Arhiva DitoreSep 18, 2014

0 1391

Pyetje: Nëse një grua ka filluar të agjëroj ditën e Arafatit, po ndërkohë i vinë të përmuajshmet, a i obligohet asaj atë ditë ta zëvendësoj me vone. Allahu ju shpërbleftë?

 

Përgjigje: Bismilahirrahmanirrahim
Falënderimi i takon Allahut…
Nuk obligohet ta zëvendësoje atë ditë sepse agjërimi i ditës se Arafatit është vepër vullnetare dhe agjërimi vullnetar nëse prishet nuk është detyrim të kompensohet, madje është e lejuar qe edhe pa arsye te prishet agjërimi edhe pse më mire është te mos prishet. Allahu e di më së miri.

0 2915

E falënderojmë Allahun Zotin e botëve dhe pastaj themi:

Furtunat e sprovave për të cilat na ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, tanimë kanë filluar. Erërat e stuhishme të këtyre furtunave tanimë i kanë lëkundur gjitha vendet e botës dhe e kaplojnë edhe Umetin e muslimanëve.

Por, falë mëshirës së Allahut dhe pastaj qëndrimit stoik i të zgjedhurve nga mesi i dijetarëve dhe i besimtarëve të thjeshtë të këtij Umeti, që nuk lejuan që aq lehtë të tunden,  lëkundjet po tejkalohen me lehtësi.  Sa i mrekullueshëm është shembulli Kuranor për kredon e teuhidit, për dëshminë La ilahe il-lallah për të cilin Allahu, subhanehu ue te’ala në Kuran thotë: “A nuk e sheh se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart…”  (Ibrahim, 24)

Sa i bukur është edhe shembulli profetik i cili besimtarin e ngjasoi me palmën dhe tha: “Është një pemë, bereqeti i së cilës është sikur bereqeti i besimtarit. Transmetuesi i hadithit tha, mendova se e ka fjalën tek palma dhe desha të them është palma o i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, por e pash se isha në mes dhjetë pesonave ndërsa unë isha më i riu dhe heshta.  I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: Ajo pemë është palma.” (Buhariu dhe Muslimi ndërsa versioni i tekstit është i Buhariut)

Sa madhështore është kjo pemë e bekuar dhe sa i madh është bereqeti i saj. Nuk është për tu habitur ngase rrënjët e saja janë thellë në tokë, zgjaten me elegancë dhe e shpojnë madje edhe shkëmbin e fortë. Për ta çrrënjosur këtë pemë nevojitet fuqi e madhe dhe mjete ndihmëse ngase një vepër e tillë është e vështirë.

I këtillë është edhe besimtari, rrënjët e besimit të tij janë të thella, nuk lëviz nga parimet e tij, nuk ndryshon…

Kam jetuar në krahinën e Kasimit dhe palmat e hurmave ishin përditshmëria e jetës time. Ishin të qëndrueshme, dhe asnjëherë nuk ndodhi që së lloji i palmës “Berehijje”, të shndërrohet na palmë llojit “Sukerijje”  e as që lloji “Shakraa” të shndërrohet në llojin “Tul-lexhijje”. Po, ishin evidente dallimet në frytdhënie, ashtu si dallon edhe besimtari prej besimtarit në veprat e tij, por qëndrueshmëria e tyre nuk ndryshonte.

Kam parë se si stuhitë çrrënjosin lloje të ndryshme të drunjve që duken madhështorë dhe të qëndrueshme, kam parë se si shkulen dhe rrëzohen. Por palmat me bukurinë  dhe me rrënjët e saja thellë në tokë, qëndronte e pamposhtur na këto stuhi.

Ndoshta, krahas fuqisë së saj, sekreti i qëndrueshmërisë së kësaj peme është edhe fleksibilitetit i saj. Ajo lakohet dal ngadalë duke u përshtatur me fuqinë e erërave të stuhishme, por nuk mposhtet e as që dorëzohet. Qëndrueshmëria e besimtarit i ngjan qëndrueshmërisë së palmës me të cilën e ka ngjasuar Allahu i Lartësuar. Ai nuk është jo fleksibël si guri e as që është plotësisht i nënshtrueshëm, deri në shkallë kur lakimi i tij i ngjan sexhdes. Ai i ngjan palmës, gjethet e së cilës valiten, lartë në qiell.

Ashtu si degat plotë hurmash, edhe muslimani nuk është pasiv ndaj punës frytdhënëse. Ai dallohet me vepra të mira dhe angazhim të zellshëm, që i ngjan luftës, në gjitha sferat e jetës. Puna e tij me lejen e Allahut do të del në shesh. Këtë besnik nuk e rrëzon era me e dobët, por sikur palma në momentet e stuhisë i shton frytet e tij, përmirësohet me këto lëkundje, e pastron besimin e tij gjatë dridhjeve që shembin shumë gjëra.  Shtohet prodhimtaria e besimtarit, shtohet durimi dhe qëndrueshmëria e tij, angazhohet me pastrimin e veprave, kështu tejkalohen sprovat. Pasi që të del prej sprovës pasurohet me përvojë dhe bëhet sikur zonja e pemëve sa ma e moshuar aq më e dobishme!

Allahun e lus që të na forcon të gjithëve, të na mbron prej sprovave dhe le të jenë punët tona më të mira ato të fundit. O Allah bëje që dita jonë më e mirë të jetë dita e takimit me Ty, ja Allah.  Amin.

Përktheu: Talha Kurtishi

 

 

0 1396
  1. Jam besimtar dhe për këtë falënderoj Allahun. Kam kryer Haxhin dhe Umren megjithatë nuk e ndiej ëmbëlsinë e besimit, ç’më këshilloni?

Përgjigje: Ne të këshillojmë, që të kujdesesh në zbatimin e urdhrave të Allahut, leximin e Kuranit, shpeshtimin e dhikrit, sepse këto janë nga shkaqet më të rëndësishme për të shijuar dashurinë dhe ëmbëlsinë e besimit.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Tre gjëra kush i ka, do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur se çdo kush tjetër, ta dojë dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.” Dashuria e sinqertë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dashuria e sinqertë ndaj vëllezërve të tu, urrejtja e mosbesimit janë shkaqet me të cilat e shijon besimin. I Dërguari po ashtu thotë: “E ka shijuar ëmbëlsinë e besimit kush kënaqet që Allahu të jetë Zoti i tij, Islami feja e tij dhe Muhamedi i Dërguari i tij.”, po ashtu ai ka thënë: “Kush do për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe ndalon për hir të Allahut, do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit.” Pra, qëllimi është që të përkujtojmë sa më shpesh Allahun, të lexojmë shumë Kuranin, të përqendrohemi në fe, të duam Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të duash vëllezërit e tu pa pasur ndonjë interes, të urresh mosbesimin dhe të gjitha mëkatet; të gjitha këto janë shkaqe për të shijuar imanin në zemrën tënde, bindju Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kënaqësia jote është aty.

Abdulaziz ibën Baz

  1. Shpresoj të më ndihmoni për të gjetur atë që kam humbur, mendoj se kam humbur kënaqësinë e mëparshme, apo më mirë me thënë zemrën e mëparshme. Isha shumë e lumtur, kënaqësia ime ishte në përmendjen e Allahut, mirëpo tani nuk e ndiej një gjë të tillë, çka më këshilloni?

Përgjigje: Këtë kënaqësi të cilën po na përshkruan, apo që mundohesh ta përshkruash është një ndjenjë, të cilën Allahu i Madhëruar ua dhuron disa prej robërve të Tij për t’i parë nëpërmjet saj horizontet e larta dhe për t’i kërkuar ato, për të ripërtërirë mallin e tyre…

Nuk është e thënë që njeriu të mbetet në një shkallë të lartë të dritës dhe pastërtisë. Më parë janë ankuar edhe shokët e të Dërguarit me të njëjtën gjë, kurse mësuesi i tyre ju tha: Sikur të vazhdoni ashtu siç ndiheni kur jeni me mua melekët do t’ju përshëndetnin për dore, në rrugë e në shtëpi, mirëpo herë-herë.” Sheriati erdhi për t’i rregulluar të gjitha poret e jetës dhe zemrës, t’ua sigurojë një pjesë të pastërtisë dhe më pas për t’iu ndihmuar me këtë pastërti për të tejkaluar pengesat e ndryshme në këtë botë. Kjo pastërti reflektohet në sjelljen e mirë me bashkëshortin, dhembshurinë ndaj fëmijëve, tolerancën me shokët madje edhe me armikun, indiferencën ndaj gjërave të ulëta, ambiciet për t’u larguar nga mëkatet dhe për të mos ngulur këmbë në veprimin e tyre. Sikur të mos kishe zemër nuk do ta hetoje humbjen e saj. I vdekuri nuk ndien dhimbje. Ankesa jote kthehet ne disa shkaqe:

  1. a) gjendja e parë e ndriçimit të imanit ka qenë e fuqishme dhe të ka ardhur vështirë dobësimi i asaj fuqie.
  2. b) Probleme të ndryshme kanë ngarkuar shpirtin tënd, madje mundet që të kesh humbur ndonjë shok me të cilin ke ndarë çdo brengë, kështu që e ke ndier veten si e huaj, kërko veten te Kurani, sepse me përkujtimin e Allahut qetësohen zemrat. Lexo Kuran, dëgjo, këndo dhe medito, duke menduar gjithashtu rreth asaj se fjalët e kujt po lexon, kush i shpalli ato? Mendo se Ai të flet ty, të udhëzon, të thërret, të do edhe pse është i pavarur prej teje, kurse ti ke nevojë të madhe për të. Kërko veten tënde tek varret, aty ku pushojnë trupa të heshtur, mirëpo që flasin me gjuhën më të qartë e më të sinqertë. Shiko se si të gjithë barazohen në këtë vend! Vallë i këputi shpresat vdekja? Kërko zemrën tënde te njerëzit nevojtarë, varfanjakë, të mjerë, jetimë, të brengosur, ashtu siç duhet kërkuar zemra duke shikuar mëkatarët, të humburit që nuk marrin shembull. Kërko zemrën tënde te këshilla, a këshillohet apo gjendja e saj është ashtu siç thanë të këqijtë “është njësoj për ne, na këshillove apo jo” (Shuara: 136). Shpeshto istigfarin (kërkimin e faljes) dhe kujto se asnjëri nuk do të hyjë në xhenet me veprat e tij, përpos nëse Allahu nuk e kaplon me mëshirën e Vet.

Selman ibën Fehd el-Aude

  1. Njerëzit kur pendohen zakonisht nisma e tyre në punë të mbara është e fuqishme dhe thotë: Djalli më urdhëron të punoj më pak. Kështu i shton vazhdimisht punët e mira derisa të mos dobësohet dhe t’i shuhen ambiciet dhe të mendojë, se “Allahu nuk i ngarkon njerëzit përtej mundësive”, pyetja ime është: ç’më këshilloni, të startojmë fuqishëm apo gradualisht në mënyrë që të përqendrohemi?

Përgjigje: Udhëzimi dhe pendimi tek Allahu është një prej begative më të mëdha që Allahu ia jep ndonjë muslimani. Ndryshimi i gjendjes së tij në më të mirë e afron atë më tepër me Zotin. Zakonisht ata që pendohen i kthehen fuqishëm adhurimeve dhe mundohen që ta kompensojnë atë që u ka ikur nga jeta e tyre.

Kjo është një gjë normale për sa i përket atij që pendohet sinqerisht. Këtë gjë e ka përmendur i Dërguari ynë, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe gjithashtu ka përmendur atë që ndodh pas pendimit, pra shuarjen e ambicieve. Kjo është një gjë normale përpos nëse ndodh që shuarja e ambicieve te ndonjëri nuk ndalet derisa ta kthejë atë në gjendjen para se të pendohet. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes dhe në momentet kur na shuhen pak a shumë ambiciet ne duhet të jemi mesatarë, të kapemi pas Sunetit për të ruajtur kapitalin tonë, në mënyrë që të ristartojmë fuqishëm për së dyti në kryerjen e adhurimeve vullnetare, ngase ta nisësh prej mesatares është më mirë se prej zeros.

Abdullah ibën Amri, radijallahu anhuma, përcjell se i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Për çdo punë ekziston një ambicie, për çdo ambicie ekziston një amulli. Ata që i kanë ambiciet e tyre sipas Sunetit tim shpëtojnë, e nëse i kap amullia në ndonjë rrugë tjetër shkatërrohen.” (Sahih Tergib).

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, përcjell se i Dërguari ka thënë: “Çdo gjë ka një ambicie, çdo ambicie ka një amulli, nëse ai që ka ambicie është mesatar shpresoni për të mirën, nëse tregohet për të me gisht, mos e llogaritni asgjë.” (Sahih Tergib).

Robi i Zotit në mënyrë që t’u largohet dy skajeve të qortuara duhet të përpiqet të jetë mesatar. Nuk e tepron me ibadete në mënyrë që të mos goditet nga ndonjë amulli dhe t’i braktisë të gjitha, po ashtu nuk bëhet dembel dhe t’i lërë ibadetet, në mënyrë që të mos mësohet në atë mënyrë. Këto janë dy skajet e qortuara. Ai që është mesatar mbetet në rrugë të drejtë, ai që është në rrugë të drejtë arrin atje ku dëshiron Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Ebu Hurejre, radijAllahu anhu na përcjell, se i Dërguari ka thënë: “Asnjërin prej jush nuk do ta shpëtojë vepra e tij.– E pyetën: -As ty, o i Dërguari i Allahut?- Tha: -As mua, nëse nuk më përshkon Allahu me mëshirën e tij. Jini mesatarë, mos e teproni, jini të arsyeshëm, mbani rrugën mesatare në mënyrë që të arrini”.

Rezymeja: Të thërrasim për të menduar rreth haditheve të lartpërmendura, medito rreth tyre dhe dije se pendimi duhet të pasohet me falënderim. Falënderimi më i madh është të vazhdosh i penduar. Kjo nuk mund të realizohet përpos duke vazhduar me vepra të mira. Dije gjithashtu se “punët më të dashura tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme edhe nëse janë pak.” Mos fillo me energji shumë të madhe, në mënyrë që mos të të godasë plogështia e menjëhershme, porse bëhu mesatar, sepse kjo është në mundësinë tënde. Sa herë që e ndien veten të zellshëm shfrytëzoje këtë në adhurime, sa herë që të kap ndonjë amulli ktheju mesatares. Lusim Allahun që t’ua lehtësojë dhe t’ju udhëzojë kah fjalët, sjelljet dhe veprat më të mira.

Muhamed ibën Salih Munexhid

 

0 1423

Më ra në dorë libri i çmuar që mbante titullin “Tefsilul nesh’etejni ve tahsilusseadetejni” (Shpjegimi i dy nismave dhe arritja e dy lumturive) i autorit Ragib el Esbehanij, dhe aty lexova këtë fjali: “kam përvetësuar prej çdo gjëje më të mirën e saj, prej qenit mbrojtjen e familjes, prej korbit kërkimin e hershëm të nevojës… (fq.110)

Në librat që flasin rreth shtazëve sikur libri i Xhahidhit dhe ai i Dumejrit sheh veti të çuditshme dhe admiruese të kafshëve. Këto veti në përgjithësi futen në detin e dijes dhe mësimeve që mund t’i përvetësojë njeriu nga shtazët. Në anën tjetër lexova në librin “El uzle” të imam Hattabit komentin e fjalës së Allahut, subhanehu ve teala: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). ” (En’am – 38). Transmetohet prej Sufjan ibën Ujejnes se ka thënë: “nuk ka njeri në tokë e që të mos ketë ndonjë ngjasi me ndonjë shtazë. Ndonjëri është guximtar si luani, ndonjëri sulmon sikur ujku, tjetri leh sikur qeni, ndonjëri zbukurohet sikur palloi, ndonjëri i përngjanë derrit (për shkak të poshtërsisë së tij)..! Njashtu gjen prej njerëzve të tille që nëse i dëgjon pesëdhjetë mençuri e të mira nuk e përvetëson asnjërën prej tyre e nëse gabon apo përmendë gabimin e ndokujt tjetër, menjëherë e memorizon atë gabim.” (fq.159) Kjo fjalë më ka habitur.

Një rast kur poeti Alij ibën Xhehm, i cili ishte beduin për nga natyra, qëndroi përpara kalifit për ta lavdëruar, i tha: ti je sikur qeni kur ruan të dashurit, sikur cjapi që s’trembet në mejdan, ti je sikur uji në enë, bujar i madh dhe mëkatet e tua janë të pakta.

Në librat e letërsisë përmendet se kur është pyetur një njeri i urtë persian i quajtur Bezerxhemher: si e ke arritur këtë dituri? Është përgjigjur: duke duruar sikur gomari dhe duke qenë i hershëm sikur korbi.

Shumë dijetarë, udhëheqës, politikanë, reformatorë kanë mbetur të fascinuar përpara çështjes së bletës apo milingonës duke marrë mësim.

Allahu, subhanehu ve teala, e ka krijuar njeriun dhe e ka mbivlerësuar mbi shumë krijesa të Tij me mbivlerësim të dukshëm, mirëpo përvetësimi i disa vetive prej kafshëve që na rrethojnë bëhet për synime të ndryshme, prej tyre:

– njeriu me ambicie të larta çdo gjë që e sheh rreth vetes e lidh me ambiciet e tij, ai ne vetvete analizon atë që i intereson: dijen, thirrjen, kolltukun apo diç tjetër… çdo gjë që e sheh mundohet të nxjerrë nga ajo mësime që ia forcojnë ambiciet dhe e shtyjnë përpara. Mirëpo mund të ndodhë edhe e kundërta; vështruesi, dështuesi, pesimisti dhe të ngjashmit gjejnë në botën e shtazëve përkrahës të rrugës që kanë zgjedhur.

– përvetësimi i disa vetive nga këto krijesa që janë në gradë të ulët në krahasim me njeriun aludon në vlerën e njeriut dhe modestinë e tij duke përfituar nga më i ulëti dhe se nuk e ndalon mendjemadhësia që të përfiton urtësi nga shtresa me gradë më të ulët. Në bazë të kësaj ai në rend të parë përfiton nga urtësia dhe dija e vëllait të tij njeri edhe nëse është më pak i ditur, më pak punëtorë apo me gradë më të ulët. Allahu, subhanehu ve teala, në Kur’an ka rrëfyer ngjarjen e mizës përdhese me Sulejmanin alejhiselam, kur miza tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. (Nemël – 18), pastaj ajeti vazhdon: “E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij” (Nemël – 19) Allahu, subhanehu ve teala, na ka rrëfyer edhe rastin e Sulejmanit me shpendin hud-hud (pupëzën) si pati guxim ky shpend që përpara kërcënimit të Sulajmanit të thotë: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. (Nemël – 22) deri te ajeti : “Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” (Nemël – 27) Pra, ky qëndrim madhështor i pejgamberit të Allahut me hud-hudin i cili me gojën plot pohoi se ka kuptuar atë që nuk e ka kuptuar Sulejmani, bëri që ai të mos shtojë asgjë përveç të thotë “Do të shohim..” që do të thotë: do të kërkojmë argument për atë që pohon, dhe vërtet hud-hudi kishte sjell lajm të sigurt rreth mbretëreshës së Sebeit dhe popullit të saj.

Pra nuk është keq që njeriu e në veçanti thirrësi në islam të përfitojë nga vetitë e mira te shpendëve dhe shtazëve të ndryshme e mos të flasim për përfitimin e tij prej njerëzve. Nuk do të ishte hiperbolizim sikur të themi se disa shtazë kanë veti të mira që u mungojnë njerëzve të qytetërimit materialist. Kafshët nuk posedojnë armë për shkatërrim masiv e as që nxitojnë t’i shtypin të dobëtit në formën që e bën njeriu sot, as që bëjnë vepra të pandershme siç bën njeriu bashkëkohor, as që dallohen ndërmjet tyre me shtresa të ndara në bazë të injorancës siç bëjnë njerëzit madje edhe disa që identifikohen si myslimanë.

Marrë nga libri “Mekalat fil menhexh” nga shejh al-lame Selman ibën Fehd el Aude

Solli në shqip: Agim Bekiri

NA NDIQNI NË