Arhiva MujoreJune 2015

0 1036

Shejhu Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë, kur e përshkruan betejën e tij në mendjen e tij me çështjen e ardhmërisë, thotë:

Mësova në shkollën fillore për hir të ardhmërisë, dhe pastaj më thanë, mëso në të mesmen për hir të ardhmërisë!!

Pastaj më thanë, mëso në fakultet për hir të ardhmërisë!

Pastaj më thanë punësohu për hir të ardhmërisë!

Pastaj thanë martohu për hir të ardhmërisë!

Pastaj thanë bën fëmijë për hir të ardhmërisë!

Dhe unë tash arrita deri këtu!! I bëra 75 vite dhe jam duke e shkruar këtë artikull, dhe ende vazhdoj të shikoj në ardhmëri!

Ardhmëria nuk është diç tjetër, pos një leckë e kuqe e vendosur mbi kokën e demit, i cili vrapon pas saj, dhe nuk mundet ta arrin, ngase ardhmëria, nëse arrihet bëhet e tashme, dhe e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj e pret të ardhmen e re!!

Ardhmëria reale dhe ajo e vërteta është ta kënaqsh Allahun, dhe të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit dhe të hysh në Xhenetin e Tij!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1431

Biri im!! Për t’u bërë mbret i respektuar në mesin e njerëzve, mos fol për gjërat para se të vërtetosh saktësinë e burimit!!

Nëse të vjen ndokush me lajm, sigurohu dhe qartësoje lajmin, para se ta përhapësh!

Ruaju nga thashethemet! Mos i beso çdo gjëje që flitet dhe gjysmës së asaj që shihet!

Nëse Allahu të sprovon me armik, kundërshtoje me mirësi ndaj tij, dhe ktheja të keqen me të mirë, dhe ka mundësi që armiqësia të shndërrohet në dashuri!!

Nëse dëshiron të dish se kë e ke shok, udhëto me të! Në udhëtim, njeriut i shkrihet pamja e jashtme dhe i shpaloset personaliteti i tij! Për këtë është arsye udhëtimi (es sefer—në gjuhën arabe) e ka marrë këtë emër, ngase e shpalos moralin dhe natyrshmërinë e njeriut!!

Nëse njerëzit të sulmojnë dhe ti je në të drejtë, apo të gjuajnë me kritika, gëzohu!! Ata ta bëjnë me dije se ti je i suksesshëm dhe ke ndikim!! Qenit të ngordhur, as nuk i bihet dhe as nuk i hedhet, përveç se pemë që jep fryte!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1841

Ceket për një burrë se ia mësonte Kuranin gruas së tij për çdo ditë! Dhe një ditë nga ditët, burri duke hulumtuar pas disa gjërave personale nëpër shtëpi, e gjen një kuti, të cilën nuk e kishte pas parë asnjëherë më herët në shtëpi! E mori dhe e hapi, dhe në të gjeti disa diploma dhe lëvdata, për nxënien e Kuranit përmendësh, edhe atë me emër të gruas së tij! Burri u habit, dhe mbeti pa fjalë, dhe në vetvete tha: Si është e mundur që gruaja ime të jetë hafëze e Kuranit, dhe të jetë e vlerësuar nga dijetarë eminent, e unë mos ta di?!

E pyeti të gruan: Si është e mundur të jesh hafëze kur unë tash jam duke ta mësuar Kuranin?!

Iu përgjigj: I dashuri im, ti asnjë ditë nuk më pyete se, a di nga Kurani diçka apo jo, dhe unë nuk të tregova asnjëherë!

E shfrytëzova këtë shans që ti të ma mësosh Kuranin, ashtu si ia mëson fëmijës tënd, që nëse gaboj të mbetesh me mua dhe të përsërisim bashkërisht, kurse kur t’ia qëlloj, të më sjellësh dhurata që të më nxitësh të mësoj më tepër dhe në fund të më përqafosh!

Burri nga gëzimi filloi të qan dhe tha: Falënderimi i takon Allahut që më furnizoi me grua të ndershme!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3446

Një grua na rrëfen për jetën se saj dhe thotë: Burri më ndërroi jetë, dhe unë isha në të tridhjetat, dhe mbeta e vetme me pesë fëmijët që i kishim bashkë! Dynjaja mu errësua në sytë e mi, qaja për çdo ditë, u mërzita tepër, shpirti mu ngushtua dhe ia preferova vetes vdekjen se sa të jetoj në atë gjendje!

Më kapluan brenga të mëdha! Fëmijët i kisha të vegjël, dhe nuk kishim hyrje materiale, dhe e shpenzoja për çdo ditë atë burim të vogël që na e la prindi i fëmijëve!

Ndërkohë, një ditë nga ditët isha në dhomën time, dhe dëgjoja në radio një emision fetar, e dëgjova dijetarin duke thënë se, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bie istigfar pa ndërprerë, Allahu do t’ia mënjanojë çdo brengë, do t’i japë rrugëdalje nga çdo situatë dhe do ta furnizojë nga nuk shpreson”.

Pasi që e dëgjova, fillova të bëj istigfar (kërkim falje) shpesh, dhe poashtu i urdhërova fëmijët të bëjnë shpesh brenda dite dhe nate. Nuk kaluan gjashtë muaj, vetëm se u bënë planifikime të projekteve mbi disa prona tona të vjetra, dhe kompanitë na zëvendësuan me miliona! Djali im u bë më i miri nxënës në rajon dhe e mësoi Kuranin përmendësh! Shtëpia filloi të mbushet me mirësi dhe filluam të jetojmë në begati! Allahu m’i përmisoi të gjithë fëmijët, djem dhe vajza, dhe nga unë u largua pikëllimi, brengat dhe mërzitë, dhe u bëra grua e lumtur!

Ku jemi ne nga fjala e Allahut: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. Nuh 10-12.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2704

Justinian Topulli

Më shumë sesa të merren si shumë seriozisht, këto deklarime kërcënuese të shqiptarëve të inkuadruar në radhët e ISIS-it, duhen parë si retorikë boshe, nga njerëz që kërkojnë të rivendosin veten në qendër të vëmendjes, nga njerëz që nuk i njeh askush dhe që nuk përfaqësojnë askë, as fenë islame dhe as besimtarët muslimanë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Këta njerëz kanë nevojë për audiencë, ashtu si Lavdrim Muhaxheri kohë më parë, të cilin këta njerëz duket se duan ta zëvendësojnë dhe nuk është çudi që pas kësaj video të kemi të tjera të ngjashme me ato të Lavdrimit. Ndaj nuk është diçka e mençur ti jepet gjithë kjo hapsirë mediatike këtyre njerëzve të frustuar që nuk janë as vetvetja.

Problemet që kanë muslimanët shqiptarë sot në trojet e tyre nuk zgjidhen me një retorikë të tillë, përkundrazi me të tilla deklarime ato vetëm dëmtohen dhe hedhin benzinë në zjarrin e islamofobisë. Përdorimi i këtyre probleme dhe gjuha kërcënuese me të cilën ato trajtohen është e turpshme nga këta njerëz (nëse nuk kemi të bëjmë me ndonjë aktrim të qëllimshëm), gjuhë e cila është katërçipërisht e refuzuar nga ana jonë si muslimanë. Kemi të bëjmë pra, thjesht me një riciklim të të njëjtit imazh donkishotesk të Muhaxherit.

Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet këtyre njerëzve nga media është pikërisht t’i marrësh ata shumë seriozisht dhe të përhapësh mesazhet e tyre.

Zoti na ruajt nga mendtë e kokës!

0 3109

Allahu nuk e pranon asnjë vepër të mirë, e cila nuk i plotëson këto dy kushte, e ato janë:

  1. Sinqeriteti, i cili është kusht i brendshëm dhe,
  2. Pasimi sunetit të Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- i cili është kusht i jashtëm.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; – Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës.” (Mulk: 2).

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Vepra duhet të jetë e sinqertë dhe e saktë për t’u pranuar tek Allahu. Nëse vepra është e sinqertë dhe nuk është e saktë, atëherë nuk pranohet. Gjithashtu, nëse vepra është e saktë dhe nuk është e sinqertë nuk pranohet.”

Allahu,- xhele ue ala!,- thoë:

“Kush është besimtar më i mirë nga ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bëmirës.” (Nisa: 125).

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri si ju, mua më është shpallur që Zoti juaj është vetëm një Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!”. (Kehf: 110).

Kushti i parë i pranimit të veprave: SINQERITETI

Sinqeriteti është largim nga çdo gjë që e njëllos veprën e mirë dhe e dëmton qëllimin e mirë, duke synuar me këtë afrimin tek Allahu,- xhele ue ala.

Është thënë për sinqeritetin: “Sinqeriteti është ta veçosh vetëm Allahun gjatë kryerjes së adhurimieve dhe të synosh arritjen e kënaqësisë së tij.”

“Ta harrosh shikimin e krijesave gjatë kryerjes së veprave dhe ta kesh parasysh çdoherë shikimin e Krijuesit.”

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Dhe janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.” (Bejine: 5).

Transmetohet nga Ebu Umame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Erdhi një njeri tek pejgamberi,- alejhi selam!,- dhe i tha: Çfarë thua për njeriun, i cili lufton për të arritur shpërblimin dhe përmendjen, çfarë shpërblimi ka? Pejgamberi, alejhi selam, ia ktheu: Ai nuk merr asnjë shpërblim. E përsëriti pyetjen tre herë, kurse pejgamberi, alejhi selam, ia kthente duke i thënë tre herë rradhazi: Asgjë. Pastaj tha pejgamberi, alejhi selam: “Allahu nuk pranon asgjë nga veprat, pos atyre që bëhen me sinqeritet dhe atyre veprave që me to synohet Fytyra e Allahut.”[1]

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- haxhin e lamtumirës ka thënë: ” Allahu e ndriçoftë ftyrën atij i cili ndëgjon fjalët e mia dhe ia përcjell tjerëve, ka mundësi ai që bartë fjalën time nuk është më i ditur (i aftë) se atij që ia përcjell ky. Tre gjëra e ruajnë zemrën e besimtarit nga devijimi. Kryerja e veprave me sinqeritet për hirë të Allahut, këshillimi i udhëheqëseve të muslimanëve dhe mosndarja në grupe.”[2]

Këto tre gjëra e pastrojnë zemrën e muslimanit nga tradhtia, hasedi dhe devijimi.

“(Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë – përveç robërve Tu të sinqertë!”. (Sad: 82-83).

Një i devotshëm i thoshte nefsit të tij: “Shpirti im, bëhu i sinqertë, nëse dëshiron të jesh prej të shpëtuarve.”

Është thënë se: “Ai që siguron një çast të sinqertë nga jeta e tij për hirë të Allahut, ai do të jetë prej të shpëtuarve.”

Rreziku i humbjes së sinqeriteti gjatë kryerjes së veprave:

“Sikur zullumqarët të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, ata të gjitha këto do t’i flijonin (për të shpëtuar), prej dënimit të ashpër në Ditën e Kijametit. Atëherë, Zoti do t’u tregojë atyre atë që nuk e kanë llogaritur.

“U shfaqen atyre të këqiat që i kanë bërë dhe do t’i kaplojë dënimi të cilin e përqeshnin.” (Zumer: 47-48)

“Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj juve për ata që më së shumti dëmtojnë me punët e veta.”

“Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, e mendojnë se kanë punuar vepra të mira?” (Kehf: 103-104).

Jakubi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Njeri i sinqertë është ai i cili kur bën vepra të mira i fsheh ato sikurse që i fsheh veprat e tij të këqija.”

Susiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Sinqeriteti domethënë ta humbësh shikimin tek sinqeriteti yt, sepse ai që që sheh në sinqeritetin e tij sinqeritet, le ta dinë se sinqeriteti i tij ka nevojë për sinqeritet.”

Ejubi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Pastrimi i nijetit nga vepruesit e veprave është më vështirë sesa veprimi i të gjitha veprave të tyre.”

I është thënë Sehlit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- : “Cila është gjëja më e vështirë për nefsin? Sehli iu përgjigjë: Sinqeriteti, sepse nefsit pastaj nuk po i mbetet asgjë.”

Fudajl ibn Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Lënia e veprave përshkak të njerëzve është syefaqësi. Kurse veprimi përshkak të njerëzve është shirk. Kurse sinqeritet i vërtetë arrihet atëherë kur Allahu të ruanë ty nga këto dy gjëra.”

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Vepra më e mirë eshtë kryerja e farzeve që na ka obliguar Allahu. Devotshmëri është largimi nga haramet (mëkatet). Dhe nijeti i sinqertë është në kërkim të asaj që është tek Allahu.”

Dijetarët e Selefit,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- kanë thënë: “Është mundur të ndodh që një vepër të vogël ta zmadhoj nijeti, dhe është e mundur të ndodh që një vepër të madhe ta zvoglojë nijeti .”

Jahja ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Mësojeni nijetin, sepse nijeti është më i plotë sesa kryerja e veprave.”

Transmetohet me zingjir të saktë se Ibn Omeri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kishte ndëgjuar një njeri i cili ishte duke veshur ihramin për haxh duke thënë: “Allahu im dëshiroj haxh dhe umre.” Ibn Omeri i tha: A don t’u tregosh njerëzve, a nuk e di Allahu atë që ke në shpirtin tënd.”

Kushti i dytë për t’u pranuar veprat është: Pasimi i sunetit të Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem

Pra, vepra të cilën dëshiron ta kryesh duhet të jetë në përputhje me sunetin e Muhamedit, alejhi selam.

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kush shpik gjëra që nuk janë të fesë tonë, ato janë të refuzuara.” Dhe: “Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është e fesë tonë, ajo është e refuzuar.”[3]

Gjithashtu, Allahu e ka bërë obligim rrespektimin e Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem, ku thotë:

“Atë që ua jep Profeti, atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe frikësojuni (mos i kundërshtoni) Allahut, sepse, Allahu, me të vërtetë, dënon ashpër.” (Hashr: 7).

“Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” (Ahzab: 36).

Allahu, e bëri pasimin e Muhamedit alejhi selam, shenjë të dashurisë së tij, duke thënë:

“Thuaju (o Muhamed!): Nëse ju e doni Allahun, eni pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Allahu falë dhe është mëshirues.” (Imran: 31)

Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë se Allahu i sprovoi ata që pretenduan se e duan Allahun, me këtë ajet:

“Thuaju (o Muhamed!): Nëse ju e doni Allahun, ejani pas meje, atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Allahu falë dhe është mëshirues.” (Imran: 31)

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush do të jetojë prej jush (pas meje) do të sheh mospajtime të shumta, prandaj kapuni për Sunetin tim dhe Sunetin e Halifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni pas tyre me dhëmballë si dhe kujdes nga gjërat e shpikura (bidatet), sepse çdo bidat është devijim (humbje).”[4]

Imam Zuhriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Të kapurit pas Sunetit është shpëtim, sepse suneti mu ashtu siç ka thënë Imam Maliku, se suneti është si anija e Nuhut alejhi selam, kush hip në të arrinë shpëtimin, ndërsa kush vonohet apo nuk hip fare ai do të jetë prej të shkatërruarve.”

Sufjan eth Theuriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Nuk pranohet fjala e thënë pa u futur në vepër. Nuk janë të shëndosha dhe të qëndrueshme fjala dhe puna pa nijet. Kurse fjala, puna dhe nijeti nuk janë të shëndosha nëse nuk përputhen me sunetin.”

Transmetohet se Ibn Sheudhebiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- të ketë thënë: “Prej mirësive të Allahut ndaj një djaloshit të ri, i cili ka filluar jetësimin e islamit është t’ia mundësoj atij shoqërimin me pasuesit e Sunetit, që e nxisin atë në pasimin e tij.”

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon: Nesaiu: 6/25(kapitulli mbi xhihadin). Hafidh el Iraki në tahrixh el ihja: 4/28 e vlerësoi hadithin si hasen. Hafidh el Mundhirij në Tergib: 1/24 thotë se zingjiri i transmetimit është i mirë. Dhe Shejh Alban e vlerësoi hadithin si hasen në silsile ehadith es sahiha: 52).

[2] (Shënon: Tirmidhiu: 10/126(kapitulli mbi diturinë)dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Ibn Maxhe në parathënien e tij: 1/84, Darimiu: 1/67, Begaviu në Sherhu Suneh: 1/236 dhe Imam Ahmedi në musnedin e tij :4/80,82. Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).

[3] (Shënon: Buhariu: 5/301 dhe Muslimi: 12/16).

[4] (Shënon: Ahmedi: 4/126-127, Ebu Davudi: 1/44-45, Begaviu: 1/205. Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen sahih, kurse Begaviu e vlerësoi hadithin si hasen).

0 1780

– Allahu e porositi Isën, alejhi selam, me namaz, edhe atë qysh duke qenë në djep! Paramendoni një fëmijë në djep i cili flet dhe thotë: “Ai më ka porositur që të falem”. Merjem 31.

Porosia e Allahut për Isën, alejhi selam, ishte falja e namazit!

– Kur Shuajbi, alejhi selam, e ndaloi popullin e tij nga shirku dhe nga kaosi ekonomik, i thanë: “Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë”. Hud 83.

A e vërejtët se me çfarë cilësie dallohen të ndershmit?! Dhe kë e madhështojnë ata?! Ai është namazi!

– Ibrahimi, alejhi selam, familjen e tij e la në shkretinë të shkretë, dhe pastaj tha: “O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin”. Ibrahim 37.

Porosia ishte namazi!

– Musai, alejhi selam, u porosit nga Allahu me dy porosi, e njëra ndër to ishte namazi: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua” Taha 14.

– Ku u përgëzua Zekerija, alejhi selam, me fëmijë, pasi që e arriti pleqërinë?!

Allahu tha: “E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain”. Ali Imran 39.

Zekerija, alejhi selam, u përgëzua duke qenë në namaz!

– Jobesimtarët e preokupuan të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga namazi i ikindisë, dhe e bëri një dua të frikshme kundër tyre: “Allahu i mbuloftë me zjarr varret dhe shtëpitë e tyre, ashtu si na preokupuan nga namazi”!.

– Në Kuran nuk është krahasuar asnjë adhurim tjetër si namazi me adhurime tjera. Ajo vjen paralele me zeqatin, me sabrin, me ritet, me xhihadin, etj.

Porosia e fundit e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte namazi dhe namazi!

Pra, porosia e Allahut për Pejgamberët e Tij ishte namazi, edhe atë faljen e tij në rehati dhe në vështirësi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË