Arhiva DitoreSep 4, 2014

0 5503

Duke e pas parasysh se Haxhi është një nga pesë kushtet e fesë islame, vlerat e tij por edhe të Umres janë të shumta, prandaj dhe neve në këtë shkrim do të mundohemi t’i cekim vetëm disa prej tyre:

1 – Ebu Hurejre – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell nga i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Kush e bën haxhin në këtë shtëpi (duke aluduar për Qaben) dhe nuk flet fjalë të kota e as që bën mëkate, kthehet i pastër nga mëkatet sikur që e ka lindur nëna.”[1]

Në një version tjetër të Muslimit qëndron: “Kush vjen në këtë shtëpi (duke aluduar për Qaben) dhe nuk flet fjalë të kota si dhe nuk bën mëkate, kthehet i pastër nga mëkatet sikur që e ka lindur nëna.”[2] Këto tekste e ngërthejnë në vete haxhin dhe umren.[3]

2 – Nga Ebu Hurejre – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, po ashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Umreja deri në umre i shlyen mëkatet ndërmjet tyre ndërsa për haxhin e pranuar shpërblimi është xheneti.”[4]

Haxhi i pranuar është ai i cili nuk bëhet për syefaqësi e as për emër, nuk përzihet me mëkate dhe gjynahe, haxh në të cilin plotësohen dispozitat e tij ashtu siç duhet, atëherë ky haxh me shpresë tek Allahu është i pranuar. Prej shenjave të pranimit të haxhit është që haxhiu të kthehet në gjendje më të mirë prej asaj të cilës ka qenë më parë, pra të mos vazhdojë përsëri me mëkate të vazhdueshme. Kurse fjala mebrur, qe vjen nga urimi “Haxhul mebrur” d.m.th. urimi që haxhinjtë të kthehen me haxh të pranuar, vjen nga fjala “el – bir” e cila e ka kuptimin e bindjes ndaj Allahut, e Allahu e di më së miri.[5]

3 – I Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka thënë Amër ibën Asit – Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “A nuk e ke ditur se islami i shlyen mëkatet e kaluara, se shpërngulja – hixhreti i shlyen mëkatet e kaluara dhe se haxhi gjithashtu i shlyen mëkatet e kaluara.”[6]

4 – I Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është pyetur se cila vepër është më e vlefshme? –  u përgjigj e tha: “Besimi në Allahun dhe në të dërguarin e Tij.” – u pyet përsëri: Po pastaj cila? – Tha: “ Xhihadi në rrugën e Allahut.” – u pyet përsëri: Po pastaj cila? – Tha: “Haxhi i pranuar.”[7]

5 – Abdullah ibën Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Bëje vazhdimisht haxhin dhe umren sepse këta të dyja e largojnë varfërinë dhe mëkatet ashtu siç nxjerr ndryshkun nga hekuri farkëtari, kurse shpërblimi i haxhit të pranuar është xheneti.”[8]

6 – Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: Thashë: O i Dërguari i Allahut a ka për gratë xhihad? – Tha i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Po, për to ka xhihad por pa luftë dhe ai është haxhi dhe umreja.”[9] Në versionin e Nesaiut qëndron: “ …për to ka xhihad më të mirë dhe më të bukur, haxhi i pranuar.”[10]

7 – Ibën Omeri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Delegacioni i Allahut janë tre lloj njerëzish: Muxhahidi (luftëtari në rrugën e Allahut), haxhiu dhe ai që bën umre.”[11]

8 – Ibën Omeri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Muxhahidi në rrugë të Allahut, haxhiu dhe ai që bën umre janë delegacioni i Allahut. I ka thirrur i Lartmadhërishmi e ata i janë përgjigjur Atij, ata e lusin Atë e Ai ua pranon lutjet atyre.”[12]

Ebu Hurejra – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, përcjell se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Xhihadi i të madhit, të voglit, të dobëtit dhe gruas është haxhi dhe umreja.”[13]

10 – Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Dita që Allahu më së shumti liron robër nga zjarri i xhehenemit është dita e Arafatit, në këtë ditë Ai ju afrohet atyre pastaj krenohet me ta tek melekët dhe thotë: Çfarë duan robërit e mi?”[14]

11 – Amër ibën Shuajbi përcjell nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Duaja më e mirë është duaja e Arafatit.”[15]

12 – I Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “…umreja në ramazan llogaritet haxh me mua.

13 – Abdullah ibën Ubejdi i ka thënë ibën Omerit – Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Të shoh duke i prekur këto dy shtylla (haxherul esvedin) – gurin e zi dhe ruknul – Jemain) – Ibën Omeri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Veproj kështu sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Prekja e këtyre dyjave i shlyen mëkatet.” Po ashtu e kam dëgjuar duke thënë: “Kush bën tavaf në këtë shtëpi (Qaben) shtatë herë, pastaj i falë dy rekate i llogaritet sikur ta liron një rob.” Po ashtu e kam dëgjuar duke thënë: “Për çdo hap që e bën robi (apo që e ngre këmbën) i shënohen dhjetë të mira, i shlyhen dhjetë të këqija dhe ngrihet dhjetë gradë.”[16]

14 – Xhabiri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Namazi në xhamin time është më i vlefshëm se 1000 namaze në xhamitë tjera përveç se Mesxhidul Haram – Qabe, namazi në Mesxhidul Haram – Qabe është më i vlefshëm se 100 000 namaze në xhamitë tjera.”[17]

15 – Ai i cili bën tavaf rreth Qabesë dhe e puth gurin e zi ai do të dëshmon për të në ditën e gjykimit, ngase në hadithin e ibën Abasit – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, qëndron se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për gurin e zi: “Për Allahun, Allahu do ta nxjerr atë në ditën e gjykimit me dy sy me të cilat shikon, me gojë e cila flet do ta dëshmon për çdo kënd i cili e ka puthur (prekur).”[18]

Nga ai po ashtu përcillet se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Guri i zi ka zbritur prej xhenetit më i bardhë se bora, mirëpo atë e kanë nxirë mëkatet e bijve të Ademit.”[19]

Burimi; albislam.com

[1] Buhariu 4/20, Muslimi 2/984

[2] Muslimi 2/983, ndërsa tek Tirmidhiu qëndron “…I falen mëkatet e kaluara.”, shiko Sahih Tirmidhi 1/245

[3] Shiko Fethul – Barij 3/382

[4] Buhariu 3/597, Muslimi 2/983

[5] Shiko Fethul Bari 3/3382, Sherhu Neueui ala Muslim 9/119

[6] Muslimi 1/112

[7] Buhariu 3/381

[8] Nesaiu, Tirmidhiu, ibn Maxhe, Ahmedi e të tjerë, Albani e ka bërë hadithin të saktë në Sahih Nesai 2/558

[9] Ahmedi, ibn Maxhe, ibn Huzejmeja e të tjerë ndërsa esencën e ka edhe në Buhari 3/381, shiko Sahih ibn Maxhe 2/151, Irvau galil 5/151, Albani e ka bërë hadithin e saktë

[10] Transmeton Nesaiu, shiko Sahihu Nesai 2/557

[11] Nesaiu, Hakimi, Ibn Hibani, Albani e ka bërë hadithin të saktë në sahih Nesai 2/557 dhe në Sahihul xhami 6/108

[12] Ibn Maxhe, ibn Hibani, e të tjerë, Albani e ka bërë hadithin të mirë në Sahih ibn Maxhe 2/149 dhe në Silsiletu sahiha 4/433

[13] Nesaiu, Albani e ka bërë hadithin të mirë në Sahih Nesai 2/557

[14] Muslimi 2/983

[15] Timidhiu, Maliku e shënon në”Muveta”, Albani e ka bërë hadithin të mirë në Sahih Tirmidhi 3/184, në Sahihul xhami 3/121 dhe në Silsiletu sahiha 4/6

[16] Ahmedi 2/3, dhe të tjerët përveç ebu Davudit, Hakimi e ka saktësuar, me të pajtohet edhe Dhehebiu 1/489, Albani e ka bërë hadithin të saktë në Mishkatul – Mesabih 2/793, Begaviu e ka bërë të mirë në Sherhu Sune 7/129, ndërsa unë e kam bërë përzgjedhjen e teksteve nga këto referenca, shiko Sahih Nesai 2/613, Sahih Tirmidhi 1/283, Sahih ibn Maxhe 2/162, Musanen Abdurezak 3/29, ibn Huzejme 4/218 nr. 2729

[17] Ahmedi në Musned 3/343, 397, Albani e ka bërë hadithin të saktë në Irvau galil 4/341

[18] Tirmidhiu, ibn Huzejmeja 4/20, Ahmedi 1/266, Albani e ka bërë hadithin të saktë në Sahih Tirmidhi 1/284

[19] Ibn Huzejmeja me tekstin e tij 4/220, Tirmidhiu me tekst “…më i bardhë se qumështi.”Albani e ka bërë hadithin të saktë në Sahihu Tirmidhi 1/631

0 1806

Falënderimet i takojnë Allahut xhele shenuhu Zotit të botëve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, pejgamberin më fisnik ndaj pejgamberëve tjerë dhe të të dërguarve tjerë, udhëheqësin e fytyrave të ndritura ditën e gjykimit, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit, e në vijim:

E lusim Allahun e madhëruar të na i pranon veprat tona të mira e të na mundëson që muajin e Ramazanit ta arrijmë për shumë vjet, që të na bëjë Allahu nga ata të cilët ecin krenar me teshën e besimit (imanit) në jetën e tyre, reflektojnë lumturi dhe janë në shpirtrat e tyre të qetë e të rehatshëm.

Vëlla musliman do t’i cekim tetë pika, ku do të ndalemi tek ato, unë bashkë me ty gjatë bajramit, kësaj feste madhështore duke pasur për qëllim ruajtjen e veprave që i kemi punuar gjatë muajit ramazanit edhe pas tij në shpirtrat tanë, sepse ndoshta me këtë do të motivohemi shpirtërisht që të freskojmë imanin tonë dhe ta mbajmë në këtë gjendje edhe pas muajit të ramazanit të freskët e aktiv në rrugën e Allahut xhele shenuhu.

Pika e parë: Llogaritja e vetvetes

Vëlla i nderuar do të ishte shumë meritë e madhe sikur çdo musliman si cili ka frikë Allahun xhele shenuhu të ndalet dhe t’i bëj vetvetes një llogari pas mbarimit të këtij muaji të agjërimit, sepse llogaritja e vetvetes është një nga metodat më efikase dhe më të suksesshme për shërimin e zemrës dhe nxitjen e saj për në hair. Pra, ne posa u përshëndetëm më këtë muaj të bekuar, me ditët e tij të bukura, me netët e tij që na ofronin një qetësi shpirtërore, e përcollëm dhe kaloi mirëpo nuk dihet se a do ta arrijmë edhe vitin tjetër?

E përcollëm dhe kaloi ndërsa ne kemi mbetur të lidhur peng nga ajo të cilën e përcollëm, nga e mira e saj apo e keqja e saj që na iku e nuk e shfrytëzuam.

Vallë a dolëm nga ky muaj duke përfituar nga ai shenjat e devotshmërisë?

Vallë a e ushtruam veten tonë me durim, luftë me epshin duke bërë vepra të mira dhe duke u larguar nga të këqijat, duke pasur me këtë për qëllim kënaqësinë e Allahut xhele shenuhu dhe se a ia arritëm qëllimit në këtë drejtim dhe kështu t’i a dorëzojmë shpirtrat tonë vetëm Allahut të botëve?

Vallë a i mëshiruam të varfrit pasi që edhe ne e shijuam urinë nga e cila vuan çdo i varfër qoftë ajo etje apo uri?

Vallë a u përpoqëm të bëjmë luftë me epshet tona dhe më shpirtrat tonë dhe a ia dolëm kundrejt tyre fitimtarë, apo mos vallë na fituan ata neve?

Vallë a arritëm t’i mbrojmë zemrat tona nga shpirtligësia, smira (hasedi), xhelozia, urrejtja, hidhërimi me vëllezërit tanë musliman që kështu me ta të hapim fleta të reja e të bardha duke i mbushur ata me dashuri, mëshirë, lidhje të fuqishme me njëri tjetrin e kështu me radhë! Apo edhe pyetje tjera që mund të na vijnë ndër mend pas këtij muaji të begatshëm.

Pika e dytë:”Adhuroje Zotin tënd deri sa të të vijë vdekja”

Duhet që njeriu të jetë rob adhurues ndaj Zotit të tij Bujar në mënyrë të vazhdueshme i dorëzuar ndaj urdhrave të Tij, të jetë i vendosur në sheriatin e Tij, i përqendruar në fenë e përkryer të Tij, të mos devijojë nga rruga e vërtetë sikur dhelpra që intrigon dhe gënjen kundërshtarët e saj. Pra të adhurojë Allahun një muaj, e pastaj ta lejë adhurimin e tij apo ta adhurojë Allahun në një vend i shtyrë nga rrethanat e ndryshme e në vend tjetër ta lejë këtë adhurim, apo të bashkëngjitet me një popull që adhuron Allahun e kur ta ndërrojë atë vend apo atë shoqëri të distancohet edhe nga adhurimi i Allahut xhele shenuhu? Ne i themi jo këtij adhurimi njëherë e njëmijë herë! Por duhet të jemi të bindur se Zoti i muajit të Ramazanit është edhe Zoti i 11 muajve tjerë dhe se Allahu është Zoti i të gjithë kohërave nga fillimi i njerëzimit në këtë botë e deri në përfundimin e tij e si pasojë atëherë ai çdo herë qëndron në fenë e Allahut i palëkundur deri sa ta takojë atë vdekje e ky është i kënaqur me Allahun xhele shenuhu dhe Allahu xhele shenuhu është i kenaqur prej tij.

Allahu xhele shenuhu thotë:  “Ti (o Muhamed) përqendrohu dhe ji i vendosur ashtu siç je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (nga idhurjtaria) (Hud:112), po ashtu Ai xhele shenuhu thotë në Kur’an: “Drejtojuni Atij dhe vetëm prej Tij këkroni falje.” (Fusilet:6) Gjithashtu Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Thuaj: Besova Allahun dhe përqendrohu në të.”(transmeton Muslimi)

Në qoftë se muaji i Ramazanit ka mbaruar, agjërimi vullnetar nuk mbaron, siç është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, dita e hënë dhe e enjte, ditët e bardha (ditët me datë 13,14,15 të çdo muaji hënor, dita e ashuras, dita e arafatit etj. siç kanë ardhur për këto ditë hadithe nga Resulullahu salallahu alejhi ue selem,

Në qoftë se namazi i natës gjatë ramazanit mbaroi, mos të harrojmë se namazi i natës është synet dhe i ligjshëm edhe pas ramazanit, pra çdo natë të vitit. Siç thotë Allahu xhele shenuhu në Kur’an për njerezit që falin namaz natë çdo herë: “Ata ishin të cilët flinin pak gjatë natës.” (Dharijat:17)

Në qoftë se sadakul fitri mbaroi, zekati obligativ është përsëri në fuqi, gjithashtu nuk përjashtohet sadakaja vullnetare edhe në muajt tjerë, pra dyert për sadaka vullnetare janë të hapura çdo herë, e njëjta vlen edhe për xhihadin ndaj epsheve dhe nefseve tona me gjithë kategoritë e tij.

Leximi i Kur’anit nuk është enkas vetëm për muajin e Ramazanit porse muslimani duhet që të hartojë një planprogram të vazhdueshëm për leximin e tij vazhdimisht, madje edhe çdo ditë qoftë edhe një faqe vetëm e vetëm që ajo vepër të jetë e vazhdueshme sepse siç ka thënë Resulullahu salallahu alejhi ue selem: “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme qofshin ato edhe të pakta.”

Gjithashtu edhe për veprat e mira, ata bëhen në çfarë do lloj kohe të vitit qoftë, për këtë shkak vëlla i dashur përpiqu për të bërë vepra të cilat të mbajnë afër me Allahun xhele shenuhu në çdo kohë dhe periudhë dhe ki kujdes, ruaju nga përtacia dhe dembellëku, e në qoftë se nuk mundesh të bësh vepra të mira vullnetare në mënyrë të vazhdueshme atëherë bën çmos që mos i lesh edhe obligimet e urdhëruara nga ana e Allahut xhele shenuhu, siç janë: Pesë kohët e namazit duke i falur ata në kohën e tyre mundësisht me xhemat në xhami duke mos i anashkaluar edhe obligimet tjera të detyrueshme.

Mos harro vëlla i dashur se mëkatet që të ishin të ndaluara gjatë ditëve të agjërimit ato janë të ndaluara në çdo kohë, ditë apo natë qoftë, duke filluar nga fjalët apo shprehjet e këqija, duke vazhduar me ushqimin haram, pirjen haram, shikimin në haram, dëgjimin haram etj.

Vëlla i dashur ki kujdes dhe përqendrohu në fenë e Allahut në çdo kohë sepse askush prej nesh nuk e din se kur do t’i vijë vdekja prandaj për këtë ka thënë Resulullahu salallahu alejhi ue selem: “Më i mençuri prej besimtarëve është ai i cili e përkujton vdekjen sa më shpesh.” Pse? Sepse kjo ndjesi dhe ky argument i pakontestueshëm të bën çdo herë të bësh vepra të mira, në çdo kohë dhe në çdo vend.

Gjithashtu ki kujdes që mos të të takon meleku i vdekjes duke bërë mëkate apo duke qenë në haram, e si pasojë të ringjallesh në ditën e gjykimit në atë gjendje pra duke bërë mëkate, gjë që më pak nga gjithë gjërat do të kishe dëshiruar të të ndodhë atë ditë të madhe kur do japësh llogari përpara Allahut të Madhëruar, siç ka shpjeguar për këtë Resulullahu salallahu alejhi ue selem në hadithin e tij të vërtetë.

Pika e tretë: Kujdes, kujdes

Kujdes vëlla i dashur dhe ki frikë Allahun xhele shenuhu që mos grisësh teshën tënde të bukur të devotshmërisë që e kë qëndisur gjatë kohë në muajin e Ramazanit apo ta thyesh premtimin që ia ke dhënë Allahut xhele shenuhu në fillim të muajit të Ramazanit se do ndalohesh nga gjynahet dhe mëkatet e vazhdueshme njëherë e përgjithmonë! Apo thënë ndryshe të mundohesh ta mbash në këmbë ndërtesën e veprave të mira që e kë ndërtuar gjatë muajit të Ramazanit edhe pas tij duke e ndërtuar akoma me të tjera, e jo të ndalohesh së ndërtuari atë akoma, madje akoma edhe më keq ta prishësh atë me gjynahe dhe mëkate.

Ki kujdes vëlla i dashur që mos ndodh që leximin e këndshëm të Kur’anit ta zëvendësosh me dëgjimin e e zërit të shëmtuar të shejtanit (muzikën) dhe me shikimin e filmave të ndryshëm serial që servohen sot në veçanti në vendet e muslimaneve me tendencë të caktuar që të zhveshin totalisht muslimanët nga edukata e tyre islame.

Ki kujdes që mos ta bojkotosh Kur’anin pas muajit të ramazanit sepse ai është manuali yt në këtë jetë, pra shoku yt më i mirë për t’i tejkaluar gjithë situatat e palakmueshme që të dalin në jetën tënde, madje edhe në kohërat e mira në jetë ai të këshillon çdo herë për më të mirën… këtë vëlla mos e harro asnjëherë!

E për fund vëlla i dashur mos harro asnjëherë se në këtë botë nuk je për gjë tjetër vetëm se për të adhuruar Allahun xhele shenuhu sepse ishte Ai xhele shenuhu pikërisht që t’i hapi dyert e të udhëzoi në këtë fe të përkryer, e ta mundësoi ta arrish këtë muaj të begatë të ramazanit e ta agjërosh atë pa asnjë vështirësi…

Pika e katërt: Shenjat e pranimit të agjërimit…

Dije vëlla i dashur Allahu qoftë mbrojtësi yt çdo herë, e pa dyshim se Ai xhele shenuhu është më i mëshirshëm për robin e vet se sa nëna për fëmijën e saj të porsalindur, prej shenjave të pranimit të veprave tua në muajin e Rramazanit e në veçanti të agjërimit është vazhdimi i këtyre veprave të mira apo përmbajtja nga mëkatet edhe pas muajit të begatë të Ramazanit kurse shenjë  se veprat tua nuk janë pranuar tek Allahu i madhëruar janë të kthehesh në mëkate përsëri pa asnjë dallim nga ajo që ke vepruar përpara muajit te agjërimit siç kanë thënë dijetarët e islamit. Prandaj vëlla bëj pyetje vetes tënde se cilit grup do që t’i takosh apo vetëm medito pas ca kohë pas Ramazanit në gjendjen tënde se në cilën rrugë ke martë të ecësh! E për këtë thotë Allahu xhele shenuhu në Kur’an: “Por këtë nuk mund ta arrijë kush përveç atyre që kanë virtyt të lartë.” (Fussilet:35)

Pika e pestë: Ti ke mundësi…

Muaji i ramazanit siç mund ta logjikojmë vëllezër është ai i cili na e bën të qartë se ne kemi mundësi të jemi të përqendruar ne fenë e Allahut pra të kapur fortë për litarin e Allahut xhele shenuhu, kemi mundësi të largohemi nga të këqijat, të ruajmë namazet duke i falur ato pa përjashtim madje edhe me xhemat, si dhe mundemi të rrimë pa duhan për një kohë shumë të gjatë nëse je prej tyre që akoma nuk i ke thënë: Stop vetëshkatërimit! POR sa mund të përfitosh ti nga ky muaji i virtyteve varet prej teje!

Pika e gjashtë: Disa vepra të këqija të përhapura gjatë bajramit!

Përzierja e grave me burrat e huaj nëpër shtëpi gjatë vizitave, në manifestime apo argëtime të ndryshme që organizohen posaçërisht për shkak të festës së Bajramit!

Përshëndetja e grave të huaja për dore, kurse Resulullahu salallahu alejhi ue selem siç dihet gjatë besatimit të tyre për islam, që ishte një vepër tepër e madhe në islam, në krahasim nga burrat – sahabët atë e bënte vetëm duke u besatuar duke mos ua dhënë dorën siç bënte me sahabët, madje në një hadith të tij për këtë ka thënë: “Më mirë për ndonjërin prej jush do të ishte që të shpohej nga koka me vide (gozhde) të hekurt se sa të prek dorën e ndonjë gruaje të huaj të cilën nuk e ka të lejuar(hallall).” (Shejh Albani e ka klasifikuar këtë hadith si të vërtetë në Sahihul-xhami nr. 5045)

Gjithashtu Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë nuk i përshëndes gratë për dore.” Që do të thotë se kjo është një rregull për çdo besimtarë që pason synetin e Resulullahut salallahu alejhi ue selem sepse siç dihet Allahu xhele shenuhu thotë në Kur’anin fisnik: “Ju shembullin tuaj e keni tek i dërguari juaj…”

Kurse nga Aisha transmetohet se ka thënë : I dërguari i Allahut asnjëherë nuk ka prek dorë të një gruaje të huaj.

Neglizhenca apo pakujdesia në faljen e namazeve gjatë ditës për shkak të vizitave në farefis apo në mbivlerësimin e namazit të Bajramit i cili është synet mbi atë të sabahut i cili është farz etj.

Kalimi i kohës në dëfrim dhe argëtim të ndaluar haram duke gjykuar se është festë dhe se festa kështu duhet manifestuar sikurse e bëjnë jobesimtarët,  kështu që bëhemi të pakujdesshëm ndaj përmendjes dhe falënderimit të Allahut xhele shenuhu

Harxhimet e tepërta siç janë ato në rroba një ditë përpara festës së Bajramit, apo edhe në dëfrime dhe argëtime të ndryshme të ndaluara, dhurata të ndryshme në familje apo edhe më larg duke anashkaluar sadakul fitret që u takojnë të varfërve që edhe ata ta përjetojnë këtë ditë feste ngjashëm me ne, me ushqim dhe pije e të gëzuar dhe të lumtur siç janë pjesa tjetër e besimtarëve.

A thua vallë kështu besimtari është falënderues ndaj begative të Allahut xhele shenuhu, apo mos vallë kështu duhet ta përfundojmë këtë muaj, jo assesi kështu besimtari nuk mund të jetë falënderues ndaj Zotit tij Bujar, madje këto nuk janë dhe nga shenjat që tregojnë se atij besimtari i janë pranuar veprat e tij gjatë muajit të ramazanit, por kjo nga njëra anë është mohim i të mirave të Allahut xhele shenuhu e lusim Allahun xhele shenuhu që të na ruaj[ nga këto tradita të përhapura gabim në mesin tonë sepse besimtar i vërtetë është ai besimtar i cili gëzohet në festën e Bajramit duke e falënderuar Allahun xhele shenuhu ngase Ai xhele shenuhu ia mundësoi këtij plotësimin e agjërimit me sukses pa vështirësi, madje ai vazhdon duke e lutur Allahun xhele shenuhu i frikësuar që Ai t’i ja pranojë agjërimin ashtu siç kanë vepruar sahabët – të parët tanë të mirë.

Ndërsa nga shenjat e pranimit të veprës është ta shohësh robin në gjendje më të mirë para veprimit të asaj vepre dhe të shihet në të vullnet për të respektuar urdhrat e Allahut xhele shenuhu e për këtë Allahu xhele shenuhu thotë në Kur’an: “Nëse falenderoni do t’ua shtojmë të mirat.” (Ibrahim:7) E kjo do të thotë do t’ua shtojmë të mirat materiale dhe shpirtërore e kjo nuk përjashton edhe shtimin e imanit – besimit që rezulton me shtimin e veprave të mira.

Për këtë shkak kur robi është falënderues ndaj Zotit të tij ashtu siç duhet do ta shohim se si Allahu xhele shenuhu do t’i ndihmojë atij për të bërë vepra të mira dhe të jetë i bindur në të njëjtën kohë se e bën që ai të ketë sukses në largimin nga mëkatet. Selefët për shukrin – mirënjohjen kanë thënë se shukri është lënia e mëkateve.

Pika e shtatë: Muslimanët dhe festa e Bajramit

Përkujto vëlla i dashur veten tënde madje bashkë dhe për familjen tënde se ti jeton me ata një jetë në paqe, liri e siguri. Kujto vëllezërit e tu në skaje të ndryshme të botës për të cilët festa e bajramit nuk ua kalon shijen e mërzisë dhe nuk ua shëron plagët e pashëruara që i kanë goditur ata në mënyra të ndryshme, madje disa prej tyre janë në gjendje shumë  më të rëndë për të cilën nuk di kush veçse Allahu xhele shenuhu. Disa prej tyre nuk e njohin në jetën e tyre fjalën ”liri”, dikush prej vëllezërve tanë apo motrave tona mundet që me vite vuajnë nga uria, etja, sëmundja apo edhe nga mungesa e kushteve minimale jetësore si pasojë e luftërave të vazhdueshme që bëhen në vendet e tyre, madje disa prej tyre jetojnë porse ato në sytë e njerëzve janë si një plaçkë e cila nuk ka kurrfarë vlere, as nuk ruhen premtimet që u jepen e as nuk kanë ndonjë të drejtë për tu ankuar për vështirësitë e tyre… Tani ti krahasohu me ta, ku je ti me ata?! Prandaj duhet medituar rreth mirësive me të cilat ty të ka furnizuar Allahu xhele shenuhu, vallë a nuk duhet të jesh mirënjohës?!

Pika e tetë: Kush gëzohet me Bajramin?

Vërejmë se si të gjithë gëzohen me rastin e festës së Bajramit por vallë kush e meriton sinqerisht të kënaqet me të? Festa e Bajramit o ti i nderuar nuk është për atë i cili është veshur me rroba të reja e as për atë i cili ka tubuar shumë pasuri dhe atë ditë atë e demonstron në mënyra të ndryshme por është për atë i cili ishte i bindur ndaj Allahut xhele shenuhu dhe vazhdon po në të njëjtën mënyre edhe në ditën e Bajramit dhe ka për qëllim që të vazhdojë në këtë mënyre edhe pas Ramazanit.

Gjithashtu është për atë person i cili për të nuk ka dallim koha sepse ai gjithnjë mundohet të jetë i përgatitur për vdekjen, është për atë person i cili shpëtoi me kënaqësinë e Mëshiruesit dhe arriti kulminacionin e kënaqësive shpirtërore në muajin që kaloi përmes adhurimeve e kjo e bën të mundur që fytyra e tij të duket e bukur dhe fisnike në këtë botë e në veçanti në ditën e premtuar me shpresë tek Allahu xhele shenuhu, pra në ditën e gjykimit.

E lusim Allahun xhele shenuhu që të na bëjë të shohim me sytë tonë festa shumë më të mira se ky Bajram në të ardhmen si për neve ashtu edhe për gjithë muslimanët në mbarë botën, e lusim Allahun xhele shenuhu të na i pranoj veprat tona, të na bëj banorë të xhenetit Firdeus e të na mbroj nga ndëshkimi në zjarrin e xhehenemit.

Përfundim: Shpejto në punë të mira e gjatë bajramit e të jesh midis shpresës dhe frikës, duke mos harruar se çdo herë duhet medituar se a na janë pranur veprat tona të mira, e duke mos harruar ditën kur do të dalim përpara Allahut xhele shenuhu për të dhënë llogari, e atë ditë nuk do të ketë gjë më të rëndësishme për neve se sa veprat e mira e të sinqerta për Allahun xh.sh, atë ditë kur disa fytyra do të jenë të ndriçuara e disa të nxira, disa të lumtur e disa të dëshpëruar, disa presin shpërblimin e premtuar e disa presin ndëshkimin e merituar, disa janë të lumtur e disa të hidhëruar…

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasuan, pasojnë dhe do të pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Burimi; albislam.com

0 4765

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

الله أكبر كبيراً ، والحمد لله بكرة وأصيلاً .

الحمد لله الذي خلق السماوات والأرض وجعل الظلمات والنور ، ثم الذين كفروا بربهم يعدلون .

الحمد لله الذي سخر الليل والنهار ، والشمس والقمر ، كل في فلك يسبحون .

الحمد لله الذي أنزل على عبده الكتاب ، ليحكم بين الناس فيما كانوا فيه يختلفون .

الحمد لله الذي جعل جنات الفردوس نزلاً يتنافس فيه المتنافسون .

وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، شهادة تنفع العبد يوم لا ينفع مال ولا بنون .

وأشهد أن محمداً عبده ورسوله صاحب الحوض المورود والمقام المحمود واللواء المعقود والكرم والجود ، أول من تفتخ له أبواب الجنان ، صلى الله عليه وعلى آله وصحبه ومن تبعهم بإحسان إلى اليوم الذي تنقطع فيه المنون .

O muslimanë,

Ja, tashmë e përcollëm muajin bujar dhe fisnik, muajin e agjërimit, namazit dhe Kuranit, muajin e mirësive dhe veprave fisnike. Fitoi kush fitoi dhe humbi ai që humbi.

Bëjmë pyetjen: Cilit nga ne, të gjitha këto i janë bërë kabull që t’ia urojmë dhe cilit  i janë refuzuar ibadetet – Zot na ruaj – që t’i japim gajret dhe ta ngushëllojmë?!

Ju që agjëruat,

Kjo ditë për ju është ditë e madhe, festë madhështore. Sot dalin rezultatet dhe sot ndahen shpërblimet, sot gëzohen ata që kanë punuar dhe janë munduar në Ramazan. Disa iu rrekën punës dhe fituan ndërsa të tjerë ishin dembelë dhe asgjë nuk fituan. Sot gëzohen ata që faleshin, ndërsa ndihen keq përtacët, gjumashët dhe ata që talleshin.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

Shpërblimet, mirësitë dhe gëzimet që Allahu na i mundëson sot janë vetëm një pjesë nga shpërblimet që Allahu i ka përgatitur për agjëruesit. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:

( قال الله : للصائم فرحتان يفرحهما: إذا أفطر فرح ، وإذا لقي ربه فرح بصومه )

“Allahu ka thënë: Agjëruesi ka dy gëzime të cilave u gëzohet, kur të bëjë iftarin (bajramin) dhe kur ta takojë Zotin, do të gëzohet me agjërimin që e ka bërë” për shkak të shpërblimeve të mëdha që Allahu i ka përgatitur për agjëruesit.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

Zoti i Madhërishëm, kur e di se cili prej krijesave e meriton mirësinë, dashurinë, njohjen dhe njësimin e Tij, ia bën këto gjëra atij të dashura dhe e vendos në udhën e tyre, ia vendosë ato thellë në zemër, i jep sukses, i vjen në ndihmë dhe ia lehtëson rrugët. Veç kësaj Allahu ia mbyll atij rrugët që e largojnë prej Allahut dhe më pas e mbikëqyr dhe e ndihmon me butësinë, lehtësinë, rregullin dhe edukimin e Tij, shumë më mirë sesa përkujdesja e prindit të mëshirshëm e të dhembshur me fëmijën e tij. Zoti sillet gjatë gjithë kohës me robin e Tij me butësi, e veçon atë me mirësinë dhe mëshirën e Tij, i vjen në krah me ndihmën dhe suksesin e Tij, e kështu robi i Tij shton njohjen për Zotin e tij, dashurinë, pendimin, mbështetjen dhe nuk do tjetër veç Tij askënd, nuk adhuron bashkë me Të asnjë. Ky është ai që njeh vlerën e së mirës, njeh Allahun, pranon mirësinë e Tij dhe e harxhon atë në kënaqësinë e Tij.

Pra, mos besoni se dikush tjetër mund të barazohet me Allahun,  nuk ka askush përveç Tij që mund t’ju sjellë dëm e as dobi. Kush beson ndryshe, ai ka bërë shirk. Shirku padyshim që është gjynahu më i madh, siç tregohet kjo nga Ibën Mesudi, që thotë: i thashë: “O i Dërguari i Allahut, cili është gjynahu më i madh tek Allahu? Ai tha: “T’i sajosh Allahut ortak, kur është Ai që të ka krijuar ty.”

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

O njerëz,

Islami është fe e ngritur mbi baza dhe themele të forta, është fe nga Zoti jonë. Aty janë të përmbledhura ligjet e Allahut, të dobishme për gjithkënd. Është fe e plotë që i drejtohet logjikës dhe e thërret njerëzimin për të shpresuar dhe për të pasur frikë Allahun e madhëruar.

Feja Islame është fe e qartë, larg besëtytnive, gjërave të kota dhe paqartësive. Është udhëzim që nuk ka nevojë të vërtetohet me përvoja. Islami është sirati mustekim, i vetmi i vërtetë që të mëson rrugën drejt xhenetit dhe të mbron prej xhehenemit.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

O besimtarë të dashur,

Çështja e namazit në Islam është e lartë dhe shumë e madhe. Namazi është shtyllë e fesë, letër njoftim për besimtarin dhe amaneti më i madh. Ai që bën namaz edhe punët dhe fjalët i ka më të mira. Namazi u bë farz në vendin më të lartë dhe më të ndershëm, mbi shtatë qiej, atëherë kur udhëtoi për në Miraxh. Ai që falet, e fiton nurin e fytyrës dhe zemrës, e rregullon fenë e tij dhe shpirtin. Me namaz fshihen gjynahet, fitohet risku e po ashtu edhe bereqeti, Allahu thotë:

(وأمر أهلك بالصلاة و اصطبر عليها لا نسألك رزقا نحن نرزقك) طه 132.

“Urdhëroje familjen tënde le të falen dhe bë durim në këtë, nuk kërkojmë riskun nga ti, Ne të japim riskun”.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

Puna dhe malli hallall ta shpëtojnë fenë dhe ta ruajnë nderin. Mundohu o musliman që të mos hash asgjë përveç hallallit dhe të mos e derdhësh pasurinë tënde përveçse në hallall, sepse siç thonë dijetarët: sikur të bëje ibadet pandërprerë nuk do të bënte dobi nëse nuk e shikon se çfarë ke hëngër! Ngrënia e haramit ta qorron shikimin e zemrës, e largon bereqetin, shkakton përçarjen dhe urrejtjen dhe e pengon pranimin e duave, sepse Allahu pranon vetëm nga të devotshmit. Kënaquni me hallall dhe falënderojeni Allahun pandërprerë. Ai thotë:

(و إذ تأذن ربكم لئن شكرتم لأزيدنكم)

“Zoti juaj ju lajmëron që nëse ju falënderoni, Unë do t’ua shtoj”. Pra, me falënderim të mirat që i kemi shumëfishohen.

Shtëpitë më të mira të muslimanëve janë ato shtëpi ku ka jetim, të cilin e rrisin me kujdes dhe përgjegjësi. Mbikëqyrja e jetimëve dhe njerëzve të ngratë është argument i njerëzisë dhe dashamirësisë. Kush e bën këtë, Allahu e mbron – inshalla – nga sprova dhe belaja.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

O muslimanë,

Njeriu është i vogël kur është vetë por është i madh kur ka vëllezër dhe shokë. Doni njëri-tjetrin për hir të Allahut, kjo është argument për islamin tuaj dhe kështu do të ndjeni ëmbëlsinë e imanit. Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe devotshmëri, e jo në të këqija dhe armiqësi, ndihmojeni njëri-tjetrin për të bërë një xhami e mos e ndihmoni njëri-tjetrin të siguroni ndonjë lokal ku do të pihet raki. Ruajeni fenë e Allahut, e Allahu do t’ju ruajë juve dhe do t’ju bëjë të kënaqeni me jetën dhe familjen tuaj që në këtë dynja para se t’ju japë xhenetin e gjerë sa qiejt dhe toka.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

Xhemat i dashur,

Familja e njeriut janë njerëzit më të rëndësishëm, më së shumti meritojnë interesimin, nderimin dhe mbrojtjen. Kush i mban lidhjet me farefisin, kjo ia shton evladët dhe pasurinë, i jep bereqet në risk, sukses në jetë dhe rehati në shtëpi. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

<من أحب أن يبسط له في رزقه و ينسأ له في أجله فليصل رحمه>

“Kush do që t’i zgjerohet risku dhe t’i shtohet jeta, le t’i mbajë lidhjet familjare”.

Mbajtja e lidhjeve familjare është shenjë e shpirtit të mirë dhe mendjes së mençur. I afërmi yt është një copë e jotja, nëse atij i bën mirë, i ke bërë vetvetes, nëse ndaj tij bëhesh koprrac, je bërë ndaj vetvetes. Nëse ndaj të afërmve s’mund të bësh më shumë, atëherë thuaj fjalë të mira sepse ato janë nderim, shpresë dhe bukuri.

Farefisi ndonjëherë flet edhe gjëra të gabuara, mund të të prekin dhe nënçmojnë. Nëse kjo ndodhë me ty, atëherë përmbaju faljes edhe më fuqishëm, sepse faljen e bëjnë vetëm njerëzit e mirë. Ndërsa armiqësimi me akrabanë është sherr dhe bela e keqe, kush mendon se është ngritur, ai në të vërtetë është poshtëruar dhe kush mendon se ka fituar, në të vërtetë ka humbur. Çdo anëtar i farefisit, ditën e Kiametit do të vijë dhe do të dëshmojë nëse i ka mbajt lidhjet me të apo i ke këputur dhe e ke harruar.

Le të jetë kjo ditë e Bajramit nisma jote për të varrosur sjelljen e keqe ndaj farefisit, për të mbyllur fletoret e gabimeve dhe zemërimeve. Përmirësoje sjelljen tënde duke i vizituar fytyrëçelur, duke i dhënë selam të ngrohtë, me sjellje të bukur, fjalë të mira, buzëqeshje të sinqerta, vizita, takime, telefonata, dërgime dhuratash, ndihma materiale etj.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

O motra muslimane,

Ju mund të mbetni gra të mira vetëm nëse i përmbaheni edukatës islame, duke folur fjalë të mira, mos dilni nga shtëpia pa nevojë, mos i hiqni mbulesat sikurse bënin gratë e prapambetura herët dhe gratë e prapambetura sot, faleni namazin, jepeni zeqatin, respektojeni Allahun dhe të Dërguarin, respektojini sinqerisht burrat tuaj, ruajeni nderin tuaj. Përmbajuni mbulesës islame, e cila është shenjë e frikës suaj prej Zotit dhe shenjë e moralit tuaj. Lexojeni Librin e Allahut, jepni sa më shumë sadaka që mundeni, qoftë edhe prej stolive dhe zinetit tuaj, do të gjeni shpërblimet e panumërta tek Allahu i Madhërishëm.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

<المرأة إذا صلت خمسها ، وصامت شهرها ، وأحصنت فرجها ، وأطاعت بعلها ؛ فلتدخل من أي أبواب الجنة شاءت>

“Gruaja, nëse i falë pesë të sajat, e agjëron muajin e saj, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, le të hyjë në xhenet nga cila derë të dojë vetë ajo”.

Vërtet, ata që thërrasin dhe pretendojnë për liritë dhe të drejtat e gruas, nuk janë më shumë se pretendime të rreme, nëpërmjet të cilave fillimisht kanë interesa personale e pastaj duan të shfryjnë edhe nevojën e tyre shtazarake që gruan si krijesë ta nënçmojnë dhe të lozin me to si të duan, duke i thënë se edhe ajo duhet të punojë sikurse burri, duhet thënë stop udhëheqjes së burrit, duhet thënë stop lindjes së fëmijëve… por e gjithë kjo – o motra të nderuara – e ka vetëm një kuptim: Nëse ti, ato fjalë i pranon, nuk do të jesh më grua por as burrë nuk bëhesh dot. Prandaj, kënaqu me natyrën në të cilën të ka krijuar Krijuesi më i mirë dhe gjeje vendin i cili të përshtatet.

O burra, Kini frikë Allahun dhe mos harroni se jeni përgjegjës për familjet tuaja. Bëhu dashamiri i shtëpisë tënde, bëhu i sjellshëm me gruan sepse Pejgamberi yt, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Më i mirë ndër ju është ai që është më i miri me familjen e tij, ndërsa unë jam më i miri që sillem me familjen”.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد

O muslimanë,

Ramazani shkoi, të gjithë keni agjëruar dhe keni bërë punë të mira. Kujdes, prej sot, mos i harroni adhurimet për çdo ditë, mos e prishni sjelljen tuaj me Allahun dhe bëhuni muslimanë të devotshëm gjatë gjithë kohës.

Po ju përkujtoj me një këshillë të ngjashme sikur Ebu Bekri, radijallahu anhu, që i këshilloi shokët e tij kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ndërroi jetë. Po ju them: Kush e adhuroi Ramazanin, le ta dijë se Ramazani shkoi, e kush e ka adhuruar Allahun sinqerisht, le ta dijë se Allahu është me neve përgjithmonë, na sheh dhe dëgjon në çdo çast.

Pra, o musliman, Fale namazin rregullisht dhe mundësisht me xhemat,

Ti që nuk i respekton prindërit, pendohu dhe dije se pendimi pranohet edhe pas Ramazanit,

Ti që nuk je i drejtë me gruan, pendohu

Ti që nuk je i drejtë me fëmijët, pendohu

Ti që i bën padrejtësi komshive, pendohu

Ti që i nënçmon njerëzit, i përgojon, i fyen dhe u bën padrejtësi, pendohu dhe dije se pendimi pranohet edhe pas Ramazanit.

Allahu na i pranoftë adhurimet tona dhe na shpërbleftë me xhenetin më të lartë, xhenetin firdeus, të qëndrojmë së bashku me pejgamberët, të sinqertit, shehidat dhe njerëzit më të mirë.

اللهم أصلح لنا ديننا الذي هو عصمة أمرنا وأصلح لنا دنيانا التي فيها معاشنا وأصلح لنا آخرتنا التي إليها معادنا ، ولا تجعل الدنيا أكبر همنا ولا مبلغ علمنا ولا تجعل مصيبتنا في ديننا، وأصلح أئمتنا وولاة أمورنا، وآمنا في أوطاننا ، واشف مرضانا ، وارحم موتانا ، وبلغنا مما يرضيك آمالنا ، واختم بالباقيات الصالحات أعمالنا .

اللهم إنا نسألك خير المسألة ، وخير الدعاء ، وخير النجاح ، وخير العمل ، وخير الثواب ، وخير الحياة ، وخير الممات ، وثبتنا ، وثقل موازيننا ، وحقق إيماننا ، وارفع درجاتنا ، وتقبل صلاتنا ، وصيامنا ، واغفر خطيئاتنا ، ونسألك الدرجات العلى من الجنة .

اللهم إنا نسألك فواتح الخير ، وخواتمه ، وجوامعه وأوله وآخره ، وظاهره ، وباطنه .

اللهم إنا نسألك أن ترفع ذكرنا ، وتضع وزرنا ، وتصلح أمرنا ، وتطهر قلوبنا ، وتحصن فروجنا ، وتنور قلوبنا ، وتغفر لنا ذنوبنا ، ونسألك الدرجات العلى من الجنة .

بارك الله لي و لكم و نفعني وإياكم بالقرآن العظيم وبهدي سيد المرسلين، أقول قولي هذا، وأستغفر الله العظيم لي ولكم ولسائر المسلمين من كل ذنب فاستغفروه، إنه هو الغفور الرحيم.

و اذكروا الله العظيم الجليل يذكركم و اشكروه على نعمه يزدكم و لذكر الله أكبر و الله يعلم ما تصنعون

Burimi; albislam.com

Omer BERISHA

(kjo hutbe u mbajt në Ulm – Gjermani, në vitin 2009)

0 3409

Vdekja është ajo e cila çdo herë është afër njeriut madje edhe më afër se lidhëzat e këpucëve të njeriut, ajo është prishës i kënaqësive njerëzore, ndarës i bashkësive. Këtë e kanë shijuar njerëzit të cilët kanë qenë shumë më të mirë se ne, të cilët madje gjithë jetën ia kushtuan botës tjetër-ahiretit me punën dhe veprën e tyre, për këtë arsye duhet ta përkujtojmë vdekjen dhe njëkohësisht të punojmë për atë e cila na pret pas saj, pra jeta e përhershme ahireti.

Shkaqet të cilat çojnë deri tek ngurtësimi i zemrave

Të dashurit e mi dijeni se ngurtësimi i zemrës është sëmundja e rrezikshme me të cilën jemi sprovuar në këtë kohë, e dëgjojmë Kuranin Famëlartë përsëri zemrat tona nuk ndikohen, shkojmë në varrimin e vëllezërve tanë mësim nuk marrim, dëgjojmë këshilla të ndryshme rëndë se përkujtohemi, e gjitha kjo sepse zemrat tona janë forcuar dhe ngurtësuar. Por një gjë e dimë, se çdo sëmundje që ekziston Allahu për të ka zbritur ilaçin e saj, e pa dyshim se ilaçi më i mirë i zemrës së sëmurë është leximi i ajeteve të Kuranit, duke i kuptuar ato dhe duke medituar mbi to, pasi që ky libër nëse do të shpallej apo të zbriste mbi një kodër do ta shihje kodrën të strukur e të çarë prej frikës nga pronari i këtij libri, Allahut Fuqiplotë,  Allahu në Kuran thotë: “Libër të cilën ta zbritëm ty (o Muhamed), i begatshëm që t’i studiojnë argumentet e Tij.” (Sad:29)

Sa e sa këshilla dhe mësime ka në ajetet e suret e këtij libri, mirëpo siç ka thënë vet Allahu: “Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë të forta si guri apo edhe më të forta se guri.” (Bekare:74)

I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) na ka këshilluar me një këshillë prekëse, e shkurtër por me kuptim të madh, madje për këtë janë të pajtimit të gjithë dijetarët se kjo këshillë është një prej këshillave më të mira të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), e kjo pa dyshim nuk është për tu habitur sepse të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i janë dhënë “Xhevamiul kelam” – fjalë të pakta por me kuptim të madh, e kjo këshillë është:  “Përmendeni sa më shumë prishësin (shkatëruesin) e kënaqësive.”, (pra vdekjen).

Po vëlla i dashur, prej atë ditë të cilën e kemi harruar vdekjen dhe agoninë e saj, varrin dhe errësirën e tij, llogarinë dhe qortimin gjatë jetës në të, urën e siratit dhe hollësinë e saj, kur i harruam gjitha këto na u ngurtësuan zemrat tona, e na janë bërë sikur gurët, madje edhe më të ngurta. Pra për këtë arsye i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshra e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Përmendeni sa më shpesh prishësin e kënaqësive.

Nuk i përmendet vdekja një të fortit vetëm se e dobëson atë, nuk i përmendet atij i cili mburret apo krenohet vetëm se e nënçmon atë, nuk përkujtohen shumica me të vetëm se i pakëson ata, sepse VDEKJA…është VDEKJE.

Nuk mund të ikësh prej saj, e as të fshihesh diku

Ku të zbret e bën varr atë vend

Këtë e shohim me sytë tanë, e kjo është realitet

Mirëpo edhe pse e dimë së është realitet duam ta përgënjeshtrojmë

Tek Allahu ankohemi për ngurtësinë e zemrave tona

Sikur këshilluesi vdekja çdo ditë mban zi e qanë

Shpresojmë me shpresë të gjatë dhe e presim prodhimin e saj

E ndoshta vdekja është më afër se shpresat tona

Vdekja është siç kanë thënë dijetarët: Ndarja e shpirtit nga trupi apo pauzë në mes këtyre të dyjave, kalim prej një gjendje në një tjetër, kalim prej një vendi në një tjetër. Madje Allahu për këtë arsye dhe e ka quajtur fatkeqësi, ka thënë: “Nëse jeni në udhëtim dhe ju gjen fatkeqësia (telashja) e vdekjes.” (Maide:106) Mirëpo fatkeqësia më e madhe, Allahu na ruajttë është gafleti-shkujdesja ndaj vdekjes, mos përkujtimi i saj dhe mos përgatitja për të, e kjo pa dyshim se është edhe më e madhe se vet vdekja.

Nuk është e rastësishme se si komentuesit e Kuranit ajetin: “Ai është i Cili krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju provuar se cili prej jush është më vepër mirë.” (Mulk:2)  e kanë komentuar duke thënë se e ka kuptimin: Ai i cili më shumë e përmend dhe e përkujton vdekjen ai përgatitet më shumë për të. Ebu Alij Ed-dekik (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kush e përmend shpesh vdekjen fiton tre gjëra:

E para: pendohet shpejt, e dyta: është aktiv i disponuar në adhurime, dhe e treta: është i lumtur shpirtërisht. Kurse ai i cili e ka harruar vdekjen humbë apo dënohet në tre gjëra:

E para: vonohet në të penduarit e tij tek Allahu, e dyta: ndjen vështirësi në adhurim dhe e treta: nuk është i rehatshëm shpirtërisht.

Pra ajo e cila ndikon në zemër është të përkujtuarit e vdekjes, në gjendjen e saj, agoninë e saj, varrin dhe errësirën e tij, prandaj dhe i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Me të vërtet në fillim ua kisha ndaluar ti vizitoni varrezat, e tani ju urdhëroj t’i vizitoni sepse ato ua përkujtojnë vdekjen.”

E prej asaj dite kur njerëzit e harruan vdekjen dhe jetën e amshueshme, e lanë namazin, u zhytën në detin e mëkateve dhe harameve të ndryshme e u larguan njerëzit nga urdhrat e Allahut atëherë…

O ti i pakujdesshëm i cili nuk vepron

E të ka mashtruar shpresa e gjatë

Vdekja të vjen papritmas

Kurse varri është arkë e veprës

A ke menduar ndonjëherë kur ke dalë nga shtëpia jote herët në mëngjes se vallë a kthehesh për së dyti në shtëpinë tënde? A ke menduar vallë se kjo mund të jetë dita e fundit e jetës tënde? E në qoftë se tani në këtë moment të vjen meleku i vdekjes të ta mer shpirtin, vallë a je i kënaqur me veprat që i ke bërë? Mos u habit Allahu të ruajttë por jepi përgjigje vetvetes, sepse kjo nuk është aspak pa përgjigje , a je apo jo i përgatitur për ta takuar Allahun tënd?

Një njeri të cilin e njoh u paraqit tek familja nga ora një e drekës dhe u tha: Sot kam marrë leje për të dalë nga puna para kohe më tregoni çfarë duhet t’ju sjell në shtëpi? I thanë: Duhet kjo dhe kjo. Tha: ora një jam aty inshAllah. Kaloi një orë, dy, tre mirëpo nuk erdhi fare. Kur para namazit të akshamit u paraqit në numrin e kësaj shtëpie dikush dhe u tha: Allahu ju lashtë shëndoshë juve sepse familjari juaj sa doli nga puna bëri ndeshje me një makinë dhe ndërroi jetë.

Më trego pashë Allahun: Vallë a ka menduar ky njeri kur është nisur për në shtëpinë e tij se nuk do të mund të mbërrijë në të, apo a u ka shkuar ndërmend familjarëve të tij se ai i cili i bartë nevojat e tyre shtëpiake nuk do të mund të vijë tek ata këtë ditë?

Një njeri nga njerëzit e devotshëm i cili banonte në pjesën më të lartë të fshatit të tij ngrihej në pjesën e fundit të natës, dilte në kopshtin e tij dhe thërriste me tërë fuqinë e zërit të tij duke thënë: Përgatituni për vdekjen, përgatituni për vdekjen, përgatituni për vdekjen. I përsëriste këto fjalë vazhdimisht dhe i dilnin njerëzit të shohin  se kush e bën këtë pothuajse çdo natë, mirëpo erdhi një kohë kur ky zë mungoi për një kohë të gjatë, pra nuk dëgjohej ai zë në fundin e natës. Si pasojë prijësi i atij fshati pyeti se ku është filani, i thanë se ka vdekur. Tha: çdoherë i përkujtonte njerëzit për vdekjen derisa vdiq edhe vetë. Po ai vdiq por si vdiq? Çdoherë duke i këshilluar të tjerët për vdekjen derisa e kaploi ajo për të cilën këshillonte edhe vet ata, porse ajo kur i erdhi e gjeti të përgatitur për të, të kujdesur duke mos u mashtruar me shpresat e gjatë të kësaj jete.

Sufjan eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë)  njëherë i kanë thënë: Nëse do të thoshin se shpejt do të vdesësh çfarë lloj veprash do të bëjë për në fund të jetës tënde? U përgjigj duke thënë: Nuk do të shtoja as një vepër më shumë edhe sikur ta dija kur do të vdisja. Pra ky njeri e ka adhuruar Allahun çdo herë sikurse me qenë dita e tij e fundit, duke mos lënë vepër të mirë pas dore gjatë tërë kohës, prandaj edhe sikurse ta dinte se kur do vdiste nuk do të mund të shtonte asnjë vepër më shumë.

Një njeri njëherë i ka thënë shokut të tij i cili ishte larg rrugës udhëzimit:

– O ti filan, në qoftë se vdes në këtë hall a do të jesh i kënaqur? – i tha:

– Jo vallahi! Atëherë i tha:

– Po a kë bërë nijet ta ndërrosh hallin në të cilin je në një gjendje në të cilën do të jesh i kënaqur me veprat e tua madje edhe në qoftë se vdes me to? – i tha:

– Nuk më ka shkuar ndërmend për këtë asnjëherë! Ia ktheu pyetësi

– Po pas kësaj bote a ka botë me shpresa?! – iu përgjigj mëkatari duke thënë:

– Jo vallahi! – atëherë i tha:

– Vallë çfarë mendon në qoftë se të vjen meleku i vdekjes e ti je në këtë gjendje që je?!

Do të shpërngul ty vdekja nga shtëpia jote

Do ta zëvendësojë ty vdekja shtëpinë me një shtëpi tjetër

Do të lësh çdo gjë për të cilën je munduar një kohë të gjatë

Prej pasurisë tënde do të biesh në varfëri

Në sytë e tu krimbat e varrit do të shoqërojnë

Ndërsa shtëpinë tënde do ta gëzojnë të tjerë në vendin tënd…

Po vëllai im shumë i dashur: Mos e harro vdekjen, sepse janë të pajtimit gjithë dijetarët se vdekja nuk ka vend të caktuar, e as kohë të caktuar e as arsye të caktuar  se kur vjen, e as jeta është e caktuar që ta dish se kur ajo do të viziton, por vjen krejt papritmas pa e diktuar, thotë Allahu në Kuran: “Thuaj: Ska dyshim se vdekja prej së cilës po ikni ka për t’ju zënë, e pastaj do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen, e atëherë Ai do t’ju njoftojë për atë çfarë keni punuar.”(Xhuma:8)

“Agonia e vdekjes është e vërtetë që do tu vjen, kjo është ajo prej të cilës ti po ikje.” (Kaf:19) Që do të thotë kur t’i vjen vdekja dikujt i thuhet: Kjo është ajo prej së cilës ti mundoheshe të ikësh. Prandaj gjatë ose shkurt një ditë do të vjen vdekja patjetër.

Njerëzit në prag të vdekjes ndahen në dy kategori:

E para:  e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me të.

E dyta: e urren takimin me Allahun dhe Allahu e urren takimin me të.

Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: O i Dërguari i Allahut çdo kush prej nesh e urren vdekjen?  i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i tha: “Nuk është ajo qëllimi oj Aishe, mirëpo robit të devotshëm kur i vjen vdekja, melekët e përgëzojnë atë me xhenet, se Allahu është i kënaqur prej tij, e jo i hidhëruar, atëherë ky rob e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me të. Ndërsa robi mëkatarë i cili ka qenë i shkujdesur nga vdekja dhe nuk ka punuar për këtë ditë i vinë melekët në prag të vdekjes dhe e paralajmërojnë me hidhërim dhe dënim nga ana e Allahut, atëherë ky e urren takimin me Allahun dhe Allahu e uren takimin me të”.

Omer ibën Abdulazizi (Allahu e mëshiroftë) u ka thënë bashkëbiseduesve të tij: Kur të uleni me mua ju kushtëzoj me tri gjëra në qoftë se doni që të rini me mua në një mexhlis: E para: Mos flitni për dynjanë, e dyta: mos merrni nëpër gojë dikë, dhe e treta: mos talleni e të bëni shaka asnjëherë në mexhlisin tim. Kështu që e përkujtonin vdekjen, agoninë e saj, varrin, errësirën e tij, e kur ngriheshin nga mexhliset me Omer ibën Abdulazizin ngriheshin sikurse nga ndonjë xhenaze, çfarë këshilla të dobishme nëse do ti kishin praktikuar edhe neve sot!! Prandaj nuk është për tu habitur për këtë burrë kur në fund të jetës së tij kanë treguar se ai e ka lexuar ajetin e Kuranit në të cilin Allahu thotë: “Ky është xheneti të cilin e kemi përgatitur për ata të cilët nuk e duan mendjemadhësinë në tokë e as çrregullimin, e përfundimi i mirë u takon të devotshmëve.” (Kasas:83)

Dynjaja sa e sa të të zgjatet ajo është e shkurtër, sa më shumë që të të duket e madhe ajo është e pavlerë, do të vijë një ditë kur do të palosesh në shtrat, do të dëshirosh ta përqafosh të voglin tënd mirëpo nuk do të mundesh, të mëdhenjtë e tu por nuk do të mundesh sepse ajo do të ndan për një çast nga çdo gjë e dashur për ty në këtë botë dhe atë pa të pyetur aspak.

Mjerë për ty si do të jetë gjendja jote në ato momente, atë ditë kur sytë e tu fryhen, ftohen gjymtyrët e tua, ndahen kërcit e këmbës, dëshiron të flasësh mirëpo nuk mundesh , dëshiron të thuash diçka mirëpo nuk mundesh: “Dhe kur të vjen agonia e vdekjes hak (e vërtetë) kjo është ajo prej së cilës ti po ikje, e kur ti fryhen surit, kjo është dita e premtuar, e atë ditë çdo njeri do të vijë bashkë me dëshmitarin dhe grahësin.” (Kaf:19-21)

Llogariteni veten para se të llogariteni

Kini frikë Allahun, qani për veten tuaj para se të qajnë për ju, llogaritni veten tuaj para se të llogariteni, binduni Allahut para se t’ju mbajnë mbi supe, përgatituni për vdekjen para se të thoni: O Allah o Zoti im më kthe në dynja të bëj vepra të mira! E të mos ju dëgjojë kush. Një orë të ulesh dhe llogaritësh veten tënde është shumë mirë se ditë dhe orë të cilat ta humbin kohën kot.

Ditët po kalojnë e ku është përgatitja për vdekjen

Ku është mendjemadhësia në shtëpinë e të këqijave

Ku mbet vendosmëria jote, a u kënaqe me pak

Sepse belaja e epshit nuk i ngjan ndonjë belaje tjetër

Si dhe çështja e kohës nuk është diçka e pavlerë

O ju të cilët nuk po shihni do të zbulohen për ju të fshehurat

Meleku i vdekjes nuk pranon njohje e as ndërmjetësim

E as që pranon dhurata

O ti i ri do të pyetesh për rininë tënde

O ti plak do të përgjigjesh për jetën tënde

O ti i cili ke mbëri të tridhjetat mendo para se të të mbyllet dera

O ti i sëmurë në zemër qëndro para mjekut

O ti i pafat qaj për humbjen e të atit tënd

Për Zotin tënd, rri para derës dhe mendo gjatë

Shfrytëzo jetën para vdekjes ndërsa ti je neglizhent ndaj saj

O ti të cilit vdekja përpara të sillet

O ti i cili rrinë qetë në shtëpi e në pallate

Sikur ta mendosh veten tënde të varrosur dhe të meditosh se çfarë ka në të

Atëherë syri yt tek ai po lëviz

O ti i cili e ke zemrën në errësirë e jo në dritë

Brenda je i prishur e jashtë i ndërtuar

Mirëpo shikohet në brendësi e jo në formalitet

O ti i cili sa më shumë që jeton i shton mëkatet e tua

O ti i cili lundron me mendjen tënde në mëkate

O ti i cili  mendon shkurtë kurse të është kërrusur trupi

O ti i cili pak merr mësim ndërsa e di se varri fortë shtrëngon

Si ta këshilloj atë të cilin i ka vdekur zemra e jo truri dhe trupi i tij…

Po vëlla i dashur patjetër për udhëtimin për në botën tjetër jetove gjatë apo shkurtë, do të vijë ajo ditë kur do të ndahesh nga kjo jetë, mirëpo si do të jetë gjendja jote në ato momente, para këtij udhëtimi?!…

Vdekja e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)

“Ti do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.”

Ajo e cila i vonon njerëzit nga pendimi tek Allahu dhe përgatitja për ahiretin, është shpresa e gjatë, për këtë Allahu thotë në Kur’an:“Leri ti ata të hanë e të pinë e t’i mashtrojnë ata shpresat e gjata e pastaj do ta kuptojnë ata.” (Hixhr: 3) Çdo kush do ta shijojë vdekjen përveç Atij të cilit i takon krenaria dhe i Cili është i Gjithëfuqishëm. “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Çdo kush do të vdes sepse Allahu ka thënë: “Ti do të jesh i vdekur (o Muhamed) dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) gjithashtu ka thënë: “Asnjë njeriut nuk ia kemi mundësuar të jetë i përjetshëm, edhe në qoftë se ti vdes ata (mushrikët) nuk do të jetojnë përgjithmonë.”(Enbija-34) “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” (Ali Imran:185)

Vdiq edhe i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili pak para vdekjes tha: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi jehudët dhe të krishterët të cilët i shndërruan varrezat e profetëve të tyre në faltore.” Po ashtu një nga porositë e tij para vdekjes ishte: “Namazin, namazin dhe ata të cilët i keni nën pronësinë tuaj.” Që do të thotë se keni kujdes të veçantë ndaj këtyre dy gjërave , namazin mos e humbni në asnjë mënyrë dhe të silleni drejt ndaj atyre që i keni nën kujdesin dhe pronën tuaj.

Kur u ngjit për herë të fundit i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në minber u tha shokëve të tij: “Kujt i kam marr diçka, ja ku e keni mallin tim merreni, kujt ia kam cenuar nderin, ja ku e keni nderim tim hakmerruni, kujt i kam rënë, goditur le të ma kthen, disa nga robërit e Allahut Ai ua bëri që të zgjedhin në mes shpërnguljes tek Ai dhe bukurive të kësaj bote e robi i Tij zgjodhi atë çfarë është tek Allahu.” Atëherë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) filloi të qajë kurse sahabët u habitën më të se pse qante, e ai qante sepse e kuptoi shpejt se këto janë ditët e fundit të Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në këtë jetë.

Në çastet e fundit të jetës së tij i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e lagte dorën e tij me ujë dhe e fërkonte me dorë fytyrën e tij dhe thoshte: “La ilahe il-Allah, vdekja paska agoninë e saj, o Allah ma lehtëso mua vdekjen dhe agoninë e saj.” Kur e pa Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) pra vajza e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në këtë gjendje babanë e saj se në çfarë vështirësish po kalonte ai i tha: O dhimbja e babait tim! Atëherë i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha:” Oj Fatime babai yt nuk do të ketë dhimbje pas sodit.” Pastaj e ngriti shikimin drejt qiellit dhe bëri shenjë me gishtin tregues të tij dhe thoshte:” O Allah më fal mua, më mëshiro, ma prano pendimin, tek Ai Cili është më i Larti.” Pas kësaj u ndal frymëmarrja më fisnike, u ndal së punuari zemra më e mirë e njerëzimit, u shkëput përgjithmonë lidhja e qiellit me tokën-shpallja deri në kiamet, ndërroi jetë njeriu me moralin më të lartë, vdiq njeriu që është dashur më së shumti në sipërfaqen e tokës nga shokët e tij dhe nga pasuesit e tij…, e pa dyshim se kjo do të ndodhte pasi që Allahu ka thënë: “Ti do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” (Ali Imran:185) Pasi doli shpirti nga trupi më i bekuar që ka parë historia e njerëzimit nga trupi i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), vajza e tij Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) tha: O babai im, iu përgjigje ftesës së Zotit tënd, Firdeusi është vendi yt, o babai im Xhibrili më nuk vjen pas vdekjes tënde. Pa dyshim fjalë rrëqethëse… e si mos të jenë kur bëhej fjalë për profetin më të dashur të Allahut Fuqiplotë.

Pasi që e varrosën sahabët të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i tha Enesit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): O Enes si e morët guximin t’i hidhni dhe trupit të Dërguarit të Allahut?! Enesi ia ktheu: Të betohem në Allahun se nuk kishim guxim, mirëpo e detyruam veten pa dëshirë për një gjë të tillë. Vdiq i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) edhe pse këtë se besonte dot fillimisht Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), porse pas pak e qetësoi atë me disa fjalë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) duke thënë se:  Ata të cilët e kanë adhuruar  Muhamedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), le ta dinë se me të vërtet Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të )  vdiq, kurse kush  adhuron Allahun le ta dijë se Ai është gjallë nuk vdes kurrë.

Muhamedi i biri i Abdullahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) vdiq  sepse Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Vdekja e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

Më pas, pas dy vitesh vdiq edhe Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), kalifi i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të cilin e vendosi që tu prijë sahabëve në namaz kur ishte i sëmure vet me gojën e tij të ëmbël, i cili e udhëhoqi umetin me shumë përgjegjësi pas vdekjes së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ndërroi jetë ky kalif i parë i muslimanëve gjatë natës, e kur ishte në çastet e fundit të jetës së tij e pyeti vajzën e tij Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj):

– Çfarë dite jemi sot? – i tha vajza e tij:

– E hënë? – e pyeti përsëri:

– Çfarë dite ka vdekur i Dërguari i Allahut? – i tha Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj):

– Ditën e hënë.

E kishte parë të Dërguarin e Allahut në ëndërr shumë herë, kurse kur e pyetën në ato çaste se të ka vizituar ndonjë mjek për gjendjen tënde, ua ktheu duke u thënë:

– Po më ka vizituar. – e pyetën:

– Çfarë të tha? – ua ktheu Ebu Bekri (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) më tha:

– Unë do të bëj çfarë të dua!

Kur vërejti Aisheja (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se babai i saj po kalon çastet e fundit të jetës së tij, për t’ia qetësuar gjendjen filloi t}i këndojë disa vargje të një poezie ku thuhet:

Nuk është problem për të riun në qoftë se një ditë sëmuret

Në qoftë se sot dergjet prej vdekjes e i ngushtohet gjoksi…

– Ia ndërpreu babai i vet fjalët duke i thënë:

– Mos thuaj ashtu oj Aishe, oj bija ime, po thuaj:

-“Dhe të ka ardhur vdekja e cila është hak – e vërtetë, e kjo është ajo prej së cilës ti po ikje.” (Kaf:19)

Po vëllai im i shtrenjtë: ashtu është sepse Allahu ka thënë në Kur’an:  “Thuaj: Vdekja prej së cilës ju mundoheni të ikni do t’ju kaplon, pastaj do të ktheheni tek Ai i Cili e dinte të dukshmen dhe të padukshmen dhe do t’ju njoftojë për atë që keni vepruar.” (Xhumua:8)

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e këshilloi Omer ibën Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) pak para vdekjes, me një këshillë sikur ta kuptonim këtë këshillë sa e sa mirë do të ishte për ne, i tha: O Omer Allahu ka një hak gjatë natës të cilën nuk e pranon gjatë ditës dhe ka një hak gjatë ditës që nuk e pranon gjatë natës.

Vdiq njeriu më i dashur tek zemra e të Dërguarit të Allahut, i sinqerti , sidiku , shoku më i ngushtë i më të dashurit të Allahut,  siç e ka thënë vet i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në një hadith të tij, ai i cili peshonte më shumë se gjithë umeti në peshoren e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Vdiq Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) sepse Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Vdekja e Omer ibën Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

Pas njëmbëdhjetë vitesh si kalif vdiq edhe Faruku – Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) edhe atë siç dihet më 23 Dhul hixhe të vitit 23 hixhri duke falur namazin e sabahut si imam, theret me thikë nga Ebu Lulu el Mexhusi.

Ditën kur nuk u plotësua namazi i sabahut, jo që nuk u plotësua për shkak të ndonjë moskuptimi në çështjet e sheriatit, e as për shkak të ndejës para televizorit tërë natën, por për shkak se u plagos kalifi i muslimanëve, e u vranë dhe u plagosën disa besimtarë të tjerë, nga i njëjti  person duke ikur përmes rreshtave të xhematit dhe atë në namaz të sabahut, e kur u godit me thikë ai ishte duke lexuar fjalën e Allahut: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut.” (Jusuf:56) Ra i alivanosur kalifi i muslimanëve, shpata e Allahut, shehidi i minberit. E kur erdhi në vetëdije fjalën e parë që ua tha shokëve të tij ishte:

– A u fal namazi, a u falën njerëzit!?

Medito vëlla mbi këto fjalë, dëgjoje cila ka qenë fjala e parë pasi që është therur Omer ibën Hatabi me thikë. Kurse neve duke mos na mungua asgjë nga pasuria dhe shëndeti sa kujdesemi për namazin tonë!?

Pasi që e kuptoi Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka gjakderdhje të madhe nga plaga e kuptoi se ishte në çastet e fundit të jetës së tij, por edhe në këtë gjendje atë përsëri diçka e preokuponte dhe e mundonte. E thirri të birin e vet Abdullah ibën Omerin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe i tha:

– Shko te Aisheja, nëna e besimtarëve dhe thuaj se të bën selam Omeri, dhe mos i thuaj prijësi i besimtarëve sepse prej sot unë nuk jam prijësi i besimtarëve. Dhe thuaj se Omeri kërkon prej teje leje që ta lejosh të varroset bashkë me dy shokët e tij (të Dërguarin e Allahut dhe Ebu Bekrin).

Kjo të bën te mendosh se sa ka qenë i lidhur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) me shokët e tij edhe në këtë gjendje të rëndë, e pa dyshim se këto fjalë dhe këto dëshira në këto çaste dalin vetëm se nga njerëz të mëdhenj të umetit sikurse ishte Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

Shkoi Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tek Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe ia tregoj dëshirën e babës së vet. Iu drejtua nëna e besimtarëve Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) të birit të Omerit dhe i tha:

– Betohen në Allahun se atë vend e kisha ruajtur për vete, mirëpo nëse ajo është dëshira e fundit e Omerit do t’i jap përparësi Omerit mbi mua.

U kthye Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tek babai i tij, kur e pa babai i vet tha:

– Me ulni – pasi ishte shtrirë – pastaj e pyeti djalin e vet:

– Çfarë të tha Aisheja o biri im? – i tha djali i vet:

– Të përgëzoj o babai im se ajo u pajtua me mendimin tënd!

Në këto çaste shndriti fytyra e Omer ibën Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) nga gëzimi sepse iu realizua dëshira e tij e cila e brengoste në ato çaste, brenga e cila për të ishte pa dyshim e madhe, e nuk ishte si brengat tona siç janë në ato çaste për mallin e tij, për hallallëkun e tij, për familjen e tij, për pronat e tij etj, porse ishte që të varroset afër të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që të jetë me të shokë në këtë botë dhe në botën tjetër. Pas kësaj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tha:

– Në qoftë se vdes ma lani xhenazen, pastaj ma qefinosni, pastaj trokitni tek dera e Aishes dhe thoni se Omeri po kërkon leje përsëri për së dyti të varroset afër të Dërguarit të Allahut dhe Ebu Bekrit, e në qoftë se u lejon atëherë më varrosni, e nëse nuk ju lejon atëherë më varrosni tek varrezat e muslimanëve. Pak para se ndërroi jetë na çastet e fundit të jetës së tij, djali i tij Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e vendosi kokën e babait mbi kofshën e këmbës së  tij (sepse Omeri e kishte kokën në tokë) kur e pa këtë veprim Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i tha të birit të tij:

– Lere kokën time në tokë se ndoshta Allahu do ta mëshiron Omerin, ah i mjeri unë sikur të dilja nga kjo botë duarthatë pa asnjë post, as për ju e as mbi ju (d.m.th. pa këtë përgjegjësi të madhe si kalif i gjithë besimtarëve në atë kohë) , do të kisha dëshiruar që të mos më kishte lindur nëna, e sikur të kisha qenë një gjeth i cili në vjeshtë vyshket dhe kur bie në tokë bëhet copë-copë, grimcohet.

Kush ishte ky burrë me emrin Omer ibën Hatabi? Ky ishte ai i cili falej tërë natën, agjëronte shumë, të cilit nga të qarat e shumta ishin bërë dy viza në faqet e tij nga lotët si pellgu i lumit, i cili mori pjesë në gjithë betejat me të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), frikohej vazhdimisht se mos jetë nga munafikët prej të cilëve kishte paralajmëruar i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) edhe pse ishte i përgëzuar me xhenet qysh në këtë jetë…dhe përsëri i thoshte këto fjalë “Sikur të isha një gjeth i cili vyshket në vjeshtë…” që të mos merret në llogari ditën e gjykimit nga Allahu i madhëruar. Vdiq Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) sepse Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Vdekja e Othman ibën Afanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

Pastaj prijës i besimtarëve u bë Othman ibën Afani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili i udhëhoqi muslimanët për njëmbëdhjetë vjet. Por pas lindjes së trazirave të shumta në umet nga fraksione të ndryshme dashakeqe erdhi edhe deri tek vrasja e Othman ibën Afanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Atë ditë që vdiq ky sahabi i urtë, dhëndri i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e pa në ëndërr të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili i tha: Sonte do ta hash iftarin me neve. (d.m.th. me mua, Ebu Bekrin dhe Omerin) E pas kësaj ëndrre atë ditë ia rrethuan shtëpinë kalifit të muslimanëve i cili i refuzoi që ta ruajnë atë natë djemtë e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) Husejni dhe Haseni (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Pasi që sahabët e kishin kuptuar se në ato kohëra trazirash mund ta vrasin edhe kalifin e muslimanëve dhe shumica e sahabëve nuk ishin në Medine por kishin shkuar në Mekë për në haxh. Kur hynë atentatorët në shtëpinë e Othman ibën Afanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) fillimisht ia lënduan bashkëshorten e më pas e vranë dhe kalifin duke lexuar Kur’an. Shpërtheu gjaku i kalifit e cila ia kaploi mjekrën e tij të pastër, ishte i agjërueshëm dhe ndërroi jetë duke e bërë lutjen e tij të fundit: La ilahe il-la ent, Subhanek, in-ni kuntu minedhalimin – Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, i lartësuar është Allahu, e unë jam nga keqbërësit. Ra i vdekur ky burrë i urtë, duke e mbaruar jetën e tij me lutjen e Junusit (paqja e Allahut qoftë mbi të), ndërroi jetë njeriu nga i cili kishin turp edhe melaiket, e kjo sipas një thënie të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

E kush ishte Othmani r.a.? Ai ishte sahabiu i cili qante shumë nga frika e Allahut, kur i përmendej varri dhe jeta në të, ai qante pa masë sa që ia zbutnin mjekrën lotët e tij nga të qarit e tepërt. E kur e pyetën se pse qante më shumë kur përmendej varri se sa xheneti dhe xhehenemi, u thoshte:

– E kam dëgjar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Varri është shtëpia e parë në ahiret, në qoftë se në varr gjatë llogarisë i ecin mirë punët robit atëherë çdo gjë pas saj do të jetë mirë për të, e nëse gjatë llogarisë në var nuk i ecin punët mirë robit atëherë çdo gjë pas saj nuk do të jetë mirë për të.”

Vdiq Othmani, sahabiu i cili në një luftë e ndihmoi ushtrinë muslimane me gjithë pasurinë e tij duke i dhuruar asaj përafërsisht 900 kuaj dhe 90 deve, e si pasojë e kësaj tha i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi të): “Nuk i bën dëm asgjë Othmanit pas kësaj që bëri.” Ishte lexues i madh i Kur’anit të lartë, baba i jetimëve, i vejushave, i të vobektëve. Vdiq Othmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) sepse Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Vdekja e Ali ibën Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

Pas Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) siç e dimë u bë kalif Ali ibën Ebu Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), në kohën e tij ndodhën shumë trazira të brendshme të cilat Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i përballoi të gjitha me sukses. Por në një mëngjes pak kohë para namazit të sabahut në kohën e istigfarit, pasi që Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e kishte falur namazin e natës doli për në xhami. E sulmuan rrugës për në xhami dhe e vranë dhëndrin e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi të). Vdekja e tij është shumë larg disa vdekjeve të tjera në këtë kohë, ku njerëzit sot në këtë kohë vdesin pasi që kanë bërë shumë mëkate gjatë natës e në mëngjes në gjendje të ndryshme i gjen vdekja, kurse të parëve tanë të mirë, vdekja u ka ardhur duke shkuar në xhami, duke luftuar në rrugën e Allahut, duke dhënë këshilla e kështu me radhë.

Kur i erdhën çastet e fundit të jetës Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tha: Nëse unë mbetem gjallë ma leni mua në dorë personin që më lëndoi, e unë do vendos nëse do ta vras ose do ta lëshoj të lirë, por nëse unë vdes atëherë ju vriteni atë, sepse unë do t’i hakmerem atij në ditën e gjykimit përpara Allahut Fuqiplotë. Nuk shkoj shumë kohë pasi tha këto fjalë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) vazhdoi ta përsërisë shehadetin vazhdimisht derisa ndërroi jetë. Vdiq “luani i Allahut’, muxhahidi i muslimanëve , prijësi i tyre, nipi i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Vdiq Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) pasi që Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Vdekja e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

Ebu Hurejra, transmetuesi më i madh i haditheve, shoqëruesi më i ngushtë i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai i cili, pasi që e pranoi islamin nuk u nda nga i dashuri i tij Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai prej të cilit na transmetohet një pjesë e madhe e sunetit të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur i erdhën çastet e fundit të jetës tha:

– Ah sa pak jam përgatitur për këtë ditë, rruga është tepër e gjatë kurse  furnizimi i im për këtë rrugë është shumë i vogël.

Këto fjalë dolën nga goja e atij i cili nuk iu nda të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) derisa i Dërguari ynë nuk ndërroi jetë, transmetuesi i madh i dijes, ai i cili e mësoi drejtpërsëdrejti islamin në çdo aspekt të tij nga ai mbi të cilin u zbrit kjo fe, e çfarë na mbetet neve të themi për vdekjen, kur e dimë se sa neglizhent dhe të shkujdesur jemi? Çfarë do themi ne që na kanë mbuluar mëkatet që nuk mërzitemi për kohën që na kalon kot, duke mos përfituar nga ajo?

Vdiq Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) sepse Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Vdekja e Muadh ibën Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

Në historinë e sahabëve nuk mundemi pa e përmendur edhe këtë sahabi të madh, këtë person për të cilin vet i Dërguari i Allahut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tha me gojën e tij se është më i dituri mbi hallallin dhe haramin, ambasadori i të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që u dërgua nga vetë ai në Jemen për ta përhapur fjalën e Allahut. Çastet e fundit të jetës së tij ky sahabi i bëri para sabahut, kur ishte në prag të vdekjes e pyeti djalin e tij:

– A erdhi koha e sabahut? – i tha djali i vet:

– Jo akoma. – E pyeti përsëri pas pak kohësh”

– A erdhi koha e sabahut? – i tha djali i tij:

– Jo akoma. – e pyeti për së treti:

– A erdhi koha e sabahut? – ia ktheu përsëri djali i tij:

– Jo akoma. – atëherë tha:

– Kërkoj mbrojtje nga ajo natë pas të cilës sabahu i saj të çon në Zjarr të xhehenemit. – pastaj u lut dhe tha:

– O Allah vetëm Ti e din se unë me të vërtet të kam pasur frikë Ty, ndërsa tash shpresoj vetëm prej Teje. Ti e din se unë nuk e kam dashur dynjanë për të ndenjur gjatë në të, e as për rrjedhjen e lumenjve të saj, e as për pemët e saj. Por e kam dashur për të agjëruar në ditët e nxehta të saj, për namazin e natës dhe për ndejat me dijetarët.

Medito vëlla i nderuar rreth fjalëve të këtij sahabiu dhe të tjerëve nga ata, se pse kanë qarë dhe për çfarë janë mërzitur?!

Ndërsa ne:

Epshi qanë për dynjanë edhe pse e din se shpëtimi është të bësh divorc nga ajo.

Njeriu pasi të vdes nuk ka shtëpi ku të banoj

Pos asaj shtëpie të cilën e ka ndërtuar

Ne qoftë se e ka ndërtuar më të mira lum për banimin në të

Ne qoftë se e ka ndërtuar me të këqija mjerë për banimin në të

Vdiq Muadh ibën Xhebeli sepse Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Po ashtu transmetohet se një grua e devotshme e cila në vete e ndjeu se i është afruar vdekja, iu drejtua burrit të saj dhe i tha:

– Dua të shkoj në Meke, dua ta shoh shtëpinë e Allahut-Qabenë. – Para se të niset i përshëndeti të gjithë fëmijët e saj, sikurse më nuk do të ketë mundësi t’i takojë përsëri.

E bëri tavafin dhe sajin, e kreu umren, iu drejtua Allahut dhe iu lut sinqerisht. Kur morën rrugën për tu kthyer pësuan të dytë një aksident dhe gruaja u lëndua rëndë në kokë. Menjëherë pas aksidentit burri i saj e nxori nga vetura e aksidentuar në një anë të rrugës që ta qetësojë, porse gruaja ishte në çastet e fundit të jetës së saj, e ngriti gishtin tregues nga qielli dhe tha:

– La ilahe il-lAllah – pastaj iu drejtua burrit të saj dhe i tha:

– Bëju selam familjes time dhe thuaju se takimi ynë i ardhshëm do të jetë në xhenet.

Vdiq kjo grua e devotshme pas bëri umren , me këto fjalë bindëse ,vdiq pasi që Allahu ka thënë: “Ti (o Muhamed) do të jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur.” (Zumer:30) dhe ka thënë: “Çdo gjë do të zhduket përveç fytyrës së Zotit tënd që është i madhëruar dhe i nderuar.” (Rahman:26-27)

Përfundimi i keq

Dallimi mes të devotshmëve dhe mëkatarëve dallon shpesh edhe në mënyrën e vdekjes së tyre. Një djalë i ri i cili ishte shumë i paturpshëm, madje nga haramet që i bënte nuk e largonte as turpi nga njerëzit. Shpesh kur kaloja  rreth shtëpisë së tij dhe kur e takoja me shoqërinë e tij e këshilloja pasi që shpesh e takoja duke polemizuar në çështje të kota dhe duke e humbur kohën në biseda të kota. Shpesh u thosha:

– O djem, Allahut ia keni borxh namazin, faleni namazin më së paku, pastaj veproni çfarë të doni. – me shpresë t’i mëshirojë Allahu dhe t’i udhëzojë. Porse asnjëherë nuk ju përgjigjen ftesës. Më vonë na treguan se ai grup djemsh kishin vendosur të shkojnë në udhëtim në disa shtete joislame. Duke e ditur qëllimin se pse duan të shkojnë atje, përsëri i këshillova. Porse nxitjet e shejtanit ishin më bindëse se sa fjalët e këshilluesve, sikur ai kishte dalë fitimtarë me ta, duke ua zbukuruar veprat e ulëta në të cilat kishin rënë dhe nuk kishte kthim prapa, pikërisht ashtu siç e ka thënë edhe Allahu në Kur’anin famëlartë. Pasi shkuan, nuk kaloi shumë kohë u kthyen për një arsye të veçantë! U kthyen duke e bartur me vete xhenazen e shokut të tyre për të cilin flisnim. Çfarë kishte ndodhur?! Një natë pasi ishin dëfryer në mëkate dhe harame, shokut të tyre i kishte rënë infarkt në zemër dhe për shpejt kohë në spital kishte ndërruar jetë. Kur shkuan ishin shumë të gëzuar dhe të lumtur por kur u kthyen ishin të mërzitur dhe të pikëlluar se e humbën shokun e tyre.

A thua vallë ky djalë i ri kishte menduar se ky mund të jetë udhëtimi i tij i fundit? Pas gjithë kësaj që ndodhi një ditë unë vetë shkova tek varri i tij dhe i kujtoja në vete këshillat që ia kisha bërë këtij personi, sa  e sa e kam këshilluar dhe këshilluar porse pa përgjigje pozitive nga ai. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Thash me vete: Sikur të kishte shkuar ky djalosh në luftë në rrugë të Allahut dhe të ktheheshe i vrarë, pa dyshim do ishim gëzuar të gjithë, madje do lakmonim një vdekje të tillë, sikur të na kishte ardhur i vdekur prej ndonjë vendi ku ka shkuar për të kërkuar mjekim pas që ka qenë i sëmurë, do të ishim mërzitur për të, apo të kishte shkuar në ndonjë vend për studime dhe për të nxënë dije nga dijet e kësaj botë do të mburreshim me të, porse kjo lloj vdekje e tij ishte më e keqe e mundshme dhe më pak që dëshironim ta dëgjonim.

Robër të Allahut: Kini frikë Allahun, sepse sa e sa të jetojmë jeta është e shkurtër, madje edhe sa e sa të përjetoj robi nga kjo botë ajo është e pavlerë, prandaj të mundohemi ta përkujtojmë sa më shpesh vdekjen, ajo e cila do ta ndihmoj ta përmirësojmë vetveten. T’i vizitojmë varrezat sepse ato na përkujtojnë më së miri vdekjen, të shkojmë në ndejat e dhikrit sepse ato na e zbusin zemrën me besim. Mos harro vëlla i dashur kur të të ngurtësohet zemra përkujtoje Allahun, botën tjetër, vdekjen dhe përfundimin tënd, Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar kini frikë Allahun dhe le të shikojë secili prej jush se çfarë ka përgatitur për nesër, kini frikë Allahun sepse Allahu me të vërtetë e din se çfarë punoni, e mos u bëni si ata të cilët e harruan Allahun, e Allahu e bëri që ata ta harrojnë vetveten, mu këta janë të prishurit.” (Hashr:18-19)

O Allah o Zoti ynë, na e bën jetën tonë më të mirë se ajo që kaloi, bëre që veprat tona të fundit të jenë më të mirat nga gjithë veprat tona, na i bën ditët më të mira ditët kur do të të takojmë Ty. O Allah na i zgjatë jetët tona, na i përmirëso veprat tona, na mundëso të vdesim me pendim të sinqertë, si dëshmorët e tu, na mëshiro pas vdekjes tonë o Zot i botëve. S’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, më Fisniku më i Mëshirshmi Ti je o Zoti ynë, o Zoti i Arshit të madh, Zoti i qiejve dhe i tokës.

La ilahe il-lAllah ne me këtë fjalë jetojmë, me këtë fjalë duam të të takojmë Ty o Allah dhe të lutemi që të na e bësh këtë fjalë të fundit në jetën tonë. O Allah na e lehtëso vdekjen dhe agoninë e saj, jetën në varr dhe terrin e saj, si edhe nga pyetjet e vështira në të. Na mbro nga shtrëngimi në të, nga frika e ditës së ringjalljes. O Allah vepro me ne me mëshirën Tënde sepse ti je Falës, na i fal mëkatet tona, lëshimet tona, na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo neve ndaj jobesimtarëve. Na jep siguri në vendet tona, na i përmirëso udhëheqësit tonë, pajtoi gjithë muslimanët në një rresht, na i përmirëso raportet me njëri tjetrin, na ndihmo o i Gjithëmëshirshëm, më Krenari më i Larti.

Kërkojmë prej Allahut falje, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, shokët e tij, familjen e tij në përgjithësi.

Burimi; albislam.com

Përktheu dhe pershtati: Nexhat Ceka

Publikimi i pare: 06/Shtator/2014

0 3088

A – Para Sabahut

1. Falja e namazit të natës, Allahu thotë: “A është i njëjtë ai i cili falet natën, bën sexhde, rrinë në këmbë, i  ruhet dënimit të botës tjetër dhe shpreson mëshirën e Zotit.” (Zumer:9)

2. Ngrënia e syfyrit, ka thënë i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet (mirësi).” (Transmeton Muslimi)

3. Të bën istigfar (kërkon falje nga Allahu) para ezanit të sabahut, thotë Allahu: “Dhe ata të cilët në kohë të syfyrit (kah mbarimi i  natës) kërkojnë falje nga Allahu.” (Dharijat:18)

4. Falja e suneteve të sabahut, ka thënë i  Dërguari i  Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Dy rekate (sunete) të sabahut janë më të vlefshme se dynjaja dhe çfarë ka në të.”(Transmeton Muslimi)

B – Pas lindjes së agimit:

1. Shkuarja herët në xhami për ta falur namazin e sabahut me xhemat, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)  ka thënë: “Sikur ta dinit vlerën e jacisë dhe sabahut do të vinit në xhami qoftë edhe zvarrë.” (Mutefekun alejhi)

2. Përmendja e Allahut dhe bërja dua derisa të thërrasë ikameti, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Lutja (duaja) ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet (d.m.th. pranohet).” (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)

3. Ulja dhe ndenjja në xhami pas namazit të sabahut, për të lexuar Kuran dhe për ta përmendur Allahun deri sa të lind dielli, pasi që i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pas faljes së namazit të sabahut ulej këmbëkryq derisa lindte dielli. (Transmeton Muslimi)

4. Falja e dy rekateve (pas lindjes se diellit) i  Dërguari i  Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat e më pas ulet dhe e përmend Allahun derisa të lind dielli pastaj i  fal dy rekate ka shpërblimin e umres së plotë ,të plotë.” (Transmeton Tirmidhiu)

5. T’i lutet Allahut t’i jep bereqet gjatë ditës, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë në lutjen e tij: “O Allah të lus të më japësh të mirat e kësaj dite, ndihmën e saj, ma hap rrugën, ma ndriço këtë ditë, më jep mirësitë e kësaj dite, udhëzimin e saj, kërkoj mbrojtje nga Ti nga e keqja e kësaj dite dhe nga e keqja pas saj.” (Transmeton Ebu Davudi)

6. Gjumi me shpresë të shpërblehet për të nga Allahu, thoshte Muadhi (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij): Unë shpresoj që edhe për gjumin tim të më shpërblen Allahu siç më shpërblen për namazin tim.

7. Shkuarja në shkollë apo në punë, i  Dërguari i  Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ushqimi më i  mirë i  njeriut është ai ushqim që e fiton me dorën e tij dhe pejgamberi i  Allahut Davudi hante nga ajo që e fitonte me  duart e tij.”(Transmeton Buhariu)

8. Të përkujtosh Allahun gjatë ditës sa të kesh mundësi, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Banorët e xhenetit nuk do të pendohen për diçka më shumë sesa për kohën e lirë cila u ka kaluar pa shfrytëzuar dhe nuk e kanë përmendur Allahun.”(Transmeton Taberaniu)

9. Të jep sadaka diçka gjatë ditës, që me këtë gjest ta fitojë lutjen e jelekut, të cilën na e përcjellë i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “O Allah jepi atij i  cili jep.” (Transmeton Muslimi)

C – Dreka

1. Të fal namazin e drekës me xhemat, ta mbërrin tekbirin fillestar me imamin dhe mundësisht të shkon sa më herët në xhami, Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i  kënaqur prej tij) ka thënë: I  Dërguari i  Allahut na i  ka mësuar sunetet e udhëzimit, një prej tyre suneteve të udhëzimit është falja e namazit në xhamitë ku thirret ezani. (Transmeton Muslimi)

2. Të pushon (të flejë) pak pas dreke me nijet të mirë, pasi që i  Dërguari i  Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Edhe ndaj vetes tënde ke borxh.

D – Ikindia

1. Falja e namazit të ikindisë me xhemat duke pasur kujdes të falësh edhe sunetet, pra katër rekate para farzit të i kindisë, ka thënë i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Allahu e mëshiroftë atë person i  cili i  fal para ikindie katër rekate.”(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

2. Të dëgjojë ligjërata në xhami nëse mbahen, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush shkon në xhami me të vetmin qëllim që të mëson diçka të mirë ose ti mëson njerëzit i  llogaritet sikur ta ketë kryer haxhin e plotë.” (Transmeton Taberaniu)

3 – Ndenjja në xhami, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush merr abdes në shtëpi dhe e përkryen abdesin e tij pastaj vjen në xhami ky njeri llogaritet vizituesi i  Allahut si dhe obligim i  të Vizituarit është që ta nderon vizituesin.”(Transmeton Taberaniu me zinxhir të mirë)

E –Akshami

1 – Të bën dua para perëndimit të diellit, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Tre personave u pranohen duatë, atij që i  është bërë padrejtësi, agjëruesit deri sa të çel i ftar dhe prindit për fëmijën e tij.” (Transmeton Tirmidhiu)

2 – Të han iftar duke e thënë këtë lutje:” Kaloi uria dhe u lagën venat dhe u fitua shpërblimi me shpresë tek Allahu.” (Transmeton Ebu Davudi)

3 – Falja e namazit të akshamit në xhami me xhemat sa më herët.

4 – Ndenjja me familjen pas iftarit, kur takohen gjithë anëtarët e familjes bashkë dhe përmendja e gjërave të dobishme, madje qoftë mësimi i  këtyre gjërave vetëm i  bashkëshortes, i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Gruas tënde i ke borxh.”

5 – Ardhja në xhami sa më herët para jacisë dhe bërja e dhikrit të mbrëmjes.

F – Jacia

1 – Të qenit gati nga gjitha nevojat para namazit të jacisë për të falur namazin jacisë bashkë me teravinë duke pasur parasysh se gjithë namazi mund te zgjasë gjatë.

2 – Falja e namazit të jacisë të plotë bashkë me teravine deri në fund, pra duke e shoqëruar imamin deri sa ta mbarojë namazin, i  Dërguari i  Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai i  cili falet natën gjatë ramazanit me besim në Allahun dhe shpreson në shpërblimin e Tij i  falen mëkatet e kaluara.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi), kurse në një hadith tjetër ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë në muajin e ramazanit bashkë me imamin deri në fund duke e shoqëruar atë, do ti quhet atij sikurse është falur tërë natën deri në agim.

3 – Nëse e fal vet namazin e natës ta fal vitrin në fund të natës, ka thënë i  Dërguari i  Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Namazin e fundit të tuajin gjatë natës bëjeni vitër-tek.” (Mutefekun alejhi)

Program i  hapur

Vizito të afërmit, shokët, fqinjin, nxito të jesh sa më aktiv në thirrjet, aktivitetet e ramazanit, lexo libra, përsëriti rregullat e dispozitave bazë me të cilat përballesh çdo ditë, javë apo vit, siç janë të namazit, abdesit, xhumasë, agjërimit etj. Lexo ta përsosësh moralin dhe sjelljen tënde, mundohu të jesh sa më aktiv në këtë drejtim sidomos me familjen tënde, merr pjesë në ligjërata që mbahen në vende të ndryshme, mundohu që edhe ti të organizosh të tilla duke thirrur nxënës të dijes për këshilla, apo duke i  ftuar në iftar në shtëpinë tënde apo në farefisin tënd për të dhënë këshilla. Merr pjesë në organizimin e tribunave, të sofrave të iftarit, mbledhjes së zekatit, mbledhjes së fitrave, shpërndarjes së tyre jetimëve, të varfërve e nevojtarëve etj.

Po ashtu mundohu që çdo moment të këtij muaji ta shfrytëzosh për ngritjen e besimit tënd dhe shfrytëzo hairin dhe mirësinë e këtij muaji të bekuar, madje qoftë duke mos e ndërprerë dhikrin nga goja jote aspak, pasi që rrugët për në xhenet janë të ndryshme, e ai i cili është përmalluar për xhenetet e Allahut nuk pushon aspak duke i  kërkuar dhe shfrytëzuar ato në çdo kohë, vend dhe mënyrë.

Burimi; albislam.com

Përktheu: Nexhat Ceka

0 3409

Ditë kaluan, muaj mbaruan, historia e bëri rrotullimin e saj, na vijnë ditë të bekuara të cilët na përgëzojnë për ardhjen e muajit të ramazanit, por para kësaj pritje në muajin hënor është muaji i shabanit. Muaj i cili me vete u bën një përkujtim muslimanëve me tërë mirësite që i posedon, prandaj çdo musliman e di se muaji i Shabanit është muaj nga muajt vjetor “Numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë.” (Teube:36) Mirëpo muslimani me ardhjen e muajit Shaban ndjenë në veten e tij kënaqësi të madhe “Thuaj: Me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, me këtë le të jenë të kënaqur kjo është më e mirë nga ajo çfarë grumbullojnë.” (Junus:58) Prej këtu do të ndalemi në disa pika etike e morale që kanë të bëjnë në lidhje me këtë muaj.

1. Dispozita e këtij muaji

Ky është muaji në të cilin shpërndahet mirësi e madhe, për këtë arsye i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka dhënë përparësi nga muajt tjerë nga ana e adhurimit. Specifikë e këtij muaji është se ky është muaji i dashur i Muhamed Mustafasë (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), transmeton imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) nga Enes ibnu Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: “i Dërguari i Allahut agjëronte aq shumë sa që mendonim se nuk do ta prish asnjë ditë agjërimin, derisa thonim: Këtë vit i Dërguari i Allahut do ta agjëroj tërë vitin. Pastaj nuk agjëronte një kohë derisa thonim: Këtë vit nuk do të agjëroj i Dërguari i Allahut. Ndërsa agjërimi më i dashur tek ai ishte në muajin Shaban.”Si pasojë qëndrimi ynë etik në këtë pikë është: Vallë a e don atë të cilin e ka dashur i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe a ke ëndje për këtë muaj ashtu siç ka pasur i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe sa i lidh ti çështjet tua me ato çështje të cilat i ka dashur i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)? Ky është provim praktik pra ta duash atë që e don Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Apo siç ka thënë i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Nuk beson ndonjëri prej jush derisa epshi i tij nuk e ndjek atë me të cilën jam i dërguar unë.” [1]

2. Shfaqen veprat

Në këtë muaj ngriten veprat tona te Allahu i lartësuar, transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Usame ibn Zejdi se i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ky është muaj në të cilin ngriten veprat te Zoti i botrave, unë dëshiroj që të ngrihet vepra ime duke qenë i agjërueshëm. [2]Pra në këtë muaj Allahu i nderon robërit e Tij me këtë dhuratë, dhurata e shfaqjes së veprave tona para Allahut, pas kësaj vjen ajo e dëshiruara pranimi i veprave të cilat i do Ai. Këtu patjetër duhet të ndalemi dhe të themi se: Me të vërtet muaji i Shabanit është muaj i ceremonisë së përmbylljes së veprave tona si dhe korja e veprave tona për këtë vit. Prandaj lind pyetja: Vallë so do të përfundon viti yt? Pastaj në çfarë halli je ti kur veprat tua do të shfaqen tek Allahu i Lartësuar? Si dhe me çfarë dëshiron të ngritet vepra yte tek Allahu? Ky është pa dyshim një moment i prerë i vendosur në historinë njeriut, ku do të definohen veprat e tua në bazë të kësaj esence, thotë Allahu në Kuran: “Tek Ai ngritet fjala e mirë dhe vepra e mirë.” (Fatir:10) Prandaj a dëshiron që vepra yte të ngritet duke i zbatuar urdhërat e Allahut? Përpiqu të jesh i qëndrueshëm ne fëne e Tij, i sinqertë, praktikues i fesë së Tij, sakrifikues, bëj xhihad për tek Ai. Pra mos ler të ngriten veprat e tua duke ndejtë rehat, i ulur, pa ambicje të larta, i plogësht, përtac, pa sakrifikuar, pesimist gjatë thirrjes në rrugën e Allahut duke ua lën fajin udhëheqësve apo nxënësve të dijes apo mjeteve financiare. Nga e gjithë kjo bëhu nga ata që e llogarisin vetveten, nxito në vepra të mira para se të ngriten veprat e tua te Allahu në muajin e ngritjes së veprave.

3. Turpërohu nga Allahu

Në hadithin pak para ketij duhet të ndalemi pak dhe të meditojmë mbi gjendjen e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në muajin Shaban. Në të vërehet qartë udhëzimi i tij në praktikën, veprimin me zemër dhe me trup gjatë muajit Shaban. Medito mbi turpin që e ka shprehur i Dërguari i Allahut në hadithin ku thotë:” Dëshiroj të ngritet vepra ime duke qenë i agjërueshëm.” Në hadith vërehet turpi me të cilin është turpëruar i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pasi që ka dashur që që Allahu ta sheh vetëm se të agjërueshëm. Madje kjo është dhe më parësorja e cila duhet ta brenë muslimanin, pra të ketë turp kur mendon se Allahu e shikon, e ai në ato çaste çfarë është duke bërë.

Prandaj disa prej selefit – të parëve tanë të mirë kanë thënë: Ose falu ashtu siç meriton Allahu apo mer ndonjë Zot të cilit i përshtatet namazi yt. Andaj turpërohu nga Allahu për kohën të cilën e ke humbur duke mos e përmendur Allahun, turpërohu për veprat që nuk kanë qenë në ndihmë të fesë tënde, në thirrjen në rrugën e Allahut, për ti promovuar vlerat e ligjit të Allahut, turpërohu për lapsin dhe mendimin të cilin nuk e ke përdorur për ta përhapur mesazhin islam. Turpërohu për pasurinë të cilën nuk e ke shpenzuar për ta përhapur fenë e Allahut, përkundrazi je treguar koprac, turpërohu nga fletët e librit tënd të cilat janë shënuar nga melekët, të cilët kanë shënuar mëkatet e tua gjatë shikimit në harame e paturpsi, që janë mbushur me neglizhencë dhe humbje kohë në gjëra të padobishme. Të gjitha këto çfarë u cekën vëlla i dashur ta bëjën të patjetërsueshme të kësh turp nga Allahu dhe ta kësh frikë Allahun sa të kesh mundësi.

4. Falje mëkatesh

Muaji i Shabanit është dhuratë nga Allahu të cilën ia ka dhuruar umetit të Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ngase Allahu me disa dite dhe muaj i nderon robërit e Tij që ata përmes tyre ti afrohen sa më shumë Zotit të tyre. Po ashtu nder i madh prej Allahut për krijesat e Tij është fakti se në natën e mesit të muajit Shaban Allahu ua ka dhuruar besimtarëve të Tij një dhuratë të çmuar., ka thënë Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Allahu i Lartësuar në natën e mesme të muajit Shaban ua falë gjithë krijesave të Tij mëkatet përpos mushrikëve dhe grindavecëve.”[3]Ky është një rast i volitshëm për çdo mëkatar që është neglizhent ndaj hakut të Allahut të reflektoj, ky është një rast tepër i mirë për tu pastruar gjokset nga zilia, mosmarëveshjet, grindjet, urejtja, smira që ekziston në mes besimtarëve, për tu çliruar nga prangat e këtyre veseve njëherë e përgjithmonë dhe duke e bërë moton tonë ajetin e Allahut:” O Allah o Zoti ynë na fal neve dhe vëllezërit tanë që ishin para nesh dhe mos na bën që të kemi urejtje në zemrat tona për ato të cilët kanë besuar, o Allah o Zoti ynë Ti je më i Buti, Mëshiruesi.”(Hashr:10)

Disa prej selefit kanë thënë: Veprat më të mira janë: Zemra e pastër joziliqare, liberalizmi i shpirtit dhe këshillimi i besimtarëve, me këto cilësi arihet qëllimi, kurse zotëriu i popullit është ai i cili falë. Prandaj le ta shfrytëzon këtë rast ai i cili ka rënë në mëkat, harëse, lëshim sa do i madh të jetë, po ashtu kjo është një rast i volitshëm për çdo mëkatar të cilin e ka mundur epshi i tij dhe vazhdon në mëkate që të meditoj për gjendjen e tij, për ti dhënë besën vetvetes që të ndaloj nga mëkatet ti luftoj ato, pra të bëj xhihad me nefsin e tij dhe ta bëj profesion të vetin çdo herë që mundet nga epshi i tij teuben dhe istigfarin, pasi që siç dihet i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Të gjithë bijtë e Ademit janë mëkatar kurse më i miri prej tyre është ai i cili pendohet.”[4]

Pra ky muaj është një rast i mirë për mua, për ty dhe për çdo kënd tjetër për tu pastruar para muajit të madh të ramazanit, për të hapur një faqe të re në jetën tonë, që në të ,që sot e tutje të shkruhet ndryshe, të mbushen faqet e reja me punë të mira dhe të hajrit të cilat do ti zavëndësojne mëkatet tona duke u bërë përditshmëri e jona puna e dobishme për vete dhe për rrethin që na rrethon.

5. Suneti profetik

Në muajin Shaban tradita e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) përveç bindjes ndaj urdhërave të Allahut dhe namazit të natës ishte edhe agjërimi i shtuar siç na transmetohet për këtë nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) e cila thotë:” i Dërguari i Allahut e ka agjëruar të plotë vetëm muajin e ramazanit, kurse më tepër që agjëronte gjatë muajve të vitit ishte në muajin Shaban.”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Ndërsa në një transmetim të Tirmidhiut dhe Nesaiut thuhet:” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëron në ndonjë muaj më shumë se në muajin Shaban, e agjëronte tërë muajin përpos pak ditëve, madje mund të thuash tërë muajin.” Gjithashtu në një transmetim tjetër të ebu Davudit thuhet:” Muaji më i dashur i të Dërguarit të Allahut për të agjëruar ishte Shabani të cilit ia ngjasonte ramazanit.”[5] Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë:” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëron dy muaj njëra pas tjetrës përpos Shabanit dhe Ramazanit.”[6] kurse në hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) qëndron:” Agjërimi më i preferuar i të Dërguarit të Allahut ishte ai i muajit Shaban.” Për këtë praktikë të agjërimit të të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) thotë: Agjërimi në muajin Shaban është më i vlefshëm se në muajt tjerë. Gjithashtu ai ka thënë: Me këto hadithe tregohet për vlerën e agjërimit në muajin Shaban.” Kurse imam Sanani thotë: Me këto hadithe argumentohemi se i Dërguari i Allahut e veçonte muajin e Shabanit me agjërim më shumë se muajt e tjerë.” Ndërsa dijetarët kanë cekur vlerësimin e agjërimit në këto dy muaj për dallim nga muajt tjerë në atë se: Veprat më të mira vullnetare janë ata të cilat janë më afër muajt të Ramazanit qofshin ato pak para tij apo pas tij. E njejtë vlen edhe me agjërimin e Ramazanit, ku agjërimi më afër tij, e ka pozitën sikurse sunetet e forta të namazit që janë para ose pas farzit, të cilat plotësojnë lëshimet që kanë ndodhur në farze, Kurse si përfundim lind pyetja: A ke bë nijet ti që ta pasosh të Dërguarin tënd në këtë praktik të tij në këtë muaj, pra sa ditë e ke bërë nijet që ti agjërosh nga muaji i Shabanit?

6. Nafilet dhe bindshmëria

Për derisa muaji Shaban ishte muaji i agjërimit, për të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai ishte njëkohësisht edhe muaji i adhurimeve vullnetare dhe përforcimi i bindjes ndaj Allahut. Nxitja për besimtarin në këtë çështje duhet të jetë hadithi kudsij ku Allahu i Lartmadhëruar thotë:” Kush e armiqëson një nga të dashurit e Mi, Unë i kam shpallur luftë atij, nuk më afrohet robi Mua me diçka më të dashur se sa më atë të cilën e kam obliguar. Vazhdon robi të më afrohet Mua me veprat vullnetare derisa Une ta dua atë, e kur ta dua Unë atëherë bëhem shikimi i tij me të cilin shikon, bëhem dëgjimi i tij më të cilin ndëgjon, dora e tij me të cilën punon, këmba e tij me të cilën ec, e poqëse më lutet mua Unë do ti jap, e poqëse kërkon ndihmë nga Unë do ta ndihmoj.”(Transmeton Buhariu:6502) Prandaj pasi që muaji i Shabanit është si një hyrje para muajit të Ramazanit, përmban në vete diç të ngjajshme me të, siç është agjërimi, leximi i Kuranit, sadakaja. Pra është si një shkaktarë për të nxitur në të mira dhe në shtim të adhurimeve, si parapregatitje për muajin e Ramazanit apo muaji i Furkani (ai i cili e dallon të mirën nga e keqja) kurse neve na del si obligim që të mundohemi sa më shumë që ta ndryshojme veten tonë në këtë muaj, që muaj pasardhës të na gjej të penduar, të kthjellur, të pregatitur për një maraton në adhurime shpërblimi i të cilit është garantimi i xhenetit dhe falja e të gjitha mëkateve të kaluara.

7. Stërpikje, ujitje

Me të vërtet muaji Shaban i përngjason muajit të ujitjes, për të cilën bëhet gati që pas këtij muaji ta kor atë që e ka pregatitur në Ramazan.

Ebu Bekër el-Belhiju ka thënë (Allahu e mëshiroftë): Muaji i Rexhepit është muaji i të mbjellurave, Shabani muaji i ujitjes së të mbljellurave kurse Ramazani muaji i të korurave. Po ashtu ka thënë: Shembulli i muajit Rexhep është si shembulli i erës, Shabani si shembulli i mjegullave kurse Ramazani si shembulli i shiut. Prandaj ai i cili nuk mbjell në Rexhep, nuk do të ujit në Shaban dhe si ka mundësi të shpresoj që të korë diçka në Ramazan? Pra përgatitja e selefit ka ecur në këto etapa të cilat i cekëm e si pasojë të korurat e tyre në Ramazani kanë qenë çdo herë të shumta e të bujshme.

Seleme ibn Kuhejli (Allahu e mëshiroftë) thotë: Thuheshte muaji i Shabanit është muaji i lexuesve të Kuranit, gjithashtu edhe Hubejb ibn ebi Thabit (Allahu e mëshiroftë) kur hynte muaji i Shabanit thoshte se ky muaj është i lexuesve të Kur’anit. Ndërsa Amr ibn Kajs el-Mulai kur hynte muaji i Shabanit e mbyllte dyqanin e tij dhe veçohej e izolohej nga njerëzit duke iu përkushtuar leximit të Kuranit. Prandaj vëllau im i dashur mbjell sa të mundish nga të mirat në Rexhep çdo herë dhe mundohu ujit gjithashtu sa më shumë në Shaban që mos të mbjellurat e tua ti kap thatësia e të prishen që të mbesësh duar bosh në muajin e të korurave në Ramazan.

8. Pakujdesia njerëzore

Muaji i Shaban është muaji në të cilin njerëzit në përgjithsi i kap pakujdesia ndaj adhurimeve, urdhërave , suneteve apo edhe farzeve vetëm duke kujtuar se tani duhet pak të pushojnë sepse pas këtij muaji do të duhet ti shtojnë ibadetet pasi që vin muaji i Ramazanit. Madje shpesh edhe pse ky muaj është ndëmjet dy muajve të rëndësishëm, muajit Rexhep një nga muajt e shenjtë dhe muajit të Ramazanit, muaji më madhështorë i vitit. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ky është muaj në të cilin njerëzit bien në gaflet (pakujdesi, janë neglizhent).”[7]   Prandaj për këtë arsye janë ndarë njerëzit në dy grupe: Grupi i parë i cili i është rekur muajit të Rexhepit me ibadet, agjërim, sadaka etj. duke u munduar që të mbjellurat e tyre të jenë sa më të shumta që në muajt tjerë të korurat e tyre të jenë sa më të shumta. Por duke mos haruar se këtu ka një grup njerëzish të cilët e kanë tepruar negativisht duke shpikur risi-bidate dhe gjëra të kota, e si pasojë e kanë ngritur vlerën e muajt Rexhep më shumë se mauji i Shabanit. Kurse grupi i dytë është ai grup njerëzit e të cilit mjaftohen me shtimin e adhurimit vetëm në maujin e Ramazanit. Mundi dhe sakrifica e tyre është vetëm në këtë muaj e si pasojë tek këta njerëz muaji i Shabanit mbetet muaji i neglizhuar në aspektin e adhurimeve dhe veprave vullnetare, në vëçanti në leximin e Kuranit.

Pikërisht për këtë arsye dijetarët kanë thënë: Ky hadith është argument se duhet të shfrytëzohen kohërat ndaj të cilave njerëzia janë të pakujdësshëm, pasi që tek Allahu janë të dashur ata njerëz të cilët nuk janë të shkujdesur ndaj adhurimit kur një pjesë e madhe e tyre janë të tillë. Për këtë arsye disa nga selefi preferonin që njeriu ta ngjall kohën ndërmjet akshamit dhe jatcisë me namaz nafile pasi që thonin: Kjo është koha e pakujdesisë.

Kjo njëherit na bën që ti pyesim vetet tona: A thua vallë kemi hyrë në radhët e të pakujdëshshmëve gjatë muajit Shaban dhe nuk e vlerësojmë këtë muaj? Vallë a e kemi kuptuar mirë pakujdësinë tonë në të cilën kemi rënë? Kjo është një pikë në të cilën secili prej nesh duhet të ndalet dhe ta pyës veten seriozisht se në çfarë shkalle ka aritur pakujdesia e jonë në këtë muaj, duke u bazuar në ajetin e Allahut ku thotë:” Dhe mos e ndiq atë të cilit ia kemi bërë zemrën të pakujdesshme nga dhikri Ynë (përmendja e Allahut) i cili ndoqi epshin e tij dhe çështja e tij ka marë fund.”(Kehf:28) si dhe ajeti në të cilin thuhet:” Përmende Zotin tënd në vete, me respekt e me frikë dhe jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e mbrëmje dhe u bëj prej atyre që nuk kanë kujdes.”(Araf:205) Po ashtu Allahu thotë në Kuran:” Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shikojnë dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë, ata janë si kafshët, madje edhe më keq se kafshët, të tillët janë ata të pakujdesshmit.”(Araf:179)

E lusim Allahun të na mbron nga neglizhenca e pakujdesia si dhe nga pasojat e tyre, e lusim të na bëj nga robërit e tij përkujtues dhe nga ata që nxitojnë në kryerjen e urdhërave të Tij.

9.Trokit në dyert e xhenetit

Muaji i Shabanit është si roje para dyerve të muajit të Ramazanit, muaji i cili do na i hap dyert e Ramazanit, pasi që siç dihet me hyrjen e Ramazanit hapen dyert e xhenetit, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut:” Kur vjen muaji i ramazanit happen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen shejtanët.”(Mutefekun alejh) E atëherë ku janë ata të cilët i kanë përveshur krahët e tyre? Ata të cilët kanë ëndje të madhe për tu takuar me Allahun? Ata të cilët përmallohen për xhenetet e Allahut? Duke e ditur se xheneti bën thirrje dhe thotë: Unë jam para juve, ku jemi o besimtarët e Allahut! Pra mos haro o vëlla dhe ti motër e dashur se pikërisht në këtë muaj e ke rastin të trokisish në këto dyer në çfarë do mënyre. Mos nguro prandaj trokit në dyert e xhenetit me teube – pendim, istigfar – kërkim të faljes, me kthim drejt rrugës së Allahut. Trokit në dyert e xhenetit me frikërespekt ndaj Allahut, me qëndrim modest para saj duke i përsëritur këto fjalë para portës: Nuk do ta lëshojmë këtë derë derisa të na falen mëkatet! Trokiti dyert e xhenetit me agjërim, namaz nate kur të tjerët flejnë. Trokiti me adhurime që të afrojnë tek Allahu, e ato pa dyshim janë të shumta. Mos haro ,lute Allahun me nënshtrim nga se ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thoshte: Lutuni shumë sepse ai i cili troket shumë herë te dera pritet që sa më herët ti hapet dera në të cilën troket. Prandaj kjo është një thirrje për tu pregatitur, për tu bërë gati për tu ndalë tek rrezja e kësaj dere për të  pritur që sa më shpejt të të hapet dera, e të shohësh nurin e Allahut i cili vjen, e Ai është muaji i Kuranit, Ramazani.

10. Revolucioni i mirëserdhjes se Ramazanit

Muaji i Shabanit është recepsion i mirëseardhjes nga Zoti, të drejtohet muslimani nga adhurimi në Ramazan, kështu që gjatë muajit Shaban përgatitet dhe lexon në lidhje me agjërimin dhe specifikat e ramazanit si dhe shfrytëzimin e tij, duke bërë orar rënditës ditor për ibadetet që do ti bën. Kështu që siç cekëm muaji Shaban llogaritet si recepcioni i muajit të ramazanit, si pasojë gjatë këtij muaji besimtari nxiton në leximin e Kuranit sa më shumë, në agjërim vullnetarë në shtimin e ibadeteve të ndryshme, pra ai këtë muaj e shëndron në një nxitës të fortë për bindje ndaj Allahut të Madhëruar. Duke pasur parasysh se ky muaj shpesh është muaji në të cilin njerëzit janë të pakujdesshëm, të mundohemi nëve këtë ta ndryshojmë dhe më përpjekjet tona ta shëndrojmë këtë muaj si një mikpritës i madh i muajit të bekuar të Ramazanit. Duke u munduar që të evitosh një hyrje me probleme në muajin e Ramazanit, përpiqu që ti bësh të gjitha shkaqet, të stërvitesh që këtë muaj ta presish më një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme. Duke u munduar që obligimin kryesore të këtij muaji, atë të agjërimit ta ndjesh edhe gjatë ajgërimit nafile përpara Ramazanit, t’ja ndjesh ëmbëlsinë që ajo veç ta ketë aritur shkallën më të lartë gjatë muajit të Ramazanit. Që agjërimi i yt në çdo aspekt në muajin e Ramazanit të jetë pa asnjë problem, ta ndjesh kënaqësinë e këtij obligimi madhorë në islam. Vullneti yt të jetë në nivel që dhe ta arish atë për të cilën është urdhëruar agjërimi i këtij muaj madhështorë e ajo është devotshmëria.

Nga ajo që u tha nënkuptohet se për të qenë i suksesshëm në muajin e Ramazanit duhet një investim i madh shpirtërorë qysh në muajin paraprak, pra në atë të Shabanit, duke u munduar të jesh i suksesshëm qysh në recepsion, pra duke hartuar një planprogram të cilin do ta praktikosh qysh në fazën përgatitore e ajo fazë është muaji i Shabanit.

11. Përgatitja shpirtërore

– Pendimi i sinqertë në fillim dhe largimi nga mëkatet, lërja e gjërave të ndaluara, drejtimi kah Allahu

si dhe hapja e një faqeje të re e të bardhë në jetë.

– Shpeshtimi i thënies ”O Allah na bën të mundshme ta mbrimë Ramazanin” kjo është një nga llojet më të forta që ndihmon për pregatitjen shpirtërore dhe atë të besimit tonë.

– Të agjëron sa më shumë gjatë muajit Shaban, kjo edukon trupin dhe e prregatit për ardhjen e Ramazanit. Madje agjërimi ëstë mirë të jetë në dy metoda: Ose të agjëron gjysmën e parë të muajit Shaban komplet ose të agjëron të hënë e të enjte çdo javë dhe ditët e bardha të muajit (ditët 13, 14, 15 të muajit hënor).

– Të jeton nën hijen e Kuranit të madhëruar si dhe të përgatitet për ditët e çmuara të muajit të ramazanit, duke lexuar nga një xhuz ose edhe më tepër sa të ketë mundësi brenda çdo dite gjatë muajit të Shabanit duke mos e anashkaluar meditimin mbi atë që lexohet nga Kurani.

– Ta shijon namazin e natës prej tash duke i falur çdo natë të paktën nga dy rekate ,që edhe ta mund gjumin e tij për tu zgjuar në pjesën e tretë të natës për tu falur. Duke mos u bërë me këtë neglizhent ndaj namazit të sabahut dhe atë mundësisht të jetë i rregullt në namazin me xhemat në xhami.

– Ta shijon gjithashtu edhe kënaqësinë e dhikrit, të kënaqet në “kopshtet e xhenetit” në tokë si dhe të mos e haron dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, para gjumit dhe ta përmend Allahun sa më shpesh.

12. Përgatitja nga ana e dijes

– Të lexon libra të cilat kanë të bëjnë lidhje me dispozitat e agjërimit (më së paku të lexon librin Fikhu Sunneh – të Sejjid Sabikut) duke marrë njohuri në çdo gjë që ka të bëj me agjërimin. Të njihet me punët më të pëlqyeshme gjatë agjërimit, më saktë thënë me sekretet e ramazanit (nga libri Ihja ulumudin). Të lexon komentimin e ajeteve Kuranore që kanë të bëjnë me agjërimin (nga libri “Tefsiri i ibn Kethirit”).

– Të lexon disa libra të cilat do të ndikojnë në shpirtin e tij, do të bëjnë që besimtari të ketë ngritje të imanit të tij, libra të cilat përshkruajnë gjendjen e selefit gjatë muajit të ramazanit, se si ata e kanë përjetuar muajin e ramazanit. Apo të mundohet që ti lexoj të gjitha libërthat, broshurat apo fletushkat që shperndahen shpesh para dhe gjatë muajit të ramazanit çdo vit.

– Të ndëgjon ligjerata (kaseta, CD, DVD) nga dijetarë apo nxënës të dijes në lidhje me pritjen e muajit të ramazanit, në lidhje me pregatitjen për të dhe në lidhje me veprat më të dashura në të.

– Ti përsëris pjesët e Kuranit të cilat i di përmendësh, kjo të jetë përgatitja për në namaz gjatë ramazanit pa marë parasysh a është imam apo xhemat i thjeshtë, po ashtu të dëgjon Kuran sa më shpesh dhe ti mëson duatë e kunutit.

13. Përgatitja për thirrje në fenë e Allahut (Dave)

– Të ndihmon në pregatitjen e ligjeratave, tribunave në të cilat do të flitet për rëndësinë e muajit të Ramazanit si dhe këshillimi i të afërmëve dhe shokëve në lidhje me dispozitat bazë të fesë islame dhe zgjerimi i diturisë në lidhje me vlerën dhe rëndësine e thirrjes në rrugë të Allahut me butësi dhe dituri.

– Organizimi i vizitave të ndryshme me qëllim për shpërndarjen e fletushkave, broshurave, CD-ve, DVD-ve etj. apo edhe dhurimin e dhuratave të ndryshme për tua përfituar zemrat shokëve, të afërmve apo edhe atyre që janë të dobët në iman për ti përfituar dhe për ti ftuar në islam.

– Organizimi i shpërndarjes së revistave apo njohtimeve në lidhje me aktivitetet, ligjeratat apo tribunat fetare në vendbanimet ku jeton secili prej nesh, qoftë nëpër shtëpi apo në pallate.

– Organizimi dhe njoftimi i popullatës për mbledhjen e ndihmave për të varfërit, për mbledhjen e zekatit, për organizimin dhe shtrirjen e iftareve për nevojtarët etj.

– Organizimin e kuizeve të dijes fetare dhe asaj të përgjithshme apo edhe të mësimit përmendësh të Kuranit dhe shpërblimi i më të mirëve në to, si stimul për ti nxitur në kërkimin e dijes fetare si dhe të shkencave të ndryshme për të cilat muslimanët kanë nevojë më shum se kurrë.

14. Organizimi familjar

– Të përkujton familjen e tij qoftë prindërit, gruan apo fëmijët tij se si duhet të pritet ky mik i dashur, se si duhet të kalohet koha me këtë mik të dashur dhe si duhet të përcillet ky mik i dashur, pra muaji i Ramazanit, duke u munduar që të hartoj një planprogram sa më të suksesshëm ditorë në saj të obligimeve të secilit prej familjarëve të tij. Vetëm e vetëm që të përjetohet sa më shumë ëmbëlsia e këtij muaji madhështorë, vazhdimimisht duke qenë i angazhuar me adhurime dhe ibadete të ndryshme për ta plotësuar sa më mirë çdo orë të çmueshme të këtij muaji të begatë.

– Të përfitojnë familjet e besimtarëve nga leximi i librave që trajtojnë se si duhet ata bashkarisht ta jetojnë muajin e Ramazanit (si p.sh. libri “Shtëpitë tona në Ramazani – Ekrem Rida”)

– Nxitjen që familjarët ta shfrytëzojnë kohën duke ndëgjuar ligjerata fetare kur janë duke u çlodhur apo duke gatuar iftar apo edhe në kohë tjera.

– Për të mbajtur edhe ndonjë këshillë të shkurt gjatë pritjes së iftarit apo edhe angazhimin e familjarëve për ta bërë një punë të tillë që të ndihen edhe më të ngrohta raportet ndër familjarë gjatë këtij muajit të bekuar.

– Vizita e farfisit apo edhe thirrja në iftar e farefisit që të përforcohen lidhjet ndër farefisnore në këtë muaj të begatë duke patur në brendësin e tyre shumë qëllime, si takimin, këshillimin, vajtjen bashkë në jaci e taravi etj.

15. Kalitja e durimit dhe e qëndrueshmërisë

– Hapja e faqes së rë në raportet me Allahun që nga ky muaj e tutje.

– Ditët e muajit të Ramazanit ti çmon me status të veçantë.

– Zbukurimi i xhamive duke prezantuar në pesë kohët e namazit në xhami me xhemat, nxitja për ringjalljen e suneteve të cilat kanë humbur në shoqëri ose të cilat janë specifikë për ramazanin si p.sh. ndejtja në xhami pas namazit të sabahut deri në lindje të diellit dhe falja e dy rekateve, itikafi.

– Rrëgullimi, pastrimi i “agjërimit” duke u munduar sa më shumë të largohemi nga fjalët dhe veprat e pa dobishme apo edhe këqija.

– Bamirësia, zemërgjërësia, falja dhe pajtimi ndaj gjithë njerëzve që na rrethojnë.

– Të mundohesh që veten çdo herë ta gjesh në vepra të mira në këtë muaj të begatë, të bëjmë nijet për të bërë sa më shumë vepra të mira, qofshin ata individuale apo kolektive.

– Të mundohemi ta përmirësojmë moralin dhe karakterin tonë, duke u munduar ti zbulojmë të metat tona të shumta, ti evitojmë apo ti asgjësojmë ato duke investuar mund dhe sakrificë të madhe madje edhe me ndihmën e familjarëve dhe shokëve në këtë çështje.

– Të mundohemi ta lexojmë Kuranin disa herë, të mësojmë nga ai përmendësh sa më shumë, të mundohemi që edhe në shtëpi ti falim rregullisht namazet nafile.

16. Pregatitja për xhihad (E cila në këtë rast është ”Lufta me epshin”)

– Abstenimi nga luksi i tepërt, të mundohemi që të jemi sa më asket të paktën në këtë muaj, duke u larguar nga smira dhe zilia që zotëron tek në për të mira të kësaj botë që gjenden tek duart e njerëzve për rreth nesh.

– Kujdesi që mos e teprojmë në ngrënie dhe pirje në këtë muaj si gjatë syfyrit ashtu edhe gjatë iftarit.

– Kujdesi që në këtë muaj gjuha jonë të jetë e lagur vetëm se me dhikër apo lexim Kurani dhe të jetë sa më shumë larg fjalëve të cilat nuk na bëjnë dobi as në këtë botë e as në botën tjetër, pra ruajtja e gjuhës nga fjalët e tepërta në përgjithësi dhe nga ata të këqijat në veçanti. Kujdesi apo xhihadi me epshin, me shejtanin etj. madje për këtë mund të referohemi tek libri “Ramazani – xhihadi deri në fitore” e autorit Halid ebu Shadij.

– Të mëson veten e tij të jetoj jetën e muxhahedinëve, duke e ushtruar veten të duron në sprova e fatkeqësi.

– Të ketë kohë specifike gjatë ditës ku e llogarit vetveten, artikull organizativ për muajin e Ramazanit në veçanti siç e cekëm më lartë planprogram ditorë për leximin e Kuranit, kurse ata që nuk dijnë ta lexojnë Kuranin të insistoj në mësimin e tij sa më shpejt.

Abdullah el Hamid

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Marrë nga: http://saaidd.net

Burimi; albislam.com

[1] Transmeton El-Begaviu në Sherhu Suneh 1/213, zinxhiri i hadithit sipas Albanit është i dobët, Tehrixh Mishkatu Misbah nr. 166.

[2] Sahih Tergib ve terhib fq.425

[3] Sahih ibn Maxheh nr.1140 fq.233, Albani thotë se është hasen .

[4] Transmeton Tirmidhiu, ibn Maxheh, Hakimi, Albani thotë së është Hasen 2/216 në Sahih Tergib ve Terhib .

[5] Albani e ka konsideruar Sahih në Sunen ebi Davud 2/461, nr.2076 .

[6] Albani e ka konsideruar Sahih në Sahih en-Nesai nr.2354 .

[7] Transmeton Nesaiu nr.2317, Albani e ka konsideruar Hasen në Sahih en-Nesai nr.2356..

0 2780

1. Cilët janë llojet e agjërimit !?

1.- Llojet e agjërimit janë: 1. Agjërimi Farz (psh. Agjërimi i Ramazanit). 2. Agjërimi Kaza. 3. Agjërimi i zotimit. 4. Agjërimi i shpagimeve 5. Agjërimi nafile.

2. Kur thuhet dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes!?

2. – Dhikri i mëngjesit thuhet pas faljes së namazit të sabahut, kurse dhikri i mbrëmjes pas namazit të ikindisë.

3. Kur u bë obligim thirrja e ezanit!?

3. – Në vitin e parë Hixhrij.

4. Sa sure në Kur’an hapen (fillojnë) vetëm me tre shkronja!?

4. – 13 sure.

5. Kush ishin tre sahabët të cilët nuk morën pjesë në luftën e Tebukut!?

5. – Ka’b ibn Malik, Mirar Ibn Rebi dhe Hilal ibn Umeje.

6. Cili ishte namazi i parë i cili iu bë obligim pejgamberit alejhi selam !?

6. – Namazi i drekës.

7. Kush tha i pari,-subhane rabijel A’la,-(i pa të meta është Zoti im i Lartë)?

7. – Meleku Israfili,- alejhi selam.

8. Kush u vra nga jobesimtarët i pari në luftën e madhe të Bedrit!?

8. – El Esued bin AbdulEsed el Mahzumij, të cilin e vrau Hamza bin AbdulMutalib,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

9. Kush janë Ensarët!?

9. – Janë fisi i quajtur Hazrexh, është fis arab nga Ezdi.

10. Cili pejgamber i kërkoi Allahut ta shihte Atë në këtë dynja!?

10. – Musai,- alejhi selam.

11. Çka është shpallja (vahji)!?

11. – Vahji është fjalë e Allahut, e zbritur tek pejgamberët e Tij, në mënyrë apo rrugë të fshehtë e paperceptueshme për njeriun, nëpërmjet melekut Xhibril, ose përmes ndonjë ëndrre të pastër në gjumë, ose edhe të folurit e Allahut me pejgamberin e Tij prapa perdes.

12. Sa mus’hafa (kopje të Kur’anit) u shkruan në kohën sa ishte halife Othmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

12. – Shtatë mus’hafa.

13. Cili është emri i vërtetë i Ibn Kajim el Xheuziut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

13. – Shemsudin Muhamed bin Ebi Bekr.

14. Sa vjeç ishte,- pejgamberi alejhi selam!,- kur e mori mixha i tij në udhëtimin drejt Shamit për të bërë tregti!?

14. – Atë kohë pejgamberi,- alejhi selam!,- ishte në moshën 12 vjeçare.

15. Kush ishin dy sahabët të cilët jetuan 60 vite në xhahiljet dhe pas udhëzimit në Islam jetuan edhe 60 vite tjera si muslimanë!?

15. – Hasan ibn Thabit dhe Hakim ibn Hizam,- Allahu qoftë i kënaqur me ta.

16. Kush është autor i librit,- Fikhul Ekber,-!?

16. – Imam Ebu Hanife ibn Nu’man eth Thabit, vdiq vitin 150 hixhrij. Allahu e mëshiroftë.

17. Kush ishte sahabiu që ra shehid dhe vdiq kur ngrëni mishin e delës me pejgamberin,- alejhi selam, mish i cili ishte helmuar nga  çifutja Zejneb binti Harith!?

17. – Bishr ibn Berrae,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Cila është dobia e leximit të A’jetul Kursis (Tespi Doves) pas namazit farz dhe para fjetjes (rënies në gjumë) !?

18. – Kush e lexon atij nuk i afrohet shejtani, derisa e lexon para fjetjes Allahu e dërgon një melek dhe meleku e ruan deri kur zgjohet nga gjumi, dhe nëse vdesë atë natë nuk e pengon asgjë të futet në Xhenetin e Allahut.

19. Kur filluan muslimanët ta festojnë festën e Bajramit!?

19. – Vitin e dytë Hixhrij.

20. Cili është ajeti në Kur’an i cili përmbledh të gjitha shkronjat e gjuhës arabe!?

20. – Ajeti i fundit i sures el Fet’h.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

0 1822

1. Kush është murtedi (ai cili lëshon fenë) i parë në Islam?!

1. – El Esued el Anesij.

2. Ku filloi të zbres (shpallet) Kur’ani për herë të parë?!

2. – Në shpellën e quajtur Hira.

3. Kush ishte i pari që u bëri thirrje njerëzve për kryerjen e Haxhit dhe vizitën e Qabes?!

3. – Pejgamberi i Allahut, Ibrahimi,- alejhi selam.

4. Kur u quajt sidik (i drejtë) nga ana e Pejgamberit,- alejhi selam!,- Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të?!

4. – Në ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit.

5. Për kë zbriti sureja el Humeze?!

5. – Për Umeje ibn Halefin.

6. Për çka i krijoi Allahu yjet! (cila është urtësia e krijimit të yjeve)?

6. – Allahu i krijoi yjet për tre gjëra: 1. Zbukurim i qiellit. 2. Gjuajtës të shejtanëve. 3. Dhe shenja udhëzuese për ata që udhëtojnë në Tokë apo Deti.

7. Cilat janë shtatë mëkatet shkatërruese?!

7. – Shtatë mëkatet shkatërruese janë: 1. Shirku. 2. Sihri. 3. Mbytja e njeriut që ka bërë haram Allahu, përpos nëse është me hak mbytja e tij(e lejuar sheriatikisht). 4. Ngrënia e Kamatës. 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit. 6. Kthimi i shpinës armikut gjatë luftës. 7. Shpifja ndaj grave të ndershme dhe pafajshme.

8. Cila është sureja e vetme në Kur’an në të cilën nuk gjendet shkronja –M-?!

8. – Sureja el Keuther.

9. Sa vajza kishte pejgamberi,- alejhi selam?!

9. – Pejgamberi,- alejhi selam kishte katër vajza, e ato ishin: 1. Zejnebja,- Allahu qoftë i kënaqur me të. 2. Rukija,- Allahu qoftë i kënaqur me të. 3. Umu Kulthumi,- Allahu qoftë i kënaqur me të. 4. Fatimja,- qoftë i kënaqur me të.

10. Cilët pejgamberë ishin nga arabët?!

10. -1. Hudi,-alejhi selam. 2. Salihu,- alejhi selam 3. Shuajbi,- alejhi selam 4. Dhe Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem.

11. Cila ishte porosia (amaneti) e pejgamberit alejhi selam për umetin e tij para se te vdiste?!

11. – Porosia ishte: Namazi… Namazi, dhe ato që i keni nën përkujdesjen tuaj.

12. Kush ishte njeriu i cili nuk pranonte këshilla (ishte mendjemadh) dhe ishte i pari që Allahu e mallkoi në tokë?!

12. – Nemrudi.

13. Sa kohë do të presin njerëzit para llogarisë në ditën e Kiametit!?

13. – 50mijë vjet. Pastaj fillon llogaria, ata që Allahu i përcakton për Xhenet hyjnë në Xhenet. Ata që Allahu i përcakton për Xhehenem nisen drejt Xhehenemit Allahu na ruajt.

14. Cila është urtësia e dhënies së sadakatul fitrit në fund të Ramazanit?!

14. – Pastrimi i zemrës së muslimanit, i gjuhës apo gjynaheve që i ka vepruar gjatë muajit Ramazan. Gjithashtu, të varfërve dhe të ngratëve i lehtësohet gjendja kur marrin sadakatul fitrin, ata bëhen gati për Bajram dhe sigurojnë ushqim për disa muaj pas Bajramit.

15. Kush ishte sahabiu i cili e kreu haxhin fshehurazi?!

15. – Halid ibn Velidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

16. Çka i pëlqente pejgamberit alejhi selam nga çështjet e kësaj dynjaje?!

16. – Parfymosja me parfum, gratë si dhe kënaqësia e syrit dhe qetësia e zemrës në namaz.

17. Si u quajt ndryshe lufta e Bedrit, dhe pse u quajt ashtu!?

17. – U quajt lufta e Furkanit (lufta e ndarjes së mirës nga e keqja, të kotës nga e vërteta), sepse Allahu e ndau të vërtetën nga e kota në këtë luftë.

18. Cilat janë librat të cilat Allahu ia zbriti pejgamberëve të tij!?

18. – 1.Kur’ani i zbriti Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem. 2. Tevrati i zbriti Musait,- alejhi selam. 3. Inxhili i zbriti Isait,- alejhi selam. 4. Fletushkat i zbritën Ibrahimit,- alejhi selam. 5. Dhe Zeburi i zbriti Davudit,- alejhi selam.

19. Cila ishte nofka e Abdullah Ibn Kajsit!?

19. – Ebu Musa el Esh’ariji.

20. Cila ishte xhamia e dytë në Medine e cila u ndërtua pas Xhamisë së Kubasë !?

20. – Xhamia e pejgamberit,- alejhi selam.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

MEDINE, 2014

0 1725

1. Si quheshin prindërit e pejgamberit alejhi selam?

1. – Babai quhej Abdullah  i biri i Abdul Mutalib, ndërsa nëna Emine bija e Vehb.

2. Si quhej viti në të cilin lindi pejgamberi alejhi selam!?

2. – Viti i elefantit.

3. Cila ishte gruaja e parë e cila i dha gji pejgamberit alejhi selam pas nënës së tij Emines!?

3. – Suvejba (robëresha e Ebu Lehebit).

4. Sa vjeç kishte pejgamberi alejhi selam kur vdiq nëna dhe babai i tij !?

4. – Pejgamberi alejhi selam kishte gjashtë vite kur vdiq nëna e tij, kurse babai i tij vdiq para se të lindte Eminja pejgamberin alejhi selam.

5. Sa vjeç kishte pejgamberi alejhi selam kur vdiq gjyshi i tij Abdul Mutalibi, dhe kush mori përsipër përkujdesjen e pejgamberit alejhi selam pas vdekjes së gjyshit!?

5. – Pejgamberi alejhi selam kur vdiq gjyshi i tij ishte 8 vjeç, kurse pas vdekjes së gjyshit u përkujdes xhaxhai i tij Ebu Talibi.

6. Çfarë pune kryente pejgamberi alejhi selam në moshën e fëmijërisë!?

6. – Pejgamberi alejhi selam në moshën e fëmijërisë ishte bari.

7. Kur u zhvillua beteja e Bedrit!?

7.- 17 Ramazan të vitit 2Hixhrij.

8. Sa ushtarë muslimanë morën pjesë në luftën e Bedrit dhe sa ushtarë jobesimtarë!?

8.- Numri i ushtarëve muslimanë ishte 314. Kurse pabesimtarëve ishte 1000.

9. Kush ishte komandant i jobesimtarëve në luftën e Bedrit!?

9. – Ebu Xhehl ibn Hisham.

10. Sa ishte numri shehidëve të vrarë në luftën e Bedrit dhe sa i jobesimtarëve!?

10. – Numri i shehidëvë në Bedr ishte 14, kurse i jobesimtarëve ishte 70.

11. Cila sure Kuranore flet për luftën e Bedrit!?

11. – Sureja el Enfal.

12. Kur u zhvillua beteja e quajtur Benu Kajnuka!?

12. – Në muajin Sheual të vitit të 2hixhrij.

13. Kush ishte bartës i flamurit në betejën e Benu Kajnukas nga ana e muslimanëve!?

13. – Hamza ibn Abdul Mutalibi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

14. Kur u zhvillua beteja në Uhud!?

14. – 7 Sheval të vitit 3hixhrij.

15. Sa ishte numri i ushtarëve muslimanë në luftën e Uhudit dhe sa i jobesimtarëve!?

15. – Numri i ushtrisë muslimane në betejën e Uhudit ishte 700, kurse i jobesimtarëve ishte 3000 luftëtarë.

16. Në sa grupe e ndau pejgamberi alejhi selam ushtrinë muslimane në betejën e Uhudit!?

16. – Në tre grupe: 1. Muhaxhirët: Flamurin e të cilëve e barte Mus’ab Ibn Umejri,- Allahu qoftë i kënaqur me të. 2. Ensarët (Fisi el Eus): Flamurin e të cilëve e barte Usejd ibn Hudajir,- Allahu qoftë i kënaqur me të. 3. Ensarët (Fisi el Hazrexh): Flamurin e të cilëve e barte Habab Ibn Mundhiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

17. Kush ishte halifja i parë i cili urdhëroi tubimin dhe përmbledhjen e haditheve!?

17. – Omer ibn AbdulAzizi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Kush ishte i pari nga banorët e Medines që e pranoi Islamin!?

18. – Es’ad ibn Dhirare,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

19. Kush llogaritet mjeku i parë në Islam!?

19. – El Harith ibn Kelde,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Për kë zbriti ajeti: ” Vërtetë, ti (o Muhamed) nuk mund ta udhëzosh kë të duash.”(El Kasas: 56)?

20. – Për Ebu Talibin (Mixhën e Muhamedit alejhi selam).

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

0 1647

1. Si quhej sahabiu i cili erdhi nga Abisinia për të marrë pjesë në luftën e Hajberit bashkë me pejgamberin, alejhi selam, ardhja e këtij sahabiu e gëzoi shumë pejgamberin, alejhi selam, si dhe çfarë tha pejgamberi, alejhi selam, në lidhje me këtë!?

1. – Sahabiu quhej Xhafer ibn Ebi Talib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili qëndroi në Abisini 10 vite. Kur dëgjoi për luftën e Hajberit nuk ngurroi aspak dhe erdhi t’u bashkëngjitet shokëve të tij dhe pejgamberit, alejhi selam, në këtë luftë. Kur e takoi pejgamberi, alejhi selam, e përqafoi dhe i tha: “Nuk e di se në lidhje me çka u gëzova më shumë, me çlirimin (fitoren, pushtimin) e Hajberit apo me ardhjen e Xhafer ibn ebi Talib.”

2. Kush e barte flamurin në luftën e Hajberit!?

2.- Ali ibn Ebi Talibi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

3. Kush ishte sahabiu i cili i rekomandoi pejgamberit, alejhi selam, një pozicion më të mirë strategjik për ushtrinë muslimane në luftën e Hajberit!?

3. – Habab ibn Mundhiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

4. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane në luftën e Hajberit!?

4. – Numri i ushtrisë muslimane në luftën e Hajberit ishte 1400 ushtarë.

5. Në cilin muaj dhe vit u zhvillua lufta e Hajberit!?

5. – Lufta e Hajberit u zhvillua në muajin Muharem në vitin e 7 Hixhri.

6. Kush ishin mbretërit të cilëve pejgamberi alejhi selam u dërgoi letra (mesazhe, ftesë për pranimin e islamit) !?

6. – 1. Nexhashiut (mbretit të Abisinisë). 2. Kisras (mbretit të Persisë). 3. Cezarit (mbretit të Romakëve). 4. Mukaukisit (mbretit të Egjiptit). 5. Xhejferit (mbretit të Omanit). 6. Mundhir ibn Saufit (mbretit të Bahreinit). 7. Heuzet bin Aliut (mbretit të Jemames). 8. Harith ibn ebi Shimru el Gasaniut (mbretit të mbretërisë së Gasanisë, me seli në Damask).

7. Cilat ishin kushtet e marrëveshjes së paqes të cilën e arritën muslimanët me kurejshët në luftën e Hudejbijes!?

7. – Për t’u arritur marrëveshja për paqe në luftën e Hudejbijes ishin këto kushte: 1. Kthimi i pejgamberit alejhi selam në Medine, dhe mos-hyrja në Mekë atë vit , por vitin e ardhshëm. 2. Kush dëshiron të lidhë marrëveshje me pejgamberin, alejhi selam, mund ta bëj këtë, njashtu kush dëshiron me kurejshët është i lirë ta bëjë. 3. Kush shkel marrëveshjen e kurejshëve dhe shkonte te pejgamberi alejhi selam, atëherë detyrohej t’i kthehej kurejshëve. Ndërsa, kush shkelte marrëveshjen e pejgamberit alejhi selam dhe i bashkëngjitej kurejshëve, për të nuk kishte kthim mbrapa por qëndronte me kurejshët. 4. Ndërprerja e luftërave ndërmjet kurejshëve dhe muslimanëve për një periudhë 10 vjeçare.

8. Kur u zhvillua beteja (lufta) Benu Mustalak !?

8. – Muajin Sha’ban, vitin e 6hixhrij.

9. Kur u zhvillua beteja Benu Lihjan dhe sa ushtarë kishte ushtria muslimane në këtë luftë!?

9. – Në vitin e 6hixhrij. Numri i ushtrisë muslimane ishte afro 200 luftëtarë.

10. Sa ishte numri i shehidëve dhe ushtarëve çifut të vrarë në betejën e Benu Kurejdhës!?

10. – Numri i shehidëve (nga ana ushtrisë muslimane) në këtë betejë ishin vetëm dy të vrarë, kurse nga ana çifutëve ishin të vrarë afro 700 ushtarë.

11. Cila sure Kuranore flet për betejën e Ahzabit dhe Benu Kurejdhës!?

11. – Sureja el Ahzab.

12. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane e cila doli me pejgamberin, alejhi selam, për t’i rrethuar Benu Kurejdhët!?

12. – 3000 ushtarë.

13. Sa ishte numri i shehidëve muslimanë të vrarë në betejën e Ahzabit dhe sa jobesimtarë u vranë në këtë betejë!?

13. – Numri i shehidëve ishte 6, kurse jobesimtarë u vranë 10 ushtarë, shumica prej tyre u vranë nga shtizat (të cilat i gjuanin ushtria muslimane në drejtim të ushtrisë jobesimtare).

14. Kur u zhvillua beteje e Ahzabit!?

14. – Në muajin Sheual të vitit 5hixhrij.

15. Si quhej sahabiu i cili u goditë me shigjetë në shpinë e shigjeta i doli nëpër gjoks dhe para se të vdiste si shehid tha: ” Ia dola (arrita qëllimin final shehidllëkun) pasha Zotin e Qabes.” !?

15. – Haram ibn Milhan,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

16. Kur u zhvillua beteja Deumetul Xhendel!?

16. – Në muajin rebiul euel të vitit 5hixhrij.

17. Cila sure Kuranore flet për betejën Benu Nedir!?

17. – Sureja el Hashr.

18. Kur u zhvillua beteja në Benu Nedir!?

18. – Në muajin rebiul euel të vitit 4 hixhrij.

19. Cila sure Kuranore flet për betejën e Uhudit!?

19. – Sureja Ali Imran.

20. Sa shehid ranë në betejën e Uhudit dhe sa jobesimtarë u vranë në këtë betejë!?

20. – Numri i shehidëve ishte 70, kurse i pabesimtarëve të vrarë në betejën e Uhudit ishte 37.

Burimi; albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

NA NDIQNI NË