Arhiva DitoreSep 18, 2014

0 1265

Pyetje: Kur është dita e Ashurasë këtë vit dhe çfarë vlere ka?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut të madhëruar, paqja dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Dita e Ashurasë është dita e dhjetë e muajit muharem që është muaji i parë i vitit hënor. Këtë vit, dita e Ashurasë bie të martën me datë 6/12/2011 që përputhet me datën 11/1/1433 sipas kalendarit hënor. Meqë i Dërguari na ka treguar se muajt hënor mund t’i kenë 29 apo 30 ditë varësisht prej asaj se kur e shohim hënën ose thënë ndryshe nëse në natën e 30 të muajit paraprak e shohim hënën e re të muajit vijues atëherë llogaritim ditën e nesërme si dita e parë e muajit të ri, në këtë rast sipas shikimit të hënës dita e 10 e muajit muharem  do jetë dita e 11 e kalendarit hënor. Këtë ndryshim e sqaron profesori S’ad ibën Turki Hathlan në faqen e tij zyrtare të internetit.

Agjërimi i kësaj ditë është një vepër e pëlqyer dhe me shpërblim të madh. I Dërguari ka thënë: “shpresoj tek Allahu që me agjërimin e kësaj dite të na falë mëkatet e vitit të kaluar” (Muslimi)

I Dërguari “kujdesej tepër për të agjëruar këtë ditë të cilën e mbivlerësonte nga ditët tjera” (Buahriu)

Kur i Dërguari migroi në Medinë vuri re se hebrenjtë agjëronin këtë ditë dhe pasi i pyeti për arsyen e agjërimit, ata thanë: në këtë ditë Allahu i shpëtoi hebrenjtë  nga faraoni, prandaj këtë ditë e agjëroi Musai. I Dërguari tha: “unë jam më i denjë të pasoj Musain se sa ju. Kështu agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të tjerët të agjërojnë” (Buhariu)

Preferohet që kësaj ditë t’i shtohet me agjërim një ditë para, pra dita e nëntë e muajit muharem sepse i Dërguari ka thënë: “nëse jam gjallë vitin e ardhshëm do agjëroj edhe ditën e nëntë” (Muslimi)  kështu vendosi në mënyrë që t’i kundërshtojë ithtarët e librit (Ibën Tejmije në Fetava Kubra)

Disa dijetarë kanë preferuar që kësaj ditë t’i shtohet edhe një ditë pas duke u mbështetur në një hadith rreth të cilët ka mospajtime për vërtetësinë e tij. Të tjerët këtë e kanë preferuar në mënyrë që të sigurohen për agjërimin e kësaj dite sepse muajt hënor dinë të ndryshojnë.

Nëse ndonjëri kompenson ditë të ramazanit gjatë këtyre ditëve dhe bën nijet edhe Ashuranë atëherë merr shpërblimin e agjërimit të borxhit të tij që janë ditët e Ramazanit ashtu siç merr edhe shpërblimin e agjërimit të Ashurasë. (Ibën Uthejmin, Fetava sijam, 438)

0 1244

Dijetari i njohur Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur për agjërimin në ditën e shtunë dhe kjo është përgjigja e tij:

Dije se agjërimi i ditës së shtunë mund të ndodh në më shumë se një situatë

Situata e parë: Kur dikush agjëron agjërim që është farz sikur, agjërimi i Ramazanit. Në këtë rast agjërimi të shtunën është i lejuar pa asnjë mospajtim. Nëse agjëron për të kompensuar ditë që nuk i ka agjëruar (kada), ose për tu shpaguar për ndonjë kundërvajtje (kefaret), ose për të zëvendësuar therjen e kurbanit për ata që bëjnë Haxhxh Temettu’ nuk ka gjë nëse agjëron të shtunën nëse nuk e bën atë duke besuar se ajo ditë ka ndonjë vlerë të veçantë.

Situata e dytë: Nëse agjëron të premten agjërimi të shtunën nuk është i ndaluar. I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, e ka pyetur Xhuvejrijën, radijallahu anha, e cila agjëronte të premten, a ke agjëruar dje tha: Jo, a do të agjërosh nesër (d.m.th. të shtunën)? Tha: Jo. Atëherë ndërprite agjërimin.” (Buhariu) Pyetja a do të agjërosh  nesër është argument se lejohet të agjërohet të shtunën nëse agjërohet të premten.

Situata e tretë: nëse në ditën e shtunë bie ndonjë ditë, agjërimi i të cilës është i ligjësuar, i lavdëruar dhe preferuar, si për shembull ditët e bardha, dita e Arefatit (dita e nëntë e muajit Dhul Hixhxhe), gjashtë ditët e Shevalit, atëherë agjërimi lejohet sepse është agjërim i preferuar fetarisht e jo agjërim vetëm sepse është dita e shtunë.

Situata e katërt: Kur në ditën e shtunë bie dita të cilën si zakonisht e ka agjëruar dikush, sikur ai që e agjëron agjërimin e Davudit, alejhi selam. Në këtë rast agjërimi lejohet sepse i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në një hadith ndalon të agjërohet një ose dy ditë para Ramazanit, përveç nëse rastis ndonjë agjërim që si zakonisht e ka agjëruar. (Buhariu dhe Muslimi)

Situata e pestë: Që qëllimisht të vendos të agjërojë agjërim vullnetar ditën e shtunë dhe e veçon atë ditë me agjërim. Në këtë rast agjërimi nuk lejohet dhe duhet të ndërpritet.

 

Përktheu: Talha Kurtishi

0 10187

Pyetje: Selam alejkum hoxhë i nderuar! Kam një pyetje, a prishet agjërimi nëse japim gjak?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij…

Nëse sasia e gjakut që jep është e madhe, sikur ai që dhuron gjak, atëherë agjërimi prishet sepse është e ngjashme me hixhamen për të cilën i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “ai që bën hixhame dhe atij që i bëhet, agjërimi i tyre prishet.” (Sahih Ebu Davud)

Nëse sasia e gjakut që jep është e vogël, sikur ai që jep gjak për analizë mjekësore, atëherë agjërimi nuk prishet. Kjo vlen për rastet kur dhënia e gjakut bëhet me vetë dëshirë.

Në raste ku dalja e gjakut është pa dëshirë sikur dalja e gjakut prej hundës, plagëve apo në raste fatkeqësish në komunikacion, atëherë agjërimi nuk prishet, pavarësisht nëse sasia e gjakut është e madhe apo e vogël, mirëpo të goditurit me fatkeqësi mund ta prishin nëse kanë nevojë.

Fetava Islamije 2/132

Komisioni i Përhershëm për Fetfa 10/262

0 9221

Pyetje: eselamu alejkum hoxhë i nderuar, nëse një njëri ka problem me sytë dhe mjeku i jep pika për sy, a prishet agjërimi nëse i përdor këto pika? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: sipas mendimit më të saktë, pikat e syrit nuk e prishin agjërimin edhe nëse ndihet shija e tyre në fyt, sepse kjo nuk llogaritet  haje e pije as realisht e as në kuptim si dhe syri nuk është rrugë nëpër të cilin merret ushqimi. Këtë mendim e mbron shejhulsialm Ibën Tejmije kurse prej bashkëkohorëve Ibën Bazi dhe ibën Uthejmini. Të njëjtën dispozitë e marrin edhe pikat e veshit.

Megjithëkëtë, nëse ekziston mundësia, më mirë është që këto pika të përdorën pas iftarit ose para imsakut, në mënyrë që t’i ikim mospajtimit të dijetarëve.

Për sa i përket pikave në hundë, dijetarët konsiderojnë se ato e prishin agjërimin sepse hunda është rrugë nëpërmjet së cilës mund të merret ushqimi dhe për faktin që i Dërguari ka thënë: “tërhiqe ujin fuqishëm në hundë (gjatë marrjes së avdesit) përpos nëse je agjërueshëm.” (Sahih Ebu Davud)

0 1334

Pyetje: a është e lejuar që gjatë agjërimit bashkëshortët t’i shprehin njëri tjetrit fjalë dhe ndjenja dashurie, këtu nënkuptoj edhe përkëdheljet dhe puthjet?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Disa hadithe profetike, në shikim të parë, aludojnë në atë se agjëruesi duhet të braktis përveç hajes dhe pijes edhe epshin e tij seksual “çdo punë e birit të Ademit është për të përveç agjërimit, Ai është për Mua dhe Unë do ta shpërblej, ai braktis hajen, pijen dhe epshin e tij për Mua” (Buhariu)

Nga ana tjetër, Aishja, radijallahu anha, përcjellë se “I Dërguari i Allahut puthte dhe përkëdhelte (bashkëshortet) duke qenë agjërueshëm. Ai zotëronte veten më shumë se çdonjëri prej jush” (Buahriu dhe Muslimi)

Amër ibën Seleme pyeti të Dërguarin: “agjëruesi, mund ta puth bashkëshorten? I Dërgauri i tha: pyete këtë – e kishte fjalën për bashkëshorten e tij Umu Seleme dhe ajo i tregoi se i Dërguari bënte një gjë të tillë.” (Muslimi)

Duke analizuar këto tekste të sheriatit dijetarët kanë konkluduar se “nuk prish punë që burri të përkëdhelë gruan e tij dhe anasjelltas si dhe t’i shprehin njëri tjetrit fjalë dashurie nëse janë të sigurt se kjo nuk i shpien deri te ejakulimi. Nëse nuk e kanë këtë siguri, sidomos kur ndonjëri ka epsh të fortë dhe frikohet se përkëdhelja do t’ia prishë agjërimin me ejakulim, atëherë nuk u lejohet kjo gjë sepse e ekspozojnë agjërimin e tyre para rrezikut të prishjes” (Sherh Mumti 6/429)

Kurse në hadithin e parë të sipërpërmendur “ai braktis hajen, pijen dhe epshin e tij për Mua” fjala “epshin e tij” përmendet në një kontekst me hajen dhe pijen si gjëra që e prishin agjërimin që do të thotë se bëhet fjalë për ejakulimin sipas mendimit më të saktë, qoftë me marrëdhënie intime apo masturbim.

Allahu është më i dituri

0 1283

Pyetje: A më lejohet t’i lajë dhëmbët më brushë dhe pastë duke qenë agjërueshëm?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij…

Lejohet për agjëruesin përdorimi i brushës dhe pastës për dhëmbë ashtu siç lejohet edhe përdorimi i misvakut, mirëpo duhet pasur kujdes të veçantë të mos kalojë diçka nëpër fyt, sidomos kur kemi të bëjmë me pastën e cila shoqërohet me një forcë depërtimi. Ndryshe, duke pasur parasysh këtë forcë depërtimi, disa prej dijetarëve siç është Muhamed ibën Salih Uthejmini preferon që larja e dhëmbëve me pastë të bëhet pas iftarit ose para imsakut.

Nuk prish punë nëse pas larjes ndiejmë në gojë erën e mirë të pastës sepse kjo gjë nuk prish agjërimin, ashtu siç nuk prish agjërimin përdorimi i erërave dhe parfumeve të ndryshme.

0 4507

Pyetje: A është më mirë me e fal akshamin njëherë e mandej me çel iftar apo e kundërta, me çel iftar e mandej me e fal akshamin?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij…

Nga fjalët e të Dërguarit mësojmë se është e lavdëruar të shpejtohet për të falë namazin e akshamit, madje disa dijetarë siç është ibën Tejmije thotë se ekziston koncenzus në mesin e dijetarëve se është mekruh vonimi i akshamit nga koha e tij e parë.

Nga ana tjetër, i Dërguari ka nxitur që të shpejtojmë iftarin d.m.th. menjëherë pas hyrjes së kohës preferohet që të çelim iftar. Atëherë si duhet të veprojmë?

Më e mira është të veprojmë ashtu siç ka vepruar i Dërguari, i cili posa ka thirr ezani i akshamit, ka çel iftar pastaj ka falë namazin. Ebu Davudi ka shënuar fjalët e Enes ibën Malikut, i cili ka thënë: “I Dërguari çelte iftar më hurma të buta para se të falej, nëse nuk gjente atëherë me hurma të thata, nëse edhe këto nuk i kishte atëherë pinte disa gllënjka ujë.”

Sipas asaj që e thonë dijetarët, nuk ekziston ndonjë hadith ku tregohet vallë, pas namazit ka ngrënë i Dërguari diçka tjetër apo është mjaftuar vetëm me aq.

Duke, analizuar atë që u tha më lartë themi se më e mira është që njëherë të çelet iftar, me hurma, ujë apo diçka të lehtë, pastaj të falet akshami, pastaj të shtrohet sofra e iftarit. Mirëpo, në ato shtëpi ku shtrohet sofra e iftarit që në fillim, atëherë më mirë është të hahet iftari pastaj të falet namazi në mënyrë që të mos preokupohet gjatë namazit me ushqimin e shtruar, sepse i Dërguari ka thënë: “s’ka namaz kur shtrohet ushqimi…”

0 2822

Pyetje: A bën me agjëru edhe nëse zgjohesh në syfyr 30 minuta pasi të kryhet syfyri, nëse nuk të del gjumi?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Të ushqyerit dhe ngritja në syfyr është një prej veprave të preferuara të agjëruesit. I Dërguari i Allahut porosiste besimtarët të zgjohen në syfyr, ta vonojnë atë deri në momentin e fundit dhe sipas mundësisë të përdoren hurmat gjatë këtij ushqimi. Mirëpo, agjërimi është në rregull edhe nëse nuk zgjohesh në syfyr, sepse siç përmenda më lartë është vepër e preferuar e jo kusht i domosdoshëm i agjërimit. Mjafton vendosmëria që ke në zemër për të agjëruar. I Dërguari ka thënë: “veprat vlerësohen sipas qëllimit.” (Buhariu)

0 2319

Pyetje: selam alejkum hoxhë, a guxoj të punoj në ramazan nëse puna ime është në vende ku shërbehet ushqim si p.sh në qebaptore ose restorante të ndryshme, Allahu ju dhuroftë çdo të mirë në dynja dhe ahiret!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Nëse ju shërben ushqim atyre që duhet të agjërojnë, atëherë nuk ka dyshim se një vepër e tillë ndalohet. Allahu i madhëruar na ka urdhëruar të mos ndihmojnë njëri-tjetrin në punë të këqija “ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (Maide:2)

Nga rregulli i sipërshënuar kuptojmë se është e lejuar t’u shërbejmë atyre që nuk e kanë obligim agjërimin sikur fëmijëve, udhëtarëve, të sëmurëve si dhe gjithë atyre që kanë ndonjë arsye të sheriatit për të mos agjëruar.

Gjatë ditëve të ramazanit ushqimi nuk ju servohet as mosbesimtarëve sepse sipas mendimit të shumicës dërmuese të dijetarëve të umetit ata përveç obligimit të besimit, janë të ngarkuar edhe me obligimet tjera fetare siç janë namazi, agjërimi, zekat, haxhi e tjerë, dhe për to do japin llogari ditën e kiametit. Allahu i madhëruar thotë: “Për idhujtarët është mjerim i madh, të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.” (Fusilet: 6,7)  Po ashtu Allahu thotë: “Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhenete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, përkitazi me kriminelët (e u thonë): “Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqenim të varfrit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.” (Mudethir: 39-45)

Sikur të mos ishin të ngarkuar me obligimet fetare atëherë do na lejohej t’u shërbenim ushqim gjatë ditëve të ramazanit, t’u shesim stoli ari për meshkujt e tyre dhe gjëra të tjera të cilat i kemi të ndaluara t’i bëjmë me besimtarët, sepse në atë mënyrë ndihmojmë të keqen dhe bëhemi pjesëmarrës në të.

 

0 1443

Pyetje: Hoxhë a bën të agjëroj vetëm gjysmën e ditës agjërim nafile, p.sh me u ngrit ne mëngjes dhe të agjëroj pjesën e ditës që ka mbetur, nëse bën a mund të sjellësh një hadith, argument? Allahu ua shtoftë diturin.

Përgjigje: kur agjërimi është detyrim, për shembull, agjërimi i ditëve të Ramazanit, agjërimi i zotuar apo agjërimi i shpagimeve të ndryshme, atëherë doemos duhet bërë nijetin gjatë natës para se të përfundojë koha e syfyrit e që quhet imsak. Nëse agjërimi është vullnetar mund që të fillosh agjërimin edhe gjatë ditës me kusht që të mos kesh ngrënë pas imsakut. Argument për këtë është hadithi i Aishes e cila thotë: ” Një ditë, hyri te ne i Dërguari dhe pyeti: a ka diçka për të ngrënë? I thash: jo. Atëherë unë jam agjërues, tha ai.” (Muslimi)

d.m.th. prej momentit kur bën nijetin për të agjëruar të llogaritet adhurimi kurse para asaj nuk llogaritet adhurim. Allahu e di më mirë!

NA NDIQNI NË