëndroi në mes, e madhëroi atë po njëkohësisht edhe mohoi fjalët e çifutëve, pa tepruar siç vepruan të krishterët, por thuhet: ai është rob dhe i dërguari i Allahut.

I dërguari Muhamed, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith sqaroi  se Isai, alehi selam, do zbret pak para fundit të botës, që të jetë një argument për tre fetë. Urtësia e zbritjes së tij pak para Kiametit, e jo edhe më herët, është se kjo kohë do veçohet me dije të pakët e të rrallë, me injorancë të tepërt dhe të përhapur, e nu do ketë më primar e më ambicioz për të bartur përgjegjësinë e ringjalljes së fesë, se sa Isai alejhi selam, për arsye të vlerës së tij të madhe dhe pozitës së tij të ndershme, pasi që ai u ngrit në qiell dhe nuk vdiq, e që tre fetë kanë mospajtime rreth tij, e nuk do ketë njeri më të drejtë që do gjykojë mes tyre, do gjykon për vërtetësinë e fesë islame, dhe pavlefshmërinë e feve tjera, do thyen kryqin që është një fakt praktik i bindjeve të kota të krishterëve rreth kryqit, do e mbyt derrin për të treguar kotësinë e fesë së krishterë të cilët e lejuan, do e tërheq tatimin për ithtarët e librave, prej çifutëve dhe të krishterëve për të treguar pajtueshmërin e tij me fenë islame në raport me ta. Kështu që Allahu do i mjafton njerëit me të, e do shtohen bereqetet në tokë, shtohen mirësitë, Allahu do mbjell kënaqësinë në zemrat e njerëzve, nga ku do ritet besimi në shpirtrat e tyre, do ec i pasuri me mallin e tij për sadakë, e nuk do gjen kush do e pranojë.

Dobi nga hadithi

  1. Zbritja e Isait para ditës së Kiametit është prej gjërave të konfirmuara të besimit.
  2. Do gjykon tek njerëzit me sheriatin e Muhamedit, alejhi selam.
  3. Do zhvlerëson fenë e krishterë.
  4. Do zhvlerëson fenë çifute.

HADITHI I NJËZET E NËNTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2900

Për Isain, alejhi selam, në Kuranin Famëlartë janë shpallur disa ajete që kanë nevojë për një shpjegim, për t’u qartësuar e shtjelluar, disa prej atyre ajeteve janë:

Fjala e Allahut: “Rasti i Isait te Allahu, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Ali Imran, 59.

Njeriu mund të pyet: Si mund të ngjasohet Isai, alejhi selam,  me Ademin alejhi selam, i cili është i krijuar pa babë, ndërsa Ademi alejhi selam, pa babë e pa nënë?

Zemahsheriu i është përgjigjur kësaj pyetje dhe ka thënë: Ai i ngjason Ademit, aljehi selam, në njërën anë, por që nuk e parandalon veçimi i tij me diç tjetër nga ngjasimi me të, për arsye se përngjasimi është të qenit i njejtë në disa tipare. Ai u ngjasua me të për shkak se edhe Isai, alejhi selam u krijua jo në mënyrën e zakontë dhe të njohur, e që të dy janë të njejtë në këtë, dhe për atë se krijimi i Ademit, alejhi selam, pa babë e pa nënë është më e çuditshme dhe më e pazakontë se sa krijimi me babë, e në këtë rast është ngjasuar një rast i çuditshëm me një më të çuditshëm.”

Ibn Ashuri ka thënë: “Ngjasimi ndodh në atë se që të dy janë të krijuar pa prind, e Ademi alejhi selam, ia tejkalon nga shkaku që është i krijuar pa nënë, për këtë ka qenë e nevojshme të përmendet aspekti i ngjasimit me fjalën e Tij: “që e krijoi prej baltës.” Pra, e ka krijuar pa babë e pa nënë. Bile fjala e Allahut “Bëhu!.” Është mw afër ngjasimit se ajo që mund të parashikohet në tërësi.

Fjala e Allahut: “Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” Maide, 118.

Ibn Kethiri në shpjegimin e këtij ajeti thotë: “Këto fjalë pohojnë se dëshira i referohet Allahut të Madhëruar, Ai vepron atë që Ai dëshiron, i Cili “Nuk do të pyetet (Ai) për atë që punon, e ata do të jenë të pyetur.” Enbija, 23, njashtu pohojnë distancimin nga të krishterët të cilët gënjyen për Allahun dhe të dërguarin e Tij, e i përshkruajtën Allahut rival, shok e fëmijë: “Qoftë i pastër dhe i lartësuar Ai nga ajo që thonë ata – me lartësi të madhe!.” Isra, 43. Ky ajet është shumë domethënës, është një lajm u çuditshëm, në një hadith tregohet se si i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u ngrit natën (duke u falur) e përsëriste këtë ajet deri në mëngjes. E transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Dherri, radijAllahu anhu i cili rrëfen e thotë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u ngrit natën, e lexoi ajetin deri në mëngjes, me atë ajet binte në ruku e me atë ajet binte në sexhde: “Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” E kur erdhi mëngjesi e pyeta: O i dërguar i Allahut! E lexove pandërprerë këtë ajet deri në mëngjes, me të bëshe rukunë e sexhden? Ai u përgjigj: Unë i kam kërkuar Allahut që të më jep shefatin për Umetin tim, e Allahu ma dha atë, dhe ajo do e arrijë me lejen e Allahut çdo secilin që nuk i ka bërë shirk Atij.”

Komentuesit janë ndarë në mendime rreth kuptimit të këtij ajeti; disa prej tyre kanë thënë se Isai, alejhi selam, këtë fjalë e ka thënë në formë dhembshurie e mëshirim për ta, njejtë sikur që zotëriu shfaq dhembshuri për robin e tij, për këtë Isai nuk tha: Sepse ata të mëkatuan.

Disa të tjerë kanë thënë: Këtë e tha Isai alejhi selam, në formë të nënshtrimit ndaj vendimit të Allahut, kërkim shpëtimi nga dënimi i Tij, edhe pse ai e dinte se Allahu nuk e fal jobesimtarin.

Është thënë: Përemri në fjalën e Allahut: “Nëse Ti i dënon ata” ka të bëjë me ata të cilët kanë vdekur në kufër, ndërsa përemri në fjalën e Allahut: “e nëse i fal ata”  ka të bëjë me ata të cilët janë penduar para se të vdesin. Kurtubiu thotë: Dhe kjo është thënia më e mirë.

Njashtu është thënë: Isai e dinte se ata shpikën shumë mëkate, pas tij vepruan shumë gjëra që nuk i kishte urdhëruar ai, pos që ata ende ishin pjesëtarë të fesë, e tha: E nëse Ti i fal atë që ata shpikën mëkate pas largimit tim.

Fjala e Allahut: “O Isa, i biri i Merjemës, kutjoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës tënde.” Maide, 110.

Njeriu mund të pyet: Allahu në ajetin Kuranot përmendi dhuntitë që ia kishtë dhënë Isait dhe nënës së tij, pos që dhuntitë e përmendura në ajetet janë të veçanta për Isain, alejhi selam, ndërsa nëna e tij nuk ka asnjë lidhje me këto dhunti?

Raziu, është përgjigjur dhe ka thënë: Cdo dhunti të begatë e pozitë të lartë që e arrin i biri është arritje që e përfshin dhe e ndjek edhe nëna, për këtë Allahu thotë: “Dhe, kemi bërë birin e Merjemës dhe nënën e tij – argument.” Mu’minun, 50. Në këtë ajet Allahu i Madhëruar i konsideroi që të dy argument, për shkak lidhjes së ngushtë që kanë njëri me tjetrin.

Fjala e Allahut: “E, kur apostujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemës, a mundet Zot’i yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Druani Allahut, nëse jeni besimtarë!.” Maide, 112.

Rreth ajetit janë shtjelluar dy çështje: E para për pytjen e parashtruar na ana e Havarijunëve. E dyta: për zbritjen e sofrës.

1.Sa i takon çështjes së parë, komentuesit janë ndarë në mendime rreth asaj se Havarijunët a kanë qenë besimtarë apo nuk kanë qenë besimtarë, piknisja e divergjencës mes tyre është fjala e Allahut: “a mundet Zot’i.” Nga ku kuptohet se ata kanë dyshuar në fuqinë e Allahut të Madhëruar, të zbret një tryezë.

Një grup i komentuesve me në krye Zemahsheriun kanë mendimin se ata nuk kanë besuar, dhe të njejtit fjalën e Havarijunëve të shprehur më herët: “Ata u përgjigjën: “Na besojmë, e ti bëhu dëshmues që ne jemi muslimanë!.” Maide, 111. E kanë shpjeguar si thjeshtë një pretendim prej tyre pa bindje, e nënshtrim, përndryshe po të ishin të sinqertë në thënien e tyre nuk do pyesnin Isain: “a mundet Zot’i.”

Autori i librit “El Keshef” ka thënë: Nëse thuhet: Si mund të thonë: “a mundet Zot’i.” Pasi të kenë besuar me besnikëri?

Them: Allahu nuk i përshkroi ata me iman e besnikëri, por tregoi për atë që ata pretendonin, e më pas tha: “kur apostujt thanë.” Që tregon se pretendimi i tyre ishte i kotë, e ata ishin në dyshim, ngase thënia e tyre: “a mundet Zot’i.” Është një fjalë e cila nuk del nga një besimtar i cili e madhëron Allahun, njashtu fjala e Isait, alejhi selam: “Ai tha: “Druani Allahut”.” Maide, 112. Që nënkupton: Keni frikë Allahun e mos dyshoni në fuqinë e mundësinë e Tij, mos i sugjeroni Atij, e mos mohoni atë që ju dëshironi nga argumentet e të shkatërroheni poqëse kundërshtoni: “nëse jeni besimtarë!.” Maide, 112. Nëse pretendimet e juaja se jeni besimtarë, janë të vërteta.”

Shumica e komentuesve të Kuranit janë të mendimit se Havarijunët kur i thanë, Isait, alejhi selam: “a mundet Zot’i.” Ishin besimtarë, pra kjo thënie e tyre nuk mënjanon prej tyre virtytin e imanit, sepse ata nuk e thanë këtë në formë dyshimi ndaj fuqisë së Allahut, por për nga shkaku i shtimit të qetësisë duke i shtuar edhe bindjes në mënyrë të pamurit, asaj teorike, argumentuar me fjalën e tyre: “dhe të na qetësohen zemrat.” Maide, 113. Njejtë sikur që tha Ibrahimi, alejhi selam: “por po dëshiroj të më qetësohet zemra.” Bekare, 260. Gjithashtu pyetja e tyre ka qenë për veprimin e jo për fuqinë e të vepruarit. Haseni ka thënë: “Kuptimi i ajetit “a mundet.” Pra: a do vepron, njejtë sikur që i thua një njeriu i cili ka mundësi të ngritet: A mundesh të ngrihesh. Elusi ka thënë: Mundësia shprehet edhe me fjalën e veprimit. Njashtu kanë thënë: “Mundësi” në ajet ka kuptimin e pajtimit. Sidiju ka thënë: “a mundet Zot’i.” Ka kuptimin: Vallë Zoti a do pajtohet ndaj kërkesës tënde.

2.E sa i takon çështjes së dytë rreth këtij ajeti, e që është zbritja e tryezës, shumica e dijetarëve thonë se Allahu ka zbrit tryezë, këtë mendim e konsideron të saktë Taberiu, ka thënë: Më e sakta është të thuhet se Allahu i Madhëruar ka përmendur se ka zbritur tryezë për ata të cilët kërkuan prej Isait, alejhi selam që të kërkon prej Allahut, e Allahu i Madhëruar nuk e then premtimin, dhe në lajmet e Tija nuk gjen kundërshtim, e Allahu i Madhëruar tregoi në Lirin e Tij për përgjigjen që ia dha Isait, alejhi selam, kur ai kërkoi prej Allahut këtë gjë: “Allahu tha: “Unë do t’ju zbres sofrën.” Maide, 15. E nuk lejohet q të thuhet: “Allahu tha: “Unë do t’ju zbres sofrën.” E Allahu të mos e zbret, sepse kjo gjë është një lajmërim nga ana e Allahut, e nga Ai nuk ndodh të kundërvepron prej asaj që informon. Poqëse lejohet të thuhet: “Allahu tha: “Unë do t’ju zbres sofrën.” E pastaj të mos e zbret, lejohet që të thuhet se “e kush nga ju, pas kësaj nuk beson, Unë do ta dënoj me një dënim, me çfarë nuk do ta dënojë askënd në botë.” Maide, 115, e më pas kush mohon prej tyre, nuk dënohet, në çrast premtimi i Allahut dhe kërcënimi i Tij nuk ka realitet e as vërtetësi, e nuk lejohet që në këtë mënyrë të flitet për Allahut e Madhëruar.

Ibn Kethiri duke komentuar fjalën e Taberiut ka thënë: “Kjo thënie –Allahu është më i dijshmi- është më e sakta, sikur që aludojnë për këtë fjalët dhe transmetimet e të parëve e të atyre më pas.”

Ai i cili lexon në librat e tefsirit do gjejë çudira rreth mënyrës së zbritjes sëtryezës, vendit se ku ka zbitur, se si njerëzit e kan pranuar, e si është zbuluar, për llojet e ushqimit që ishin aty, për ngrënien, e asaj që ka mbetur pas ngrënies, e shumë fjalë të tjera që nuk ka kurrfarë dobie në përmendjen e tyre, për shkak se janë transmetime të dobëta, dhe se nuk ka asnjë dobi që fshihet pas saj. Ibn Kethiri ka përmendur transmetime të gjata rreth kësaj, ku në fund të saj ka thënë: Ky është një transmetim shumë i çuditshëm, ibn Ebi Hatimi e ka përmendur pjesë pjesë këtë tregim, e unë e kam përmbledhur që tregimi të jetë i plotë.

Me rëndësi është të thuhet sikur që ka thënë Taberiu, Allahu e mëshiroftë: “Më e sakta është të thuhet rreth asaj çfarë ka pasur në tryeë, të thuhet: Ka pasur ushqim, qoftë peshk e buk, qoftë fryte prej fryteve të xhenetit, njohja e atyre gjërave është e padobishme, për çfarë injorimi i tyre nuk bën dëm.”

Thënia që i kundërvihet shumicës së dijetarëve është fjale e Hasenit dhe Muxhahidit, të cilët pohojnë se tryeza nuk ka zbritur, Taberiu ka transmetuar argumentimin e tyre se tryeza nuk ka zbritur, por i mbështetemi thënies së shumicës së dijetarëve të lartpërmendur, sepse konteksti i ajetit e përforcon këtë thënie, njashtu transmetimet e vërteta të cilat janë shënuar rreth kësaj.

Fjala e Allahut: “O Isa! Unë do të vdes ty (pasi ta plotësoj jetën e caktuar, hebrenjt nuk do të mbysin ty) dhe do të marrë pranë vetes.” Ali Imran, 55.

Kemi përmendur gjatë tregimit mbi Isain, alejhi sela, se fjala e vërtetë rreth ajetit: “Unë do të vdes ty dhe do të marrë pranë vetes.” Të kam ngritur nga toka, të kam ngritur në qiell me trup e me shpirt njëkohsisht.

Kurtubiu ka thënë: “E vërteta është se Allahu i Madhëruar e ka ngritur në qiell, pa mos qenë i vdekur e as në gjumë, sikur që ka thënë Haseni dhe ibn Zejd, ky është mendimi edhe i Taberiut, dhe thënia e vërtetë nga ibn Abasi.”

Disa dijetarë janë të mendimit se ajeti: “Unë do të vdes ty dhe do të marrë pranë vetes.” Të bëj të vdesësh, e të ngris lart në nderim. Ngritja sipas kësaj thënie është ngritje abstrakte.

Përkundër që disa dijetarë kanë përmendur shumë mendime të tjera rreth kuptimit të këtij ajeti.

Elusi ka përmendur dhjetë kuptime të ndryshme të ajetit, një prej tyre është se Allahu i Madhëruar ia morri shpirtin Isait, alejhi selam,  për tre orë gjatë ditës, e më pas e ngriti atë në qiell. E thënia tjetër se kuptimi i fjalës në ajet “متوفيك” ka të bëj me gjumin, bazuar në fjalën e Allahut “Ai natën ju vë në gjumë (يتوفاكم)dhe di çka punoni ditën.” En Am, 60.

Në fund Elusi thotë: “Dhe asnjëra prej këtyre thënieve nuk është afër të së vërtetës.”

Fjala e Allahut: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni.” Zuhruf, 63.

Rreth këtij ajeti mund të parashtrohet pyetja: Përse Isai, alejhi selam u tha atyre: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra.” A ua ka sqarua Isai, alejhi seam të gjitha gjërat për çfarë ata ishin në kundërshtim me njëri tjetrin? Zemahsheriu i është përgjigjur kësaj pyetje dhe ka thënë: “Ata kishin mospajtime rreth feve dhe detyrave fetare, e shumë gjëra tjera, e ai u dërgua që t’u sqaron atyre ato gjëra që ishin në interes për fenë e tyre.”

Raziu është përgjigjur dhe ka thënë: “Njerëzit mund të kenë mosajtime në gjëra që nuk kanë nevojë që t’u sqarohen, e nuk është detyrë e një të dërguari që t’ua sqaron.”

Elusi ka thënë: “Kjo ka të bëjë me fetë dhe detyrat fetare, e jo edhe gjërat me njohjen e të cilave nuk kryhet donjë adhurim, sikur njohja e formës së planeteve, dhe njohja e arsyes së dallimit të formës së Hënës, ngase të dërguarit, paqja e Allahut qoftë mbi ta, nuk ishin dërguar që të sqaroni gjëra të këtilla njerëzve. Po edhe gjëra që kanë të bëjën me këtë botë, si punët e bujqësisë, e çfarë duhet e çfarë nuk duhet të mbillet, të dërguarit nuk u dërguar as për këto gjëra, siç na bën me dije edhe fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Ju jeni më të jishëm për çështjet e dynjasë (pllenimin e palmave).” Transmeton Muslimi.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 12362

Tregimi Kuranor për ngritjen e robit dhe të dërguarit të Allahut, Isait, alejhi selam, është përmendur në dy ajete; i pari është fjala e Allahut: “(Kujtoje, o Muhammed!) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të marr ty dhe do të ngris pranë vetes dhe do të shpëtojë nga ata që nuk besojnë, dhe do t’i bëj ata që të ndjekin ty, për mbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, do të ktheheni tek Unë, e do të gjykoj në mes jush për çështjet që jeni grindur.” Ali Imran, 55.

Dijetarët kanë dy thënie rreth kuptimit të fjalës së Allahut: “Unë do të marr ty.”

Mendimi i shumicës së dijetarëve rreth fjalës së Allahut është për qëllim: të marr prej tokës, të ngris në qiell me trup dhe shpirt, për të plotësuar pjesën e jetës atje.

Mendimi i disa dijetarëve tjerë është se qëllimi i fjalës së Allahut: “Unë do të marr ty.” Të marr shpirtin, e të ngris pozitën dhe shpirtin tënd ku Unë të nderoj, në vendin e melaqeve, ashtu siç ngriten shpirtrat e pejgamberëve.

Ajeti Kuranor flet për një aspekt të dinjitetit të Isait, alejhi selam, dhe u sqaron njerëzve shpërblimin e besimtarëve dhe shpërblimin e jobesimtarëve ditën e Kiametit, që të përqendrohen në udhëzim dhe të marrin rrugën që i shpien ata deri tek Zoti i tyre.

Ajeti i dytë i cili vërteton ngritjen e Isait, alejhi selam, fjala e Allahut: “edhe për shkak të mohimit të tyre edhe për shkak të fjalës së tyre – akuzave të mëdha kundër Merjemes. Dhe për fjalët e tyre: “Na kemi mbytë Mesihun – Isain të birin e Merjemes, Pejgamberin e Allahut”. Por, ata as nuk e kanë mbytur as nuk e kanë varë, por iu ka përngja atyre (një person). Ata që bënë polemikë për çështjen e tij, ata me siguri gjenden në dyshim përr të, (Isain). Ata nuk kanë ditur kurrgjë për te, por vetëm u janë mbështetur supozimeve. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë mbytur, por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes (në një vend që nuk e arrijnë njerëzit). Se Allahu, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” Nisa, 156-158.

Ky ajet flet për ndyrësirat me të cilat Allahu i përshkroi zullumqarët nga beni israilët, prej tyre; gënjeshtrën mbi Merjemen, nënën e Isait, alejha selam, dhe për pretendimin e tyre kinse kanë mbytur Isain, alejhi selam. Kjo thënie e tyre edhe pse është në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin, pos që ata vërtetë kanë synuar vrasjen e tij, morrën të gjitha metodat për të realizuar qëllimin e tyre të poshtër, kështu që ata e përçmuan atë tek romakët, e përshkruan atë si gënjeshtar, e magjistar, u munduan që ta dorëzojnë tek armiqt e tij, që ata ta kryqëzojnë, dhe kështu vërtetë ndodhi ata e dorëzuan atë, por Allahu prishi synimin e tyre, çoi kot dinakëritë e tyre, ndërhyri mes tyre dhe dëshirës së tyre, pasi që shpëtoi Isain nga sherri që kishin përgatitur, e ngriti atë tek Ai, pa mos e prekur asnjë e keqe.

Elusi, Allahu e mëshiroftë, ka shënuar fjalën e ibn Abasit, radijAllahu anhu, i cili ka thënë: “Kur mbreti i beni israilëve dëshiroi të vras Isain, alejhi selam, hyri për një dere –një hyrje mes dy shtëpive ku nuk vëndohet derë-, aty ishte një skutë. Mbreti i tha një personi të prishur; hyr dhe mbyte. Ai hyri, e Allahu nxorri një njeri të ngjashëm me Isain, alejhi selam, i cili doli t’u tregon se ai nuk është në shtëpi, ata e mbytën dhe e kryqëzuan, duke menduar se është Isai.

Gjithashtu Elusi ka shënuar nga Vehbi, thënien e tij: “e burgosën, e më pas e ngritën një shtyllë druri që ta kryqëzojnë, në atë moment toka u errësua, dhe Allahu dërgoi melaqet, të cilët ndërhynë mes tij dhe atyre, e morrën një njeri i cili quhej: Jehuda, ky ishte ai i cili u tregoi se ku ndodhej Isai, dhe atë se atë natë Isai kishte tubuar havarijunët, i këshilloi dhe u tha: Njëri prej jush do më mohon mua para se të këndon gjeli, e do më shet me pak dirhem. Kështu ata dolën dhe u ndanë. Ndërsa çifutët po e kërkonin, dhe ashtu ndodhi kur njëri prej havarijunëve erdhi tek ata e u tha: Çfarë vendosni për mua nëse unë u tregoj se ku ndodhet? E ata i dhanë tridhjetë dirhem, e morrën dhe ai i dërgoi tek ai, e Allahu i dha atij përngjasim me Isain, ai u fut në shtëpi, e Isai u ngrit, e u tha atyre: Unë jam ai që u tregova rrugën deri tek Isai. Por, ata nuk i vënë re asaj që ai thoshte, e kryqëzuan duke menduar se është Isai.

Ibn Kethiri transmeton  nga ibn Abasi, radijAllahu anhuma, i cili ka thënë: “Kur Allahu dëshiroi ta ngirt Isain në qiell, doli (Isai, alejhi selam) tek shokët e tij, – në shtëpi ishin dymbëdhjet persona nga havarijunët – që nënkupton: Doli tek ata përmes një skute të shtëpisë, në kokën të tij po pikonte ujë, u tha: Prej jush ka një person që do më mohon mua dymbëdhjetë herë, pasi që të më ketë besuar, pastaj u tha: Cili prej jush dëshironi që të përngjasohet me mua, e të vritet në vend timin, e të jetë me mua në të njejtën pozitë? U ngrit një i ri, në moshë më të re prej gjithë atyre, e tha: Unë! Tha: Ti je ai. Më pas ua përsriti të njëjtën. U ngrit ai i riu. I tha: Ulu. Më pas ua përsëriti, u ngrit i riu e tha: Unë. Tha: Ti je ai. E kështu iu dha atij përngjasim me Isain. E ai (Isau) u ngrit prej një dritare të vogël deri në qiell. Më pas erdh nga çifutët kërkimi për Isain, alejhi selam, e morrën atë që i ngjasonte, e mbytën dhe e kryqëzuan, më pas disa prej tyre dymbëdhjetë herë e mohuan (bënë kufër), pasi që kishin besuar në të. Ata u ndanë në tre grupe, një grup tha: Ishte Allahu tek ne, për aq sa Ai dëshiroi, e më pas u ngrit në qiell, këta quhet Jakubijtë. Grupi i dytë thanë: ishte tek ne i biri i Zotit, për aq sa dëshiroi e më pas Allahu e ngriti në qiell, këta janë Nesturijtë. Dhe grupi i fundit thanë: Ishte tek ne një rob dhe i dërguar i Allahut, për aq sa dëshiroi, e më pas Allahu e ngriti atë në qiell, këta janë muslimanët. Dy grupet jobesimtare demonstruan kundër muslimanëve, dhe i mbytën, dhe kështu islami mbeti i shtypur derisa Allahu dërgoi Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve selem.”

Ibn Kethiri ka thënë: “Ky zingjir i transmetimit është i vërtetë deri tek ibn Abasi.

Ithtarët e Librit ranë në mospajtime të mëdha për Isain, alejhi selam, prej tyre që pretenduan se ai është i bir i Zotit, dhe pretenduan se tek Isau ka virtyte hyjnore me virtyte njerëzore. Dhe se atë që e lindi Merjemja është virtyti njerëzor, e më pas u frymëzua me virtytin hyjnor. E prej tyre ka që thanë: Merjemja lindi që të dy virtytet së bashku. Që të dy thëniet i ka përgënjshetruar Kurani Famëlartë, dhe konfirmoi se Isai, alejhi selam, është rob dhe i dërguari i Allahut.

Më pas, ata ranë në mospajtim për vrasjen e tij, disa nga çifutët thanë: Ai ka qenë gënjeshtar, dhe ne realisht e kemi mbytyr atë. Të tjerët u hamendën, e thanë: Nëse i vrari është Isau, atëherë ku është shoku ynë? E nëse shoku ynë është i vrarë, atëherë ku është Isau? Çifutë pretenduan se kishin mbytur Isain, alejhi selam. Ky pretendim i tyre është sa më i largët që mundet nga e vërteta dhe e sakta; për arsye se e vërteta e bindshme rreth kësaj çështje është se ata nuk e vranë, sepse Allahu e shpëtoi nga kurthet e tyre, dhe e ngriti atë. Kjo është ajo që duhet besuar, bazuar në tekstet e Kuranit, e që është se Isai, alejhi selam nuk është mbytur, e as që është kryqëzuar, por Allahu e ngriti atë, e shpëtoi nga kurthet e armiqve, ndërsa ai i cili i vra dhe u kryqëzua është një person tjetër.

Në konceptet e ajeteve që flasin për ngritjen e Isait, alejhi selam, është edhe fjala e Allahut: “Prej ithtarëve të Librit, ka që do t’i besojnë Isait (që është Profet, e jo zot); para se të vdes ai, e, në Ditën e Kijametit, ai (Isai), do të jetë dëshmitar kundër tyre.” Nisa, 159.

Komentuesit e Kuranit kanë kundërthënie mes tyre për përemrin në fjlën e Allahut : “para se të vdes ai.”

Disa kanë thënë: Përemri kthehet tek Isai, alejhi selam, ku kuptimi i ajetit do jetë: Disa prej ithtarëve të Librit ka që besojnë në Isain para se të vdes ai. Këtë kuptim e përkrah edhe dijetari i kometuesve Imam Taberiu, ku thotë: “Prej thënieve më të sakta dhe më të vërteta, është thënia e atyre që pohojnë se kuptimi i kësaj është se disa nga ithtarët e Librit vetëm se do besojnë në Isain, para se të vdes Isai.”

Ibn Kethiri e përcjell fjalën e Taberiut duke thënë: “Padyshim se këtë që e thotë ibn Xheriri, Allahu e mëshiroftë,  është e vërteta, sepse qëllimi i kontekstit të ajetit është të vërteton të pavërtetën të cilën e pretenduan çifutët për vrasjen e Isait dhe kryqëzimin e tij…Ai është i gjallë, do zbret para Kiametit, sikur që tregojnë për këtë hadithet të transmetuar nga një grup i madh i sahabëve.”

Pikpamja e dytë për këtë ajet është se përemri kthehet tek ithtari i Librit: “Prej ithtarëve të Librit.” Që ka kuptimin: Nuk ka asnjë prej ithtarëve të Librit vetëm se do beson në Isain para se të vdes ai ithtar, sepse në çastin e vdekjes do i bëhet e qartë atij e vërteta, do i bëhet e qartë e vërteta e asaj që ai e mohonte, e do beson në Isain, dhe do dëshmon se ai është rob dhe i dërguar i Allahut Një, i Cili nuk ka rival. Mirëpo, ky besim atij nuk do i bën dobi, për arsye se ka ndodhur në momentin e gargarës, e që është momenti ku nuk bën dobi për njeriun besimi i tij, për atë që nuk ka besuar më herët.

Kështu fjala e Allahut në Kuranin Famëlartë sqaron për ngritjen e Isait, alejhi selam, në pozitën që e dëshiroi Allahu, andaj, Ai e ngriti atë në shenjë nderimi dhe respektimi.

Burimi: albislam.com / Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

0 5679

Kurani Famëlartë shpesh herë, e në shumë ajete flet për Isain, alejhi selam, për faktin që është një i dërguar prej të dërguarve të Zotit, të cilët u dërguan për t’i ftuar beni israilët të adhurojnë vetëm Krijuesin e tyre, të pajisen me virtyte të larta morale. Ai (Isau) është një rob prej robërve të zgjedhur të Allahut, Allahu i Madhëruar për ta vërtetuar këtë besim, thotë: “Ai (Isai), është vetëm rob (njeri), të cilin Ne e kemi dhuruar (me profetni), dhe e kemi bërë shembull për bijtë e Israelit.” Zuhruf, 59.

Njashtu si konfirmim i këtij besimi është edhe fjala e Allahut: “Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Ali Imran, 59.

Ky ajet flet për ata të cilët pretenduan për Isain, alejhi selam, hyjnësi, nga shkaku se u lind pa babë; në qoftë se krijimi i Isait, alejhi selam, pa babë ju lejon ta bëni atë Zot, apo bir të Zotit, atëherë më primare, më e drejtë dhe më e detyruar është që Ademin, alejhi selam, ta konsideroni Zot,  për shkak se ai u krijua pa babë e pa nënë, e nuk ka ekzistuar asnjë njeri të ketë pretenduar Ademin, alejhi selam, si Zot për këtë arsye, atëherë konsiderohet e kotë fjala mbi Isain, alejhi selam, të jetë hyjni.

Në suren Maide janë përmendur disa ajete të cilat hedhin poshtë thëniet e kota të cila i shpikën ithtarët e Librit mbi Isain dhe nënën e tij, alejhima selam. Këto ajete kanë sqaruar se Isau, alejhi selam dhe nëna e tij nuk janë gjë tjetër pos, dy robër prej robërve të Allahut, të cilët i janë përkushtuar Atij me adhurim, dhe i urdhëruan edhe të tjerë që të ndjekin rrugën e tyre, Allahu i Lartësuar si vërtetim i kësaj thotë: “Mesihu – i biri i Merjemës, është vetëm Pejgamber, – edhe para tij kanë kaluar pejgamberë. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy, ngrënin ushqim.” Maide, 75.

Gjithashtu thotë: “E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i ën shok Perëndisë, Perëndia ia ndalon atij Xhenetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.”Maide, 72.

Këto dy ajete tregojnë se Isai, alejhi selam dhe nëna e tij janë dy robër prej robërve të Allahut, Ai i zgjodhi nga mesi i tyre.

Në fund të sures Maide, Kurani na tregon për atë se çfarë do thotë Isau, alejhi selam ditën e Kiametit, me çfarë do përgjigjet ai, në mënyrë që atyre që besuan t’u shtohet besimi, kurse atyre që e përshkruajtën atë dhe nënën e tij me çfarë ata janë larg prej gjërave të tilla t’u shtohet dëshpërimi, Allahu thotë: “E, kur Perëndia thotë: “O Isa, i bir’i Merjemës, a mos ti u ke thënë njerëzve: “Merrmëni mua dhe nënën time si dy zotra, përpos Allahut?” Isai thotë: “Ti je i pastër nga të metat!” Mua nuk më përket të them ate çka ka në Ty. Vetëm Ti i di të gjitha ato që janë të fshehta. Unë nuk ju kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar deri sa kam qenë në mesin e tyre. E pasi më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. E, Ti je dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” Maide, 116-118.

Isau, alejhi selam, e sqaron të vërtetën, që është se ai nuk e urdhëroi popullin e tij për diç tjetër pos që ta adhurojnë Allahun Një, të mos i përshkruajnë ortak, Ai është Zoti i tij dhe Zoti i gjithë njerëzimit, Ai është i Cili e krijoi atë dhe krijoi gjithësinë, dhe se ai i përkushtohet Allahut Një me adhurim dhe respekt, dhe e urdhëroi popullin e tij me atë që ai u përkushtua, e besoi dhe thërriste në të.

Kurani Famëlartë e përshkroi Isain, alejhi selam me katër cilësi: “Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët.” Ali Imran, 46.

Allahu i Madhëruar i dha të dërgarit të Tij, Isait, alejhi selam, autoritet, pozitë të lartë tek Ai, që në këtë botë, pasi që i shpalli atij sheriatin, ia zbriti librin, e të tjera gjëra më çfarë e begatoi Allahu atë, e bëri që ditën e Kiametit të jetë ndërmjetësues për te Allahu, për ata që do t’i lejohet të ndërmjetësojë, Allahu e bëri atë thirrës në adhurim ndaj Tij, në Një Zot, të pashoq, që në periudhën e fëmijërisë, si një mrekulli dhe argument, dhe në moshën e ritur  kur Allahu i shpalli atij, dhe mbi të gjitha e bëri njeri me dije të vërtetë dhe punë të mira.

Allahu i Lartmadhëruar tregon se ai ia mësoi Isait, alejhi selam: “shkrimin dhe diturinë, Teuratin dhe Ungjillin.” Ali Imran, 48.

Dhe se ai është i dërguar i Allahut, e dërgoi tek beni israilët, e ndihmoi atë me mrekulli të jashtëzakonshme, që të jetë udhërrëfyes i drejtë i të vërtetës që u erdhi atyre, ashtu sç thotë Allahu: “e (pastaj) do ta dërgojë atë Pejgamber te bijtë e Israelit (të cilëve do t’u thotë): “U solla një mrekulli nga Zoti juaj”. Do të bëjë diçka prej balte në formë shpendi, dhe do të fryejë në te, e me urdhërin e Perëndisë do të bëhet shpend. Dhe do të shërojë të verbëtit dhe abrashët dhe me emrin e Perëndisë do t’i ngjallë të vdekurit. Ju informojë juve çka hani dhe çka ruani në shtëpitë tuaja. Në këto, nëse jeni besimtarë të vërtetë, me të vërtetë, ka argumente për ju.” Ali Imran, 49.

Atë që e solli Isai nuk ishte risi e asaj të pejgambervë të mëparshëm, por ishte konfirmim i librave dhe të dërguarve, duke kërkuar prej popullit të tij të pranojnë atë, t’i përulen urdhrave të tija, për ta adhuruar Allahun dhe Atë ta respektojnë, e për hallallin e haramin, Allahu thotë: “Dhe (u kam ardhur juve) për t’ju vërtetuar Teuratin që është para meje dhe t’ua lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Dhe ju kam sjellur argumentin nga Zoti juaj. Druajuni Perëndisë dhe bindmuni!.” Ali Imran, 50.

Dhe Allahu e rikonfirmon – pasi që pohoi të vërtetat dhe besimin e sakt – Hyjninë e Tij, se Ai është Zot i gjithë zotëve të supozuar, dhe se ai i cili e beson këtë është udhëzuar në rrugën e vërtetë, Allahu thotë: “Me të vërtetë Allahu është im Zot dhe Zot i juaji, andaj adhuronie Atë. Kjo është rruga e drejtë!.” Ali Imran, 51.

Pasi që Allahu i Madhëruar në suren Merjm tregoi për lindjen e Isait, alejhi selam, pa babë, dhe sqaroi se qëllimi kryesor i përmendjes së kësaj ndodhie është të bëhet e ditur realiteti i saj, dhe çfarë obligohemi ne të besojmë, Allahu thotë: “Ky është Isai, i biri i Merjemës. Tregimi i tij është fjalë e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë. Për Allahun nuk është (as afër mendjes) të marrurit dikë për fëmijë. Qoftë lavdëruar Ai! Kur të vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” Dhe, ajo bëhet. (Isai tha): “Dhe me të vërtetë, Perëndia, është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuronie vetëm Ate! Kjo është udha e vërtetë.” Merjem, 34-36.

Kjo ishte e vërteta për Isain, alejhi selam, e jo ajo që e thonë ata që e përshkruan atë si hyjni, e as ata të cilët shpifën mbi nënën e tij, Ai e tregoi të vërtetën ndaj së cilës kishin dilema e dyshime “Për Allahun nuk është (as afër mendjes) të marrurit dikë për fëmijë.” I Lartësuar, dhe larg çdo të mete është Ai, nuk është çështje e Tij të ketë bir, Por Ai është Një, i Vetëm, i pashoq, është Ai i Cili : “nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë, dhe askush nuk i gjason Atij!.” Ihlas, 3-4.

Allahu u tregoi robërve të Tij për begatitë që ia kishte dhuruar të dërguarit të tij, Isait, alejhi selam, që e kishte ndihmuar me mrekulli të ndryshme, që të jenë dëshmi të vërteta për profetësinë e tij, Allahu thotë: “(Kujtoje o Muhammed!), kur Perëndia tha: “O Isa, i biri i Merjemës, kutjoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës tënde: kur të forcova ty me Shpirtin e shenjtë (Xhebrailin), e ju flitje njerëzve duke qenë fëmijë (në djep) dhe si njeri i rritur; dhe kur ta mësova shkrimin dhe dijeninë e thellë, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur krijove një figurë shpendi prej balte me urdhërin Tim e fryeve në të, e u bë zog, me urdhërin Tim; dhe kur me urdhërin Tim, i ngjalle të vdekurit; dhe kur i pengova sulmet e Israelitëve në Ty, atëheë kur ju solle atyre argumente të qarta, e ata që nuk besuan ndër, ta, thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar! dhe kur i urdhërova Havarijjunët (Apostujt): “Besomëni Mua dhe Pejgamberin Tim!” Ata u përgjigjën: “Na besojmë, e ti bëhu dëshmues që ne jemi muslimanë!.” Maide, 110-111.

Në këtë ajet Allahu numëroi shtatë dhuntitë e Isaut, alejhi selam.

Njejtë, Allahu kërkoi nga i dërguari i Tij, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, të mos polemizojë më tepër me ata të cilët polemizojnë rreth Isait, alejhi selam, pas asaj që i zbriti atij, rreth tregimit të Isait, për arsye se ai që është inatçi nuk e bind argumenti, sado që të jetë i qartë, por i thuhet atij dhe të ngjashmëve prej të devijuarve e inatçorëve: “thuaj: “Ejani, (e) po i thërrasim bijt tonë dhe bijt tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe po e thërrasim na dhe ju veten, pastaj, të lutemi, që mallkimi i Perëndisë t’i goditë gënjeshtarët!.” Ali Imran, 61.

Më pas Allahu tregoi se çështja e Isait, alejhi selam, që nga lindja, thirrja  tij, dhe mrekullitë, është e vërteta në të cilën nuk ka fare dyshim, Allahu thotë: “Padyshim, të gjitha këto janë lajme të vërteta. S’ka zot tjetër përveç Perëndisë. Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëdijshëm.” Ali Imran, 62.

Kjo pra, është e vërteta për Isain, alejhi selam, se ai është rob i Allahut dhe i dërguari Tij, secili që polemizon për këtë të vërtetë, ai është inatçi ndaj një çështjeje të qartë si dielli në mesditë, e kështu që nuk duhet thelluar me të, e as që t’i tregohet interes.

Kështu Kurani e sqaroi të vërtetën e Isait, alejhi selam, me një shpjegim të qartë, udhëzon zemrat, i bind mendjet, i shpien shpirtrat në meditim, dhe në besnikëri në adhurimin ndaj Allahu Një e të Vetëm.

Përktheu: Shpend Zeneli

 Burimi: albislam.com

0 692


Mr. Nusret RAMADANI
Hixhreti konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Islam, pas Kur’anit dhe Miraxhit, është pika e kthesës dhe ajo që quhet në gjuhën moderne civilizimi Islam. Këtë shkrim jam munduar që ta degëzojë në dy pjesë; qasja primare e titullit që konsiston me atë që duhet të informohemi se pikërisht, ata që emigruan dhe ishin pjesë e Hixhretit në kohën e Profetit alejhi selam, ishin: diplomat të theksuar, mendje të ndritura, njerëz që posedonin vyrtyte të larta të moralit, të urtë, dhe besnik.
Profeti Muhamed a.s ishte njeriu i parë që i dha botës një koncept diplomatik, që në momentin sa ishte në Mekë, edhe gjatë periudhës së migrimit (hixhretit) dhe qëndrimit të tij në Medinë. Këta burra të mirë, prej momentit që bënë Hixhret dhe e lëshuan Mekën, Meka nuk arriti që të zhvillohet dhe të ketë progres në shumë fusha, porse prezenca e këtyre mendjeve të ndritura në Medinë, e bëri që Medineja të lulëzoi dhe të avancohet pasi i vendosi themelet e shtetit dhe startoi diplomacia e shokëve të profetit Muhamed alejhi selam hovshëm, me në krye me Profetin.
Vendet e zhvilluara sot, në kohën tonë që po jetojmë, i mbledh mendjet e ndritura, të kualifikuarit, njerëzit që kanë dije dhe urtësi, intelektualët, i mbledh njerëzit që kanë përgaditje shkencore, prandaj, një pjesë e të rinjëve në vendet tona Ballkanike, që mbarojnë studimet e tyre, nuk e gjejnë veten e tyre për të kontribuar në vendin e vet, ndoshta edhe nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë, çka ndodhë me ta?! Bëjnë hixhret, dhe e lëshojnë vendin e tyre, dhe shkojnë në ndonjë vend të huaj, ku ju ofrohet mundësia për ta demonstruar talentin, ju ofrohen kushtet dhe akomoditeti, ju vlerësohet profesioni, dhe kështu bëhet pjesë integrale e atij vendi. Shtetet e varfura, për çdo ditë janë duke i humbur shtresën intelektuale, kjo është një problematikë që fillimisht duhet të menaxhohet mirë duke filluar nga institucionet shtetërore, me qëllim që të ndalohet ky hixhret për këta njerëz!
Këta mendje të ndritura të sahabeve e kan realizu Hixhretin, këta e kanë prodhu Hixhretin, andaj dhe hixhreti bëri revolucion edhe në diplomaci, ngase paraprakisht arritën me u liru prej bestitnyve, u liruan prej adeteve dhe zakoneve të kota që mbizotëronin në Mekë. Emancipimi i tyre diplomatik dhe i njohjes së rrethanave dhe realitetit në Mekë, ishte cilësia e tyre, ata filluan rregullimin e raporteve për brenda gadishullit arabik, ngaqë në atë periudhë në afërsi të qytetit Medine jetonin një numër fisesh çifute të njohur si Benu Kureidha, Benu Nadir, Benu Kainuka, po edhe nga fisi i njohur i Ensarëve, Ews dhe Hazrexh. Në këtë kohë ishin evidente mosmarrëveshjet dhe problemet e asaj kohe të llojit politik, social, kulturor, sociologjik dhe jetësorë, mes emigrantëve dhe mbështetësve të Profetit Muhamed a.s. Kështuqë pritej një qasje diplomatike e Profetit Muhamed a.s. kundrejt këtyre sfidave dhe grupeve në fjalë, ishte nevojë imediate të intervenoi drejtëpërsëdrejti Profeti Muhamed a.s. që të formuloi një koncept diplomatik për ti rregulluar marrëdhëniet në mes tyre, dhe për të kapërcyer kontradiktat që ishin prezente. Marrëdhëniet mes fisit Ews dhe Hazrexh mes tyre nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mes tyre në përgjithësi dhe hebrenjëve, mbi të gjitha edhe ajo miqësi paraprake historike në luftë që ishin dhe kishin grindje e cila ende ishte e dukshme në sjellje dhe marrëdhënie diplomatike të tensionuara mes tyre, dhe se reflektohej shpërndarja gjeografikisht e popullsisë së këtyre grupeve, dhe secili grup prej tyre jetonte në vendbanime të caktuara të tyre, dhe që ishin shumë larg ndaj njëri-tjetrit, gjendja e sigurisë së tyre ishte shqetësuese.
Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i Ensarëve të Medines e pranuan Islamin, me diplomacinë që e artikuloi në formë shumë të mirë Profeti Muhamed realizoi rregullimin e marrëdhënieve midis muslimanëve dhe hebrenjëve dhe në këtë mënyrë dhe u krijua traktati i Medinës.
Diplomacia praktike e Profetit Muhamed nënkupton nënshtrim i plotë ndaj Zotit fuqiplotë, krijimi i paqës, drejtësisë, barazisë, siguria e jetëve dhe mbrojtja e të dobtëve dhe pakicave, konsolidimi i shtetit brenda dhe diplomacia aktive me sundtimtarët dhe mbretërit jashtë vendit. Mbi këtë koncept platforma diplomatike e Profetit Muhamed a.s mbulonte të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut përfshi këtu si: mbrojtja e të krishterëve, liria e adhurimit dhe lëvizjes, liria për të caktuar gjykatësit e tyre dhe për të mbrojtur pronat e tyre, përjashtimi nga shërbimi ushtarak dhe e drejta e mbrojtjes në kohë lufte.
Në funksion të ndërtimit të rendit shoqërorë, Profeti Muhamed a.s. jepte këshilla, alternativa dhe sqaronte parimet mbi të cilat ndërtohet siguria dhe harmonia ndërnjerëzore, si dhe orvatej në realizimin e integrimit të muslimanëve në veprime konstruktive, duke u larguar nga çdo destruktivitet eventual nga e kaluara, e cila shkaktonte çrregullime në shoqëri, por dhe e devijon qenien njerëzore. Në takimet që kishte me të zgjdheurit, dhe të emëruarit si ambasadorë nëpër vende të ndryshme, i këshillonte Profeti Muhamed alejhi selam dhe iu jepte disa informacione që paraqesin pasqyrën historike, gjeografike dhe orientimin politik të atij vendi dhe populli.
Për shembull; Muadh ibën Xhebeli llogaritet si një ndër ambasadorët e parë të shtetit të Medines, gjegjësisht i Profetit Muhamed a.s. dhe ishte prej shokëve të njohur të Profetit, ishte një ndër shkruesit e shpalljes, i dijshëm dhe i arsyeshëm.
Krahas edukatës fetare që e mori pranë profetit Muhamed, ishte i njohur dhe i dalluar me dituri. Për këtë profeti Muhamed në një rast tha: Muadhi, njeriu më i ditur për gjërat e lejuara dhe të ndaluara (në jurispudencën islame), dhe se do të jetë udhëheqës i njerëzve të ditur në parajsë (xhenet). U caktua që të angazhohet si ambasadorë në Jemen, ku do ta përcjellë mesazhin dhe platformën e profetit Muhamed a.s. Ndër porositë që profeti Muhamed a.s. ia dha Muadhit ishte mbjellja e optimizmit dhe shpresa tek njerëzit, duke i thënë: “Lehtëso dhe mos vështirëso, përgëzoi njerëzit dhe mos i largo, dhe kujdes që mos të mashtrohesh pas luksit, se robërit që kanë devocion ndaj Zotit nuk jepen pas luksit, vërtetë, ti do të shkosh te një popull që kanë kulturë dhe religjion tjetër, janë të krishterë, fillimisht thirri të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet dikush tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i tij, nëse ata e pranojnë këtë, e që llogaritet faza e parë diplomatike, atëherë tregoju se Zoti ua ka bërë obligim ritualin e lutjes (Namazin), gjithashtu dhënien e zekatit (një pjesë e pasurisë që u meret të pasurve dhe u shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve) dhe ruaju lutjes së atij që i bëhet e padrejtë, për shkak se ndërmjet tij dhe Zotit nuk ka pengesë” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Amr ibën el-Asi, emri i tij është lakuar edhe kur nuk ishte musliman, njeri tejet i mençur, madje pseudonimi i tij ishte ‘më i zgjuari i arabëve’ politikan i zhdërvjelltë dhe i aftë, diplomat i theksuar, që e përdornin kurejshitët e Mekes në situata të vështira dhe kritike në periudhën kur ishte opozita e profetit Muhamed alejhi selam, është dërguar disa herë për negociata të ndryshme tek Nexhashiu për emigrimin në Etiopi (Abisini) me qëllim kthimit të njerëzve në Mekë, i dinte rrjedhat dhe zhvillimet politike që ndodhnin në atë periudhë.
Negocimi llogaritet në shumë raste si forma më e rëndë në diplomaci, dhe për detyra të vështira dhe probleme të mëdha e përdornin Amër ibën el-Asin për zgjidhjen e çështjeve, nëse në zhargonin e diplomacisë do e quanim si negocuesi dhe ambasadori jo rezident, ose ministër pa resor.
Në një periudhë ishte guvernator i kalifit të dytë Omer ibën Hatabit, në Egjipt. Gjatë mandatit të tij po e veçoj këtë ngjarje për të cilën del në pah, drejtësia dhe kodet juridike të Kushtetutës së Medines.
Amri në Egjipt organizoi një garë kuajsh ku mori pjesë dhe djali i tij, i cili e humbi garën që bëri me një të ri kopt (të krishterët e Egjiptit). Prej mërzisë së humbjes djali i guvernatorit e goditi me kamxhik rivalin e tij duke i thënë: le të jetë mësim kjo, që të mos garosh me djalin e një fisniku. Kopti, për këtë shkoi të ankohej tek Kalifi në Medine, i cili e mori përsipër që të hulumtoi dhe verifikoi këtë rast. Kur u vërtetua se kopti ishte goditur me pa të drejtë dhe është fyer, kalifi Omer dërgoi menjëherë emisar në Egjipt dhe urdhëroi Amrin së bashku me djalin e tij të paraqitem tek ai urgjentisht. Kur arritën, Omeri i dha koptit një kamxhik dhe i tha ti qëllojë po aq sa ishte qëlluar.
Në prezencë të guvernatorit, kopti filloi ta godasë djalin e tij derisa u realizua ndëshkimi i merituar. Më pas Kalifi iu drejtua guvernatorit me këto fjalë: O Amër, që kur i keni kthyer në robër, njerëzit e lindur të lirë?
Xhafer ibën ebi Talib, i njohur në histori si shokë i profetit Muhamed a.s. (Xhafer ettajjar), kushëriri i profetit, dhe vëllau i kalifit të katërt Ali ibën ebi Talibit, në moshë më i madh se vëllau i tij Aliu, edhe pse në islam hyri më vonë se Aliu.
Në njëfarë renditje historike që është bërë mendohet të jetë muslimani 32 me numër. Ishte nga muslimanët e parë që emigruan drejt Etiopisë, pasiqë situata në Mekë u rëndua shumë.
Mbreti i Etiopisë Nexhashiu, ishte njeri që nuk gjykonte pa dëgjuar, kërkoi të takohet personalisht me delegacionin e muslimanëve.
Grupi i muslimanëve që ishin aty, pas konsultimit që kishin ranë dakord që ambasadori dhe zëdhënësi i tyre të jetë Xhafer ibën ebi Talib, ngase ishte njeriu që i ngjante profetit Muhamed në dukje, në moral dhe urtësi.
Njeri i ekuilibruar, karizmatik, orator i shquar, dhe diplomat i suksesshëm që do ti realizonte kërkesat politike të muslimanëve.
Pasi u takua me Mbretin sy në sy pasi e përshëndeti i tha: O mbret i drejtë, ishim njerëz që jetonim në injorancë, adhuronim idhuj, hanim ngordhësirën, bënim imoralitet, i forti e munde gjithmonë të dobëtin, nuk e trajtonim mirë komshiun, derisa Zoti dërgoi mes nesh një person që ia njojim familjen, sjelljen dhe besnikërinë, e ai na ftoi ta adhurojmë një Zot, të braktisim besimet e para, të flasim drejtë, të mbajmë amanetin, të mbajmë lidhjet familjare dhe farefisnore, të mos derdhim gjakun, të mos bëjmë imoralitet, ashtu siç na urdhëroi që ti kryejmë dhe obligimet tona përballë Zotit (Kushtet e Islamit).
Kur ne i besuam këtij njeriu, populli ynë na u vërsul dhe na sulmuan si egërsira, na keqtrajtuan, e profeti ynë na tha që të vijmë në tokën tënde, se ti je një mbret që në tokën tënde nuk bëhet padrejtësi.
Me pak fjalë, ka bërë prezantimin diplomatik dhe ka përshkruar vendin e tij në formën më të mirë të mundshme. Mbreti u mahnit nga prezantimi që bëri Xhaferi, dhe tha a ke diçka nga libri që i ka zbritur profetit tuaj, atëherë Xhafer ibën ebi Talib filloi ti lexojë mbretit disa pjesë nga Kaptina Merjem, ku mes të cilave përmendet historia mahnitëse e rrënqethëse ku Zoti tregon për Merjemen, Nënën e profetit Isa a.s. gjithashtu përmendet Isai a.s. dhe gjithë familjen e tij.
Kur ndëgjoi Kuranin, filluan ti rrjedhin lotët, u emocionua, dhe të gjithë patriarkët që e rrethonin filluan të qajnë. Dhe mbreti tha: Shkoni se në tokën time nuk mund të ju prek kush sa të jem unë gjallë, atëherë muslimanët u qetësuan dhe shkuan të lirë në shtëpitë e tyre.
Nëse analizohet ngjarja e Hixhretit të Profetit Muhamedit alejhi selam dhe shokëve të tij prej A-ja e saj e deri tek ZH-ja e saj, nuk do të gjenim një moment të vetëm që të thuash po sikur ta kishte bërë kështu, apo ta kishte bërë edhe ktë do të ishte më mirë, nuk ka arsyetim njerëzorë që nuk e ka ndërmarë Profeti Muhamed alejhi selam në ngjarjen e Hixhretit.
Hixhreti në vete nuk paraqet vetëm fenë, ai është udhërrëfyes për të drejtat juridike, udhërrëfyes për zhvillimin e një diplomacie aktive dhe serioze e ndërtuar nga parimet e drejtësisë, stimulon për të drejtat kulturore, qytetare, dhe humane. Dallimi mes një populli përparimtar dhe një populli të prapambetur mishërohet në faktin se hixhretin e përkthen në ligje dhe rregulla që duhet të rrespektohen dhe aplikohen në jetën e përditshme. Diplomacia dhe bashkëbisedimi me tjetrin është imperativ, në librin e shenjtë Kur’anin në disa raste e kemi në formën e domosdoshmërisë, e në disa raste të tjera në formën e së preferuarës bashkëbisedimin me të tjerët. Ajo që duhet ditur se Kurani kujdeset edhe për nivelin e diplomacisë dhe dialogun me tjetrin, Allahu thotë në Kuran: “Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më e mira…” (Kur’an, Nahl 125)
Në Islam kemi referencë të qartë ideologjike, që edhe nëse hasim në mospajtime dhe polemika ato mbesin brenda boshteve, bazave dhe aksiomave të kësaj reference, mospajtimet dhe divergjencat janë natyrshmëri por kjo nuk duhet të reflektoj në përçarje dhe ndasi.
Po e ilustroi me një shembull nga historia islame, një nga themeluesit e Mez’hebeve (shkollave jurideike islame) imam Ahmed ibn Hanbel tregon se në një kohë erdhi një studiues i islamit për të më informuar rreth librit të tij të rij, dhe se e kishte titulluar “Libri i mospajtimeve” (Kitabul ihtilaf, ar.), atëherë imam Ahmedi e këshillon që ta ndryshojë këtë titull të mospajtimeve me (Kitabu essiah, ar.) libri i zemërgjërësisë, porosia e këtij shembulli qëndron në ate se mospajtimi nuk nënkupton kundërthënie, e as nuk nënkupton armiqësi në mes dijetarëve, por me këtë nënkuptohet zemërgjërësia dhe univerzaliteti i jurispudencës islame. Vazhdimësia në urtësi dhe këshillë është e nevojshme pa marrë parasysh se sa i gjërë është hendeku i mospajtimeve, idetë dhe analizat nuk piqen nëse ato nuk i përtypin gjuhët e debateve. Me diplomaci të mirëfilltë ne i ndriçojmë pikët e errëta dhe këto ndriçime formojnë vizione diplomatike të përbashkëta.

0 1900

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili na begatoi me dhuntinë më të madhe, fenë islame, këtë fe Allahu na e përsosi dhe e plotësoi dhe atë e përzgjodhi si fe për ne, Allahu thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Sureja Maide, 3.

Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përpos Allahut, Ai është Një dhe i pashoq, Atij i takon pushteti, lavdërimi, dhe Ai për çdo gjë është i plotfuqishëm, na ligjësoi fenë për ta ngritur njeriun në piedestale të larta fisnike, virtyte bujare dhe vepra të lavdëruara, Allahu thotë: “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” Sureja Maide, 15-16.

Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Allahu e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë që të mbizotroj mbi të gjitha fetë tjera, me të u udhëzuan njerëzit dhe i nxorri nga errësirat në dritë, erdhë feja e fundit që të plotësohen virtytet morale, sikur që thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Jam dërguar që të plotësoj virtytet morale.”

O Allahu bekoe dhe mëshiroje të dërguarin tanë, familjen dhe shokët e tij.

Të nderuar besimtarë!

Allahu na e ligjësoi këtë fe që të na përmirësojë jetën e kësaj bote dhe që të gëzojmë lumturi në të dy botët, kështu që feja jonë është feja e vetme që realizon lumturinë për individin dhe shoqërinë sepse është fe gjithëpërfshirëse që përshtatet me natyrshmërinë e pastër njerëzore, sepse Allahu i madhëruar është Ai i Cili ka krijuar gjithësinë dhe e di saktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë është e dëmshme për të. “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.

Islami është t’i nënshtrohesh Allahut me bindje dhe ta adhurosh Atë me adhurime dhe me largim prej shirkut dhe ithtarëve të tij.

Islami është feja që e përzgjodhi  Allahu për mbarë njerëzimin, dhe na informoi se Ai nuk do të pranojë asnjë fe tjëtër, Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Surej Ali Imran, 19

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” Sureja Ali Imran, 85

Ndërsa i dërguari i Allahu e definoi islamin, sikur që qëndron në hadithin e Xhibrilit (alejhi selam), me pesë kushtet e tij, kur u pyet: O Muhamed! Më trego për islamin? I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Islami është të dëshmos se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, , të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi të shkosh.” Ai iu përgjigj: Të vërtetën e the. E shënon Buhariu dhe Muslimi

S’ka fare dilemë se islami është feja e vërtetë e zbritur nga Allahu i madhëruar, është metodologji e jetës, e përsosur, kjo fe përbëhet nga ajo që gjendet në librin e Allahut (Kuranin) të cilit libër nuk i vije e kota, është libër i zbritur nga i Urti i Lavdëruari, dhe përbëhet nga ajo që është vërtetuar nga udhëzimi profetik, dhe kjo krejtësisht ndryshe nga metodologjitë dhe fetë tjera. E ndoshta me një pasqyrim të përgjithshëm të këtyre metodologjive të cilat janë prezente tek njerëzit do të na e sqaronte edhe më mirë.

Ligjet prezente në tokë:

Të gjitha ligjet që janë në fuqi –përpos fesë islame- nuk dalin prej njërës prej këtyre tre kategorive:

Një:  Metodologji fetare e deformuar: që në origjinë është hyjnore, mund të ketë edhe libër qiellor të zbritur nga Allahu, por aty ka depërtuar ndryshimi dhe shtrembërimi, fshirja dhe shtimi, kështu që është përzier mes fjalëve të Allahut dhe fjalëve e epsheve të njerëzve, sikur që janë fetë; jahudizmi dhe krisherizmi.

Dy: Metodologji fetare njerëzore: është fe, ngaqë aty manifestohen rite adhurimi, dhe hyjnizimi, që i zbaton njeriu për një hyjni ose për disa prej hynive të pretenduar, qofshin: njeri, gurë, pasuri, epsh, e të tjera. Mund që aty të mos ketë asnjë dobi nga ana e njeriut e as rregulla për jetën e tij, por janë thjeshtë rite të paqarta dhe të frikshme.

Llogaritet fe njerëzore ngaqë është shpikje e njeriut, kështu që s’ka asnjë lidhje me atë që është prej Allahut, sikur që janë: hinduizmi, budizmi, satanizmi, paganizmi, e tjera.

Tre: Metodologji qytetare e pastar njerëzore: që ka të bëjë me rregullimin  e jetës sënjeriut në dynja, kështu duke u kujdesur për dobitë e njeriut sipas rregullave, normave të kësaj bote, është njerëzore ngaqë burimi i tyre është tek njeriu, qoftë individë ose grupe, është rezultat i mendjes së njeriut, pikëpamje dhe përziatje të tij, si përshembull: shekullarizmi, komunizmi, kapitalizmi, ekzistencializmi, e të tjera.

Këto metodologji të cilat janë ende në fuqi në mesin e njerëzve, nuk realizojnë aspiratat e njeriut ngaqë janë të mangëta, mbetet islami i vetëm me cilësitë dhe pastërtinë, me lartësinë dhe përsosmërinë e tij që dallon ga që gjitha metodologjitë dhe fetë tjera, kjo fe ka forcë që të mbetet përherë kundër betejave të ndryshme kulturore, ideologjike e civilizuese, sepse kjo fe mban në vete virtyte që i japin meritë, na mjafton premtimi i Allahut, të Gjithdijshmit, se fundi i takon të devotshmëve, Allahu thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.” Sureja Teube, 32-33.

Ky është një realitet i qartë të cilën e vërejnë edhe disa perëndimorë, të cilët folën me gjuhët e tyre, për të vërtetën të cilën dëshmojnë edhe armiqtë e saj.

Shkrimtari i njohur  Hilaire Belloc ka thënë: nuk më mbetet asnjë pikë dyshimi se civilizimi i cili lidh gjitha pjesët e saja me një lidhje shumë të fortë, dhe mban të gjitha skajet fuqishëm, ajo që bartë me vete besimin (akides), është islami, jo vetëm që e pret një e ardhme e shkëlqyer por do të jetë edhe një rezik i madh për armiqt e tij.

Madhështia e dukshme e Islamit: Këto madhështi janë veçoritë dhe cilësitë që e dallojnë fenë islame nga fetë dhe qasjet (metodologjitë) tjera.

E para: Është fe hyjnore

Islami është feja e Allahut të madhëruar që ai e zgjodhi për krijesat e Tij, e kjo konsiderohet prej veçorive më të mëdha, e çdo veçori tjetër është rezultat dhe fryt i kësaj veçorie.

Është feja që Allahu ia zbriti Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Ai e mori përsipër ta ruan, ta ndihmon, ta triumfon mbi gjitha fetë tjera.

Është fe e Allahut që burim ka Kuranin famëlartë dhe sunetin autentik.

Kurani është fjalë e Allahut e zbritur te Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) , të cilin e ruajti Allahu i madhëruar “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Sureja Hixhr, 9.

Suneti është burimi i dytë, njashtu shpallje nga Allahu i madhëruar sikur që thotë Allahu për të dërguarin e Tij, “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” Sureja Nexhm, 3-4.

Allahu sqaroi përgjegjësinë e të dërguarit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), e që është kumtimi i fesë tek njerëzit, Allahu thotë: “Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.” Sureja Ankebut, 18.

Allahu thotë: “Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin.” Sureja Shura, 48.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është ndërmjetësuesi mes kumtimit të fesë së Allahut prej Allahut deri tek krijesat, e që t’ua sqarojëatyre fenë, Allahu thotë: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut.” Sureja Shura, 52-53.

Një aspekt tjetër se kjo fe është hyjnore; ashtu sikur që është fe që buron nga Allahu, synimi i kësaj feje është arritja e kënaqësisë së Allahut, dhe zbatimi i adhurimeve për hir të Tij, ky synim është edhe shkaku pse Allahu krijoi xhinët dhe njerëzit, sikur që thotë Allahut, “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” Sureja Dharijat, 56-58.

Prej fryteve të kësaj veçorie janë:

1.Islami shpjegon për të vërtetat e mëdha që njeriu nuk mundet t’i njeh ndryshe përveç se përmes shpalljes së mbrojtur, sikur që janë: njohja e Krijuesit, Cilësitë, urdhrat, ndalesat, fillimi i krijimit, dhe synimi i krijimit të njeriut, etj.

2.Është fe e Allahut që është e pastër nga mangësitë, kundërshtimet, prej padrejtësive, është ligj i Allahut të gjithëdishmit gjithinformuarit, i Cili çdo gjë di në tokë e në qiell, Allahu për të treguar madhështinë e fesë dhe pajtueshmërin e ligjeve të Tija thotë: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” Sureja Nisa, 82.

3.Pajtueshmëria e fesë me diturinë e saktë, mendjen e shëndoshë. Është fe që kujdeset për dituri dhe ngrit dijetarët, e nderon mendjen dhe u flet mendjes së të mençurve, Allahu e sqaroi pozitën e diturisë dhe mendjes, dhe pozitën e dijetarëve dhe mendarëe, Allahu thotë: “Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” Sureja Ankebut, 43.

4.Lirimin e njeriut nga adhurimi i njerëzve dhe adhurimi i epsheve, që të jetë i sinqertë në adhurimin e Allahut të madhëruar, të punojë në përputhje me ligjet, udhëzimet, urdhrat dhe ndalesat e fesë.

Kur zbriti fjala e Allahut për jehudët dhe të krishterët “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” Sureja Teube, 31.

Adij ibën Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Ata nuk i adhuronin por kur ata e bënin hallall një gjë edhe ata e lejonin dhe kur ua ndalonin ndonjë gjë ata e ndalonin.” E shënon Tirmidhiu

E sikur që tha Rabi ibën Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) para Rustumit, komandantit të ushtrisë së Kisras: “Allahu na dërgoi që t’i nxjerrim ata që Allahu dëshiron, nga adhurimi i njerëzve në adhurim ndaj Allahut, nga ngushtësia e dynjasë në gjerësinë e saj, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e islamit.”

5.Përgjigjja e nevojave njerëzore, dhe atë duke ligjësuar atë që u bën dobi dhe atë që i përmirëson ata, është fe e Allahut i Cili krijoi njeriun dhe e di çfarë është e përshtatshme për këtë shpirt njerëzor “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.

E dyta: Është fe gjithëpërfshirëse

Allahu ligjësoi fe gjithëpërfshirëse si në dispozitat e fesë ashtu edhe në ligjet e saj, për të gjitha krijesat e Tij, prej xhindëve dhe prej njerëzve, për sjelljet dhe raportet e tyre, kudo që të jenë ata, mbi çdo pjes ëtë tokës dhe ndër secilin qiell, Allahu thotë: “Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” Sureja Nahl, 89

Gjithpërfshirja bëhet edhe më e qartë përmes shpjegimeve të mëposhtme:

1.Është fe për të dy kategoritë e krijesave; xhindët dhe njerëzit, sa i takon për njerëzit kjo është e qartë sikur që kuptohet përmes ajeteve të Kuranit Famëlartë, Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” Sureja Enbija, 107

Allahu thotë: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.” Sureja Araf, 158

Ndërsa sa i takon xhindëve, Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Sureja Dharijat, 56.

Dhe kjo është një skenë nga dëgjimi i tyre për lajmin e të dërguarit të Allahut, dhe shpejtimin që të zbatojnë atë dhe të thërrasin të tjerët, duke bartur me vete kërcënimin dhe përgëzimin, Allahu thotë: “Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!” O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!.” Sureja Ahkaf, 29-32.

2.Është fe gjithëpërfshirësë për çdo kohë, që prej momentit të shpalljes e deri në ditën e Fundit.

3.Është fe gjithëpërfshirëse, për çdo vend, ashtu që nuk është i veçantë vetëm për një krahinë, e as vetëm për një popull, është gjithëpërfshirës për çdo vend, kërkohet që ta [ërqafon këtë fe secili njeri, në çdo vend dhe prej çfarëdo populli, dhe me këtë vërtetphet se muslimani duhet të zbatojë dispozitat e fesë në çdo vend.

4.Është fe gjithëpërfshirëse për të gjitha etapat dhe situatat e jetës së njeriut, edhe për raportet e tija të ndryshme, duke e udhëzuar në atë që i bën dobi, e ngrit, e mbron dhe e udhëzon.

5.Është fe gjithëpërfshirëse për lëvizjet në univers dhe në jetë, kështu i merr në kosnideratë ato lëvizje edhe në dispozitat dhe ligjet e saj, kështu që nuk ndahen dispozitat e fesë nga lëvizjet në univers, qoftë yjet, dita apo nata, i nxehti apo i ftohti, kështu që ekzistojnë adhurime që lidhen me lëvizjen e diellit, sikur që është puna e pesë kohëve të namazit, syfyri e iftari, e adhurime që lidhen me lëvizjen e Hënës, sikur agjërimi, haxhi e të tjera. Të gjitha këto merren në konsideratë për të sqaruar përgjegjësinë dhe rolin e njeriut drejt tyre, për menaxhim dhe përmirësim, ngaqë universi dhe krijesat të githa janë të Allahut: “E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç’ka nën dhe.” Sureja Taha, 6.

6.Është  fe gjithëpërfshirëse për udhëzimin e pikpamjeve të njeriut në konekst të dynjasë dhe ahiretit, janë dy botëra të plota, e njeriu në secilën prej tyre ka hise, kështu që dynjaja është tokëpjellore e ahiretit, aty njeriu mbjell atë që dëshiron ta korë në ahiret, Allahu thotë: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë.” Kasas, 77.

Me këtë vërtetohet se për muslimanin, në çdo çështje të tij dhe për çdo lëvizje të tij Allahu ka zbritur dispozitë dhe gjykim, se feja islame është metodologji e jetës, prek çdo lëvizje të njeriut, me këtë i bëhet replikë të gjithë atyre që kundërshtojnë pikëpamjen islame për gjithëpërfshirjen e saj për të gjitha çështjet e jetës politike, ekonomike, shoqërore, etike e të tjera. Ka prej tyre që shkruajnë artikuj propaganduese si thënia e tyre “Nuk ka politikë në fe, e as fe në politikë”, atyre u thuhet se Allahut i takon çdo urdhër, çdo ndalesë, çdo menaxhim, çdo dispozitë e çdo gjykim “E tërë çështja është vetëm në duar të Allahut.” Sureja Ali Imran, 154.

Allahu thotë “Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim.” Sureja Rum, 4.

Islami në formë të prerë kundërshton ata që marrin fenë me epshe, duke braktisur prej fesë atë që nuk i shkon përshtati me epshin e tij, duke harruar se islami është një, nuk copëtohet, Allahu thotë: “S’ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.” Sureja Nisa, 150-151.

Allahu na urdhëron që ne të hyjmë në islam plotësisht, Allahu thotë: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi).” Sureja Bekare, 208.

Vazhdon  …

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

0 1059

1. Cilat librat qiellore janë përmendur në Kuran?

– Kurani (68herë), Tevrati (18herë), Inxhili( 12herë), Zeburi(3herë), Fletushkat e Ibrahimit (2herë), Fletushkat e Musait (2herë).

2. Më çka e ka krahasuar Allahu dhënien e lëmoshës në rrugën e Tij?

– E krahasoi me hua të mirë; مَنْ ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَاعِفَهُ لَهُ أَضْعَافًا كَثِيرَةً ۚ وَاللَّهُ يَقْبِضُ وَيَبْسُطُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ” Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? Allahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.” (El Bekare; 245).

3. Më çka i ka krahasuar Allahu munafikët në Kuran?

– Si trungujt e zgavruar e të mbështetur(خشب مسندة); وَإِذَا رَأَيْتَهُمْ تُعْجِبُكَ أَجْسَامُهُمْ ۖ وَإِنْ يَقُولُوا تَسْمَعْ لِقَوْلِهِمْ ۖ كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُسَنَّدَةٌ ۖ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ ۚ هُمُ الْعَدُوُّ فَاحْذَرْهُمْ ۚ قَاتَلَهُمُ اللَّهُ ۖ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ ” E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” (El Munafikun; 4).

– Gjuhët e munafikëve, janë sikurse shpatat e mprehta që prehin fortë dhe lehtë ألسنتهم مثل السيوف الجارحة) أَشِحَّةً عَلَيْكُمْ ۖ فَإِذَا جَاءَ الْخَوْفُ رَأَيْتَهُمْ يَنْظُرُونَ إِلَيْكَ تَدُورُ أَعْيُنُهُمْ كَالَّذِي يُغْشَىٰ عَلَيْهِ مِنَ الْمَوْتِ ۖ فَإِذَا ذَهَبَ الْخَوْفُ سَلَقُوكُمْ بِأَلْسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى الْخَيْرِ ۚ أُولَٰئِكَ لَمْ يُؤْمِنُوا فَأَحْبَطَ اللَّهُ أَعْمَالَهُمْ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرًا ” Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë -ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj Allahu ua asgësojë verat e tyre, e kjo për Allahun është lehtë.” (Ahzab; 19).

4. Kush është shpirti i shenjtë që është cekur në Kuran?

– Xhibrili, alejhi selam.

5. Me çka i krahasoi zemrat e Beni Israilëve Allahu, xhele ue ala?

– I krahasoi me gurët e fortë.

6. Cilat janë dy suret për të cilat na ka nxituar i dërguari i Allahut t’i lexojmë në dy rekatet sunet të sabahut?

– Sureja el Kafirun dhe el Ihlas.

7. Kush janë havarijunët e cekur në Kuran?

– Pasuesit e Isait alejhi selam, ata që i besuan shpalljes së tij, e mbrojtën e pasuan atë. Numri i tyre dymbëdhjetë. Ishin të parët që besuan nga Beni Israilët.

8. Llojet e nefsit(shpirtit) që i ka cekur Allahu, xhele ue ala, në Kuran?

– Lloji i parë; لَأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ Shumë nxitës për të keqen. وَمَا أُبَرِّئُ نَفْسِي ۚ إِنَّ النَّفْسَ لَأَمَّارَةٌ بِالسُّوءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّي ۚ إِنَّ رَبِّي غَفُورٌ رَحِيمٌ ” Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveq atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë.” (Jusuf; 53).

Lloji i dytë; نفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ Shumë i qetë يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ ” O shpirt i qetësuar!” (El Fexhër; 27).

dhe Lloji i tretë; نفْسِ اللَّوَّامَةِ Shumë qortues. وَلَا أُقْسِمُ بِالنَّفْسِ اللَّوَّامَةِ ” Betohem në shpirtin që është shumë qortues!” (El Kijame; 2).

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 316

1. Munafikët! Allahu, xhele ue ala, në lidhje me munafikët ka thënë; وَلَا يَأْتُونَ الصَّلَاةَ إِلَّا وَهُمْ كُسَالَى

“Dhe namazin e falin vetëm me përtaci.” (Teube; 54).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; ” Munafiku nëse është me xhemat ai falet me ta, e kur të vetmohet, ai nuk e falë namazin. I tilli nuk e shpreson aspak shpërblimin e faljes së namazit si dhe nuk frikësohet fare nga dënimi që e pret nëse nuk e falë namazin.”

Tefsirul Kurtubij; 8/163

2. Zullumi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ ۚ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ ۚ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً ۚ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallm, e dinë se Allahu është me ata që ruhen (të këqiave).” (Teube: 36).

Katade, rahimehullah, ka thënë; ” Zullumi në muajt e shenjtë është më i shëmtuar sesa muajt e tjerë, edhe pse dihet se zullumi në çdo gjendje është i shëmtuar, por Allahu e ka llogaritur më të shëmtuar në këto muaj të shenjtë.”

Ed durrul Menthur; 4/187

3. Zemra e shëndoshë! Tërheqja e vërejtjes nga ana e Musait alejhi selam ndaj Hidrit alejhi selam dhe mosdurimi që shfaqi Musai karshi veprimeve të Hidrit, është argument që zemrat e besimtarëve janë të prirura që ta qortojnë të keqen menjëherë. Edhe pse Musai alejhi selam i premtoi Hidrit që do të tregohet durimtar si dhe nuk do flas e as nuk do të ndërhyj, megjithatë kur pa gjëra jo të mira, Musai alejhi selam ndërhyri menjëher dhe nuk mundi të mos flas.

Nuketul Kuran, të El Kusab; 2/215

4. Vlera e Teuhidit! Urtësia e thënies së Isait alejhi selam, qysh kur ishte foshnje, tha; َ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا

“Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.”

Vehb Ibn Munebih, rahimehullah, ka thënë; ” E tha Isai alejhi selam që është rob i Allahut dhe se vetëm Allahu duhet adhuruar, në mënyrë që njerëzit mos ta merrnin atë (Isain) për zot.

Tefsirul Begavij; 5/230

5. Llojet e Teuhidit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

“Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)!” (Merjem; 65).

Në këtë porosi Kur’anore, janë cekur tre llojet e Teuhidit; 1. Teuhidi Rububije(Njësimi i Allahut në zotërim, krijim, etj). 2. Teuhidi Uluhije(Njësimi i Allahut në adhurim) dhe 3. Teuhidi Esmai Ves Sifat (Njësimi i Allahut në emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta).

Mundohu t’i nxjerrësh nga kjo porosi Kuranore këto tre lloje të Teuhidit, Allahu ta shtoftë kuptimin e librit të Tij.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 27/366

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1058

Dituria vazhdimisht ka qenë një cilësi e lavdëruar, poashtu edhe dijetari. Në anën tjetër, injoranca asnjëherë s’ka paraqitur gjë tjetër përpos cilësisë së keqe, ndërsa injoranti asgjë më shumë se një e metë. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht, e kemi mësuar dhe ua kemi mësuar të tjerëve. Kemi përsëritur shpesh thënien: “dituria është dritë ndërsa injoranca errësirë”.
Mirëpo, ja që ekziston një injorancë e cila është e patjetërsueshme, një injorancë e cila na dhuron qetësi dhe na ndihmon të përballojmë vështirësitë e jetës.
Mund të çuditeni si ka mundësi që injoranca të jetë aq e dobishme, mirëpo është një e vërtetë që s’pranon debatin rreth saj.
Ekziston një injorancë që është më e dobishme se dituria. Injoranca rreth qëllimeve të njerëzve, rreth asaj se ç‘fsheh njerëzimi në zemrat e tyre dhe injoranca e gjërava që Zoti na i fshehi (gajbijat). Nuk na u fshehën për diç tjetër përpos që kjo gjë na sjell mirësi dhe shpëtim. Po të kishte ndonjë dobi dituria rreth tyre, sigurisht që do të kishim qasje në to, apo së paku dikush nga ne do t’i njihnim, mirëpo, jo, mbi to u lëshua perdja e trashë në mënyrë që jeta të duket më e bukur.
Injoranca jote rreth asaj që fshehin smirëkëqinjtë është më e dobishme se dituria që mund te kesh për to. Injoranca rreth pengesave që mund të të dalin në rrugë të jep mundësinë që të merresh me çdonjërën veç e veç, pa i mbajtur të gjitha mbi supe, përnjëherë. Injoranca rreth asaj që është shkruar për ty në të ardhmen të jep kënaqësinë e përvojës dhe mundësinë e zbulimit. Injoranca rreth dështimit në një projekt tëndin të dhuron eksperiencë dhe fuqi. Pra, është një injorancë që të mëson prej nga nuk e pret, filozofinë e jetës dhe suksesit. Ne, njerëzit, jemi të prirur t’ju besojmë përvojave të hidhura më shumë se sa këshillave që na vijnë të gatshme e të ambalazhuara.
Injoranca rreth asaj që të rrezikon mirëqenien të hap derën e shpresës se do të ngjajë më e mira. Injoranca rreth urrejtjes së atij që të urren të shtyn drejt sjelljes së mirë ndaj tij dhe kjo të sjell largimin e ndonjë të keqe të mundshme.
Po të mos ishin këto injoranca do zhbëhej bamirësia mes njerëzve. Parafytyro sikur gjendesh mes njerëzve egoist, zemërsëmurë, më thuaj, si do t’i pranoje, si do jetoje me ta kur e di çfarë mendimesh të frikshme fshehin në brenditë e tyre.
Thuhet që Omeri r.a. ka thënë: “sikur të dinin njerëzit se ç‘fshihet në zemrat e njëri tjetrit nuk do t’i zgjatnin dorën njëri tjetrit përveç se me shpata.” Një thënie që përmban në vete esencën e shumë librave psikologjik e sociologjik.
Parafytyro sikur dikush ta dinte momentin e vdekjes, çfarë jete do bënte? Si është e mundur që njeriu të ndërtojë, të zhvillohet teksa shikon përfundimin që i afrohet dita ditës?!
Pra, është virtyti i injorancës që ndanë njeriun nga e fshehta (gajbi) të cilën e di vetëm Allahu. Kjo ndarje është mëshirë e Zotit, po të ishte mirë e kundërta, do t’ju mundësohej profetëve, mirëpo Musai pyeste Hidrin, Isai nuk dinte ca gjëra, Muhamedi mohonte diturinë rreth të fshehtës edhe pse Allahu i pat veçuar me shumë mrekulli të ndryshme përpos njohjes së gajbit – që ekskluzivisht i takon Allahut, të Urtit që nuk e përshpejton dënimin, Bujarit që nuk ndalon dobinë, Falësit që nuk bezdiset nga mëkatet e robërve, të Gjithfuqishmit që s’e pengon asgjë, të Gjithmëshirshmit, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo krijesë. Ai e di të dukshmen dhe të fshehtën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe sikur të mos ishte kjo dituri do të përfundonim në shkatërrim. Veprat e Tij janë gjithë urtësi, vijnë nga i Urti, i Dituri, Përcaktuesi, Planifikuesi. Ndërsa ne jemi të dobët, shikimi ynë është i mangët sado që pretendojmë qartësinë dhe gjithmonë do të vlejë për ne ajeti “nuk na është dhënë nga dituria përpos pak”.
Përmbyllje:
Me diturinë tënde krenohu një herë, ndërsa me këtë lloj injorance njëqind herë. Injoranca rreth asaj që njerëzit fshehin në zemrat e tyre si dhe rreth të fshehtës (gajbit) është virtyt me të cilin krenohemi.
Halid b. Ibrahim El-Xhurejvi

Përktheu: Agim Bekiri
25/07/2021

NA NDIQNI NË