Arhiva DitoreSep 7, 2014

0 1404

“Kombi islam” është lëvizje e cila është paraqitur në SHBA në rrethin e zezakëve, islamit i kanë dhënë kuptim sipas kuptimit të tyre specifik duke i dhënë përparësi shpirtit racor si kriter kryesor, pas një kohe janë njohur me emrin Bilalijunë pasi që i përmirësuan shumë gjëra nga besimi dhe mendimet e tyre.Themeluesi i saj dhe personalitetet më të shquara të tyre:

  • Themeluesi i parë i kësaj lëvizje është Vallas D. Fard i cili ishte zezak me origjinë të panjohur, u shfaq i papritur në Detroit në vitin 1930 si thirrës në mendimet e tij i përkufizuar vetëm me zezakët, ndërsa në vitin 1934 në muajin e qershorit u fsheh thellë nga sytë e popullit.
  • Elixhah Pull (Elijah Pool) ose Elixha Muhamed (1898 – 1970), i cili hyri në këtë lëvizje dhe arriti pozitë të lartë në lëvizje derisa arriti të bëhet prijës i saj dhe pasardhësi Fardit, ky njerivizitoi Arabinë Saudite në vitin 1959, pastaj vizitoi Turqinë, Etiopinë, Sudanin, Pakistanin bashkë me djalin e tij Vallas Muhamedin të cilin e kishte si përkthyes.
  • Mallkom X (Malik Shipaz), i cili në fillim ishte kryetar i vend-adhurimit numër 7 në Nju Jork , i cili njihej me oratorinë e tij dhe me mendimet e tij, pas një kohe mori rrugën për të vizituar arabët lindor , ndërsa në vitin 1963 bëri Haxhin , kështu që kur u kthye në vendlindje filloi t’i kritikojë dhe mohojë disa qëndrime bazë të kësaj lëvizjeje racore ku dhe doli jashtë kësaj grupe dhe formoi grupin e vet të njohur me emrin (Xhematu ehlu Suneh). Më 21 shkurt të vitit 1965 i është bërë atentat dhe është vrarë.
  • Levis Farhani (Lewis Farrakhan) i cili e pranoi islamin në vitin 1950 dhe u bë zëvendës i Mallkom Iksit në krye të vend-adhurimit numër 7, i cili gjithashtu ishte orator, autor i disa shkrimeve dhe ligjërues. Ky njeri ka lidhje te forta me kolonelin Gadaf, si dhe ky person bën thirrje në ngritjen e shtetit të pavarur të zezakëve në Amerikë, derisa të arrijnë t’i fitojnë të drejtat shoqërore dhe politike të plota në shtetin amerikan.
  • Vallas Muhamed i cili u emërtua si (Varithudin) trashëgues i fesë. Lindi në Detroit me 30 tetor të vitit 1933, i cili punoi si kryetar i lëvizjes në vend-adhurimin e Filadelfias prej 1956 deri në 1960, e kreu Haxhin gjatë vitit 1967 si dhe disa herë i bëri vizitë Arabisë Saudite.

– Në vitin 1964 u distancua nga kjo lëvizje dhe u shkëput nga besimet e babait të tij mirëpo pesë muaj para vdekjes së babait të tij u kthye prapë në lëvizje me shpresë dhe me qëllim të përmirësimit të lëvizjes prej brenda.

-Ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga organizata Rabitatul Alemil Islami në Nju Jork në provincën e Nju Xhersit në vitin 1977.

-Po ashtu në vitin 1975 në muajin tetor vizitoi qendrën islame në Uashington.

-Gjithashtu ka prezentuar si udhëheqës i delegacionit islam në Kanada në vitin 1977 dhe çdo herë ka potencuar haptas për sinqeritetin e tij që e jep për islamin dhe se do të mundohet t’i përmirësojë mendimet e gabuara në grupin e tij.

– Në vitin 1967 e viziton Arabinë Saudite, Turqinë dhe disa shtete tjera islame, gjatë vizitës së tij takohet me njerëz eminent të çdo shteti.

-Në vitin 1975 haptazi tregoi për personat që do t’i emërojë në strukturën e këtij grupi prej më të dalluarve janë si në vijim:

  • Dy ndihmësit e veçuar të tij: Kerim Abdulaziz dhe Dc. Neim Ekber
  • Korrespodenti i organizatës: Abdulhalim Ferhan
  • Këshilltarë kulturorë: Dc. AbdulAlim Shibaz, Dc. Fatima Alij, Fehmije Sulltan
  • Sekretar gjeneral: Xhon Abdulhaku
  • Prijës i udhëheqjes ushtarake: Ilaxhi Muhamed i dytë
  • Rajmond Sherif – person i cili u bë ministër i drejtësisë pasi që ishte udhëheqës më i lartë i lëvizjes, i quajtur me emrin “Fruti islam” (Fruit of islam) apo me inicialet F.O.I. e cila u themelua qysh në vitin 1937.
  • Emina Resul – përgjegjëse për avancimin e gruas M.G.T.
  • Dc Majkëll Ramadan – person i cili ka pasur si detyrë të udhëheq të gjitha komisionet e xhamive si dhe kryetar i komisionit për kontroll.
  • Tejron Mehdi – person i cili iu bashkëngjit kësaj lëvizjeje në vitin 1967, kurse roli i tij ishte zbulimi i të këqijave dhe dëmtuesve brenda stafit të lëvizjes, i cila në vitin 1967 u quajt me emrin “Blight arres pioner patrol” ose me inicialet B.A.P.P. i cili u llogarit edhe si zëvendësuesi i F.O.I.
  • Ibrahim Kemaludin – përgjegjës për stafin organizues së “Grupit të ri botëror” ose ndryshe e quajtur “New earth team – N.E.T.” po ashtu edhe si drejtues i projektit të vendbanimeve në pjesën jugore të Çikagos.
  • Sulltan Muhamed – njëri nga nipat e Ilaxhi Muhamedit, për këtë njeri thuhet se ky e ka kuptuar islamin ashtu siç duhet d.m.th. sipas sunetit, ai ka bërë thirrje në islamin e vërtet burimor në xhaminë e tij në Uashingtonku punoi si imam, e ka mësuar islamin në Universitetin El-imam Muhamed ibën Suud el-Islamije, vdiq në vitin 1991 në Rijad.
  • Muhamed Alij, Kasius Klej – boksieri i njohur botëror, thuhet se Malkom Iks është nga i cili është inspiruar për tu futur në këtë lëvizje. Një ashtu ky njeri ka qenë edhe pjesëtar i kongresit të cilin e themeloi Vallas Muhamed, kjo pasi ai dha dorëheqje nga kryesia e lëvizjes për shkak sedëshironte t’i rregullojë disa çështje të rëndësishmebrenda lëvizjes.

Mendimet dhe besimet e tyre :

Para se të flasim për besimin dhe mendimet e tyre është e radhës të potencojmë se mendimet e kësaj lëvizje kanë hasur në ndryshime kohë pas kohe, duke u ndikuar tepër varësisht nga udhëheqësit e tyre kush e printe lëvizjen. Për këtë arsye këto ndryshime mund edhe të ndahen në tre etapa:

E para: Periudha e Vallas D. Faridit

  • Prej themelimit të saj kjo organizatë është njohur me emrin “Kombi islam – Nation of islam”, po ashtu është njohur edhe me emrin “Kombi islam i humbur i zbuluar”. Qëllimet e dukshme të saj kanë qenë:

–           Thirrja në liri, paqe, drejtësi, barazi si dhe punë për ta ngritur dhe popullarizuar ideologjinë e kësaj lëvizje.

–           Përqendrimi i ngritjes së racës së zezë si dhe rrënjëzimi i saj, si dhe konfirmimi se këta e kanë origjinën nga Afrika, ndërsa njerëzit e bardhë i kanë sulmuar tepër derisa i cilësojnë si shejtan – djaj.

–           Kanë punuar që t’i transferojnë ndjekësit e tyre nga Teurati dhe Inxhili tek Kurani, mirëpo përsëri duke marrë diçka nga librat e shenjtë në disa ide të tyre.

–           Themeluesi i kësaj lëvizje themeloi dy organizata: e para ajo e grave e quajtur “Trajnimi i grave muslimane – Training muslim girls” me inicialet T.M.G. e dyta për burrat nën emrin “ Fruti islam – Fruit of islam” me qëllim që të formojë një ushtri të fortë e cila do ta mbron këtë lëvizje dhe do ta përkrah qendrën e saj shoqërore dhe politike.

E dyta: Periudha e Ilaxhi Muhamedit

  • Ilaxhi Muhamed deklaroi haptazi se Zoti nuk është gajbi – e padukshmja, mirëpo është e patjetërsueshme të jetë materie në ndonjë person dhe ky person është Faridi në të cilën ka hyrë Zoti, të cilit duhet t’i drejtohet lutja dhe adhurimi, më këtë futi tek lëvizja mendimet e batinive (grup nga grupet e devijuara në islam).
  • Mori përsipër vendin e profetit dhe filloi të thërritet me nofkën “ i dërguari i Allahut – Messenger of Allah”.
  • Ua ndaloi pasuesve të tij bixhozin, alkoolin, duhanin si dhe teprimin e ngrënies dhe zinasë – imoralitetit. Po ashtu e ndaloi përzierjen e burrave dhe grave, bëri nxitje për martesë tek të rinjtë që ishin anëtarë të lëvizjes së tij, gjithashtu ua ndaloi shpeshtimin e ndejave në vendet për argëtim, kafene publike, kazino etj.
  • E shfaqi haptazi që raca e zezë është baza e çdo mirësie duke e nënçmuar përbuzur racën e bardhë, madje duke e cilësuar edhe si racë më e ulët njerëzore. Nuk ka fare dyshim se përhapja më e madhe e kësaj lëvizje ishte në një rreth të ngushtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra vetëm brenda racës së zezë. Kështu duke bërë përjashtim të njerëzve të racës së bardhë për të cilën çështje nuk ka nevojë të komentohet aspak.
  • Ilaxhi Muhamed nuk besonte përveçse në gjërat konkrete, të perceptueshme, kështu që si pasojë e kësaj nuk besonte në melekët e as një ringjalljen e njerëzve pas vdekjes në ditën e gjykimit. Ndërsa ringjallja sipas tij nuk ishte diçka tjetër përpos ringjalljes intelektuale të zezakëve amerikanë.
  • Nuk besonte se shpallja e fundit hyjnore është ai i Muhamedit – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe haptazi shprehej se ky vetë është vula e profetëve, pasi që çdo profet i dërgohej popullit të tij në gjuhën e vet, ndërsa ai (Ilaxhi Muhamed) është i dërguar si pejgamber të cilit i vjen shpallja nga Faridi në gjuhën e popullit të tij zezak.
  • Beson në librat e shenjtë qiellorë, mirëpo beson se një libër specifikë do t’i zbritet popullit të tij të racës së zezë i cili do të jetë libri i fundit i zbritur nga qielli për njerëzimin.
  • Namazi në kohën e tij ka qenë leximi i sures Fatiha, disa ajeteve Kuranore ose disa lutjeve të transmetuara nga i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke u drejtuar nga Mekka dhe duke e pasur në mendjen e tyre fotografinë e Faridit, kështu vepronin 5 herë në ditë.
  • Agjërimi i muajit të Ramazanit zëvendësohej me agjërimin e muajit Dhjetor sipas kalendarit Gregorian çdo vit.
  • Çdo anëtarë i lëvizjes obligohet të jep 1/10 e pasurisë së tij për organizatën.
  • Ka shkruar disa libra nëpërmjet të cilave bëhet e qartë se cilat ishin mendimet e tij dhe gjithë këto që u cekën në përgjithësi janë të nxjerra nga librat e tij. Nga librat e tij përmendim:

–           Mesazh deri te njeriu i zi (në Shtetet e Bashkuara) – Message to the black man.

–           Shpëtuesi ka mbërritur – Our saviour has arrived.

–           Rënia e Amerikës – The fall of America.

–           Si të hash që të jetosh – How to eat to live.

– Po ashtu nxori në shtyp revistën e cila flet në gjuhën e tyre me emrin “Muhamedi flet, Muhamed speaks”.

Tre: Koha e Varithudin Muhamedit

  • Më 19 qershor të vitit 1975 Varithudini e ndërron rregulloren e organizatës që edhe të bardhët të mund të futen në organizatë.
  • Më 24 nëntor të vitit 1975 Varithudini ia ndërroi emrin organizatës në “El-Bilalijun” duke e pas për qëllim Bilal Habeshiun, muezinin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
  • Ndërsa më 25 shkurt të vitit 1976 në një sallë manifestuese u organizua manifestim ku morën pjesë të zinjtë dhe të bardhët krah njëri tjetrit.
  • Dija amerikane u bë pjesë e dijes së organizatës, pasi që këtë dije e llogaritnin si njeriu i bardhë me sy të kaltër me emrin “Shejtani kaukazian”.
  • Më 29 gusht të vitit 1976 solli vendim që detyrimisht të agjërohet muaji i ramazanit dhe të festohet Fitër Bajrami.
  • Ndërsa në 24 nëntor të vitit 1975, në ditën kur ia ndërroi organizatës dhe emrin, njëkohësisht ia ndërroi emrin edhe revistës së lëvizjes nga “Muhamedi flet” në “Bilal news- Lajmet e Bilalit”, kurse më pas revista mori emrin “The muslim journal – Gazeta islame”.
  • Në vend të emërtimit “Prijës i prijësve” e ndërroi këtë emërtim në “Imami i madh” si dhe e ndërroi të emërtuarin “Kryetari” në “Imam” ku i dha prioritet çështjeve fetare kurse aspektet tjera si: politike, shoqërore, kulturore, sociale ia la udhëheqësve tjerë të lëvizjes.
  • Pastaj i dha rëndësi të madhe faljes së namazit në xhamitë ku prezantonin anëtarët e lëvizjes së tij, pra nxiste në faljen e namazit në xhami.
  • Më 3 tetor të vitit 1976 solli vendim që falja e namazit të bëhet në formën e saktë të njohur të muslimanët pesë herë në ditë, pra duke e potencuar atë si domosdoshmëri.
  • Afirmoi sjelljen islame, etikën, sensin, sjelljen harmonike, bartjen e shamisë mbi kokat e grave.
  • Thirrësit e kësaj lëvizje i vizitonin burgjet në të cilat u bënin thirrje të burgosurve, të cilët pasi që përqafonin fenë e kësaj lëvizjeje ndërronin në sjellje, ishin që i përmbaheshin faljes së namazit, tregonin keqardhje për veprat e tyre etj., e si pasojë këto ndryshime në sjelljen e një pjesë të të burgosurve bëri që, vet drejtuesit e burgjeve të kërkonin që burgjet e tyre rregullisht të vizitoheshin nga thirrësit e kësaj lëvizje pasi që shihnin përmirësim të madh në sjelljen e të burgosurve që futeshin në këtë lëvizje.
  • Qëndrimeve të gabuara të cilat u shpikën në kohën e Faridit, Ilaxhi Muhamedit duke ia veshur ato islamit, Varithudini u mundua t’i përmirësojë.
  • Këto gjëra të cilat i cekëm nuk do të thotë se kjo lëvizje ka marrë qëndrimet e sakta të islamit, pra plotësisht të sakta, mirëpo nënkupton se është përmirësuar në disa vende duke u kthyer në burime të sakta për disa çështje, duke i krahasuar ato me të mëparshmet. Kjo lëvizje sot e kësaj dite ka nevojë për përmirësime në besim dhe në parimet tjera të saj të cilat nuk përputhen plotësisht me islamin burimor.
  • Si pasojë e ngatërresave të vazhdueshme që ndodhnin me kalimin e kohës në këtë lëvizje në mes udhëheqësve të saj, bëri që më 25 maj të vitit 1985 Varithudini të shkëputet plotësisht nga kjo lëvizje duke e lënë që çdo pjesë e lëvizjes të punojë e pavarur. Kurse kjo e fundit bëri që në këtë lëvizje kohë pas kohë të ketë “risi” se si duhet të udhëhiqet kjo lëvizje.
  • Ka pasur disa tentime të cilat i ka bërë gjenerali dhe presidenti i Libisë Gadafi apo pushteti iranian për t’i ndihmuar kësaj lëvizje, duke dashur që t’i përhapin politikat dhe ideologjitë e tyre në mesin e kësaj lëvizje. Madje ka edhe disa personalitete tek të rinjtë e tyre dhe nga liderët e tyre të cilat janë infiltruar nga ana e pushtetit iranian dhe nga shteti i Libisë të cilët në veprimtarinë e tyre janë të fshehur. Por janë të shpërndarë dhe kanë influencë në mesin e kësaj lëvizjeje.
  • Kjo lëvizje gjithashtu njihet edhe me emra tjerë nga të cilat më i njohuri sot është “The nation of islam in the West”.

Bazat e besimit të tyre dhe ideologjitë e tyre :

  • Kjo lëvizje në fillimet e saj ka buruar nga ndikimi i dy lëvizjeve të ndryshme që kanë ekzistuar në mesin e zezakëve dhe që kanë pasur një ndikim të forte në mesin e tyre dhe atë:

– E para: Lëvizja Mourie – në të cilën ka thirrur Timothi Nubel Dru Ali (Timothi Nubel Drew Ali) (1886-1929) i cili llogaritet si themeluesi i kësaj lëvizje. E cila si lëvizje daton që nga viti 1913. Në këtë thirrje u përzien qëndrime të ndryshme si ato të besimit dhe ato sociale, këta e quanin veten si musliman porse pas vdekjes së liderit të tyre kjo lëvizje pësoj një rënie të madhe.

– E dyta: Lëvizja e Markus Garvit (Marcus Garvey), (1887-1940) – kjo lëvizje politike e zezakëve themeloi organizatën e saj në vitin 1940 me emrin (Universal Negro Improvement Associtation). Kjo lëvizje paraqitej si e krishterë, kurse Mehdiun – Isain dhe nënën e tij Merjemen – paqja e Allahut qoftë mbi ta i paraqitnin si zezakë. Lideri i kësaj lëvizjeje u internua nga SHBA e si pasojë ajo filloi të dobësohej derisa u shkatërrua plotësisht.

  • Nisur nga ky fakt mund të thuash se kjo lëvizje e shihte islamin si të vetmin faktor i cili mund tu japi zgjidhje problemeve të zezakëve në SHBA dhe kjo nga studimi që i kishin bërë udhëheqësit e kësaj lëvizje Islamit burimor. Duke e bërë të mundshme që zezakët të bëhen një popull i bashkuar, të dalluar dhe të unifikuar nga aspekti fetar dhe me të drejtat e tij.
  • Pra si rezyme ai i cili më shumë pati ndikim në këtë lëvizje Ilaxhi Muhamed thjeshtë, pas marrjes si referencë islamin edhe pse binte ndesh me parimet bazë të islamit, ndërthuri me islamin edhe dispozita nga Teurati dhe Inxhili duke mos lënë anësh edhe dispozita tjera që i bëri legjitime, që vet sipas tij i diktonin rrethanat si pasojë e problemeve etnike dhe racore që ishin aktuale në SHBA në atë kohë.

Përhapja dhe vendet ku kjo lëvizje pati më shumë influencë:

  • Numri i zezakëve në SHBA arrin në më shumë se 35 milion njerëz, prej të cilëve 1 milion janë musliman.
  • Në fillim xhamitë e tyre i quanin “Vend adhurimi – Temples” ndërsa momentalisht posedojnë 80 degë në qytete të ndryshme amerikane gjithashtu posedojnë 60 institute shkollore nëpër tërë SHBA-të , ku në plan-programin e tyre shkollor kanë orë të posaçme ku nxënësit e tyre mësojnë mbi fenë islame.
  • Vendet kyçe të muslimanëve zezakë në SHBA janë qytetet Detroit, Çikago, Uashington, si dhe në shumë qytete tjera të mëdha të SHBA-ve me parullën e ngritjes së shtetit të pavarur zezak dhe në realizimin e të drejtave të tyre në përgjithësi.

 Nga ajo që u cek përfundojmë se :

  • “Kombi islam në perëndim” është lëvizje me drejtim ideologjik të cilët pretendojnë se i përkasin fesë islame, kurse realiteti është se kjo lëvizje është shumë larg islamit burimor, d.m.th. larg parimeve bazë të tij, larg shumë dispozitave tjera të islamit. Edhe pse në fillim thirrja bëhej në Kuran, ata nuk u ndaluan duke futur në fenë e tyre “islame” dispozita nga Teurati dhe Inxhili, kjo gjithë ndodhi në etapën e parë. Kurse në të dytën besimi i tyre pësoi modifikime duke ngjasuar plotësisht me atë te Batinive ku Zoti nuk ishte diçka e padukshme, mirëpo është diçka i cili ekziston, nuk është i padukshëm,por ekziston me trup të veçantë. E sipas tyre ai ishte Faridi në të cilin sipas tyre Zoti kishte hyrë në të. Gjithashtu ata besonin se Muhamedi – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk ishte i dërguari i fundit, presin që atyre tu zbret libër i veçantë pasi që ishin popull në vete, agjëronin muajin dhjetor në vend të muajit Ramazanit. Kurse në etapën e tretë kjo lëvizje mori emër të ri Bilalijunët, pra duke i bërë ithtarët e kësaj lëvizje pasues të rrugës së Bilal el-Habeshiut, muzinit të të Dërgaurit të Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Varithudini e potencoi shumë më shumë se paraardhësit e tij detyrimin e faljes së namazit pesë herë në ditë, po ashtu i përmirësuan shumë devijime që ekzistonin që më parë, prej nga besimi i tyre u përmirësua shumë me atë të islamit burimor.

Marrë nga: Meusuatul  Mujesere e Dc. Mani ibën Hamad El-Xhuhenij

Përktheu dhe përshtati: Nexhat CEKA

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

 

(Referencat për të pasur njohuri më të gjerë rreth lëvizjes së “Kombit islam”)

– “Muslimanët zezak në SHBA” – Dr. Erik Linkoln (përktheu Omer Diravij, Sh. B. Darul-ilm lilmelajin Bejrut T-1, 1964)

– “Islami në SHBA” – Muhamed Jusuf Eshevaribij (Lexhnetul Bejan, Kairo 1960 G/1379 H)

– Ekzistimi i islamit në SHBA – Abdullah Ahmed Edarij – (T-1 Sh.B. Metbatul-xhemijetul-arabijeh-suudije lithekafeti uel funun, Në Xhide 1983 G/1403 H)

– “Organizata Ilaxhi Muhamed El – Amerikije” – Dr. Abdulvehab Ibrahim ebu Sulejman (T-1 Sh.B. Darur Shurur, Xhideh 1979 G/ 1399 h)

– El Firakul – Batinije – el – muasire fil vilajetil-mutehide – Bilal – Philips (Temë magjistrature në fakultetin në Terbijes Melik Suud, Rijad 1984 G/1405 H)

– El-Muslimune tante sejtaretire resmalije – Mahmud Ahmed Shakir (Mektebul Islamijeh T-1, Bejrut 1397 H)

– El-muslimune fi Europa ve Amerika – Dr. Alij El-Mintesir el-Kitanij (Sh.B. Idris T-1, Ribat, 1396 H)

– Revista: El-Muslimun 20.9.1405 H – 8.6.1985 G

– Revista: El-Mustekbel, nr. 422 viti 1985.

– Revista: El-Xheziretu-Suudije nr. 1683, 12 Muharem 1397 H, 2.1.1977 G.

– Revista: Ahbarul-alemil-islami, nr.470, 23 Rebiul evel 1396 H, botuar nga Rabitatul-alemil-islami në Mekë, poashtu me nr. 510 – 20.1.1397 H.

– Revista:el-Muxhtema, Kuvajt nr. 428 – 28.3.1399 H – 30.3.1979 G.

0 1550

Njerëzit priren për të fshehtën dhe dëshira për të mësuar atë që nuk e dinë është e madhe. Studenti, posa del nga provimi, e kërkon rezultatin menjëherë. Natyrshëm, çdo besimtar pas muajit Ramazan dëshiron të dijë a është në listën e të pranuarve.

Atëherë si ta di unë nëse vërtet jam i pranuar?

Përgjigja e thjeshtë dhe  e lehtë është kjo:

  1. Kur besimtari e gjen zemrën më afër Allahut të Lartësuar, e do Atë, ky është fryt i adhurimit dhe shenjë e pranimit.

Të dojë adhurimet (ibadetet) dhe ta ndiejë se dyert e adhurimeve janë hapur, kurse ato të mëkateve janë mbyllur.

  1. Mos t’i lërë veprat e mira që ka bërë gjatë Ramazanit dhe gjithashtu t’i shtojë veprat e tjera që nuk i ka vepruar gjatë tij.
  2. Mos t’i kthehet mëkatit prej të cilit është penduar gjatë Ramazanit.
  3. Të përjetojë mirësitë.
  4. Të agjërojë gjashtë ditët e Shevalit.
  5. Të shpejtojë dhe garojë në vepra të mira.
  6. Të jetë pas Ramazanit më i mirë se para tij, të ndiejë se ka një zemër të re që pulson me dashuri për Allahun, me namaz, përkujtim, falënderim.

Këto janë disa prej shenjave të pranimit tek Allahu.

Vëlla!

Mos i prish dhe mos i humb veprat pas suksesit. Të gjitha adhurimet e bëra gjatë Ramazanit besimtari mund t’i humbasë me lehtësi nëse nuk i ruan. Sigurisht që veprat e mira duhet të ruhen. Ruajta e veprave arrihet si vijon:

Së pari: Kujdes nga tregimi dhe ekspozimi i adhurimeve

Duhet ta shohësh veten më të vogël se vëllezërit e tu dhe me më shumë mëkate e të meta se ata. Nuk është e drejtë e besimtarit të japë një gjykim mbi veprën e vet, por as të presë gjykimin e të tjerëve mbi adhurimet.

Mos të të duket vetja se ke bërë me këtë vepër diçka, por ta shohësh veprën vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Allahu, vepër që meriton falënderim tjetër, përpjeke të vazhdueshme dhe angazhim shtesë deri në vdekje.

Së dyti: Kujdes nga vetëpëlqimi

Individi duhet të jetë i kujdesshëm nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe e egos. Me punët e mira të realizuara nuk duhet t’i pëlqejë vetja, por të ndiejë mangësi në vetvete, duke e parë veten të rrethuar me begatitë e Allahut e jo duke parë veprën e vet.

Së treti: Kujdes nga mashtrimi

Pas kryerjes së veprës njeriu nuk duhet të mashtrohet duke menduar se është munduar dhe ka fituar. Çdo mund dhe arritje është mirësi e Allahut, dhuratë e Tij. Çdo gjë i atribuohet Krijuesit, absolutisht asgjë njeriut.

Së katërti: Vazhdimësia e veprave të mira

Besimtari patjetër duhet të vazhdojë së vepruari. Pas Ramazanit adhurimet duhen vazhduar dhe shejtani nuk duhet lejuar që të ndikojë dhe të pengojë agjërimin, namazin dhe leximin e Kuranit.

Së pesti: Duke kërkuar ndihmën e Allahut për pengimin e preokupimeve të jetës

Me veprat e bëra që keni realizuar me ndihmën e Allahut duhet të ruheni nga mashtrimet e shejtanit. I mallkuari shton preokupime, shqetësime, vendos pengesa, por gjithsesi ju duhet të kërkoni ndihmën e Allahut të Lartësuar për fuqi. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të shkëputeni nga punët e mira, çka do të thotë se njeriu kthehet në gjendjen e mëparshme.

Vëllezër!

Dijeni dhe mësojeni se:

  • rehatia nuk arrihet me rehati;
  • çështjet e larta nuk realizohen me dembeli;
  • kush mbjell, korr;
  • kush mundohet, gjen.

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2296

Gjatë muajit të ramazanit isha më afër Allahut i Madhërishëm, falja namaz vullnetar më shumë, e ndjeja kënaqësinë e adhurimit, lexoja Kur’an më shumë, namazet i falja në xhami me xhemat, nuk shikoja atë që është e ndaluar që të mos e njollosja agjërimin tim, por… pas ramazanit e humba këtë kënaqësi e këto ndjesi në adhurimet e mia. Tani nuk e kam atë vullnet për vepra të mira siç e kisha na Ramazan , shpesh më ik namazi i sabahut me xhemat, më janë pakësuar namazet nafile, leximi i Kur’anit gjithashtu… e të tjerat me radhë!

A ka për këtë gjendje ndonjë zgjidhje?

Për ty vëlla i nderuar do të përmendim 10 metoda për vazhdimësinë tënde në rrugën e Allahut, mundësisht ashtu siç ke qenë gjatë muajit të ramazanit të jesh edhe pas tij.

E para: dhe para çdo gjëje kërko nga Allahu ndihmë sepse Ai të ka udhëzuar dhe kërko nga Ai që të të forcojë ne fenë e Tij, ashtu siç është lutur Resulullahu alejhi salatu ue selam, kurse ne e dimë shumë mirë se sa më shumë se Resulullahu sal-lallahu alejhi ue selem kemi nevojë për këtë lutje! Ngase Allahu i Madhërishëm i ka lavdëruar në Kur’an ata të cilët luten dhe thonë: “Zoti ynë mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pasi që vetëm Ti je Dhuruesi më i madh.” (Ali imran:8)

E dyta: Ndeja me njerëz të mirë dhe të devotshëm si dhe prezantimi në hallkat ku përmendet Allahu, në vendet ku mbahen këshilla për fenë e Allahut të Madhërishëm apo vizita e vazhdueshme e nxënësve të dijes apo vëllezërve në përgjithësi prej të cilëve inshAllah çdo herë përfitojmë.

E treta: Njohja me jetëpërshkrimin e dijetarëve dhe njerëzve të dalluar në historinë e islamit, sahabëve , tabiinve , tabi-tabiinve dhe meditimi se si ata e kanë kuptuar këtë fe të ndritshme e si pasojë kanë bërë që ky islam të arrijë në disa kontinente madje edhe të jenë më krenarët e më të lartit, gjë e cila sot nuk është e pranishme në Umetin islam madje është e humbur dhe kujtohet me shumë nostalgji… por duke mos harruar se ajo nuk është e pamundshme nëse ne marrim rrugën e tyre duke i ndjekur, e pa dyshim se nëse ne marrim këtë rrugë do ta gjejmë Allahun e Madhërishëm Ndihmëtarin më të mirë në këtë drejtim.

E katërta: Leximi i librave, dëgjimi i këshillave të hoxhallarëve të ndryshëm të cilët pa dyshim duke interpretuar fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Resulullahut kjo ngjall tek ne ambicie dhe vullnet për punë të mira.

E pesta: Të jemi të kujdesshëm në faljen e pesë kohëve të namazit dhe në agjërimin kaza të atyre ditëve që na kanë mbetur pa i agjëruar gjatë muajit të ramazanit sepse kur robi i respekton kufijtë e Allahut i Madhërishëm Ai kënaqet me të.

E gjashta: Të kemi kujdes edhe në veprat vullnetare edhe në qoftë se janë të pakta, pasi që për këtë Resulullahu ka thënë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë veprat e vazhdueshme edhe në qoftë se janë pak.

E shtata: Të mundohesh e të bësh një planprogram që të mësosh përmendësh sa të kesh mundësi nga libri i Allahut i Madhërishëm, pra Kur’ani e në të njëjtën kohë të mundohesh ta kuptosh e ta lexosh atë që e thua gjatë namazeve që ajo të të bëjë të jesh i përqendruar gjatë faljes së namazit.

E teta: Ta shpeshtosh dhikrin – të përmendurit e Allahut dhe istigfarin – kërkimin e faljes tek Allahu sepse këto vepra ndoshta duken të vogla por tek Allahu i Madhërishëm ata janë shumë të vlefshme dhe kanë shpërblim të madh inshAllah.

E nënta: Largohu sa më larg nga ato gjëra që ta prishin qetësinë e zemrës qofshin ato vepra, shokë,vende ,libra, revista, muzika etj.

E dhjeta: Së fundi të këshilloj vëlla i dashur të pendohesh sa më shumë e sa më shpesh, pasi që siç ka ardhur në hadith të Resulullahut se Allahu i Madhërishëm kënaqet me robin e Tij i cili pendohet pas mëkateve që i bën më shumë se sa njeriu i cili është në shkretëtirë e humbë devenë e tij me të cilën udhëtonte duke i humbur edhe shpresat se do të jetojë e kur e gjen atë nga gëzimi i madh i thotë Allahut : Unë jam zoti yt, e ti je robi im.

Prandaj vëlla i dashur mos u bëj prej atyre qe e njohin Allahun i Madhërishëm dhe fenë e tij me obligimet e saj vetëm gjatë ramazanit sepse për këta njerëz selefet – të parët tonë të mirë kanë thënë: Mjerë për atë popull që e njeh Allahun vetëm në ramazan.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përshtati:Nexhat Ceka

0 1369

Një pastor nga një kishë e vogël në Florida, botërisht ka marrë hov të paparë për planin e tij për të djegur disa kopje të Kur’anit.

Fakti që një person i cili pretendon të jetë një njeri i Perëndisë, dhe vendos të kryejë këtë marifet ose jo, që dëshiron të djeg një libër të shenjtë të besimit është i neveritshëm.

Terry Jones, pastor i kësaj kishe beson se Kur’ani është prej shejtanit dhe kështu djalli (e keqja) duhet të shkatërrohet. Të paktën ai nuk e di se po përdhos dhe po ndez zjarrin, shpirtin dhe thelbin e mësuesve më të mëdhenj të njerëzimit, Isait (Jezusit), Musait (Moisiut) dhe të gjithë profetëve tjerë me këtë vepër.

Kjo kishë e Floridës ka vetëm pesëdhjetë anëtarë, tashmë ndikimin që ata kanë krijuar në të gjithë botën është i madh. Edhe pse ne dëshirojmë që “shtypi jonë i lirë” të mos i jepte aq shumë vëmendje këtij grupi të parëndësishëm, por le të jetë kjo një moment mësimdhënieje.

Ky grup i vogël i të krishterëve radikal pretendojnë se ata janë të krishterët e vërtetë në të njëjtën mënyrë si ata që shkatërruan kullat binjake në vitin 2001 që deklaruan se ishin muslimanë të vërtetë.

Bashkësia muslimane në të gjithë botën është e zemëruar për këtë përpjekje për të djegur Kur’anin. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një veprimi të tillë do të ishte injorimi i saj, por është tepër vonë dhe tani udhëheqësit nga SHBA deri në Indonezi kanë qenë të detyruar të kërcejnë në këtë cirk (valle).

Është e rëndësishme në këtë situatë se një numër i madh i krerëve të besimit nga të gjitha traditat dhe zyrtarë të qeverisë në SHBA kanë shprehur deklarata kundërshtuese dhe e  dënojnë këtë veprim (djegjen e një teksti të shenjtë).

Muslimanët duhet të vlerësojmë ata udhëheqës fetare dhe qeveritar që paraqiten se dënojnë Terry Jones. Muslimanët nuk duhet të bien në kurthat e shumë islamofobëve që ata kanë rënë duke i barazuar besimin me devijimet e disave.

Muslimanët duhet të dinë se Islami kërkon nga muslimanët që të tregojnë respekt për njerëzit e të gjitha besimeve dhe promovon një pluralizëm që nuk është përcaktuar nga politika e ditës.

Çdokush që dëshiron të djeg Kur’anin nuk mund të djeg mesazhin e Kur’anit. Kur’ani është i ruajtur në zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe ka miliona muslimanë në mbarë botën të cilët kanë memorizuar Kur’anin.

Muslimanët duhet të ruajnë (mbrojnë) bazat e tyre të larta të moralit dhe kur të tjerët flasin për djegie Kur’ani, duhet të kalojmë më shumë kohë memorizimi të ajeteve të Kur’anit dhe të plotësojmë detyrimin tonë më të rëndësishëm për të lexuar dhe për ta kuptuar Kur’anin.

Historia e djegies së librave

 

Nuk është e pazakontë për klerin, ushtritë pushtuese apo njerëzit tjerë që kanë djegur librat e siç është dëshmuar në historinë tonë njerëzore. Një akt i tillë mund të bëhet për shkak se:

–          Njerëzit mund të ketë një paranojë nga idetë e paraqitura që sfidojnë kuptimin e tyre për botën; ose

–          Njerëzit mund të ketë pasiguri në kuptimin e besimit të tyre.

Një vështrim në historinë e djegies së teksteve fetare do të na japin një kuptim të urrejtjes dhe injorancës që ka ekzistuar në qarqet tona fetare dhe laike. Në vijim do të paraqes një përmbledhje të disa incidenteve të njohura të djegies së librave:

Historia ka qenë dëshmitare e djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë nga forcat e krishterë, Biblioteka e Bagdadit nga Mongolët, djegia e librave dhe varrosja e dijetarëve nën dinastinë Qin të Kinës, shkatërrimi i kodikëve Majan nga pushtuesit spanjoll krishterë dhe priftërinjtë, djegia e librave muslimane dhe çifut nga katolikët gjatë inkuizicionit, djegia e Toras nga të krishterët në Gjermani, shkatërrimi i Bibliotekës Kombëtare të Sarajevës.

Në 1193 pasi mundi Jai Chand ushtrinë e Ghaurit, kryesisht musliman, është thënë se ka djegur bibliotekën e Nalandas, i njohur si Dharma Gunj, Malit i së Vërtetës.

Është dokumetuar që në vitin 367, Athanasiusi, peshkopi i Aleksandrisë, ka nxjerrë një letër të Pashkëve duke kërkuar që murgjit egjiptian të shkatërrojnë të gjithë librat me përjashtim të asaj që përbën ‘Dhiatën e Re’.

Në veprën e tij “Almansor” (1821), shkrimtari gjerman Heinrich Heine, duke iu referuar djegies së Kur’anit, gjatë inkuizicionit spanjoll, shkruante: “Atje ku libri digjet, do të digjet edhe fundi i njerëzimit” (ose ‘atje ku i djeg librat, në fund djegi edhe njerëzit’)(“Dort, wo njeri verbrennt BŸcher, auch verbrennt njeri jam Ende Menschen.”). Librat e Heine ishin në mesin e mijëra vëllimeve që u dogjën nga të krishterët në Gjermani.

Me këshillën e ministrit Li Si, perandori Qin Shi Huang i Kinës urdhëroi djegien e të gjitha librave të filozofisë dhe librave të historisë. Kjo u pasua me varrosjen të gjallë të një numri të madh të intelektualëve të cilët nuk pajtoheshin me dogmat e shtetit.

Në vitin 168 para Krishtit mbreti Antiochus IV urdhëroi që “Librat çifute të ligjit (rregullave)” të gjetura në Jeruzalem të digjen.

Rreth vitit 50 pas Krishtit një ushtar romak kapi një dorëshkrim të mbledhur rrotull nga Tevrati dhe e djegu atë në publik. Ky incident solli pothuajse në një revoltë çifute kundër sundimit romak.

Librat egjiptian të alkemisë të Aleksandrisë u dogjën nga perandori Diokleciani në vitin 292.  Në vitin 303 Diokleciani dogji edhe libra të krishterë.

Në vitin 1242, pushteti mbretëror francez dogji të gjitha kopjet e Talmudit në Paris, rreth 12.000 të tilla, pasi libri ishte “akuzuar” dhe “ishte gjetur fajtor” në gjyqin e Parisit.

Në vitin 1480 Tomas Torquemada përkrahu djegien e literaturës jo-katolike, sidomos Talmudin hebraik dhe libra arabisht pas përzënies së muslimanëve dhe hebrenjve.

Në vitin 1490 një numër i Biblës Hebraisht dhe librave të tjerë hebrenj u dogjën me urdhër të inkuizicionit spanjoll. Në 1499 rreth 5000 dorëshkrime në arabisht ishin djegur nga flakët në sheshin publik në Granada nën urdhërat e Ximenez de Cisneros, Kryepeshkopi i Toledos.

Në vitin 1526 Testamenti i Ri (Dhjata e Re) në përkthimin anglisht  të William Tyndale u dogj në Londër nga Cuthbert Tunstal, Peshkopi i Londrës.

Përkthimi gjermanisht i Biblës nga Martin Luterit është djegur në vendet e Gjermanisë me mbizotërim katolik në vitin 1624, me urdhër të Papës.

Në vitin 1656 autoritetet në Boston burgosën librin Quaker në publik.

Në vitin 1731 Konti Leopold Anton von Firmian – kryepeshkop i Salzburgut ka djegur librat e Luterit.

Në vitin 1933, të krishterët kanë djegur veprat e autorëve çifutë, si dhe vepra të tjera që konsiderohen “jo-gjermane.”

Më 10 maj 1933 të rinjtë e krishterë të ndikuar nga filozofia Naziste kanë djegur kopjet e Toras.

Më 23 mars 1984 qindra kopje të Dhiatës së Re janë djegur në mënyrë ceremoniale nga hebrenjtë ortodoks në Jeruzalem.

Në historinë e kohëve të fundit ka patur disa incidente me djegie të CD-ve me muzikë dhe librave të tjerë fiktiv dhe jo-fiktiv.

Ka patur disa incidente të djegjeve të librave të Harry Potterit, duke përfshirë ato të drejtuara nga kisha në Alamogordo, New Meksiko dhe Charleston, Karolina e Jugut. Djegia e disqeve të Beatles pasi që John Lennon këndoi në lidhje me Jezu Krishtin. Në vitin 1988, një grup qytetar britanik musliman dogjën librin e Salman Rushdi-sëVargjet Satanike’, në Londër e cila u pasua me djegien e cd me muzikë të Jusuf Islamit, pasi ai bëri disa deklarata në lidhje me Salman Rushdinë. Në maj 2008, një grup të rinjsh hebre kanë djegur një numër të madh të Dhjatës së Re në Or Yehuda, Izrael.

 

Kjo është një anë e errët e njerëzimit tonë. Le të punojmë të gjithë për të shuar zjarrin e urrejtjes dhe intolerancës.

Autori është udhëheqës i Shoqërisë Islame të Nevadas, nënpresident i Këshillit musliman të Amerikës (MCA), dhe President i Këshillit Ndërfetar të Nevadas. Ai është autor i disa librave dhe ka botuar më shumë se 400 dokumente mbi çështjet e lidhura me Islamin dhe çështjet bashkëkohore. Ai ka mësuar në shkollat si në Indi, ashtu edhe në SHBA.

 

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 4976

1 – Festat e vetme të ligjësuara në islam: Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami

Para shpalljes ose në kohën e injorancës ishin shumë gjëra që binin ndesh me fenë islame kurse disa tjera vetëm se ishin ndryshe nga ajo që donte Allahu i Lartëmadhëruar. Prandaj me shpalljen e përkryer të Allahut krejt të këqijat u mënjanuan kurse ato jo të këqijat morën trajtën më të mirë të mundshme. Një nga ato ishte edhe se banorët e Medinës në kohën e injorancës i festonin dy festa të tyre të hershme. Kjo, me ardhjen e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u ndryshua, pasi që Allahu ua zëvendësoi këto dy festa me dy festa tjera, e ato ishin Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami. Këto festa madje ishin edhe dy festat e vetme të muslimanëve të cilat u ligjësuan në Medine pas hixhretit, të cilat edhe mbeten të vetmet festa për muslimanët deri në ditën e gjykimit.

Për këtë fakt na tregon Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: “Banorët e Medinës në kohën e injorancës kishin dy festa në të cilat argëtoheshin gjatë tyre, mirëpo kur erdhi i Dërguari i Allahut në Medinë u tha: “Ju keni pasur dy festa në të cilat argëtoheshit gjatë tyre, tani Allahu ato ua ka zëvendësuar me dy të tjera më të mira: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami.” (Transmeton Ebu Davudi, Hakimi, Bejhakiu me zinxhir sahih-autentik)

2 – Preferohet gjatë tyre: Larja (gusli), parfumimi dhe të veshurit me rrobat më të bukura

Ibënul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjatë dy bajrameve i veshte rrobat më të bukura. Ai posedonte një palë rroba të cilat i vishte gjatë dy bajrameve dhe në ditën e xhuma. Gjithashtu Ibën Omer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e praktikonte larjen-guslin gjatë dy bajrameve.(Transmeton Ibën Ebu Shejbe dhe Abdurrezaku 3/309, me zinxhir sahih-autentik)

3 – Ngrënia diçka para se të dilet për të falur namazin

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ditën e Fitër bajramit nuk dilte për në xhami derisa të hante disa hurma, kurse hurmat i hante në numër tek.”(Transmeton Buhariu)

4 – Dalja për faljen e namazit të Bajramit në Musala – vendfalje e caktuar për namazin e Bajramit.

Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton dhe thotë: “I Dërguari i Allahut dilte për të falur namazin ditën e kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit në musala. (vendfalje e caktuar për të falur namazin e Bajramit)” (Transmeton Buhariu) P.sh. qendër e qytetit, park, fushë sportive, aludon në vend të gjerë i madh ku mund të dalin të falen të gjithë banorët e atij vendi, qoftë ky qytet apo fshat.

5 – Dalja e grave dhe fëmijëve madje edhe e grave me menstruacione në musala

Umu Atije (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë: “Jemi urdhëruar në kohën e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ne, gratë e shtyra në moshë, madje edhe gratë të cilat ishin me menstruacione që të dalim në Bajrame për të marrë pjesë në lutjet e muslimanëve si dhe mirësitë gjatë tyre. Kurse ata të cilët ishin me menstruacione i largoheshin vendit ku faleshim.”(Mutefekun alejhi)

Gjithashtu i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e ka obliguar daljen e grave në musala gjatë bajrameve. (Transmeton Ahmedi me zinxhir autentik. Albani e ka cekur në Xhamiu sahih)

6 – Ndërrimi i rrugës

Xhabir Ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në ditën e Bajramit e ndërronte rrugën gjatë shkuarjes dhe kthimit nga musala.”(Transmeton Buhariu)

Namazi i Bajramit

1 – Nuk ka as ezan e as ikamet e as që thuhet fjala: essalatu xhamiatun – namaz i përgjithshëm.

Xhabir Ibën Semurete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon dhe thotë: “I kam falur bashkë me të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dy bajrame më shumë se një herë pa ezan dhe pa ikamet.”(Transmeton Muslimi)

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur arrinte në musala e fillonte namazin pa ezan dhe pa ikamet si dhe pa fjalën: namazi i përgjithshëm. Kjo është prej sunetit të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të mos bëj asgjë nga këta që i cekëm.

2 – Nuk ka namaz para namazit të bajramit e as pas tij

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) rrëfen dhe thotë: “Doli i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ditën e Bajramit dhe i fali dy rekate duke mos falur para tyre dhe pas tyre asgjë.”(Transmetojnë xhemati)

3 – Tekbiret në namaz

Nga Amër Ibën Shuajbi e ky nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në namazin e Bajramit ka marrë dymbëdhjetë tekbire, shtatë në rekatin e parë dhe pesë në rekatin e dytë.(Transmetojnë Ahmedi, Ibënu Maxhe)

4 – Çfarë lexohet në namazin e bajramit

Transmeton Ubejdullah Ibën Abdullah se Omer Ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e ka pyetur Ebu Uakid Elejthiun: Çfarë lexonte i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në namazin e Fitër Bajramit dhe atë të kurban Bajramit? – i tha:

– Lexonte gjatë tyre: “Kaf uel Kuranil Mexhid” dhe “Ikterebeti saatu uen shekkal kamer”. (D.m.th. suret Kaf dhe Kamer) (Transmeton Muslimi)

Gjithashtu Numan Ibën Beshir transmeton se i Dërguari i Allahut gjatë dy bajrameve dhe në Xhuma lexonte “Sebbihisme rabbikel Ala” dhe “Hel etake hadithul gashije”,(D.m.th. suret A’la dhe Gashije) ndonjëherë ndodhte që të dy festat (bajrami dhe xhumaja) të bien me një ditë dhe ai i lexonte të njëjtat sure. (Transmeton Nesaiu Ibën Maxheh, Abdurrezaku dhe hadihti është sahih-autentik)

5 – Hutbeja pas namazit

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) e falnin namazin e Bajramit para hutbes.”(Transmeton Buhariu)

6 – Përshëndetja gjatë bajrameve

Xhabir Ibën Nufejriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur takoheshim ditën e Bajramit i thoshin njëri tjetrit: Tekabel Allahu mina ue minke – Allahu na i pranoftë neve dhe juve. (Ibën Haxheri ka thënë se zinxhiri i hadithit është hasen – i mirë).

7 – Dëfrimi dhe argëtimi është i lejuar në festa

Transmeton Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe thotë: “Etiopasit luanin në prezencë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)ditën e Bajramit dhe ndërsa unë u ngjita mbi supet e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) t’i shikoj ata, derisa u ngopa duke i shikuar pastaj u larguam.”(Transmetojnë Shejbani, Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

8 – Shpeshtimi i tekbireve gjatë bajrameve

Allahu i madhëruar thotë: “Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u urdhëroi  që të jeni falemnderues.” (Bekare:185)

Transmetohet nga Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ai merte tekbire në ditët e teshrikut me këto fjalë: Allahu ekber la ilahe il-Allah uAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd. (Transmeton Ibën ebi Shejbeh 2/167 në zinxhir sahih-autentik)

Esuedi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Abdullahu (Ibën Mesudi) merrte tekbire prej namazit të sabahut në ditën e bajramit deri në namazin e ikindisë në ditën e e therjes së kurbaneve dhe thoshte: Allahu ekber Allahu ekber la ilahe il-Allah vAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir sahih-autentik)

Kurse nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka transmetim për të se: Ai merrte tekbire prej në mëngjesin e ditës së arafatit deri në namazin e drekës së ditës së fundit të teshrikut.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir hasen- i mirë)

Ibrahim Nehaiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: Ata (selefi) merrnin tekbire prej ditës së Arafatit, dikush prej tyre merrte tekbire i kthyer kah kibla pas çdo namazi duke thënë: Allahu Ekber Allahu ekber la ilahe il-Allah uAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd. (Transmeton Ibën ebi Shejbeh me zinxhir sahih-autentik)

9 – Kujt i ik namazi i bajramit…

Ai i cili nuk arin ta falë namazin e bajramit me xhemat i falë katër rekate nga se kështu transmetohet nga Abdullah Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ky është madje edhe mendimi i Shabiut, Theurit, Ahmedit dhe Is’hakut

10 – Përkujtimi

Ki kujdes vëlla i dashur musliman pas gjithë kësaj mos e lejo të harrosh agjërimin e gjashtë ditëve të muajit sheval, pra gjashtë ditët pas muajit të ramazanit, sepse i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush e agjëron ramazanin pastaj pas kësaj i agjëron gjashtë ditët e shevalit i llogaritet sikur të kishte agjëruar tërë jetën.” (Transmeton Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu)

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2434

E di që shumica prej jush jeni shumë të shqetësuar rreth produktivitetit tuaj gjatë Ramazanit, veçanërisht në ditët e para, andaj dua të ua jap 10 këshilla kryesore të cilat ju nevojiten të qëndroni që tani të frytshëm gjatë Ramazanit.

  1. Të kesh qëllime të sinqerta, puno me përkushtim dhe bëj sa më shumë du’a për një Ramazan më të frytshëm!
  2. Gjithnjë një natë më parë, planifiko ditën tënde të Ramazanit. Zgjedhi tre detyra të rëndësishme të cilat dëshiron t’i arrish të nesërmen dhe shënoi ato në ditarin tënd si detyra kryesore.
  3. Kurrësesi të mos e braktisësh syfyrin, zgjohu së paku një orë para sabahut dhe bëje një ushqim të ekuilibruar.
  4. Menjëherë pas sabahut fillo punën me detyrat e tua më të rëndësishme, merri të paktën një ose dy detyra.
  5. Mundohu pasdite të kesh një gjumë të shkurtër, jo më shumë se njëzet minuta, para namazit të drekës ose pas namazit të drekës.
  6. Planifikoji ditët e tua të Ramazanit (dhe të jetës!) ndërmjet kohëve të namazit, e jo e kundërta. (sh.p. të planifikosh punë në kohë të namazit)
  7. Sëpaku çdo ditë rezervoje një orë për të lexuar Kur’an.
  8. Prishe agjërimin me hurma dhe qumësht ose hurma dhe ujë; Shko fale akshamin pastaj kthehu të hashë një ushqim të lehtë!
  9. Jep sa më shumë “Sadaka materiale”, përfshihu në organizimin e iftareve në bashkësi, në rrjedhat e bamirësisë, ndihmo jetimët etj., fito shpërblime duke punuar për të tjerët!
  10. Mos e humbni mundësinë për davet. Kur dikush ju pyet se për ç’arsye nuk hani, atëherë ofrojauni atyre një shpjegim të bukur për Ramazanin dhe Islamin.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1608

Siç muaji i shenjtë i Ramazanit erëzon, më duhet të pranoj se ndjej një sasi jo të vogël frike: ditët e Ramazanit do të jenë dukshëm më të gjata për vitet që vijnë. Për shkak të kalendarit hënor, muaji i Ramazanit lëviz më herët çdo vit, rreth 11 ditë. Kështu që nuk na mbetet edhe aq kohë kur do të agjërojmë gjatë vapës së verës.

Ata janë agjëruesit e vërtetë

Dhe unë pranoj plotësisht se kjo frikë që kam është nga dobësia: dobësi që të heq dorë nga ushqimi dhe pija për një pjesë të ditës për hir të të Dashurit të Çmuar. Megjithatë, nuk hezitoj t’i kërkoj Atij për çdo gjë që më mungon në jetë, duke ditur se Ai nuk më zhgënjen asnjëherë.

Kjo është arsyeja pse më duhet të ndalem dhe të reflektoj në lidhje me thelbin e agjërimit: në fakt, kjo është një stërvitje shpirtërore më shumë se sa fizike duke kontribuar në rritje të devotshmërisë. Në të vërtetë, agjërimi është një mënyrë për ata që janë më me fat (të pasurit) që të ndjehen si ata që janë me më pak fat (të varfrit), ata që heqin dorë nga ushqimi dhe pija jo me zgjedhje, por nga varfëria absolute. Në të vërtetë, agjërimi mëson për një durim dhe bujari.

Po, agjërimi është për të gjitha ato gjëra
Por, siç kam menduar për këtë më shumë, akti i agjërimit vjen për një gjë, e ajo është Dashuria . Ajo është mbi të gjitha dashuritë.

Duhet të kuptojmë se Zoti na do. Nga që Ai na do, atëherë na takon edhe ne ta duam Atë. Por, dashuria ndaj Zotit nuk është thjesht një akt i të folurit. Dashuria manifestohet në veprim. Nuk mund t’i thuash bashkëshortes suaj “të dua” e pastaj të abuzosh me të fizikisht dhe mentalisht. Çfarë lloj dashurie është kjo? Si mund dikush të pretendojë se ai e do bashkëshorten e vet, por e mashtron në të njëjtën kohë? Dashuria nuk është në fjalë … dashuria është në vepër.

Kjo është arsyeja pse agjërimi është mbi të gjitha dashuri.

Nëse e duam Zotin, sepse Ai na do, atëherë duhet t’i tregojmë Zotit atë dashuri. Dhe disa gjëra mund të shprehin këtë dashuri për Zotin që të privojnë nga gjërat tjera që doni më së shumti të tilla si – ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime – që duhet braktisur për hir të Zotit.

Ndryshe nga të gjitha veprat tjera të adhurimit – namazi, lëmosha, haxhi – agjërimi është e vetmja gjë që nuk mund të jetë e rreme (sa për sy e faqe).

Ju mund të faleni sa për sy e faqe: mund të faleni para njerëzve të tjerë në mënyrë që ata të thonë se ju faleni. Ju mund të jepni lëmoshë sa për sy e faqe, mund të shkoni sa për sy e faqe në Mekë. Por ju nuk mund të agjëroni sa për sy e faqe.

Nëse nuk agjëroni, ju do të hani, kur askush tjetër nuk iu shikon. Në fakt, sfida e vërtetë e agjërimit është ajo se çka duhet të bëni kur askush tjetër nuk ju shikon: kur uria dhe etja janë në kulmin e tyre, dhe askush nuk do ta dijë kurrë nëse keni bërë hile gjatë agjërimit duke pirë një gllënjkë ujë, ose një pjesë ëmbëlsire, ose një kafshatë të ushqimit.

Çka do të bëni pastaj? A do të bëni hile? Ose, a do të vazhdoni të agjëroni, kur është më së vështiri ?

Kjo është se si ne mund të tregojmë dashurinë tonë për Zotin: duke agjëruar për hir të Tij. Kjo është arsyeja pse Zoti shprehet në një hadith: “Ai e ka lënë ushqimin e tij, pijen, dhe dëshirat për hir Timin. Agjërimi është për Mua. Kështu që Unë do të shpërblejë (personit që agjëron) për të, si dhe shpërblimi i veprave të mira është i shumëzuar dhjetë herë. ” (Buhariu) .   Kur të agjërojmë, sidomos në muajt e ardhshëm të nxehtë të verës, thjesht nuk duhet të flasim por duhet të veprojmë.

Dhe shpërblimi për agjërim është aq i madh sa Zoti vetë do të jap shpërblimin e agjërimit. Vetë Zoti, që ka pafundësi në dispozicionin e Tij, do të na shpërblejë për agjërimin.  Hadithet janë përplot që tregojnë shpërblimet e agjërimit. Muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës dhe faljes. Është një nga shumë dhuntitë që shfaqin dashurinë e Zotit për ne. Nuk ka mundësi që ne aq shumë të mund të jemi më pranë Tij dhe t’i flakim mëkatet tona, pothuajse të panumërta kundër Atij thjesht duke hequr dorë nga ushqimi dhe pijet gjatë ditës.

Kjo është me të vërtetë një investim i vogël me një kthim (fitim) të madh dhe të pafund. Dhe e gjitha, sepse … Zoti na do. Çfarë Zoti të Dashur që kemi.

Hesham A. Hassaballa është mjek dhe shkrimtar në Çikago.

Islamcity.com

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 4693

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë Ai e largon nga rruga e vërtet s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet pos Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju muslimanë,

Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë ndodhi në muajin Ramazan në vitin e dytë sipas hixhretit. Shkaku i luftës ishte se Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, i kishte arritur lajmi se Ebu Sufjani ishte drejtuar prej Shamit në drejtim të Mekës me një karvan të Kurejshëve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i thirri sahabët që të dalin dhe ta marrin karvanin, për shkak se Kurejshët ishin armiq të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe të sahabëve, nuk kishin marrëveshje mes tyre dhe ata ishin të cilët i larguan prej shtëpive, ua morën pasurinë dhe me këtë e merituan atë që e dëshironte Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe shokët e tij. Numri i muslimanëve ishte i përbërë prej treqind e dhjetë deri treqind e nëntëmbëdhjetë ushtarë, dy kuaj dhe shtatëdhjetë deve. Qëllimi primar i tyre ishte marrja e karvanit e jo lufta, mirëpo caktimi i Allahut ishte që të dyja palët të takohen pa dëshirën e tyre dhe të luftojnë mes veti.  Ebu Sufjani kur e kuptoi se muslimanët ishin në pritje të tyre e dërgoi një lajmëtar te Kurejshët që t’i lajmërojë që të dalin ta mbrojnë pasurinë, kurse vetë me karvanin e ndërroi rrugën, me qëllim që t’i ikë muslimanëve. Kur u arriti lajmi Kurejshëve menjëherë u bënë gati për luftë. E formuan një ushtri që përbëhej prej njëmijë e treqind luftëtarësh. Kishin njëqind kuaj, gjashtëqind ushtarë të veshur me parzmore, ndërsa deve kishin aq shumë, saqë nuk u dihej saktësisht numri. Kryekomandant i tyre ishte Ebu Xhehli, armiku më i madh i muslimanëve dhe Faraoni i këtij umeti.

Kurejshët u nisën pikërisht ashtu siç flet Kurani: “Të cilët dolën nga shtëpitë e tyre duke shfaqur arrogancën e për t’u reklamuar njerëzve (trimërinë dhe gajretin e tyre), dhe për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut.” Enfal 74.

Kurejshët u nisën me shpejtësi të madhe nga veriu në drejtim të Bedrit. Rrugës morën një lajm të ri nga Ebu Sufjani, nëpërmjet së cilës u thoshte: “Ju u nisët për të shpëtuar karvanin, njerëzit dhe pasurinë, por këtë e bëri Zoti. Kthehuni në Mekë.” Ebu Xhehli, i tronditur u bërtiti: “Kurrsesi nuk do të kthehemi gjersa të arrijmë në Bedër. Atje do të pushojmë tri ditë, do të therim disa deve, do të ngopemi mirë e do të pimë verë e pastaj do të festojmë. Duhet të dëgjojnë arabët për ekspeditën dhe fuqinë tonë, e kurrë më të mos mendojnë se mund të na sulmojnë.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe muslimanët e kuptuan se ushtria mekase ishte nisur për t’i ndihmuar karvanit, dhe konstatuan se nuk kishin zgjidhje tjetër dhe se nuk mund t’i iknin përleshjes, ngase kjo do të thoshte paburrëri. Pas këshillave që i bëri Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me sahabët u tha se Allahu ma premtoi fitoren mbi njërën prej dy grupeve, ose karvanin ose luftën. Atëherë u ngrit Mikdad ibën Amri, radijallahu anhu, e tha: “O Pejgamber i Allahut, shko rrugës të cilën të ka treguar Allahu. Ne jemi me ty. Pasha Allahun, çfarëdo që të ndodhë ty nuk do të themi ashtu siç i kanë thënë Beni Israilët Musait, alejhi selam: “Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, e ne do të rrimë këtu.” Maide 24. – “Jo, kurrsesi, ne ty të themi – Shko ti me Zotin tënd e luftoni, e ne do të luftojmë së bashku me ju. Pasha Krijuesin, i Cili të bëri Pejgamber, po qe se nisesh edhe në pjesën më të skajshme të Jemenit ne do të luftonim së bashku me ty përderisa ta pushtoje.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,  iu falënderua dhe iu lut Allahut për të.

Prijësi i ensarëve Sad ibën Muadhi, radijallahu anhu, tha: “Ndoshta ti mendon se ensarët i japin vetes të drejtë të ndihmojnë vetëm në shtëpitë e veta e të mos largohen prej tyre, kurse unë të them në emër të tyre dhe ta jap përgjigjen e tyre, nisu nga të duash, e na jep çka të duash. Atë që do ta marrësh do të na jetë më i ëndshëm se atë që nuk do ta lije. Çdo urdhër yti, për ne është urdhër të cilin e pranojmë dhe e zbatojmë me gjithë zemër. Pasha Allahun, po qe se do të na dilte përpara edhe deti, e ti të hysh në të, edhe ne do të vinim pas teje.”

Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, e gëzuan shumë fjalët e Sadit. Kjo i dha vullnet për aksion. Ai tha: “Nisuni dhe po ju jap lajmin e mirë se Allahu më ka premtuar njërin prej dy grupeve. Pasha Allahun, më bëhet se jam duke e parë vendin e shkatërrimit të tyre.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vendosi të nisej me ushtrinë e vet në Bedër, para Kurejshëve, për të zënë një vendburim shumë të rëndësishëm të ujit.

Në muzg arritën poshtë burimeve të Bedrit dhe Habab ibën Mundhiri, radijallahu anhu, njëri nga vëzhguesit, u ngrit e tha: “A mendon, o Pejgamber i Allahut, të qëndrojmë këtu? A të ka urdhëruar Allahu që të jemi në këtë vend dhe se nuk guxojmë të shkojmë as përpara as prapa, apo kjo është çështje e mendimit të lirë, luftë dhe taktikë?” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Ky është vend për konsultim, luftë dhe taktikë.” Hababi vazhdoi: “O Pejgamber i Allahut, ky vend nuk është i mirë për të qëndruar. Nisu me njerëzit derisa të arrish gjer te pusi më i afërt i kurejshëve. Pusin rrënoje dhe mbuloje me dhe e gurë. Kështu vepro edhe me puset e tjera. Pastaj për vete do të hapim një kanal të cilin do ta mbushim me ujë. Vetëm atëherë do të nisemi në sulm. Ne do të kemi ujë për të pirë, e ata jo.” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Plani yt është i mirë.”

Allahu, azze ue xhel,  atë natë dërgoi shiun që mushrikëve u nxori probleme dhe telashe, sepse ua vështirësoi rrugën dhe lëvizjen, kurse për muslimanët kjo ishte mëshirë e Allahut sepse shiu i lau, ua pastroi trupin dhe rrobat, i freskoi ata dhe e zbuti tokën, rërën e vrazhdë dhe nguliti dashuri në zemrat e tyre. Shiu, pra, për muslimanët ishte mëshira e Allahut.

Muslimanët ndërtuan një vendkomandë në një lartësirë në anën veriperëndimore nga fushëbeteja, nga mund të kontrollohej e tërë beteja dhe zgjodhën një grup të rinjsh në krye me Sad ibën Muadhin për të mbrojtur komandantin e tyre, Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u caktoi ushtarëve vendet dhe shkoi në vijën e parë. E ngriti dorën e tha: “Këtu nesër do të vritet, inshallah filani e filani, e këtu nesër do të vritet inshallah, filani e filani.”  Pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pjesën tjetër të natës e kaloi në namaz nën kurorën e një druri pranë vendkomandës, kurse muslimanët e tjerë e kaluan të qetësuar nën kupën e shkëlqyer të qiellit, me vetëbesim të plotë. Pushonin duke dëshiruar që Allahu t’u dërgonte ndonjë shenjë të mirë, të cilën nesër do ta shihnin me sytë e vet. Allahu, azze ue xhel, shpalli: (Kjo mrekulli u paraqit atëherë) Kur Zoti bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë për qetësimin tuaj nga ana e Tij, e lëshoi shiun prej reve për t’ju pastruar me të dhe për t’ju larguar shqetësimin e djallit (frikësimin e tij), për t’i bashkuar zemrat tuaja me besim dhe t’jua forcojë këmbët tuaja.” Enfal 11.

Kjo natë para betejës ishte në prag të xhumasë, më shtatëmbëdhjetë Ramazan të vitit dy hixhrij.

Kur mushrikët dolën në fushëbetejë, përballë tyre dolën edhe muslimanët. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, iu drejtua Allahut me këto fjalë: “O Allahu im, këta janë Kurejshët, arritën me kalorësinë dhe me famën e tyre. Ty të kërcënohen dhe flasin gënjeshtra për Pejgamberin Tënd. O Allahu im, ma ofro ndihmën Tënde, të cilën ma ke premtuar! Mposhti ata sot.” dhe “O Zoti im, plotësoje premtimin Tënd që ma ke dhënë. Të lutem, o Zoti im, Ti na ndihmo, ne fuqimisht besojmë në fjalën Tënde!”

Allahu, azze ue xhel, ia pranoi lutjet dhe shpalli: (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë”. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.  (Ne u thamë atyre:) “Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Dënimi i zjarrit i pret mohuesit”. Enfal 12-14.

Në radhët e mushrikëve filloi çrregullimi. Shenjat e disfatës ishin gjithnjë e më të dukshme. Mushrikëve filluan t’u merreshin këmbët para sulmeve gjithnjë e më të fuqishme të muslimanëve. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem i dha urdhrin e fundit ushtrisë së vet për kundërsulm. Ai tha: “Ngjishini radhët dhe godisni me tërë fuqinë.” Pastaj shtoi: “Pasha Krijuesin, çdo njeri që merr pjesë sot në këtë betejë dhe lufton me durim të madh e nuk ikën nga lufta që të mos vritet, me siguri do të hyjë në Xhenet.” Gjithashtu u jepte zemër duke thënë: “Nisuni, nisuni, shkoni në Xhenet hapësirat e të cilit janë sa gjithë qiejt dhe Toka bashkë.”

Atëherë Umejr ibën Amri tha: “Oh, oh!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e pyeti: “E çka mendon ti me atë oh, oh?” – “Pasha Allahun o Pejgamber, asgjë tjetër veçse sikur të isha njëri prej banorëve të tij.” – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: “Ti me të vërtet do të bëhesh banor i xhenetit.” -Pastaj Umejri nxori hurmat nga xhepi e tha: “Nëse jam gjallë derisa t’i ha këto hurma, atëherë me të vërtetë qenka kohë e gjatë.” Pastaj i hodhi ato dhe vazhdoi luftën, ku së shpejti vritet.

Pastaj mori një grusht pluhur dhe ua hodhi kurejshëve, e tha: “Ju shëmtofshin fytyrat”, dhe ua hodhi pluhurin në fytyrë. Asnjë mushrik nuk ka shpëtuar pa e goditur rëra në sy, apo në hundë. Në lidhje me këtë Allahu, azze ue xhel, shpalli: “Dhe ti nuk ke gjuajtur kur gjuajte, por Allahu ka gjuajtur.” Enfal 17.

Fundi i betejës po afrohej. Mushrikët filluan të iknin masivisht nga fushëbeteja. Muslimanët i arrinin, i mbytnin dhe i zinin rob dhe beteja përfundoi me humbje të madhe të mushrikëve,. Muslimanët i dhanë katërmbëdhjetë shehidë Bedrit, gjashtë muhaxhirë dhe tetë ensarë. Mushrikët patën humbje të hatashme: shtatëdhjetë të vrarë dhe shtatëdhjetë të robëruar, kryesisht udhëheqës ushtarakë, prijës të fiseve e familjeve dhe pari.

Kur mbaroi lufta, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, erdhi dhe mbi mushrikët e vdekur mbajti një fjalim: “Sa farefis i keq ishit ndaj Pejgamberit tuaj. Të gjithë më quajtët gënjeshtar, gjersa të tjerët më besuan. Ju më pengonit, e të tjerët më ndihmonin. Ju më dëbuat, e të tjerët shtëpi më dhanë.” Pastaj urdhëroi të hidheshin në një bunar të vjetër në Bedër.

Ebu Talha, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka urdhëruar në Bedër që njëzet e katër njerëz, nga paria e mushrikëve, të hidheshin në një bunar të murosur të Bedrit si njerëz të pavlerë. Pas fitores, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, zakonisht qëndronte tri ditë në atë vend. Tri ditë pas betejës urdhëroi që t’i përgatisnin devenë për rrugë. U nis për në Medinë së bashku me shokët e vet. Kur mbërritën buzë bunarit, filloi të thërriste Kurejshët e vdekur në emër: “O filan filani, o filan filani! A nuk do ta kishit më që t’i nënshtroheshit Allahut dhe Pejgamberit të Tij? Ne me të vërtetë fituam atë që na ka premtuar Allahu. Po ju, a e fituat atë që ju ka premtuar Ai?”

Omeri, radijallahu anhu, tha: “O Pejgamber i Allahut, si mund t’u flasësh të vdekurve, të cilët nuk kanë shpirt?” – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Pasha Allahun, ju nuk dëgjoni aspak më mirë se ata.”

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut për begatin e Imanit dhe Islamit dhe Kuranit. Falënderimi i takon vetëm Allahut që na mundësoi ta presim muajin e Ramazanit Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju agjërues,

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur arriti në Medine thirri shokët e vet për t’u konsultuar me ta rreth robërve të luftës. Atëherë Ebu Bekri tha: “O Pejgamber i Allahut, ata janë të gjithë djem të xhaxhallarëve, anëtarë të familjeve kurejshite dhe bijtë e tyre. Mendoj se prej tyre ne duhet marrë shpagim, e kjo për ne do të kishte leverdi. Ndoshta Allahu do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, e të bëhen ndihmësit tanë.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e pyeti Omerin: “Çka mendon ti, o i biri i Hatabit?” Ai u përgjigj: “Unë nuk pajtohem me Ebu Bekrin. Do të dëshiroja të më japësh një kushëri e t’ia pres kokën. Nëse Aliu nuk ia kishte bërë këtë Akil ibën Ebi Talibit, e Hamza nipit të vet, si do të dinte Allahu se nuk kemi mëshirë ndaj jobesimtarëve!? Këta njerëz janë udhëheqës, prijës dhe bajraktarë të pabesimit.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pranoi propozimin e Ebu Bekrit, kurse e refuzoi atë të Omerit.

Për disa shpagimi ishte me të holla prej njëmijë dërhem e deri në katërmijë dërhem, për disa shpagimi ishte që t’ua mësojnë fëmijëve të muslimanëve shkrimin dhe leximin, disa u lironin pa asnjë kusht në rast se kishte prej tyre dobi, e kështu me radhë.

Kjo pra ishte lufta e Bedrit ku fitoi grupi i vogël atë të madhin, për shkak se ishte e ngritur mbi fenë e Allahut, azze ue xhel, dhe e cila luftonte për ta ngritur fjalën e Allahut dhe ta mbron fenë e tij: “Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra – e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit” Ali Imran 13.

 O ju musliman,

Kapuni për fenë e juaj që ta fitoni armikun e juaj, bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë. Bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2892

Një nga begatitë e Allahut mbi këtë Umet dhe nga mirësitë e Tij është se e ka begatuar me festa (muaj) të mirë. Besimi i muslimanit shtohet varësisht nga devotshmëria e tij dhe afrohet tek Allahu me vepra të cilat të afrojnë tek Allahu.

Prej këtyre rasteve është muaji i Ramazanit, muaji në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj, muaji në të cilin lidhen shejtanët, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit, mirëpo për fat të keq i shohim disa muslimanë të cilët nuk e njohin këtë muaj ashtu siç e meriton të pritet dhe të kalohet, disa herë duke bërë punë të cilat e zemërojnë Allahun, apo vepra të cilat nuk kanë kurrfarë dobie kurse i mençur është ai i cili e ka shfrytëzuar kohën duke punuar vepra të mira.

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetes dhe veprave tona. Cilin e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i cili është Një pa ortak dëshmoj se Muhammedi alejhi selam është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që besuat, kinie frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, po vetëm duke qenë muslimanë” (Ali Imran, 102)

“O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej tyre dyve u shtuan shumë burra e edhe gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës” (Nisa, 1)

“O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh” (Ahzab, 70-71)

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mire udhëzimi i Muhammedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është devijim nga rruga e vërtetë, e çdo devijim përfundon në xhehenem.

Të nderuar dhe të dashurit e mi, ju të cilët jeni prezent dhe ju të cilët dëgjoni, Allahu ju bëftë të buzëqeshur çdoherë dhe ju dhëntë jetë të hairit duke na i bërë hapat tona të qëlluara për nga rruga e vërtetë. E lus Allahun e madh, Zotin e Arshit fisnik të na bashkojë në xhenetin e Tij si vëllezër duke qëndruar pranë njëri tjetrit, gjithashtu e lus Allahun të na ruajë neve prej sprovave (fitneve) të dukshme dhe të padukshme dhe të na bëjë udhëzues në rrugën e drejtë e jo për në rrugën e gabuar.

Tema e kësaj ligjerate ështëNdjesë o Ramazan”, pse kjo temë? Çfarë ka në brendësinë e saj? Janë disa tituj: Pse po kërkojmë ndjesë; Ndalu dhe mendo para filimit; Muaji i Ramazanit; Ju është bërë obligim agjërimi gjatë tij; Çfarë kërkohet prej teje dhe prej meje; Ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj; Të huajt me agjërimin; Lajme nga agjëruesit; Llojet e agjëruesve; Na vjen keq Ramazan; Thirrja e fundit…

Pse kërkojmë ndjesë?!

Kërkojmë ndjesë dhe falje nga shkaku se çdo vit po i përsërisim të njëjtat gabime gjatë Ramazanit. Para Ramazanit bëjmë pregatitje, themi për veten tonë me shpresë se në Ramazan do të falemi shumë gjatë natës, do të bëjmë hatme Kuranin kaq herë, do të japim sadaka, mirëpo posa të fillojë Ramazani, kalojnë vetëm ditët e para të Ramazanit, kur na prishen planet e bëra e na humbet dëshira për realizim të planeve tona. Shkaku është se dëshirojmë ta obligojmë veten tonë me vepra të cilat nuk i kemi bërë para Ramazanit, kjo është edhe shkaku pse misioni ynë në këtë muaj nuk mbaron me sukses. Andaj pyete veten :

Kur jemi falur për herë të fundit natën gjatë tërë vitit?

Kur e kemi bërë hatmen e fundit para Ramazanit?

Kur kemi agjëruar për së fundi herë, para Ramazanit?

Kurse për besimtarët e parë i tërë viti ishte sikurse muaji i Ramazanit. Kur hynte tek ata muaji i Ramazanit ngriheshin ambiciet e tyre për të bërë vepra të mira.

Prandaj prej në fillim të Ramazanit kërkojmë ndjesë pasi që shumica prej nesh do t’i përsërisin gabimet e kaluara, para këtij viti e prisnim Ramazanin njëlloj sikurse këto ditë dhe e ruanim fillimin e tij, mirëpo pastaj çfarë?

Allahu e ka thënë të vërtetën kur thotë:Dhe kush është më Fjalësinqertë se Allahu”.”Dhe kush është tregues më i mirë se Allahu”. Allahu thotë:Ne këto ditë i ndërrojmë (ua japim në përdorim) mes njerëzve”.[1] Të vërtetën e ka thënë Allahu kur ka thënë:Allahu e rrotullon ditën dhe natën , këto janë argumente për popullin e kuptueshëm”.[2]

Ibën Kethiri – Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: Kalojnë ditët me shpejtësi bashkë me ne drejt exhelit tonë, duke qenë në mbikëqyrje të Allahut, minutat të cilat kalojnë dhe çastet nga jeta e jonë kalojnë dhe nuk kthehen edhe ne qoftë se për t’i kthyer shpenzojmë tokën të mbushur me arë dhe argjend.

Dije i dashur, se frymëmarrjet tua janë të numëruara, se exheli është i afatizuar gjithashtu dije vëlla i dashur se nga mirësitë e Allahut mbi ne është: na ka mundësuar ta arrijmë këtë muaj të bekuar. Sa ka prej njerëzve të cilët kanë vdekur dhe nuk e kanë mbërri këtë muaj, sa prej të dashurve tanë janë nën dhe, sa ka nga ata të cilët vitin e kaluar agjëruan dhe festuan Bajramin me ne, e sot ku janë ata? I ka bërë vdekja të mungojnë prej nesh, dheu i ka kalbur kurse familjarët i kanë harruar sikur të mos kishin ekzistuar. Vëlla i dashur merr edhe ti diçka prej këtij hadithit, i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë:Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave: Kohën e lirë para se të angazhohesh, shëndetin para sëmundjes, rininë para pleqërisë, pasurinë para varfërisë dhe jetën para vdekjes”.[3]

Mundohu vëlla i dashur të bëhesh siç ka thënë i Dërguari i Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur është pyetur cili njeri është më i mirë, e ai ka thënë: “Ai i cili jeton gjatë dhe bën vepra të mira”.

Poeti thotë:

O Zoti ynë u mundova të jetoj më dikë veç Teje

mirëpo zemra ime qetësohet vetëm se me Ty o Zot.

Muaji i Ramazanit?

 

Thotë Allahu në Kuran: (ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falënderoni. [4]

Transmeton Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i ka përgëzuar sahabët gjatë hyrjes së muajit të Ramazanit duke u thënë: Ju është afruar muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, Allahu jua ka bërë obligim agjërimin e tij, në të hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen shejtanit, në këtë ka një natë e cila është më e vlefshme se një mijë muaj”.[5]

Ibën Rexhepi -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ky hadith është bazë për përshëndetjen e njëri tjetrit kur të hyjë muaji i Ramazanit, si të mos përgëzohet besimtari me hapjen e dyerve të xhenetit? A mos vallë të mos përgëzohet mëkatari për mbylljen e dyerve të xhenetit? Si të mos përgëzohet i mençuri për një kohë kur lidhen shejtanët, a mund t’i ngjasojë ndonjë kohë kësaj kohe?

Muala ibën Fadël -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Selefi e lutnin Allahun gjashtë muaj të plotë ta arrijnë muajin e Ramazanit, e pas Ramazanit e lutnin Allahun gjashtë muaj tjerë t’ua pranojë Ramazanin.

Jahja ibën Kethiri -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Prej duave të selefit ishte: O Allah ma mundëso ta arrij Ramazanin dhe mundësoma që edhe Ramazani të arrij tek unë (të ketë ndikim tek unë) dhe pastaj na i prano o Zot agjërimin tonë, o Zot i gjithë krijesave.

Mirë se vjen o Ramazan

Muaji më i mirë, muaji i bekuar, muaji bujar, i vlefshëm, në këtë muaji ka zbritur Kurani dhe librat tjerë qiellorë, në Ramazan është prezentë ndërmjetësimi (shefati) me agjërim dhe me Kuran.

Në Ramazan është namazi i teravisë, namazi i natës, në Ramazan është e pranishme teubeja – pendimi kurse nga ana tjetër është falja e mëkateve, gjatë Ramazanit lidhen shejtanët, hapen dyert e xhenetit e mbyllen dyert e xhehenemit, në Ramazan sundon bujaria, mirësia e Allahut dhe lirimi i robërve të Tij nga zjarri i xhehenemit. Ramazani është muaji i durimit, mirënjohjes, muaji i duave, është muaji i xhihadit dhe i fitoreve.

Si të mos gëzohet besimtari me këtë muaj i cili i ka të gjitha të mirat…thotë poeti:

Ndërmjet fletëve të thella ia dhamë banimin

Si mundet ti apo dikush tjetër prej njerëzve ta harrojë

Si kur ti ke qen i dashuri im kur isha fëmijë

Duke ecur më të mirat tuaja dhe veçoritë tua të ngritura

Dhe çdoherë në atmosferën tënde nuk kam tradhtuar premtimin

As nuk kanë kaluar ditët vetëm se të kam kujtuar

Është plakur trupi im nga dashuria ndaj teje

Dhe vazhdon zemra ime në dashuri ndaj teje si zemër e një djali të ri

Kurse ne dy kemi takim dashurie çdo vit

Takim në të cilin dridhen gjithë ndjenjat e mia

Syri im dëgjimi im zemra ime janë me ty

Si jo kur unë me shpirt jam njeri

Gjatë natës e kemi takimin kryesorë

Duke e shfrytëzuar natën dhe duke u kënaqur me ty

Nuri i yt e bën terrin e natës dritë mëngjesi

Nuk ka ma mirë se ky rizgjim i madh

Të takoj një muaj mirëpo në fundin tënd

Kalon si një mik i cili na duket se kalon shumë shpejt

Me pastrim në Ramazanin e hairit dhe mirësive

Na bashkon dashuria për Allahun

Jo malli jo pozita, mirëpo frika ndaj Allahut

Të njohim çdoherë me shenjat tua

E dimë vlerën tënde dhe garojmë kur je ti

Sepse garat në kohën tënde janë të lavdëruara në përfundim

Agjëruam u falëm me besim në Allahun dhe

Shpresë në shpërblimin e Tij

Me vepra vullnetare sepse nuk ka dhunë në vullnet

Gjithmonë me ajetet kuranore ndriçojmë

Sikur loti i pastër me sinqeritet

Veshi dëgjon syri loton shpirti frikësohet

Zemra dridhet ndjesë o Ramazan nuk të njohëm

Ashtu siç meriton

Ju është bërë obligim agjërimi?

 

Allahu thotë në Kuran: O ju të cilët keni besuar ju është bërë obligim agjërimi, siç ishte obligim për popujt para jush kështu që të bëheni të devotshëm”.[6]

Urtësia e agjërimit: Nuk është nga qëllimet e agjërimit që besimtari të frenohet vetëm nga të ngrënit, pirja dhe marrëdhëniet intime me nikahun e tij, mirëpo siç thotë Allahu që të bëheni të devotshëm madje për këtë jep shenjë fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili thotë:Kush nuk i lë fjalët e këqija dhe punën me ata, dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë që ai person ta lë ngrënien dhe pirjen e tij”.

Fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, “Fjala e keqe” në hadith ka për qëllim: Çdo fjalë të ndaluar apo punë e vepër sipas asaj fjale, kurse “injoranca” në hadith ka për qëllim armiqësinë me njerëzit dhe mos përmbajtja e vetes, moskontrollimi i vetvetes gjatë ramazanit.

 

Çfarë kërkohet prej nesh:

Arritja e devotshmërisë së vërtet: Ky është qëllimi më i madh dhe cilësia e cila ka humbur te shumëkush prej muslimanëve.

Allahu në Kuran thotë: Ne u patëm sugjeruar atyre të cilëve u është dhënë libri para jush madje edhe juve që ta keni frikë Allahun”.[7] Kurse i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë:Ki frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje më një të mirë dhe me njerëzit sillu me moral të lartë”.

Kuptimi i devotshmërisë: Definicioni më i thjeshtë siç e kanë cekur dijetarët është: Të veprosh me çfarë je urdhëruar dhe të largohesh nga ajo çfarë je ndaluar. A thua me të vërtet e kemi arritur devotshmërinë e vërtet me agjërimin tonë apo jemi bërë prej atyre të cilët gjatë ditës u ruhen mëkateve, kurse gjatë natës bëjnë mëkate apo e kundërta?

Omer ibën Abdulazizi -Allahu e mëshiroftë, ia shkroi një letër një personit me këto fjalë: Të këshilloj të kesh frikë Allahun, sepse veç saj Allahu nuk pranon diçka tjetër, Allahu nuk i mëshiron përveçse të devotshmit dhe se nuk shpërblen përveçse nëpërmjet saj, këshilluesit e saj janë shumë (ata të cilët këshillojnë me devotshmëri) kurse ata të cilët punojnë sipas saj janë pak. Allahu na bëftë prej të devotshmëve.

Frika ndaj Allahut është sekreti, fshehtësia më e mirë dhe stolisja më e mirë e besimtarin, depoja më e madhe, Allahu në Kuran thotë:Ahireti i Zotit tënd është për të devotshmit”.[8]

Disa transmetime të njerëzve të devotshëm:

Imam Buhariu -Allahu e mëshiroftë, ka thënë:Nuk kam përgojuar ndonjë musliman prej kur kam hyrë në pubertet”.

Muhamed ibën Uasiut -Allahu e mëshiroftë, i është thënë: Pse kur rrin me ne nuk mbështetesh? – tha: Mbështetet ai i cili është i lirë i rehatshëm kurse unë akoma jam i frikësuar, e kam drojë nga dënimi i Allahut.

Abdullah ibën Vehbit -Allahu e mëshiroftë, i është lexuar ajeti kuranor ku thotë: Përkujto kur banorët e xhehenemit grinden në zjarr, e të dobëtit u thonë të mëdhenjve: Ne kemi qenë ithtarët tuaj në dynja a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit në zjarr… e Abdullahut i ra të fikët nga frika ndaj Allahut.

Mesruku -Allahu e mëshiroftë, njëherë kur ka shkuar për në Haxh nuk ka fjetur përveçse në sexhde.

Njëri prej selefit ka thënë:Nuk kam gënjyer prej kur kam kuptuar se gënjeshtra e shkatërron gënjeshtarin”.

Sulejman ed Darani ka thënë: “Çdo ditë e shikoj veten time në pasqyrë se mos më është nxirë fytyra ime nga mëkatet e mia”.

Kjo pra ka qenë gjendja e tyre e atëherë t’i bëjmë një pyetje vetes tonë se si është halli ynë?! Ne jemi veshur si më mirë, hamë shumë më mirë kurse nga ana tjetër e kemi harruar premtimin e Allahut, xhenetin, e kjo si pasojë e shpresës tonë të gjatë. Mëshirën Tënde kërkojmë o Zot.

Pse o vëllai im e do aq shumë këtë botë, pse e lidh zemrën ngushtë me dynjanë? Në qoftë se sytë nuk rrjedhin lot nga frika e Allahut, nuk e falënderojmë Allahun gjatë natës, në qoftë se nuk i mbushim hallkat e dhikrit me njerëz, nuk agjërojmë ditët e nxehta, nuk japim sadaka fshehtas, a ka kuptim jeta kështu?!

Kanë thënë disa nga selefi: Në qoftë se nuk mund të falesh natën dhe të agjërosh gjatë ditës dije o vëllaiu im se me të vërtet je privuar dhe ke humbur diçka të madhe.

Allahu në Kuran thotë: Është e vërtet se të devotshmit do të jenë në xhenete dhe lumenj, në një vend të kënaqshëm tek Sunduesi i plotfuqishëm”.[9] Këto janë vetëm disa nga lajmet e tyre, kurse Allahu gjithashtu thotë: Për atë të cilin dëshiron të përparojë në të mira apo të shkojë mbrapa”.[10]

Ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj?

 

I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Ka filluar islami i huaj dhe do të kthehet përsëri si i huaj, mirëpo përgëzime për ata ta huajt”.

Ai i cili lexon apo dëgjon tregimet e selefit dhe pak prej të vonshmëve e kupton se kjo fe jeton e huaj tek njerëzit e vet në këtë kohë, kush dëgjon për agjërimin e tyre, namazin e tyre, xhihadin e tyre e kupton se në kohën e sotme ka nevojë të madhe për reforma brenda muslimanëve dhe kthimin në atë në të cilin ishin të parët tanë.

Prandaj imam Maliku-Allahu e mëshiroftë thotë: “Nuk mund të rregullohet fundi i këtij Umeti përveçse me atë që u rregullua fillimi i tij”. E ajo pa dyshim se është kapja fortë për teuhidin e Allahut dhe për sunetin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pra ta kuptojmë fenë ashtu siç e kanë kuptuar të parët tanë të mirë pasi që për këtë ka urdhëruar edhe vet i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: pasoni mua dhe shokët e mi” apo në transmetimin tjetërPasoni kalifët e drejtë”.

Të dashur vëllezër dhe motra ejani bashkë të shikojmë disa tregime tëtë huajve-gurabave” në raport me agjërimin e tyre në Ramazan që ta kuptojmë se pse duhet kërkuar ndjesë nga Ramazani, kur ne sot e shohim se si ka qenë qasja e tyre ndaj agjërimit.

Gurabatë dhe agjërimi:

 

Ibën Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Omeri nuk ka vdekur derisa e ka plotësuar agjërimin e tij.

Ndërsa Othmani, prijësi i të devotshmëve dhe ekzekutuesi i të prishurve, për të Ebu Nuajmi thotë: Dita e tij ishte përplot me agjërim dhe uri, kurse nata e tij ishte me namaz dhe sexhde, i përgëzuar me xhenet, e i kapluar nga një fatkeqësi (për vrasjen e tij).

Zubejr ibën Abdullah transmeton nga gjyshja e tij e cila thotë: Othmani agjëronte shpesh, falej natën përveç se një pjesë në fillim të natës. E vranë duke qenë i agjërueshëm, Mus’hafin e kishte para vetes duke lexuar, ndërsa lotët i pikonin çdo herë mbi mjekrën dhe mollëzat e faqeve të tij. Ai ishte i dashuri i të Dërguarit të Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ministri i drejtë, njeriu i katërt nga mirësia, i cili ka shkel në kohën tonë mbi sipërfaqen e tokës. (pas Muhamedit, Ebu Bekrit dhe Omerit -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta).

Ebu Talha el-Ensarij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për të cilin i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Zëri i Ebu Talhës në ushtri vlen sa 1000 burra”. – Enesi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë: Kur ishte gjallë Ebu Talha i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ai nuk agjëronte shkaku i luftës, mirëpo kur vdiq i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, çdoherë ishte agjërueshëm përveç se në dy ditët e Bajrameve.

Ebu Derda -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, zotëria i lexuesve të Kuranit, i urti i këtij Umeti ka thënë:Kam qenë tregtarë përpara se t’i vijë shpallja të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur i erdhi shpallja atëherë merresha edhe me tregti edhe bëja ibadet, mirëpo nuk pajtoheshin njëra me tjetrën, atëherë iu rreka ibadetit dhe e lash tregtinë”.

Gruaja e Ebu Derdasë -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë për të:Nuk ka pasur nevojë për dynjanë, falej natën, agjëronte gjatë ditës”. Koha e tyre ishte e gjitha në përkushtim ndaj Allahut.

Abdullah ibën Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, imami i cili meriton të ndiqet, adhuruesi i Allahut gjatë natës, mjafton për të fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë:Sa i mirë është Abdullahu sikur të falej natën”.

Nafiu thotë për Ibën Omerin -Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Ai nuk agjëronte në udhëtim, kurse kur ishte vendas rrallë herë e takoje duke mos agjëruar.

Sejid ibën Xhubejri -Allahu e mëshiroftë, thotë: Kur i erdhi vdekja Ibën Omerit tha:Nuk jam pishman nga dynjaja përveç tri gjërave: Agjërimi gjatë ditëve të nxehta, faljes gjatë natës dhe se unë nuk e kam luftuar grupin e rebelëve (fietul-bagije) të cilët na kanë sunduar d.m.th Haxhaxhin.

Rexha ibën Hajve transmeton nga Ebu Umameja -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: E përgatiti i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, një ushtri, unë ju afrova dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lute Allahun që të vdes si shehid. – Kurse i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më tha:O Allah bëni të kthehen shëndoshë dhe me plotë plaçkë lufte”. – Pas kësaj ne luftuam dhe u kthyem shëndosh e mirë dhe me shumë plaçkë lufte derisa e përsëriti këtë fjalë tri herë në tri luftëra të ndryshme kur unë i thashë që ta lus Allahun që të bie shehid. – Pastaj erdha tek ai përsëri dhe i thashë: Të kam ardhur tri herë radhazi të lutem që ta lusësh Allahun që të vdes si shehid kurse ti më the: O Allah shpëtoji këta dhe jepu plaçkë lufte. – Kurse ne luftuam dhe fituam plaçkë luftë, o i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më urdhëro me një vepër që në qoftë se e veproj do të hy në xhenet. – Atëherë ai më tha:Të urdhëroj të agjërosh sepse nuk ka vepër si ajo”. – Pastaj transmetuesi thotë: Në shtëpinë e Ebu Umames nuk ndizej zjarr gjatë ditës, vetëm se kur i vinte ndonjë mysafir, për këtë kur e shihnin se në shtëpinë e tij është ndezur zjarri e dinin se në shtëpinë e Ebu Umames kishte ndonjë mysafir.

Ebu Derda -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë: Dilnim me të Dërguarin e Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në disa udhëtime të tija gjatë ditëve shumë të nxehta, derisa e vendosnim dorën mbi kokë (për tu mbrojtur nga dielli i fuqishëm) prej nxehtësisë së madhe, nuk agjëronte askush prej nesh përveç Abdullah ibën Revahës-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.[11]

Mesruk ibën Abdurahmani -Allahu e mëshiroftë, i cili ishte i njohur me diturinë e tij dhe lavdërohej shumë nga besimtarët,  e mbante besën e dhënë, e adhuronte Allahun me dashuri të plotë, tregon Shabiu për të dhe thotë:

“E vizitova një ditë Mesrukun në një ditë kur ai ishte agjërueshëm, Aisheja bashkëshortja e tij e kishte adaptuar një vajzë të cilës i kishte vendosur emrin Aishe të cilës nuk ia prishte qejfin kurrë. Një ditë vajza e saj i drejtohet dhe i thotë:

O babai im ha pak dhe pi diçka. – i tha ai: Çfarë dëshiron të thuash me këtë oj bija ime? – Ajo i tha: Të mirën tënde. – Tha Mesruku: Oj vajza ime unë të mirën time e kërkoj në atë ditë, kur dita është e gjatë sa 50 000 vjet (d.m.th. ai ka punuar pikërisht për këtë ditë).

Si është puna e këtyre njerëzve tek Allahu dhe çfarë ka përgatitur Allahu për ta?

Allahu në Kuran thotë: Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë shumë afër tyre”.[12] – Derisa thotë Allahu në fund për shpërblimin e tyre: Ky është shpërblimi juaj, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm”.[13]

Ala ibën Zijad, i përmalluar, i përgatitur për ta takuar Allahun, ishte i devotshëm, e punonte atë çfarë e fliste, qante shumë prej frikës së Allahut. Nga Hisham ibën Hasan transmetohet se ka thënë:Ushqimi i Ala ibën Zijadit ishte një regife (copë) buke për një ditë të tërë, agjëronte derisa të vinte nata, falej derisa rrëzohej prej namazit të gjatë”.

Një ditë hyri tek ai Enes ibën Malik dhe Hasen ibën Ali -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe i thanë: Allahu nuk të ka urdhëruar kështu. – Tha: Unë me të vërtet jam rob, nuk lë ndonjë vepër pa bërë derisa kam mundësi ta bëj.

Dikush i tha Ala ibën Zijadit: Të pash në ëndërr sikur ishe në xhenet. – Tha: Mjerë ti, a nuk gjeti shejtani përveç meje dhe teje dikë tjetër për ta tallur.

Selme ibën Seid thotë: Është parë në ëndërr Ala ibën Zijadi nga dikush se është në xhenet, jetoi pas asaj dite edhe tri ditë, e në ato ditë vetëm se ka qarë. As që ka fjetur as ka ngrënë diçka, dikur iu afrua Haseni dhe i tha: O vëllai im a do ta vrasësh veten tënde, se je përgëzuar me xhenet? – Atëherë Alau filloi të qajë edhe më shumë, hëngri diçka atë natë pasi që ishte agjërueshëm kur erdhi iftari.

Allahu për këta në Kuran thotë: E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë. Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së Surit), dhe do t’i presin engjëjt (duke u uruar): “Kjo është dita e juaj që u premtohej”. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palosim qiellin sikurse palosja e fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligimi ynë, e Ne e bëjmë këtë. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Levhi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm. E Ne të dërguam ty (o Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”.[14]

Poeti thotë:

Lëreni të qetë e mos e pengoni

Sepse e ka kuptuar atë që ju nuk e keni kuptuar

E pa flamurin e udhëzimit dhe vrapoi pas tij

Dhe kërkoi diçka që ju nuk e kërkuat

Ju përgjigj thirrjes së tij kur e thirrën

I çoi në vend urdhrat e tij

Kurse ju i latë mangët ata

Ku është njeriu i mençur dhe i zgjuar

E shijoi ushqimin të cilin nuk e shijuat

Allahu në Kuran thotë: Ato janë Xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur”.[15] Koha e tyre ishte vetëm për Allahun, sa të mëdha ishin ambiciet e tyre, çfarë fjalësh mund t’i përshkruajnë veprat e tyre, tani të dëgjojmë disa lajme të grave të devotshme.

Aisheja e bija e Ebu Bekrit:

Abdurahman ibën Kasimi tregon për Aishen -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ajo agjëronte çdoherë ndërsa Urveja transmeton dhe thotë se Aisheja agjëronte vazhdimisht. Kurse Kasimi thotë: Agjëronte tërë vitin përveç ditëve të Bajrameve.

Njëherë Muaviju -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i dërgoi 1000 dërhem Aishes -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila kur i mori këta para ua shpërndau të varfërve dhe në fund nuk i mbeti për vete asgjë. – Berira, shërbëtorja e saj i tha: Ti je me agjërim, sikur të na kishe lënë një dërhem të kishim blerë mish. – i tha Aisheja- Allahu qoftë i kënaqur prej saj: Mos ma merr për të madhe sikur të ma kishe kujtuar më herët do të veproja ashtu. – Kjo është e sinqerta e bija e të sinqertit, e dashura e të dashurit tonë paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e pastër nga punët e këqija.

Hafsa e bija e Omerit:

Hafsa e bija e Omerit -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, falej natën dhe agjëronte gjatë ditës, transmeton Kajs ibën Zejdi se: i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e divorcoi Hafsën -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, dhe një ditë hyrën tek ajo dy dajallarët e saj Kudameja dhe Othman ibën Mat-uni kurse ajo filloi të qajë dhe tha: Vallahi nuk më ka lënë nga shkaku i ngrënies tepër. – Kur erdhi i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,  ajo u mbulua, tha i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:Më tha Xhibrili ktheje Hafsën sepse ajo me të vërtet falet shumë dhe agjëron, madje ajo është gruaja jote në xhenet”. – Cila dëshmi është me e madhe se dëshmia e Allahut dhe Xhibrilit për Hafsën -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kurse begatia më e madhe për të është se ajo do të jetë gruaja e tij në xhenet.

Nafiu tregon dhe thotë: Vdiq Hafsa -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, pa bërë iftar duke qenë agjërueshëm.

Rahla, robëresha e Muavijut

Seid ibën Abdulazizi tregon dhe thotë: Nuk ka as në Sham e as në Irak ndonjë grua më të mirë se Rahla. Njëherë atë e vizituan disa lexues të Kuranit dhe i folën ta merr veten me të mirë, të ketë kujdes për veten e saj. – E ajo u tha: Çfarë kam unë dhe trupi im për ta marrë veten me të mirë, ngase ditët janë të shkurtra, kush nuk bën sot diçka nesër nuk mund të bën asgjë. Vallahi o vëllezërit e mi do të falem derisa të më punojnë gjymtyrët e mia, do t’i agjëroj tërë ditët e jetës sime, do të qaj për Allahun sa të kenë lot sytë e mi. – U ndalë pak dhe përsëri tha: Cili prej jush do ta urdhërojë robin e tij diçka e ai mos ta dëgjon zotërinë e vet? Allahu e mëshiroftë atë, ka agjëruar derisa është nxirë, është falur derisa ka pasur fuqi, ka qarë derisa janë tharë lotët.

Transmetohet gjithashtu se ka thënë: Dituria për veten time ma shpon zemrën dhe ma ngrin zemrën, vallahi do të dëshiroja sikur Allahu të mos më kishte krijuar e të mos kisha qenë e përmendur kurrë. Puna e asaj ishte: shkonte në bregdet dhe i merrte me vete rrobat e muxhahidëve e i lante për hir të Allahut.

Allahu për këta njerëz thotë: “Ata përpiqeshin për punë të mira, na luteshin duke shpresuar dhe me frikë dhe ishin të përkulur ndaj Nesh”.[16] Gjithashtu kur ata do të hynë në xhenet thotë: Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është Bamirës, Mëshirues”. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as fallxhor, as i çmendur”.[17] Na fal Ramazan…

Llojet e agjëruesve:

 

Vëlla dhe motër e dashur, këto janë cilësitë e agjëruesve sot, i ceki nga shkaku se të kthehemi në vetvete e të marrim ndjesë duke thënë: Na fal Ramazan.

Ai i cili agjëron vetëm duke ndenjur i uritur dhe i etur – agjërimi i tij është traditë.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga gjithë haramet, kamatës – agjërimi i këtij është adhurim dhe traditë.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga mëkatet dhe gjynahet madje edhe iftarin e bën për hir të Allahut – agjërimi i këtij është për të arritur kënaqësinë e Allahut.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga të këqijat ndërsa iftari i tij është teubeja tek Allahu – agjërimi i këtij personi e bën atë të devotshëm.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga përgojimi, shpifja, bartja e fjalëve kurse iftarin e bën me lexim të Kuranit – agjërimi i këtij është agjërim i vërtet.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga veprat e këqija kurse iftarin e bën duke medituar – agjërimi i këtij e bën atë të lumtur.

Ai i cili agjëron duke u larguar nga syefaqësia dhe bën iftar me sinqeritet vetëm për Allahun – agjërimi i këtij është i shëndoshë.

Ai i cili agjëron duke i kundërshtuar epshet e tij dhe bën iftar duke e falenderuar Allahun – agjërimi këtë person e bën fitues.

Ai i cili agjëron duke luftuar të mos bëj vepra të shëmtuara dhe bën iftar duke i parë veprat e tij të dobëta – agjërimi këtë person e bën muxhahid.

Ai i cili agjëron, e din se jeta është e shkurtër dhe e bën iftarin duke e pritur exhelin, vdekjen e tij – agjërimi këtë person e bën asket, zahid.

Ibën Kajimi -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Agjërimi është mbulesa e të devotshmëve, xheneti i luftëtarëve, kopshti i bamirësve, atyre që janë afër Zotit të botëve, u mjafton për këtë argument fjala e Allahut në hadithin kudsi kur thotë:Agjërimi është i imi dhe Unë shpërblej për të”.

Thotë poeti:

O ti i cili vjen për devotshmëri, në sytë e tu është dashuria

Jam përmalluar për ty dhe sa e sa shpejton zemra për tek ti

Kam duruar një vit për ty duke shpresuar të kthehesh përsëri

Shpirti im a thua afrohet dalja e tij

Allahu na ka begatuar kur na vjen me gjithë ato begati

Gjatë teje të devotshmit ngrihen në shkallë të larta

Kurse për përtacët të korrat e tyre janë thatë janë boshë

Kanë thënë për agjërimin:

– Kënaqësia e vetmisë

– Burrëria e hapur

– Vullneti i fuqishëm

– Muaji i lirisë dhe liria është adhurimi i plotë ndaj Allahut, kurse me plotësimin e adhurimit arrihet liria e plotë.

Ramazani muaji i forcës: (Nuk është i fortë ai i cili del në dyluftim, mirëpo ai i cili e përmban veten kur hidhërohet). Kanë thënë: Agjërimi është: durim, respektim dhe ligj. A mundet një Umet t’i ketë këto cilësi e t’i shkojnë punët huq, apo ushtri e cila i ka këto cilësi e të mposhtet?!

Dije se Allahu me agjërim dëshiron të na bëjë të fortë dhe besnik, ki kujdes vëlla dhe motër të mos na vjen Ramazani dhe të na gjejë të dobët e frikacak. Nuk premton koha të flasim përGurabatë -Të huajt” në raportet e tyre me Kuranin, leximin e tyre, namazin e natës, adhuruesit, lutësit, modestët, dhuruesit e sadakave, trimëritë e trimave, flijimet e tyre në xhihad mirëpo na mjafton kjo e cila dëgjuam për ta nga lajmet e tyre, ndërsa i mençuri kupton me shenja.

Ramazani ka qenë më parë muaji i adhurimit, ixhtihadit dhe për ta ka qenë njëjtë si gjatë tij ashtu edhe pas tij, kurse si është halli ynë sot?! Dëgjuat disa nga lajmet prandaj tani të përsërisim të gjithë me një zë: Ndjesë Ramazan…

Në disa hulumtime dhe ankesa të cilat u janë bërë njerëzve të lëmenjve të ndryshme, studentëve, punëtorëve se si ata e kalojnë kohën gjatë muajit të Ramazanit, e gjithë puna e tyre vërteton fjalën e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë:Ka filluar islami i huaj dhe do të kthehet përsëri i huaj”.

Dikush prej tyre thotë: E kaloj kohën tërë natën duke shikuar televizor, duke shikuar programe satelitore derisa të hy koha e sabahut, kështu veproj unë bashkë me shokët e mi, na fal Ramazan…

Një tjetër thotë: Mua koha më kalon duke i ndjekur rresht ndeshjet sportive gjatë tërë Ramazanit, na fal Ramazan…

Tjetri thotë: E kaloj kohën gjatë Ramazanit duke luajtur letra tërë natën, na fal Ramazan…

Një tjetër thotë: E kaloj Ramazanin duke shëtitur nëpër kopshte dhe rrugë të ndryshme. Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi!?

Mjerë Umeti i cili luan me këtë lojë siç luan fëmija me fëmijët, ndërsa kur imami lexon në namaz ndonjë sure gjatë këtij muaji dhe e zgjat pak, e llogarisim atë sure shumë të gjatë. Kurse klasa punëtore thotë: Qëndrimi gjatë gjithë natës pa gjumë pastaj përtaci e lodhje gjatë tërë ditës, e rezultati i kësaj është: vërejtje për ta lëshuar nga puna, fjalë të rënda nga drejtorët etj.

Dikush tjetër thotë: Unë jam më mirë se tjerët ngase unë mund të fli në zyrë…, pra ka humbur amaneti me të cilën janë ngritur toka dhe qielli.

Dikush tjetër thotë: Në Ramazan mungoj shumë në punë dhe shpesh kam mosmarrëveshje me kolegët e mi të punës.

Kurse imamët e xhamive edhe ata ankohen duke bërë thirrje bashkë me ne “na fal Ramazan…”

Në disa takime me imamët e xhamive disa prej tyre tregojnë dhe thonë se xhematlitë shtohen gjatë Ramazanit, kthehen njerëzit në rrugën e Allahut ndërsa të tjerët ankohen dhe thonë se edhe gjatë Ramazanit ka të tillë të cilët janë përtacë në veçanti kur bëhet fjalë për namazin e drekës dhe të ikindisë, ku ata mungojnë me të madhe, kurse në namazin e sabahut me xhemat prezentojnë me të madhe, e kjo pasi që tek ata është bërë nata ditë e dita natë.

Ndërsa për sa i përket tregjeve dëgjoi haberet e tyre: Sa ju përket kafehaneve, njëri nga kafexhitë është pyetur se si shkon puna në kafe gjatë ramazanit dhe jashtë saj. U përgjigj: Puna në Ramazan shtohet shumë sepse shtohen myshteritë dyfish më shumë se jashtë ramazanit. Kështu pra është gjendja jonë, muslimanët e kalojnë tërë kohën e tyre në letra,duhan shishe. Andaj !!!! si të mos bërtasim me zërin më të lartë dhe të themi :Na fal Ramazan, ndjesë”.

Ndërsa djemtë lozin me vetura tërë natën… pyet vëlla se ku është kujdestari i tyre. Ndërsa gratë duke shëtitur nëpër tregje duke bërë pazarllëqe prej më të ndryshmeve, si ato ushqimore, të ëmbëlsirave, pijeve e kështu me radhë. Vallë a për kësi gjëra është bërë obligim Ramazani!? Disa nga nënat e shkreta i presin djemtë e tyre deri në syfyr t’u kthehen djemtë e tyre. Ndërsa tregu… fol e mos u ndal! Ku është ibadeti ? Ku shkon mundi?! Vallë jeta a nuk është e kufizuar me afat?

Dikush prej tyre thotë :Bie të fle pas namazit të sabahut pastaj çohem pas namazit të iqindisë, sepse gjumi është ibadet! Dikush tjetër thotë : Babai im më zgjon për iftar, bile në disa raste iftarin e ha pak para jacije. Them të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me disa myshteri nëpër kafe ishin këto pyetje: që prej kur jeni këtu? Tha: prej në ora 00:00. Deri kur do të qëndroni këtu? Thotë: deri në syfyr. A punoni diku? Po, jam në punë shtetërore. Po vallë a nuk vonoheni në punë? Thotë: Vonohem pak, pastaj e vazhdoj gjumin në zyrë.  Ky është Ramazani i sodit, tek shumica e njerëzve.

Mjerë për boshllëkun e këtyre agjëruesve.

Mjerë për neglizhencën e tyre.

Edhe njëherë na fal Ramazan, nuk ta dimë vlerën aq sa e ke.

Mjerë për ne çka na ka mashtruar!

Mjerë për ne sa injorant që jemi!

Mjerë për ne për çfarë jemi krijuar!

Për xhenet apo për xhehenem!

O terr i mjegullave të pakujdesisë në zemër shpërndahu

O shkëlqimi i devotshmërisë lind dhe ndriço

Oj vepër në fletushkën e mirë çohu dhe përgëzo

Oj zemër e agjëruesit frikohu përulu

O këmbë e namazfalësit të natës çohu

bjer në sexhde dhe në ruku për Zotin tënd

O syri i atij që është vigjilent mos flejë po çohu falu

O mëkat i gjunahqarëve ik dhe mos u kthe

Oj tokë me ajër përmbyt me ujin tënd

O qiell i shpirtit rrëmbe

Oj logjikë e shëndoshë zgjohu

Oj ambicie e të dashuruarve jo për Allah mos u kënaq

Ju ofrova juve materialin e agjëruesve, prandaj çdokush dëgjoi se Ramazani ju thërret dhe ju thotë: O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai jua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”  Myzhde për atë i cili i përgjigjet thirrjes dhe ia qëllon, mjerë për atë i cili largohet nga dera e hyrjes.. a nuk të mjafton fjala e Allahut: “Agjërimi është i imi dhe unë shpërblej për të”

O Zot faljen tënde shpresoj nga nuri yt i kam ngritur duart

Qaj qan loti im si dhe qan vajtimi im

Lotët e mi e kanë mbushur një enë plot

Asnjëherë nuk ka ilaç o Zot kënd ta thërras pos teje

Ti je shpresa ime pas errësirës

Lësho o Zoti im dritën tënde sepse unë jam i etur

Sepse nuk e di nga të pij ujë të freskët e të pastër

Sepse as uji i bregdetit nuk e shuan etjen time në mua

Mëshirën tënde o Zot e pres

ky është gjynahu im që më pengon nga devotshmëria

Ajo ishte rruga ime ndërsa më ka mbet rruga me njolla

O Zot nga Ti kërkoj të mi falësh mëkatet

Në dallgët e errëta që s’ka shpëtim nga to

Zhytem fundosem mirëpo nuk e humbi shpresën tek Ti

Nuk e di deri tash a më ke fal apo jo unë prapëseprapë të lutem

O Zot, shumë interesant me atë i cili të njeh Ty pastaj lut tjetërkënd pos Teje, interesant me atë i cili e dëgjon thirrësin Tënd pastaj vonohet prej Teje! Na fal Ramazan …Na fal sepse nuk ta dimë vlerën ashtu siç e meriton.

O Allah mos na privo nga të mirat e Tua nga shkaku i të këqijave tona, O Allah na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin, O Allah na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin, O Allah na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin, na mundëso të agjërojmë gjatë tij, të falemi natën në të, me besim dhe shpresë në shpërblimin Tënd, O më i Lartëmadhëruari, o Allah na mundëso që gjatë tij të bëjmë vepra të mira, të largohemi prej mëkateve dhe gjynaheve, na bashko gjithë neve, na i bashko safet tona, na drejto prijësit tanë, ndihmoju muxhahidëve, dijetarëve, thirrësve në rrugë të Allahut, jepu sukses rinisë sonë, pleqve tanë, grave tona, që të pendohen sinqerisht dhe na përforco deri në vdekje o Zot i botëve! O Zot ne i bëmë padrejtësi vetes sonë, po qe se Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë ne do të jemi prej të humburve. Kërkoj falje nga Allahu i Madh. Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij në përgjithësi.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Ali imran,140.

[2] Nur:44.

[3] Transmeton Hakimi.

[4] Bekare:185, a) transmeton Talha ibën Ubejdullah -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe thotë: Një beduin me flokë të shprishura erdhi te i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe tha: O Lajmëtar i Allahut! Më informo çfarë ka bërë Allahu të obliguar për mua lidhur me faljen (namazin)!” Ai u përgjigj:Je i detyruar t’i kryesh pesë faljet e detyrueshme gjatë ditës dhe natës (24 orëve) me përkryerje, përveç nëse dëshiron të falesh edhe vullnetarisht (nafile).” Beduini pastaj pyeti:Më informo çfarë ka bërë Allahu të obliguar për mua lidhur me agjërimin (saum)?” Ai u përgjigj:Duhet të agjërosh gjatë tërë muajit të Ramazanit, përveç nëse dëshiron të agjërosh edhe vullnetarisht (nafile). Beduini pastaj pyeti:Më trego çfarë sasie zekati ka urdhëruar Allahu për mua?” Kështu i Dërguari i Allahut –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e njoftoi për të gjitha ligjet (fundamentale) të Islamit. Atëherë beduini tha:Pasha Atë që të ka nderuar, unë as nuk do të bëj ndonjë vepër vullnetare, e as që do të pakësoj diçka nga ajo që më ka urdhëruar Allahu.” I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha:Nëse e thotë të vërtetën, do të ketë sukses (do të hyjë në Xhennet).” (Transmeton Buhariu vëll. 3, nr. 115).

  1. b) Transmetoi Ebu Hurejre -Allahu qoftë I kënaqur prej tij, se I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Agjërimi është mburojë (prej zjarrit)prandaj agjëruesi duhet ta lë kontaktin seksual me gruan e vet dhe nuk guxon të sillet keq dhe me paturpësi, dhe nëse dikush e sulmon ose e shan, le t’i thotë dy herë “Unë agjëroj”. (ShihFet’hul bari vëll. 5 fq. 5) Gjithashtu i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë te Allahu sesa era e miskut”. Transmeton i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, prej Zotit të tij se Ai ka thënë:Agjëruesi ka lënë ushqimin, pirjen dhe kënaqësitë për hir Tim. Agjë­rimi është për Mua, dhe unë do ta shpërblej për këtë, dhe shpërblimi për veprat e mira i është shumuar për dhjetë herë”. (Transmeton Buhariu, vëll. 3, nr. 118). Edhe pse të gjitha veprat e adhurimit janë për Allahun, këtu Allahu e veçon agjërimin, sepse agjërimi nuk mund të praktikohet për t’u treguar, siç nuk mund ta dijë askush se a agjëron ndonjë njeri apo jo, përveç Allahut. Prandaj, agjërimi është vepër e pastër që nuk mund të kryhet me dyfytyrësi. (ShihFet’hul-bari vëll. 5, fq. 10).
  2. c) Transmeton Ebu Hurejre -Allahu qoftë i kënaqur prej tij se Dërguari i Allahu -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:Allahu nuk ka nevojë që dikush ta lë ushqimin (për hir të agjërimit) nëse nuk i le të folurit e rrejshëm, dëshminë e rrejshme, të vepruarit me këto (rrena) dhe veprat e këqija. (D.m.th. Allahu nuk do t’ia pranojë agjërimin)” (Transmeton Buhariu, vëll. 3, nr. 127). (ShihFet’hul-bari” vëll. 5, fq. 18)

[5] Transmeton Ahmedi, Nesaiu

[6] Bekare:183

[7] Nisa:131

[8] Zuhruf:35

[9] Kamer:54-55

[10] Mudhethir:37

[11] Transmeton Buhariu dhe Muslimi

[12] Insan:11-14

[13] Insan:22

[14] Enbija:101-107

[15] Merjem:63

[16] Enbija:90

[17] Tur:25-29

0 1920

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju muslimanë,

Frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë që na mundësoi ta presim muajin e Ramazanit shëndoshë e mirë. Dijeni se agjërimi është një ndër adhurimet më të dobishme dhe gjurmët e tij në pastrimin e shpirtit dhe në përmisimin e moralit janë shumë të mëdha.

Prej dobive të agjërimit është se ai në shpirtin e muslimanit mbjell frikërespekt dhe devotshmëri ndaj Allahut, azze ue xhel: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”Bekare 183.

Prej dobive të agjërimit është se ia mëson njeriut përballjen dhe durueshmërinë, dhe kjo vjen si rezultat i durimit të tij prej largimit nga epshet dhe pasionet.

Prej dobive të agjërimit është se ia mundëson njeriut të del fitimtar kundrejt epshit të tij. Shpirti i njeriut fort anon kah epshet dhe pasionet dhe kur shpirtit i plotësohet dëshira që gjithmonë ta merr atë çka e dëshiron, atëherë njeriu është në rrezik të madh prej devijimeve që përfundimi i tyre padyshim se është i keq. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Shpirti (i njeriut) është fort I prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im.” Jusuf 53.

Prej dobive të agjërimit është se e dobëson lëvizjen e shejtanit në trupin e njeriut, për shkak se ai lëviz në trupin e birit të Ademit ashtu si lëviz gjaku i tij në trup. Kur njeriu ia mundëson vetes të gjitha gjërat që i dëshiron epshi i tij, ia hap derën shejtanit të depërton më lehtë dhe ta mbisundon mendjen dhe shpirtin e njeriut.

Prej dobive të agjërimit është se ai ia rikujton njeriut begatitë e Allahut ndaj tij. Kur e kaplon etja dhe uria i rikujtohet se Allahu ia lehtëson atij furnizimin e ushqimeve dhe pijeve dhe e sheh se sa ka nevojë krijesa për Krijuesin dhe me këtë e rrit falënderimin ndaj Tij.

Prej dobive të agjërimit është se ai e nxit njeriun në bamirësi ndaj fukarave dhe nevojtarëve. Agjëruesin kur e kaplon uria dhe etja i rikujtohet gjendja e fukarave dhe kjo e nxit në bamirësi dhe lëmoshë ndaj tyre.

Prej dobive të agjërimit është se e mposht kryelartësinë dhe mendjemadhësinë ndaj njerëzve. Kur agjëron i pasuri dhe fukaraja, mbreti dhe dijetari, fisniku dhe tradhtari, atëherë robit i rikujtohet se nuk e dallon njërin prej tjetrit, përveç se devotshmëria dhe se njerëzit të gjithë janë robër të Allahut dhe për të gjithë vlejnë të njëjtat dispozita.

Prej dobive të agjërimit është se i bashkon muslimanët dhe i afron njërin me tjetrin. Ata agjërojnë në të njëjtën kohë, e hanë iftarin në të njëjtën kohë  dhe kjo ndikon në afrimin e tyre dhe largimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve.

Prej dobive të agjërimit poashtu është se e lehtëson veprimin e adhurimeve. Kush e vëren gjendjen e agjëruesve në Ramazan, adhurimet e tyre dhe mirësitë që i veprojnë ata, do të bindet se agjërimi është një prej shkaqeve kryesore të udhëzimit dhe e kupton thënien e Allahut, azze ue xhel: “Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju” Bekare 184, dhe thënien e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem: “Agjërimi është mburojë.”

Dhe në fund prej dobive të agjërimit është se e mbron trupin prej sëmundjeve dhe zemrën prej moraleve të shëmtuara.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju agjërues,

Dijeni se agjërimi ka disa etika që duhet të respektohen.

Agjërues është ai person të cilit gjymtyrët e tij agjërojnë prej mëkateve dhe gjuha e tij prej gënjeshtre, përgojimi dhe shpifjes. Barku i tij prej ushqimi dhe pijeve dhe organi i tij prej epsheve. Flet fjalë që nuk e dëmtojnë agjërimin e tij, vepron vepra që nuk janë në kundërshtim me fenë e tij. Fjalët dhe veprat e tij i përngjajnë erës së cilën e nuhat ai që ulet afër personit i cili është i parfymosur me miskë. Çdo njëri dëshiron t’i afrohet për shkak se ndeja me të është kënaqësi e madhe, dhe se aty nuk përgojohet, nuk barten fjalë dhe nuk dëmtohet askush. Ky është agjërimi i kërkuar prej muslimanit, e jo vetëm se largimi prej ushqimit dhe pijeve.

Prej etikës së agjërimit është që agjëruesi mos ta tepron me ushqim gjatë natës, por të han aq sa ka nevojë trupi i tij. Çdo ngrënie e tepërt trashëgon dembeli dhe përtaci dhe e largon agjëruesin prej qëllimit të vërtet të Ramazanit.

Prej etikës së agjërimit është vonimi i  syfyrit me qëllim që të fillon me agjërim me hyrjen e imsakut. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja” Bekare 187.

Prej etikës së agjërimit është përshpejtimi i iftarit nëse vërtetohet se dielli ka perënduar qoftë me pamje ose me dëgjimin e ezanit të akshamit.

Disa njerëz bien në disa gabime gjatë muajit të Ramazanit edhe atë duke mos fjetur një pjesë të madhe të natës, e pastaj e hanë syfyrin dhe bien në gjumë një orë ose më shumë para namazit të sabahut. Ky lloj njerëzish bien në disa gabime, prej tyre:

1- Ata e fillojnë agjërimin para kohës kur detyrohet agjërimi ( d.m.th. para se të hyn koha e imsakut ).

2- Ndoshta nuk e falin namazin e sabahut me xhemat dhe kështu i bëjnë mëkat Allahut duke e neglizhuar atë që ua ka obliguar.

3- Ndoshta nuk e falin namazin e sabahut në kohën e duhur, dhe e falin pasi që të lind dielli. Kjo është një rrezik i madh për to për shkak se Allahu, azze ue xhel, thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet” Maunë 4-5, dhe “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta” Merjem 59.

Pakujdesshmëria dhe braktisja që ceken në dy ajetet e lartpërmendura aludojnë në atë që nuk e fal namazin në kohën e tij të duhur.

O ju robërit e Allahut,

Frikojuni Allahut dhe mos e ndërtoni fenë e juaj në një anë duke e shkatërruar anën tjetër. Islami është i ndërtuar prej pesë shtyllave: Dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në Haxh, prandaj praktikoni fenë e juaj dhe mos u përçani në të.

Allahu, azze ue xhel, thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është I sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e diniBekare 183-184.

 Nga arabishtja: Irfan Jahiu      

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË