Arhiva MujoreSeptember 2014

0 3778

Hutbeja e parë :

            O robër të Allahut kini frikë Allahun dhe dijeni se këto lloj vetëvrasjesh që ndodhin në këtë shtet të bekuar (gadishullin Arabik) të cilin Allahu e ka ngritur me dërgimin e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në të e bëri që të jetë shtëpia e Shenjtë – Qabeja kurse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka bërë harem (shenjtw) Medinen, madje ky ishte edhe vendi ku ai migroi kur e dëbuan mushrikët e Mekes dhe ku i ndërtoi themelet e shtetit të parë islam. Pa dyshim se shkaku i këtyre sulmeve vetëvrasëse është tekfiri – të shpallurit qafir të muslimanëve, grupacion nga grupacionet e devijuara të muslimanëve të cilët shpallin pabesimtarë muslimanët nga shkaku se ata bëjnë mëkate. Ndërsa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Cilido njeri që i thotë vëllaut të tij besimtarë: O qafir, athërë njëri prej tyre është qafir, në qoftë se një gjë e tillë është e vërtetë mirë e në qoftë se nuk është atëherë i kthehet thënësit.[1] Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush betohet në milet tjetër pos islamit rrejshëm ai është ashtu siç ka thënë ndërsa ai i cili e mbyt veten e tij me diçka në këtë botë do të dënohet me të në ditën e gjykimit, ai i cili e bën lanet – mallkon, besimtarin është njejtë sikur me e vrarë atë, ai i cili gjuan besimtarin me kufër – se ka bërë kufër, kjo është sikur me e vra atë.[2]

            Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush e shpall dikënd se ka ra në kufër apo i thotë: O armik i Allahut, e një gjë të tillë ai person nuk e meriton, atëherë i kthehet atij i cili e ka thënë.[3]

            Kuptimi i hadithit është se fjalën të cilën e thotë folësi i kthehet atij, gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kur ndonjë njeri e akuzon një njeri tjetër së është mëkatarë ose se ka rënë në kufër, kjo fjalë i kthehet thënësit të saj në qoftë se i akuzuari nuk e meriton një gjë të tillë.[4] Ky lloj kufër që ceket këtu është siç njihet tek dijetarët “kufër dune kufër” i cili nuk e nxjer nga feja personin derisa nuk e bën hallall një gjë të tillë.

            Kështu që nuk lejohet të bëhet tekfir besimtari vetëm se kur të përmbushen kushtet për ta bërë kafir si dhe të largohen pengesat tek ai person, madje përveç asaj të shpallurit e dikujt kafir ju takon njerëzve të ditur fortë. Për këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Do të dalin disa njerëz të cilët e lexojnë Kuranin i cili nuk ju kalon më poshtë fytit të tyre, i luftojnë muslimanët dhe i lënë politeistët, këta do të dalin prej islamit siç del shigjeta prej harkut, në qoftë se unë i mbërij ato do ti luftoj si është luftuar populli i Adit.[5]

            Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Para kijametit (në ahir zeman) do të dalin disa njerëz me moshwnjomw  dhe mendjelehtë, do të flasin fjalë më të mira në tokë, do ta lexojnë Kuranin i cili nuk do t’ju kalon më poshtë se fyti (pra nuk ju hyn në zemër) do të dalin nga feja siç del shigjeta prej harkut, në qoftë se i mbrini luftoni ata sepse lufta ndaj tyre ka shpërblim, për atë që i lufton ata tek Allahu në ditën e kijametit.[6]

             Po ashtu nuk ka diskutim se përgjegjesinë e vrasjes së tyre e merr udhëheqësi i muslimanëve si pasojë e tekfirit vinë akte shkatëruese dhe fitne, sprova shkatëruese si në vijim:

            – Grushteti mbi udhëheqësinë e muslimanëve,  një gjest i tillë bie ndesh me ajetin Kuranorë:” O ju që keni besuar respektoni Allahun, respektoni të Dërguarin dhe udhëheqësit tuaj.[7] Si dhe bie ndesh me fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Kush më respekton mua e ka respektuar Allahun, kush më kundërshton mua e ka kundërshtuar Allahun, kush e respekton emrin, udhëheqësin tim më ka respektuar mua, e kush e kundërshton emirin, udhëheqësin tim më ka kundërshtuar mua.[8]

            Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Ndëgjo dhe respekto emirin edhe poqëse të rreh e ta merr pasurinë dëgjo dhe respekto.[9] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush nuk e respekton udhëheqësin e muslimanëve, ndahet nga xhemati dhe vdes, do të vdes me një vdekje injorance.[10] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush heq dorë nga respektimi i udhëheqësit do ta takon Allahun në ditën e gjykimit pa kurfarë argument si dhe ai i cili vdes dhe nuk ka besatim në qafën e tij përballë udhëheqësit të tij vdes me vdekje injorance.[11]

            Andaj nuk ka fare dyshim se respektimi i prijësve të muslimanëve është obligim edhe poqëse bëjnë padrejtësi dhe e teprojnë, përderisa nuk bëjnë kufër qartë. Haptazi që ajo të jetë për ne argument nesër në ditën e gjykimit përpara Allahut, ata duhet respektuar në të mira, përderisa nuk na urdhërojnë në të keqe, vetëm në këtë rast nuk respketohet udheheqësi sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nuk respketohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit.[12]

            – Prej pasojave të mëdha që i sjell tekfiri është edhe: Nënçmimi i dijetarëve dhe poshtërimi i tyre si dhe të folurit për nderin e tyre, pa dyshim se ky është rrëzik i madh, i cili gjithashtu shtyn në përçarje bashkësinë muslimane. Po ashtu i bën njerëzit të rebelohen e të çohen në kryengritje dhe të mos i respketojnë prijësit e tyre qofshin ata dijetarë, gjykatës, udhëheqës, vali e tjerë. Tregohet njëherë se dikush nga njerëzit tha në prezencë të Ebu Bekretes-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Shikojeni udhëheqësin tonë po vesh rrobat e mëkatarëve. – i tha Ebu Bekreteja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Hesht sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë:” Kush nënçmon sulltanin e Allahut në tokë, Allahu do ta nënçmoj atë.[13] Ndërsa teksti i imam Ahmedit-Allahu e mëshiroftë, në Musnedin e tij qëndron kështu:” Kush e respekton sulltanin e Allahut të Madhëruar në këtë botë, Allahu do ta nderon atë në ditën e kijametit dhe kush e nënçmon sulltanin e Allahut të Madhëruar në tokë Allahu do ta nënçmon atë në ditën e kijametit.[14] Për këtë arsye Sehl ibn Abdullah Et-Testeriu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Njerëzit do të jenë mirë përderisa e respektojnë sulltanin dhe dijetarët, në qoftë se ata i respektojnë këto dy lloj njerëzish Allahu atyre do tua përmirëson dunjanë dhe ahiretin, e poqëse nuk i përfillin këta dy grupe njerëzish atëherë Ai do tua prish atyre dunjanë dhe ahiretin e tyre.[15]

            Tregohet për ibn Asakirin-Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: Mishi i dejtarëve është i helmuar, kurse traditë e Allahut është: Ti poshtërson para tjerëve ata njerëz që flasin keq për dijetarët, andaj ai i cili e lëshon gojën e tij duke folur keq për dijetarët, Allahu atë person do ta sprovon para vdekjes së tij me vdekjen e zemrës së tij. – Allahu na faltë! Ebu Musa el-Eshariu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej madhështisë së Allahut është nderimi që ia bën ai plakut besimtarë, poseduesit të Kuranit i cili nuk i kalon kufijtë me të, atij i cili nuk është i ashpër me të si dhe nderimin që ia bën Allahu sulltanit të drejtë.[16]

            – Prej fesadit që ndodh nga shkaku i tekfirit është: Marja e kompetencave për të dhënë fetva nga njerëzit që janë injorantë dhe të paditur duke mos patur dituri për një gjë të tillë kurse Allahu i Lartësuar thotë:” Mos ju qas asaj për të cilën nuk ke dije.[17] Gjithashtu Allahu e ka bërë obligim që për çështjet që nuk i dimë ti pyesim dijetarët duke thënë:” Pyetni ata që dinë për atë që ju nuk e dini.[18]

            – Po ashtu prej krimeve të rrezikshme që i sjell tekfiri është edhe: Vrasja e besimtarëve të pafajshëm, ndërsa Allahu i Lartësuar ka ndaluar nga një gjë e tillë duke thënë:” Kush e vret një besimtarë me qëllim, ndëshkimi për të është xhehenemi në të cilin do të jetë përgjithmonë si dhe Allahu është i hidhëruar me të dhe do ta mallkon atë dhe atij i ka përgatitur një dënim të madh.[19]

            – Ndërsa nga gjërat më të shëmtuara që i sjell tekfiri është edhe: Fesadi, çrregullimi në tokë, Allahu thotë në Kuran:” Mos bëni çrregullime në tokë pasi ajo është vënë në rregull.[20] Po ashtu Allahu thotë:” Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun Dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. [21] E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).”[22]

            – Gjithashtu prej pasojave të këqija dhe të rrezikshme është futja e frikës tek muslimanët, kjo bazuar në hadithin e Ebu Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ebul Kasimi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush ia drejton vëllaut të tij armën, atë e mallkojnë melaiket deri tw ulw armën edhe poqëse e ka vëlla prej babe dhe nëne.[23] Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Të mos shënjtestron ndonjëri prej jush drejt vëllaut të tij me armë, sepse ndoshta shejtani ruan dorën e tij dhe kjo e bën atë person të hyn në gropë të zjarrit.[24] Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Nuk i lejohet besimtarit ta frikëson, trishton besimtarin.[25]

            – Prej gjërave më të këqija gjithashtu që i sjell tekfiri dhe sulmet vetëvrasëse është: Vetëvrasja e njeriut, pra vetëvrasja e trupit të tij dhe të njerëzve tjerë sepse Allahu në Kuran thotë:” Mos e vritni vetveten tuaj ngase me të vërtet Allahu është i mëshirshëm ndaj jush.[26] Kurse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Ai i cili e vret veten e tij me diçka në këtë botë, me po të njejtën gjë do të dënohet në ditën e gjykimit…[27]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush vetëvritet me armë hekuri me po të njejtën armë do ta godet veten e tij në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë në të, e ai i cili pi helm dhe e vret veten e tij të njejtin helm do ta pin në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë në të, ai i cili e hedh veten e tij prej kodre dhe bën vetëvrasje ky njeri do të hidhet në xhehenem duke u rrokullisur në të përgjithmonë.[28]

 – Po ashtu prej pasojave fatale që sjell tekfiri është: Shkatërrimi i pasurisë dhe i vendeve shtetërore, tokave të pluguara, bimëve të ndryshme e kështu me radhë, kjo është mëkati i madh dhe çrregullim në tokë, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Me të vërtet gjaku juaj, pasuria juaj janë të shenjta për ju si shenjtëria e kësaj dite, këtij muaji dhe i këtij vendi.[29]

– Prej gjërave më çrregulluese dhe kriminele që i sjell tekfiri dhe sulmet vetëvrasëse janë: Vrasja e njerëzve që kemi marrëveshje me ta si dhe njerëzve pabesimtarë të cilët hyn në vendin tonë me sigurim nga udhëheqësi. Kështu që pabesimtarët në këtë kontekst ndahen në katër grupe:

Grupi i parë: El-Muahidun – janë ata të cilët jetojnë larg nesh në vendet e tyre. Ndërmjet nesh dhe tyre ka marrëveshje paqësore, armëpushim për një kohë të caktuar. Si rasti që pati i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me kurejshitët, pra marëveshja e Hudejbijes e cila ishte afatizuar ose si shtetet e pabesimtarëve në kohën e sotshme ku ndërmjet tyre dhe udhëheqësve musliman ka marrëvshje apo ambasada, thotë Allahu në Kuran:” Në qoftë se ata, anojnë kah paqja ano edhe ti kah ajo, e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.[30]

Grupi i dytë: Dhimijunë – janë pabesimtarët të cilët paguajnë tatim vjetorë – xhizje muslimanëve, bazuar në fjalën e Allahut:” Derisa ta paguajnë xhizjen në dorë e duke qenë të poshtëruar.[31]

Grupi i tretë: Musteminun – janë ata pabesimtarë të cilët hyn në vendet të siguruar nga udhëheqësi i muslimanëve ose nga dikush tjetër prej muslimanëve, Allahu thotë:”  E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin), e mandej në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë të vërtetën (të vërtetën e fesë islame).”[32]

Grupi i katërt: Harbijun – janë ata të cilët janë në luftë me ne prej pabesimtarëve, pra veç tre grupeve që i cekëm më parë. Këtë grup pabesimtarësh i lejohet udhëheqësit të besimtarëve ti lufton sa të ketë mundësi, madje kjo bëhet edhe urdhër kur sulmohet shteti islam, pra kjo quhet xhihad mbrojtës.

Kështu që tre grupet që i cekëm para këtij grupi e kemi të ndaluar ti sulmojmë tradhëtisht apo dinakërisht, andaj kush vret dikënd prej këtyre tre grupeve të pabesimtarëve me qëllim ky person ka kundërshtuar rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje ku meriton dënimin e dhimbshëm, po ashtu meriton mallkimin e Allahut , të melaikeve dhe të njerëzve në përgjithësi, Allahu i Lartësuar thotë:” Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).[33] Që do të thotë: Ktheva atyre marëvshjen në mënyrë të njejtë duke e ditur ata dhe se ju jeninë luftë me ata si dhe se ata janë në luftë me ju.

Hutbeja e dytë:

Sulejm Ibn Amiri thotë: Ndërmjet Muavijut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe romakëve kishte marrëveshje, ndërsa ai ishte nisur dhe ecte nga shteti i tyre, kështu që sa të mbaronte marrëveshja ai menjëherë ti sulmonte. – Një ditë erdhi një njeri i cili ishte mbi kalë dhe tha: Allahu ekber, premtim e jo mashtrim. – Kur e shikuan njerëzit ai ishte Amër ibn Abeseja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij. – Muaviju dërgoi dikënd që ta pyes, ndërsa ai u tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë:” Ai i cili është në marëveshje me ndonjë popull le të mos e then marëvshjen e as mos e lejon atë, derisa të kalon afati ose derisa ta then marëvshjen pala kundërshtare.” – Atëherë Muaviju-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndaloi dhe priste afatin e mbarimit të marëveshjes.[34]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Çdo tradhëtarit në ditën e gjykimit do ti vendoset një flamur në prapanicën e tij me të cilën do të njihet (nga njerëzit).”[35]

Të gjitha këto na japin të kuptojmë se ndalohet vrasja e muahidinëve, musteminëve dhe dhimijëve (d.m.th. tre grupeve të para, përveç grupit të katërt) pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kush e vret një muahidin nuk do ta shijon erën e xhenetit ndërsa era e tij ndihet sa të ecish 40 vite rrugë (largësi).[36]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjithashtu ka thënë:” Kush i bën padrejtësi muahidinit, e nënçmon atë, e çon të mbaj sa nuk ka mundësi ose mer nga ai diç pa dëshirën e tij, unë do të jem kundërshtar i tij në ditën e gjykimit.[37]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Garanca e besimtarëve është në secilin prej tyre, kush do që e then marëveshjen e dhënë ndaj dikujt që ja ka dhënë besën mbi të është mallkimi Allahut, melaikeve të Tij dhe njerëzve në përgjithësi, prej tij nuk pranohet në ditën e gjykimit, nuk i pranohet as farzi e as nafilja e tij.[38] A nuk ka thënë edhe Allahu në Kuran:” Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. Përveç atyre që janë penduar para se ti kapni. E dine pra se Allahu bën falje të madhe, është mëshirues.[39]

            Allahu më bekoft mua dhe juve me Kuranin Famëlartë, më dhashtë dobi me të mua dhe juve me ajetet dhe përkujtimin e urtë që ka në të. i them këto fjalë pastaj kërkoj falje nga Allahu për mua dhe ju madje edhe për gjithë besimtarët, kerkoni falje nga Allahu sepse me të vërtetë Ai është Falës e pranon pendimin tuaj, Ai është i Mëshirshmi, Mëshiruesi.

[1] Transmeton Muslimi nr.60

[2] Transmeton Buhariu nr. 6047

[3] Transmeton Muslimi nr.61

[4] Transmeton Buhariu nr. 6045

[5] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 3344, Muslimi nr. 1064

[6] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 5057, Muslimi nr. 1066

[7] Nisa:59

[8] Mutefekun alejh Buhariu nr. 7137, Muslimi nr. 1835

[9] Transmeton Muslimi nr. 1847

[10] Transmeton Muslimi nr. 1848

[11] Transmeton Muslimi nr. 851

[12] Teksti I këtij hadithi gjendet në Buhari nr. 7145, Muslimi nr. 1840 me këtë tekst:” Nuk ka respect në mëkate, mirëpo respekti vlen vetëm për të mirat.

[13] Transmeton Tirmidhiu nr. 2224, Albani e ka bërë hadithin hasen në “Esahiha” nr. 2297 si dhe në “Sahih Tirmidhi” 2/485

[14] Transmeton Ahmedi në Musned 5/42 ndërsa Hejthemiu thotë se transmetuesit në zinxhirin e Ahmedit janë të besueshëm kurse Albani hadithin e bën të mirën e “Sahihul-xhami” nr. 5987

[15] Tefsirul Kurtubiu 5/262, “El-Humetu fi bejanil-menaxheh” të el-Asbahanit, 2/409

[16] Transmeton Ebu Davudi nr. 4843, Albani hadithin e ka bërë sahih në “Sahih Ebu Davud” 3/189

[17] Isra:36

[18] Nahl:43

[19] Nisa:93

[20] Araf:56

[21] Transmetohet nga Aisha r. a. : I Dërguari  tha: “Njeriu më i urrejtur te Allahu është ai që më së tepërmi i nxit kundërshtarët. ” (Sahihul-Buhari, vëll. 3, had. 637).

[22] Bekare:204-205

[23] Transmeton Muslimi nr. 2616

[24] Transmeton Muslimi nr. 2617

[25] Transmeton Ebu Davudi nr. 5004, Albani e ka bërë hadithin sahih 3/428

[26] Nisa:29

[27] Transmeton Buhariu nr. 6047

[28] Transmeton Muslimi nr.109

[29] Transmeton Muslimi nr. 2064

[30] Enfalë:61

[31] Teube:29

[32] Teube:6

[33] Enfal:58

[34] Transmeton Ebu Davudi nr. 2759, Tirmidhiu nr. 5801, Albani e ka bërë hadithin sahih në “Sahih Ebu Davud” 2/173

[35] Transmeton Muslimi nr. 1738

[36] Transmeton Buhariu nr. 3166, 6914

[37] Transmeton Ebu Davudi nr. 3052, Albani e ka bërë hadithin sahih në “Sahih Ebu Davud” 2/261

[38] Transmeton Buhariu nr. 7755

[39] Maide:33-34

0 5011

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

O ju njerëz, frikohuni Allahut dhe kini kujdes prej depërtimit të kamatës në tregtitë e juaja dhe prej përzierjes së pasurisë tuaj. Ngrënia e kamatës dhe përdorimi i saj është prej mëkateve më të mëdha dhe Allahu ngrënësit dhe atij që punon me të iu kërcënua me zjarr të xhehenemit dhe me luftë prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Allahu, azze ue xhel, thotë: O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vete. Bekare 278-279. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, ai që ushqen kamatën (e jep atë), ai që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë”. Nuk është paraqitur kamata dhe imoraliteti në mesin e një popull përveç se është paraqitur tek ata varfëria, sëmundjet e ndryshme dhe zullumi prej sulltanit. Kamata i shkatërron pasuritë dhe ua heq bereqetin: “Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë”. Bekare 276.

Allahu e theksoi me ashpërsi kërcënimin ndaj ngrënësit të kamatës dhe e konsideroi ngrënien e saj si të shëmtuarën më të fëlliqur dhe mëkatin më të madh, të cilit Allahu i shpalli luftë. Pastaj, qartësoi se ngrënësi i kamatës do të përjeton dënim  në dynja dhe në ahiret. Prej dënimeve të dynjasë është asgjësimi i bereqetit të pasurisë, humbja, shkatërrimi i saj, etj, saqë pronari i asaj pasurie do të bëhet njeriu më i varfër në shoqëri. Shpeshherë dëgjoni për zhdukjen e pasurive të mëdha me djegien e saj, fundosje ose me  shkatërrimin e saj prej vërshimeve të mëdha, saqë banorët e atyre vendeve bëhen më fukaratw në mesin e njerëzve. Në rast se mbetet pasuria e fituar me kamatë në duart e pronarëve të saj, ajo pasuri nuk do t’i bën aspak dobi për shkak se është pa bereqet dhe për të Ditën e Kiametit do të jep llogari dhe do ta pret dënim i dhembshëm. Njeriu që e ha kamatën dhe punon me të është krijesa më e urryer tek Allahu dhe tek krijesat e Tij. Cilësi e këtij njeriu është se vetëm merr e nuk jep, mbledh e nuk shpërndan, nuk shpenzon e nuk jep sadaka, është koprrac e dorështrënguar, zemrat nuk e dojnë dhe shoqëritë e refuzojnë. Kjo është prej dënimeve që e kaplojnë në dynja, kurse dënimi në ahiret do të jetë edhe më i rëndë dhe më i gjatë.

 

Allahu, azze ue xhel, e qartëson në Kuran se çka e pret ngrënësin e kamatës ditën kur do të ngrihet prej varrit për të dhënë llogari dhe thotë: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet”. Bekare 275. Edhe atë se njerëzit kur do të ringjallen do të dalin me shpejtësi prej varreve të tyre dhe do të nxitojnë për në Mahsher siç thotë edhe Allahu në Kuran:“Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari”. Mearixh 43. Prej tyre do të veçohet ngrënësi i kamatës i cili ngrihet dhe rrëzohet për toke, gjendja e tij i përngjanë atyre që bëjnë mundje njëri me tjetrin dhe të cilët ngrihen dhe rrëzohen gjatë dyluftimit,  për shkak se ngrënia e kamatës barkun ia ka fryrë dhe ia ka bërë të rëndë dhe çdo herë që tenton të ngrihet e t’i bashkëngjitet të tjerëve rrëzohet për toke, kështu që vonohet dhe nuk mundet t’i zë të tjerët. Kjo, si dënim dhe nënçmim për ngrënësin e kamatës Ditën e Kiametit.

Semure ibën Xhundub transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kam parë natën e (Miraxhit) dy melekë. Erdhën dhe më nxorën në tokën e shenjtë. Pastaj u nisëm dhe arritëm te një lum prej gjaku. Në këtë (lum) qëndronte një njeri. Ai qëndronte në mes të lumit, e në (breg të lumit) qëndronte një tjetër, përpara të cilit gjendeshin gurë. Sa herë që njeriu në mes të lumit rrihte të dilte, tjetri (nga bregu i lumit) e gjuante me gurë në gojë dhe e kthente në vendin ku qëndronte. Kështu vepronte sa herë që rrihte të dilte, e gjuante me gurë në gojë dhe njeriu kthehej përsëri aty ku qëndronte. Pyeta: Kush është ky? (Meleku) M’u përgjigj: Ai që gjendet në mes të lumit është njeriu që ka ngrënë kamatën”.

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është sikur njeriu të martohet me nënën e vet“.

O ju musliman,

Kamata është e ndaluar në të gjitha fetë qiellore. Allahu, azze ue xhel, thotë për çifutët: “Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut, për shkak se merrnin kamatë, megjithëse kjo ishte e ndaluar për ta dhe për shkak se përvetësonin padrejtësisht pasurinë e njerëzve”. Nisa 160-161.

Edhe përskaj këtij kërcënimi të ashpër për ngrënësin e kamatës, shumica e njerëzve vazhdojnë të mbledhin pasuri në mënyrë të paligjshme dhe nuk u intereson mënyra se si kanë arritur deri tek ajo pasuri. E rëndësishme tek ata është vetëm mbledhja e pasurisë dhe shtimi i saj. Të ndaluar e konsiderojnë çdo gjë çka nuk munden ta arrin apo të mbërrin deri tek ata, ndërsa e lejuar sipas parimeve të tyre është çdo gjë që ata munden ta arrin edhe atë në çfarë do mënyre. Kjo aludon në mungesën e drojës ndaj Allahut në zemrat e tyre dhe në mosnjohjen e fesë së tyre. Në rast se gjendja e shoqërisë arrin në këtë nivel, atëherë prite dënimin. Nuk ka mirësi në atë jetë që bazohet mbi këtë sistem dhe nuk ka mirësi në atë pasuri që fitohet në mënyrë të paligjshme. Pasuria e grumbulluar në mënyrë të paligjshme i përngjanë kënetës e cila është e formuar prej ujit të fëlliqur të pisët dhe çdo njëri që kalon andej apo gjendet në afërsi të saj dëmtohet prej erës së saj që e nuhat.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë,

Sot në mesin e njerëzve janë përhapur shumë biznese e tregti me kamatë të qartë. Muslimani duhet të jetë vigjilent ndaj këtyre transaksioneve dhe këmbimeve që të mos bie nën ndikimin e atyre që punojnë me të. Prej llojeve të kamatës që janë përhapur kohëve të fundit është:Kamata e shtyrjes apo vonesës. Ky lloj quhet edhe “Kamata e borxhit” dhe nënkupton shtimin e kushtëzuar, të cilin e merr huadhënësi nga huamarrësi për shkak të kohës që i ka lënë në dispozicion huamarrësit të paguajë borxhin. Dhe çdo herë që e vonon huamarrësi kthimin e borxhit i rritet borxhi. Ky lloj i kamatës ka qenë prezent dhe shumë i përhapur tek arabët para Islamit dhe kjo është “Riba el-Xhahilije” që do të thotë: “Kamata e injorancës” të cilën e cek Allahu në Kuran: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë. Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit”. Bekare 278-280.

Poashtu prej llojeve të kamatës që janë përhapur kohëve të fundit është: Borxhi me fajde apo dobi. Ky lloj kamate nënkupton dhënien e borxhit, mirëpo me kusht që t’ia kthen borxhin me një sasi të rritur si kompensim për pasurinë që ka huazuar, konform kushteve të caktuara.

Poashtu në rast se huadhënësi e kushtëzon huamarrësin me ndonjë lloj dobie për borxhin e dhënë, si: të banoj huadhënësi një kohë të caktuar në shtëpi të huamarrësit pa qira, ose t’ia shfrytëzon makinën e tij për një kohë të caktuar, ose t’i dhuron dhurata, ose çdo lloj dobie tjetër, kjo është kamatë. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Çdo borxh që tërheq me vete ndonjë dobi është kamatë”. (1)

Dijetarët janë unanim rreth kuptimit që ka të bëj ky hadith.

Poashtu prej llojeve të kamatave është edhe deponimi i të hollave me fajde apo interes nëpër banka, ku banka i pranon ato të holla prej myshteriut dhe punon me to, ndërsa si shpërblim myshteriut çdo muaj i jep përqindje të cilën e quan dobi, por në fakt kjo është kamatë.

Poashtu prej llojeve të kamatës është edhe këmbimi i të hollave mes veti që duhet patjetër të bëhet dorë më dorë në vendin dhe çastin e aktit dhe nuk të duhet të ndahen të dy palët prej vendit të aktit para se t’i kapë çdonjëri të hollat e veta në dorë. E njëjta vlen edhe për blerjen e arit dhe argjendit me të holla prej letre ku duhet patjetër të bëhet dorë më dorë në vendin dhe çastin e aktit dhe nuk të duhet të ndahen të dy palët prej vendit të aktit para se ta kapë çdonjëri mallin e vet në dorë.

Ka edhe shumë pamje dhe lloje të  tjera të kamatës për të cilat nuk ka hapësirë të mjaftueshme të flasim këtu. Prandaj muslimani duhet të jetë i kujdesshëm dhe t’i largohet të gjitha pamjeve dhe llojeve të kamatës dhe mos të bie kurban i atyre që nuk u intereson fare kjo çështje dhe për çdo gjë që nuk e kupton le t’i drejtohet dijetarëve, për shkak se çështja është shumë e madhe dhe rreziku edhe më i madh.

E lus Allahun të na bëjë dobi mua dhe juve me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Prej çdo mëkati kërkoj falje tek Allahu për vete dhe për ju dhe për të gjithë muslimanët. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 ______________________________________________

(1) Hadithi është i dobët dhe më e sakta është ajo çka e cekin juristët Islam se kjo është një prej rregullave në jurisprudencën Islame dhe dijetarët janë unik në atë se hadithi është i dobët mirëpo kuptimi i hadithit është i saktë.

0 2181

Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Me të vërtetë Allahu me diturinë dhe drejtësinë e Tij ka bërë që freskia dhe lumturia të jenë tek bindja dhe kënaqësia, kurse pikëllimi dhe mërzia të jenë tek dyshimi dhe hidhërimi.”

Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke komentuar ajetin Kur’anor:

مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

” Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Allahut, e ai që i beson Allahut, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Allahu di mirë çdo gjë.” (Tegabun: 11).

Thotë: Këto janë sprovat të cilat e godasin njeriun . Njeriu e dinë që sprovat janë nga Allahu, prandaj i dorëzohet sprovave dhe është i kënaqur me to.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” E ka shijuar ëmbëlsinë e imanit-besimit ai i cili është i kënaqur që Allahun të jetë Zoti i tij, islami të jetë feja e tij dhe Muhamedi alejhi selam të jetë i dërguar i tij.” (Shënon: Muslimi: 2/2(kapitulli mbi imanin) dhe Tirmidhiu: 10/90( kapitulli mbi imanin).

Kuptimi i hadithit: Nuk i kërkon dikujt tjetër asgjë përveç prej Allahut, nuk shkon në ndonjë rrugë tjetër veçse rrugës së islamit, si dhe nuk ndjek asgjë pos asaj që përputhet me sheriatin e Muhamedit alejhi selam. Nuk ka dyshim se ai i cili posedon këto, ai do ta ndjejë ëmbëlsinë e imanit tek zemra e tij dhe do të arrijë ta shijoj imanin e vërtetê.

Kadi Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Besimi i vërtetë të jep qetësi shpirtërore dhe të mbush me iman. Kur depërton besimi i vërtetë në zemrën e besimtarit, atëherë besimtari e ka shumë më të lehtë adhurimin e Allahut dhe shijimin e kënaqësisë së imanit.”

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush thotë kur dëgjon ezanin: Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, Feja ime është Islami dhe i dërguari im është Muhamedi alejhi selam, do t’i falen atij mëkatet.” (Shënon: Muslimi: 4/86(kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 521(kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 2/11,12).

Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e takoi Adij Ibn ebi Hatimin dhe e pa se ishte i pikëlluar dhe i tha: Çfarë ke, pse je i pikëlluar dhe i mërzitur? Çfarë më ndalon të mos jem i mërzitur, më janë vrarë dy djemtë e mi dhe më janë nxjerrë sytë. Aliu ia ktheu: Kush kënaqet me caktimet e Allahut (nuk ka dyshim se ato do të ndodhin) do ta fitoj shpërblimin për to, dhe kush nuk kënaqet me caktimet e Allahut (nuk ka dyshim se ato do tê ndodhin) ai nuk do të shpërblehet për to.

Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e vizitoi një njeri i cili ishte në çastet e vdekjes dhe e pa se njeriu e falënderonte Allahun. Ebu Darda i tha: Ia ke qëlluar, sepse Allahu kur cakton një kader (vendim) Ai dëshiron që të jemi të kënaqur me vendimin e Tij.”

Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Kush kënaqet me caktimet e Allahut, Allahu do t’i zgjerojë riskun (pasurinë) dhe do t’i dhuroj bereqet në te. Kush nuk kënaqet me caktimet e Allahut, Allahu nuk do t’ia zgjeroj riskun si dhe nuk do t’i dhuroj bereqet në te.”

Abdul Uahid Ibn Zejdi ka thënë: “Kënaqësia është dera më e madhe e Allahut, është xheneti i dynjasë dhe pushimorja e adhuruesve.”

Disa të tjerë kanë thënë: ” Nuk do të shihet në botën tjetër gradë me e lartë sesa grada e atyre që janë ndarë të kënaqur me Zotin e tyre në çdo gjendje (mirësi apo vështirësi). Atij që i dhuron Allahu kënaqësinë ai mund të arrij gradat më të mira dhe më të larta në botën tjetër.”

AUTOR: SHEJH DR. AHMED FERID

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI.

0 2966

S’kam hasur në Kuran e as në Sunetin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, cilësi apo karakteristikë të dalluar, që i është dhënë aq rëndësi, aq respekt dhe pozitë të lartë, si devotshmëria.

Çka është devotshmëria?

Devotshmëria është mbrojtja e nefsit prej çdo të papëlqyer apo të keqe që mund ta godet. Ky është kuptimi i saj në aspektin gjuhësor. Thotë Ibën Rexheb el Hanbeli: “Baza e devotshmërisë, është që robi të vendos parambrojte mes tij dhe mes asaj që i frikohet dhe i ruhet”.

Në aspektin terminologjik fetar, devotshmëria e ka kuptimin e njëjtë s’i në atë gjuhësor, vetëm se i shtohet një realitetet i çmuar, e ai është se: Allahu, azze ue xhel, është ai që e meriton t’i frikohemi, t’i ruhemi dhe të largohemi dënimit të Tij, për shkak se në Dorën e Tij  janë çelësat e të gjitha çështjeve dhe me ato vepron s’i dëshiron, pa e pyetur askënd. Prandaj, droja prej Allahut, azze ue xhel, dhe ruajtja prej dënimit të Tij, janë fshehtësia e kënaqësisë së kësaj bote dhe botës tjetër.

Me këtë kuptim, Allahu i porositi të gjithë robërit e Tij me devotshmëri: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve:“Frikësojuni Allahut!”. (Nisa, 131)

 Porosia e devotshmërisë në Kuran reflektohet dhe pasqyrohet në dy pamje kryesore:

 Në pamjen e parë devotshmëria i shtohet emrit të Allahut azze ue xhel, dhe atëherë merr kuptimin: frikohuni prej zemërimit dhe hidhërimit të Allahut, se këto janë shkak i dënimit tuaj në botë dhe Ahiret. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij”.(Ali Imran, 28 dhe 30) dhe “Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë”. (Mudethir, 56)

 Pra, vetëm Ai, azze ue xhel, është që e meriton t’i frikohemi, ta respektojmë, dhe të madhërohet në gjokset e robërve, dhe pastaj Të adhurohet dhe T’i nënshtrohemi.

 Në pamjen e dytë devotshmëria i atribuohet dënimit të Allahut, vendit të tij dhe kohës së tij, siç thotë Allahu, azze ue xhel: dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët”. (Ali Imran, 131), “Ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit.” (Bekare, 24) “Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd”(Bekare, 48 dhe 123) Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi”. (Bekare, 281)

 Shihet qartë se ekziston një lidhje e ngushtë mes dy pamjeve.

 Në hijen e këtyre kuptimeve erdhën edhe porositë e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, për shokët e tij në lidhje me devotshmërinë. I përsëriste në raste të ndryshme, që tregon madhështinë dhe vlerën e këtyre porosive, veçanërisht kur ishte porosi lamtumirëse për shokët e tij dhe krejt Umetin. Në ditën e Haxhit Lamtumirës, kur Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i këshilloi njerëzit, ata i thanë: Na duket sikur se është këshillë e fundit, andaj na porosit. Tha: “Ju porosis për frikërespekt, dëgjueshmëri dhe nënshtrim”.

 Këshilla e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, për secilin që kërkonte prej tij këshillë, ishte devotshmëria. Kështu e porositi edhe Ebu Dher’rin, radijallahu anhu :

“Të porosis me devotshmëri ndaj Allahut, se ajo është koka e çdo çështjeje”. ( Ibni Hibani ).

 Me të njëjtën këshillë e porositi Ebu Seid el Hudriun, radijallahu anhu, të cilit i tha: “Të porosis me devotshmëri ndaj Allahut, se ajo është koka e çdo sendi”, dhe në një transmetim tjetër: “Të obligoj me devotshmëri ndaj Allahut, sepse ajo është përmbledhësi i gjitha të mirave”.

 Të parët tanë prej sahabëve, tabi’inëve dhe ato që vazhduan me mirësi rrugën e tyre në çdo shekull, e kuptuan vlerën e madhe të kësaj porosie dhe filluan t’i porosisin dhe këshillojnë ata që vinin pas tyre me të njëjtën porosi.

 Ebu Bekri, radijallahu anhu, e fillonte hutben e tij, duke thënë: “Ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut”. Kur iu afrua vdekja, dhe kërkoi prej Omerit , radijallahu anhu, ta zëvendëson në post, çështjen e parë që e porositi ishte: “O Omer, bëhu i devotshëm ndaj Allahut”.

Kjo ishte porosia e katër halifeve dhe atyre që e pasuan rrugën e tyre prej dijetarëve të selefit.

Kjo porosi e fiton pozitën e lartë në mesin e porosive, ngase është nëna e porosive. Të gjitha porositë tjera janë shpjegim i hollësishëm i saj. S’ka porosi të mirë e që të mos jetë e përfshirë në devotshmërinë, duke filluar prej porosisë në njësimin e Allahut dhe realizimin e sinqeritetit, e duke mbaruar me porosinë e largimit të çdo të keqe prej rruge.

 Argument tjetër që aludon në rëndësinë e devotshmërisë, është se ajo është lutja më e madhe në Kuran, e ajo është fjala e Allahut, azze ue xhel, në fund të sures Fatiha, ku thotë: Udhëzona në rrugën e drejtë!” (Fatiha, 6)

 Përgjigja e saj erdhi në fillimin e sures Bekare: “Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshime. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit”.(Bekare, 2) Kjo do të thotë se ky Kuran udhëzon në rrugën e drejtë, por ky udhëzim është i veçantë vetëm për të devotshmit, dhe s’e fiton askush veç tyre.

 Thëniet e dijetarëve janë unike se devotshmëria ndaj Allahut, azze ue xhel, vjen s’i rezultat i pasimit të urdhëresave, dhe largimit të ndalesave.

 Muhamed ibën Ebi el Fet’h el Hanbeli thotë: Devotshmëria është: Largimi prej shirkut, dhe prej imoralitetit dhe mëkateve të mëdha.

 Omer ibën Abdulaziz thotë: Devotshmëria është: Largimi prej ndalesave që i ka ndaluar Allahu dhe veprimi me atë çka e ka obliguar Allahu.

 Disa dijetarë thonë: Ndjekja e rrugës së Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem.

 Disa të tjerë thonë: Largimi prej asaj që s’ka gjë, duke qenë i kujdesshëm prej asaj që ka gjë.

 Disa prej tyre thonë: Të gjitha që ceken në fjalën e Allahut, azze ue xhel: ” Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin” (Nahl, 90).

 Është një realitet i rëndësishëm në lidhje me devotshmërinë, dhe ky realitet theksohet dhe citohet në hadithin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem: “Devotshmëria është këtu” , duke treguar dhe dhënë shenjë kah kraharori i tij tre herë.

 Kjo aludon në atë se vendi i devotshmërisë ndaj Allahut është zemra. Kur frikohet zemra, frikohen gjymtyrët. Në një transmetim tjetër citohet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtet Allahu s’i shikon trupat dhe pamjet e juaja, por ai i shikon zemrat e juaja”.

Devotshmëria e zemrës është baza e sjelljes morale të drejtë, dhe ajo është e cila disa e quajnë ndërgjegje, e cila e qorton dhe ia tërheq vërejtjen njeriut kur bie në mëkate dhe gjynahe, dhe ajo është që e nxit njeriun për vepra të mira dhe arritjen e shkallëve të përsosmërisë.

 Prandaj, t’i frikohemi Allahut me frikërespekt të vërtetë, që të jemi prej atyre të udhëzuarve në rrugën e vërtet në dunja dhe botën tjetër, dhe të rikujtohemi se kjo porosi është porosia e Allahut azze ue xhel për ne, që e meriton ta madhërojmë.

 Shqipëroi: Irfan Jahiu

0 1399

Pyetje: më tregoni cilat gjëra të pengojnë të mos bësh mëkat, a ka diçka që ta ndalon nga punët e këqija, e kam fjalën për pengesa që të vijnë nga brendia, nga zemra e shpirti, a mund t’i arrij ato? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut të madhëruar, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Dijetarët kanë përmendur katër gjëra në të cilat duhet ta mbajë mendjen njeriu para se të bëj një mëkat. Do t’i përmendi ato në formë të shkurtër, duke e lut Allahun që të më bëjnë dobi mua dhe juve.

E para që duhet ta mendosh para se të bësh një mëkat është fakti se Allahu të mbikëqyr. Ai vazhdimisht të përcjell dhe çfarëdo që bën s’mund ta fshehësh prej Tij “Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.” (Gafir:19) Besimtari vazhdimisht duhet të kultivojë këtë bindje në zemrën e tij derisa të arrijë përsosurinë e besimit që quhet IHSAN. Kjo është grada më e lartë e besimit të cilën i Dërguari e shpjegoi në këtë mënyrë: “të adhurosh Allahun sikur je duke e parë Atë, nëse ti nuk e sheh atëherë Ai të sheh ty.” (Buhariu) Shokët e të Dërguarit me këtë bindje arritën devotshmërinë dhe gradat e larta që magjepsin njerëzit e rëndomtë kur lexojnë biografitë e tyre. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në një rast, teksa mbante një hutbe në Kufe tha: “betohem në Allahun, sikur Ai të heq perden dhe ta shoh, kjo nuk do më shtonte besimin as sa një grimcë.” Ata ishin të vetëdijshëm se Allahu i mbikëqyr.

E dyta: mendo rreth madhërisë së Allahut para se të bësh një mëkat. Të parët kanë thënë: “mos shiko sa është i vogël një mëkat por shiko sa është i madh Ai ndaj të cilit mëkaton.” Mos e bën Allahun më të parëndësishmin prej atyre që të shohin. Shumë njerëz duken të mirë e të devotshëm kur janë në mesin e shokëve dhe dashamirëve, mirëpo kur vetmohen bëjnë shumë të zeza. Kjo do të thotë se ata nuk e madhërojnë sinqerisht Allahun. Për Zotin, sikur ta madhëronim Allahun ashtu siç meriton, kjo gjë do dukej në fytyrat tona. Tregohet për shejhulislam Ibën Tejmijen, kur dilte në treg dhe njerëzit kur shikonin fytyrën e tij fillonin e bërtitnin “la ilahe ilallah” sepse ai ua përkujtonte ahiretin me dritën e fytyrës së tij.

E treta: përkujto vdekjen para se të bësh një mëkat. Çfarëdo që të arrish, çfarëdo që të manipulosh, fshehësh e tradhtosh, shkelësh e nëpërkëmbësh, dije se një ditë trupi yt do gjendet në varr. Nuk do kesh shoqërues tjetër përpos veprave tua. Nëse ke bërë mirë, do gjesh mirë, e nëse keq, do gjesh vetëm keq. Mos u habit pas dynjasë, grumbullimit të pasurisë e mëkatimit sepse vdekja të vjen befas. Sufjan Theuriu kalonte tërë natën duke lexuar këto ajete: “Juve ju preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! Derisa të mos i vizitoni varrezat (të vdisni). Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). Ju patjetër do ta shihni xhehenemin. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).” (Tekathur: 1-8) Atëherë shumë njerëz do dëshironin të kthehen e të bëjnë punë të mira mirëpo “Dhe ndërhyhet ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata” (Sebe:54)

E katërta që duhet ta mendosh para se të bësh një mëkat janë dhuntitë e Allahut. A thua vallë nuk duhet të falënderojmë Allahun për të mirat që na ka falë? A nuk duhet të bëhemi mirënjohës? A nuk është turp që të mirat që na i ka dhënë Allahu me të cilat azdisemi t’i kthejmë me mëkate e indiferencë “A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.” (Beled: 8-10)

Allahun e lusim që të na mbrojë nga shejtani dhe ushtria e tij.

0 1352

Pyetja: Është pyetur dijetari i nderuar Abdullah ibn Xhibrini, Allahu e mëshiroftë: vallë botimi i librave islame, të saktë, dhe shpërndarja e tyre a llogaritet prej dijes që i bën dobi njeriut edhe pas vdekjes së tij si dhe a hyjnë këtu vetëm librat arabe apo edhe librat në gjuhë tjera (përveç gjuhës arabe)?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se botimi, kopjimi dhe shpërndarja e librave të dobishme është punë e mirë, andaj kush i shpërndan këto libra dhe ua jep atyre që ju bëjnë dobi përfiton shpërndarësi dhe ai që e ka shkruar. Kjo vepër hyn në fjalën e të Dërguarit të Allahut,paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Kur vdes i biri i Ademit veprat e tij ndërpriten përpos tre gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dituria nga e cila ka përfitim dhe fëmija i mirë i cili lutet për të.” Transmeton Muslimi

Pra, nuk veçohet me shpërblim vetëm autori i saj ose përpiluesi i veprës, mirëpo shpërblimi e përfshin edhe atë i cili e boton, e shpërndan apo ja dërgon dikujt në vende të ndryshme islame të cilët kanë nevojë për këto informata. Ky hadith është nxitje për përhapjen  dijes si dhe botimin e librave që përmbajnë dije, shpërndarja e tyre, kështu që shpërblimi të vazhdon sa herë që ata lexohen. Po ashtu këtu hyn edhe librat që përkthehen në gjuhë të huaja të cilat nuk janë arabe, nga gjuhët e ndryshme botërore që i flasim myslimanët, sepse botimet në gjuhën që e kupton çdo popull, kjo llogaritet qartësi dhe lehtësim më i madh, për kuptimin, andaj e shohim shumë të logjikshme që librat islame nga gjuha arabe të përkthehen në gjuhë tjera botërore që të kenë dobi që të gjithë, e Allahu e di më së miri.

Përktheu: Nexhat Ceka

0 1183

Si e shikon Islami njerëzimin, a nxit Islami në dashuri dhe respekt për ta, si qenie njerëzore, pa marrë parasysh fenë apo prejardhjen e tyre?

Falënderimi dhe lavdërimi qofshin për Allahun:

Së pari: Islami e vështron njerëzimin përplot mëshirë e dashuri, ndryshe s’mund të jetë, sepse feja Islame është feja e fundit e zbritur nga Allahu. Të gjithë njerëzit urdhërohen ta përqafojnë këtë fe, e cila iu shpall njeriut më të mëshirshëm, Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “E ne të dërguam ty vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (Enbija: 107)

Këtë mund ta vërtetojmë me Kuran, Sunet dhe me raste nga jeta e të Dërguarit të Allahut:

  1. a) Thirrja në Islam dhe shpëtimi i njerëzve nga idhujtaria dhe mosbesimi:

Lidhur me këtë në Kuran dhe Sunet gjejmë shumë urdhra për t’i thirrur njerëzit në monoteizëm dhe për t’i larguar ata nga adhurimi i njerëzve, si dhe për t’i nxjerrë nga ngushtica e kësaj dynjaje në gjerësinë e dynjasë dhe Ahiretit. Allahu i Madhëruar thotë: “Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.”(Ali Imran: 104)

  1. b) Bamirësia ndaj prindërve edhe nëse janë jomyslimanë:

Madje edhe nëse japin tërë mundin për t’i penguar fëmijët e tyre nga Islami dhe për t’i kthyer në idhujtari e mosbesim. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer nga Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman:14-15)

  1. c) Porosia për sjellje të mira me fqinjët, edhe nëse janë jomuslimanë:

S’ka mundësi të gjesh fe, drejtim apo kanun, që i thërret njerëzit të tregojnë mirësjellje me fqinjët si Islami. Allahu i Madhëruar thotë:“Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqinjit të afërt, ndaj fqinjit të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. Allahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.” (Nisa: 36) Kurtubiu gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Ka thënë Neuf Shamiu “ndaj fqinjit të afërt” bëhet fjalë për muslimanin, kurse me “ndaj fqinjit të largët” bëhet fjalë për çifutin apo të krishterin.” Në bazë të kësaj themi se porosia për mirësjellje ndaj fqinjit është një urdhër, një vepër e mirë, qoftë ai musliman apo jomusliman. Kjo është e vërteta. Bamirësia ndaj tyre, që është përmendur në Kuran ka kuptimin e ngushëllimit, që duhet t’i shprehim atyre, mirësjelljes, mosdëmtimit dhe mbrojtjes së tyre. Buhariu ka shënuar një hadith, të cilin e përcjell Aishja nga i Dërguari i Allahut: “Xhibrili vazhdimisht më ka porositur për mirësjellje ndaj fqinjit, saqë kam menduar se do ta bëj trashëgimtarin tim.” Po ashtu në një hadith tjetër të përcjellë nga Ebu Shurejhi, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Pasha Allahun, nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar!” E pyetën: Kush, o i Dërguari i Allahut? Tha: Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurt nga dëmet e tij.” Këto porosi janë të përgjithshme për çdo fqinj. I Dërguari i Allahut mosdëmtimin e tij e përforcoi duke u betuar tre herë dhe se ai që bën një gabim të tillë nuk e ka plotësuar imanin. Besimtari duhet të ketë kujdes, që të mos shqetësojë fqinjin e tij dhe të ndalohet nga gjërat, që i ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, si dhe t’i përkushtohet gjërave, që ata i duan dhe kanë nxitur në to.” (Tefsir Kurtubij: 5: 183-184).

  1. d) Drejtësia dhe bamirësia në lidhje me jomuslimanin me të cilin kemi paqe:

Lidhur me këtë Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” (Mumtehane: 8) Abdurahman Sadiu, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: “Allahu nuk ju ndalon bamirësinë, mbajtjen e lidhjeve,  e të mirës me të mirë, korrektësinë me idhujtarët qofshin të afërmit tuaj apo të tjerë, ngaqë ata nuk ju kanë luftuar për shkak të fesë, nuk ju kanë dëbuar nga shtëpitë tuaja, prandaj nuk është mëkat që t’i mbani lidhjet me ta, ngase aty s’ka ndonjë gjë të ndaluar apo ndonjë dëm.” (Tefsiri Sadi: 856).

  1. e) Dënimi i ashpër për atë që vret një jomusliman me të cilin jemi në paqe:

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush vret një jomusliman me të cilin jemi në paqe, nuk do ta ndiejë erën e xhenetit, edhe pse era e tij ndihet dyzet vite larg.” Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: Në këtë hadith bëhet fjalë për jomuslimanin, i cili ka bërë marrëveshjen e xhizjes, armëpushimit apo sigurisë që ia ka dhënë një musliman. (Fet-hul Bari: 12:259)

  1. f) Ndalohet padrejtësia ndaj jomuslimanit me të cilin jemi në paqe dhe ngarkimi i tij përtej mundësive:

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dijeni se ai që i bën padrejtësi një jomuslimani me të cilin jemi në paqe, ai që e nënçmon atë, e ngarkon përtej mundësive, i merr diçka pa dëshirën e tij, unë do të jem kundërshtar i tij Ditën e Gjykimit.” (Sahih Ebu Davud). Muhamed ibën Salih Uthejmini thotë: “Jomuslimanët që vijnë në vendet tona për të punuar, për tregti me procedurë të rregullt, me ta jemi në paqe apo i kemi dhënë garanci, prandaj nuk lejohet cenimi i integritetit të tyre. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush vret një jomusliman me të cilin jemi në paqe, nuk do të nuhasë erën e xhenetit.” Ne jemi muslimanë, i jemi dorëzuar urdhrit të Allahut, respektojmë rregullat e Islamit për sa i përket jomuslimanëve me të cilët kemi marrëveshje, u kemi dhënë siguri. Ai që i nëpërkëmb këto rregulla i ka bërë keq Islamit, e paraqet atë me petkun e terrorizmit, mashtrimit, tradhtisë, kurse ai që i përmbahet dispozitave të Islamit, respekton marrëveshjet dhe garancitë, ky është ai për të cilin shpresojmë hairin dhe shpëtimin. (Fetava Uthejmin 25: 493)

  1. g) Ndalohet shkelja e kufijve, kurse drejtësia është detyrim:

Allahu i Madhëruar thotë: “Urrejtja ndaj një populli, që ju pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre.” (Maide: 2), po ashtu thotë: “…dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.” (Maide: 9) Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: Shiko virtytet e larta në këto ajete, urdhrin që të jesh i drejtë me ata të cilët të kanë dëmtuar.” (Edvaul bejan: 3:50)

Së dyti: sa bashku më atë që u përmend më lart na duhet ta vendosim theksin edhe mbi disa gjëra të rëndësishme:

  1. a) Ajo që po ndodh në botë e që është në kundërshtim me rregullat që i sqaruam më lart, janë vepra të atyre që i bëjnë (veprime individuale) dhe nuk i atribuohen Islamit. Në çdo fe ka njerëz të tillë, që i kundërshtojnë dispozitat e fesë që i takojnë dhe nuk i përmbahen normave të saj.
  2. b) Ajo që ka parë bota nga jomuslimanët assesi nuk mund të krahasohet me atë që kanë bërë muslimanët. Dy luftërat botërore, ku kanë humbur jetën afër 70 milionë njerëz ishin luftëra “të krishtera”. Me dhjetëra milionë muslimanë janë vrarë nga duart e të krishterëve në ekspeditat kryqtare dhe të tjera, nga komunistët, çifutët, hindusët, sikhët dhe një sqarim i hollësishëm do të na merrte shumë kohë, mirëpo këto fakte të gjithë i dinë dhe i mohon vetëm ai që e ka lënë mendja. Shtoji kësaj edhe faktin, se pushtimi i trojeve të muslimanëve dhe heqja e lirisë për të vendosur ata vetë ka qenë prej kohësh dhe është në duart e jomuslimanëve nga fe të ndryshme. Le të dihet kjo gjë, kur flitet për atë se si e shikon Islami njerëzinë, për dashurinë dhe le t’i krahasojnë historianët objektivë çlirimet e muslimanëve dhe ekspeditat kryqtare, si ka qenë gjendja e çdonjërit, për të dalë në shesh dallimi i qartë mes mëshirës dhe ashpërsisë, dashurisë dhe urrejtjes, jetës dhe vdekjes.

 

Së treti: ajo që përmendëm më lart, se si i shikon Islami jobesimtarët dhe se dispozitat e tij shprehin kulmin e dashurisë dhe dhembshurisë për njerëzit, nuk nënkupton distancimin e muslimanëve nga parimet e tyre, të cilat disa muslimanë mundohen t’i mjegullojnë. Prej tyre janë:

  1. a) Islami e ndalon dashurinë dhe miqësimin me mosbesimtarët me zemër. Ai që logjikon mund të vërejë dallimin mes bamirësisë, drejtësisë, dhembshurisë, mëshirës me të cilat urdhërohemi kundrejt mosbesimtarëve paqësorë dhe ndalimit të dashurisë me zemër për shkak mosbesimit të tyre, mohimit të Zotit të botëve dhe mospranimit të Islamit.
  2. b) Nuk lejohet që femrat muslimane të martohen me jomuslimanë, kurse meshkujve iu lejohet që të martohen me femra të krishtera apo çifute. S’ka dyshim se ndikimin kryesor në këtë çështje e ka besimi islam. Ky vendim është një mëshirë e madhe për njerëzit, në mënyrë që femrës së krishtere apo çifute t’i hapet dera e shpëtimit, duke pranuar Islamin, kurse femrës muslimane t’i mbyllet dera e mosbesimit.
  3. c) Në Islam nuk lejohet detyrimi i mosbesimtarëve për ta pranuar këtë fe, sepse sinqeriteti është prej kushteve kryesore të pranimit të Islamit, Allahu thotë: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota.” (Bekare: 256)
  4. d) Nga ligjet e sheriatit tonë është: gurëzimi i lavirit të martuar, prerja e dorës së vjedhësit, fshikullimi i shpifësit në nder. Këto ligje nuk i fshehim, porse besojmë se e tërë toka është e nevojshme për t’i praktikuar. Ata që jetojnë me këto ligje kanë siguruar paprekshmërinë e nderit, pasurisë dhe jetëve të tyre. Ai që mediton mbi këto ligje do të shohë se ligjësimi i tyre e pengon qysh në fillim shkeljen e të drejtave të njerëzve, nga ana tjetër kush mediton rreth gjendjes së Perëndimit dhe sheh përhapjen e dhunës, vjedhjes, vrasjes do të kuptojë detyrimisht, se nevoja për ndalimin e këtyre krimeve është më se e nevojshme. Ata kanë provuar ligjet joislame dhe çfarë fituan përveç shtimit të së keqes.

Përktheu: Agim Bekiri

0 1401


Pyetje: Cila është dispozita e sheriatit për kompensimin e ditëve të Ramazanit në dimër, siç e dimë ato ditë janë më të shkurtra?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

“Kush nuk ka agjëruar gjatë Ramazanit, obligohet t’i kompensojë ato ditë para Ramazani tjetër, pa marrë parasysh a e bën këtë në ditët e dimrit apo gjatë stinëve tjera, mbështetur në fjalën e Allahu: “nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas”.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Shejh Abdulaziz ibn Baz, Shejh Aburezak Afifi, shejh Abdullah ibn Gudejan.

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË