Arhiva DitoreSep 2, 2014

0 4359

Pyetja: Unë kam qene i martuar, por ajo martesë nuk kishte qenë jetëgjatë dhe jemi ndarë.
Më vonë kam njoftuar një vajzë, që në ditën e pare ia kam treguar asaj vajze gjithë historinë time. Kam qene shumë i sinqertë sa i përket historisë sime. Kurse nga ana e saj kam marrë fjalë te mira dhe pëlqim për vazhdimin e lidhjes.  Por shejtani na mashtroi dhe ndodhi edhe më e keqja, kemi bere marrëdhënie intime, dhe mbas kësaj me ka treguar historinë e vet e cila nuk me ka pëlqyer aspak. Në anën tjetër e dua at vajzë shumë se është e sinqertë,  me respekton  dhe i ka ca veçori te cilat me pëlqejnë por, nganjëherë po më vjen mendimi nga shejtani qe te ndahem për arsye se historinë e saj e ka mbajtur fshehtë deri atë ditë kur kemi bere marrëdhënie intime, apo mos është ai zhgënjim rezultat i gjynaheve që kam bëre. Sidoqoftë ne jemi penduar për gabimin që kemi bërë. Kisha pasur dëshirë që të më këshilloni diç rreth kësaj çështje.

Përgjigje: Vëlla i nderuar, Allahu të faltë dhe të udhëzoftë!

Së pari: Dija Islame është e dobishme vetëm atëherë kur zbukurohet me praktikum përndryshe është shtim i argumenteve kundër nesh në Ditën e Kiametit, Allahu na ruajttë!

Së dyti: Divorci është një gjë e urryer, por e lejuar, madje është nga veçoritë e Islamit sepse me divorc parandalohet një problem shumë më i madh që mund të ndodhë më vonë.

Së treti: Asnjë i ri dhe e re besimtare nuk guxon aq lirisht të shkelë ligjet e Zotit i cili ka ndaluar lidhjet mes gjinive, përveçse me niqah (martesë).

Allahu e ka ndaluar shikimin me fjalët “Thuaju besimtarëve t’i ulin shikimet e tyre, kjo është më e pastër për ta”, e çfarë mund të themi për diçka më tepër sikurse prekja, ledhatimi apo – Zot na ruaj – marrëdhëniet intime!? Ai na ka tërhequr vërejtjen t’i afrohemi zinasë (kurvërisë) me fjalët “Mos iu afroni kurvërisë”, sepse njeriu që afrohet nuk mund të përmbahet. Duhet ditur se kurvëri quhet çdo marrëdhënie intime jashtëmartesore edhe nëse arrihet me pëlqimin e të dy palëve. Nuk guxon askush të lejojë nëpërkëmbjen e nderit të tij, sepse ashtu prishet nderi i gjithë popullit tonë dhe pastaj as nga pasardhësit nuk mund të kërkojmë të jenë më të mirë.

Së katërti: Megjithëse lidhja juaj ka filluar me haram, gëzohem që ndjeni keqardhje për gabimin dhe që keni bërë teube, por dijeni se prej kushteve të teubes është largimi i menjëhershëm nga harami. Kështu që, lidhja juaj nuk guxon të vazhdojë në asnjë mënyrë përderisa ta përfundoni më kurorë ashtu siç Allahu do të jetë i kënaqur. Nëse e do atë vajzë dhe i beson, atëherë merr hapin që të bëhet gruaja e jote sipas ligjeve të Zotit.

Burimi; albislam.com

0 3387

Pyetje: A lejohet vetëvrasja në islam!?

Përgjigje: Vetëvrasja është prej gjynaheve të mëdha, dhe pamarrë parasysh mënyrën apo shkakun për të cilin ajo bëhet është i ndaluar veprimi i saj në islam.

Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّـهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا ﴿٩٣﴾

Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Dhe Allahu është pezmatuar në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”. ( Kur’an; Nisa: 93).

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Kush e vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin e Xhehenemit ku dhe do të mbetet përgjithmonë”.

Njëra nga shkaqet kryesore e cila dërgon njeriun të bëjë vetëvrasje është paaftësia e tij për t’i përballuar problemet dhe sprovat e kësaj dynjaje.

Ky njeri mendon se duke i dhënë fund jetës, do t’i japë fund problemeve të tija, gjë e cila nuk qëndron aspak me realitetin, sepse ai me këtë veprim nuk fiton asgjë pos që kalon nga shiu në breshër.

Nëse njeriu do të tregohej durimtar nuk do të vonohej momenti kur ndihma e Allahut,- xhele veala!,- do të vijë dhe problemet do të largohen, sepse është e pamundur që jeta e njeriut të vazhdojë tërë kohë njëjtë (qoftë lumturia ose mërzija).

Allahu është më i Dituri!

Burimi; albislam.com

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

2 21257

Kam frikë nga vdekja, dënimi dhe më vijnë dyshime prej shejtanit!!

Jam një vajzë 25 vjeçare, e mbuluar, kujdesem për namazet, lexoj Kuranin, mirëpo ka kohë që unë ankohem, saqë vetëm kur të zgjohem nga gjumi filloj të kujtoj xhehenemin, se në fund unë do të vdes, e rrugëtimi im do jetë për në zjarr, më pas gjërat janë stërmadhuar saqë dyshoj në vërtetësinë e fesë, Kuranit dhe të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, dhe se e gjithë kjo mund të jetë iluzion, se unë do të hyj në zjarr edhe pse nuk veproj asnjë krim, përkundër asaj që unë jam e vetëdijshme se ky mendim është kufër në Allahun, përkundër se unë gjithmonë kërkoj falje tek Allahu dhe mundohem në fenë time më shumë deri sa të përqendrohem, vetëm se unë nuk mundem t’i largoj këto mendime, posaçërisht kur zgjohem nga gjumi, më pas ndihem e lodhur, me stres, dhe e nevrikosur.

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut…

Fillimisht e lusim Allahun e Madhëruar të të bekojë, motër e nderuar, të të shtojë besimin dhe përqendrimin në fe.

Dije se frika nga vdekja dhe dënimi janë dy kërkesa fetare, rezultatet i kanë të mira, nëse kjo frikë është shtyrës për të bërë më tepër vepra të mira dhe për t’u furnizuar për ahiret, por nëse kjo frikë është shtyrës i dëshpërimit, apatisë dhe lënies së veprave atëherë është cytje nga shejtani – Allahu na mbroftë prej tij – që shejtani të mbjell në zemrën e njeriut dyshimin  për ahiretin, e më pas mohimin e injorimin!

Ç’bën që njeriu të urrejë vdekjen? Në të shumtën e rasteve janë dy gjëra, njëra është e urryer e tjetra e pëlqyer, e urryer është lidhja e tij me këtë botë, ndërsa e pëlqyer është dëshira për të vepruar më tepër mirësi dhe ndjenja e mangësisë në çast kur ai ta takon Zotin në këtë gjendje.

Që të shërohet shkaku  i urryer, duhet të dijë se dynjaja është kënaqësi kalimtare dhe se ahireti është vend i përhershëm, lumturi e pafundme, e me këtë nuk do të lidhet zemra e tij me atë që zhduket ne vend të së përhershmes,

Allahu thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” Ali Imran 185

Pjesa e ajetit “kush shmanget” pra del, “nga zjarri e futet në xhenet, ai ka shpëtuar” pra ka arritur shpëtimin madhështor nga dënimi i dhembshëm, dhe ka arritur xhenetin e përhershëm, në të cilën ka gjëra që syri nuk ka parë, as veshi s’ka dëgjuar e as që është paramenduar nga njeriu. Kuptimi i ajetit është: se kush nuk shmanget nga zjarri dhe nuk hyn në xhenet, ai nuk shpëton, por do të dështojë përgjithmonë e do të ndëshkohet me dënim të përhershëm. (Tefsir Sadi faqe 159.)

Mos e bën frikën tënde nga vdekja shkak për keqësimin e gjendjes tënde shëndetësore, shtimin e brengës dhe mërzisë, ngase kjo është çfarë e dëshiron shejtani të arrin tek ti, dhe ka dëshirë ta sheh tek ti, e që është fitorja ndaj dëshirës dhe besimit tënd në Allahun. Secila krijesë nuk e di se kur do të përfundon jeta e tij me vdekje, për atë është obligim për çdo mysliman që të pajiset me devotshmëri, të përgatitet për rrugëtim, që ndoshta i ka ardhur momenti apo i është afruar koha e ai është i shkujdesur.

Transmeton Buhariu nga Abdullah in Omer radijallahu anhuma të ketë thënë: Vendoi i dërguari salallahu alejhi ue selem dorën e tij mbi supet e mia e më tha: “Jeto në dynja sikur të jesh i huaj apo kalimtar rruge.” Ibn Omeri thoshte: “Nëse vjen nata mos e prit mëngjesin, dhe nëse ke arrit mëngjesin mos e prit natën, shfrytëzo shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes.”

Poeti ka thënë:

Furnizohu me devotshmëri

Ngase ti nuk e di

Nëse bie nata

A do të qel mëngjesi për ty

Dy:

Ndërsa çfarë të vije nga mendimet e këqija në besim, këto janë vesvese, janë cytje nga shejtani, që dëshiron të të lajthit nga besimi i shëndoshë dhe dëshiron të të largon nga adhurimet, fjala jote “nuk mundem t’i largoj këto mendime” është e  papranueshme nga ti, po gjithsesi mundesh, nuk ka çka të bësh pos të kthehesh tek Allahu, të kërkosh ndihmë nga Ai që t’i largojë këto mendime dhe të lirohesh nga këto vesvese, dije se cytjet e shejtanit janë të dobëta, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Nisa 76”. Mirëpo ai fatkeqësisht gjen hapësirë të dobët, lehtë për tu përqendruar e vendoset aty, e të kishe qenë e kujdesur për dhikret e mëngjesit dhe mbrëmjes, leximit të përditshëm të Kuranit, farzet dhe veprat vullnetare, shejtani i mallkuar nuk do gjente vend ku do të vendosej, bile do të gjente poshtërsi dhe mjerim, për atë duhet të fillosh me përmendje të Allahut pas zgjimit nga gjumi, dhe lutjeve që janë përmendur, e më pas me kërkim faljeje dhe mbrojtje, dhe afër teje të dëgjosh nga ndonjë shirit të një lexuesi të Kuranit që do ta kyçësh pas zgjimit dhe lutjeve tua, do të shohësh përmirësime me lejen e Allahut dhe do të largohen prej teje vesveset e shejtanit.

Përgëzim për ty motër e nderuar: ardhja e shejtanit me mendime të tilla tek ti, është një lëvdatë për ty, që është se ti je e mbushur me besim (iman) dhe shejtani nuk ka ardhur tek ti pos që të të largon nga ai (besim).

Kjo është një pyetje dhe përgjigje për  një motër tjetër, përafërsisht në të njëjtën moshë: është pyetur Shejh Salih in Feuzan el Feuzan – Allahu e ruajt: Unë jam një vajzë në të njëzetat, jam besimtare, falënderimi i takon Allahut, ankohem nga problemi i vesveseve, afër çmendurisë nga kjo sëmundje psikike nga e cila ankohem që tre apo katër vite, nuk kam arritur ta largoj nga unë, dua të di, Allahu i jep mundësi shejtanit të mallkuar mbi robërit e Tij për t’i sprovuar apo çfarë? Dhe ai i cili nuk mund ta largon çfarë të bën?

Është përgjigjur: me të vërtetë vesveset janë sëmundje e rrezikshme, është prej cytjeve të shejtanit ndaj bijve të Ademit, që kanë për qëllim tua vështirësojnë, devijojnë dhe mënjanojnë nga adhurimi i Zotit, për atë Allahu ka urdhëruar të Dërguarin e Tij të kërkon mbrojtje nga këto vesvese, për të cilën ka zbritur një sure e tërë, Allahu thotë: “Nas 1-6”.

Ky është shejtani që i bën vesvese bijtë e Ademit, e tek besimtarët është edhe më madhe, mirëpo shërohet me dy çështje:

2-     Të preokupohet me dhikër, ngase besimtari nëse preokupohet me përmendje të Allahut largohet nga ai shejtani.

Ajo me çfarë të këshillojë ty dhe të tjerët është që të veprojnë sipas këtyre dy çështjeve. Nëse është caktim që këto vesvese të mbesin pas mundit tënd në lutje, shërim me Kuran, të bësh adhurime ndaj Allahut dhe nevojat e kësaj bote që të mos mbetet hapësirë për këto vesvese, pasi që ti ke praktikuar këto, e kanë mbetur vesveset apo diç prej tyre atëherë mund t’ia tregosh gjendjen tënde ndonjë mjeku mysliman të besueshëm, që me lejen e Allahut të ta shëron sëmundjen që të ka mbetur.

Burimi; albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 4300

Pyetje: Në letrën të drejtuar redaksisë sonë një motër muslimane tregon për vështirësitë që i ka përjetuar gjatë fëmijërisë, për dhunën dhe shtypjen me të cilat është ballafaquar që pastaj kanë lënë gjurmë në sjelljen e saj. Disa herë në moshën fëmijërore duke qenë e paaftë ti tejkalon torturat e nënës ka tentuar të bëj vetëvrasje.  Problemet tjera në jetën e saj janë edhe varfëria, sëmundjet kronike të burrit si dhe sulmet e xhinëve. Ajo mundohet të praktikon Islamin por ankohet nga agresiviteti i saj, ftohtësia ndaj bashkëshortit, mallkimi i tij, mungesa e dëshirës të takohet me njerëz duke u frikuar se do ti lëndon. Ajo pyet a ka mëkat nëse ia kujton të kaluarën burrit të saj dhe e rëndon atë me fjalë duke theksuar se shumica nuk e kuptojnë atë dhe problemet që i ka pasur në të kaluarën dhe problemet e saj me xhinët. 

Përgjigje: Këshilla ime për këtë motër është: Mundohu ta qetësosh veten dhe të ndihesh mirë duke i ripërtërirë dhe forcuar lidhjet tuaja me Allahun, subhanehu ue te’ala, i cili në librin e tij thotë:

A nuk i mjafton Allahu robit të Vet?!” (Ez Zumer, 39)

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El Bekare, 186)

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni!“ (En Neml, 62)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e bën ahiretin qëllim të vetëm Allahu do t’ia mbush zemrën me pasuri, do t’ia bashkon forcën dhe do ti vjen dynjaja e nënshtruar ndërsa ai që qëllim të vetëm e ka dynjanë varfërinë vazhdimisht do ta ketë para syve, do ti shkapërderdhet forca dhe prej dynjasë do ti vjen vetëm ajo të cilën ia ka caktuar Allahu.” (Tirmidhiu dhe Albani e vlerëson si të saktë)

Duke e forcuar imanin me adhurime do të ndjesh se si lehtësohen vështirësitë e kësaj dynjaje dhe si fillon jeta e lumtur të cilën Allahu ua ka premtuar besimtarëve:

Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En Nahl, 97)

Brenda familjes mundohu të ndërtosh lidhje të shëndosha me burrin tënd, respektoje atë, sepse mosrespektimi i tij është mëkat i madh. Mundohuni që së bashku ta forconi imanin tuaj që të jeni më të fortë në luftën kundër djallit dhe kurtheve të tija. Për më shumë lexoje këtë tekst i cili flet për cilësitë e bashkëshortes së mirë

(http://albislam.com/index.php?option=com_content&view=article&id=1346:cilesite-e-bashkeshortes-se-mire&catid=105:zgjodhem-per-ju&Itemid=396).

Krahas gjërave që i përmendëm dije se çdo vuajtje të cilën e ke përjetuar dhe do ta përjetosh është pastrim prej mëkateve dhe lartësim i gradave në xhenet prandaj mos u dëshpëro dhe me durim përballoji gjitha vështirësitë.

Vazhdo shoqërimin tënd me Librin e Allahut dhe me diturinë e dobishme, shoqërohu me njerëzit dhe largohu prej vetmisë ngase vetmia është njëra prej armëve të shejtanit.

Ngushëlloje veten me faktin se njerëzit që më së shumti sprovohen në botë janë të dërguarit e Allahut dhe ata që më afër pranë tyre.

I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Kur t’ju ndodh ndonjë sprovë kujtojeni sprovën e Umetit me vdekjen time, sepse ajo është më e madhja prej krejt sprovave.  (Taberaniu, Darimiu dhe Maliku, hadithin si të daktë e ka vlerësuar Albani në Silsiletu Ehadith Es Sahiha nr. 1106)

Allahun e lus që të jetë ndihmësi jonë në arritjen e kënaqësisë së tij, në lehtësimin e vështirësive dhe në rrugëtimin tonë drejtë xhenetit. Amin.

Burimi; albislam.com

Pyetja: Unë jam një djalosh i ri i cili praktikon sunetin. Babai dhe vëllai im më pengojnë shumë në praktikimin e sunetit, qoftë me ofendime por edhe nganjëherë me goditje dhe rrahje. Babai im më merr pagën të tërën dhe nuk më len mua fare të mbaj me vete të holla nga rroga ime. Vëllai im i urdhëron prindërit dhe fëmijët e tij që të më lënë anash, të më ofendojnë. Çfarë të bëjë unë në këtë rast dhe si të sillem me ata, a duhet të largohem nga shtëpia dhe ta praktikojë sunetin apo si? Ju lutem më ndihmoni Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja: Ty të takon me bë durim vëlla me prindërit dhe me vëllanë tënd. Mundohu ti përballosh ofendimet dhe sjelljet e tyre jo të mira. Bëhu i qëndrueshëm në fenë tënde dhe qëndro në rrugën e hakut (praktikimin e sunetit) pavarësisht sjelljeve të tyre. Ti inshallah do shpërblehesh nga ana e Allahut. Ndërsa, thua se babai yt e merr rrogën tënde. Mos harro vëlla se pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Ti dhe pasuria jote jeni prona (nën pronësinë) e babait tënd.” ( Ibn Maxhe: 2291).

Llogarite këtë si respekt, bamirësi dhe sadaka për babanë tënd dhe shpreso në shpërblimin e Allahut,- xhele veala!,- e mos u dorëzo. Dhe nëse vazhdon kjo trysni e tyre gjatë dhe ty të rrezikohet feja jote, zgjidhja fundit dhe e padëshiruar është të largohesh prej tyre dhe të jetosh shtëpi në vete (por duke mos harruar vizitën e prindërve dhe bamirësinë ndaj tyre) e të vazhdosh ta praktikosh fenë pa pengesa.

Burimi; albislam.com

Autor:Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajt!

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad B. Shabani

Pyetje: Hoxhë i nderuar! Ka raste kur njeriu dëshiron të bëjë një vepër të mirë, mirëpo shejtani mundohet ta largojë nga veprimi i saj duke i pëshpëritur dhe duke i thënë ti e bënë këtë të shohin të tjerët. Si kemi mundësi t’i largojmë këto cytje të shejtanit?!

Përgjigje:

Muslimani duhet t’i mbështetet Allahut dhe t’i kërkojë mbrojtje dhe ndihmë Allahut nga kurthat e shejtanit dhe cytjet e tij.

Por nuk bën të ndalet në kryerjen e veprave të mira si shkak i cytjeve, mirëpo duhet të vazhdojë në kryerjen e tyre, sepse shejtani i mallkuar gjithmonë mundohet t’i largojë muslimanët nga kryerja e veprave të mira.

Nëse muslimani vepron në këtë mënyrë, shpresojmë se do të largohen cytjet dhe ngacmimet e ndryshme të shejtanit të mallkuar.

Allahu është më i Dituri!.

Burimi; albislam.com

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Pyetje: Cila është dispozita e pasimit të menhexhit të të parëve tanë të mirë (es-selefu’s-salih) në akide, ibadet dhe davet; A është sunet apo obligim?!

Përgjigje: Është obligim për çdo individ të pasojë Ehlu’s-Sunetin dhe xhematin në akide e vepër, e madje në të gjitha punët e fesë dhe të dunjasë, kjo është obligim për çdo musliman. Allahu, -xhele ue ‘ala!-, thotë: “All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij.”[1] Pra, pasimi i tyre është obligim për muslimanin.

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Umeti im do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe, e, që të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërës!” E, i thanë se: “Kush është ajo grup o i Dërguari i Allahut?!”“Ata që do të jenë në atë që jam sot unë dhe shokët e mi!”- iu përgjigj i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.[2]Kjo është pra ajo çka na porositi i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan[3]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi; albislam.com

[1] Kurani, Et-Tevbe: 100

[2] Sahih – Shënon Tirmidhiu në “Sunen” (2640, 2641), Ebu Davudi në “Sunen” (4596, 4597),  Ibën Maxhe në “Sunen” (3991, 3992), Darimiu në “Sunen” (2518), Ahmedi në “Musned” (27510, 16490), Ibën Hibani në “Sahih” (140/4), Hakimi në “El-Mustedrek” (128/1), Bejhakiu në “Es-Sunenu’l-Kubra” (206/10), Taberaniu në “Muëxhemu’l-Kebir” (8051), e të tjerë. E ka vlerësuar për hasenIbën Haxher El-Askalani në “Tekhrixh mishkatu’l-mesabih” (2/381, 4/16) dhe “Fet’h’ul-Bari” (20/6), e për hasenun sahih Tirmidhiu në “Sunen” (2640), kurse për sahih Sujuti në “El-Xhamiu’s-Sagir” (1223), Albani në “Sahihu ibni Maxhe” (3241), e të tjerë. Sh. P.

[3] Nga faqja zyrtare e shejhut.

Pyetje: ç’far duhet të veproj njeriu në rast të dobësimit të imanit, edhe pse ai lexon e dëgjon çdo ditë Kuran, agjëron 2 ditë në çdo javë, fal 5 kohë namaz edhe pse në namaz mundohet të jetë më i vëmendshëm por nuk mundet për shkak të dobësimit të imanit, zemra është e zbrazur megjithëse edhe mëkate nuk bën. A është kjo gjë që ju ndodh të gjithë besimtarëve apo është sprovë sepse ky dobësim i imanit ta humb gëzimin për çdo gjë, pra me saktë çka do që bën në këtë botë nuk të gëzon dhe të duket e kot!  Një përgjigje apo këshill nëse keni mundësi. selamu alejkum!

Përgjigje: bismilah, elhamdulilah…

Mendoj se duhet të merresh më tepër me zemrën tënde. Shkaku që dëgjimi i Kuranit, namazi, agjërimi nuk ndikojnë në forcimin e imanit dhe lumturinë tënde duhet të të nxit të shikosh çfarë pengesash ekzistojnë mes teje dhe kënaqësisë së adhurimit. Shiko si e diagnostifikon një asket gjendjen kur njeriu nuk ndien lezetin e ibadeteve, ai thotë: “sëmundja e trupit është me dhimbje kurse sëmundja e zemrës është me mëkate. Ashtu siç nuk e ndien lezetin e ushqimit trupi i sëmurë, ashtu nuk e ndien lezetin e adhurimit zemra mëkatare” (Dhunnun Misrij)

Pra, sipas meje, duhet të kërkosh shkaqet që të dobësojnë imanin pastaj t’i mënjanosh. Merru më shumë me leximin e Kuranit, me meditimin e asaj që thuhet aty, me tregimet e ndryshme që përmenden sepse ai është shërim. Allahu thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Isra:82)

Po i përmend disa prej shkaqeve që e dobësojnë besimin:

1. Mosnjohja e emrave dhe cilësive të Allahut, gjegjësisht mosnjohja e Allahut

2. Mos meditimi në ajetet e Allahut

3. Veprimi i mëkateve, qoftë me gjymtyrë, gjuhë apo zemër. Shumë njerëz mendojnë se mëkatet përkufizohen vetëm në vjedhje, alkool, zina, mirëpo nuk e dinë se mëkatet e zemrës janë më të mëdha sikur: mendimi i keq për Allahun, zilia, mllefi, e tjerë

4. Braktisja e shumë adhurimeve

Burimi; albislam.com

Pyetje: Jam në një familje, ku vetëm unë fal namaz. Jam i martuar me një vajzë të urtë dhe e moralshme. Por ajo nuk fal namaz dhe mbulesën nuk e mban. Kam filluar t’i tregoj për Islamin dhe ligjet e Islamit, dhe deri diku është përmirësuar, por kam frikën se çka do të ndodhë më pas, a do të jetë besimtare e përkushtuar apo jo. Kështu që jam në dyshim, më vijnë mendime të ndryshme nëpër kokë, tregomë hoxhë i nderuar, a ke edhe ndonjë këshille për mua. A di raste te tilla?

 

Përgjigje:

Në emër të Allahut me emrin e të cilit nuk bëhet dëm në Tokë e as në qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka dhe di gjithçka.

Në këto reshta pak a shumë u njoftuam me gjendjen tënde dhe ne e kemi për obligim për të dhënë këshillë, Allahu qoftë razi.

Së pari Allahu të ndihmoftë në punën që je duke bërë. Ndaj familjes tënde ke një obligim të madh, pasi Allahu të ka zgjedhur ty dhe të ka udhëzuar dhe fal namazin, ti duhet të kujdesesh për ata dhe të kesh sabër në këshillimin e tyre për namaz. Allahu i madhëruar ka thënë: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet” (Ta ha 132) dhe po ashtu ka thënë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një Zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar” (Tahrim 6.)

Pastaj, vëlla i dashur, Allahu të ka gëzuar me grua të moralshme, që ka nevojë edhe për disa plotësime në fe. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më i miri prej jush që ka qenë në xhahilet më i mirë do të jetë në islam (kur të udhëzohet) nëse e kupton Fenë”.

Pra, ti vazhdo me davet, a udhëzimi i takon Allahut, Ai e di kë udhëzon dhe kur. Dije se pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë se gruaja është në fenë e burrit. Nëse ka moral të lartë dhe kur të udhëzohet, do jetë më e mira në mesin e juaj.

Hixhabi në islam është bërë farz në vitin e tetë hixhri edhe pse të gjithë gratë në atë kohë (edhe të myslimanëve edhe të mushrikëve) kanë pat njëfarë mbulese, por është dashur të plotësohen edhe me disa finesa. Allahu na ka krijuar dhe shumë mirë e di si i përshtatet natyrës sonë. Allahu në metodologjinë e Tij ka përdorur gradualitetin në fenë e Tij. Shiko se si ndërrohet nata me ditën! Gradualisht. Po të ndërrohej prej territ e në dritën e drekës, do të verbëroheshim të gjithë. Por dalëngadalë dhe me ndihmën e Allahut ia arrijmë qëllimit. Ti vetëm vazhdo dhe mos i ndërpre lutjet për familjen tënde. Prej tyre mund ta bësh lutjen që bëjnë robërit e Allahut: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit” (Furkan 74.)

Raste të ngjashme ka shumë.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem i ka thënë Aliut radijAllahu anhu: “Nëse e udhëzon Allahu një njeri nëpërmjet teje, më mirë është se sa t’i posedosh devetë e kuqe”. (devetë e kuqe atëbotë kanë qenë luksozi më i mirë).

Kemi raste te ne që, pasi janë udhëzuar disa, nuk ka shkuar shumë kohë dhe kanë filluar të falen edhe gratë e tyre, janë mbuluar me hixhab, ndjekin derse të rregullta dhe i ftojnë gratë tjera në islam të vërtetë.

Një grua shqiptare ka qenë duke ecur nëpër rrugët e një qyteti të Italisë dhe ka parë një arabe më hixhab të zi. E ka pyetur për hixhabin. Ajo i ka thënë se kështu duhet të vishen gratë myslimane. Ajo menjëherë për kohë të shkurtë e siguron hixhabin të atillë ashtu siç kishte parë atë araben. Pas një kohe ajo udhëton për në Shqipëri dhe aty takohet me disa vajza të medresesë. Kur shkon në medresenë e vajzave aty sheh disa që kishin mbuluar fytyrën me nikab (peçe). Ajo, kureshtare pyet për peçen. Ato vajzat i thonë se nuk është obligim, por është më mirë. Ajo prej aty e mbulon edhe fytyrën. Subhanallah.

Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e devijon dhe atë që Allahu e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Burimi; albislam.com

Pyetje: jam një tetëmbëdhjetëvjeçar dhe posa kam filluar të fal namaz, mirëpo prindërit më ndalojnë nga praktikimi i disa obligimeve fetare siç është lëshimi i mjekrës, ç‘më këshilloni?

Përgjigje: Falënderimi I plotë I takon Allahut të madhëruar. Lavdia e Tij qoftë mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Me prindërit sillu mirë, çka do që të thonë e të bëjnë duhet të jesh i moralshëm me ta. Nëse të urdhërojnë në gjynah mos e ço në vend urdhrin e tyre mirëpo prapëseprapë sillu mirë. Nëse të urdhërojnë të mos e kryesh ndonjë obligim, mos e ço në vend urdhrin e tyre dhe sillu mirë me ta. Allahu i madhëruar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra:23,24), po ashtu thotë: “e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpijnë ty që të më përshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar.” (Ankebut: 8)

Mjekra është një detyrim dhe kjo duhet respektuar. I Dërguari ka urdhëruar meshkujt muslimanë t’i lëshojnë mjekrat dhe t’i shkurtojnë mustaqet, ka thënë: “lëshoni mjekrat, shkurtoni mustaqet dhe kundërshtoni idhujtarët” (Buhariu)  po ashtu i Dërguari ka thënë: “nuk respektohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit” (Ahmedi)

Burimi; albislam.com

NA NDIQNI NË