Arhiva MujoreMay 2015

0 2149

Mos u ngrit nga sixhadeja jote pas namazit të sabahut, e ti vetëm se e ke thënë dhikrin e mëngjesit!

Mos u ngrit nga sixhadeja jote pas namazit të drekës, e ti vetëm se e ke lexuar një faqe nga Kurani!

Mos u ngrit nga sixhadeja jote pas namazit të ikindisë, e ti vetëm se ke thënë estagfirullah, shtatëdhjetë herë!

Mos u ngrit nga sixhadeja jote pas namazit të akshamit, e ti vetëm se e ke thënë dhikrin e mbrëmjes!

Mos u ngrit nga sixhadeja jote pas namazit të jacisë, e ti vetëm se je lutur për lumturi!

Mos harro se me leximin e ajetul Kursisë pas çdo namazi farz, mes teje dhe mes Xhenetit ju ndan vetëm se vdekja!

Veproje dhe do ta shohësh dallimin!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1214

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi t’ia mbulojë robit të Allahut (ndonjë të ligë apo mëkat), e që atij mos t’ia mbulojë Allahu mëkatet Ditën e Gjykimit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë se Allahu,- xhele veala!,- ka thënë: “O robërit e Mi, Unë ia kam bërë haram (ia kam ndaluar) Vetës Sime padrejtësinw dhe e kam bërë atë haram mes jush, andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi”.

Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se Pejgamberi,-alejhi selam ka thënë!,- “Njeriu kur bën mëkat i shënohet një pikë e zezë në zemër, nëse pendohet i pastrohet zemra, e nëse vazhdon në mëkate, atëherë i nxihet e tërë zemra”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush i thotë shokut të vetë eja të luajmë bixhoz le të jep sadaka”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu ka mallkuar atë që bën tatuazh dhe atë që i bëhet tatuazhi, ata që ndryshojnë krijimtarinë e Allahut”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush dëshiron ti shtohet risku dhe ti zgjatet jeta le ti mbajë lidhjet farefisnore”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu e urren atë njeri i cili flet fjalë amorale”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Secili prej jush është përgjegjës për diçka (për atë që i është besuar atij) dhe do të përgjigjet për atë (përgjegjësi që ka marrë)”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Dy lloje njerëzish nuk i prek zjarri i Xhehenemit: syri i cili loton e qanë nga frika e Allahut dhe syrin i cili kalon natën në rrugë të Allahut”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë ( të mira) ka në Ramazan, do të kishin shpresuar që tërë viti të jetë Ramazan”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sillu ndaj njerëzve ashtu siç ke dëshirë që ata të sillen ndaj teje”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Shfrytëzoji pesë gjëra para se të vijnë pesë tjera:
1. Rininë tënd para pleqërisë.
2. Shëndetin tënd para sëmundjes.
3. Pasurinë para varfërisë.
4. Kohën e lirë para se të zihesh.
5. Jetën para vdekjes.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- thënë: “Njerëzit më të sprovuar janë pejgamberët, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre( në iman- besim), pastaj ata që u vijnë pas tyre”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Dy rekate namaz për të vdekurin do të ishin më të vlefshme sesa dynjaja dhe çka ka në te”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili agjëron Ramazanin me bindje në Allahun dhe duke kërkuar shpërblimin nga Allahu, atij do t’i falen mëkatet”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Namazi deri në namaz, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan, janë shlyerje e mëkateve të vepruara mes tyre, nëse distancoheni mëkateve të mëdha”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Njerëzit janë të barabartë sikurse dhëmbët e krehrit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili i jep iftar një agjëruesi ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar, pa iu pakuar atij nga shpërblimi fare”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili falet, lutet (e ngjall natën e Kadrit me lloje të ndryshme ibadetesh) me bindje për vlerën e asaj nate dhe duke kërkuar shpërblimin nga Allahu, do t’i falen mëkatet që i ka bërë më herët”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Dije se ke hak ndaj Zotit tënd, ke hak ndaj vetës tënde, ke hak ndaj familjes tënde dhe jepja secilit hakun që e meriton

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

 Muslimi: 2590.

 Muslimi: 2577.

 Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi dhe Hakimi dhe sened të vërtetë.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Ahmedi: 6872, ndërsa Ahmed Shakiri thotë se isnadi i tij është sahih.

 Buhariu: 893, Muslimi: 1289.

 Tirmidhiu: 1639 dhe ka thënë se hadithi është hasenun garib. Ndërsa Shejh Albani e ka bërë hadithin sahih.

 Mundhiriu në ” Tergib ve Terhib”, Ibën Huzejme në ”sahihun” e tij, Bejhekiu. Ibën Xheuzi e ka vlerësuar hadithin si të shpifur në ” Mevduat” 2/189.

 Ahmedi: 6807. Shejh Shuajb Arrnauti ka thënë se isnadi i hadithit është i vërtetë.

Hakimi në ” Mustedrekun e tij” 4/306, dhe ka thënë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit edhe pse këta nuk e kanë transmetuar.

 Tirmidhiu. Shejh Albani e klasifikon hadithin si sahih: Shih- ” Sahihul Xhamiu, 992.

 Tergib ve Terhib: 1/251, nr.10.

 Buhariu: 38, Muslimi: 759,173.

 Muslimi: 233.

 Shejh Albani thotë se hadithi është daif. Shiko: Silsile ed Daife, nr: 3158.

 Ibën Maxhe: 1746, Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Nesaiu: 2193. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Tirmidhiu: 2413 dhe ka thënë se hadithi është hasen sahih.

0 946

Një njeri tha: Unë jam gjeneral i forcave detare në Gjermani!

Djaloshi ia kthehu: Na vjen mirë dhe na nderon!

Gjenerali i tha: Unë jam më i madh se i dërguari i juaj!

Djaloshi i tha: Kush është i dërguari im? A e njeh atë?!

U përgjigj: Po! Ti je musliman dhe i beson Muhamedit!

Djaloshi i thotë: Po mirë, unë jam musliman, mirëpo çfarë të shtyri ty të pretendosh se je më i madh se ai!

Gjenerali u përgjigj: Unë mundem ta rreshtoj një ushtri të plotë të përbërë nga njëzet mijë ushtarë, për më pak se dhjetë minuta!!

Djaloshi iu përgjigj duke i thënë: Nëse unë ti jap dy milion njerëz, sa kohë të duhet t’i rreshtosh në resht!!

U përgjigj: Nëse janë nën kontrollin tim, je i bindur se nuk do të zgjasë rreshtimi i tyre më tepër se dy orë!

Djaloshi ia kthehu: Edhe nëse nuk e flasin një gjuhë! Dhe nuk janë një moshë! Dhe janë nga gjitha vendet e botës! Si do t’i rreshtosh në rresht me precizitet!

U përgjigj duke u tallur: E pamundur është të rreshtohen kështu!

Djaloshi iu përgjigj: Shiko kah ekrani im! Dhe shiko ka Kibleja ime! Dhe shiko kah shtëpia e Zotit tim! Dhe shiko kah mysafirët e Zotit tim! Ata kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës.. dhe me zërin e imamit kur thotë “rreshtohuni”, rreshtohen rreth dy milion njerëz nga falësit e namazit, pa gjeneral ushtarak, e pa mbikëqyrës dhe pa ligj!

Djaloshi i tha: Kjo është feja e jonë! Kjo është trashëgimia e Pejgamberit tanë dhe të Dërguarit tanë me të cilin ti tallesh.

Ai ka vdekur, mirëpo ligjet e tij ende vazhdojnë deri më sot dhe do të mbeten deri Ditën e Kiametit!

Nuk ka njeri më të madh se ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1248

Nëna e një djaloshi ishte në gjendje kritike dhe shtrihet në spital. Një ditë nga ditët mjekët e lajmëruan djaloshin se gjendja e nënës së tij është shumë e keqe dhe nuk shpresohet për të shërim dhe në çdo moment mundet të ndërron jetë. Djaloshi doli nga dhoma e nënës së tij, i mërzitur për gjendjen e saj, dhe u nis drejt shtëpisë. Nuk mundej të rrinte i qetë në shtëpi, larg nënës së tij, dhe prapë vendosi të kthehet. Rrugës ndaloi me një pompë benzine, kur poshtë makinës së tij e pa një karton me një mace në të, e cila sapo kishte pas lindur mace të vogla dhe numri i tyre ishte i madh. Ato të voglat nuk mundeshin të ecnin dhe tha në vetvete se kush u sjell atyre ushqim duke qenë ato në këtë gjendje!!

Hyri në shitore dhe u bleu ushqim, ua vendoi përpara tyre dhe u nis për në spital. Hyri në dhomën e nënës së tij, mirëpo mbeti i shtangur dhe i ranë nga dora gjërat që i kishte blerë për nënën! Nëna e tij nuk ishte në dhomë! Mendoi se kishte ndërruar jetë! Shkon dhe e pyet motrën ku është nëna ime?! Motra i përgjigjet: Gjendja e nënës tënde është përmisuar për ka e mira dhe e larguam nga dhoma e përkujdesjes së veçantë dhe e kemi vendosur në dhomë tjetër me ata pacientë që gjendja e tyre është më e mirë. Djali me shpejtësi shkoi në dhomën tjetër dhe e pa nënën e tij, gjendja iu kishte përmisuar në të mirë. Ishte zgjuar nga koma dhe pasi që e përshëndeti e pyeti djali se çka ndodhi me të?! Nëna iu përgjigj: Duke qenë në atë gjendje, pa vetëdije, e pash në ëndërr një mace dhe fëmijët e saj, i kishin pas ngritur duart dhe luteshin për të!!

I lartësuar është Allahu, i cili i largon belat! Shëroni të sëmurit e juaj me sadaka!!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, qofshin mbi të, na porositi: “Frikojuni nga zjarri, qoftë edhe me një gjysmë hurme”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar,

por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata”. Isra 44.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1252

Lutu për vëllezërit të cilët i ka goditur fatkeqësia!

Disa dijetarë, kur binte ndonjë fatkeqësi mbi myslimanët, nuk flinin fare nga dhimbja që ndjenin. S’ka nënë që qanë e të mos jetë si nëna jote. S’ka motër që ka humbur vëllain e të mos jetë si motra jote. S’ka vajzë që ka humbur babanë, që është bërë jetime, e të mos jetë si vajza jote. Ky është obligimi i myslimanit: të ndjejë vëllazërinë islame dhe obligimet ndaj Islamit dhe më e pakta që mund të bëjë për t’i ndihmuar vëllezërit e tij me tërë atë që nënkupton fjala ndihmë. Ky është një themel në të cilin besojmë, pra, secili vëlla në Islam që kërkon ndihmë prej nesh, e kemi obligim t’i ndihmojmë me tërë atë që kupton kjo fjalë dhe të gjejmë me të një arsyetim tek Allahu. Ndërsa, ajo më e pakta që ua porosisim të tjerëve e që nuk është pak: të nxitojë (me lutje) robi tek Allahu. Ku e di ti, ndoshta një lutje e jotja pranohet në errësirën e natës apo dritën e ditës, ku mund ta dish?! Ndoshta lutesh për vëllezërit tu me një lutje që Allahu t’ua largojë brengat e të fitosh shpërblime shumë të mëdha. Lutu për vëllezërit tu, lutu në namazin tënd, lutu në sexhdet tua, lutu në kohët kur shpresohet më shumë pranimi i lutjeve dhe nxitoni tek Allahu pos të cilit s’ka të adhuruar e as zot tjetër.

Muhamed ibën Muhamed Muhtar Shenkitij

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 3418

Jahudizmi-Hebraizmi

Kjo fe e ka gjenezën nga hebrejtë të cilët rrjedhin nga Ibrahimi-paqa e Allahut qoftë mbi të, apo ndryshe të njohur si esbat, pasardhësit nga benu israilët, të cilëve Allahu ua dërgoi Musaun-paqa e Allahut qoftë mbi të, me Teuratin e ky ishte i Dërguari i tyre. Sa i përket emrit të tyre “jehudi” ky emër gjenezën e tij ka nga emri “Jehudha” njëri nga bijtë e Jakubit, si pasojë e përdorimit të shpeshtë të këtij emri ata u quajtën me këtë emër. Musa-paqa e Allahut qoftë mbi të, është edukuar në pallatin e Faraonit, i cili i vriste djemtë e beni israilëve në atë kohë, kështu që kur hyri Musa në moshën e rinisë e vrau një koptë, e si pasojë u zhvendos në Medjen dhe atjë punoi si bari tek një njeri i mirë. Është thënë se ky njeri ka qenë Shuajbi-paqa e Allahut qoftë mbi të, dhe se e ka martuar njërën prej dy vajzave të tij me Musaun-paqa e Allahut qoftë mbi të, me kusht që ai të punoj për ta për tetë vite. Pas plotësimit të marëveshjes Musa-paqa e Allahut qoftë mbi të, u kthye përsëri në Egjipt, gjatë kthimit i zbret shpallja, ku Musa-paqa e Allahut qoftë mbi të, urdhërohet që ta thëret Faraonin dhe popullin e tij në besimin e drejtë. Mirëpo Faraoni nuk e pranoi thirrjen e tij, madje e luftoi atë, e kjo e detyroi Musaun-paqa e Allahut qoftë mbi të, që bashkë me pasuesit e tij të largohen nga ai vend. Por qëllimi i Faraonit pas dëbimit ishte që edhe ti vret, duke i ndjekur nga prapa, mirëpo atëherë ndodh mrekullia e çarjes së detit me urdhërin e Allahut, e si pasojë Allahu e shpëtoi të Dërguarin e Tij dhe besimtarët dhe e fundosi Faraonin dhe ushtrinë e tij, madje ndodhitë e Musaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, janë ndër më të përmendurat në Kuran nga të gjithë profetët e tjërë për shkak të pozitës së këtij profeti në gjithë historinë e profetëve.

Prej besimeve më të rëndësishme të çifutëve janë:

1. Se ata të cilin ka dashur ta bëj kurban Ibrahimi-paqa e Allahut qoftë mbi të, ka qenë Is’haku i cili ka lindur nga gruaja e tij Sara, ndërsa realiteti është se Ai ka qenë Ismaili -paqa e Allahut qoftë mbi të.

2. Nuk ceket në librat e tyre ringjallja, shpërblimi, dënimi, vetëm se ndonjëherë simbolikisht, sepse struktura e përgjithshme e çifutëve është se nuk besojnë vetëm se në atë materialen.

3. E shohin se shpërblimi dhe dënimi janë vetëm në dunja, shpërblim për ta llogaritet fitorja dhe sundimi, ndërsa dënim humbja, poshtrimi dhe robërimi.

4. Besojnë se këta janë popull i zgjedhur nga ana e Allahut dhe se shpirtrat e tyre janë pjesë e Allahut, prandaj kush i sulmon izraelitët nga popujt tjerë është njëlloj si me e sulmuar Allahun dhe se dallimi ndërmjet njeriut dhe kafshës është në atë se ai i cili është çifut llogaritet njeri, ndërsa të tjerët pos tyre janë kafshë, duke i cekur në Kuran Allahu thotë:” Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: Ne nuk kemi kurfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që ua marim) të paditurve (arabëve analfabet). Pra duke e ditur të vërtetën ata thonë për Allahun gënjeshtër”.1

5. Lejohet tek ta mashtrimi për atë i cili nuk është çifut, vjedhja e tij, dhënia e kamatës atij, dëshmia e rejshme kundrejt tij si dhe mosrespektimi i betimit përballë tij, e gjitha kjo sepse besimi i tyre është se të tjerët veç tyre janë si qentë, apo janë derra apo kafshë të tjera, madje më e keqja është se këto vepra kur bëhen kundrejt tjerëve veç tyre, kjo llogaritet tek ata afrim tek Allahu.

6. Feja e hebraizmit është specifike vetëm për çifutët, e si pasojë nuk u lejohet tjerëve që të hyn në fenë e tyre, pra të konvertohen në hebraizëm vetëm në qoftë se kanë ndonjë gjenezë nga populli hebre.

7. Po ashtu nga gjeneza e çifutëve të deformuar ka dalë edhe cionizmi, si lëvizje politike kombërtare shkatëruese, e cila ka pasur si qëllim kryesorë ngritjen e shtetit hebre në Palestinë.

Këtë plan të tyre ata e kanë filluar që një shekull, derisa e formuan shtetin e tyre, ky me formimin e tij nga qëllimet e tyre ka qenë edhe që ta sundojnë gjithë botën. Prej qëllimeve të tyre të cilat i kanë të rënditura në protokollet e tyre nga udhëheqësit cionist është: frikësimi masës së thjeshtë, përdorja e dhunës, shkatrimit përçarjes ndërmjet njerzve, futja e tyre në degjenerim moral, thirrja në mosbesim, çfrenim epshor pa kufij, fesat, mashtrimin e njerzve me moton:”liri”, “barazi”, “njerzi”2.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Ali Imran:75.

2 Shiko “Meusuatul-mujeserah fil edjani vel-medhahibi el-muasira” fq. 495 me tejkalime.

0 1561
Dikush nuk e ka problem që të ngritet dhe të falë sabahun, edhe nëse koha e namazit lëvizë, sepse për atë rëndësi nuk ka koha, por Krijuesi i kohës.
Është urdhër nga Allahu i Lartësuar dhe duhet të nënshtrohemi para çdo urdhëri të Tij. Nënshtrimi ndaj njerëzve është ulje e nënçmim, ndërsa nënshtrimi ndaj Allahut është lartësim. Shpesh ndodhë që njerëzit të arsyetohen për mosfaljen e pesë kohëve të namazit, e sidomos të atij të sabahut, si: shumë herët po falet, dimrit me arsyen se është ftohtë, e arsye nga më të ndryshmet. Thua se karakteristikat e stinëve e lirojnë nga namazi!
Ndërsa, po t’i kthehemi  çështjeve të kësaj bote, si udhëtimi me aeroplan i ndonjë anëtari të familjes, gjithë familja mobilizohen ta zgjojnë edhe para kohe, vetëm e vetëm t’i arrijë me kohë në punë drejtorit apo udhëheqësit ku punon. Ku po mbetet serioziteti jot dhe arsyet e tua për mosfaljen e namazit?!
Mos ta kthejmë shikimin e Allahut në gjënë më të pavlerë në jetën tonë. Jo se Allahu ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për Atë.
Si nuk na humbë asnjë sekuencë e lojës së futbollit, asnjë episod i serialit që zgjatë me vite, asnjë minutë i ndonjë spektakli, por lejojmë të na humbë një adhurim që ska alternativë!!!
Le të mos harrojmë se vetëm dy rekate sunet të namazit të sabahut janë më me vlerë se gjithë bota, e mos të flasim për faljen e farzit.
O mysliman, vetëdijesohu një herë e përgjithmonë dhe mos shko pas mashtrimeve të dexhallëve të kësaj bote.
Mblidh forcën dhe pendohu, fale sabahun dhe jepja besën Allahun të bëhesh një mysliman i denjë.
Allahu e përmirësoftë gjendjen tonë dhe të myslimanëve në përgjithësi.
Para mbylljes,
LLOGARITE VETEN PARA SE TË LLOGARITESH!
Hoxhe : Valdet Kamberi
Burimi: albislam.com

0 1478

– I është thënë lumturisë: Ti ku banon.. !

U përgjigj: Në zemrat e atyre që janë të kënaqur!

– E me çka ushqehesh..?

U përgjigj: Nga fuqia e imanit të tyre!

– U pyet: E si vazhdon të jesh prezente vazhdimisht..?

U përgjigj: Nga drejtimi i mirë i tyre i çështjeve!

– E si fitohesh..?

U përgjigj: Kur e dinë shpirti se nuk do ta godet atë vetëm se ajo që e ka caktuar Allahu për të.. !

– E si largohesh nga njeriu..?

U përgjigj: largohem kur vjen koprracia pas bujarisë, e mërzia pas lumturisë, e dyshimi pa bindjes.. !

– Përkujdesuni për lumturinë e juaj dhe para saj për lumturin e atyre që ju rrethojnë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1434

Dega e parë: Mjafton që vdekja sa këshillues i mirë që është.. njerëzit i ndan.. jetën e turbullon.. epshet i shkatërron..

Dega e dytë: Allahu është i Vetmi që e posedon lumturinë e të tjerëve.. mos kërko dhe mos hulumto lumturi nga të tjerët, po atë kërkoje vetëm se nga Allahu..

Dega e tretë: Menduan pasanikët se lumturia gjendet në pasuri.. dhe menduan mbretërit se ajo është në pozitë dhe fuqi, po e vërteta është se ajo është në adhurimin e Allahut..

Dega e katërt: Tha njëri nga njerëzit e njohur që e pranuan Islamin se, unë dyzet vite e kërkoja lumturinë dhe atë nuk e gjeta përveç se në besimin në Allahun..

Dega e pestë: Grua e ndershme është ajo nga e cila shpresohet e mira e saj dhe jemi të mbrojtur nga sherri i saj.. ajo e përcjell mirësinë tek të tjerët, kurse e largon dhe e pengon të keqen nga të tjerët.

Dega e gjashtë: Ka mundësi që një vepër të vogël ta zmadhon nijeti, dhe një vepër të madhe ta zvogëlon nijeti.. për këtë arsye mos e neglizho atë.

Dega e shtatë: Dynjaja do të shkon.. udhëtimin tonë do ta shoqëron vepra, e ajo që do ta fitojmë do të jetë ose kopsht që do të na bën hije.. ose varr që do të digjet nga zjarri i Xhehenemit.

Dega e tetë: Nga të gjitha ndjenjat, dhembja mbetet edukatori më i mirë i njeriut..

Dega e nëntë: Shejtani thotë e shkatërrova birin e Ademit me gjynahe, kurse ai më shkatërroi me istigfar.

Dega dhjetë: Çka mendon se ka në Xhenetin që e krijoi Allahu me Dorën e Tij.. nuk ka mundësi ta paramendosh asnjëherë??

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË