Arhiva MujoreMay 2015

0 2896

Çdokush që përcjell gjendjen e muslimanëve, i sheh ata të neglizhuar dhe humbës të shumë gjërave, prej tyre edhe namazin e sabahut, të cilin shumica e anashkalojnë dhe janë të shkujdesur, përkundër se ai namaz është një prej pesë namazeve, kusht prej kushteve  të fesë, ashtu sikur që e dimë, për më tepër se namazi i sabahut përfshin  vlera dhe përfitime të shumta, për të cilat ka nevojë secili individ musliman, për shembull; namazi i sabahut llogaritet si njësi matëse e imanit, Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për hipokritët se namazi i sabahut dhe namazi i jacisë, po ta dinin çfarë shpërblimi  ka në to do të vinin qoftë edhe zhargas”.

Gjithashtu mundëson një gjë shumë të rëndësishme që bën të dallohet nga namazet tjera, ajo është se kur njeriu zgjohet nga gjumi që të fal namazin e sabahut në xhami, ai me këtë ka realizuar një fitore të madhe mbi veten e tij, po ashtu i ka dhënë përparësi urdhrit të Allahut para epshit të tij, që e josh atë për gjumë dhe braktisje të namazit, sikur që korrë fitore edhe ndaj shejtanit, e gjithë kjo është një fitore e madhe për njeriun saqë pas kësaj ai me lehtësi ka mundësi të fitojë mbi veten, shejtanin, epshin e tij, gjatë ditës, kur atë e urdhërojnë që t’i kundërshton urdhrat e Allahut, subhanehu e teala, dhe veprimin e ndalesave të Allahut.

Këto vlera dhe të tjera, që nuk na mjaftojnë këto reshta të zgjerohemi më shumë, ngase kjo temë ka për qëllim të shëron një aspekt tjetër që ndërlidhet me namazin e sabahut, është aspekti i ankimit të shumicës së muslimanëve për pamundësinë e tyre për të falur namazin e sabahut, me gjithë atë se ata kanë dëshirë për ta falur, për atë do të mundohem që të vendos disa parakushte që ndihmojnë që muslimani të bëhet një  shëmbëlltyrë në kryerjen e këtij namazi, këto i kam përmbledhur nga Libri i Allahut dhe suneti i të dërguarit, sal-Allahut alejhi ve selem, dhe thënieve të dijetarëve të selefit e të tjerëve, këto pika janë:

1-Frika dhe druajtja nga Allahu i Madhëruar.

2-Largimi nga mëkatet.

3-Kërkimi i faljes.

4-Shpeshtimi i veprave të mira gjatë tërë ditës.

5-Nijeti i sinqertë.

6-Fjeta duke qenë me abdes.

7-Namazi i natës, qoftë edhe me dy reqate.

8-Dhikri para fjetjes.

9-Përdorimi i mjeteve që e ndihmojnë në ngritje për namaz të sabahut.

Frika dhe druajtja nga Allahu i Madhëruar

Çdo musliman duhet që të ndien frikën në zemrën e tij nga Allahu, qoftë edhe nëse është duke vepruar ndonjë vepër në formën më të përkryer, e si jo kur ne jemi neglizhent dhe të mangët në ndonjë prej urdhrave të Allahut të Madhëruar, andaj, kjo ndjenjë mund të jetë një shtytës i madh për të vepruar, duke pasur nijet të sinqertë që e bën atë të jetë çdoherë i kujdesshëm për të falë namazin e sabahut në kohë. Ndoshta në këtë kontekst duhet përmendur disa shembuj nga sahabët dhe të tjerët, të cilët kishin frikë nga Allahu i Madhëruar edhe në atë moment kur ata vepronin një vepër më madhështore. Është rasti me Ebu Bekr Sidikun, radijallahu anhu, i cili thoshte: “Do të dëshiroja të jem një qime në trupin e një robi besimtar”. Është Omeri, radijallahu anhu, i cili lexoi suren “Tur” derisa arriti në ajetin “me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë”, filloi të qajë aq shumë saqë u sëmur dhe njerëzit e vizituan, në fytyrën e tij ishin dy vije të zeza nga të qarit. Othman ibn Afani, radijallahu anhu, kur qëndronte pranë një varri fillonte të qajë derisa iu lagte mjekra e tij dhe thoshte: “Po të jam unë mes xhenetit dhe zjarrit, nuk e di se kah cila do të urdhërohem të shkoj, do të zgjedhja të jem pluhur para se të dija se nga do të shkoj”.

Ali ibn Ebi Talib, radijallahu anhu, i njohur me të qarit e tij, frikën ndaj Allahut, më së shumti frikohej prej dy gjëra: prej shpresës së gjatë dhe pasimit të epshit Ngase sa i takon shpresës së gjatë, ajo bën që të harron ahiretin dhe pasimi i epshit e pengon nga e vërteta.

Largimi nga mëkatet

Ngase mëkatet lënë gjurmë dhe shkaktojnë dënime të shumta mëkatarëve, në zemrat e tyre, trupat, që në dynja dhe në ahiret. E nga gjurmët e mëkateve mund të jetë edhe të penguarit e robit nga namazi sabahut,  ngase mëkati vepron në pengimin e njeriut nga adhurimet, e veprimi i mëkatit është pengim nga adhurimi, mëkati është një zëvendës i adhurimit dhe ndërpret rrugën e adhurimeve tjera. Mëkati ndërprenë rrugën e dytë, të tretë, të katërt, e shumë të tjera. E atij personi i ndërpriten adhurime të shumta, që çdo adhurim për të është më e mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Sikur personi i cili ha një lloj ushqimi që i shkakton atij sëmundje të gjatë, që e pengon atë nga shumë ushqime që janë më të mira se me atë që është ushqyer. Gjithashtu mëkati e dobëson rrugëtimin e zemrës drejtë Allahut dhe ahiretit, apo e pengon, e ndalon, e ndërprenë nga të ecurit, e nuk e le që ta bën asnjë hap drejt Allahut. Pra mëkati pengon vazhdimësinë, ndërprenë ecjen.  Zemra në të vërtetë ecë drejt Allahut me fuqinë e saj, e kur të sëmuret me mëkate, dobësohet ajo fuqi që e shtyn të ecë, që nëse largohet në tërësi, ndërpritet nga Allahu dhe largohet mundësia për ta arritur. Nga Allahu kërkojmë ndihmë.

Kërkimi i faljes

Me gjithë kujdesin e muslimanit që të mos e vepron ndonjë mëkat, pos që ai patjetër se do të bie në mëkat, bile, çdonjëri është në mëkat, për atë duhet që ai të kërkon falje nga Allahu që të mos dënohet për shkak të saj në dynja e ahiret. Nga njeriu kërkohet që të kërkon falje nga Allahu, subhanehu ve teala për mëkatet e tija të vepruar gjatë tërë ditës, bile të kërkon falje edhe nëse nuk e vepron asnjë mëkat, në këtë aludon fakti se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kërkonte falje nga Allahu gjatë ditës dhe natës më shumë se shtatëdhjetë herë apo më shumë se njëqind herë, kështu vepronte edhe pse atij i ishin falur mëkatet e mëhershme dhe ato të mëvonshme.

Gjithashtu, kërkimi i faljes ka dobi të shumta, prej tyre fjala e Allahut, tebareke ve teala: “Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Allahu, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh; Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm, dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshte dhe për ju do të krijojë lumenj”. Po ashtu hadithi i transmetuar nga Enes ibn Maliku, radijallahu anhu, se i dërguari Allahut, sal-allahu alejhi ve selem, ka thënë: “A dëshironi të u tregoj për sëmundjen dhe ilaçin tuaj! Sëmundja është mëkati e ilaçi istigfari!.

Abdullah ibn Busr, radijallahu anhu, transmeton se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Lum për atë që në regjistrin e tij gjen shumë istigfar”.

Transmetohet se Llukmani i ka thënë të birit: “O biri im! Mësoje gjuhën tënde të thotë “O Allahu im! Më fal mua”, ngase tek Allahu janë disa çaste që nuk ia refuzon lutësit lutjen e tij”.

Shpeshtimi i veprave të mira gjatë tërë ditës

Kjo e ndihmon muslimanin që të zgjohet për namaz të sabahut, në këtë aludon ajo që e përmend ibnul Kajim Xhevzi që: “Adhurimet mbjellin adhurime tjera, nga to lindin të tjera, saqë robi nuk mund që të ndahet nga to e t’i anashkalon, sikur që mëkatet mbjellin mëkate tjera, e lindin të tjera”. Disa nga selefët kanë thënë: “Nga dënimi për një vepër të keqe është pasimi i asaj vepre me një të keqe, dhe nga shpërblimi për një të mirë është pasimi me të mirë, njeriu kur të vepron një të mirë i thotë tjetra: Më vepro edhe mua, e nëse e vepron edhe atë, i thotë edhe e treta, e kështu me radhë, i shumëfishohen atij fitimet, i shtohen të mirat, njashtu është edhe me të këqijat. Nëse bamirësi braktis adhurimin, i ngushtohet atij shpirti, i ngushtohet e gjithë bota, e ndien veten sikur peshku kur qëndron pa ujë, derisa të mësohet në atë gjendje, të qetësohet shpirti i tij e të jetë i kënaqur.

Andaj, ne thërrasim çdo musliman i cili është i shkujdesur për namazin e sabahut të shpeshton veprat e mira, që ndoshta me një vepër prej këtyre veprave nderohet me namaz të sabahut.

Nijeti i sinqertë

Muslimani ka nevojë për një nijet të sinqertë, të synon që para fjetjes që do të zgjohet për namaz të sabahut. Nijeti është bazë e çdo vepre, Omer ibn hatabi, radijallahu anhu, transmeton se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem duke thënë: “Me të vërtetë veprat shpërblehen sipas nijetit, dhe secilit i takon ajo që ka pas nijet…”.

Nijeti nuk është vetëm në kohë të veprimit të adhurimit, por edhe para veprimit. Patjetër që muslimani duhet të jetë i sinqertë sa i takon namazit të sabahut, e të pyet veten para se të flejë, se a dëshiron me të vërtetë të zgjohet të falë namazin e sabahut, a jo?

Fjeta duke qenë me abdes

Kjo e ndihmon muslimanin, jo vetëm se për namaz të sabahut, por edhe për namaz nate, për fjetjen me abdes janë transmetuar hadithe që aludojnë në rëndësinë e fjetjes me abdes me qëllim që të zgjohet për namaz, prej tyre hadithi që e transmeton ibn Omeri, radijallahu anhuma, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Ai që fle me abdes, fle e në afërsi të tij ka një melaqe, nuk zgjohet nga gjumi, pos që melaqja ka bërë lutje për të: O Allah fale filanin prej robërve Tu, se ai ka fjetur me abdes”. Kështu që ai e ka më lehtë të zgjohet për namaz nate, apo për namaz të sabahut se ai i cili bie pa abdes.

Namazi i natës

Allahu thotë: “Dhe, kaloje ti një pjesë të natës (duke bërë namaz), si shtojcë të lutjes vetëm për ty! Është shpresë, se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar”. Isra 79.

Sehl ibn Sad ka thënë: “Erdhi Xhibrili te i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem dhe i ka thënë: O Muhamed! Jeto sa të duash, ti ke për të vdekur, vepro çfarë të duash, për të do të shpërblehesh, duaje kë të duash, nga i do të ndahesh, dhe dije se nderim për besimtarin është namazi i natës, krenari e tij është pavarësia nga njerëzit”.

Andaj, ne i bëjmë thirrje çdo muslimani që nuk falet gjatë natës, të fillon me të qoftë edhe nëse në fillim falë para se të flejë dhe para se të falë namazin e vitrit, të falë dy reqate a më shumë me nijet të namazit të natës, e më pas të falë namazin e vitrit, me këtë ai llogaritet të jetë falur natën, kështu arrin shpërblimin e namazit të natës. Por muslimani më pas duhet të falë këtë namaz, qoftë duke shtuar reqatet ose të e vonon deri në pjesën e tretë të natës, sikur që i përkushtohej kësaj i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Dhikri para fjetjes

Muslimani me fjetjen e tij duke qenë me abdes, nijetin e tij për t’u ngritur dhe përmendjen e Allahut para fjetjes e bën që gjumi i tij të jetë adhurim ndaj Allahut, aze ve xhel, e ndihmon atë të vepron edhe një adhurim tjetër, e që është namazi i sabahut. Për vlerën e dhikrit para fjetjes aludon hadithi që e transmeton Xhabiri, radijallahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kur njeriu shtrihet në shtratin e tij, i afrohen së shpejti një melaqe dhe një shejtan, i thotë melaqja: Përfundo me mirësi. Shejtani thotë: Përfundo me ligësi. Nëse ai e përmend Allahun e pastaj fle, qëndron melaqja duke e ruajtur atë, e kur të zgjohet i thotë melaqja: Nis me mirësi. E Shejtani i thotë: Nis me ligësi. Nëse ai thotë: “Falënderimi i takon Allahut i cili e ktheu shpirtin tim e nuk e bëri të vdes në gjumë, falënderimi i takon Allahut i cili mbron ekuilibrin e qiejve dhe Tokës nga shkatërrimi. E, nëse ato nisen kah shkatërrimi, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i butë (nuk nxiton për të dënuar), dhe falës (i mëkateve), nëse bie mbi shtratin e tij e vdes, hyn në xhenet”.

Hadithi tregon se melaqja kujdeset dhe e ruan atë që e përmend Allahun, subhanehu ve teala, para se të flejë, andaj ky person është më afër që të zgjohet për namaz të sabahut se ai i cili nuk e përmend Allahun, aze ve xhel.

Për atë, kujdesi jonë për të thirrur në përmendjen e Allahut para fjetjes është se ajo ndihmon muslimanin të zgjohet për namaz të sabahut. Ajo që duhet të theksohet, kur jemi në këtë temë, se ka përmendje të shumta të transmetuara nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, që preferohen për muslimanin t’i thotë ato kur ai t’i afrohet shtratit, të cilat mund ti gjeni në librat e lutjeve pejgamberike, librat e haditheve, siç është “Mburoja e myslimanit”, “Lutjet e zemrës”, e të tjera. Për atë i cili dëshiron t’i lexon apo mëson përmendësh.

Përdorimi i mjeteve që e ndihmojnë në ngritje për namaz të sabahut

Sikur përdorimi i alarmeve, apo me ndonjë prej shokëve të cilët janë të kujdesshëm për namaz të sabahut, të vije e të thërret, apo të telefonon, dhe shumë mënyra të përshtatshme për secilin person i cili dëshiron të kryen namazin e sabahut me xhemat.

Burimet dhe referencat

1-    Libri “Ed Dau ve Devau”, të ibnul Kajim Xhevzijeh.

2-    “Xhamiu el Ulum vel Hikem”, të ibn Rexheb el Hanbeli.

3-    “Rijad salihin”, të Neveviut.

4-    “Fikh Suneh” të Sejid Sabik.

Muhamed Mahmud AbdulHalik

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1871

– Gjatë luftës së dytë botërore, Hitleri u habit nga fakti se tre oficer të tij e thyen urdhrin e tij, dhe vendosi t’i ndëshkon me një metodë të çuditshme. E mori secilin nga ta dhe e vendosi vetmas nëpër burgje. Në çdo burg lëshonte muzikë klasike dhe ata të prangosur i vendoste para një tube uji, e cila pikonte shumë ngadalë. Atyre u tha se në burg është duke rrjedhur gaz helmues, i cili brenda gjashtë orëve do ti helmon. Pas katër orëve, shkoi ta shikon gjendjen e tyre dhe e vërejti se dy nga ta i gjeti të vdekur, kurse i treti vetëm se i merrte frymëmarrjet e fundit. Ajo më e çuditshme në këtë rast është se nuk kishte gaz helmues i cili rrjedhtë në burg, po kjo ishte një “luftë dhe mashtrim psikik”. Kjo bëri që mendjet e tyre t’i mbysin. Nga kjo u qartësua se ideja e gazit helmues bëri që trupat e tyre të prodhojnë hormone të cilat ndikonin negativisht në zemrat e tyre dhe në sistemet tjera të trupit, dhe me këtë t’ua mbyt trupat e tyre.

– Kjo e njëjta është ajo që e bënë media sot me ne, edhe atë për çdo ditë. Ato përçojnë ide helmuese deri në mendjet tona dhe ne me rolet tona vetëm se e mbysin veten dhe shoqërinë.

– Shembuj nga ato ide shkatërruese i kemi:

Izraeli ka ushtri më të fortë në botë!

Na duhen një qind vite për ta mbërri perëndimin!

Civilizimi perëndimor është shëmbëlltyrë!

I riu musliman është i zhytur në mëkate dhe degjenerim!

Ne nuk mundemi të zbulojmë gjë apo të shpikim diçka të re!

Muslimanët janë të përçarë dhe të humbur!!

– Këto janë disa nga idetë! Kurse ne me rolin tonë vetëm se jemi duke e bindur vetveten me realitetin e saj dhe jemi duke filluar ta mbysim vetveten, ngase kemi filluar të bindemi se këto ide janë të drejta dhe reale!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 4432

Ringjallja pas vdekjes

 

Ringjallja pas vdekjes sonë është realitet, të cilin e argumenton natyrshmëria e shëndoshë si dhe për të cilën gjithë librat qiellorë tregojnë qartazi për të. Poashtu çdo profet dhe i dërguar ka lajmëruar për një gjë të tillë andaj besimi në tëështë një nga shtyllat kryesore të besimit, pa të cilën nuk pranohet besimi i robit musliman.

Kështu mendojnë dijetarët dhe imamët eminent të ehli Sunnetit dhe xhematit, të cilët potencojnë rëndësinë e madhe të besimit në ringjallje pas vdekjes, sepse kjo ka ndikim të madh që njeriu të përqendrohet në vepra të mira dhe të largohet nga mëkatet, padrejtësia, armiqësia, teprimi, krimi, madje ja edhe disa nga fjalët e tyre:

1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të fryrit e surit nga Israfili është e vërtetë ku prej saj vdesin krijesat, pastaj me fryerjen e dytë i bën njerëzit që të ngriten para Zotit të Gjithësisë për të dhënë logari, për tu dënuar ose për tu shpërblyer, për në xhenet apo për në xhehenem, llogarinë ndaj robërve të Tij e mer përsipër vetë Allahu i Lartësuar, atë ditë nuk mund ta mer atë post kush pos të Madhërishmit”[1].

2. Ibn Abdulberi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nga ky hadith nxiret se prej kushteve të shehadetit me të cilën del prej kufrit dhe hyn në besim, është ku pranon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, po ashtu edhe pranimi i ringjalljes pas vdekjes. Andaj të gjithë muslimanët janë të mendimit se kushdo që e mohon ringjalljen pas vdekjes ai nuk ka as besim e as dëshmi. Mjafton argumentimi i Kuranit që flet për ringjalljen pas vdekjes, që nuk lë vënd për të kundërshtuar një gjë të tillë”[2].

3. Komentuesi i Tahaviut, thotë: “Për besimin në ringjallje aludon, tregon Kurani, Sunneti, logjika dhe natyra e shëndoshë, Allahu i Lartësuar ka treguar për të në librin e Tij, me argumente për të si dhe i kundërshton mohuesit e saj në shumë sure të Kuranit. Kjo ngase të gjithë profetët-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, janë në pajtim për besimin e ahiretit.

Pranimi se Zoti egziston është diçka e pranueshme, e natyrshme për bijtë e Ademit, këtë e pranon çdokush përpos inatçorit si rasti i faraonit, ndërsa për sa i përket ditës së fundit mohuesit e saj janë të shumta. Andaj përderisa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është vula e profetëve, ku dërgesa e Tij dhe kijametit janë si afërsia e dy gishtave të dorës, pra gishti tregues dhe gishti i mesëm[3]. Dhe vetë ai-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të është el-Hashir[4], tubues, i Cili ka shpejguar çdo detaj të ahiretit, të cilat nuk mund ti gjesh në librat e profetëve tjerë”[5].

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

 


[1] “Tabakatul-hanabila” 1/243.

[2] “Temhid” Ibn Abdulber 9/116.

[3] Aludon në hadithin e Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Unë dhe kijametit jam si këta të dy”. Transmeton Buhariu nr.6504, Muslimi nr. 2951.

[4] Xhabir ibn Mutimi-Allahu e mëshiroftë, thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:” Unë kam shumë emra: Unë jam Muhamed, unë jam Ahmed, unë jam el-Mahij, me mua Allahu e fshin kufrin, unë jam el-Hashir, ai tek i cili tubohen njerëzit  në ditën e ringjalljes mbi këmbët e mia, unë jam el-akib i fundit nuk ka profet pas meje”. Transmeton Buhariu nr.4896, Muslimi nr. 2354.

[5] “Sherhu Tahavije” 2/589.

0 1417

Prej dobive të sjelljes së mirë:

1. Sjellja e mirë është prej më të mirave më çka mund të afrohesh tek Allahu.
2. Nëse njeriu përmirëson sjelljen e tij me njerëzit, do ta dojë Allahu dhe njerëzit.
3. Sjellja e mirë familjarizon njerëzit.
4. Njeriu nuk mund ta nderojë veten, pos me sjellje të mirë dhe nuk e nënçmon atë pos me të kundërtën.
5. Sjellja e mirë është shkak për ngritjen e shkallëve dhe ambicjeve të larta.
6. Sjellja e mirë është shkak që Muhamedi alejhi selam të doëj dhe të jesh afër tij në Ditën e Gjykimit.
7. Sjellja e mirë tregon për çiltërsinë dhe fisnikërin e natyrshmerisë tënde.
8. Sjellja e mirë e kthen armikun në mik.
9. Sjellja e mirë është shkak për faljen e Allahut dhe tërheqjen e mbulesës së Tij.
10. Allahu me sjelljen e mirë mbulon të këqijat.
11. Njeriu me sjelljen e mirë arrin shkallën e agjëruesit dhe atij që falë nafile.
12. Sjellja e mirë është prej gjërave që më së shumti i futë njerëzit në Xhenet.
13. Sjellja e mirë e bënë pronarin e saj nga ata, veprat e të cilëve peshojnë rëndë në Ditën e Gjykimit.
14. Sjellja e mirë ndalon trupin e personit nga hyrja në zjarr.
15. Sjellja e mirë përmirëson atë që është mes njeriut dhe njerëzve.
16. Sjellja e mirë shton dashamirët dhe pakëson armiqtë.
17. Sjellja e mirë i heq paragjykimet e të tjerëve për islamin dhe muslimanët.
18. Me sjellje të mirë i fton njerëzit më lehtë në fe.
19. Këshilla jote do të jetë më e pranueshme, nëse ti e jep atë në mënyrë më të mirë mundshme.
20. Nga qortimi yt nuk do të hidhërohet tjetri.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 2661

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë njeriu falet gjashtëdhjetë vite, e nuk pranohet prej tij asnjë namaz, mund që të plotëson qëndrimin në ruku, por nuk e plotëson qëndrimin në sexhde, apo e plotëson qëndrimin në sexhde e nuk e plotëson qëndrimin në ruku”.[1]

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem pa një person duke mos plotësuar qëndrimin e tij në ruku dhe çukit gjatë sexhdes, dhe tha: “Po të vdes ky në këtë gjendje, vdes jashtë fesë së Muhamedit.  E çukit namazin e tij ashtu si sorra çukit ushqimin e tij, shembulli i atij që nuk e plotëson  rukun dhe çukit gjatë sexhdes, sikur njeriu i uritur i cili ushqehet me një apo dy hurma, nuk i mjaftojnë aspak”.[2]

Ebu Hurejra radijallahu anhu transmeton se: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem hyri një ditë në xhami, e një njeri hyri e u fal, pastaj erdhi dhe i dha selam të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia ktheu selamin e i tha: “Kthehu dhe falu, ngase ti nuk je falur!” Shkoi dhe u fal. Pastaj erdhi përsëri i dha selam të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e ky i tha: “Kthehu dhe falu, ngase ti nuk je falur!” Edhe për të tretën herë ndodhi ashtu. Në fund i tha: “Betohem në Atë që të dërgoi me të vërtetën, nuk di më mirë se kështu, më mëso”. I tha: “Kur të ngritesh për namaz, shqipto tekbirin fillestar dhe lexo atë që ti di nga Kurani, pastaj qëndro në ruku derisa të qetësohesh në ruku, pastaj ngritu derisa të drejtohesh në këmbë, pastaj shko në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, pastaj ngritu derisa të qetësohesh i ulur, pastaj shko në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, e më pas vepro në këtë mënyrë gjatë tërë namazit”.[3]

Omer ibn Hatabi, radijallahu anhu thotë: “Me të vërtetë njeriu mund që të plaket në islam, e të mos e ketë plotësuar për Allahun asnjë reqat”. I thanë: “Si ka mundësi ashtu, o prijës i besimtarëve?” Tha: “Nuk e plotëson rukun e tij e as sexhden”.

Imam Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku kanë thënë: “Ai i cili nuk e drejton kurrizin e tij gjatë qëndrimit në ruku dhe sexhde, namazi i tij nuk është në rregull”.

Mbështetur në hadithin: “Nuk pranohet namazi i atij personi i cili nuk e drejton kurrizin e tij gjatë rukusë dhe sexhdes”.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Do të vije një kohë që njerëzit do të falen, por nuk do të falen, dhe unë kam frikë se ajo kohë është koha që tani jetojmë”.

E çfarë të themi, po ta shihte kohën dhe gjendjen tonë!

Shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Falja e namazit, përkushtimi ndaj tij është prej gjërave më të rëndësishme, ai është shpirti i namazit, andaj duhet që të kujdesemi për përkushtim dhe qetësi gjatë namazit, gjatë sexhdes, rukusë, në mes dy sexhdeve, pas rukusë dhe duke qëndruar drejtë, të koncentrohet dhe qetësohet e të mos shpejton, qoftë burrë apo grua, që të gjithë, por më së shumti ndodh tek gratë, nëse mungon përkushtimi në namaz, në atë mënyrë sikur të çukit gjatë namazit dhe nuk ka qetësi, namazi i tij nuk është i vlefshëm…”.

Ahmed Ali Hedaf

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Këtë hadith e transmeton Ebu Hurejra, Shejh Albani e vlerëson hasen në librin “Sahih Tergib” me numër 529.

[2] E transmeton Amr ibn As, Halid ibn Velid, Sherhebil ibn Hasene dhe Jezid ibn Ebi Sufjan, shejh Albani e vlerëson hasen.

[3] Transmeton Ebu Hurejra, hadithi është i shënuar nga Buhariu, me numër 793, hadithi është sahih.

0 1120

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “I gjithw umeti im ka mundësi t’i falen mëkatet nesër në Ditën e Gjykimit, përveç atyre të cilët i bëjnë mëkatet haptazi”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sadakaja (Zekati) nuk e pakëson pasurinë”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sadakaja (lëmosha-zekati) largon hidhërimin e Allahut”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush dëshiron të futet në Xhenet dhe të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit, le ta zë vdekja atë duke besuar në Allahun dhe le të sillet ndaj njerëzve ashtu siç ka dëshirë të tjerët të sillen ndaj tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu e mallkoftë atë i cili merr ryshfet dhe atë që jep ryshfet”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Musliman i vërtetë është ai nga goja dhe dora e të cilit janë të shpëtuar muslimanët tjerë”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse njeriu del nga shtëpia e tij për t’i furnizuar fëmijët e tij të vegjël, ai është në rrugë të Allahut. Nëse njeriu del nga shtëpia e tij për t’i furnizuar prindërit e tij të vjetër, ai është në rrugë të Allahut. Nëse njeriu del nga shtëpia e tij për ta furnizuar veten e tij , ai është në rrugë të Allahut. Mirëpo, nëse njeriu del për mendjemadhësi e kryelartësi, atëherë ai është në rrugën e shejtanit”.

 Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodh që muslimani ta mbjell ndonjë pemë ose të mbjellë ndonjë lloj drithi, e nga ai pastaj të hanë shpezët, njerëzit apo shtazët, e atij personi mos t’i shënohet sadaka”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahut i pëlqen kur një çoban i ruan delet e tij në maje të kodrave dhe atje e thërret ezanin dhe fal namazin. Allahu i thotë melaikeve: “Shikoni robin Tim sesi e thërret ezanin dhe e bën ikametin, ai këtë e bënë sepse më frikësohet Mua, e Unë kam për t’ia falur atij mëkatet dhe kam për ta futur në Xhenet”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Fitimi më i mirë është që njeriu të ushqehet nga djersa e tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “O Zot, shtoja bereqetin umetit tim në punën e mëngjesit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Njeriu vazhdon të kërkojë lëmoshë derisa të vijë në Ditën e Gjykimit pa asnjë copë mishi në fytyrën e tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Agjërimi më i dashur tek Allahu pas Ramazanit është agjërimi në muajin Muharrem”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka njeri të cilit Allahu ia dhuron përgjegjësinë ndaj njerëzve tjerë, dhe i cili pas kësaj dhurate nuk i orienton dhe nuk i ruan njerëzit me këshillën e tij, atëherë ai as që do ta shijojë aromën e Xhenetit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka njeri të cilit Allahu ia dhuron përgjegjësinë ndaj njerëzve, e pastaj ai vdes duke i mashtruar ata, vetëm se Allahu do t’ia ndalojë atij hyrjen në Xhenetin e Tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu im! Të lutem për mëshirën Tënde dhe mos më le që të mbështetem në vetveten time as sa lëvizja qerpikut. Përmirësoje gjendjen time. Nuk ka zot përveç Teje!.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu im ! Përmirësoje fenë time e cila është mbrojtja ime. Ma përmirëso dynjanë në të cilën zgjat jeta ime. Ma përmirëso ahiretin i cili është vend kthimi im. Ma bën jetën të mbushur me numër sa më të madhe të veprave të mira, ndërsa ma bën vdekjen qetësim prej çdo e keqeje”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Shembulli i dijetarit i cili ua mëson njerëzve mirësinë duke e harruar veten e tij, është njësoj sikur shembulli i kandilit ndriçues, i cili ndriçon të tjerët por e djeg veten e tij”.

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_____________

 Buhariu: 6069, Muslimi: 2990.

 Tirmidhiu: 2325 dhe ka thënë: hadithi hasen sahih.

 Tirmidhiu: 664 dhe ka thënë: hadithi hasen garib. Shejh Albani thotë në: Irvaul galil- 3/390, hadithi: 885.

 Muslimi: 1844.

 Tirmidhiu, Ibn Hibani.
Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si sahih.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Silsile ehadith es Sahiha- 5/272, nr: 2232. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Buhariu: 2320, Muslimi: 1553.

 Ebu Davudi: 1203. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është hasen sahih.

 Ebu Davudi: 2606. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Buhariu: 174, Muslimi: 1040.

 Muslimi. 1163.

 Buhariu: 6617.

 Muslimi: 203.

 Ebu Davudi me sened sahih të transmetuesve. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen.

 Muslimi: 2720.

 Imam Taberani.

0 1953

1 . Sa herë është përmendur emri i Allahut (Err Rrahman) në Kur’an?

– 1. 139 herë 2. 169 herë (e saktë) 3. 269 herë

  1. Sa sexhde gjenden në Kur’an ?

– 1. 5 Sexhde 2.10 Sexhde 3.15 Sexhde (e saktë).

  1. “Pasha Allahun do doja të vdisja njëzet vite më parë, sesa të jam prezent në këtë ditë”, kush e tha këtë fjalë gjatë luftës rreth deves?

– 1. Muavije ibn ebi Sufjani (e saktë) 2. Jezid ibn Muavije 3. S’ad ibn Muadhi 4. Ali ibn ebi Talib

  1. Cila është sureja në të cilën janë përmbledhur të gjitha ajetet që kanë të bëjnë me trashëgimin?

– 1. Sureja en Nisa (e saktë) 2. Sureja ali Imran 3. Sureja err Rra’d 4. Sureja el Kehf

  1. U sprovua me një sëmundje të rënd, sëmundje e cila i zgjati tridhjetë vite, mirëpo kurrë nuk u ankua, nuk e humbi shpresën në Allahun, as nuk tha uf. Kush është ai?

– 1. Ejubi alejhi selam (e saktë) 2. Imran ibn Husajni 3. Ebu Ubejde ibnul Xherrah

  1. Sahabiu i cili vdiq i fundit është..?

– 1. Hakim ibn Hizam 2. Amar ibn Jasir 3. Uthman ibn Medh’un 4. Ebu Tufejl ibn Amir ibn Uail el Lejthi (e saktë)

  1. Në cilën betejë ranë shehid: Zejd ibn Harith, Xhafer ibn ebi Talib dhe Abdullah ibn Reuaha?

– 1. Betejën e Bedrit 2. Betejën e Uhudit 3. Betejën e Hajberit 4. Betejën e Mu’tes (e saktë)

  1. Sahabija e cila vrau 9 luftëtarë pabesimtarë në betejën e Jermukut është…?

–  Safije bint Jezid

  1. Toka sa herë përmendet në Kur’an?

– 1. 108herë 2. 118herë 3. 128herë 4. 228herë (e saktë)

  1. Dy sahabij jetuan gjashtëdhjetë vite në xhahiljet(në pabesim) dhe gjashtëdhjetë vite në Islam, kush janë ata?

– 1. Amar ibn Jasir dhe Hakim ibn Hizam 2. Hakim ibn Hizam dhe Hasan ibn Thabit (e saktë) 3. Hasan ibn Thabit dhe Amar ibn Jasir

  1. Vdiq Usame ibn Zejdi në vitin…?

– 1. 54 Hixhri (e saktë) 2. 45 Hixhri 3. 55 Hixhri

  1. Në cilët sure përmendet emri i Jusufit, alejhi selam?

–  Në Suren En’am, Jusuf dhe Gafir

  1. Kush ishte sahabiu e cili e kishte parë Xhibrilin, alejhi selam, dy herë ?

– 1. Imran ibn Husajni 2. Abdullah ibn Abas 3. Xherir ibn Abdilah el Bexhelij 4. Harith ibn Nu’man (e saktë)

  1. Kush ishte infermierja e parë në Islam ishte..?

– Refide binti Sa’d

  1. Kush ishte sahabija të cilën e denuan pabesimtarët dhe ia ndaluan pirjen e ujit. Por, Allahu i zbriti asaj ujë prej qiellit që të pastrohet dhe të pijë ujë. Pas këtyre ndodhive, e pranuan islamin ata që e denuan?

– Sumeja binti Hajat

  1. Cila është pema e parë që Allahu e krijoi në tokë?

– 1. Palma e Hurmës 2. Fiqin 3. Ullirin (e saktë) 4. Pema e Zekumit

  1. Sa kohë të jetës së tij njeriu e kalon në gjumë?

– 1. Gjysmën e jetës së tij 2. Një të katërtën e jetës së tij 3. Një të tretën e jetës së tij(e saktë) 4. Një të tetën e jetës së tij

  1. Kush ishte halifja i cili e burgosi Imam Ahmedin?

– 1. Jezid Ibn Muavije 2. Muavije ibn ebi Sufjan 3. El Mu’tesim (e saktë)

Autor: Tarik ibn Muhamed Bazur’a

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 3231

“Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata. Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme). Dhe, le të lëshojnë pelerinën e vet në anët e (trupit të) tyre dhe le t’u mos tregojnë stolitë e tyre, përpos: bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të tyre ose grave (mikeshave) të tyre, ose atyre që i kanë nën pushtet (si skllavët), ose atyre që u shkojnë pas (për të arritur lëmoshë) e që nuk kanë pretendime tjera ndaj femrave. E këta janë meshkujt apo fëmijët që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin! (Nurë: 30-31)

” E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve.” (Ahzab: 53).

” Me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar).” (Isra: 36).

” Allahu di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.” (Gafir: 19).

Transmetohet nga Ubadete ibni Sa’mit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Mi garantoni mua gjashtë gjëra, unë ua garantoj xhenetin: Kur të flisni, flisni të vërtetën, zbatone premtimin kur të premtoni, nëse ju besohet(ju lihet) diçka amanet, çojeni amanetin në vend, ruani organet gjenitale, ruane shikimin(ule shikimin nga harami) dhe largoni duartë(nga të bërit dëm).” (Shënon: Ahmedi: 22251, Ibn Hibani në Sahihun e tij: 271).

Transmetohet nga Burejde,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- i tha Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të: ” O Ali ! Mos e paso shikimin(e parë të rastësishëm) me shikim tjetër(dytin me qëllim). Sepse, shikimi i parë është për ry, kurse tjetri pas tij(i dyti) nuk është për ty.” (Shënon: Ebu Davudi: 2149, Tirmidhiu: 2777).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Zinaja e syve është shikimi(në haram), zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit e saj, zinaja e dorës është prekja,zinaja e këmbës është ecja, zemra luhatet duke anuar dhe dëshiruar(zinanë), kurse nfund organi gjenital e vërteton ose e përgënjeshtron.” (Shënon: Muslimi: 2567, Buhariu: 6343).

Transmetohet nga Ukbete ibn Amir,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Mjer për ju, mos hyni në ato vende ku rrinë gratë.” Një njeri nga Ensarët, tha: Po sikur të hyjnë të afërmit e bashkëshortit(kunati(vllai bashkshortit) saj, mixha i bashkëshortit, etj)? Pejgamberi alejhi selam, tha: ” Po të hynte(të vetmohet me të) edhe kunati saj, ai është vdekje për të.” (Shënon: Buhariu: 5232, Muslimi: 2172).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Mos të vetmohet askush nga ju me ndonjë femër, përveç nëse me të është prezent mahremi i saj(burri i saj, etj).” (Shënon: Buhariu: 5233, Muslimi: 1341).

Transmetohet nga Makil ibn Jesari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Më e mirë për ju do ishte të goditeni nga dikush në kokë me gjilpërë të hekurit, sesa ta prekni dikush nga ju një grua, e cila nuk është e lejuar për ju ta prekni.” (Shënon: Taberani në Muxhmeu ez zeuaid: 4/326, dhe Bejhekiu. Taberani thotë se hadithi është sahih).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2532

– Shpirti është tri llojesh: shpirt fort i prirë për të keqe, shpirt qortues dhe shpirt i qetë.

1. Shpirti fort i prirë për të keqe është ai shpirt, i cili nuk nxit përveç se në të ligën, dhe konsiderohet si burim i çdo të keqe dhe të lige.

2. Shpirti qortues është ai shpirt, i cili nxit në pendim pasi që është vepruar një e keqe brenda zemrës. Për këtë arsye ajo konsiderohet ndërgjegjja e zemrës së robit.

3. Shpirti i qetë është ai shpirt, i cili e adhuron Allahun me mirësi dhe nuk qetësohet përveç se me mirësi dhe me përmendjen e Allahut.

O ti rob i Allahut, kërko ndihmë që me shpirtin qortues, ta luftosh shpirtin fort të prirë për të keqe, që të arrish deri tek shpirti i qetë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1905

Vdes zemra jote.. atëherë kur shtohen problemet dhe brengat e tua.. dhe ti nuk e falënderon Allahun!

Vdes zemra jote.. atëherë kur qesh pa asnjë sebep!

Vdes zemra jote.. atëherë kur e humb besimin e atyre që të rrethakojnë!

Vdes zemra jote.. atëherë kur e harron përmendjen e Allahut!

Vdes zemra jote.. atëherë kur dëshpërohesh nga mëshira e Allahut!

Vdes zemra jote.. atëherë kur nuk mund të gjesh zgjidhje të logjikshme për problemet e tua!

Vdes zemra jote.. atëherë kur e ndjen se të tjerët të urrejnë!

Vdes zemra jote.. atëherë kur tallesh me mundësitë dhe mendimet e të tjerëve!

Vdes zemra jote.. atëherë kur vonohesh për në kryerjen e adhurimeve|

Vdes zemra jote.. atëherë kur nuk i pranon gabimet e tua!

Vdes zemra jote.. atëherë kur sytë e tu nuk munden të qajnë nga frika Allahut!

Vdes zemra jote.. atëherë kur e harron fuqinë e Allahut mbi ty!

Zemra jote, tani a është e vdekur apo ende vazhdon të rrahë?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË