Arhiva DitoreSep 2, 2014

0 1543

Një vit njerëzit po kërkonin hënën e re të Ramazanit dhe nuk e shihnin atë. Një njeri erdhi te gjykatësi i qytetit dhe i tha: “Unë e kam parë në ëndërr të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe ai më informoi se sonte është nata e parë e Ramazanit. Ai më porositi mua dhe të gjithë myslimanët që të fillojmë agjërimin!”


Gjykatësi i tha: “Atë që ti e ke parë në ëndërr… njerëzit e kanë parë në ditën me dritë të plotë dhe ai u ka thënë atyre: “Agjëroni kur ta shihni (hënën e re) dhe ndërpritni agjërimin kur ta shihni atë.” Kështu që nuk na nevojitet ëndrra jote!””

Kohë më parë janë përhapur disa thashetheme në mes grave: një farë gruaje e re e kishte parë të Dërguarin, alejhi salatu ue selam, në ëndërr dhe ai i tha asaj se اasti i Fundit do të vijë shumë shpejt, dhe se shenja e tij është se ti do të hapësh një kopje të vjetër të Kur’anit dhe do të gjesh në të një fije floku apo një faqe të bardhë! Kjo ëndërr e shpikur kishte më tepër efekt tek të paditurit sesa formulimi i Allahut, xhele shanuhu: “Njerëzit të pyesin për kiametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” (Kur’an 33:63).

Pak kohë më vonë kjo grua e re dha një fjalim në një kolegj, dhe ajo shpërndau një fletëpalosje me tregimin pasues:

“Një grua e re u sëmur rëndë, dhe doktorët dështuan në përpjekjet e tyre për të trajtuar sëmundjen e saj. Një natë ajo qau deri sa ra në gjumë. Në gjumë ajo e pa Zejneben – nënën e besimtarëve – e cila vendosi në gojën e saj disa pika të shurupit. Ajo e porositi atë të shkruajë tregimin 13 herë dhe tu thotë njerëzve të tjerë që ta fotokopjojnë atë dhe ta shpërndajnë. Kur u zgjua e gjeti veten krejt të shëruar, dhe bëri 13 kopje të tregimit dhe i shpërndau ato. Rezultati ishte si vijon:

1. Kopja e parë ra në duar të një njeriu të varfër, kështu që ai bëri 13 kopje të tregimit dhe i shpërndau ato. Pas 13 ditëve ai bëri një pasuri të madhe!

2. Kopja e dytë arriti tek një njeri i shëndetshëm i cili e grisi atë, kështu që ai humbi gjithë shëndetin e tij në 13 ditë!!

3. Kopja e tretë iu dha një personi me një punë shumë prestigjioze. Ai e përqeshi atë, dhe pas 13 ditësh ai u pushua.

Vëllezër/motra të mia myslimanë, ju duhet ta kopjoni këtë tregim dhe ta shpërndani atë kështu që ju mund të fitoni nga Allahu atë që ju kënaq juve”

Kjo përrallë idiote më kujtoi përrallën e “Dëshira e Sheh Ahmedit” që rishfaqej disa herë në një kohë në atë mënyrë që i bënte njerëzit të besonin se kishte diçka pas tij!

Kjo përrallë gjithashtu më kujtoi çfarë kisha lexuar në disa nga revistat tona – fatkeqësisht – rreth “Mallkimit të faraonëve”, përmes së cilës pretendonin se ky mallkim është pas çdo shqetësimi të faraonëve në varret e tyre, “Një njeri shkelmoi një nga kafkat e tyre kështu që këmba e tij u thye…tjetri i cili zbuloi një nga varret e tyre, aeroplani i tij ra nga qielli…në të njëjtën natë energjia elektrike ishte ndalur në tërë Kajron… etj!!”

Kjo është si një lloj “terrorizmi mendor” shkatërrues. Sikur thuhet, “Mos mendo! Mos diskuto! Përndryshe gjërat e njëjta do të të ndodhin ty; dhe kujdes, MOS E GRIS Atë LETثR!!! Përndryshe ti mund të humbësh punën, shëndetin… apo edhe fenë tënde”. Ky është pohimi i tyre.

Por ne e dimë se shpallja ka përfunduar dhe nuk do të vijë te askush pas të Dërguarit Muhammed, alejhi salatu ue selam. Prapë se prapë do të gjesh disa myslimanë duke shpikur disa ligje të reja në fe dhe i paralajmërojnë me dënim ata që nuk pajtohen me atë që ata thonë, dhe ju premtojnë sukses atyre që pajtohen me të. Si mundet një mysliman të besojë në këtë pas ka lexuar deklaratën e Allahut, xhele shanuhu: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe” (Kur’an 5:3)

Ne e dimë për të vërtetë se një njeri mund të braktisë praktikën e obligimeve më të mëdha të fesë sonë – pesë vaktet e namazit – dhe përsëri pranon ushqimin e tij nga Allahu, dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Kjo është kështu sepse jeta e kësaj bote nuk është vend i llogarisë dhe kompensimit – dënimi dhe shpërblimi do të ndodhin në botën tjetër. Në të vërtetë, do të gjesh jobesimtarët, të cilët nuk besojnë as në Allahun e as në Ditën e Fundit, prapë se prapë Allahu ka vazhduar mbështetjen e tyre dhe ju ka dhënë atyre më shumë njohuri të kësaj bote dhe qytetërimit materialist se sa të tjerëve… kjo është sepse jeta e kësaj bote është një provë e jo një vend i kompensimit.

Si ka mundësi, që disa njerëz e fyejnë inteligjencën tonë duke deklaruar se ai i cili nuk pajtohet do të dënohet brenda kaq ditësh, dhe ai i cili pajtohet do të shpërblehet?

Për më tepër, ajo që është kërkuar prej nesh të bëjmë nuk është as obliguese as e pëlqyer…as që është e ligjshme (në Islam). ثshtë një shpikje e djallit dhe një përrallë e patakt.

Le të pyesim vetveten: a është kopjimi dhe shpërndarja e këtyre fletushkave një ‘vepër adhurimi’ apo është një vepër e pastër e dynjasë?

Nëse është një vepër adhurimi atëherë është e refuzuar sepse qëllimi i njeriut ishte të ruajë mallin e dynjasë, pasurinë, punën dhe shëndetin. Allahu thotë: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata, ka dështuar dhe është asgjësuar” (Kur’an 11:15-16)

Prandaj, kjo vepër e kopjimit të fletushkës është një vepër e pavlerë – madje false , kompensimi i së cilës është Zjarri.

Në anën tjetër, nëse është vetëm një vepër e dynjasë, atëherë prapë ajo është e refuzuar, sepse ajo nuk është e mbështetur në mjetet e nevojshme materiale. P.sh. ai i cili dëshiron të mbajë punën e tij nuk duhet të vijë vonë në punë, ai duhet të përmbushë detyrat e tij në mënyrën më të mirë, ai duhet të pranojë klientët sjellshëm dhe ngrohtësisht, dhe ai duhet të vendosë raportin me shefat e tij mbi një bazament korrektësie.

Ngjashëm me pasuri, shëndet, etj., të gjitha këto kanë mjete të mirënjohura materiale dhe mënyra të ruajtjes së tyre, dhe kjo vepër e kopjimit të fletushkës nuk është aspak njëra prej tyre.

Pastaj, pse ky numër 13 në veçanti?

Nëse nuk gabohem, Anglishtja e sheh këtë numër si një shenjë të keqe. ثshtë ky tregim i trilluar në ndonjë mënyrë i lidhur me këtë? Në Sheriat veprat e përmendura janë përsëritur një herë, tri herë, shtatë herë, dhjetë herë ose njëqind herë, por kurrë 13 herë.

Në fund, kush e transmeton këtë gënjeshtër?

Një vajzë e sëmurë? Kush është ajo? Kush thotë se ajo është e besueshme? Dhe kush e transmetoi atë prej kësaj vajze? ثshtë një zinxhir i gjatë i njerëzve gënjeshtarë dhe të panjohur. Dëshmia e tyre nuk duhet pranuar në një debat më shumë se një qepë apo edhe më pak! Atëherë si mund të pranojmë transmetimin e tyre në një çështje sikur kjo?

Madje edhe sikur kjo thashetheme të kishte qenë transmetuar nga më të besueshmit e transmetuesve, kur ata fillojnë t’i rrëfejnë këto gënjeshtra të qarta atëherë besueshmëria e tyre do të marrë fund, dhe ne do të ndalemi së dëgjuari ata, dhe është e obligueshme t’i kundërshtojmë ata, dhe t’i ndalojmë ata nga luajtja me mendjet e budallenjve – Allahu na ndihmoftë. Por përsëri, transmetuesit e besueshëm nuk do ti rrëfenin gjëra sikur kjo.

Autori: Shejh Selman el Audeh

Përktheu dhe përshtati: Besnik Abrashi 

Burimi: albislam.com

0 1895

28 Rebi’ul Evvel 1432h/3 Mars 2011-03-06

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen dhe shokët e tij…

Konferenca e parë e Lidhjes së dijetarëve muslimanë u mbajt në Istanbul në periudhën mes 27-28 Rebi’ul Evvel të vitit 1432h gjegjësisht më 2 dhe 3 Mars të vitit 2011. Pjesë morën mbi njëqind dijetarë dhe thirrës prej 35 shteteve.

Titulli i konferencës ishte Dijetarët dhe rimëkëmbja e Umetit dhe rreth temës bosht u mbajtën 5 sesione dhe u prezantuan 15 punime. Krahas këtyre sesioneve janë organizuar edhe katër tribuna rreth ndodhive në botën Islame dhe rreth kërkesave të popujve për reforma. Konferenca mbaroi me këtë Deklaratë që i drejtohet Umetit Islam.

Përmirësimi i gjendjes së Umetit është i ndërlidhur me përmirësimin e dijetarëve dhe sundimtarëve. Ata janë pushtetarët që kujdesen për çështjen e muslimanëve, që drejtojnë shtetet dhe u prijnë muslimanëve. Ringjallja e kuptimit të dijës edukuese në umetin Islam është obligim fetar dhe emergjencë shoqërore. Aty qëndron rruga më e shkurtër drejtë reformave dhe pikënisja themelore drejtë prosperitetit në të gjitha sferat.

  1.    Dijetarët rabbanijun (edukues) janë ata që duhet të realizojnë ripërtëritjen e dijës fetare, mbrojtjen e unitetit të muslimanëve, rrënjëzimin e vlerave Islame, mbikëqyrjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ashtu siç i ka kufizuar sheriati. Ata duhet ta udhëheqin Umetin Islam  në gjitha çështjet e tij.
  2.    Rimëkëmbja e Umetit Islam që e dëshmojmë sot realizohet dhe stimulohet nga botëkuptimi i përkryer i Islamit si fe, si dhe nga kuptimi i gjerë dhe gjithëpërfshirës i adhurimeve dhe veprave të mira. Atë e lëviz edhe besimi i shëndosh dhe sheriati tolerant. Për epërsinë e kësaj feje dëshmojnë  fjalët e shpalljes, fletët e historisë dhe qytetërimi Islam.
  3.    Umeti Islam sot duhet të jetë i vetëdijshëm për sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet dhe të cilat e pengojnë përparimin e tij drejtë prosperitetit dhe pozitës udhëheqëse. Me dituri dhe sunet ballafaqohet injoranca dhe bidatet. Fikhu (kuptimi) dhe përvetësimi i diturive janë armët me të cilat luftohen kurthet dhe komplotet e brendshëm dhe të jashtëm. Dituria bashkëkohore dhe përfitimi nga teknologjia moderne realizojnë zhvillimin e përgjithshëm dhe eliminojnë prapambeturin.
  4.    Vendimmarrësit (dijetarët punonjës dhe pushtetarët e mirë që i pasojnë dijetarët) e kanë për obligim të ndalojnë kolonializmin perëndimor dhe okupimet e huaja të shteteve muslimane. Ata duhet të angazhohen për kthimin e krenarisë dhe nderit të Umetit Islam duke e ngjallur kuptimin e xhihadit dhe duke e organizuar atë ne vendet legjitime. Aty bën pjesë edhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e liga pas të cilës duhet të zbatohet  dhe të madhërohet gjykimi me Sheriatin Islam. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Gjykimi nuk i takon kujt, pos Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë.” (Jusuf, 40).
  5.    Kërkojmë prej dijetarët e Ehli Sunnetit në çdo vend që të bashkohen në zbatimin e fesë, të janë të drejtë ndaj zullumqarëve dhe ndaj atyre të cilëve u bëhet padrejtësi, ti këshillojnë pushtetarët nëpërmjet instancave dhe organizatave ligjore, dhe nëpërmjet shoqatave fetare dhe shkencore të pavarura. Le ti shpalosin sistemet tirane dhe të korruptuara që shkelin të drejtat e njerëzve me heqje lirie pa aktakuzë dhe pa gjykim.
  6.    Umeti Islam me gjitha grupimet brenda tij e ka nisur rrugën e tij drejtë ndryshimit kah e mira dhe drejt realizimit të reformave. Nuk lejohet pengimi i tij e as vonimi i rezultatet e pritura. Këto kërkesa paqësore dhe të definuara, nuk konsiderohen rebelim ndaj pushtetarit të ligjshëm si dhe nuk është kundërvajtje fetare.
  7.   Kushtet momentale janë rast i volitshëm që Umeti të lidhet me dijetarët e tij, të realizohen reforma rrënjësore që nënkuptojnë gjykimin me Librin e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit. Në Librin e Allahut dhe në Sunetin e Muhammedit është garancia e realizimit të drejtësisë shoqërore dhe të rregullimit të politikave arsimore, informative dhe ekonomike të Umetit.
  8.  Lidhja e dijetarëve  përshëndet sukseset e Umetit Islam në Tunizi dhe Egjipt dhe në vendet tjera të botës Islame. Ju kujtojmë se ndryshimi i vërtetë fillon në zemër duke u penduar tek Allahu, duke u kapur fortë për udhëzimin e Tij. Është detyrë e gjitha forcave politike dhe shoqërore të realizojnë reformat dhe të luftojnë korrupsionin në të gjitha format e tij. Ata duhet ta zgjedhin më të mirin të udhëheq me besnikëri duke mos e rritur namin me slogane boshe. Më i miri që duhet të angazhohet është i fuqishmi dhe besniku, porosit Kurani.

1Lidhja e dijetarëve muslimanë mbështet xhihadin e popullit libian për tu liruar prej sistemit të prishur dhe prej kryetarit të dalur prej Islamit. I këshillojmë me durim derisa të vjen fitorja dhe dita kur besimtarët do ti gëzohen fitores dhe ndihmës së Allahut.

Lidhja e dijetarëve alarmon rrezikun e zgjërimt shiit dhe mashtrimit pas sloganeve të tyre devijuese në shtetin e Bahrejnit dhe tjetërkund. E thërrasim Ehli Sunetin, popuj dhe udhëheqës, të realizojnë drejtësinë, të luftojnë zullumin të kapen për Librin e Allahut dhe për Sunetin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem.

Dijetarët e devotshëm në çdo vend janë referenca e Umetit në situatat e reja dhe Umeti duhet të lëviz sipas këshilave të tyre. Këshillimi (nasihati) është detyrë fetare dhe vepër e mirë. Banorët e Jemenit, Shamit dhe vendeve islame duhet të bashkohen pas fetvave që i japin dijetarët e tyre dhe organizatat fetare. Fjala e tyre duhet të respektohet.

Allahun e lusim t’u jep sukses muslimanëve, ti inspiron kah e drejta në fjalë dhe në vepra. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij ndërsa lutja jonë e fundit është Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Përktheu Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 1961

Deklaratë e fundit me të cilën u mbyll konferenca e parë e Dijetarëve të Islamit, paraqet një transferim shembullor të metodologjisë praktike që ndjekin dijetarët si dhe përshkrimin e rolit të tyre nën hijen e aktualitetit që po ndryshon.

Lidhja – e cila duke përdorë një terminologji të re dhe efektive përpara shumë popujve muslimanë (e që nuk kanë qenë prezente gjithaq nëpër qarqe intelektuale) sikur: ruajtja e të drejtave të njeriut, koncepti i lirisë, lufta kundër degjenerimit e të tjera – tentoi që kongresi i saj i parë dhe konkluzat e saj, të jetë në përputhshmëri me gjendjen aktuale të umetit dhe sfidave me të cilat ballafaqohet.

Thirrja për t’u bashkuar dijetarët e Islamit, thirrësit dhe imamët  që u proklamua nga konferenca si dhe u zhvillua aktiviteti nën këtë slogan, paraqet një sfidë nga më të rëndësishmet përpara dijetarëve të sunetit në tërë botën. Fuqia që mund të krijohet nga ky bashkim nuk është për t’u nënçmuar sidomos përpara tentimeve të vesternizimit, dominimit ideologjik e ekzekutiv të armiqve të Islamit.

Konferenca theksoi se përmirësimi i umetit lidhet ngushtë me përmirësimin e dy kategorive themelore të bijve të tij, e ata janë:dijetarët dhe pushtetarët. Me këtë u sinjalizua qartë për hapat e vendosur që duhet marrë në drejtim të përmirësimit të këtyre kategorive përkitazi me metodat e përshtatshme në të ardhmen.

Theksi u vendua edhe mbi konceptet imanore sikur koncepti i metodologjisë hyjnore. Nuk është i fshehtë ndikimi i besimit në ndërtimin e individëve dhe shoqërive, madje anashkalimi i këtij themeli shpin në tragjedi morale fundi i së cilës nuk është i lavdëruar. Si dhe “ndryshimi i vërtetë fillon që nga zemra duke u penduar tek Allahu, duke u kapur për udhëzimet e Tij.”

Prej gjërave që ranë në sy më tepër ishte retorika e përdorur nga dijetarët në sferën e ndryshimeve shoqërore, politike që ngjajnë në botën islame. Potencuan rëndësinë e respektimit të të drejtave të individit, lirive që janë konform principeve të sheriatit si dhe metodat që duhet përdorur për të mobilizuar umetin dhe për t’ia kthyer pozitën e liderit.

Një rol tjetër që doli në shesh në këtë konferencë – e që ka munguar një kohë goxha të gjatë në shumë vende islame – ajo që deklarata e quajti “shpresa për t’u shpërblyer shkaku i padrejtësisë së zullumqarëve, ndihma atyre që ju bëhet padrejtësi dhe këshillat drejtuar pushtetarëve” që paraqet një hap të rëndësishëm për kthimin e pozitës së dijetarit aktiv në mënjanimin e padrejtësisë dhe mbrojtjen e të vërtetës.

E tërë bota islame pret rolin e dijetarëve, atyre ju jep përgjegjësinë më të madhe sepse edhe mund ta mbajnë, të sakrifikojnë për ato synime, për jetën e umetit. Ata janë kandilat udhëzues në momentet e mjegulluara dhe të prapambeturisë. Ata janë udhëheqësit në rreshtin e parë në momentin e revolucionit dhe përmirësimit.

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1854

I falënderuar qoftë Allahu, Zoti i gjithësisë i cili u premtoi përfundim të mirë të devotshmëve dhe u shpalli armiqësi zullumqarëve,  paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi shokët e tij besnik dhe mbi familjen e tij të pastër. Pas Tunizisë dhe Egjiptit flaka e kaploi edhe Libinë dhe kjo nuk është aspak për tu habit.

Nuk është për tu habit ngase revolta ndaj zullumit, ndaj drejtimit të keq, ndaj plaçkitjes së resurseve natyrore, ndaj robërimit të lirëve dhe  ndaj udhëheqjes së mendjelehtëve në shtetet arabe e arriti kulminacionin. Këtë poshtërim nuk e pranon as niveli më i ultë i njerëzimi e si do ta pranon sheriati hyjnor.  E si nuk do arrinte situata në këtë shkallë pasi që u largua ligji i Allahut dhe u zëvendësua me ligje njerëzore të padrejta. Po të ishte  zbatuar sheriati i Allahut, po të ishte gjykuar me Librin e Allahut dhe me Sunnetin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, në postet udhëheqëse nuk do të vinte ai që si meriton, nuk do të poshtërohej i larti dhe nuk do glorifikohej i ulëti, nuk do të cenohej asnjë e drejtë, madje edhe e jomyslimanit, e sidoqoftë e myslimanit. Do të mbroheshin të  drejtat e të gjithëve e në veçanti të drejtat e të devotshmëve, të mirëve dhe atyre që synojnë përmirësimin.  Nuk do të ndodhte si në Libi në të cilën zandanët mbusheshin me myslimanë që torturoheshin në mënyrë çnjerëzore për dyshimin më të vogël.  “Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.” (El Buruxh, 8)

Shumë mirë dihej gjendja e vështirë e atyre që dëshirojnë përmirësim në Libi, shumë mirë dihen llojet dhe ashpërsia e torturave me të cilat ballafaqohen. Në një prej burgjeve për të burgosurit politik për një natë në vitin 1417H janë likuiduar afro 1200 të burgosur. Nuk e di, por si duket erdhi momenti i fitores për të pafajshmit që katër dekada vuanin nga ky sistem i dhunshëm. Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt! Për fitoren e të shtypurve. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Për atë që përgjigjet, kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë qortimi ndaj tij. Qortim ka vetëm kundër atyre që u bëjnë keq njerëzve dhe që pa të drejtë mbjellin ngatërresa në Tokë; për ata ka dënim të dhembshëm.” (Esh Shura, 41-42)

“Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin)” (Ibrahim, 42)

“Sa e sa vendbanimeve Unë ua shtyva dënimin, edhe pse ata ishin keqbërës, por prapëseprapë i dënova. Tek Unë kthehet çdo gjë.” (El Haxhxh, 48)

“Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit. Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!” (El Fexhr, 11-14)

Allahu disa zullumqarëve do t’ua përshpejton një hise të azabit në këtë botë, si dënim për veprimet e tyre. Në një hadith të saktë i Dërguari i Allahu, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka mëkat që meriton ti përshpejtohet dënimi në dynja, me pjesën e dënimit që Allahu e ka ruajtur për në ahiret si padrejtësia dhe ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” Por nëse ndodh që dënimi të vonohet në të ka urtësi të shumta “Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.” (Ali Imran, 178)

Ky sistem i korruptuar i prishi edhe marrëdhëniet e tij me vendet fqinje ashtu si e dëmtoi edhe raportin e shtetit ndaj qytetarëve. Në këtë realitet nuk i ngeli vend ku do të strehohet ai dhe xhelatët e tij.  Duke e ditur historinë e tij nuk është larg mendjes se ai do të mundohet ta shtyp popullin me gjitha mjetet që i ka në dorë. Për këtë ballafaqim me popullin ky sistem i padrejtë i bëri përgatitjet e duhura, madje angazhoi edhe mercenarë prej vendeve të huaja. Me të drejtë mundemi të presim se numri i viktimave do të rritet, dita ditës. Nga ky vendi që e kam nuk do të flas për ligjësinë e asaj që ndodhi dhe kaloi, ngase vendi i debateve të tilla është i njohur. Rreth çështjes së ndërrimit të sistemit me forcë, ka mendime të ndryshme dhe secili prej tyre i ka argumentet tija, prandaj e themi rregullin e njohur (لا إنكار في مسائل الاجتهاد) Për çështjet e paprera asnjë mëndim nuk është paraprakisht i refuzuar.

Atë që dua ta theksoj është që viktimat dhe gjaku i derdhur të ketë kuptim, sakrifica e bërë të jetë me qëllim të realizimit të kërkesave të ligjshme. E kemi obligim të angazhohemi ta mbrojmë gjakun e vëllezërve tanë në Libi, të ndihmojmë në largimin e zullumit, me mundësitë që i kemi.  Me dua, me xhihad të fjalës dhe me gjitha mënyrat e ligjshme. Pushtetmbajtësit e kanë për obligim të bashkohen kundër sistemit të këtillë represiv, e kanë për obligim ta ndihmojnë popullin e mjerë. Ai që ndihmon këtë sistem dhe i tradhton vëllezërit e tij është pjesëmarrës (hisetar) në padrejtësi dhe mëkat.  Vëllezërit e Libisë i këshilloj të kthehen tek Allahu, të kërkojnë ndihmën e Tij, ta pastrojnë qëllimin, të synojnë të ndihmojnë Islamin me këtë vepër që e bëjnë. Allahu e ndihmon atë që ndihmon fenë e Allahut, e ndihmon ushtrinë e tij dhe i bën ngadhënjimtarë. Jeta e është çmimi më i lartë që dikush mundet ta paguan për ta larguar zullumin dhe për ta zbatuar fenë. Nuk lejohet që jeta të flijohet për qëllime të tjera. Prej mënyrave se si ndihmohet feja është të ndalet hovi i zullumqarit, të merren në përgjegjësi dhe të gjykohen ata që keqpërdorin pasurinë e popullit dhe xhelatët e padrejtësisë. Feja ndihmohet edhe duke i siguruar të drejtat e ligjshme për të gjithë.  Ndoshta për këto qëllime të larta do të vdesin shumë viktima, por ky është ligji i Zotit në këtë botë. Vëllezër kini kujdes nga mëkatet që janë edhe shkaku kryesor që në postet udhëheqësi të vijnë zullumqarët.

“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh Shura, 30)

Ai është edhe shkak i humbjes në luftë

“Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë. “ (Ali Imran, 155)

“Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: Prej nga na erdhi neve kjo?! Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Ali Imran, 165)

E lus Allahun ti mbron vëllezërit dhe motrat tona të Libisë, ta mbron gjakun e tyre, pas kësaj dite të mos i jep pushtet mbi tyre ndonjë tagutit. O Allah largoje zullumin prej vëllrzërve të Libisë dhe prej gjithë vendeve myslimane. O Allah bëje që me ato vende të sundojnë sundues të drejtë dhe ndihmoji muslimanët kundër atyre që u bëjnë padrejtësi. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes)” (Esh Shuara,227)

Allahut i takon falënderimi në fillim dhe në fund dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi shokët dhe familjen e tij…

Përktheu: Talha Kurtishi

0 2423

Gazetat e përditshme ne Kosovë ditëve të fundit janë të mbushura me shkrime lidhur me gjendjen politike në vend, me bisedimet për lidhjen e koalicionit qeveritar te cilat informata për shkak te mungesës se profesionalizmit kanë qenë aq kontradiktore sa që në ueb faqet e disa të përditshmeve shkrimet e tyre lidhur me këto zhvillime demantoheshin shpesh në çdo 10 minuta.

Pastaj faqet e këtyre gazetave janë të mbushura me informacione nga rajoni sidomos me ato që lidhen me fatin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe me zhvillimet e bujshme në arenën ndërkombëtare.

Ndonëse këto informacione dhe shumë të tjera mjaftojnë për tu mbushur faqet e gazetave, disa të përditshme përfshirë kanë vendosur që pothuajse çdo ditë të publikojnë nga një shkrim kundër personalitetit të hoxhës se nderuar dr. Shefqet Krasniqi. Kjo jo vetëm për të shtuar tirazhin e gazetës, siç është bërë praktikë në shumë mediume dhe nga shumë gazetarë që akuzojnë Islamin dhe muslimanët për tu bërë të famshëm dhe për të përfituar materialisht. Mirëpo shkrimet e fundit të publikuara në gazetën ”koha ditore” dhe të postuara në portalin “koha” me ose pa qëllim po e tejkalojnë qëllimin e përfitimit material dhe shikueshmërisë në vend, sepse pasojat e këtyre shkrimeve janë me ndikim shumë negativ për atë të cilën po e përmendim pareshtur dhe të cilës po deklarohemi të gjithë që i kontribuojmë TOLERANCES FETARE.

Ironia e gjithë kësaj është se në shkrimin e fundit të “kohës ditore” të publikuar me datën 19.02.2011  që mbanë titullin “Imami Krasniqi, dëshmi për rritje të urrejtjes fetare në Kosovë”, ndërsa është vetë “koha”  që me shkrime të tilla të pa argumentuara dhe duke u shërbyer me shpifje ndaj personaliteteve muslimane në Kosovë po jep kontribut të pamohueshëm në kultivimin dhe zhvillimin e urrejtjes fetare, për ta vërtetuar këtë mjafton të lexohen komentet e shkruara lidhur me këtë shkrim dhe të ngjashëm në portalin “koha”.

Se deri ku te dërgon vendosmëria për të realizuar një mision të caktuar në këtë rast kultivimi i urrejtjes fetare tregon fakti se në “koha ditore” dhe në portalin “ koha” publikohen shkrime  të cilat nuk pajtojnë me etikën gazetareske dhe nuk mbajnë erë profesionalizmi. Në shkrimin e cituar te publikuar në “koha ditore” flitet për tolerancën fetare, për atë gjënë e çmuar me të cilën krenohen shqiptarët (së paku në deklarata) ndërsa ekzistencën e të kundërtës së saj, urrejtjen fetare “koha ditore” e argumenton me siç shkruan në artikull: Shërbime “të analizës” në dy organizata të rëndësishme perëndimore në raportet e tyre përmendin “rritjen e rrezikut nga ekstremizmi fetar” në Kosovë. E para është turp të flitet për një gjë kaq të madhe dhe që dëmton imazhin e Kosovës sidomos në këtë fazë duke u bazuar në “analizën” e dy organizatave të rëndësishme perëndimore. Kush janë këto organizata? dhe sa është i bazuar ky dyshim i paraqitur në këtë analize. Por çështja nuk mbaron këtu dhe as qëllimi im nuk është që të demantoj rezultatet e këtyre analizave që nuk kanë autorësi dhe që “koha ditore” i ka keqpërdorur në dëm te Kosovës dhe në dobi të veten apo të misionit të saj përçarës dhe anti islam. Por më banalja këtu është se shkrimi që si duket është bërë copy pastenga ndonjë medium serb nuk ka të bëjë me urrejtjen fetare , ngase edhe nëse vërtetohet ekzistenca e elementeve ekstreme fetare kjo nuk do të thotë se automatikisht ndikon në krijimin e urrejtjes fetare, por kështu i ka shkuar përshtati dikujt duke e ndërlidhur ekstremizmin fetar me urrejtjen fetare që në realitet janë dy gjëra të ndara, ndërsa në këtë shkrim të “kohës ditore” e vetmja e përbashkët e këtij shkrimi me titullin që mban është se gjenden në të njëjtën faqe dhe asgjë me shumë. Në vetë brendinë e shkrimit gjendet ky paragraf:  Në këto “analiza” thuhet se Kosova, ndonëse vend me shumicë myslimane, ka një shoqëri shekullare me orientim perëndimor, ndërsa toleranca fetare në Kosovë me vite ka qenë shembull i mirë, sepse për popullatën shqiptare identiteti kombëtar ka qenë më i rëndësishëm sesa ai fetar.

Nëse këto analiza kanë dhëne një përfundim të tillë atëherë çfarë është qëllimi i atij shkrimi apo kanë dashur që lexuesit ta lexojnë vetëm titullin qëllimkeq dhe urrejtje-nxitës . Dhe jo për çudi në fund të këtij shkrimi të shkurtër të bazuar në ca analiza të panjohura të bërë nga njerëz të panjohur, dhe që nuk kanë lidhje fare me urrejtjen fetare, “koha ditore” duke tentuar që t’i jep sadopak lidhshmëri temës së ndjeshme të urrejtjes fetare që mban titulli, dhe shkrimit të bazuar në këto analiza fut në këtë mes emrin e dr. Shefqet Krasniqit dhe foton e tij,  që në portalin “koha” mund të gjesh shkrime të shumta për (kundër) personalitetit të dr. Shefqet Krasniqit, dhe këtu është cekur për të njëmijtën herë deklarata e tij lidhur me Gonxhe Bojaxhiun.

Nga tërë kjo mund të arrijmë në një përfundim të logjikshëm se me këtë shkrim të “kohës ditore” dhe me shumë shkrime tjera të ngjashme edhe në disa gazeta tjera qëllimi nuk është informimi objektiv  i qytetareve të Kosovës, në të tilla raste shkelen me të dyja këmbët parimet profesionale të gazetarisë, mbase vetëm për siç u cek më lartë për përfitim material, edhe pse ekziston dyshimi i bazuar për një luftë mediatike kundër Islamit që po e zhvillojnë disa mediume në vendin tonë. Por për pasojat që shkakton ky shtrembërim i informacioneve me burime anonime dhe me shtesa të bëra sipas qejfeve dëmi është i njëjtë si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin dhe ai është rrezikimi i tolerancës fetare nga disa medie ne Kosovë duke pasqyruar një’’realitet’’ të shtrembër.

Publikimi i pare: 21/Shkurt/2011

Burimi: albislam.com

0 1926

1. Kush llogaritet dita e prezantimit?

1. Dita e Arafatit.

2. Kush llogaritet i pari i cili mori iniciativën e shkrimit të hadithit?

2. Omer ibn Abdul Azizi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

3. Kush llogaritet ligjëruesi i Pejgamberit, alejhi selam?

3. Thabit ibn Kajsi.

4. Defino se çka është hadithi Kudsij?

4. Hadithi Kudsij është ajo që vjen nga Allahu me kuptim kurse me shprehje nga ana e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem.

Hadithi Kudsij është me kuptim dhe shprehje nga Allahu por nuk gjendet në Kuran. Dhe ne atë formë transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam.( mendimi i dytë).

5. Kush llogaritet zonja e Kurejshëve?

5. Hatixhja bija e Huvejlidit.

6. Çka është Tesnimi?

6. Emër i ujit – lumit në Xhenet.

7. Kush ishte i pari i cili e quajti Kuranin,- “Mus’haf”?

7. Ebu Bekri, radijallahu anhu.

8. Kush bëri tavaf rreth Qabes për herë të parë?

8. Melaiket.

9. Kush është për qëllim kur themi për një hadithë “Mutefekun alejhi”?

9. Buhariu dhe Muslimi.

10. Kush ishte komandanti i parë i ushtrisë në Islam?

10. Hamzetu ibn Abdul Mutalib,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

11. Kush ishte sahabiu i cili mori nofkën Shpata e Allahut?

11. Halid ibn el Velidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

13. Në cilin vit hixhrij ishte haxhi Lamtumirës?

13. Në vitin e dhjetë sipas hixhretit ishte haxhi Lamtumirës.

14. Cili prej komandantëve musliman ndërtoi qytetin Kajravan?

14. Ukbeh ibn Nafi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

15. Ceke njërin nga shtetet e gadishullit arabik i cili është i përmendur në Kuran?

15. Egjipti (Misr).

16. Kush e vrau Umeje ibn Halefin?

16. Bilal ibn Rebah Allahu qoftë i kënaqur me të.

17. Kush është Hamaletul Hatab?

17. Ajo është Ummu Xhemil motra e Ebu Sufjan bin Harbit dhe ishte gruja e Ebu Lehebit.

18. Kush është ishte poeti i Muhamedit salallahu alejhi ve selem?

18. Hasan ibn Thabit.

19. Kush është më i thirruri për të dalë imam në mesin e njerëzve?

19. Ai i cili din më shumë përmendsh pjesë nga Kurani.

20. Kur mbyllet dera e pendimit?

20. Kur lind dielli nga perëndimi dhe kur tw del shpirti nga njeriu.

21. Cili nga namazet pranohet dhe është i saktë pa thirrjen e ezanit dhe bërjen e ikametit?

21. Namazi i Kurban Bajramit. Namazi i Fitër Bajramit. Dhe namazi i Xhenazes.

22. Cila është pema e bereqetshme emri i së cilës është përmendur edhe në Kuran?

22. Zejtuni (Ulliri).

23. Kush ishte ambasadori i parë në Islam ?

23. Mus’ab ibn Umejri Allahu qoftë i kënaqur me të.

24. Cila ishte gruja e parë e cila sakrifikoi për Fenë Islame?

24. Esma bija e Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur me ta.

25. Cila ishte gruaja e vetme e virgjër me të cilën u martua Pejgamberi, alejhi selam?

25. Aishja bija e Ebu Bekrit Allahu qoftë i kënaqur me ta.

26. Cila është sureja të cilën nëse e lexon, shejtani nuk ka mundësi të hyn në atë shtëpi?

26. Sureja el Bekare.

27. Cilat nga ditët e javës janë përmendur në Kuran?

27. Dita e Xhuma dhe e Shtune.

28. Cila luftë u quajt “Dita e dallimit të vërtetës dhe gënjeshtrës”?

28. Lufta e Bedrit.

29. Cilit udhëheqës musliman u bë i njohur emri i tij pas çlirimit të Kudsit?

29. Salahudin Ejubi Allahu e mëshiroftë.

30. Kush ishte udhëheqësi i parë i muslimanëve i cili urdhëroi të punohet dhe të vihet në fuqi viti hixhrij (hënor)?

30. Omer ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

31. Si quhej vëllai Omer ibnul Hatabit i cili i parapriu Omerit në udhëzim (islam) si dhe në rënien dëshmor (shehid)?

31. Zejd ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

32. Si quhej gruaja e cila ishte e para që u dënua për vjedhje me prerje të dorës?

32. Kulabetu el Mahzumijeh.

33. Kush është autor i librit,- “Xhamiul Bejani fi Tefsiril Kurani”.?

33. Ibni Xherir Et Taberi, Allahu e mëshiroftë.

34. Kush e ndërtoi Qabenë për herë ta parë?

34. Melaiket së pari e ndërtuan Qabenë, kurse vazhdimin e ndërtimit e bëri Ibrahimi alejhi selam.

35. Si e shkatërroi Allahu, azze vexhele Karunin?

35. Shiko ajetin në suren Kasas 81. “Po Ne atë(Karunin) dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk patu ndonjë që ta mbrojë atë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet“.

36. Cila nga gratë ra dëshmore (shehide) në Islam?

36. Sumeje ummi Ammar Ibni Jasir, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

37. Në cilën shtëpi Pejgamberi, alejhi selam, mbante tubime me muslimanët?

37. Në shtëpinë e Erkam bin Ebil Erkam el Mahzumiji.

38. Cili është pejgamberi më i zgjedhur dhe më i dalluar nga ana e Allahut, xhele veala?

38. Muhamedi, salallahu alejhi we selem.

39. Cila është nata më e begatshme dhe e veçuar nga ana e Allahut?

39. Nata e Kadrit.

40. Në cilën ditë nga ditët e javës do të bëhet Kiameti?

40. Ditën e Xhumasë.

41. Ku u zhvillua lufta e parë me shpata mes muslimanëve dhe jobesimtarwve?

41. Në luftën e Bedrit.

42. Sa herë bëri haxhin Muhamedi, alejhi selam?

42. Një herë dhe ai është haxhi lamtumirës.

43. Kush është autor i librit ,- “Telbisul Iblis”,-(Kurthat e Shejtanit)?

43. Abdurrahman Ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

44. Çfarë shpërblimi ka kryerja e umres në Ramazan?

44. Shpërblimin e Haxhit.

45. Cila grua e pejgamberit, alejhi selam, vdiq e fundit ?

45. Umu Selemeh Allahu qoftë i kënaqur me të.

46. Cila sure në Kuran fillon pa thënien e Bismilahit?

46. Sureja et Teube.

47. Kush është autor i librit Mjekësia Profetike?

47. Ibn Kajim el Xheuziu Allahu e mëshiroftë.

48. Cila është fjala më e mirë dhe më e lartë?

48. La ilahe ilAllah (Nuk të adhuruar me të drejtë pos Allahut).

49. Kush është zotëria i ajeteve në Kuranin Famëlartë?

49. Ajetul Kursij .

50. Kush ia la tërë pasurinë e tij Kurejshëve vetëm e vetëm mos ta pengonin dhe ta linin të lirë të bëjë hixhretin?

50. Suhejb err Rrumi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Burimi: albislam.com

AUTORI: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI MEDINE, 2013

 

 

0 2125

1. Cilat janë shkallët e Fesë Islame?

1. a. Islami b. Imani c. Ihsani

2. Cilat janë tre lutjet e pranuara tek Allahu?

2. a. Duaja e atij që i është bërë padrejtësi,zullum. b. Duaja e udhëtarit. c. Duaja e prindit për fëmijët e tij.

3. Kush është miku i Allahut dhe babai i pejgamberëve?

3. Ibrahimi, alejhi selam.

4. Cila ishte vepra e parë e vepruar nga Pejgamberi, alejhi selam, pasi bëri hixhretin prej Mekës në Medine?

4. Vepra e parë ishte ndërtimi i Xhamisë në Medine.

5. Në cilin vend do ta mbys Isai, alejhi selam, Dexhalin?

5. Në Palestinë.

6. Kush ishte i pari i cili u quajt me emrin Ahmed?

6. Ai ishte Muhamedi, alejhi selam, dhe nuk ishte quajtur askush para tij me emrin Ahmed.

7. Cilat vende janë përmendur në Kur’an?

7. Mekeja, Medineja, Egjipti, Medjeni, Sebeja dhe Babiloni.

8. Pse u quajt Sureja Et Turë me këtë emër?

8. U quajt kështu sepse Allahu, xhele veala, filloi këtë sure me kodrën Turi Sina në të cilën Allahu, xhele veala, i foli Musait, alejhi selam.

9. Kush është për qëllim në ajetin Kuranor,-“Atë ia mësoi, Ai fuqiploti“- (Sure Nexhm,-5)?

9. Xhibrili, alejhi selam.

10. Cilat janë ato dy rekate namaz të cilat janë më të mira se dynjaja dhe gjithçka është në të? 10. Dy rekatet sunet të namazit të Sabahut.

11. Kush e vrau Xhalutin?

11. Davudi, alejhi selam.

12. Kush ishte Pejgamberi i parë i dërguar tek jobesimtarët?

12. Nuhi, alejhi selam.

13. Në cilin vend është kodra e Uhudit?

13. Në Medine.

14. Pse sureja el Fatiha u quajt Umul Kitab “nëna e Kuranit?

14. Sepse me suren el Fatiha hapet Kurani dhe kjo sure ngërthen në veten e saj bazat dhe gjërat kryesore të Akides.

15. Cila ishte lufta e fundit në të cilën mori pjesë Muhamedi, salallahu alejhi selam?

15. Lufta e Tebukut.

16. Cila ishte sureja e cila ishte shkak i udhëzimit të Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të!?

16. Sureja Ta Ha.

17. Cila ishte gjëja e parë e cila u ndryshua në Islam !?

17. Çështja e Kibles ose ndërrimi i saj.

18. Cila është gjëja e parë e fesë e cila do të humbet tek njerëzit!?

18. Amaneti.

19. Ka ardhur në hadith se dy sy nuk i prek zjarri i Xhehenemit, përmendi këta dy sy!?

19. Syri i cili ka qajtur nga frika e Allahu dhe syri i cili nuk ka fjetur duke bërë roje në rrugën e Allahut.

20. Cili është ajeti më i gjatë në Kuran!?

20. Ajeti ku flitet rreth borxhit. Ajeti në Suren el Bekareh: 282.

21. Kush është vëlla i qumështit i Muhamedit, salallahu alejhi ve selem !?

21. Abdullah ibnul Harith.

22. Kush e pa i pari në ëndërr thirrjen e ezanit dhe pastaj e lajmëroi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem!?

22. Abdullah ibn Zejd el Ensariji, Allahu qoftë i kënaqur me të!

23. Cila nga gratë e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, transmetoi më së shumti hadithe nga Pejgamberi alejhi selam!?

23. Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

24. Kush ishte ai që e vrau Zubejr ibnul Avamin !?

24. Ibn Xhurmuzi.

25. E kundërta e dyshimit!?

25. Bindja.

26. Ebu Xhehl Amrun bin Hashim cfarë domethënie kishte nofka e tij!?

26. Koka e kufrit (pabesimit).

27. Cili ishte shehidi më i vogël në moshë në luftën e Bedrit !?

27. Umejr bin ebi Vekas,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

28. Kush është autor i librit,- “Burrat rreth Pejgamberit”!?

28. Halid Muhamed Halid.

29. Cila është dispozita e faljes së Namazit në drejtim të Kibles!?

29. Falja e namazit në drejtim të Kibles është kusht i namazit.

30. Çka është ,- ” El Hutametu,” fjalë e cila është përmendur në Kuran, suren el Humezeh ajeti 5!?

30. El Hutametu, është zjarri i ndezur fortë.

31. Çka është ,- ” Namazi,”!?

31. Namazi është adhurim i cili përbëhet nga fjalë dhe vepra të caktuara si dhe fillon me Tekbir e përfundon me Selam.

32. Cilat janë etapat në të cilat do të kalojë njeriu?

32. Etapat nëpër të cilat do të kalojë njeriu janë; 1. Etapa njeriut në barkun e nënës. 2. Etapa e njeriut në jetën e dynjasë. 3. Etapa e njeriut në berzah apo jeta ne varrë. 4. Etapa e njeriut në Ahiret-botën tjetër.

33. Në cilin udhëtim Pejgamberi alejhi selam udhëtoi me shtazën e quajtur,- ” Burak,-“!?

33. Në Natën e Israsë dhe Miraxhit.

34. Kush filloi i pari të agjëronte?

34. Davudi alejhi selam.

35. Cila ishte çifutja me të cilën u martua Muhamedi, alejhi selam pasi ajo pranoi Islamin?

35. Safija, Allahu qoftë i kënaqur me të.

36. Kush është për qëllim në ajetin Kuranor në suren el Kalem ajeti 19,-“Ne do ta damkosim atë në turi(në hundë)“?

36. El Ahnes bin Shurejk ( الأخنس بن شريق).

37. Sa ishte numri i melaikeve që morën pjesë në luftën e Bedrit me Pejgamberin, alejhi selam dhe muslimanët?

37. 1000 melaike morën pjesë në luftën e Bedrit, argument është ajeti nr. 9 në suren el Enfal.

39. Cilat sure në Kur’an fillojnë me Elhamdulilahi ?

39. Sureja el Fatiha, Enam, El Kehf, Sebe dhe Fatir.

40. Cilat janë shtyllat e Umres !?

40. 1. Ihrami 2. Tavafi umres 3. Sa’ji umres.

41. Ceki disa nga emrat e sures Fatiha !?

41. 1. Umul Kitab 2. Umul Kur’an 3. Seb’ul Methani.

42. Cila është sureja të cilën e dëgjuan xhinët leximin e saj dhe thanë, “me të vërtetë ne kemi ndëgjuar një Kuran që mahnit“?

42. Sureja el Alek.

43. Kush ishte Pejgamberi i sprovuar me sëmundje por ai u tregua durimtarë dhe falënderues?

43. Ejubi, alejhi selam.

44. Cila sure në Kuran fillon pa Bismilah?

44. Sureja et Teube.

45. Cila ishte ajo grua çifute e cila hodhi helm në ushqimin e Muhamedit, alejhi selam?

45. Zejnebja bija e Harithes ishte gruja e Salim bin Mishkem.

46. Në sa vende në Kuran është përmendur fjala-, ” Iblis”?

46. 11 vende.

47. Sa herë është përmendur muaji Ramazan në Kuran?

47. 1herë.

48. Cila është lutja të cilën pejgamberi, alejhi selam, e thoshte në të gjitha punët e tij?

48. Bismilah.

49. Kush llogaritet shtëpia e paqes dhe shpëtimit?

49. Xheneti.

50. Si e ka emrin pema e cila gjendet në Xhehenem?

50. Pema e Zekumit.

51. Cila ditë llogaritet dita e kthimit?

51. Dita e Kijametit.

 

Burimi: albislam.com

AUTORI: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

 

 

0 1689

1. Cila ishte nëna e Hasanit dhe Husejnit (djemve të Aliut)?

1. Fatimja,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

2. Kush është kulminacioni i Islamit?

2. Xhihadi në rrugën e Allahut, Xhele veala!

3. Çfarë nënkuptojmë me fjalën ,-” Amin”?

3. O Allahu im prano,përgjigju.

4. Cila është pjesa apo ana e cila nuk ka Kible në Namaz?

4. Brendësia dhe kulmi i Qabesë.

5. Cili nga pejgamberët është më shumë i përmendur në Kur’an?

5. Musai alejhi selam, gjithsej është përmendur 131herë.

6. Cila ishte xhamia në të cilën u vra dhe ra shehid Aliu,-Allahu qoftë i kënaqur me të?

6. Xhamia e Kufës.

7. Si quhet ndryshe sureja en Nasr سورة النصر?

7. Ndryshe quhet edhe si Sureja lamtumirëse. سورة التوديع .

8. Cili ishte pejgamberi të cilit i besuan dhe e pranuan shumica e popullit ku ishte dërguar si pejgamber?

8. Junusi alejhi selam.

9. Cili ishte sahabiu i cili u cilësua si,- Deti i bujarisë, bamirësisë?

9. Abdullah bin Xhaferi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

10. Përmende një sure e cila fillon me,- Elhamdulilahi,-” sikurse fillimi sures el Fatiha?

10. Surej Fatir.

11. Përmendi disa nga emrat e Kur’anit?

11. Disa nga emrat e Kur’anit: El Kur’an, El Furkan, El Mus’haf, El Kitab, Edh Dhikr.

12 . Sa ajete Kur’anore zbritën në mënyrë graduale për ndalimin e alkoolit?

12. Tre ajete Kur’anore zbritën në mënyrë graduale në lidhje me ndalimin e alkoolit dhe dëmet e tij.

13. Cilat janë ditët e bardha të cilat sunet është të agjëroje muslimani këto ditë?

13. Dita: 13, 14, 15 të çdo muaji hixhrij (hënor).

14. Cili namaz llogaritet më me vlerë pas namazit farz?

14. Namazi i natës.

15. Sa tekbire duhet të merren gjatë faljes së namazit të xhenazes?

15. Katër tekbire.

16. Sa rrotullime duhet të sillet muslimani në tavaf dhe në saj?

16. 7 rrotullime.

17. Cila është dispozita e leximit të një sureje në namaz pas fatihas?

17. Leximi i një sureje pas leximit të sures el fatiha në namaz është sunet.

18. Cilat janë llojet e Teuhidit?

18. Llojet e teuhidit janë tre, e ato janë: 1. Teuhidi Rrububijeh( Njësimi i Allahut në Zotërim). 2. Teuhidi Uluhijeh( Njësimi i Allahut në adhurim). 3. Teuhidi Esmai ëes Sifat(Njësimi i Allahut në emrat dhe cilësit e Tij).

19. Cilat janë librat më të sakta të haditheve?

19. 1. Sahihi i Buhariut. 2. Sahihi i Muslimit. 3. Suneni i Tirmidhiut. 4. Suneni i Nesaiut. 5. Suneni i Ebu Davudit. 6. Suneni i Ibën Maxhes.

20. Çfarë kuptimi ka fjala,- ” La ilahe ilallAllah,-“?

20. Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut,- xhele veala!

Burimi: albislam.com

Autori: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasan Xhemil Nga arabishtja:

Suad B. Shabani

Medine, 2013.

0 1546

1.Në cilin vit u obligua kryerja e Haxhit?

1.Haxhi u obligua në vitin 9 Hixhrij.

2. Sa dyer i ka Xhehenemi?

2. Xhehenemi i ka 7 dyer dhe largësia e dyerve mes vete është sa ecja e një këmbësori i cili ecë në këmbë pa ia nda 70 vite.

3. Cili është dënimi që duhet t’i jepet sihribazit ose sihribazes sipas sheriatit islam?

3. Ekzekutimi.

4. Kush ka qenë koka e mynafikëve në kohën e Muhamedit ,- salallahu alejhi ve selem?

4. Abdullah ibën Seluli.

5. Kush është autor i librit – “El Xhamiu Es Sahih”-?

5. Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë.

6. Ceki llojet e tavafit rreth Qabesë?

6. Kemi tre lloje të tavafit rreth Qabesë: 1. Tavaful Kudumi 2. Tavaful Ifadah. 3. Tavaful Veda.

7. Kush ka qenë më asket në mesin e sahabëve?

7. Ebu Dherr el Gifari,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

8. Cila është sureja në të cilën janë dy sexhde?

8. Sureja el Haxh.

9. Allahu ia fal shehidit mëkatet por diçka nuk i falë, cila është ajo që nuk ia falë?

9. Borxhin ndaj njerëzve.

10. Në cilin vit u obligua agjërimi?

10. Vitin e dytë hixhrij..

11. Cilat janë dy begatitë që shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën e tyre?

11. Shëndeti dhe koha e lirë.

12. Kush llogaritet Hoxha i islamit?

12. Hoxha i nderuar Ahmed bin Abdul Halim bin Tejmijeh (Ibn Tejmijeh).

13. Cili ishte grupi i parë i devijuar nga mendimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit?

13. Havarixhët.

14. Sa palë krah i ka Xhibrili alejhi selam?

14. Xhibrili alejhi selam i ka 600 palë krah.

15. Kush ishte i pari i cili e mori nofkën -” udhëheqësi i muslimanëve-“(emirul mu’minin)?

15. Umer ibnul Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

16. Cili ishte Pejgamberi që Allahu i foli sa ishte në dynja?

16. Musai alejhi alejhi selam.

17. Cili nga melekët është i obliguar për kujdesin dhe sjelljen e shiut?

17. Meleku Mikail.

18. Në cilin vit lindi dhe vdiq Muhamedi salallahu alejhi ve selem?

18. Lindi vitin 571dhe vdiq vitin 633.

19. Kush janë njerëzit të cilët do të ringjallen në ditën e gjykimit me qafat më të gjata?

19. Myezinët.

20. Cilat janë gratë më të bereqetshme ashtu siç ka ardhur në hadithe?

20. Ato të cilat kërkojnë pak mehër (dhuratë martesore e cila i takon gruas) në aktin martesor.

 

Burimi: albislam.com

Autor: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasan Xhemil

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

 

 

 

0 2589

1. Kush e ndërtoi xhaminë përreth Qabesë?

1. Xhaminë  e ndërtoi Omer Ibn Hatabi, kurse e plotësoi Othman Ibn Afani  -Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë-.

2. Në cilën moshë i erdhi shpallja pejgamberit, -alejhi selam?

2. Shpallja i erdhi në moshën dyzet vjeçare.

3. Kush ishte sahabiu që dinte disa  fshehtësi të cilat ia kishte rrëfyer  pejgamberi, -alejhi selam?

3. Sahabiu ishte Hudhejfe Ibn Jemani, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

4. Në sa luftëra mori pjesë pejgamberi, -alejhi selam?

4. Pejgamberi, -alejhi selam-, mori pjesë në 27 luftëra.

5. Kur u bë obligim falja e namazit?

5. Falja e namazit u bë obligim në natën e Israsë dhe Miraxhit.

6. Kush janë Selefu Es-Salih (të parët tanë të ndershëm)?

6. Selefu Es-Salih janë tri gjeneratat e arta:

a) Sahabët (gjenerata e parë, shokët e pejgamberi alejhi selam).

b) Tabi-inët (gjenerata e dytë,ata që erdhën pas sahabëve).

c) Tabi Tabi-inët (gjenerata e tretë)

7. Kush ishte ai i cili i bëri sihër pejgamberit, -alejhi selam-, dhe a ishte prej muslimanëve?

7. Ai i cili i bëri sihër pejgamberit, -alejhi selam-, ishte Lebid Ibn El-Asani. Ishte prej çifutëve edhe pse pejgamberit, -alehji selam-, i paraqitej si musliman, pra ishte prej mynafikëve.

8. Cili ishte i dyti prej burrave që përqafoi islamin?

8. Ai ishte Zubejr Ibn Avami, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

9. Cili sahabi e kishte parë Dexhallin?

9. Sahabiu i cili e kishte parë Dexhallin ishte Temim Ibn Eus Ed-Dariji, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

10. Kush ishte më i ditur në lidhje më haramin dhe hallallin nga shokët e pejgamberit, -alejhi selam?

10. Më i ditur ishte Muadh Ibn Xhebeli, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

11. Ceki disa nga kushtet e pranimit të pendimit?

11. Disa nga kushtet e pranimit të pendimit janë:

a) Largimi dhe distancimi nga mëkatet.

b) Keqardhja për mëkatin e vepruar

c) Vendosmëria e prerë për të mos u kthyer në mëkatet e mëparshme.

d) Nëse i ke hyrë në hak dikujt apo i ke bërë padrejtësi, duhet të ua kthesh atyre hakun apo padrejtësinë që ua kë bërë.

12. Cilat janë ato krijesat të cilat nuk u lindën nga gjinia femërore?

12. Ademi, Hava dhe Kurbani (Dashi) që i zbriti Ibrahimit, -alejhi selam.

13. Në cilin vit Hixhri ka ndodhur lufta e Mu’tes?

13. Lufta e Mu’tes ka ndodhur në vitin e 8 hixhri.

14. Një njeri i mirë të cilit Allahu i dha shumë urtësi, si dhe e zbriti një sure më emrin e tij, kush ishte ai?

14. Ai njeri ishte Llukman Hakimi, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

15. Në sa grupe janë ndarë çifutët?

15. Çifutët janë ndarë në 71 grupe.

16. Kush ishte i pari prej djelmoshave të ri i cili e pranoi islamin?

16. Ai ishte Ali Ibn Ebi Talib, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

17. Kush ishte i pari prej burrave që pranoi islamin?

17. Ai ishte Ebu Bekr Es-Sidik, Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Cila është vepra e parë për të cilën do të merret në llogari robi i Allahut në ditën e gjykimit?

18. Vepra e parë për të cilën do të merret në llogari robi i Allahut ditën e gjykimit është namazi.

19. Kush u quajt luani i Allahut?

19. Luani i Allahut u quajt Hamza Bin Abdul Mutalib, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Kush llogaritet njeriu më besnik i këtij Umeti?

20. Njeriu më besnik i këtij umeti llogaritet Ebu Ubejd Ibn El Xherra, -Allahu qoftë i kënaqur me të.

 

Burimi: albislam.com

Autori:  Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

 

 

 

NA NDIQNI NË