Kërko

isai - Rezultatet e kërkimit

If you're not happy with the results, please do another search

0 575

Autor: Almir Kapiq
Përktheu: Amel Kurtishi
Tekstet e Kuranit dhe hadithit bëjnë thirrje që njerëzit të flasin mirë, të rekomandojnë vepra të mira dhe t’i theksojnë cilësitë dhe veprat e mira e njerëzve. Në të njejtën kohë ndalohen fjalët e këqija, tregohet për pasojat negative, ndalohen veprat e liga dhe fjalët e këqija për të tjerët. Allahu i Lartësuar ndalon që të fltet keq për të tjerët dhe kërcënon me dënim të dhimbshëm, edhe atëherë kur nuk marrin pjesë në përhapjen e thashethemeve por gëzohen kur flitet keq për besimtarët: “Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini. ” (En Nur, 19)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar që njerëzit të flasin publikisht për mëkatët e tyre, që t’i theksojnë dhe të lavdërohen me ato që I kanë bërë: “Umeti im do të jetë i falur përpos atyre që i publikojnë mëkatët e tyre, bëjnë mëkate naten dhe pasi që Allahu ua ka mbuluar mëkatët zgjohen dhe flasin mbrëmë bëra kështu dhe kështu. Allahu i ka mbuluar mëkatët e tij e ai zgjohet dhe i shpalos ato që Allahu ia ka mbuluar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Ky hadith tregon për pasojat negative e të folurit publik për mëkatet, sepse në këtë mënyrë, mëkati pranohet si i zakonshëm, dhe kështu të tjerët nxiten në kryerjen e mëkatit, dhe kështu përhapen fenomenet negative në shoqëri. Prandaj, secili nga ne duhet të përpiqet të mos bëjë mëkate, por nëse i ndodh që të bëjë diçka që është mëkat, atëherë ai nuk duhet të flasë për këtë publikisht, por ta mbajë për veten e tij dhe t’i kërkojë falje Allahut.
Nga ana tjetër, rekomandohet të flasim për bërjen e veprave të mira, dhe t’i përmendim njerëzit në një kontekst të bukur, duke i nënvizuar cilësitë e tyre të bukura. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ishte i njohur për theksimin e cilësive të lavdërueshme të njerëzve, dhe kështu për jemenasit tha: “Imani është jemenas dhe urtësia është Jemenase…” (Buhariu)
Ai poashtu ka rekomanduar të sillemi mirë me banorët e Egjiptit dhe tha: “Silluni mirë me koptasit…” (Hakimi në Mustedrek)
Për banorët e Shamit ai është shprehur me fjalë miradie duke thënë: “…Imani do të jetë në Sham kur të ndodhin çrregullimeve.” (Ahmed)
Këto fjalë dhe lavdata me të cilat i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, u shpreh për banorët e Jemenit, Egjiptit dhe Shamit, ishin një prej shkaqeve që ata të pranojnë islamin dhe të mbesin musliman më shumë she katërmbëdhjetë shekuj. Këto transmetime flasin për vlerën e theksimit të virtyteve që i posedojnë njerëzit sepse në këtë mënyrë ata nxiten në qendrueshmëri në të mirën dhe i tregojnë qartë vlerat e vërteta të një shoqërie.
Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, ekishte parë në ëndërr zjarrin e xhehenemit dhe ia kishte treguar motrës së tij Hafsa, radijallahu anha, e cila ia tregoi Resulullahut, alejhi selam, i cili tha: Njeri i mirë është Abdullahu, sikur të falte edhe namazin e natës.” (Buhari dhe Muslim)
Në këtë hadith i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, e këshillon Ibën Omerin, duke e nxitur të përmirëson gjendjen e tij, por nuk harron t’i tregon edhe anët e tija pozitive, duke qenë në dijëni që në atë mënyrë do të shkaktonte lëkundje emotive të shpirtit të tij, tëshmë të emocionuar për shkak të ëndrrës që kishte parë. Fillimisht tregon së bëhet fjalë për besimtarë të jashtëzakonshëm, e qetëson zemrën e tij dhe e largon frikën duke përgatitur që të pranon këshillën e të Dërguarit të Allahut. Kështu ai do të përmirëson gjendjen e tij dhe do të mbrohet prej zjarrit të xhehenemit. Këshilla që i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ia dha Ibën Omerit, radijallahu anhuma, është universale e përgjithshme dhe ka të bëjë me çdo besimtarë. Njerëzve u sugjerohet të fillojnë me namazin e natës i cili mbron nga zjarri i xhehenemit.
Psikologët kur flasin për efektin pozitiv të theksimit të anëve pozitive e tregojnë rastin e personit i cili vonohet në takim, dhe kështu ata që e presin ndihen më pak të vlefshëm, të shqetësuar dhe të jorespektuar. Në situatë si kjo nuk duhet të arsyetohet ai që vonohet por ai duhet t’i lavdëroje ata që e presin duke i falënderuar për durimin. Kështu ai do të thekson anën e tyre pozitive. Kështu dukshëm do të zvogëlohet shqetësimi dhe nervoza dhe një fotografi tejet negative do të paraqitet në dritë pozitive.
Secili i ka virtytet dhe mangësitë e veta dhe nëse fokusohemi duke I theksuar anët e mira, në këtë mënyrë do të ndikojmë që njerëzit t’i shohin mangësitë e tyre dhe të angazhohen në përmirësimin e tyre. Besimtari duhet të jetë optimist, në çdo gjë i sheh aspektet pozitive dhe me urtësi i shfrytëzon për të përmirësuar gjendjen individuale dhe kolektive. Rrëfehet që njëherë Isai, alejhi selam, me nxnësit e tij kaloi pranë coftinës së një qeni. Nxënësit komentuan: sa erë e keqe po kundërmon, ndërsa Isai, alejhi selam, tha: Sa të bardhë i paska dhëmbët.

0 1466

Disa nga thëniet e jomuslimanëve për Pejgamberin tonë:

1. “Sikur të isha tek ai, do t’ia laja këmbët”

Herakliu, perandori i madh romak

2. “Muhamedi është profeti, filozofi, gojtari, ligjdhënësi, luftëtari dhe mposhtësi i epsheve.” Ai gjithashtu pyeti veten: vallë, ka dikush që është më i madh se Muhamedi?

Alphonse de Lamartine, mendimtar francez.

3. “Ajo që më së shumti i nevojitet botës është një njeri sikur Muhamedi. Po të merrte Muhamedi sot drejtimin e botës do ia dilte t’i zgjidh problemet tona duke garantuar paqen dhe lumturinë që e synojnë të gjithë njerëzit”

George Bernard Shaw, shkrimtar i njohur britanez.

4. “Muhamedi – i vetmi njeri në tërë historinë i cili arriti suksesin më të lartë në rrafshin fetar dhe atë të dynjasë”
Michael H. Hart i cili shkroi librin “100 njerëzit më me ndikim në historinë njerëzore” në krye të të cilëve vëndoi Muhamedin a.s., para Njutnit dhe Isait a.s. duke e ditur se vetë ai ishte i krishterë.

5. “Askush nuk mohon faktin që Muhamedi posedon zemrat e miliona njerëzve”

Gandi, lider indian

6. Unë e dua Muhamedin për shkak çiltërsisë të natyrës së tij nga veprimet për sy e faqe dhe shtirrja”

Thomas Carlyle, shkrimtar anglez.

7. “Muhamedi është njeriu më i fuqishëm që ngriti shtetin e së drejtës dhe tolerancës”

H. G. Wells, letrar britanik.

8. “Sheriati (legjislacioni) i Muhamedit do të udhëheq botën ngaqë përputhet me logjikën dhe urtësinë”

Leo Tolstoy, letrar i njohur rus.

9. “Më i madhi burrë në histori është Muhamedi”

Gustave Le Bon, historian francez.

10. “Muhamedi është më i madhi i të mëdhenjëve në histori”

Will Durant, autor i “The story of cevilization”

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
18/11/2019

0 2225

PYETJE: A është e lejueshme angazhimi me dhikër (përmendjen e Allahut) gjatë hutbes së xhumasë nëse namazfalësit nuk e kuptojnë gjuhën e hatibit (ligjëruesit në ditën e xhuma)?

PËRGJIGJE: Është e lejueshme për ata që nuk e kuptojnë gjuhën e hatibit ose nuk arrijnë ta dëgjojnë zërin e tij që të angazhohen me dhikër, lexim të Kur’anit ose me dërgim të salavateve ndaj të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, por duke mos i hutuar namazfalësit tjerë që i ka përreth.

Dijetarët islamë janë ndarë në dy mendime rreth përmendjes së Allahut dhe leximit të Kur’anit për gjatë kohës kur nuk dëgjohet hutbeja si dhe në raste kur namazfalësit nuk e kuptojnë gjuhën e hatibit:

Mendimi i parë: Lejohet dhikri (përmendja e Allahut) ose leximi i Kur’anit gjatë ligjërimit të hutbes së xhumasë për ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë. Këtë e ka thënë Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi, Allahu i mëshiroftë. Imam Shafiu ka thënë: “Nëse nuk dëgjohet asgjë nga hutbeja, atëherë nuk është e urryer që të lexojë Kur’an ose të bëj dhikër në vehte dhe të mos flet me njerëzit.” [El-Um, 1/234].

Ibn Mundhiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi nuk e shohin të gabuar leximin e Kur’anit ose dhikrin gjatë kohës kur nuk ka mundësi të dëgjohet hutbeja e xhumasë.” [El-Eusat, 4/71].

Mendimi i dytë: Nuk lejohet dhikri (përmendja e Allahut) ose leximi i Kur’anit, qoftë nëse e dëgjon hutben ose nuk mundesh ta dëgjosh hutben dhe ky është mendimi i malikijve dhe hanefijve. El-Harshij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është e ditur se dëgjohet dikush tjetër nëse nuk dëgjohet hutbeja.” [Sherh ala muhtesar halil, 1/280].

Ez-Zilaij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ai duhet ta dëgjojë hutben sepse është urdhëruar me të. Pamundësia e dëgjimit: mund të jetë i paaftë në dëgjim dhe ai mbeter si jetim në namazin e ditës, për shkak se zëri mund të arrijë (të dëgjohet) tek ata që i ka pranë, por ai i largon ata nga dëgjimi. Allahu më mirë e di.” [Tebjin El-Hakaik, 1/132].

Sidoqoftë, hutbeja e xhumasë duhet të dëgjohet (të dy pjesët) dhe të mundohet të kuptojë diçka nga ajo edhe nëse ndonjë pjesë nuk arrin ta kuptojë. Ai do dëgjojë aq sa mundet të kuptojë dhe aq sa do i vjen e lehtë. Nëse ka mundësi të kuptojë ndonjë fjalë prej hutbes, atëherë nuk duhet të merret me diçka tjetër gjatë hutbes sepse mund ta humb atë (shpërblimin) të tërë.

Ndalimi është konfirmuar nëse ai i shqetëson namazfalësit që i ka përreth me dhikër, me tesbih ose me lexim të Kur’anit.

Është pyetur Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: “A duhet të jemi prezent në dëgjimin e hutbes së ditës së xhuma nëse hatibi nuk flet në gjuhën arabe (ose në gjuhën që e kupton xhemati)?”

Është përgjigjur: “E qartëson Fjala e Allahut të Madhëruar: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben dhe faleni namazin), e lini shitblerjen. Kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” [El-Xhumua: 9]. Pra, duhet të prezantohet në dëgjimin e hutbes, edhe nëse hatibi nuk flet në gjuhën arabe (ose në gjuhën që e kupton xhemati) dhe nëse xhemati nuk e kuptojnë.”

Në bazë të kësaj, u themi atyre që janë të paaftë në dëgjim: prezanto në hutben e xhumasë edhe nëse nuk dëgjon prej saj.

Ne gjithashtu i themi të pranishmëve: “Mos flit përderisa imami mban hutben, për shkak të heshtjes së përgjithshme ndaj fjalimit të imamit, qoftë ai i pranishëm i shurdhër ose që nuk e kupton gjuhën e imamit.

[Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Në: “Fetava ver-risail”, 16/35]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

0 2320

Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre të Krishtlindjes ose festave tjera të tyre fetare, është haram (e ndaluar) me konsenzus, ashtu siç edhe Imam Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Ahkam Ehludh-dhimmeh” (Rregullat në lidhje me jomuslimanët) e citon një gjë të tillë: “Sa i përket urimit për festat e jomuslimanëve, kjo është e ndaluar “haram” kategorikisht dhe për ketë ka një unanimitet midis dijetareve. Urimi është t’u thuash p.sh. “gëzuar festen” apo “gëzofshi në ketë festë” etj. Në këtë rast, edhe nëse thënësi i këtyre fjalëve shpëton prej daljes nga Islami, ai ka rënë në haram të madh, sepse është njësoj sikur atë e uron duke i thënë “urime për përuljen para kryqit”. Madje këto urime janë më të mëdha dhe më të urryera tek Allahu i Lartësuar sesa ta urosh dikë për pirjen e alkoolit, vrasjen e njerëzve apo bërjen e gjynaheve. Shumë prej njerëzve që nuk kanë madhështi për fenë e tyre bien në këtë gabim, pa e ditur ndyrësinë e veprës që kanë bërë. Prandaj, kush uron dikë për gjynahun, bidatin, apo kufrin e tij, e ka merituar urrejtjen e Allahut dhe zemërimin e Tij.” – këto janë fjalët e tij, Allahu e mëshiroftë.

Pra, urimi i jobesimtarëve në festat e tyre është e ndaluar dhe këtë e përmendi edhe Ibn Kajjimi, sepse ai (urimi) është pranimi i mosbesimit të tyre dhe të kënaqurit me ta. Edhe sikur të mos jetë i kënaqur me mosbesimin e tyre për vehte, prapëseprapë është e ndaluar për një musliman që të të kënaqet me ritualet fetare të jomuslimanëve ose t’i urojë ata për festat e tyre, sepse Allahu i Madhëruar nuk kënaqet me të. Allahu ka thënë në Kur’an: “Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” [Ez-Zumer: 7], gjithashtu ka thënë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” [El-Maide: 3]. Pra, urimi i tyre është i ndaluar, pa marrë parasysh a janë të përfshirë në punë ose jo. Nëse na urojnë në festat e tyre, ne nuk duhet t’ju përgjigjemi sepse nuk janë festa për ne dhe festat e tyre nuk janë të miratuara nga Allahu. Ata i kanë shpikur ato festa dhe i kanë legjitimuar. Allahu ka thënë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” [Ali Imran: 85]. Përgjigjja e muslimanit për festën e tyre për këtë rast është haram, sepse kjo është më e madhe se t’i urojë ata për shkak të pjesëmarrjes së tyre në të. Për këtë, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.” [Transmeton Imam Ahmedi edhe Ebu Davudi].

Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Iktidau sirat el-mustekim muhalefetu es’hab el-xhehim” ka thënë: “Përngjasimi në disa prej festat e tyre, i detyron zemrat që të jenë të kënaqura me të pavërtetën dhe mund të tundohen e të përfitohet mundësia për t’i mashtruar të dobëtit.”

Pra, kushdo që vepron diçka të tillë, ai është mëkatar. Qoftë ajo me qëllim të mirësjelljes, modestisë apo të ngjashme, sepse kjo është fyerje e fesë së Allahut, forcim i shpirtërave të jobesimtarëve dhe u jipet mundësia e krenarisë në fenë e tyre.

Allahu është Përgjegjës që t’i bëjë krenarë muslimanët me fenë e tyre dhe t’i bëjë të qëndrueshëm në të dhe t’ju jep fitore kundër armiqve të tyre. Vërtetë Ai është më i Fuqishmi.

[Fetva nga Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Në: “Mexhmu El-Fetava ver-Risail”,  3/369]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

0 987

Falenderimi i takon Allahut zotit të botëve, i Cili na bëri pjesëtarë të fesë së vetme të pranuar, të umetit të Muhamedit (salallahu alejhi ve sleem), paqa dhe mëshira e Allahut qofshin ndaj tij, familjes së tij dhe sahabëve të tij dhe poashtu ndaj atyre që e pasojnë sunetin e tij e kështu deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Madhëruar e ka krjuar dynjanë dhe neve na ka bërë banorë të dynjasë. Për mënyrën e jetesës sonë në këtë dynja ka dërguar pejgamberë dhe ka zbritur Libra për të qenë për ne udhërëfyes për një jetë të mbarë dhe në harmoni.

Allahu i Madhëruar dërgoi në çdo popull pejgamber dhe ata kanë pasur një thirrje të unifikuar identike.

Allahu i madhëruar ka thënë:

Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Nahël: 36

Pra, Allahu i Madhëruar për secilin popull ka dërguar pejgamber. Pastaj secili nga këta pejgamberë ka thirrur në adhurimin e vetëm një Zoti gjegjësisht Allahun, e të largohen çdo adhurimi tjetër.

Populli më i dalluar te të cilët Allahu i Madhëruar ka dërguar pejgamber të dalluar kanë qënë beni israilët, pasardhësit e Jakubit alejhi selam. Mirëpo, keta i përgënjeshtruan pejgamberët. Në mesin e tyre ka qenë Pejgamberi Musa alejhi selam.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.“ Saf: 5

Këta kishin ngatëruar fenë që u dha Allahu dhe kishin bërë ndërhurje në Tevrat, andaj Allahu i Madhëruar i mallkoi.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut”! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. “ Bekare: 79

Edhe pejgamberin e parafundit e dërgoi te ata për t’i këshilluar, por ata vazhduan në këmbënguljen e tyre.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.  Saf: 6

Ata që vazhduan ta përkrahin Isaun alejhi selam kishin urrejtje ndaj izraelitëve dhe kështu vazhduan. Kjo i çoi t’i bëjnë disa ndryshime në fenë e tyre duke mos i pasur këto kompetenca, pasiqë feja është e Allahut dhe atë e kumton I dërguari i Tij, ndërsa tjerëve nuk u lejohet të marrin vendime të tilla.

Prej tyre, është dita e caktuar e javës. Te izraleitët ka qenë dita e shtunë. Pasuesit e Isaut alejhi selam, nga urrejtja që e kishin ndaj jehudëve, ata e ndryshuan ditën dhe e bënë ditën e javës ditën e diel. Me ndëryshime të tilla, në të ardhmen u formua fe e re, feja krishtere, fe të cilën Allahu nuk e kishte zbritur, por ajo ishte formuar nga produkti i mendjes njerëzore.

Me ardhjen e Islamit, me pejgamberin e fundit Muhamedin (salallahu alejhi ve slelem), Allahu i Madhëruar këtij umeti ua caktoi një ditë të re që të mos përnjgjasojnë as me jehudët, e as me të krishterët, ajo ditë ishte dita e xhuma.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

نحن الآخرون السابقون يوم القيامة بيد أنهم أوتوا الكتاب من قبلنا و أوتيناه من بعدهم ثم هذا يومهم الذي فرض الله عليهم فاختلفوا فيه فهدانا الله له فالناس لنا فيه تبع اليهود غدا و النصارى بعد غد

“Ne jemi të fundit që do të paraklojmë në Ditën e Kijametit, përpos se atyre u është dhënë Libri para neve, ndërsa neve na është dhënë pas tyre. Pastaj kjo është dita e tyre që Allahu ua ka caktuar atyre, por ata janë kundërshtuar në lidhje me të, ndërkaq Allahu neve na ka udhëzuar në të. Njerëzit janë pasues në të, jehudët të nesërmen, a të krishterët pas nesër.” Mutefekun alejhi

Pra ne në ditën e Kijametit jemi umet me privilegje dhe prioritete.

Falenderimi i takon Allahut të madhëruar.

Falënderojmë Allahun që na udhëzoi për këtë (islamin), pse sikur të mos na drejtonte Allahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi.

Përgatiti: Ali Shabani

0 1324

✔ Shirku është zullumi më i madh

Allahu thotë: “(Pëkujtoja popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar birin e vetë i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe!” Lukman 13.

✔ Shirku është shpifje ndaj Krijuesit

S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do.
“Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” Nisa 48

✔ Shirku është humbje e qartë

Allahu thotë: dhe Ai që i përshkruan shok Allahut, vetëm se ka humbur në një humbje të qartë! Nisa 116

✔ Shirku t’i asgjëson të gjitha veprat

Allahu thotë: “Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.” Zumer 65.

✔ Shirku është shkaktarë për trishtimin e zemrave të politeistëve

Allahu thotë: “Ne do të mbjellim frikë në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë dhe i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, andaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehenemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.” Ali imran 151

✔ Të gjitha mëkatet falen pos shirkut

Allahu thotë: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” Nisa 48

✔ Ai që i bën shirk Allahut, Allahu i’a ka ndaluar Xhennetin

Allahu thotë: “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “Allah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O Beni Israil, adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.”
Maide 72

Lusim Allahun e Madhërishëm që të na ruaj nga shirku dhe llojeve të shirkut!

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

0 1388

Shirk do të thotë t’i përshkruash Allahut rival në adhurim, të lusish përveç Allahut ndonjē zot tjetër, të kërkosh ndihmë prej varrezave, profetëve, melekëve, evlijave, të thuash se Allahu ka fëmijë. I pastër, i lartësuar dhe i pa të meta është Allahu nga fjalët që i përshkruajnë idhujtarët. Sa fjalë të mëdhaja dalin nga gojët e tyre, ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtra.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se ç’farë mëkati të madh bëjnë politeistët, nuk e dijnë se krimi më i madh, padrejtësia më e madhe, mëkati më i madh që i bëhet Allahut është t’i përshkruash Allahut rival, ndërsa Ai të ka krijuar!
Madje, shumë prej muslimanëve nuk e dijnë këtë çështje dhe thonë se edhe të krishterët edhe çifutët e kanë mirë sepse edhe ata e lusin zotin, edhe prej tyre ka bëmirës. Ai i cili e thotë këtë fjalë e ka mohuar fjalēn e Allahut ku thotë:

“Ata thanë: I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”. Ju (jobesimtarë) vërtetë sollët një fjalë shumë të shëmtuar.  Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë: “E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.” Merjem 88– 92.

Pra ai që thotë se Allahu ka fëmij apo Isai është biri i Zotit ka shpifur mbi Zotin një shpifje të madhe dhe me këtë vepër ka bërë mëkatin më të madhë që Allahu nuk e falë.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

0 3565

1. Cilit pejgamber Allahu i dha urtësi qysh kur ishte fëmijë?

– Jahjas alejhi selam.

2. Cilit pejgamber ju dha mbretëri që nuk do ketë mbretëri të tillë më?

– Sulejmanit alejhi selam.

3. Cili pejgamber do rikthehet në tokë që ta mbys dexhallin?

– Isai alejhi selam.

4. Cilin pejgamber e kishte gëlltitur balena?

– Junusin, alejhi selam.

5. Cilit pejgamber ju rikthy të pamurit me rikthyerjen e djalit të tij?

– Jakubit, alejhi selam.

6. Për cilin pejgamber tha Allahu; Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber?

– Idrisin dhe Ibrahimin alejhima selam.

7. Cili pejgamber e kishte zërin më të bukur, që nuk do ketë zë të bukur sikurse ai?

– Davudi alejhi selam.

8. Cilin pejgamber e mori nën kujdesje dhe e shpëtoi nga mbytja gruaja e Firaonit?

– Musain alejhi selam.

9. Cili pejgamber kishte dymbëdhjetë djem dhe prej tyre e kanë prejardhjen Benu Israilët?

– Jakubi alejhi selam.

10. Cilët ishin dy pejgamberët që sëbashku e ndërtuan Qaben?

– Ibrahimi dhe Ismaili alejhima selam.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1060

Abdullah b. Amër b. As, Allahu qoftë i kënaqur prej tij ka transmetuar se: profeti lexoi fjalën e Allahut kur flet për Ibrahimin “Zoti im! Ata (idhujt) vërtet i shmangin shumë njerëz (nga rruga e drejtë). E kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron” (Ibrahim: 36)

E lexoi edhe fjalën e Allahut për Isain: “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse ua falë atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti” (Maide:118) Profeti i ngriti duart dhe tha: O Allah, umeti im, umeti im, dhe filloi të qajë.
Allahu i madhëruar tha: shko të Muhamedi dhe pyete – edhe pse Ai (Allahu) e di më së miri, ç’e bën të qajë! Xhibrili shkoi dhe e pyeti ndërsa profeti i tregoi, edhe pse Ai e dinte. Allahu tha: O Xhibril, shko te Muhamedi dhe thuaji: do të jesh i kënaqur për sa i përket umetit tënd dhe s’do të të vijë keq” (Muslimi)

Imam Neveviu në “Minhaxh” 3/78-79 ka thënë:
Ky është hadithi më shpresëdhënës për këtë umet.
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 924

1. Jahja ibn Ebi Kethir ka thënë: “Nuk përfitohet dituria me rehatinë e trupit.” – [Xhamia bejan El-Ilm, 385/1]

2. Bishr ibn El-Hasen kishte marrë nofkën ‘Es-Safij’ (Kujdesësi i safit në xhami), sepse ishte prezent në safin e parë në xhaminë e Basras për pesëdhjetë vite. – [Tehdhib Et-Tehdhib, 447/1]

3. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të sinqertëve do t’u vazhdojë çështja (përmendja) e tyre, ndërsa gënjeshtarëve do t’u ndërpritet çështja (përmendja) e tyre. Kjo çështje kështu është bërë zakon dhe kështu është sunneti (tradita) e Allahut, në të cilën nuk mund të gjesh ndryshim.” – [El-Esfahanijjeh, 682]

4. Muhamed ibn Alij i ka thënë birit të vet: “O biri im, ki kujdes nga dembelia dhe plogështia, sepse vërtetë ato dyja janë çelësat e çdo të keqeje. Nëse bëhesh dembel, nuk do t’i japësh hakun (të drejtën diçkaje), si dhe nëse të kap plogështia, nuk do të kesh durim ndaj së drejtës.” – [El-Hilje]

5. Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sadakaja më e mirë është ta edukosh injorantin dhe ta ngjallësh të shkujdesurin.” – [Mexhmua Er-Risail, 1/186]

6. Imam Ibn Badis, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka ilaç për bidatet (risitë) djallëzore përveç se me përhapjen e sunnetit profetik.” – [El-Athar: 2/247]

7. “Dituria dhe adhurimi janë shtylla të qëndrueshmërisë, sepse dituria i largon dyshimet, ndërsa adhurimi i largon epshet. Allahu ka thënë: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat.” [Ankebut: 45]” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

NA NDIQNI NË