Arhiva DitoreSep 2, 2014

0 2942

Pyetje: A quhet vetmim i ndaluar nëse një grua takohet me një burr, në praninë e një gruaje të tretë apo patjetër duhet të jetë i pranishëm mahremi?

Përgjigje: falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se një burri i ndalohet të vetmohet me një grua të huaj duke u mbështetur në hadithin: “të mos vetmohet një burr me një grua pa qenë prezent mahremi i saj” (Buhariu dhe Muslimi)

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “një burr nëse vetmohet me një grua të huaj, pa qenë prezent një i tretë, një gjë e këtillë ndalohet koncezualisht.., për dallim kur një burr takohet me gra të huaja, e vërteta është se kjo lejohet” (Minhaxh, 9/109)

Të njejtën gjë e pohon San’ani në “Subulu Selam” (1/608)

Pra, nuk llogaritet vetmim nëse një burr takohet me një grua tjetër dhe aty është prezent edhe një grua e tretë me kusht që kjo e fundit të jetë e besueshme.

Burimi; albislam.com

0 3217

Çka konsiderohet avret mes femrave?

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

“Kurani qartas na ka treguar se një femër nuk ekspozohet para një femrës tjetër vetëm aq sa ekspozohet para të afërmve të saj (meharim). Përpara të afërmve ajo ekspozohet aq sa është e zakonshme të zbulohet në shtëpi dhe gjersa ajo bën punët e shtëpisë. Allahu thotë: “të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim” (Nur:31) Kjo është praktika e grave të të Dërguarit dhe besimtareve të devotshme që atëherë e deri në kohën tonë. Kjo praktikë është se femra ekspozohet para një femrës tjetër aq sa ekspozohet në shtëpinë e saj para babait dhe tjerëve që u përmendën në ajet, e që është vështirë të ruhet më tepër sikur zbulimin e kokës, duarve, qafën, këmbët. Sa i përket zgjerimit në këtë drejtim, jo vetëm që nuk lejon Kurani një vepër të tillë por vjen në shprehje edhe sprovimi mes grave, një gjë e tillë është evidente. Gjithashtu paraqet edhe një shëmbëlltyrë të keqe për femrat tjera. Zbulimi i tepruar i femrave mes tyre është edhe përngjasim me mosbesimtaret dhe të pandershmet. I  Dërguari, paqja dhe mëshira qoftë mbi të, ka thënë: “kush i përngjanë një populli ai është prej tyre” po ashtu kur pa Abdulla b. Amrin me rroba të ngjyrosura me asfar (ngjyrë të kuqe apo të verdhë) i tha: “mos i vish ato se janë rroba të mosbesimtarëve” (Muslimi)

Po ashtu ka thënë: “dy grupe prej banorëve të zjarrit nuk i kam parë: njërin që mbajnë kamxhikë si bishtat e lopëve e me to i rrahin njerëzit dhe tjetrin që janë disa gra te veshura mirëpo të zhveshura, që joshin dhe lakohen. Kokat e tyre janë si shpinat e deveve. Nuk hyjnë dot në xhenet as që do nuhatin erën e tij edhe pse era e tij ndihet kaq e kaq larg”

Fjalët “te veshura mirëpo të zhveshura” nënkuptojnë veshjen që nuk mbulon prandaj ajo në realitet është e zhveshur sikur që vesh ndonjë petk të hollë e të tejdukshëm, apo petkat që vizatojnë pjesët e trupit të saj, apo të shkurta që nuk mbulojnë pjesët e trupit të saj.

Ajo që kërkohet prej grave besimtarë është të marrin shembull nënat e besimtarëve, gratë e sahabëve dhe pasueset e tyre. Të jenë të kujdesshme në mbulimin e trupit të tyre sepse kjo është më e pastër për ato. Gjithashtu duhet të kenë kujdes të ruhen nga ato petka që janë specifike për mosbesimtaret, të pandershmet si shenjë respektimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” (17/297)

Burimi; albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 2808

Pyetje: Shejh, si e shihni ju një davetxhi të sukseshëm, çfarë cilësi duhet të posedojë, që të ketë thirrje të sukseshme?

Përgjigje:

-Davetxhiu i suksesshëm është ai i cili thirr me argumente dhe bën durim ndaj sprovave që i vijnë, qoftë prej armiqësive të ndryshme apo mundimeve të lodhshme, ai nuk duhet që të dobësohet për shkak të sprovave e as prej fjalëve që i dëgjon kundër tij, ai duhet që të bëj durim dhe të jap mund që ta shpërndajë diturinë e tij, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, por duke qenë i koncentruar në argumente dhe duke përdorur mënyrat më të mira, me qëllim që daveti (thirrja) i tij të jetë i bazuar në baza të fuqishme, me qëllim që ta kënaq Allahun e Lartësuar, pejgamberin salallahu alejhi ve selem dhe besimtarët e vërtetë, të ketë kujdes prej lëshimeve në fe, që të mos vijë deri aty sa që të flasë padituri, në emër të Allahut të Lartësuar, pra është obligim për të, që të ketë vëmendje të plotë ndaj argumenteve sheriatike, duke qenë i gatshëm se pas kësaj mund të ketë mundime dhe sprova, duke thirrur në këtë rrugë, qoftë nëpërmjet mësimdhënjes apo mediave, pra ky është thirrësi i suksesshëm, që meriton të lavdërohet, duke pasur parasysh se ky ka grada të larta të Allahu i Lartësuar nëse është i sinqertë në veprat e tij.1

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Burimi; albislam.com

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

0 2981

Në jetë jam ballafaquar me disa probleme që më kanë bërë ta urrej jetën, sa herë që mërzitem i drejtohem Allahut të ma merr shpirtin sa më shpejtë, kjo është shpresa ime deri tani, ngase nuk shoh zgjidhje të problemeve të mia pos vdekjes, ajo është e vetmja gjë që më largon nga ky dënim, a është kjo gjë e ndaluar për mua?

Përgjigjja:

Të shpresojë njeriu vdekjen si shkak i një të keqeje që i ka ndodhur është e ndaluar sepse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Të mos e dëshirojë askush prej jush vdekjen për shkak të një belaje që i ka ndodhur, e nëse detyrohet, le të thotë: O Allahu im, më mundëso të jetoj nëse jeta është më hair për mua dhe më bën të vdes nëse vdekja është më hair.”

Pra nuk lejohet të dëshirosh vdekjen për shkak të fatkeqësive, ngushtësive apo problemeve, por duhet të kesh durim dhe të shpresosh shpërblimin tek Allahu, e pas saj të pret zgjidhje nga Ai, siç ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem: “Dije se ndihma vjen pas durimit dhe zgjidhja pas vuajtjes, dhe pas çdo vështirësie është lehtësimi.”

Le ta dijë ai që goditet me fatkeqësi se këto janë shlyerje të mëkateve që i ka vepruar, ngase nuk e godet besimtarin, shqetësim, mërzi apo dëm e që Allahu të mos ia shlyej atij mëkatet madje edhe nëse ferra kur e shpon.

Me durim dhe shpresë arrin gradën e durimtarëve, atë pozitë të lartë për të cilën Allahu thotë: “Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!.” (Bekare, 155-156.)

Pasi që kjo grua nuk sheh zgjidhje të problemeve pos vdekjes, mendoj se  është ide e gabuar, ngase me vdekje nuk zgjidhen problemet, bile shtohen fatkeqësitë. Sa njerëz kanë vdekur me probleme dhe dëme, ishin të pakursyer për vetvetet e tyre, nuk pendoheshin për mëkatet e bëra e as që pendoheshin tek Allahu, e vdekja e tyre është shpejtim i dënimit, prandaj në qoftë se kishte jetuar dhe Allahu ia mundësonte për tu penduar dhe kërkuar falje si dhe durim, përmbajtjen në vështirësi dhe  do priste zgjidhj,e do të ishte  mirësi e madhe për të.

Mu për këtë, ki durim dhe shpreso, prit zgjidhjen nga Allahu i Madhëruar, Allahu thotë në librin e Tij: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.”(Inshirah, 5-6.)

Burimi; albislam.com

Përktheu: Shpend ZENELI

0 6206

Jam një muslimane e lindur po qe nuk e praktikoj shumë islamin por kam filluar të lexoj Kuranin po sa herë që unë filloj ta lexoj me vjen shumë gjumë, kurse libra të tjerë lexoj me orë të tëra dhe nuk ndodhë një gjë e tillë. A mund të ketë ndonjë shpjegim për këtë?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut…

Një nga dhuntitë e mëdha të Allahut është që të ka mundësuar të lindesh në një familje Islame, mirëpo për të qenë mirënjohës ndaj kësaj dhuntie duhet ta ndihmojmë veten me lexim Kurani, lexim librash e revistash të dobishme, vizita xhamish, ndjekje ligjëratash etj. me qëllim që të shtojmë dituritë tona rreth kësaj feje që garanton shpëtimin tonë në dynja dhe ahiret.

Falënderojmë Allahun që ke filluar ta lexosh Kuranin, por në këtë rrugë do të gjesh pengesa dhe armiq që do të mundohen të të largojnë nga ky synim i lartë. Shejtani nuk ndalet në këtë luftë deri në ditën e Kiametit: “shejtani synon që t’i devijojë në një devijim të largët” – thotë Allahu. Ai do të mundohet që të të largojë nga leximi i Kuranit duke ta paraqitur si të vështirë, duke ta sjellë gjumin, duke të thënë se ti nuk kupton gjë si dhe mënyra tjera. Prandaj, në fillim të leximit të Kuranit Allahu na urdhëroi të kërkojmë strehim tek Ai: “e kur ta lexosh Kuranin kërko strehim tek Allahu nga shejtani i mallkuar”.

Mundohu pra, mos lejo asnjë pengesë të të largojë nga leximi i Kuranit, sepse në të ka udhëzim, shërim dhe shpëtim. Allahu është ai që jep suksesin.

Burimi; albislam.com

0 3341

Turpërohem për gjithçka, kur më lavdërojnë, kur flas, a është shprehi e mirë kjo? Nëse jo, si të lirohem?

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Turpi llogaritet një prej virtyteve në të cilat nxit feja jonë. Është karakteristikë e rrallë që pak njerëz e kanë. I Dërguari thotë: “I tërë turpi është mirësi” ose “Turpi nuk sjell gjë tjetër vetëm se mirësi” (Buhariu dhe Muslimi). Mendoj se pjesë e kësaj mirësie është të turpërohesh kur dikush të lavdëron.

Mirëpo çka është turpi, dhe a do të thotë që çdo herë vlerësohet si cilësi e mirë? Kjo është shumë me rrëndësi ta kuptosh. Turpi që të bën të moralshëm, secilit t’ia japësh të drejtën, të largon nga e shëmtuara dhe të pengon nga padrejtësia është virtyti që duhet t’i gëzohemi nëse e posedojmë.

Nëse turpi na bën frikacak, nuk na lejon t’i kryejmë obligimet fetare dhe të bëjmë mirë atëherë nuk është ai turp që duhet ta përvetësojmë dhe të stolisemi me të. Në gjuhën arabe ka një fjalë të veçantë për emërtimin e kësaj gjendjeje që quhet “haxhel” mirëpo në shqip nuk e di a ekziston ndonjë fjalë e tillë. Si do që të jetë, nëse ke turp aq shumë sa që të huton kur flet dhe bën punë të mira, të bën të ndiesh keq atëherë mendoj se kjo dobësi tejkalohet me ushtrime dhe me rritjen e vetëbesimit. E kuptoj shumë mirë frikën që ndjen njeriu kur flet para të tjerëve, mirëpo kjo tejkalohet me kohë duke u munduar të rrisësh vetëbesimin. Allahu e di më së miri.

Burimi; albislam.com

0 1964

Pyetje: Ne si njerëz nuk mundemi t’i shmangemi udhëtimit e ndonjëherë është i shkurtër e herën tjetër i gjatë. Çfarë etike ka përmendur Feja Islame në lidhje me udhëtimin? 

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, që ka dërguar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, dhe na ka mësuar për çdo rast, se çfarë duhet bërë. Në rast udhëtimi është mirë që besimtari të falë namazin istihare. Udhëtimin mos ta bëjë vetëm, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Një (njeri) vetëm është shejtan, dy janë dy shejtanë, ndërsa tre vetë janë udhëtarë. Po ashtu duhet t’i shmanget udhëtimeve natën, nëse është i vetëm, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Po ta dinin njerëzit atë që unë e di se çfarë rreziku u kanoset në vetmi, nuk do të udhëtonte udhëtari vetëm natën”. E nëse është me shokë, lejohet të udhëtohet natën, meqë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, e ka preferuar dhe ka thënë: “Udhëtoni natën se toka paloset (tkurret) natën.” D.m.th. shkurtohet, apo lehtësohet udhëtimi. Kur të dali me shokët, ata duhet të zgjedhin në mesin e tyre një emir (udhëheqës). Ebu Davudi përcjell nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur të dalin (edhe) tre vetë në udhëtim, le ta zgjedhin njërin prej tyre emir”! Kur të dalësh për udhëtim bëj lutjet e daljes nga shtëpia, lutjet kur të hipi në mjetin e transportit, duanë e udhëtimit. Kur të arrish në ndonjë qytet, apo në qytetin për ku jeni nisur duhet të bëjnë duanë e hyrjes në qytet. Të gjitha këto dua i  gjen te libërthi “Mburoja e Muslimanit”. Gjatë udhëtimit mos harro t’i zbatosh dispozitat e udhëtarit për ibadetet përkatëse. Po ashtu mos harro të bësh dua për veten, për prindërit, besimtarët, se lutja e udhëtarit nuk refuzohet. Nëse udhëton me shokë, mos e anashkalo këshillën e tyre. Gjithashtu është mirë gjatë udhëtimit, që kur të jetë rruga përpjetë të thuhet “Allahu Ekber” dhe kur të jetë tatëpjetë, të thuhet “Subhanallah”. Me kaq mjaftohem, Allahu e di më së miri.

Burimi; albislam.com

0 6099

Pyetje:Kryesisht bëhet fjalë për disa simptome që janë paraqitur pas fejesës. Ato simptome janë një hije e zezë e cila paraqitet, vjellje, refuzimi i teshave që janë dërguar si dhuratë etj.. Për magjinë është akuzuar… Vajza pastaj ka përjetuar diçka që përshkruhet si një  formë të komës dhe pasi që në fillim vajza ka ndier siguri në prani të fejuarit të saj ajo në fund të refuzon të takohet me të dhe ka refuzuar martesën me të.

Përgjigje:

Allahun e falënderojmë ashtu si i përkon madhërisë së tij dhe dërgojmë salavate mbi të Dërguarin mëshirë për botët.

Gjëja me të cilën do ta këshilloja vëllanë është të jetë durimtar dhe të pajtohet me caktimin e Allahut i cili me diturinë e Tij absolute dhe me urtësinë e Tij të pakufishme i cakton gjërat.  Allahu e ka caktuar që kjo botë të jetë vend i sprovave, ndërsa shpërblimi i pakufishëm i pret durimtarët në ahiret.

Duhet ta dish vëlla i nderuar se magjia (sihri) është një realitet i cili është shumë i përhapur në shumë shoqëri. Ajo që vazhdimisht duhet ta kemi në dijeni është të mundohemi ta mbrojmë veten prej sihrit, duke e forcuar imanin, duke lexuar Kuran, duke i lexuar lutjet që i ka bërë i Dërguari i Allahut në situata të ndryshme, duke qëndruar me abdest, etj.

Për parandalimin e sihrit duhet të kemi parasysh këto veprime:

1. Besimi i shëndosh që nuk është njollosur me shirk apo ndonjë formë të risisë (bidatit). Bindja dhe besimi i fortë janë kështjella mbrojtëse e besimtarit, prandaj besimtari duhet të ruhet nga gjërat që e dobësojnë imanin e tij, që shkaktojnë dyshime që i shpijnë njerëzit të kërkojnë ndihmë prej magjistarëve.

2. Mbështetja e plotë tek Allahu (tevekul-li) dhe bindja se Allahu është i Vetmi që mund të sjell dobi dhe dëm. Mbështetja tek Allahu është prej shkaqeve më të mëdha për parandalimin dhe largimin e sprovave. I Lartësuari thotë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Talak, 3)

Atij që i mjafton Allahu, dhe atij që mbrojtje vetëm prej Allahut kërkon, atij nuk do ti bëj dëm asgjë përpos gjërave me të cilat Allahu i sprovon gjithë njerëzit si ftohti, nxehtësia, uria dhe etja, thotë Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë.

Allahu, subhanehu ue teala, për shejtanin dhe pushtetin e tij thotë: “Pushteti i djallit është vetëm mbi ata,që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.” (Nahl, 100)

3. Frika e vetme e jonë duhet të jetë frika prej Allahut, Sunduesit me botën e dukshme dhe atë të padukshme.

4. Shmangja prej zhytjes thellë në çështjet dhe temat rreth iluzioneve dhe fantazmave.

5. Kërkimi i strehimit tek Allahu në vazhdimësi.

6. Pastrimi i zemrës, synimi fisnik dhe mosmashtrimi i muslimanëve.

7. Kujdesi i veçantë për faljen e namazit, në kohë, në xhemat, me përulje dhe përkushtim. Moskujdesi për namazin e hapë rrugën e forcimit të ndikimit të shejtanit.

8. Përmendja e shpeshtë e Allahut dhe kujdesi ndaj lutjeve të mëngjesit, mbrëmjes si dhe lutjeve që i ka bërë i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ue selem, në situata të ndryshme.

9. Kërkimi i mbrojtjes prej Allahut për fëmijët dhe familjen.

10. Pendimi dhe kërkimi i faljes. Gjërat që i ndodhin njeriut janë pasojë e mëkateve të tij. Me pendim fshihen gjurmët e mëkatit.

11. Pastrimi i shtëpisë prej fotografive, statujave, qenve, aleteve muzikore dhe të gjitha mjeteve që vëmendjen e njeriut e drejtojnë tek gjërat e dëmshme ose tek ato të padobishmet.

12. Pastërtia – abdesti, guslli dhe pastrimi i gjërave që në Islam konsiderohen papastërti. Vendet e papastra janë vendtubimi i djajve.

13. Duaja e sinqertë që vazhdimisht të jemi nën mbrojtjen e Allahut, subhanehu ue teala.

14. Leximi i Kuranit në shtëpi, në veçanti leximi i kaptinës El Bekare.

15. Kur të sheh diçka të bukur tek vetja ose tek tjerët le të thotë: Mashalla, tebarekallah la kuvete il-la bil-lah.

16. Devotshmëria e cila nënkupton zbatimin e urdhrave të Allahut dhe largimi prej gjërave dhe veprimeve që ika ndaluar.

17. Durimi, shpresa për shpërblim për çdo sprovë e cila na ndodh dhe mendimi i mirë për Allahun e madhëruar.

Nëse ndodh që dikush të sprovohet me sihr atëherë duhet të kërkon shërimin e lejuar tek ata që shërojnë me Kuran dhe me sunnetin e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem. Nuk lejohet që shërimin ta kërkojmë tek ata që përdorin nuska, shkrijnë plumb, që bashkëpunojnë me xhin etj.

Gjithashtu nuk duhet tu besojmë atyre që akuzojnë dikë me emër se ai e ka bërë magjinë. Kjo gjë është shenjë e qartë se bëhet fjalë për magjistar e jo për dikë që u ndihmon të shërohen njerëzit me Kuran dhe Sunnet. Këshilloje vëlla familjen e vajzës që të kërkojnë shërim prej Allahut dhe të shkojnë tek ai i cili njerëzve u ndihmon me lexim të Kuranit dhe me Sunnetin e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem.

Ti vëlla mundohu ta stolisësh veten me durim dhe devotshmëri dhe lute Allahu që pas kësaj sprove të vjen lehtësim prej Allahut dhe një rast tjetër i volitshëm për martesë.

Allahu e di më së miri.

Burimi; albislam.com

0 2976

Pyetja: Jam një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare dhe para një kohe një djalosh fetar kërkoi të martohet me mua. Ai në fakt është muezin në një xhami, megjithatë unë e refuzova. A jam mëkatare për këtë refuzim edhe pse ai është besimtar, prej atyre që janë të përpiktë në kryerjen e obligimeve fetare?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut. Nëse nuk dëshiron të martohesh me ndonjë person, edhe nëse është besimtar i mirë, nuk ke mëkat sepse përveç të qenurit besimtarë i mirë, martesa e lumtur e ka edhe kushtin e zgjedhjes së personit tek i cili do të gjejmë prehje shpirtërore. Nëse shkaku i mospëlqimit sepse ai është besimtar i devotshëm atëherë ke mëkat sepse nuk lejohet të urrehet besimtari i devotshëm. Besimtarët e duan njëri tjetrin në emër të Allahut, por kjo nuk dmth. Se për shkak të devotshmërisë së ndonjërit ne duhet të martohemi me të edhe në raste kur ndjejmë se shpirti ynë nuk anon kah njeriu në fjalë. Allahut I takon dija absolute.

Burimi; albislam.com

(El Munteka min Fetaua Esh Shejh Salih El Feuzan 3/226)

përktheu: Talha Kurtishi

0 3654

Jam e fejuar qe disa muaj, më vijnë mendime të këqija për të fejuarin dhe më dobësohet dashuria ndaj tij kur komunikoj me te, ç‘më këshilloni?

Përgjigje: Bismilah, elhamdulilah:

Duhet të rruhesh nga supozimet sepse supozimet nuk janë gjë tjetër pos gënjeshtra. Mos u lodh me atë se çka mund të bëj ai në të ardhmen, kryesorja është se ti duhet të jesh respektuese ndaj tij ashtu siç i ka hije një besimtareje përveç nëse të detyron në mëkate, në atë rast nuk respektohet sepse Muhamedi, lavdi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, ka thënë: “nuk respektohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit”. Flitni për gjëra që ju bashkojnë e jo për gjëra që ju ndajnë. Që të dy duhet t’i mësoni obligimet ndaj njëri tjetrit dhe të mundoheni t’i zbatoni ato. Lute Allahun që t’ju bashkojë në hair.

Burimi; albislam.com

NA NDIQNI NË