Arhiva MujoreJuly 2015

0 1711

Siç jeton ashtu edhe do të vdesësh (Shembuj praktik nga dijetarët islam)!

  1. Hafidh Ibn Rexheb el Hanbeli,- Allahu qoftë i kënaqur me tê!,- duke komentuar koleksionin e përmbledhjes së haditheve të Imam Buhariut, arriti tek komenti i hadithit mbi kapitullin e Xhenazes dhe pastaj vdiq.
  2. Vdiq Muhamed Emin esh Shenkiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke komentuar Kur’anin arriti tek ajeti :

أُولَٰئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مِنْهُۖ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ أُولَٰئِكَ حِزْبُ اللَّهِ ۚ أَلَا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُون

“Ai, në zemrat e tyre ka mbjellë besimin dhe me shpalljen e Vet i ka fuqizuar ata, dhe Ai do t’i shpie ata në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, por edhe ata do të jenë të kënaqur ndaj Tij. Ata janë ithtarë të (rrugës së) Allahut, e ata, ithtarët e Allahut, me siguri, janë fitues.” (El Muxhadele: 22).

  1. Hafidh Ibn Haxher el Askalani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- vdiq duke lexuar fjalën e Allahut:سَلَامٌ قَوْلًا مِنْ رَبٍّ رَحِيمٍ

“Selam!” – (përshëndetën ata) me fjalë prej Zotit Mëshirues.” (Jasin; 58).

  1. Vdiq Shejhul Islam Ibn Tejmije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke lexuar fjalën e Allahut:
    إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَر فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ
    “Ata që i frikësohen Allahut me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve, në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.” (Kamer: 54-55).
  2. Shejh Muhamed Rashid Rida,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- vdiq duke komentuar librin e Allahut(Kur’anin) dhe arriti tek ajeti 101 i sures Jusuf:رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِنْ تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ ۚ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنْتَ وَلِيِّي فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۖ تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ

“O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtetin dhe më ke mësuar komentimin e ngjarjeve! (O) krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë edhe në botën tjetër! Bën që të janë të mirë!.” (Jusuf: 101).

  1. Vdiq Shejh Muhamed el Muhtar esh Shenkiti, babai i Shejh Muhamed bin Muhamed el Muhtar esh Shenkiti (Allahu qoftë i kënaqur dytë) duke ligjeruar në xhaminë e Muhamedit, alejhi selam, tema e cila ligjeronte ishte: “Vlera e vdekjes dhe varrosjes në Medine.”

Shembuj të këtillë kemi plot. Ata jetuan duke kërkuar diturinë dhe ashtu edhe Allahu ua mundësoi të vdesin.

E lus Allahun e madhërishëm të na mëshiroj, të na falë, të na mundësoj një përfundim të mirë dhe të na bashkoj në Xhenetin firdeus me pejgamberët, shehidët, dijetarët dhe njerëzit e mirë.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1772

Një thesar i quajtur DIJE

Ulu me dijetarët, e shton dijen.
Ulu me dijetarët, lumturohesh.
Nuk vdes ai që ka ngjallë një dije. 
Dijetarët janë të huaj, për shkak të injorantëve të shumtë.
Dijetari shikon me syrin e zemrës, ndërsa injoranti me të ballit.
Dija pa punë është sprovë.
Dija më e mirë është ajo që t2e përmirëson.
Dija është kapaku i mirësive.
Dija më e keqe është ajo me të cilën nuk punohet.
Dija është fitorja më e madhe.
Mbyte injorancën me dije.
Dituria të udhëheq, ndërsa puna me të, të dërgon në cak.
Dija është shoqëruesi më i mirë.

Përkthim dhe përmbledhje:
Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1764

Besimi i drejtë në Librat, dhe dobitë e besimit në to!

Për cilat libra bëhet fjalë këtu?

Këtu kemi për qëllim librat të cilat Allahu,- xhele veala!,- ia ka zbritur të dërguarve të Tij, si udhëzim dhe mëshirë e madhe nga ana e Allahut për mbarë njerëzimin, e përmes këtij udhëzimi njerëzimi të arrijë lumturinë e kësaj bote dhe ahiretit (botës tjetër).

Besimi i drejtë në librat, përmban katër gjëra:

Besimi i drejtë dhe i paluhatshëm se me të vërtetë ata libra janë zbritur nga ana e Allahut,- xhele veala!.

Besimi në emrat e librave të cilat ne i dimë, si psh: Kur’ani, i cili i ka zbritur Muhamedit,- sal-Allahu alejhi ve selem!. Tevrati, i cili i ka zbritur Musait,- alejhi selam!. Inxhili, i cili i ka zbritur Isait,- alejhi selam!. Zeburi, i cili i ka zbritur Davudit,- alejhi selam!.

Ndërsa sa u përket librave të tjerë të shpallur të cilëve nuk ua dimë emrat, ne u besojmë atyre në përgjithësi.

Njashtu muslimani e ka për obligim t’u besojë lajmet e tyre të sakta, si tregimet Kur’anore si dhe lajmet të cilat nuk kanë pësuar ndryshim dhe nuk janë devijuar, por kanë mbetur mu ashtu si janë shpallur nga Allahu,- xhele veala!.

Muslimani duhet t’u nënshtrohet ligjeve dhe rregullave të cilat gjenden në ato libra, por ato rregulla duhet të mos jenë të deroguar apo ndryshuar.

Duhet të ndahemi të kënaqur dhe ti dorëzohemi tërësisht rregullave dhe ligjeve të atyre librave pa marrë parasysh se ne i kuptojmë urtësitë e atyre ligjeve apo jo.

Të gjitha librat e zbritura më parë janë të anuluara me zbritjen e Kur’anit famëlartë.

Allahu,- xhele veala,- thotë:

“Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që Kur’ani është vërtetues i librave të mëparshëm dhe anulues i tyre”. Maide, 48.

Dhe duke qenë se Kur’ani është anulues i tyre nuk i lejohet muslimanit të punojë me asnjë ligj, prej ligjeve të librave të mëparshëm, përveç atij ligji që është i saktë dhe i vërtetuar nga Kur’ani.

Cilat janë dobitë e besimit në librat e shpallura?

Disa nga dobitë:

  1. Muslimani e kupton se si është kujdesur Allahu,- xhele veala!,- ndaj robërve të tij, ia ka lehtësuar udhëzimin dhe kuptimin e ligjeve përmes shpalljes së librave.
  2. Përmes besimit në librat e shpallura, muslimani arrinë të kuptojë urtësinë e Allahut në ligjet e Tij, duke i zbritur çdo populli atë që i përshtatet.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në librin e Tij, famëlartë:

“Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program (të posaçëm në çështje të veprimit).” Maide, 48.

  1. Falënderimi i Allahut për atë mirësi.

Shejh Muhamed bin salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!

Burimi: albislam.com

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

0 2153

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.” (Talak: 3).

“Dhe vetëm te Allahu le të mbështeten besimtarët.” (Tegabun: 13).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mu shfaqën popujt; shikova një pejgamber dhe sêbashku me të ishte një grup i vogël (nga ata që e kanë ndjekur- prej tre njerëzve deri nëntë njerëz). Pastaj, shikova një pejgamber tjetër dhe së bashku me të ishin një apo dy veta që e kishin ndjekur. Njashtu, shikova një pejgamber i cili nuk kishte asnjë pasues me vete. Kur (pas pak) mu shfaq një turmë e madhe njerëzish dhe unë mendova se ata janë umeti im, por më thanë se ky është Musai dhe populli i tij që e pasonin (ndjeknin). Pastaj, shikova prapë, kur ja e shoh një turmë të madhe njerëzish, dhe më thanë se ky është umeti yt dhe se në mesin e tyre janë shtatëdhjetëmijë njerëz (besimtarë) që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u denuar. Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij. Njerëzit filluan të diskutonin rreth atyre shtatëdhjetëmijëve se kush mund të ishin ata. Disa prej tyre gjatë diskutimin thanë se ndoshta janë ata të cilët e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut. Disa tjerë thanê se ndoshta janë ata që kanë lindur në Islam dhe nuk i kanë shoqëruar Allahut asgjë, dhe përmendën edhe gjëra apo mendime tjerë gjatë diskutimit. Dhe, pas pak doli i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe i treguan se çfarë po diskutonin në mesin e tyre. I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: ” (Ata 70mijê njerëz që do të hyjnë ne xhenetin e Allahut pa dhënë llogari dhe pa u dënuar) Janë ata të cilët nuk kërkojnë t’u bëhet atyre rukje, ata të cilët nuk mjekohen përmes të djegurit, ata të cilët nuk u besojnë shenjave ogure dhe mbështeten vetëm te Zoti i tyre.” (Shënuan: Buhariu: 4/199(5270), Muslimi: 1/199).

Komentim i përgjithshëm:

Mbështetja në Allahun është njëra nga veprat (adhurimet) më madhore të zemrës së besimtarit.

Mbështetja në Allahun është vepër dhe adhurim i çiltër i zemrës.

Andaj, njësimi i Allahut pêrmes mbështetjes në Allahun (përmes Teuekulit) është obligim, ndërsa përkushtimi i Teuekulit ndaj dikujt tjetër përveç Allahut është Shirk.

Kuptimi i drejtë mbështetjes në Allahun është: Dorëzimi i zemrës para Allahut dhe kthyerja e zemrës tek Allahu duke u mbështetur në Allahun për çdo gjë si dhe duke i marrë shkaqet (sebebet) që i ka lejuar sheriati islam.

Allahu i veçon dhe nderon ata që i mbështeten vetëm Atij, si dhe u premton atyre shpërblime të madha(në dunja dhe në ahiret).

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Mësojmë pozitën e lartë që e ka Teuekuli (mbështetja në Allahun) në Sheriatin Islam.
  2. Mësojmë se Teuekuli është njëra prej veprave më madhore të zemrës.
  3. Mbështetja në Allahun është prej shkaqeve kryesore që muslimani mund të hyjë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur dhe dënuar fare.

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

0 1874

Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush e do vëllain e tij për hir të Allahut, le t’i tregojë atij se e do.”[1]

Transmeton Ebu Davudi me zingjir të vërtetë nga Enes Ibën Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një person ishte me pejgamberin,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- dhe kishte kaluar një person dhe ai që ishte me pejgamberin,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- i thotë: O i Dërguari i Allahut, unë e dua këtë. Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- i tha: A ia ke thënë këtë atij? Personi i tha: Jo. Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- i tha: Thuaji atij që e do. Personi e arrinë atë dhe i thotë: Të dua për hir të Allahut. Ai i përgjigjet: Të dashtë Ai (Allahu) për hir të Cilit ti më do mua.”

Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu se Omer Ibën Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: Kam kërkuar leje prej pejgamberit,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- për të shkuar në Umre dhe më lejoi të shkoj e më tha: Mos harro o vëllai im të lutesh edhe për ne. Omeri tha: Ai (i Dërguari i Allahut) e tha një fjalë që nuk do të isha i kënaqur ta ndërroja me gjithë dynjanë.” Në një transmetim tjetër i ka thënë: Bashkëngjitna edhe neve në lutjet e tua.

Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Çdo rob musliman i cili lutet për vëllain e tij në fshehtësi, melaqet do të thonë: O Allah, jepja edhe atij të njejtën.”

Gjithashtu, transmeton imam Muslimi nga Ebu Dheri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mos e përbuzni asnjë vepër të mirë, edhe sikur të ishte ajo kur e takon vëllain tënd fytyrëçelur.”

Transmeton Ebu Davudi nga Berra Ibën Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kur dy muslimanë takohen dhe përshëndeten me dorë, do t’u falen mëkatet e tyre para se të ndahen.”[2]

Transmeton Imam Maliku se i dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: Ia kam bërë obligim Vetes time që t’i dua ata të cilët duhen për hir Timin, ata të cilët e vizitojnë njëri tjetrin për hir Timin dhe ata të cilët sakrifikojnë për Mua.”[3]

Transmetohet nga Enes Ibën Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ai i cili e takon vëllanë e tij me diçka që e gëzon atë, Allahu,- xhele ue ala!,- do ta gëzojë atë në ditën e gjykimit.”[4]

Transmetohet nga Dejlemiu prej Enesit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Shkëmbeni dhurata, sepse kjo e shton dashurinë dhe e largon hidhërimin ndaj njëri-tjetrit.” Në transmetimin e Aishes qëndron: “Shkëmbeni dhurata që të duheni mes vete.”[5]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush ia lehtëson një brengë muslimanit, Allahu ia lehtëson atij një breng nga brengat e ditës së kijametit. Kush ia lehtëson muslimanit një vështirësi, Allahu ia lehtësonë vështirësit e tij në dunja dhe ahiret dhe kush ia mbulon një të metë muslimanit, Allahu,- xhele ue ala!,- do t’ia mbulojê një të metë në dunja dhe ahiret. Allahu është në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi është në ndihmë të vëllait të vet.”

Dhe për fundin e kësaj ligjerate të sotme, dy fjalë nga selefi:

Omer bin Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thoshte: “Mundohu të gjesh për vëllain tënd deri në 70 (shtatëdhjetë) justifikime.”

Ebu Kilabe,- Allahu e mëshiroftë!, – thoshte: “Nëse vëren tek vëllai yt një punë që të zemëron, mendo se ndoshta ka këtë apo atë arsye. E nëse nuk gjenë asnjë arsye atëherë thuaj: Ndoshta ka justifikim të cilin unë nuk e di.”

Burimi: albislam.com

Përgatiti: Suad B. Shabani

__________

[1] (Shejh Albani rahimehullah thotë se hadithi është hasen, Sahih el Xhami: 280).

[2] (Shejh Albani rahimehullah thotë se hadithi është hasen, Sahihul Xhami: 5777).

[3] (Shejh Albani rahimehullah thotë se hadithi është hasen, Sahihul Xhami: 7289).

[4] (Imam Taberani në librin e tij: Xhamiu Sagir).

[5] (Shejh Albani thotë se hadithi është sahih, Sahihul Xhamiu: 3004).

0 2410
  1. Sa është numri i sureve që janë Mekije (që kanë zbritë në Meke)?

– Numri i sureve Mekije është 86.

  1. Sa është numri i sureve që janë Medenije (që kanë zbritë në Medine)?

– Numri i sureve Medenije është 28.

  1. Kur filloi zbritja e Kur’anit?

– Natën e 27 të muajit Ramazan.

  1. Ku filloj të zbres për herë të parë Kur’ani?

– Në shpellën Hira

  1. Sa ajete posedon Kur’ani?

– 6236 ajete.

  1. Sa herë është përmendur emri i Allahut në Kur’an?

– 2697herë.

  1. Sa herë është përmendur Ramazani në Kur’an?

– Një herë, në suren el Bekare.

  1. Në cilën sure gjendet sexhdeja e parë prej sexhdeve të Kur’anit sipas rradhitjes?

– Në suren el A’raf.

  1. Cila sure në Kur’an posedon dy sexhde?

– Sureja el Haxh.

  1. Cili është shkaku i zbritjes së sures el Ihlas?

– Pabesimtarët i thanë Muhamedit alejhi selam: Na përshkruaj ti Zotin tënd dhe zbriti kjo sure: Thuaj: ” Allahu është Një! Allahut i drejtohen për çdo gjë! (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë. Askush nuk është i ngjashëm me Të.” (El Ihlas: 1-4).

  1. Në Kur’an është përmendur qumështi, në suren….?

– Në suren Muhamed, ajeti 15. ” Shembulli i xhennetit, që u është premtuar besimtarëve – në të cilin gjenden lumenj me ujë të paprishur, dhe lumenj të qumështit me shije të pandryshuar, dhe lumenj të verës me shije të këndshme për ata që e pinë (pa përbërje alkooli), dhe lumenj prej mjaltit të kulluar, në të kanë edhe llojlloj pemësh dhe falje (të mëkateve) prej Zotit të tyre, (a është njësoj si shembulli i atij) i cili është përherë në zjarr dhe të cilëve u jepet ujë i vëluar, që ua copton zorrët?!”

  1. Në Kur’an është përmendur mjekrra në suren…?

– Në suren Ta’ha, ajeti 94. (Haruni) tha: “O biri nënës sime, mos më kap mua për mjekrën time as për kokën time, unë jam frikësuar që ti do të thuash: “Ke bërë përçarje në mesin e bijve të Israelit e nuk i ke mbajtur fjalët e mia”.

  1. Kush vdiq i fundit nga dhjetë sahabët e përgëzuar me Xhenet nga Muhamedi, alejhi selam?

– Sa’d Ibn Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Kush ishte shehidi më i vogël për nga mosha në luftën e Bedrit?

– Umejr Ibn Ebi Vekas Allahu, qoftë i kënaqur me të.

  1. Kush ishte jobesimtari i parë që e mbytën muslimanët?

– Amrun ibn Hadremij.

  1. Kush e thirri ezanin mbi Qabe, ditën e çlirimit të Mekes?

– Bilal Ibn Rebah, Allahu qoftë i kënaqur me të

  1. Kush ishte i pari që agjëroi?

– Ademi, alejhi selam, agjëronte tre ditë të çdo muaji.

  1. Kush ishin ata që përngjanin me pejgamberin, alejhi selam?

– 1. Xhafer Ibn Ebi Talib 2. Ebu Sufjan Ibn Harith Ibn AbdulMutalib 3. Kathem Ibn Abas Ibn AbdulMutalib 4. Seib Ibn Ubejd Ibn Abdi Menaf 5. Hasan Ibn Ali Ibn Ebi Talib

  1. Kush ishin të dalluar për bukuri nga Sahabët?

– 1. Xherir Ibn Abdilah el Bexheli 2. Dihjetul Kelbi 3. Ukashe Ibn Muhsin 4. Zuberkan Ibn Bedr Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

  1. Kush e mësoi Kur’anin përmendësh i pari nga sahabët pas Muhamedit, alejhi selam ?

– Ali Ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Kush ra shehid i pari nga Ensarët në luftën e Bedrit?

– Harith Ibn Nu’man el Ensari, Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Dy gra të pejgamberëve që do të jenë banore të Xhehenemit janë?

– Gruaja e Nuhit, alejhi selam dhe Gruaja e Lutit, alejhi selam

  1. Sa herë është përmend Ejubi, alejhi selam, në Kur’an?

– 4 herë.

  1. Sa ishte periudha kohore e zbritjes së Kur’anit në Meke?

– 13 vite e 5 muaj e 13 ditë.

  1. Sa ishte periudha kohore e zbritjes së Kur’anit në Medine?

– 9 vite e 9 muaj e 9 ditë.

  1. Sa herë është përmendur Xhehenemi në Kur’an?

– 126 herë.

  1. Sa herë është përmendur Xheneti në Kur’an?

– 66 herë.

  1. Në cilën sure përmendet tregimi mbi Habilin dhe Kabilin ?

– Në suren el Maide.

  1. Sa roje i ka Xhehenemi ?

– 19 roje (melaike që janë roje në Xhehenem).

  1. Sa ajete janë Mekije (që kanë zbritë në Meke) dhe Medenije?

– 4475 ajete janë Mekije. 1762 ajete janë Medenije.

AUTOR: NURUL HUDA KASIM ES SA’DIJ

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

0 2537

Forma e dhënies dhe kthyerjes së Selamit!

Allahu xhele ue ala thotë:

Kur të ju përshëndet dikush me respekt, kthenia përshëndetjen në mënyrë më të bukur, ose si ajo! Se Perëndia është llogaritar për çdo gjë.” (Nisa : 86).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Pasi Allahu e krijoi Ademin, alejhi selam, i tha: “Shko dhe përshëndete një grup të melaikeve që janë ulur dhe dëgjo se si do të përshëndetin. Sepse ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu”. Ademi, alejhi selam, u tha: Es Selamu Alejkum (Paqja e Allahut qoftë mbi ju), ia kthyen melaiket: “Es Selamu alejke ue rahmetullah (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty) duke e shtuar: “Ue Rahmetullah” (mëshira e Allahut)”.[1]

Transmetohet nga Imran Ibn Husajni,- Allahu qoftë i kënqur me të!,- se ka thënë: “Erdh një njeri pranë Pejgamberit,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- dhe tha: “Es Selamu Alejkum”. Pejgamberi,-sal-Allahu alejhi ue selem!,- ia ktheu, pastaj ai (njeriu) u ul. Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- tha: “Dhjetë të mira”. Pas pak erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es selamu alejkum ue rahmetullah”. Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ia ktheu dhe ai njeriu u ul, e Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- tha: “Njëzet të mira”. Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Pejgamberi,-sal-Allahu alejhi ue selem!,- ia ktheu selamin, ai njeriu u ul. Pejgamberi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- tha: “Tridhjetë të mira”.[2]

Komentim i përgjithshëm:

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!-, na lajmëroi se dhënia e selamit është prej suneteve të kahmotshme edhe të pejgamberëve të tjerë, duke na lajmëruar se Allahu ia ligjësoi edhe njeriut të parë Ademit, alejhi selam, familjës së tij dhe gjithë atyre që do vinë pas tij çështjen e selamit.

Muslimani duhet të mëson dhënien e selamit dhe ta thotë në këtë mënyrë: Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu (Paqja, mëshira, rahmeti dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ju).

Kjo është mënyra më e plotë dhe më e mira e dhënies së selamit.

Por edhe nëse e shkurton dhe e thotë vetëm: Es selamu alejkum ose Es selamu alejkum ue rahmetullah, themi se mjafton edhe kështu të thuhet.

Dhe ne e mësuam nga vetë fjalët e të Dërguarit të Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- se kush e thotë formën e plotë të selamit atij i takojnë tridhjetë të mira, ashtu siç u cekë në hadithin e lartpërmendur.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Forma e selamit e cila është ligjësuar të thuhet është: Es selamu Alejkum.
  2. Nëse e shton edhe fjalën; Es selamu Alejkum Ue Rahmetullah, kjo është më mirë, por në çoftë se e kompleton dhe thua: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu, kjo është edhe më mirë.
  3. Obligohet muslimani ta kthej selamin, nëse dikush e përshëndet me selam.
  4. Nëse na përshëndet dikush me selam, nuk na mjafton neve t’i themi: mirë se vjen, urdhëro, apo edhe ndonjë fjalë tjetër të ngjajshme me to.
  5. Pëlqehet nëse dikush të thotë: Es Selamu alejkum, t’i ta shtosh më shumë se kaq: Ua Alejkum Selam Ue Rahmetullah, etj.
  6. Duhet t’ia kthesh selamin atij që të jep selam , ose në të njetën mënyrë ose ta shtosh kthyerjen e selamit. Kurse nuk lejohet ta kthesh selamin më pak se ai që të ka përshëndet(psh. Nëse të jep selam me : Es Selamu Alejkum Ue rahmetullah, duhesh t’ia kthesh (Alejkum Selam Ue Rahmetullah) ose me shumë, e nuk mjafton vetëm t’ia kthesh (Ua Alejkum Selam).

Vazhdon …

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

[1] (Shënon: Buhariu – 11/3(6227) dhe Muslimi – 2841)

[2] (Tirmidhiu, 2689 dhe thotë se hadithi është hasen garib; Ibn Haxheri në Fet’h thotë se zingjiri i hadithit është i fortë. Gjithashtu e transmeton edhe Ebu Davudi : 5195)

0 8179

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O ju njerëz! Ju porosis të jeni të dëvotshëm, devotshmëria është një fjalë gjithpërfshirëse e të gjitha mirësive, që përjashton çdo gjë të ligë, është fjalë me të cilën Allahu porositi gjithë njerëzimin: “Ne i  kemi porositur ata, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe (por edhe) juve: “Druajuni Allahut!”. Nisa, 131.

Devotshmëria është virtyt i evlijave të Allahut: “A! Me të vëtetë, pë të dashurit e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim, për ata që besojnë dhe që i druajnë Perëndisë”. Junus, 62-63.

Ky virtyt është shpëtues prej dënimit të Allahut: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar”. Merjem, 72.

Është fjalë poqëse ngulitet në zemrën e njeriut, të shpien në çdo mirësi, e të pengon nga çdo e keqe,  fjalë që duhet shoqëruar njeriun në çdo kohë e çdo vend, në hadith thuhet: “Ki firkë Allahu kudo që të jesh”.

O umeti islam! Të kemi dro Allahun në urdhërat me të cilat na drejtohet Ai, t’i respektojmë e t’i vëmë në veprim: “atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie”.Hashr, 7.

Të kemi dro Allahu në gjërat që na i ndalon: “Le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm”. Nur, 63.

Kini frikë Allahun në premtimet e Tija, shpresoni atë që Ai posedon, jeni të bindshëm në premtimet e Tija, dhe se veprat e mira të juajat nuk u shkojnë bosh.

Kini frikë Allahu në qortimet e Tija, në dënimin e ndëshkimin e Tij: “I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër”. Hud, 102.

Kini frikë Allahun në agjërimin tuaj, kini frikë Allahun edhë në ditët kur nuk agjëroni, kini frikë Allahun në vetmi, e në opinion.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O umeti islam! Sot kanë bajram gjithë muslimanët dhe janë të gëzuar me festën e tyre, dhe me të drejtë e kanë, pasi që gëzohen për plotësimin e një muaji agjërim si nënshtrim ndaj urdhërit të Zotit, dhe ata kanë edhe një gëzim tjetër, mbi këtë gëzim të madh, ditën kur do të takojnë Allahun, në një hadith të vërtetë thuhet: “Agjëruesi i ka dy gëzime, një gëzim në ditën e bajramit dhe gëzimin tjetër kur të takon Allahun”.

O umeti islam! Të falënderojmë Allahun për këtë fe të pastër, në të cilën na ka udhëzuar, ecim në këtë fe ashtu siç Allahu na e ka ligjësuar, ditëm e mbrëmë agjëruam, e me urdhërin e Tij sot nuk agjërojmë, kështu duhet të pranojmë ligjin e Allahut.

Në këto ditë shfaqet tek muslimanët përmendja e Allahut, madhërimi dhe falënderimi ndaj Tij: “për të plotësuar numrin e ditëve të agjërimit (në një kohë tjetër), dhe për këto (lehtësi) duhet të madhëroni Allahun, që u ka drejtuar në rrugë të drejtë e të bëheni falenderues ndaj Tij”. Bekare, 185.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O umeti islam! Festat islame janë festa të veçanta nga të gjitha festat tjera të njerëzimit, nuk janë festa për lindjen apo vdekjen e ndokujt, e as për një ndodhi, por janë festa për plotësimin e agjërmit dhe namazeve, festë për plotësimin e ritualeve të haxhit, festa të ndërlidhura ngushtë për fenë tonë, nuk janë gëzime të pakuptimta, por festa fetare për të cilat shpërblehet njeriu.

Në këto festa, ripërtrihen vizitat, lidhjet farefisnore, përforciohen lidhjet e dashurisë ndërvëllazërore, vizitohen të sëmurit, të mundohemi për largimin e brengave, lehtësimin e gjërave, largimin e pikëllimeve, që dita e bajramit të jetë ditë gëzimi për të gjithë.

O umeti islam! Festat tona nuk janë festa që ty ta bëjnë të lirohesh nga rregullat, e kufijtë e fesë,  gëzimet tona nuk janë që t’iu qasemi me duar e me gjuhë harameve, e të kryejmë haramet e Allahut, qoftë kontakti me gjininë e kundërt, apo muzikë, apo ndonjë punë të ligë. Muslimani është me zemër të pastër, me shpirt dhe sjellje shembullore.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O umeti islam! Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin bi të, përgëzues dhe qortues, i cili kreu amanetin e tij, këshilloi këtë umet, dh eluftoi në rrugë të Allahut, ashtu siç i takon deri në momentin e vdekjes…ai bëri durim ndaj çdo vështirësie, bëri durim dhe këshillonte të tjerët për durim, emigroi e luftoi, jetoi si i huaj në mesin e njerëzve, islami ka filluar si jabanxhi, i dërguari dhe shokët e tij ishin jabanxhi, jabanxhi në kuptimin e fesë dhe besimit e jo të huaj në kuptimin e vendit, prejardhjes apo fisit.

Pasi që filloi dobësia në umetin islam, të gjithë armiqt e saj qofshin njerëz apo exhinë iu vërshuan, ndodhën grupacionet dhe u dobësua feja, e islami u kthye në i huaj përsëri.

Po! I huaj në besimin ndaj Allahut, në mesin e atyre që pretendojnë se janë ithtarë të islamit, por që janë shumë larg islamit, adhuruan dikë tjetër pos Allahut, madhëruan varret e të vdekurve, bënë tavaf rreth tyre, u zotuan e therrën kurban për to, luten me emrat e tyre gjatë vështirësive, kështu çrrënjosën besimin e pastër islam.

U kthye islami si i huaj, në adhurimet, namazi nuk falet, zeqati nuk jipet, ritualet e fesë nuk manifestohen, fatkeqësisht në mesin e atyre që thonë se jemi musliman.

U kthye islami si i huaj në raportet mes njerëzve, që nëse ti e përmend kamatën dhe se Allahu e ka ndaluar tregtinë me kamatë dhe se e konsideron këtë si luftë ndaj Tij: “E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Allahut dhe Pejgamberit të Tij”. Bekare 279.

Habiten, e thonë: Kamata është prej domosdoshmërive të kohës sonë, këmbyen tregtinë hallall me atë haram, këmbyen sinqeritetin, besnikqrinë e qartësinë me gënjështër, tradhti, e mashtrim.

U kthye islami si i huaj në mbrojtjen e nderit, në mesin e atyre që lejuan lakuriqsinë dhe luftuan mbulesën, thirrin për antivlera në emër të emancipimit, kundërshtuan natyrën e pastër në të cilën na krijoi Allahu.

U kthye islami si i huaj, kur erdhn urdhërat e tij, e që detyrojnë umetin të urdhërojnë në të mirë e të ndalojën nga e keqja, të urdhërojnë për çdo gjë që Allahu e dëshiron de të ndalojnë nga çdo gjë që Allahu e ndalon, sepse urdhërimi në të mirë dhe ndalimi na e keqja është boshti i sigurisë për këtë umet dhe një gardh i pathyeshëm për mbrojten e gjakut, pasurisë dhe nderit, e ata e mohojnë këtë, e shohin të kotën si të vërtetë e të vërtetën si të kotë: “E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira (si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë)? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë”. Fatir, 8

Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Perëndisë me gojën e tyre, kurse Perëndia don vetëm ta plotësojë dritën e vet, e madje, edhe sikur ta urrejnë mohuesit”. Teube, 32.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

Hutbeja e dytë

O umeti islam! Ne sot jemi shumë të nevojshëm të bashkojmë reshtat, të unifikojmë fjalët kundër secilit që na e reikon fenë, sigurinë dhe mirësinë tonë, të bashkpunojmë në mbrojtjen e fesë dhe besimit.

Të falënderojmë Allahun për këtë dhunti, e të kemi kujdes prej shkaqeve që largojnë atë, se Allahu kur u dhuron mirësi një populli dëshiron prej tyre ta falënderojnë: “(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. Ibrahim, 7.

Ta dijë çdo përgjegjës se Allahu do ta pyet për çdo gjë që ka nnë përgjegjësi “O besimtarë! Bëhuni ithtarë të së vërtetës, duke dëshmuar në emër të Perëndisë, ajo qoftë madje edhe kundër jush, ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Perëndia është për ata, vlerësuesi më i drej”. Nisa, 135.

Përmbajuni ritualeve të fesë, faleni namazin, kujdesuni për të, sepse është kushti i dytë i fesë, është shtyllë e saj, kush e ruan këtë ritet tjera të fesë janë shumë më të lehta se kjo, jepeni zeqatin e pasurive, ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu, jeni të sinqertë në agjërim e na haxh, respektoni prindërit, mbani lidhjet farefisnore, jeni bamirës ndaj robërve të Allahut, largohuni prej mashtrimeve, dëshmive të rejshme, keni kujdes ndaj mëkateve, kërkoni ndihmën e Allahut në adhurimet e juaja, përcilleni muajin Ramazan me vepra të mira, kërkoni prej Allahut t’ua pranon veprat, e t’u shpërblen për to, Allahu nuk e humb shpërblimin e askujt që ka bërë një vepër të mirë.

Dërgoni salavate mbi njeriun më të mirë, Muhamed ibn Abdullah: “Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”!”. Ahab, 56.

O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”. Araf, 23

O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”. Hashr, 10.

Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”. Bekare, 201.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1941

Vëlla i nderuar, motër e respektuar!

Mos harro një gjë!

Nëse e ke adhuruar Allahun në Ramazan, nëse iu ke nënshtruar urdhërave të Tij dhe iu ke larguar ndalesave të Tij, nëse ke falur rregullisht namazin, ke agjëruar, nëse ke lexuar Kur’an dhe e ke përmend Allahun shpesh, nëse ti në Ramazan ke qenë durimtar, tolerant, solidar dhe bamirës dhe i ke mbajtë lidhjet farefisnore, atëherë ke kujdes që mos t’a shkatërrosh ndërtesën e bukur e veprave të mira që e ke ndërtuar në Ramazan, me lënien e tyre pas Ramazanit.

Vetëmse shkoi Ramazani, Allahu nuk shkon, Ai është i gjallë dhe i përhershëm! Ai e meriton adhurimin tonë edhe pas Ramazanit!

Ti je rob i Allahut edhe pas Ramazanit!

Prandaj kujdes! Se edhe veprat e këqija i shkatërrojnë ato të mirat!

Ndërsa nëse je prej atyre të cilët fare nuk e kan shfrytëzuar këtë muaj të begatshëm, atëherë mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën në mëshirën dhe faljën e Allahut! Dyert e pendimit i ke hapur, nuk duhesh me pritë deri Ramazanin tjetër. Caktimin e Allahut ne nuk e njohim!

Allahu të fton që të kthehesh tek Ai, dhe të pendohesh sinqerisht! Allahu gëzohet fort me pendimin tënd!

Allahu i lartësuar thotë:”

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.”

Mëshira e Allahut është aq e gjërë saqe bile me pendimin tënd t’sinqertë, Allahu veprat e këqij t’i shndërron në të mira!

إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

” përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është falës e mëshirues.”

Prandaj mos e humb shpresën në mëshirën Allahut!

Allahu jep suksesin!

A.Elezi

Burimi: albislam.com

0 1407

Në dalje prej kopshti, rastësisht syri më kapi një lule që vetvetiu më bëri me dije se përfundoi kjo shëtitje në kopsht. U ndala dhe s’doja ta hapja derën për të dalë jashtë.

E urreja ndarjen dhe kisha dëshirë që ende të jetojë në mesin e këtyre luleve. E di se ndarja veç lot sjell dhe le kujtime të paharruara në zemrën e njeriut. E kuptoj se edhe juve s’do t’ju pëlqej të ndahemi pasi qëndruam të bashkuar, por ja, fundi i çdo gjëje është ndarja siç është bashkimi fillimi i saj.

Në hapje të derës e gjeta këtë lule, me këtë mbishkrim, po e tregoj menjëherë se kur pikëllimi ndahet bëhet më i lehtë për t’u përballuar. Në të shkruante kështu: Ibën Bazi ka thënë: “Kush nuk gëzohet me ardhjen e këtij muaji dhe nuk mërzitet me shkuarjen e tij, është mynafik.”

Sa më e pastër është zemra e njeriut, aq më frytdhënëse janë edhe gjymtyrët. Në këtë m’u kujtua një thënie e të Dërguarit, ku ai patë thënë për kësi rastesh: “Duaje kë të duash, por dije se një ditë prej tij do të ndahesh!” Atë që e përjeton zemra, i takon pafundësisë, e jeta vazhdon, por me kujtesën nga mallëngjimi i ndarjes. E mora lulen në dorë dhe papritur u kujtova se loti është fjala e fundit e ndarjes dhe është hapi i parë me të cilën ngushëllohet zemra. Nuk dija ç’të thosha më shumë, ngase e vërejta se heshtja foli më shumë se fjala. Një copë herë mbeta i ngujuar në prag të derës, as të dalë jashtë, e as të rri brenda.

Në çast më mbërthyen lotët dhe s’shikoja as këmbën ku po e vë. Fytyra m’u la nga lotët dhe zemra mbeti e plagosur nga dhimbja që shkaktoi ndarja. S’di as vetë, veç kur e pashë vetën duke e mbyllur derën, e dora ende s’e lëshonte rrezen e saj. U kujtova se sa mirë kalova brenda dhe tani e shikoja vetën se si ndihesha në çast. Kaq. S’po mundem të flasë më tepër, edhe pse kam ende ç’të them. Veç dua të lë një porosi se sikurse ky kopsht, e tillë është edhe kjo jetë. E bukur, por përfundon. Jeto sa të duash, me ndarje do të ballafaqohesh.

Me dorën që e lëshova rrezën e derës, me atë dorë e fshiva edhe lotin e fundit që doli prej syri…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË