Arhiva DitoreSep 4, 2014

0 1513

1. Përmende ajetin Kuranor në të cilin Allahu përmend 5 pejgamberët Ulul azm: Muhamedin, Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë!?

1. – Allahu thotë: “Ai ju përcaktoi juve fe atë që ua pat caktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe me atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musanë dhe Isanë. (I porositëm) Ta praktikonin fenë e drejtë e dhe mos u përçani në të. (Shura: 13).

2. Sa është numri i pejgamberëve të përmendur në Kuran, dhe ceki emrat e tyre!?

2. – Numri i pejgamberëve që përmenden në kuran është njëzetepesë, ata janë:
Ademi, Idrisi, Nuhi, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Junusi, Ismaili, Is’haku, Jakubi, Jusufi, Ejubi, Shuajbi, Musai, Haruni, Eljasai, Dhul-Kifli, Davudi, Zekerijai, Sulejmani, Iljasi, Jahja, Isai dhe Muhamedi (alejhimu salatu ve selam- paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të gjithë).

3. Sa është numri pejgamberëve!? 

3. – Numri i pejgamberëve është i madh, dhe atë nuk e din askush pos Allahut. 
Allahu,- xhele veala!,- thotë: 
Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa  të tjerë nuk të kemi treguar ty(o Muhamed).” (Nisa: 164).
Jemi të detyruar të besojmë në mënyrë të hollësishme në të gjithë pejgamberët që i dimë dhe nuk i dimë (ata që janë përmendur dhe të tjerët që nuk janë përmendur).

4. Cili është argumenti që Kurani nuk është ndryshuar nga askush dhe se Allahu do ta ruajë nga çdo shtrembërim apo ndryshim!?

4. – Allahu,- xhele veala!,- thotë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kur’ani dhe sigurisht se Ne do ta ruajmë atë.” ( Hixhër: 9).
” Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet.” ( Fussilet: 42).


5. Sa libra janë zbritur nga ana e Allahut, cilat janë dhe kujt u janë zbritur!?

5. – Librat e zbritura janë të shumtë dhe askush nuk e di numrin e tyre, përveç Allahut.
Librat që dihen janë: 
1. Fletushkat e Ibrahimit alejhi selam.
2. Teurati – Musait alejhi selam.
3. Inxhili – Isait alejhi selam.
4. Zeburi – Davudit alejhi selam.
5. Kur’ani – Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem.

6. Kush ishte Sahabiu për të cilin Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: Prezenca e tij në xhihad (luftë) është më e mirë se prezenca  e 1000 ushtarëve!?
6. – El Ka’Kau bin Amrun Et Temimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

7. Pse Havarixhët u quajtën me këtë emër!?

7. – Sepse dolën kundër urdhrave dhe udhëheqjes së Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- pas përfundimit të luftës së Sifinit.

8. Cili  pejgamber vdiq në këmbë  i mbështetur në shkopin e tij!?

8. – Sulejmani alejhi selam.

9. Çka është I’tikafi!?

9. – Dispozitë ose rregull islame e qëndrimit të muslimanëve krejt të izoluar në xhami, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ose edhe kohë tjera.
Ky veprim është i pëlqyer në sheriatin Islam.

10. Njëri nga emrat e Kuranit është El Furkan (dalluesi), pse është quajtur me ketë emër Kurani!?

10.- Sepse Kurani dallon të vërtetën nga e kota (e pavërteta), të drejtën nga e gabuara dhe të mirën nga e keqja.

11. Çfarë kemi për qëllim kur themi Fi Sebililah!?

11. – Është për qëllim: Në rrugë të Allahut, për çështjen e Allahut dhe në shërbim të Allahut.

12. Kush tha në luftën rrethë Deves: “Pasha Allahun do kisha dashur të isha i vdekur para kësaj dite 20 vite më herët, ose pasha Allahun do kisha dashur të kisha vdekur 20 vite më herët sesa të jem prezent sot në këtë luftë!?

12. – Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

13. Cila ishte gruaja e Sahabiut Hudhejfe ibnul Jemanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

13. – Refidja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

14. Kush është për qëllim në fjalën e Allahut, ku i drejtohet Pejgamberit alejhi selam duke i thënë: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai është fatprerë”. ( Sure el Keuther: 3)!?

14. – Është për qëllim El As bin Vail.

15. Kush nga njerëzit do të ndërmjetësojnë me lejen e Allahut Ditën e Gjykimit!?

15. – Së pari pejgamberët e Allahut, dijetarët dhe pastaj shehidët.

16. Sa vite jetoi Nuhi alejhi selam para Tufanit, dhe sa vite jetoi pas Tufanit!?

16. – Para Tufanit 950vite, kurse pas tufanit thuhet se ka jetuar edhe 350vite tjera.

17. Cila ishte gruaja e fundit e pejgamberit alejhi selam!?

17. – Mejmunja vajza e Harithit.

18. Cila nga gratë e pejgamberit,- alejhi selam u akuzua për moral dhe Allahu shpalli dëlirësinë e saj mbi shtatë qiej?

18. – Aishja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
(Shiko Suren Nur: faqja nr.1,2).

19. Kush janë Ensarët!?

19. – Ensarët janë banorët vendas të Medinës, ndihmëtarët  dhe mikpritësit e banorëve të shpërngulur (bërë hixhret) nga Mekeja.

20. Çka është fetvaja!?

20. – Fetvaja është përgjigje ose udhëzim për zgjidhjen e çështjeve juridike të Sheriatit Islam.

21. Çka është Shirku !?

21. – Shirku është: T’i bësh shok Allahut në adhurim.
Besimi në shumë zota.
Paganizëm.

22. Cilës nga sahabiket (gratë e shokëve të pejgamberit alejhi selam) i thuhet: ” Mësuesja e parë në Islam”,  dhe pse!?

22.- Shefaja vajza e Harithit,- Allahu qoftë i kënaqur me dytë.
Sepse ishte gruaja e parë e cila ua mësonte grave shkrimin dhe leximin.

23. Kush nga shokët e pejgamberit alejhi selam ka thënë: “Nuk ka zbrit një ajet nga libri i Allahut (Kur’ani ) e që unë  e di ku ka zbrit (vendi) dhe përse ka zbrit (arsyen e zbritjes)!?

23. – Abdullah ibn Mes’udi dhe në një transmetim tjetër thuhet se edhe Ebu Hurejra dhe Aliu kanë thënë të njëjtat fjalë,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!

24. Çka është Zuhdi !?

24. – Largimi nga bukuritë dhe kënaqësitë e kësaj bote.

25. Cilat janë suret në Kuran të cilat fillojnë me lavdërim ndaj Allahut,- xhele veala!?

25.- Sure el Hadid, el Hashr, es Saf, el Xhum’ah, et Tegabun dhe Sure el A’la.

26. Sa herë është përmendur Jusufi alejhi selam në suren Jusuf!?

26. – 25 herë .


27. Cili prej shokëve të pejgamberit alejhi selam e ka prejardhjen nga familja e Jusufit alejhi selam!?

27. – Ai është Abdullah bin Selam,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

28. Cili nga namazet obligative nuk pranohet pa xhemat (nëse falet vetëm)!?

28. – Namazi  i Xhumasë.

29. Kush ishte Harith gënjeshtari!?

29. – Ai është Harith bin Seid bin Es’ad, është nga Damasku i Sirisë, shpalli veten se është pejgamber, dhe e mbyti Abdul Melik bin Mervani në vitin 69Hixhri.

30. Cila ishte sahabikja e cila ishte e njohur për zgjuarsi dhe hifdhin( të mbajturit mend- psh. Mësimi i Kuranit përmendsh) e fortë!?

30. – Ajo është Umu Atije el Ensarijeh.
Emri i saj është: Nesibeh bintil Harith el Ensarijeh.

31. Dy sure në Kuran përfundimi i njërës është i njëjtë me fillimin e tjetrës sure!?

31. – Sureja el Kadr dhe el Fexhr.
(Shiko el Kadr fundin e ajetit: 5 dhe el Fexhr fillimin e ajetit:  1).

32. Kush ishte i pari i cili filloi të shkruaj rreth historisë islame!?

32. – Abdullah bin ebi Rafi.

33. Për sa kohë imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  i tuboi hadithet në koleksionin e tij të haditheve(Sahihul Muslim)!

33. – 15 vite.

34. Cili është Namazi i parë që e fali Muhamedi alejhi selam të cilin ai mësoi Xhibrili alejhi selam!?

34. – Namazi i drekës ishte namazi i parë që e fali pejgamberi alejhi selam.

35. Cili ishte shkaku i zbritjes së sures el ihlas (Kul huvaAllahu ehad)!?

35. – Pabesimtarët i  kërkonin pejgamberit alejhi selam t’ua përshkruante Allahun.
Pastaj zbriti sureja el ihlas: ”Thuaj (ti o Muhamed): ” Ai është Allahu, Një dhe i Vetmi! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë(a i krahasueshëm) me Atë!”.( El Ihlas: 1- 4).


Burimi; albislam.com

Autor: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 1346

1. Ceki disa nga melekët e Allahut dhe me çfarë vepra janë të ngarkuar nga Allahu!?
1.
1. Xhibrili- (është i ngarkuar me shpallje).
2. Mikaili- (është i ngarkuar me zbritjen e shiut).
3. Israfili- (është i ngarkuar me fryrjen e surit).
4. Maliku- (rojtari i Xhehenemit).
5. Riduani- (rojtari i Xhenetit).
6. Munkeri dhe Nekiri- (janë të ngarkuar t’i marrin në pyetje të vdekurit në varrë lidhur me Allahun dhe të Dërguarin e Tij).
7. Prej melekëve tjerë janë edhe: bartësitë e ardhshit, melekët që i ruajnë njerëzit, melekët që i regjistrojnë veprat e njerëzve, etj.

2. Sa kushtet duhet plotësuar për t’u pranuar besimi dhe veprat tona, dhe cilat janë ato kushte!?
2. – Për t’u pranuar besimi dhe veprat tona, duhet plotësuar dy kushte, e ato janë:
a. Sinqeriteti -( Bërja e çdo vepre për hirë të Allahut si dhe të larguarit nga syefaqësia dhe dyftyrësia gjatë kryerjes së veprave).
b. Pasimi Kur’anit dhe Sunetit -( Si në besim poashtu edhe gjatë  kryerjes së veprave).

3. Çka është munafikllëku (dyftyrësia)!?
3. –  Shfaqja e imanit (besimit) para njerëzve, kurse në zemrën e tij fsheh kufrin (mosbesimin).

4. Çka është syefaqësia!?
4. – Të vepruarit e ndonjë vepre për ta parë njerëzit apo për të marrë lëvdata nga njerëzit.

5. Çfarë nënkuptojmë me fjalën,- “Sunet”,- !?
5. – Me fjalën sunet nënkuptojmë: fjalët, veprat dhe pëlqimet e Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem.

6. Ceki disa nga mëkatet e mëdha!?
6. – Shirku, Vrasja, Imoraliteti, Gënjeshtra, Vjedhja, Dëshmia e rrejshme, Betimi i rrejshëm, Mosrrespektimi i prindërve, Ngrënia e Kamatës, Ngrënia e pasurisë së jetimit, Alkooli, Bixhozi, Magjia, Ikja nga beteja etj.

7. Si u përgjigj pejgamberi alejhi selam kur e pyetën se ç’është Imani!?
7. – Pejgamberi alejhi selam kur u pyet se ç’është imani, ai tha:
“Iman është të besosh në Allahun, në melekët e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe të besosh në kaderin d Tij (të besosh se Allahu ka caktuar çdo gjë, qoftë e mirë apo e keqe.” (Shënon Imam Muslimi).

8. Sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit imani shtohet dhe paksohet apo jo? Dhe nëse po,atëher me çka shtohet dhe paksohet imani!?
8. – Sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit imani shtohet dhe paksohet.
– Imani shtohet me kryerjen e obligimeve, veprave vullnetare dhe largimin nga ndalesat-haramet.
– Ndërsa, imani pakësohet me moskryerjen e obligimeve dhe veprimin e ndalesave (harameve).

9. Çfar kuptimi ka fjala La ilahe il-lAllahu tek Ehli Suneti dhe Xhemati!?
9. – Fjala  La ilahe il-lAllah tek Ehli Suneti dhe Xhemati e ka këtë kuptim: ” Askush dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut xhele veala.

10. Si e përkufizuan imanin Ehli Suneti dhe Xhemati!?
10. –  Ehli Suneti dhe Xhemati për imani thonë se është: ” Imani është besim me zemër, shqiptimi me gjuhë si dhe veprimi me gjymtyrë.

11. Sa degë ka Imani (besimi) dhe cila është dega me lartë dhe dega me e ulët e imanit, ashtu siç ka ardhur në hadithë!?
11. – Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ” Imani ka shtatëdhjetë e ca degë, më e larta prej tyre është të thënurit (fjala) ” La ilahe il-lAllah”, ndërsa dega më e ulët e imanit është largimi (heqja) e pengesës nga rruga. E, edhe turpi është degë e imanit-besimit.” (Muslimi).

12. Kush llogaritet njeri mosmirënjohës!?
12. – Njeriu i cili harron mirësitë e panumërta që Allahu ia dhuron atij.

Burimi; albislam.com

Autori: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 1482

1. Sa zogj e urdhëroi Allahu xhele veala Ibrahimin alejhi selam t’i copëtoje dhe t’i shpërndaje nëpër kodra!?

1. Katër zogj.
Allahu thotë: ”Kur Ibrahimi tha: ” O Zoti im! Tregomē si i ngjall të vdekurit!” – Zoti i tha: ” A nuk beson?” – ” Besoj”- iu përgjigj Ibrahimi, ” por dëshirojë të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: ” Merr katër zogj dhe coptoji. Shpërndaj në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Urtë.” ( El Bekare: 260).

2. Cila është duaja e hyrjes në xhami!?
2. Eudhu bila hil adhim ve bi vexh hihil kerim ve sultanihil kadim minesh shejtanirr rraxhim. Bismilah ves salatu ves selamu ala resul lilah. Allahume iftah li ebvabe rahmetike.
(Kërkoj prej Allahut të Madhëruar, me fytyrën e Tij të ndershme dhe fuqinë e Tij të përhershme të më mbroj prej djallit të mallkuar.  Me emrin e Allahut, përshëndetjet dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut. O Zoti im, mi hap dyert e mëshirës Tënde.

3. Cila është duaja e daljes nga xhamia!?
3. Bismilah ves salatu ves selamu ala resul lilah . Allahume ini es’eluke min fadlike. Allahume a’simni minesh shejtan nirr rraxhim.
( Me emrin e Allahut, përshëndetjet dhe shpëtimj qofshin mbi të Dërguarin d Allahut. O Zoti im të lutem të më japësh prej të mirave Tua. O Zoti im, më mbrojë nga shejtani i mallkuar.

4. Cilët janë kushtet e imanit- besimit!?
4. Kushtet e imanit besimit janë gjashtë dhe ato janë:

1. Besimi në Allahun e madhëruar.
2. Besimi në Melaiket e Tij.
3. Besimi në të Dërguarit e Tij.
4. Besimi në Librat e Tij.
5. Besimi në Ditën e Gjykimit.
6. Besimi në Kadan dhe Kaderin e Tij.

5. Allahu,- xhele veala!,- thotë: ” Ai u mrrol dhe kthehu kurrizin,kur i erdhi pranë i verbëri.” ( Surja Abese: 1,2), kush është këtu për qëllim i verbëri!?
5. Abdullah bin Ummi Mektum.

6. Cilët emra janë më të dashur tek Allahu!?
6. Abdullah dhe Abdurrahman.

7. Cila ishte sureja të cilën pejgamberi alejhi selam ia lexoi Kubejs bin Asim el Munkarij dhe ishte shkak i pranimit të Islamit!?
7. Sureja err Rrahman.

8. Çfarë nënkuptojmë me farz Ajn!?
8. Obligim individual. Nëse e kryen shpërblehet, nëse nuk e kryen dënohet nga Allahu. P.sh( Falja e pesë kohëve të Namazit).

9. Çfarë nënkuptojmë me farz kifaje!?
9. Obligim kolektiv.
Të cilin nëse e kryejnë një pjesë e muslimanëve bien obligueshmëria për pjesën tjetër, kurse nëse askush nuk e kryen të gjithë llogariten gjynahqarë. P.sh (falja e namazit të xhenazes).

10. Cila është sureja që në dy ajetet e fundit të saj përmenden 14 emra prej emrave të Allahut xhele veala!?
10. Sureja el Hashër.

11. Cili ishte mëkati kryesor që Allahu e shpejtoi dënimin ndaj popullit të Lutit alejhi selam në këtë botë!?
11. Homoseksualiteti.

12. Sa sure fillojnë në Kuran me “Ja Ejuhe” (O ju), (p.sh Ja ejuhen nasu- o ju njerëz, etj)!?
12. Dhjetë sure në Kuran fillojnë në këtë formë.

13. Kush bëri hixhret (shpërngulje) i pari nga muslimanët në Abesini!?
13. Hatib bin (djali, i biri i) Amrun Allahu qoftë i kënaqur me të (radijallahu anhu).

14. Sa herë përmendet fjala luftë në Kur’an!?
14. Shtatë herë.

15. Në sa luftëra mori pjesë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!?
15. Në 27 luftëra mori pjesë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!

16. Cilët nga pejgamberët e zgjedhur të Allahut nuk e përjetuan përkujdesjen e babës!?
16. – 1. Musai,- alejhi selam( u përkujdes gruaja e Firaonit).
2. Isai,- alejhi selam( u përkujdes nëna e tij Merjemja).
3. Muhamedi,- alejhi selam( u përkujdes për të nëna e tij Eminja).

17. Allahu xhele veala thotë: ” Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.” (El Mearixh: 1), Kush ishte që kërkoi dënim të shpejt!?
17. – Ebu Xhehli dhe Nadir ibn el Harithi.
Këta i kishin kërkuar Muhamedit alejhi selam një dënim më të shpejt nga ana e Allahut, dhe u vranë në luftën e Bedrit, që zhvilluan kundër muslimanëve.

18. Allahu xhele veala thotë: ” Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima(që lajmron Kiametin), e cila do të ndiqet nga një e dytë.”(Naziat:  6,7), çfarë është për qëllim një e dytë!?
18. Fryrja e dytë e Surit e cila do jetë sinjal e ringjalljes së njerëzve nga varrezat për tu marrë në llogari nga ana e Allahut xhele veala.

19. Në cilin muaj janë ditët e ashures!?
19. Në muajin Muharrem.

20. Kujt nuk i obligohet falja e namazit të xhumasë!?
20. Namazin e xhumasë nuk e kanë obligim me falë këta persona: Gruaja, Udhëtari, Ai i cili është nxënë rob, i sëmuri me sëmundje kronike, fëmija i vogël dhe ai i cili ende nuk ka hyrë në bylyk (moshën madhore).

21. Kush është grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar!?
21. – Grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar janë Ehli Suneti dhe Xhemati të cilët janë të kapur fortë për Kuranin dhe Sunetin.

22. Cila është duaja e daljes nga shtëpia!?
22. – Bismilah, tevekeltu Alallah vela hauvle vela kuvete ila bilah.
بسم الله توكلت على الله ولا حول ولا قوة إلا بالله.
( Me emrin e Allahut, në Allahun mbështeta dhe nuk ka lëvizje as forcë përveçse me dëshirën e Allahut).

23. Cila është duaja e hyrjes në shtëpi!?
23. Bismilah velexhna ve bismilahi harexhna ve ala Rabina teveklna.
بسم الله ولجنا و بسن الله خرجنا و علا ربنا توكلنا.
( Me emrin e Allahut hymë dhe me emrin e Allahut dalim dhe tek Zoti ynë mbështetemi).

Burimi; albislam.com

AUTORI: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN XHEMIL
NGA ARABISHTJA:  SUAD BURHAN SHABANI

0 1585

1. Trego prejardhjen e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të?!

1. Abdullah bin Uthman bin Amir bin Amrun bin Ka’b bin Sa’d bin Tejm bin Murreh.

2. Kush janë njerëzit më të mirë pas Pejgamberit,- alejhi selam?

2. Dijetarwt e Ehli Sunetit dhe xhematit janë të një zëri se njerëzit më të mirë pas pejgamberit,- alejhi selam!,- janë Ebu Bekri pastaj Omeri, Othmani dhe Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

3. Si e ndihmoi islamin Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

3. Ebu Bekri bënte tregti me shitje rrobash dhe gjatë tregtisë fitoi gjithsej 40 mijë dirhem. Të gjitha i dhuroi sadaka në përhapjen e islamit.

4. Sa vite zgjati hilafeti i Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të?!

4. Hilafeti i Ebu Bekrit zgjati dy vite e tre muaj e dhjetë ditë. U zgjodh udhëheqës i muslimanëve nga viti 11 deri 13hixhri/ 632-634.

5. Kur ra dëshmor Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të! ,- si dhe kush ishte vrasësi?

5. Aliu ra dëshmor më datën 17 Ramazan në vitin 40 hixhri. Vrasësi ishte nga grupi havarixhëve Abdurrahman ibn Mulxhim.

6. Në cilin vit ndodhi lufta e Sifinit?

6. Lufta e Sifinit ndodhi në vitin 37 Hixhri.

7. Sa vite zgjati hilafeti i Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

7. Hilafeti i Aliut zgjati pesë vite. U zgjodh udhëheqës i muslimanëve nga viti 35 deri 40 hixhri.

8. Trego prejardhjen e Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

8. Ai është Ali bin ebi Talib bin Abdi Menaf bin Abdul Mutalib bin Hashim bin Abdi Menaf.

9. Trego prejardhjen e Othmanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

9. Ai është Othman bin Afan bin ebil Asi bin Umejeh bin Abdi Shems bin Abdi Menaf bin Kusaj bin Kilab el Kuresheij el Emevij.

10. Përse e quanin Othmanin,- Allahu qoftë i kënaqur me të ,- zotëruesi i dy dritave!?

10. Sepse ai u martua me dy vajzat e Pejgamberit, – alejhi selam,- Rukijen e cila vdiq pas luftës së Bedrit. Dhe pas vdekjes së Rukijes u martua me Umu Kulthumin.

11. Trego prejardhjen e Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

11. Ai është: Omer bin Hatab bin Nufejl bin Abdul uzze bin Rebah prej fisit të  Adij ibni Ka’bit.

12. Kush ishte i pari i cili i besoi shpalljes së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,-. nga ana e burrave!?

12. Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

13. Përmende njërin nga engjëjt mbikëqyrës të Xhehenemit?

13. Meleku Malik. (Ata do të thërasin: ” O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa Ai do të thotë: ” Ju do të qëndroni përherë aty!”.(Sure Zuhruf: 77).

14. Çfarë nënkuptojmë me termin rukje?

14. Rukje është: Kërkimi i mbrojtjes dhe shërimit nga sëmundjet e ndryshme (sihri, msyshi etj) nëpërmjet leximit të Kuranit apo lutjeve të cilat kanë ardhur në hadithet profetike. Si dhe rukja nëse bëhet në këtë mënyrë (duke lexuar Kur’an dhe me duatë profetike) është e lejuar në sheriatin islam.

15. Kush e pastroi xhenazen e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- pasi vdiq?!

15. Gruja e tij Esma vajza e Umejs. Para se të vdiste Ebu Bekri e la amanet,porosi që xhenazen e tij ta pastroj gruaja e tij Esma.

16. Si u sëmurë Ebu Bekri dhe çfarë ndodhi pas sëmundjes?

16. Në një ditë të ftohtë Ebu Bekri u pastrua dhe e kaploi sëmundja dhe kolliste pa ia ndarë. 15ditë rishtazi nuk dilte nga shtëpia e tij përpos faljes së namazit në Xhami. Urdhëronte Omerin t’i prijë njerëzve në namaz. Njerëzit e vizitonin Ebu Bekrin çdo ditë në shtëpinë e tij, ai që kujdesej më së shumti për Ebu Bekrin gjatë sëmundjes ishte Othmani. Dhe nuk zgjati shumë kohë Ebu Bekri vdiq në ditën e martë, muajin xhumadel A’hireh në vitin 13Hixhrij.

17. Kush ia fali Ebu Bekrit namazin e xhenazes dhe ku e varrosen xhenazen e tij?!

17. Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- dhe u varros afër varrit të Pejgamberit,- alejhi selam.

18. Kush e pastroi dhe ia fali xhenazen Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

18. Djali i tij Abdullah ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- si dhe u varros afër varrit të Pejgamberit,- alejhi selam dhe Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

19. Sa vite zgjati hilafeti i Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

19. 10 vite e gjashtë muaj.

20. Kur vdiq Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?

20. Dita: e Mërkurë. Data: 23 Dhul Hixheh. Viti: 23Hixhrij.

Burimi; albislam.com

AUTORI: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD SHABANI

1. Shiko: El Hulefa err Rrashidun, Dr. Emin el Kudat, fq. 33.

2. Shiko: Fet-hul Bari, vëll.7/170.

3. Shiko: Asru Hilafeh err Rrashideh, Dr. Ekrem Dija el Uneri, fq. 66.

4. Shiko: El Isabeh të Ibn Haxherit, 4/223.

0 1956

1. Sa është numri i shtresave të Xhehenemit ditën e llogarisë?

1. Shtatë.

3. Cila ishte motra e parë medicinale në Islam?

3. Refide binti Sa’d el Eslemijeh. Allahu qoftë i kënaqur me të.

4. Kur themi -, “Shirku i vogël”,- çfarë kemi për qëllim?

4. Syefaqësinë.

5. Kujt ia fali namazin e xhenazes, pejgamberi alejhi selam edhe pse xhenazja nuk ishte prezent?

5. Nexhashiut, mbretit të Abesinis.

6. Kush ishte i pari cili bëri kufër dhe u bë mendjemadh dhe nuk e zbatoi urdhrin e Allahut?

6. Iblisi (shejtani) Mallkimi i Allahut qoftë mbi të.

7. Çfarë pije do ti servohet banorëve të xhenetit?

7. Mjaltë, ujë, alkool i cili nuk dehë, ajran, qumësht.

8. Cilat janë kategoritë e caktuara me islam, të cilëve u takon zeqati?

8.1. Të varfërve (nevojtarëve). 2. Të ngratëve (që s’kanë fare). 3. Punonjësve (atyre që tubojnë zeqatin). 4. Atyre që duhet përfituar zemrat (që janë me besim të dobët). 5. Për të liruar një rob nga robëria. 6. Atyre që janë të zhytur thellë në borxhe. 7. Atyre që luftojnë (xhihadistëve) në rrugën e Allahut. 8. Atyre që kanë mbetur në rrugë.

9. Cilat janë dy gjëra të cilat lejohen në islam të hahen edhe nëse kanë ngordhur?

9. Karkaleci dhe peshku.

10. Kush e pranoi Islamin i pari prej çifutwve?

10. Abduallah bin selam Allahu qoftë i kënaqur me të.

11. Cila është dispozita e bërjes së nijetit me gojë( me zë) në Namaz?

11. Bërja e nijetit me zw në namaz është bidat (risi), sepse vendi i nijetit është në zemër.

12. Kush e filloi librin e tij të saktë të haditheve me hadithin,- “Veprat vlerësohen sipas nijetit,-“?

12. Imam Buhariu Allahu e mëshiroftë.

13. Pse u dënua dhe u burgos imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë?

13. Sepse Imam Ahmedi e mohonte se Kurani ishte i krijuar. Ashtu siç ishte përhapur kjo ide në kohën e tij. Allahu e mëshiroftë Imam Ahmedin për qëndrimin e tij stoik se Kurani është fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar edhe pse u bërgos dhe u dënua megjithatë ai harroi veten e tij për një qëllim. Qëllimi i vetëm ishte i tij të dalë e vërteta ne pah (shesh) dhe ta kënaq Allahun xhele veala.

14. Kur kthehet njeriu në shtëpinë e tij i pastër nga gjynahet sikur foshnja e porsalindur nga barku i nënës?

14. Kur e kryen Haxhin duke mos i nëpërkëmbur dispozitat e Allahut.

15. Cili nga pejgamberët i bëri dua Allahut në këtë mënyrë,- ” Më kaploi belaja (sprova) e Ti je më mëshiruesi ndër mëshiruesit,-(Enbija, 83) ?

15. Ejubi alejhi selam .

16. Cila është fitneja më e madhe ?

16. Fitneja e Dexhallit.

17. Kush ishte sahabiu të cilin e vizitonin melaqet dhe e shoqëronin në udhëtim?

17. Imran bin Husajnin Allahu qoftë i kënaqur me të.

18. Si quhej xhamia të cilën e ndërtuan munafikët në kohën e Pejgamberit alejhi selam për ti përçarë muslimanët të cilët në atë kohë faleshin në Xhaminë Kuba?

18.Mesxhid ed Dirar (Xhamia e sherrit, mosbesimit dhe përçarjes: shiko më gjerësisht suren Teube: ajetet 107,108,109,110).

19.Kush llogaritet ligjëruesi i Pejgamberëve alejhimu selam?

19. Shuajbi alejhi selam.

20.Sa melaqe do ta bartin arshin ditën e Kiametit ashtu si na ka lajmëruar Allahu në Kur’an?

20. 8 melaqe do ta bartin arshin ditën e kiametit.

21. Kush shkroi i pari në lëmin e hadithit?

21. Malik ibën Enes Allahu qoftë i kënaqur me të.

22. Kush është i ngarkuar për fryrjen e Surit?

22. Meleku Israfili alejhi selam. (Shiko suren Neml: 87, Nebe:18, Kaf:20, Kehf:99, Taha: 102 etj). 23. Cila ishte sureja e cila ia zbardhi flokët Pejgamberit alejhi selam ?

23. Sureja el Hudë.

24. Cili ishte argumenti i Jusufit alejhi selam, argument i cili shfajësonte Jusufin alejhi selam nga shpifja dhe kurthi i gruas se mbretit tw atëhershëm tw Egjiptit?

24. Këmisha (pjesa e prapme e këmishës e cila doli argument se Jusufi alejhi selam ishte i pastër).

25. Ashtu siç ka ardhur në hadith, kush llogaritet muhaxhir?

25. Muhaxhir llogaritet ai i cili bën hixhret (largohet) nga gjërat që i ka ndaluar Allahu xhele veala.

26. Cilat nga gratë është më e bereqetshmja ashtu siç ka ardhur në hadith?

26. Ajo grua e cila i kërkon burrit më së paku mehr (dhuratë martesore e dhuruar nga burri dhe e cila i takon gruas).

27. Kush ishte i pari që ndërtoi burg në Islam?

27. Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të.

28. Si quhej shpella në të cilën pejgamberi alejhi selam pushoi dhe u fsheh aty nga jobesimtarwt gjatë hixhretit (shpërnguljes) për në Medine me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur me të!?

28. Shpella Theur.

29. Cila ishte mrekullia më e madhe dhe e cila do vazhdoj deri në kiamet si mrekulli e veçantë dhe afatgjate e Muhamedit alejhi selam?

29. Kurani famëlartë.

30. Kush ishte ai i cili i shëronte njerëzit nga sëmundja e lëkurës, verbërisë dhe ngjallte të vdekurin të gjitha këto i bënte me urdhrin e Allahut xhele veala?

30. Isai alejhi selam . (Shiko më gjërësisht ajetin 110 të sures el Maide).

31. Gjatë kryerjes së haxhit, haxhilerwt bashkojnë namazin e akshamit me namazin e jacisë, cili është ai vend?

31. Haxhilerwt bashkojnë namazin e akshamit me namazin e jacisë në Muzdelife.

32. Leximi i cilës sure e mbron besimtarin nga fitneja e dexhallit?

32. Leximi i sures Kehf.

33. Cila është xhamia e parë e ndërtuar për njerëzit?

33. Mesxhidul Harami në Meke (Qabeja).

34. Cila ishte gjidhënëja e Pejgamberit alejhi selam?

34. Halime binti Sa’d Allahu qoftë e kënaqur me të.

35. Ceke njërin nga emrat e Medines?

35. Tajibeh (e mirë, e pastër).

36. Në cilin drejtim për herë të parë faleshin apo e posedonin kiblen muslimanët para drejtimit kah Qabeja, Mekeja?

36. Bejtul Makdisi (Meshxidul Aksaja në Palestinë).

37. Sa rrotullime duhet ti bëjë Haxhiu gjatë Haxhit apo Umres në Tavafin rreth Qabesë dhe gjatë Sajit?

37. Shtatë rrotullime në Tavaf dhe shtatë rrotullime në Saj.

38. Cili është namazi i parë që e falën muslimanët pas ndërrimit të kibles?

38. Namazi i ikindisë.

39. Ceki disa nga mësuesit e imam Buhariut?

39. Ali ibn Medini, Ahmed ibn Hanbeli, Jahja ibn Meini, Muhamed ibn Jusuf el Ferjabi, Meki Ibrahim el Belhi, Muhamed bin Jusuf el Bikendi, Is’hak ibn Rahuveja,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

40. Ceki disa nga nxënësit e imam Buhariut?

40. Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Zur’ah, Ebu Hatim err Rrazijan, Mensur bin Muhamd el Bezdevi, Hamad bin Shakir, Ibrahim bin Makl, Muhamed bin Jusuf,Ibn Huzejme, Ebuk Bekr bin Ebi Dunja,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

Burimi; albislam.com

AUTORI: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI MEDINE, 2013.

0 3562

Shoqata Humanitare El Ihsan dhe Qendra Kulturore Albislam në bashkëpunim me Fondacionin RAF nga Katari dhe Fondacioni Visioni i ri, këtë vit ashtu si edhe në të kaluarën, në grumbullin e aktiviteteve të bujshme kulturore e humanitare, nuk harroi një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë pa e përfshirë në projektet e tyre – kategorinë sociale të vendit tonë, gjegjësisht një numër të konsiderueshëm të familjeve të prekura nga varfëria në kryeqytetin e Maqedonisë – Shkup.

Këtë herë, ndihma humanitare përbënte një pako ushqimi, e cila në një vlerë prej afro 34 eurosh, do mblidhte brenda saj ushqimet më të rëndësishme që i nevojiten një fmailjes mesatare për një muaj.

Numri i përfituesve nga ky projekt është mbi 250 familje, të cilat u rregjistruan paraprakisht nga aktivistët e Shoqatës El Ihsan.

Jemi të vetëdijshëm se numri i nevojtarëve është edhe më i madh, prandaj synojmë që të zgjerojmë numrin e përfituesve, përkitazi me nevojat e vendit tonë. Lusim Allahun e madhëruar, që të pranojë prej nesh këtë vepër dhe të na bëjë të dobishëm për vendin dhe shoqrinë tonë.

0 3299

Sh.H.Elihsan sot me  sukses e organizoi iftarin në të cilin u ftuan 350 mysafir. Iftari u realizua në një atmosferë të këndshme në oborrin e Sh.F. Kongresi i Manastirit. Në një vend të bashkuar nga islami kishin shqiptarë, boshnjakë, romë e kombësi tjera si dhe profile të ndryshme profesionale.

Përveç ushqimit të shijshëm u realizua edhe një program i shkurtër me lexim të pjesës nga Kurani Famëlartë, dy ilaçi nga vëllau Nusret Kurtishi dhe këshillë nga hoxha i njohur Dr. Enall Jakupi. Bereqeti që zbriti nga qielli e përshpejtoi  përmbylljen e programit. Allahu e pranoftë këtë mund modest. Amin

NA NDIQNI NË