Arhiva MujoreFebruary 2015

0 20611

Fazat e të vdekurit në varr prej natës së parë deri në vitin 25

Dita e parë:
Në varr fillon qelbja e trupit duke nisur prej barkut dhe organit gjenital. Subhanallah! Barku dhe organi gjenital janë ato për të cilat shumë u kujdes biri i Ademit në dynja. Dy gjërat për të cilat njeriu e humbi Allahun do qelben qysh natën e parë të varrit!!
Pas kësaj, trupi do nis të merr ngjyrë të gjelbërt dhe i tërë trupi do ketë një ngjyrë.
Dita e dytë:
Fillon qelbja e organeve të brendshme: mëlçia, pankreasi, mushkëritë, zorrët etj.
Dita e tretë:
Organet e qelbura nisin të kundërmojnë erë të keqe.
Pas një jave:
Fillon të fryhet fytyra d.m.th. sytë, gjuha dhe faqet.
Pas 10 ditëve:
Vazhdon fryerja, mirëpo tash në të gjithë trupin, sidomos barku, lukthi etj..
Pas dy javëve:
Fillon rënia e qimeve.
Pas 15 ditëve:
Një lloj i mizave nuhat erën e kufomës nga 5 km largësi ndërsa krimbat fillojnë të mbulojnë tërë trupin.
Pas 6 muajve:
S’mbete gjë nga trupi përpos skeletit.
Pas 25 vjetëve:
Nga skeleti do të mbetët një kokërr brenda së cilës është një asht i vogël i cili quhet ‘axhbu dheneb’. Nga ky asht do të ringjallemi Ditën e Kiametit.
Ky është trupi që aq shumë jemi kujdesur për të!
Ky është trupi për shkak të të cilit kemi bërë mëkate!
Varri thërret 5 herë:
-Unë jam shtëpia e vetmisë, andaj bëje leximin e Kuranit shokun tënd!
-Unë jam shtëpia e errësirës, më ndriço me namaz nate!
-Unë jam shtëpia e dheut, bëje shtrat veprën tënde të mirë!
-Unë jam shtëpia e gjarpërinjve, kundërhelmi i të cilëve është fjala bismilah!
-Unë jam shtëpia e Munkerit dhe Nekirit, prandaj shqiptoje shpesh shehadetin!

Nga Arabishtja: Agim Bekiri

0 3344

Lavd falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri Kuranin udhëzimin për njerëzimin. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, që është Një, Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë) Paqedhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim). Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimi

O ju musliman, ju porosis juve dhe veten me devotshmëri ndaj Allahut: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

O ju musliman, në vazhdim do të flasim për një hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, një hadith madhështor ku në të ka paralajmërim të vërtetuar dhe nxitje të fortë për të larguar nga shkaqet e çrregullimit në tokë dhe njerëz:

Nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u kthye drejtë nesh dhe tha: “O emigruesit në rrugë të Allahut! Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to, e të mos i arrini ato. Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin haptazi, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre. Nuk peshojnë dhe masin mangët, vetëm se do të ndëshkohen me varfëri, skamje dhe tirani të sundimtarëve (sulltanëve). Nuk e ndërpresin dhënien e zekatit, vetëm se do t’u ndërpritet rënia e shiut, sa që sikur të mos ishte shkaku i kafshëve nuk do të binte asnjë pikë. Nuk e thyejnë premtimin e dhënë Allahut dhe premtimin e dhënë të Dërguarit të Tij, vetëm se Allahu atyre do t’u përcaktoj një armik të jashtëm i cili do ua marri disa prej të mirave që i posedojnë. Dhe nuk gjykojnë prijësit e tyre me ligj tjetër përveç Librit të Allahut, si dhe nuk zgjedhin gjykime të tjera përveç asaj që ka përcaktuar Ai, vetëm se Allahu do t’i përçaj dhe do ua shtoj urrejtjen mes vete”.

Ky hadith ia qartëson Umetit se esenca e çdo çrregullimi është largimi nga rruga e Allahut dhe devijimi nga udhëzimi i të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. S’ka dyshim se gjynahet dhe të ligat janë esenca e çdo belaje dhe e çdo fatkeqësie dhe shkaktare e çdo dëmi dhe problemi: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë”. Shura 30.

Gjendja aktuale e përbuzur e muslimanëve na bën të ndalemi para këtij hadithi madhështor dhe ta përsiatim dhe në fund të dalim me tri konkludime:

Konkludimi i parë: Ta dimë se përhapja e sëmundjeve ngjitëse shkatërruese dhe të sëmurit e njerëzve me sëmundje të panjohura, vjen nga përhapja e fëlliqësirave në mesin e njerëzve dhe nga përhapja e tepërt e imoralitetit dhe homoseksualizmit dhe përhapja e mjeteve dhe thirrjeve në të, nëpërmjet mjeteve informative të ndryshme.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kur me një popull përhapen gjynahet dhe mëkatet dhe numri i mëkatarëve është më i vogël se sa i popullit ku jetojnë dhe të tjerët nuk marrin masa për ta ndryshuar gjendjen, ka shumë mundësi që Allahu ta dënon atë popull në tërësi”.

Në një hadith tjetër përcillet: “Umeti im vazhdon të jeton në mirësi derisa nuk përhapet në mesin e tyre fëmija i imoralitetit, dhe kur përhapet ky gjynah në mesin e tyre atëherë ka mundësi që Allahu ta dënon atë popull në tërësi”.

Nga transmetimi i ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Nuk është përhapur imoraliteti me një popull vetëm se në mesin e tyre është përhapur vdekja”.

Konkludimi i dytë: Ngrënia e pasurisë haram dhe lëshimi pe në këtë çështje për sa i përket ngrënies së pasurisë në të kotë, të vjedhurit dhe pakësimi në peshore, tradhtia, mashtrimet e të gjitha llojeve dhe formave, janë shkaqe e gjendjes aktuale të muslimanëve: “Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht”. Bekare 188.

Nga lloji më i rëndë i pakësimit dhe vjedhjes në vagë nga të cilat na vijnë edhe këto bela është ngrënia e pasurisë së përgjithshme të muslimanëve, shfrytëzimi i autoritetit për të arritur deri te grabitja e pasurisë së muslimanëve, përdorimi i pozitave për të përfituar projekte joligjore, e të mos flasim për ryshfetin me të gjitha format e tij.

Kjo e tëra nëse përhapet në tokat e muslimanëve bëhet shkak për paraqitjen e çrregullimeve dhe ardhjen e belave dhe fatkeqësive, edhe atë jo vetëm se mbi individin mëkatar, po edhe mbi shoqërinë në tërësi.

Kur njerëzit largohen nga dispozitat e Islamit për sa i përket përfitimit të pasurisë dhe largohen nga sistemi i Kuranit dhe Synetit, u ngushtohet jeta dhe u vijnë dëme të llojeve të ndryshme, nga pakësimi i shiut, përfshirja e cikloneve, humbja e bereqetit, rritja e çmimeve, përhapja e varfërisë, e të mos flasim për përhapjen e padrejtësisë në tokat e muslimanëve dhe shtypjet që u bëhen. Shpërblimi vjen sipas llojit të veprës.

Kur njerëzit përqendrohen mes tyre në marrëdhëniet e shitblerjes dhe sistemit bankar sipas asaj që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Allahu ua bën atyre që në çdo vështirësi të gjejnë zgjidhje e rrugëdalje dhe t’i

furnizon nga nuk e presin: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.

Konkludimi i tretë: Shteti Islam e ka për detyrë t’i praktikon dispozitat e dy shpalljeve (Kuranit dhe Synetit) në të gjitha sferat jetësore dhe në të gjitha çështjet, kurse nga njerëzit kërkohet që dispozitat e islamit të jenë kushtetuta e tyre në të gjitha çështjet jetësore, të voglat dhe të mëdhatë, dhe atëherë do të përfshihen nga siguria dhe paqja, rehatia dhe jetesa e mirë. Sipas sasisë së largimit nga rruga e sheriatit u vijnë edhe belat e fatkeqësitë dhe krizat e padrejtësitë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124.

Shtetet islame kur shmangen nga të praktikuarit e ligjeve të Allahut tërësisht apo pjesërisht, goditen me varfëri dhe u vijnë bela dhe sprova. Gjendja aktuale e mjerë e muslimanëve dhe e shteteve islame, ku muslimanët janë sprovuar në fenë e tyre dhe në trupat e tyre, u cenohen të drejtat e tyre, u cenohet gjaku dhe nderi dhe pasuria dhe siguria, vjen si pasojë e gjykimit me ligje të aplikuara nga vet njerëzit, e jo me ligjet të cilin i ka zbritur Allahu. Kjo është bërë sebep që të përhapet padrejtësia në tokë dhe në mesin e njerëzve dhe të shtohet çrregullimi dhe të shtohet urrejtja mes udhëheqësit dhe parisë së tij dhe të humbet tek njerëzit kuptimi i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Udhëheqësit më të mirë janë ata të cilët i doni dhe ju duan, luteni për ta dhe luten për ju. Kurse udhëheqësit më të keq janë ata të cilët i urreni dhe ju urrejnë dhe i mallkoni dhe ju mallkojnë”.

O ju njerëz që logjikoni të çdo shteti islam, në çdo shtet musliman ku ka kryengritje dhe orvatje për ta ndryshuar sistemin gjykues të padrejtë, dijeni se duhet të kapeni për Kuranin dhe Synetin se përndryshe nuk do t’i arrini qëllimet e juaja dhe çrregullimet nuk do të largohen dhe përmisimi nuk do të vjen. Më e keqja është se Allahu do të bën që të përhapet e liga dhe të përdoret forca mes jush, ashtu si edhe e sqaron ky hadith madhështor: “Përderisa udhëheqësit e juaj nuk gjykojnë me ligjet e Allahut dhe zgjedhin nga ajo që e ka zbritur Allahu, Allahu do ta përhap të ligën dhe do të bën të përdorni forcën mes jush”.

O ju musliman, pse nuk po gjykoni me librin e Allahut? Pse nuk po kapeni për traditën dhe udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të? A nuk u mor besa nga ju se do të kapeni për Kuranin dhe të udhëzoheni sipas traditës së Muhamedit, , lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?! Atëherë pse ikni në të majtën dhe në të djathtë?! Ju do të bëheni shkak që vendet e juaja të varfërohen dhe të sprovohen me sëmundje dhe me çrregullime! Për këtë arsye kapuni për litarin e Allahut dhe nënshtrojuni ligjeve të Tij dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Kurse ju që Allahu ju begatoi me vende ku në to gjykohet me ligjin e Allahut, kapuni për të fortë dhe mos e humbni dhe mos lakoni në të majtën dhe në të djathtën nga kjo rrugë

madhështore. Allahu nuk e ndryshon një begati derisa ata e ndryshojnë vetë gjendjen e tyre dhe largohen nga ajo begati.

O ju musliman, ekspertët botëror janë të një mendimi se tokat muslimane janë ndër më të pasurat në dynja, në mirësitë e saj dhe në thesaret e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në pozitën e tyre gjeostrategjike, mirëpo edhe përskaj këtyre fakteve ato kanë mbetur ndër më të varfrat në mesin e vendeve tjera, e të mos flasim për përhapjen e varfërisë dhe papunësisë në ato shtete. Atëherë pse kjo e tëra?!

Ky prodhim vjen si shkak i largimit të njerëzve dhe qeverive nga rruga e islamit, ashtu edhe siç ceket në hadith: “Përderisa udhëheqësit e juaj nuk gjykojnë me ligjet e Allahut, në mesin e juaj do të përhapet varfëria”.

Le ta dinë të gjithë ata që thirrin në hyrjen e bazave ekonomike perëndimore nëpër tokat muslimane, të cilat baza bien ndesh me mësimet e Kuranit për sa i përket ekonomisë islame, se ata muslimanët janë duke i drejtuar drejt një shkatërrimi të madh, ku përfundimin e saj nuk e di se si do të jetë përveç Allahut.

Nga belat më të mëdha dhe nga sherret dominuese është sprova e Umetit me njerëz që muslimanët i nxisin të kapen pas kulturave të huaja e të kota. Disa anëtar të këtij Umeti i mohojnë disa nga dispozitat, kurse disa të tjerë e shohin se duhet të merren vetëm se dispozitat e adhurimeve dhe të largojnë islamin si sistem gjykimi dhe metodologji jetësore. Me këta njerëz Umeti është dobësuar dhe poshtëruar dhe nënçmuar.

Patjetër duhet të luftohen këto ideologji dhe patjetër të ketë bashkëpunim mes muslimanëve me qëllim që të dominojnë ligjet dhe dispozitat e islamit dhe me këtë të shpëton Umeti nga çdo çrregullim dhe fatkeqësi.

SHEJH HUSEJN ALI SHEJH

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1664

Ishte një grua e cila e donte burrin e saj nga thellësia e zemrës. Frikohej se do të hyn në Xhenet e mos të jetë gruaja e tij në Xhenet ashtu si ishte në dynja.

Kjo grua është “Umu Derda” gruaja e Ebu Derdasë, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy. Ebu Derda është një nga sahabët e mëdhenj i cili e mbante epitetin “i urti i këtij Umeti dhe zotëria i lexuesve të Damaskut”.

Për këtë arsye Umu Derda ngrihej dhe iu drejtonte Zotit dhe i thonte: “O Zoti im, Ebu Derdaja ma kërkoi dorën në dynja dhe më martoi në këtë dynja. O Zoti im, unë e kërkoj dorën e tij prej Teje dhe të kërkoj të më martosh me të në Xhenet”.

Ebu Derdaja kur dëgjoi për dëshirën e gruas së vet, i tha: Gruaja ime nëse dëshiron të jesh gruaja ime në Xhenet inshallah dhe unë vdes para teje, atëherë mos u marto me tjetër në dynja.

Vdiq Ebu Derdaja, kurse Umu Derda ishte një grua e bukur dhe e mirë dhe dëshiroi Muavije, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ta marton, mirëpo ajo i tha: “Jo pasha Allahun, nuk martoj asnjë burrë në dynja para se ta martoj Ebu Derdan inshallah në Xhenet”.

Kështu është dashuria e vërtet dhe ajo reale dhe kështu mbahet premtimi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1947

Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha:
-O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?- Bujku iu përgjigj:
-Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.- Mbreti i tha:
-Sa merr për punën që bën?
-Katër para për çdo ditë.- Mbreti e pyeti përsëri: 
-A të mjaftojnë ty këto para? 
-Po, më mjaftojnë dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.- Mbreti i tha: 
-Kjo është një enigmë, që unë nuk e kuptoj?!… -Bujku i thotë: 
-Ta shpjegoj unë, o zotëria im:
Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time. Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të shtyrë në moshë dhe nuk munden të punojnë, ndërsa paren që e jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi. Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbathje dhe kur plakem do të ma kthejnë huan, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Allahut është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.- Mbreti i tha: 
-Të lumt, o njeri.
Mbreti i la bujkut një shumë parash dhe shkoi i çuditur nga urtësia e bujkut të thjeshtë.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1679


Emri
: Ujë, pluhur dhe baltë.

Puna: Rob tek Zoti i botëve.

Vendqëndrimi momental: Disa ditë mbi rruzullin tokësor.

Armiqtë: Iblisi, shpirti dhe epshi.

Rruga: Pasimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Përgatitja dhe aftësia: Dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Vendqëndrimi i përhershëm: Ose në Xhenet ose në Xhehenem.

Stacioni i nisjes: Jeta e dynjasë.

Stacioni i arritjes: Varri.

Koha e zbritjes: Nuk e di asnjë shpirt se në cilën tokë do të vdes.

Koha e prezencës: Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën e jetës tjetër. Ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t’i ikje.

Mobilet që lejohen të merren me vete: Dy metra nga beze të bardhë.

Vepra paraprake përveç të mirës dhe të ligës: Jashtë tyre nuk lejohet të merret asgjë me vete gjatë udhëtimit. Ajo që lejohet t’i arrin mysafirit pasi që të zbret janë: lëmosha e vazhdueshme, lutja e fëmijës së mirë dhe dituria që ka dobi në të.

O Zot, mundësona të kemi përfundim të mirë dhe na fut në Xhenet Tënd.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3336

Falënderimi i takon vetëm se Allahut dhe paqja dhe lavdia qofshin mbi Muhamedin, birin e Abdullahut dhe robin dhe të Dërguarin e Allahut.

O ju muslimanë, e porosisë veten dhe juve me devotshmëri ndaj Allahut: O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!”. Ali Imran 102.

Zakonisht në këtë periudhë të vitit shpeshtohen lidhjet martesore. Nëpërmjet martesës realizohen dëshirat e të rinjve, djemve dhe vajzave, në ngritjen e një shtëpie muslimane të lumtur, ku në të do të gjejnë strehimin dhe qetësinë shpirtërore dhe më vonë në brendësinë e kësaj shtëpie do të rritet një brez i ri, i pastër dhe i veçantë, nën hijen e prindit mbrojtës dhe nënës së dashur.

Cilat janë veçoritë e kësaj shtëpie? Cila është metodologjia e saj? Dhe si realizohet lumturia në të?

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21.

Shtëpia është begati të cilës nuk ia din vlerën vetëm se ai që e ka humbur dhe ka jetuar nëpër kampe apo në burgje të errëta apo ka bredhur nëpër rrugë apo fusha. Allahu i Madhëruar thotë: Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar”. Nahl 80.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Allahu përmend begatitë e Tij që ia ka dhuruar robit, prej këtyre begative është edhe shtëpia që është vend ku banojnë, mbrohen dhe në të cilën kanë shumë dobi”.

Shtëpia e muslimanit është amanet që e bartin mbi supet e tyre të dy bashkëshortët. Ata dy janë bazamenti i ngritjes së saj dhe nëpërmjet tyre shtëpia e përcakton rrugën e saj. Nëse ata përqendrohen sipas fesë së Allahut, në thënie dhe vepra, dhe stolisen me petkun e devotshmërisë, në të jashtmen dhe të brendshmen, dhe zbukurohen me moral të mirë dhe virtyte të larta, ajo shtëpi do të bëhet vendstrehim i ndritshëm dhe në të do të përhapet mirësia dhe aty do të kaliten breza të mirë dhe të devotshëm, nga të cilat breza do të përfitojnë prindërit, shoqëritë dhe Umeti në përgjithësi.

O ju bashkëshortë, shtëpia juaj është kala nga kalatë e kësaj feje dhe çdo njëri nga ju qëndron pranë vrimave të saj që të mos dalin nga ato ndonjë armik. Ju të dy bashkërisht jeni rojtar të kalasë. Ai që e udhëheq shtëpinë është burri, kurse respekti i tij është detyrim. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Secili prej jush jeni përgjegjës për atë që ju është dhënë në pronësi”, dhe tha “gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të sajë dhe do të pyetët për të”.

Shtëpia e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është shëmbëlltyra më e mirë në tërë rruzullin tokësor. Ajo është shtëpi profetike, larg dëfrimeve dhe të kotës, e thjeshtë, larg jetës luksoze, mirëpo  e mbushur me adhurime dhe lexim të Kuranit dhe të përmendurit e Allahut.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u dha grave të tij mundësi të zgjedhin, pa mos i detyruar në të, mes jetës së kësaj bote dhe bukurisë së saj dhe mes Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ahiretit: O i Dërguar! Thuaju grave tuaja: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani, unë do t’ju lë të kënaqeni për ca kohë dhe do t’ju lëshoj si është më mirë. Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, dijeni se Allahu ka përgatitur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë vepra të mira”. Ahzab 28 -29.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se të gjitha gratë pohuan se, e zgjedhim Allahun dhe të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ahiretin.

Shtëpia e muslimanit e cila u ngrit nga brezi i parë, Islamin e mori si rrugë e thënieve dhe veprave të saj. Jetën në të e ngjyrosi me dritën e imanit dhe moralin e huazoi nga Kurani. Nga ajo shtëpi dolën shëmbëlltyra të rralla islame, të cilët i shënuan faqet më të bukura dhe më të shtrenjta të historisë. Ato shtëpi të asaj kohe nxorën trima e luftëtar, dijetar dhe asket, udhëheqës të drejtë, fëmi që i respektojnë prindërit dhe gra të ndershme dhe adhuruese të Allahut.

Kështu janë ato shtëpi që janë të ngritura mbi bazat e imanit dhe udhëzimit dhe të ndikuara nga Kurani.

Shtëpia e muslimanit, e pastër dhe e devotshme, është mbrojtje për natyrshmërinë e njeriut nga devijimi. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e islamit, ndërsa janë prindërit e tij që më vonë e bëjnë të krishterë, çifut ose zjarrëputist”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shumica e fëmijëve kanë devijuar si shkak i prindërve të tyre, të cilët i neglizhuan dhe i lanë anësh duke mos ua mësuar detyrimet fetare dhe rregullat e saj. I humbën të vegjël, më vonë vetes nuk i bën dobi dhe as prindërve të tyre kur u rritën”.

A ka më mirë se sa prindi t’i mbledh fëmijët në shtëpi dhe tu lexon atyre Kuran dhe tu rrëfen për historitë e Pejgamberëve dhe t’ua mbjell në zemër virtytet më të larta.

Më primaren nga gjërat dhe më të lartën nga porositë që ia jep shtëpia e muslimanit shoqërisë është edukimi i fëmijëve dhe formimi i një brezi të pastër dhe të fortë. Nuk ka vlerë edukata dhe nuk len gjurmë këshilla, përveç se me realizimin e shëmbëlltyrës së mirë te prindërit. Shëmbëlltyrë në adhurim, shëmbëlltyrë në moral, shëmbëlltyrë në thënie dhe vepra dhe shëmbëlltyrë në pamje. Allahu i Madhëruar thotë: edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. Furkan 74.

Meditoje lutjen e Ibrahimit, alejhi selam: O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!”. Ibrahim 40.

Dhe tha: Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut”. Taha 132.

Në mungesë të shtëpisë muslimane të qetë dhe të pastër, vjen devijimi, përhapet krimi, rritet numri i narkotikëve dhe i vetëvrasjeve.

Ajo shtëpi ku në të nuk mbjellët imani dhe nuk përqendrohet mbi baza të Kuranit, prodhon elemente që jetojnë jetë me shqetësime shpirtërore, dhe humbje të intelektit, dhe shkatërrim të moralit.

Mosrespektimin e prindërve që e shohim sot nga disa fëmi dhe marrëdhëniet e humbura mes të rinjve dhe lënia e përgjegjësive dhe largimi nga feja e Allahut dhe rebelimi nga parimet dhe bazat e shëndosha, janë rezultat i shtëpisë e cila ka qenë e shkujdesur në edukimin e shëndoshë të fëmijëve dhe janë pasqyrë e një familjeje të shkapërderdhur mes veti.

Ajo shtëpi e cila i bën ligjet e Islamit bazament të saj, nga ajo pritet të dalin fëmijë, të cilët do ta japin kontributin e tyre për shoqërinë në veçanti dhe për Umetin në përgjithësi.

Nga veçoritë bazë të shtëpisë së muslimanit është se ajo për çdo çështje ku në të ka mospajtim, i kthehet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sado qoftë madhësia e saj, ajo shtëpi e pranon dhe është e kënaqur me gjykimin e Allahut: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur”. Ahzab 36.

Lumturia dhe kënaqësia dhe jeta në shtëpinë e muslimanit, burojnë nga të përmendurit e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përcillet të ketë thënë: “Shembulli i asaj shtëpie ku përmendet Allahu dhe shembulli i asaj shtëpie ku nuk përmendet Allahu, është si shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”.

Dhe të ketë thënë: “Faleni namazin (vullnetar) në shtëpitë e juaj dhe mos i bëni ato si varreza”.

Dhe të ketë thënë: “Mos i bëni shtëpitë e juaja varreza, në atë shtëpi ku lexohet surja Bekare ik shejtani nga ajo”.

Dhe të ketë thënë: “Faleni namazin në shtëpitë e juaja, namazi më i mirë është ai falet nëpër shtëpi, përveç farzit”.

Këto hadithe dhe të tjerat gjithashtu aludojnë në ligjësimin e ngjalljes së shtëpive të muslimanëve dhe të ndriçuarit e tyre me të përmendurit e Allahut dhe me faljen e namazit vullnetar. Nëse ato shtëpi janë të mangëta nga të përmendurit e Allahut dhe nga namazi vullnetar, atëherë shndërrohen në varre dhe të egra edhe nëse ato janë pallate të bukura. Mos përmendja e Allahut dhe mos leximi i Kuranit nëpër shtëpi, ato i bën vendbanime të shejtanëve, banorët e saj me zemra të vdekur edhe pse ata janë me trupa të gjallë.

Nga veçoritë e shtëpisë së muslimanit është bashkëpunimi i anëtarëve të familjes në adhurime dhe nënshtrime. Imanin e dobët të burrit e forcon gruaja dhe sjelljen e shtrembër të gruas e përmison burri. Kështu arrihet deri të përsosmëria dhe shoqërimi, këshilla dhe përkrahja.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë: ” I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, falej natën dhe pasi që e falte namazin e vitrit thoshte: “Aishe, ngritu dhe fale vitrin”.

Dhe tha: “E mëshiroftë Allahu njeriun, i cili ngrihet për të falur namaz nate dhe e zgjon edhe gruan e tij për të falur, e nëse ajo refuzon, e stërpikë fytyrën e saj me ujë. E mëshiroftë Allahu atë grua, e cila ngrihet për të falur namaz nate dhe e zgjon edhe burrin e saj për të falur, e nëse ajo refuzon, e stërpikë fytyrën e saj me ujë”.

Dy hadithet e fundit aludojnë se edhe burri edhe gruaja kanë rolin e tyre në përmisimin e njëri-tjetrit dhe të nxitjes së njëri-tjetrit në adhurime. Kjo, sepse lidhja mes tyre në bazë është imanore dhe ata njëri-tjetrit ia shtrijnë dorën e përkrahjes dhe ndihmës.

Shtëpia e muslimanit formohet mbi dituri dhe vepër. Dituri e cila e drejton kah rruga e drejtë dhe ia qartëson rrugën e zjarrit të Xhehenemit, dituri mbi etikën e pastërtisë dhe dispozitave të namazit dhe etikës se kërkimit të lejes për hyrje dhe hallallit dhe haramit. Kjo shtëpi nuk i injoron dispozitat e fesë, po ato vetëm se i shton dhe vepron me to.

Nga veçoritë e shtëpisë së muslimanit është turpi. Me të shtëpisë i mbrohet ekzistenca nga shigjetat e shthurjes dhe mjeteve të sherrit, të cilat tentojnë ta lëndojnë dhe nga ajo turpin ta largojnë. Filmat, serialet, muzikat, alkooli, zhveshja e grave janë vetëm se disa nga mjetet dhe armët e tyre, nëpërmjet të cilave dëshirojnë që gruas mbulesën t’ia largojnë dhe nderin e saj ta shkatërrojnë.

Nga veçoritë e shtëpisë së muslimanit është se fshehtësitë e saj janë të ruajtura, mosmarrëveshjet mes tyre  të fshehura, nuk përhapet dhe nuk flitet për to. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nga njerëzit më të këqij në pozitë Ditën e Kiametit tek Allahu është ai burrë që i afrohet gruas dhe ajo grua që i afrohet burrit të saj, e pastaj i përhapin fshehtësitë që ndodhin mes tyre”.

Shtëpia e muslimanit i ngrit marrëdhëniet e saj me shoqërinë sipas bazave të imanit. Ajo shton nga drita me vizitën e saj që ia bëjnë njerëzit e mirë dhe dijetarët. Besimtari është sikurse bartësi i miskut, i cili ose të jep nga ai miskë, ose të nxit ta blesh ose nuhat nga era e tij: O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!”. Nuh 28.

Nuk hyn në shtëpinë e muslimanit ai njeri që anëtarët e saj nuk janë të kënaqur nga feja e tij. Hyrja e njeriut të ligë në shtëpi, shtëpinë e ligë dhe e shkatërron duke i bartur fjalët, apo duke përgojuar apo duke i bërë dëm, apo duke i bërë magji apo duke vjedhur nga ajo.

Anëtarët e shtëpisë së muslimanët bashkëpunojnë mes veti dhe i kryejnë bashkërisht detyrat e shtëpisë. Ne model e kemi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku për të thotë Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo: Ishte njëri prej njerëzve, pastronte rrobat e tij, milte delen e tij dhe shërbente vetveten.

Me një transmetim: “I qepte rrobat e tij, arrnonte këpucët, nallanet dhe bënte atë bëjnë burrat në shtëpi”.

Me një transmetim: “Shërbente familjen e tij, kurse kur vinte koha e namazit, dilte për të falë namazin”.

O ju musliman, nëse nga ne kërkohej që ta zgjedhim nga dynjaja më të bukurën, të gjithë do të zgjidhnin të jenë të lumtur në mesin familjar.

Kjo lumturi në shtëpinë e muslimanit nuk realizohet me posedimin e shtëpisë së bukur dhe mobileve të shtrenjta dhe rrobave të shtrenjta. Kjo është bindje e gabuar.

Lumturia arrihet me realizimin e devotshmërisë tek bashkëshortët dhe frika nga mbikëqyrja e Allahut në publik dhe në vetmi. Lumturia realizohet kur të dy bashkëshortët e shohin martesën si adhurim, ku nëpërmjet saj i afrohen Allahut, sipas realizimit të detyrimeve bashkëshortore me sinqeritet dhe bindje.

Nën hijen e këtyre kuptimeve ngrihet shtëpia e muslimanit e lumtur, ku në të adhurohet Allahu, falet namazi dhe lexohet Kurani. Shtëpi ku mbisundon dashuria dhe afërsia dhe në të rriten breza të mira të cilat do të jenë kënaqësia e syve të prindërve dhe burim i tyre për çdo të mirë të dynjasë dhe ahiretit: Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë”. Nahl 97.

SHEJH ABDULBARIJ THUBEJTI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1556

– Një njeri ulet në një skaj të restorantit dhe në dorën e tij e mbanë një letër dhe një laps.

Plaku … mendoi se njeriu i shkruan letër nënës së tij.

Vajza … mendoi se njeriu i shkruan letër të dashurës së tij.

Fëmija … mendoi se njeriu vizaton në letër.

Tregtari … mendoi se i shkruan kontratat dhe bizneset e tij.

Punëtori … mendoi se njeriu i numëron borxhet e tij.

– “Çdo njeri i komenton veprimet e  të tjerëve nga këndvështrimi i përkujdesjeve të tij, dhe çdo njeri i sheh njerëzit sipas syrit të natyrshmërisë së tij”.

Për këtë arsye, mos i bën padrejtësi askujt …

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

0 1741

Një ditë një njeri shkoi deri te kardiokirurgu dhe thirrësi i njohur Islam Dr. Halid el Xhubejr dhe e pyeti: Doktor i lash të gjitha gjërat që e hidhërojnë Zotim tim, përveç cigares. Cigaren nuk po mundem ta la.

Doktori iu përgjigj: A dëshiron të pendohesh dhe ta lash duhanin?

Doktor, pasha Allahun i provova të gjitha metodat e mundura po nuk po mundem ta la!

Doktori i tha: Atëherë provo që pas çdo cigares që do ta pish të marrish abdes, edhe nëse je me abdes, dhe t’i falish nga dy rekate për Allahun.

Pas një periudhe erdhi i njëjti njeri edhe atë duke u buzëqeshur, kurse mjeku i tha: O vëllau im, pse po qesh?!

Njeriu i tha: Doktor, edhe pse i pija 30 cigare në ditë që nga dita e parë kur e bëra nijet që pas çdo cigares t’i fali nga dy rekate, shejtani secilën kur doja ta dhesi një cigare vinte dhe më bënte vesvese dhe më thonte: O  ti njeri nuk është patjetër ta dhesësh. Pse po e dhes?! Plus asaj donë të marsh abdes dhe t’i falish dy rekate?!! Jo, jo, mos gabo. Ma mirë për ty.

Ditën e parë i dhesa vetëm se pesë nga tridhjetë që i pija më herët, kurse ditën e dytë vetëm se tri dhe i bëra një javë që e lash përfundimisht.

Doktori i tha: Pasha Allahun, nuk e paramendoja se kjo metodë do të jetë e suksesshme me duhanin!!

Pra … me çdo cigare fali nga dy rekate.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË