Arhiva MujoreJuly 2015

0 1593

Në ecje e sipër u kujtova në argumentet të cilat i kisha lexuar se dhjetëshja e tretë e këtij Muaji është për shpëtimin e atyre që janë dënuar duke i nxjerrë prej ferri në Parajsë. Mëshira e Zotit lëshuar te robërit e Tij që t’i mbulojë si rezultat i angazhimit të tyre që janë duke e bërë për Të.

Për vete e ka robi, çkado të veprojë atë e korr. I madhi Zot nuk ia humb mundin, madje i jep më tepër se ajo që ai ka bërë. Me këto mendime që silleshin vërdallë në kokën time, lulja e radhës sikurse ishte ulur dhe më priste që ta marrë, më bëri këso përshtypje ajo kur e mora në dorë. Kësaj radhe sytë sa hapi dhe sa mbylli ato e bënë punën e tyre të rëndomtë.

Aty shkruante: Ebu Dherri i ka thënë Tarik ibën Kajsit: “Nëse agjëron, ruaju sa të mundesh.”

Nxitjet të cilat depërtojnë te njeriu dhe të cilat e fusin atë në lëvizje, burojnë nga dëshirat e brendshme për ta realizuar qëllimin e tij jashtë. Kur veten e vë nën kontroll, i turpërohesh vetëm syrit të Atij i Cili të mbikëqyrë ty dhe i Cili është në dijeni për çdo vepër tënden. Ndaj, aq sa ushqehet shpirti, po aq i qetë ndjehet trupi. S’është tërë te e dukshmja, por te ndjenjat që i lëvizin trupat drejt cakut të tyre.

Nëse gjatë agjërimit, kujdesesh për çastet e kohës, me siguri pjesën më të madhe të kohës do ta shfrytëzosh në mirësi. Ngase me të drejtë është thënë: Dija e përvojës fitohet në jetë, e jeta e dijes është përjetimi i asaj që di. E kur ti shndërrohesh në mirësi duke i shfrytëzuar mirësitë e këtij Muaji, me siguri dobitë e tij do bëhen pjesë e pandarë e jetës sate edhe pas përfundimit të tij.

Kjo jetë është e tillë, krejt mbarojnë, mbetet “…vetëm fytyra e Zotit tënd…”, ndaj për Të të angazhohemi dhe veprat tona të mbesin te Ai përherë. Se frymëzimi për të kërkuar falje për gabimin e bërë është nga çiltëria e zemër që ta largojë nga vetja nënçmimin që e përjetoi dhe të kërkojë ta mëshirojë Ai që fal gabime.

Në këtë Muaj, më mirë ruhemi kur angazhohemi në vepra të cilat na ruajnë neve. Më mirë të lexojmë një faqe dhe të meditojmë mbi të lexuarën se sa të lejojmë të na shkel koha e të mos e hetojmë. Humbja e një sendi të shtrenjtë, shtrenjtë paguhet. Kur e humb një zemër, sado të kthehesh mbrapa, të njëjtën nuk mund ta gjesh kurrë më…

Ende kisha qenë me lulen në dorë, dhe ende e kisha përshtypjen që disi ajo po qëndron ulur dhe po më shikon. Trupi i saj ishte i tillë që në mua e jepte këtë përshtypje. Sido që të jetë, mësimet që jam duke i marrë, më duket se vetëm unë i di dhe vetëm unë jam duke i përjetuar. Nga dija veç ai që e ka nxënë ka mbetur i pakënaqur, në kuptimin se duke hulumtuar ende kurrë s’është ngopur prej saj.

Deti pa brigje, është thënë për të, me këtë thënie e lashë lulen që pata në dorë dhe vazhdova rrugëtimin…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 1737

VLERA E DHJETË DITËVE TË FUNDIT TË RAMAZANIT:

Të nderuar vëllezër: Tashmë kemi hyrë në dhjetë ditshin e fundit të këtij muaji të bekuar, këto netë të fundit ngërthejnë në veten e tyre veçori dhe vlera të mëdha.

I dërguari i Allahut e angazhonte veten e tij në këto netë të fundit në kryerjen e veprave të mira, e shtonte intezitetin e ibadetit më shumë se në netët tjera.

Në sahihun e Muslimit, nga Aisheja, radijAllahu anha, tregon se pejgamberi, alejhi selam, jepte mund dhe e angazhonte veten e tij në dhjetshin e fundit më shumë se netët tjera.

Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, nga Aisheja, radijAllahu anha, tregohet se ka thënë: “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën (e kalonte natën në adhurim) dhe për këtë zgjonte edhe pjesëtarët e familjes.”

Në musnedin e Imam Ahmedit, transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: ” I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, njëzetëditëshin e parë të Ramazanit e pêrizente gjumin me namaz(falej natën por edhe flente një pjesë të saj). Ndërsa, në dhjetëditëshin e fundit e shtrëngonte izarin dhe e kalonte tërë natën në namaz.”

Këto hadithe na mësojnë se këto dhjetë netë të fundit kanë vlera të mëdha, dhe muslimani duhet të angazhohet më shumë se në netët tjera të Ramazanit. Nuk duhet të anashkalojë muslimani edhe familjën e tij nga angazhimi i tyre për ibadet, duke i këshilluar që edhe ata të kalojnë pjesën e madhe të kohës në ibadet, ngase një gjë të tillë e vepronte edhe i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem.

Këto dhjetë netë të fundit është edhe nata e kadrit, e cila është më me vlerë se njëmijë muaj. Kush e kalon këtë natë në adhurim me bindje dhe shpresë tek Allahu, atij do t’i falen mëkatet e vepruara më parë.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush falet (e kalon natën në adhurim) në natën e kadrit me bindje (iman) dhe shpresë (duke llogarit në shpërblimin e Allahut) do t’i falen mëkatet e vepruara më pare (të kaluarat).” Mutefekun alejhi (Buhariu dhe Muslimi).

“Nate e kadrit është më me vlerë sesa njëmijë muaj.” (El Kadr: 3).

Përpos këtyre vlerave që u cekën më lartë, në këtë natë zbresin nga qielli edhe krijesat e Allahut, melaiket.

“Engjëjt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit.” (El Kadr: 4).

Muslimani në këtë natë duhet t’i shpeshtojë edhe lutjet e tij.

Transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë: Thash: “O i dërguar i Allahut, nëse e arrijë natën e kadrit, çfar duhet të them (lutem)? Thuaj: O Allahu im, Ti je Falës, e do faljen, më falë mua.” (Tirmidhiu).

Gjithashtu, ky dhjetëditësh i fundit, karakterizohet edhe me hyrjen në Itikaf:

Në sahihun e Buhariut dhe Muslimit, transmetohet se Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, hynte në Itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.”

Ky hadith, është argument për legjimitetin e Itikafit në Islam. Itikaf, dmth:  Izolimi në xhami me qëllim afrimi tek Allahu.” Itikafi nuk është obligim, por është adhurim vullnetarë (nafile).

Ibën Kajimi, rahimehullah, e sqaron arsyen e Itikafit dhe qëllimin e tij në Islam: “Itikafi u bë legjitim në sheriatin islam që zemra e njeriut të shkëputet nga dynjaja e krijesat dhe t’i drejtohet vetëm Allahut e ta lidh zemrën e tij me Allahun. Ta mbush zemrën me adhurim dhe dashuri ndaj Krijuesit të Tij. Ta ndjejë dhe shijoj kënaqësinë e adhurimit të cilin e bënë gjatë Itikafit, njëherit ky është një nga qëllimet më madhore të Itikafit.”

Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmin, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1432

Rastësisht syri më kapi lulen në xhepin e xhaketës, ende kisha qenë duke e mbajtur, por pa e vërejtur fare. Në këtë situatë, një ndjenjë turpi më përfshiu të tërin, ngase ndieja se këtë jam duke e veçuar nga të tjerat duke i dhënë përparësi para atyre.

S’ishte ashtu, por ashtu mendoja unë, kjo ishte bërë nga harresa dhe nga mësimi që kisha nxënë prej saj. Me këtë monolog që zhvilloja në veten time, unë isha ndalur para lules së radhës, por pa e vërejtur, e me t’u kthjellur në të lexova këtë: Imam Shafiu ka thënë: “Është e pëlqyeshme për njeriun që të shtojë bamirësinë në Muajin e Ramazanit, ky është pasimi i praktikës së të Dërguarit. Kjo arsyetohet me nevojat e njerëzve dhe mirëqenien e tyre, shumë prej tyre janë të shkëputur nga fitimi i mjeteve jetësore, sepse janë të preokupuar me agjërim dhe namaz.”

Prej njeriut varet se si do të rrjedhë jeta e tij, nëse ia përkëdhel kokën një fëmije, do ta fitojë dashurinë e tij, nëse dikujt ia mëson atë që nuk e ka ditur, do ta fitojë mbështetjen e tij, nëse dikujt i jep atë që s’e ka,do ta fitojë bekimin e tij, nëse… Kur i shtojmë të mirat në Muajin e Mirësisë, përveç dobisë që e arrijmë vetë, e arrijmë dhe gëzimin kur t’i shohim dobitë te të tjerët që u janë mundësuar si rrjedhojë e mirësisë sonë. I paktë është falënderimi që e pëshpërit zemra për Atë që na i mundësoi këto, por edhe për nxitjet në këto mirësi të cilat na erdhën prej Tij.

Andaj, fillimi i një vepre të mirë është vetëdijesimi i vetes që mos të të kaplojë pakujdesia, e mbyllja e një vepre të keqe është pastërtia e zemrës që të nxit të mos i afrohesh asaj që e dëmton atë. Nga çasti kur i ndjek hapat e dikujt, e vë veten në pozitën e tij, atëherë çfarë shtytje i duhet zemrës ta shtyjë frymorin në pasim, kur dihet se “Ai i Cili ndërroi jetë na obligoi që në jetë ta ndjekim Atë!”

I mjafton njeriut një vepër që edhe fjalët janë të mangëta ta shprehin, mirëpo nuk i mjaftojnë fjalët e shumta, nëse mungon qoftë edhe një vepër e vogël. Me mirësi u zbutën zemrat, me këshillë u afruan shpirtrat dhe me qëllime të mira u pastruan mendjet. Të kërkohet pak e vazhdimisht, s’është pak, por të kërkohet një herë e shumë, është pak, çdo gjë përfundon, mbesin kërkesat… Vërejta se kishte ardhur koha që ta lëshojë lulen, por ja, sërish syri më kapi lulen në xhepin e xhaketës.

E unë, çfarë të bëjë në këtë çast? Së pari, pa lënë kurrfarë gjurmësh e lashë atë ku duhej ta lë, e pastaj këtë e lëshova sikurse ishte e udhës, mirëpo para saj, zemra i lëshoi këto fjalë: Ndiqi fjalët e të diturit dhe bëhu i ditur të ndiqesh nga nxënësit e dijes…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 1883

MOS I HUMB SHPRESAT NË FALJEN DHE MËSHIRËN E ALLAHUT:

Gjëja më e keqe që ka mundësi ta godas njeriun është dëshprimi dhe humbja e shpresës në faljen dhe mëshirën e Allahut.

Arma më e madhe e shejtanit të mallkuar është që besimtari t’i humb shpresat se Allahu nuk do t’ia falë mëkatet dhe nuk do t’i pranon pendimin në muajin e bekuar të Ramazanit apo edhe në muajt e tjerë.

Dhe, kështu vazhdojnë shumë prej njerëzve duke i mëkatuar Allahut natên dhe ditën dhe fare nuk mendojnë se po t’i kthehen Allahut sinqerisht dhe të pendohen sinqerisht, nuk ka dyshim se Allahu ia pranon pendimin dhe ua falë mëkatet e tyre, e veçanërisht në muajin e bekuar të Ramazanit.

Pendimi i shlyen mëkatet e kaluara, andaj ai i cili ështê sprovuar me mëkate, e ka mundësinë e artë të pendimit në muajin e pendimit(të Ramazanit), ngase Ramazani është muaj i faljes, në këtë muaj prangosen shejtanët, dobësohen epshet dhe njeriu më lehtë e ka t’i kthehet Allahut sinqerisht me pendim në këtë muaj të faljes sesa në muajt e tjerë.

Allahu i Madhëruar i thërret robërit e Tij për pendim, duke thënë: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” (Zumer: 52).

Andaj, për t’u realizuar pendimi i sinqertë dhe i pranuar, duhet plotësuar gjashtë kushte, e ato janë:

  1. Sinqeriteti. Duhet që pendimi të bëhet sinqerisht për Allahun, e jo të bëhet përshkak njerëzve apo arritjes së ndonjë pozite në dynja apo edhe nga frika prej ndonjërit nga krijesat e Allahut.

Pra, pendimi për t’u pranuar duhet të jetë sinqerisht për Allahun, ngase po u bë pendimi për dikë tjetër përpos Allahut, atëherë të gjitha veprat do të shkatërrohen, ngase i ke bërë shirk Allahut.

Trasnmetohet nga Xhabiri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet. Ndërsa, kush e takon Allahun duke i shoqëruar ďiç, do të hyjë në zjarr.” (Shënon: Muslimi: 93).

  1. Largimi nga mëkati. Duhet që i penduari të distancohet menjëherë nga mëkati pas pendimit. Ngase, nëse i kthehet prap atij mëkati dhe thotë se jam penduar, atëherë ai i bjen se po bën shaka me Allahun. Ngase, nëse dikush i ka hy në hak dikujt prej njerëzve apo është sjell vrazhdë me të dhe i kërkon falje, mirëpo gabimin e tij e përsëritë shpesh ndaj tij, atëherë kjo i bjen se po luan apo po bën shaka me të. Si dhe, pendimi nuk mund të paramendohet duke vazhduar me bërjen e mëkatit.
  2. Keqardhja për mëkatin e bërë. Të ndihet keq dhe i mërzitur prej veprimit të atij mëkatit dhe ta ndien përgjegjësinë e kërkimit të faljes tek Allahu dhe pendimit tek Ai. Keqardhja është pendim, dhe nëse zemra nuk ndien keqardhje për mëkatin e bërë, atëherë ajo aludon se zemra është e kënaqur me bërjen e atij mëkatit. Ngase, mëkati ose digjet me zjarrin e keqardhjes në dynja ose digjet me zjarrin e Xhehenemit në ahiret. Muhamedi, alejhi selam, për keqardhjen ka thënë: “Keqardhja është pendim.” (Ahmedi, Hakimi. Dhehebiu e vlerësoi hadithin si sahih(të saktë).”
  3. Vendosmëria për të mos iu kthyer më mëkatit.
  4. Pendimi në kohën e pranimit të tij. Duhet ta bëjë pendimin para se të lind dielli nga perëndimi(shenjat e kiametit) apo para vdekjes.

Allahu i madhëruar, thotë:

“A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt, ose të vijë (urdhëri) i Zotit tënd (me dënim) ose të vijnë disa argumente të Zotit tënd. Kur të vijë ndonjë argument i Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me të vërtetë po presim!” (En’am: 158 ) . Ky ajet është argument se Allahu nuk ia pranon pendimin atyre që pendohen kur të lind dielli nga perëndimi.

Kurse, argumenti se Allahu nuk ia pranon pendimin atyre qe e vanojnë gjatë marrjes së shpirtit (deri në agonin e vdekjes). Allahu i Madhëruar, thotë: “Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm.” (Nisa: 18).

Pra, Allahu nuk e pranon pendimin e atij që i ka ardhur shpirti deri në fyt dhe nuk e pranon pendimin e atij që pendohet kur dielli lind nga perëndimi e jo nga lindja, që është një nga shenjat e mëdha të Kiametit, siç e cekëm më lartë.

  1. Kthimi i të drejtave deri tek pronarët e tyre, nëse mëkati ndërlidhet me të drejtat e krijesave të Allahut, atëherë duhet kërkuar atyre hallall dhe duhet t’i kthehet haku i tij.

Allahu na mundësoftë të gjithëve realizimin e pendimit të sinqertë!

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, rahimehullah

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

0 1488

Sapo e lëshova lulen paraprake, dhe ashtu i përkulur siç qëndroja e vërejta lulen e radhës. Ky m’u duk çasti më i shpejtë i lëshim-pranimit të luleve, në fakt, në zemër ishte krijuar një ndjenjë që nuk linte hapësirë të madhe për pikëllim, aty e dija se gëzimi vjen shumë shpejtë.

Me të kapur në dorë, desha së pari ta lexojë vetë. Nga leximi i parë nuk arrita ta thith tërë kuptimin e saj, mendova se me të lexuar edhe për të tjerët, do ta fitojë atë që duhet prej saj. Aty shkruante: Ebu Alia ka thënë: “Agjëruesi është i nxënë me adhurim derisa nuk përgojon dikë.”

Nëse tek njeriu nxënë vend fjalët e Zotit, lëvizjet e tij do të jenë në pajtim me to, sepse ai i cili mediton për fjalët e Zotit, vetëm për Zotin përmallohet. I këndshëm është thithja e ushqimit të shijshëm, por më i shijshëm është nxënia e fjalëve të Zotit për njeriun e arsyeshëm. Koha është e shkurtër, s’arsyetohet ta nxësh me atë që s’të bën dobi, për këtë arsye asnjëherë mos pusho së luturi, sepse Ai dëshiron të dëgjojë zërin e robit të Tij të mirë.

Një lutje e mirë i troket dyert e qiellit dhe i hap shpresat e zemrës, e nga i Dërguari na është transmetuar se lutjet e agjëruesit nuk refuzohen. E madhe është mëshira e Atij që dashurinë e sinqertë në mes nesh e bëri përmes besimit, sepse ku ka dashuri, edhe të metat nuk vërehen, e ku s’ka vërejtje, raportet vazhdojnë. Më mirë ta kapim gjuhën e të mësojmë nga heshtja, se sa të flasim duke mos menduar mbi pasojat e fjalëve.

T’i japim përparësi asaj e cila nuk shihet, mirëpo që na e sjell kënaqësinë shpirtërore në çastin kur na e jep shikimin duke medituar mbi bindjen. Dihet se njeriu i cili merret me veten, do ta kuptojë se vetja i mjafton për çdo gjë. Të mos ngurojmë të pyesim, kur duam që të mësojmë, dhe të mos i humbim dobitë e Ramazanit, duke mos u interesuar për mirësitë e tij.

Në çastin kur gjurmon, s’mund të mbetesh duarthatë, ndaj më mirë medito mbi gishtin se sa ta vendosësh gishtin në kokë. Njeriu kurrë s’është ankuar nga dija, por çdoherë shpresat e tij janë shuar kur s’e ka njohur Atë i Cili e obligoi dijen për robin e Tij… Gjuha ruhet kur gjymtyrët angazhohen me vepra që i sjellin dobi zemrës, kjo fjalë më ngjalli kujtime të hershme. As vetë s’di nga e shqiptova, dhe si u kujtova në të.

Një thënie e hershme, pëshpëriti zemra, që të më qetësojë mua dhe ta zbusë zemrën. Me këtë rast, thashë, qëndro aty ku ke dobi dhe bëhu i dobishëm me secilin qëndrim tëndin! E lashë lulen dhe e vazhdova rrugën time që më priste…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 47932

Do të doja të di arsyen pse gratë me menstruacione nuk agjërojnë edhe pse agjërimi nuk ka të bëjë me papastërtinë.

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Besimtari duhet t’i nënshtrohet vendimit të Allahut dhe ta pranojë atë edhe në qoftë se ai nuk e di urtësinë e tij; por ajo duhet të jetë e mjaftueshme për atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar. Allahu thotë:

“Nuk i takon një besimtari apo besimtareje, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë gjykuar për një çështje që ata të kenë ndonjë mundësi zgjedhje tjetër në vendimin e tyre. Dhe kushdo që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me të vërtetë ka humbur në një humbje të qartë.” (Ahzab, 36)

“Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.” (Nur, 51)

Së dyti:

Besimtari duhet të besojë bindshëm se Allahu është i Urtë dhe se ai nuk ligjëson asgjë përveç në përputhje me urtësinë e Tij absolute, dhe Ai nuk urdhëron për asgjë, përveç asaj që është në interesin më të mirë të njerëzve dhe ai nuk ndalon  nga asgjë, përveç për të mbrojtur njerëzit nga e keqja e saj. Sa mirë Ibn Kethiri e thotë atë në el-Bidaje ve’l-Nihajeh (6/79):

“Ligji i Profetit (Suneti) (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është më e plota e ligjeve; nuk ka lënë ndonjë gjë të mirë që është e njohur nga të urtët si të mirë, pos se ka urdhëruar në atë, dhe nuk ka lënë ndonjë gjë të keqe që është e njohur nga të urtët si e keqe, pos që e ka ndaluar atë. Nuk ka urdhëruar ndonjë gjë nga të cilat njerëzit mund të thonë, “ah, po t’mos kishte urdhëruar këtë gjë, dhe nuk ka ndaluar asgjë për të cilën njerëzit mund të thonë, “Ah t’mos kishte ndaluar nga kjo gjë. “

Ne mund që të kuptojmë urtësinë, ose mund të jetë e fshehur nga ne, dhe mund që të jetë e fshehur nga shumica ose një pjesë e tyre.

Së treti:

Dijetarët janë pajtuar unanimisht se është e ndaluar për një grua me menstruacione të agjërojë, dhe se ajo detyrohet të kompenson ato ditë që për shkak të menstruacioneve ato ditë nuk i ka agjëruar, nëse është agjërimi i obliguar, siç ëshët agjërimi i muajit Ramazan.

Ata janë gjithashtu në dakord në qoftë se ajo agjëron, agjërimi i saj nuk është i vlefshëm.

Dijetarët ndryshojnë në mendime për arsyen apo urtësinë se pse agjërimi i një gruaje me menstruacione nuk është i vlefshëm.

Disa prej tyre thanë se arsyeja nuk është e njohur për ne.

Imam Haramejni ka thënë: “Ne nuk e dimë pse agjërimi i saj nuk është i vlefshëm, sepse pastërtia nuk është një parakusht për të.” (Nga libri el-Mexhmu , 2/386.)

Të tjerë thonë: “Arsyeja pse Allahu  ka ndaluar gratë me menstruacione për të agjëruar në kohën e periudhës së tyre është nga mëshira e Tij ndaj tyre, sepse humbja e gjakut dobëson ato dhe në qoftë se një grua do të agjërojë kur ka menstruacione, ajo do të dobësohet si nga menstruacionet po edhe nga agjërimi, në të cilin rast agjërimi do të jetë një barrë e padrejtë dhe madje mund të jetë e dëmshme.”

Shejh Islam Ibn Tejmije, në Mexhmu ‘el-Fetava (25/234) ka thënë:

“Në lidhje me menstruacionet themi:

Islami solli drejtësi në të gjitha gjërat, dhe ka ndaluar nga padrejtësia gjatë teprimit në adhurime, dhe na urdhëron që të jemi mesatarë në adhurime. Për këtë arsye Islami na urdhëron për të shpejtuar prishjen e agjërimit (iftarin) dhe për të vonuar syfyrin, dhe ai ndalon agjërimin e pandalshëm. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Më i miri dhe më i drejti agjërim është agjërimi i Davudit (paqja qoftë mbi të). Ai agjëronte një ditë e ditën në vijim nuk agjëronte dhe ai nuk ikte në takimin me armikun.” Drejtësia në adhurime është një nga qëllimet më të mëdha të Ligjvënësit. Prandaj Allahu thotë:

“O Pejgamber! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! – Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer profetninë tënde; Perëndia të ruan ty prej njerëzve. Se, Perëndia, me të vërtetë, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që nuk besojnë.” (El-Maideh 67)

Ndalimin e gjërave të lejuara e konsideroi si një shkelje e cila shkon kundër drejtësisë. Dhe Allahu thotë:

“Madje, për shkak të zullumit që bënë Hebrenjt, Na ua ndaluam atyre disa ushqime të shijshme, të cilat ishin të lejueshme për ta (më parë) dhe për shkak se i zmbrapsen shumë njerëz nga udha e Perëndisë, dhe për shkak se ata morën kamatë.” (Nisa, 160-161)

Për shkak se ata ishin zullumqarë, ata u ndëshkuan duke u ndaluar nga gjëra të mira, ndryshe nga umeti që ndjek rrugën e mesme, për të cilin gjërat e mira janë të lejuara dhe gjërat e këqija janë të ndaluara. Nëse është kështu, personi që agjëron është i ndaluar të konsumon gjëra që e forcojnë atë dhe e ushqejnë, dhe ai është i ndaluar që qëllimisht të nxjerr prej trupit të tij gjëra që mund ta dobësojnë atë. Përndryshe në qoftë se i lejohet ta bën këtë, ai do të jetë një shkelës dhe ai shkon në ekstremitet në adhurimin e tij, dhe ai nuk do të jetë i drejtë.

Gjërat që dalin nga trupi janë të dy llojeve:

Lloji i parë është i atyre që janë të pashmangshme ose që dalin në një mënyrë që nuk shkaktojnë ndonjë dëm. Nuk ka asgjë të keqe me këto, si urina dhe jashtëqitja, sepse ato nuk shkaktojnë ndonjë dëm dhe ato nuk mund të shmangen. Në qoftë se njeriu ka nevojë  për t’i nxjerrur, nuk e dëmtojnë një person, por është në dobi të tij; e njëjta vlen edhe në qoftë se një personi i vije e vjella dhe nuk mund ta ndalë atë, ose bëhet xhynub në gjum, e cila gjithashtu nuk mund të ndalet. Por në qoftë se një person vjell qëllimisht dhe nxjerr ushqimin dhe pijen që i japin forcë atij, ose masturbon shoqëruar nga ndjenjat e epshit … dhe menstruacionet që shkaktojnë gjakderdhje.

Një grua me menstruacione mund të agjërojë në një kohë tjetër përveç kohës kur ajo është me gjakderdhje, sepse atëherë ajo do të agjëron në një kohë kur ajo është në gjendje të mirë, kur ajo nuk humb gjak, gjë e cila i jep forcë për të, për trupin e saj.

Agjërimi në kohën kur ajo është me gjakderdhje do të dobësojë atë fizikisht dhe do të thotë se agjërimi është në një kohë kur ajo nuk është në gjendje të mirë, kështu që ajo është e urdhëruar të agjërojë në raste të tjera jashta menstruacioneve.” (përfundoi fjala e tij me shkurtesë)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 4488

O ju besimtarë! Po t’i thuhej ndokujt prej nesh; Ky është Ramazani i fundit për ty! Nuk do ta arrish Ramazanin tjetër! Vallë, çfarë ai do të vepronte? Si do t’i priste këto ditë? A do kishte braktisur namazin me imam? A do kishte dalur nga xhamia pa i falur sunetet e namazeve? A do kishte mbetur në llogarinë e tij bankare  pasuri të tubuar, nga e cila nuk e ka nxjerrur zeqatin? A do ishte koprrac e të mos i jep të drejtën meritorit?

Assesi! Por, do e shihje se si ai garon gjatë ditës e natës të mos i kalon shansi, do të kishte dhënë mundin maksimal, do kishte lexuar sa do të mundte nga Kurani, do të ishte lutur, do të përmendte Allahun, do të kërkonte falje prej Tij, do ishte i kujdesur për farzet, do të kishte braktisur të gjitha mëkatet, të këqijat dhe veset, e çdo ditë të Ramazanit do ishte më e mirë tek ai se ajo që ka kaluar.

Shumë prej nesh, për shak shpresës së pafundme, nuk e paramendojmë se ne mund të jemi ky personi të cilit nuk i vije Ramazani herën tjetër,mirëpo kjo është një e vërtetë, që çdo secili prej nesh do e arrijë “e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes”. Llukman, 34.

Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit, dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehenemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” Ali Imran, 185.

Po, o robër të Allahut, pasha Allahun, ne nuk e dimë se nesër çfarë do të bëjë Allahu me ne, por atë që e dijmë të gjithë dhe nuk dyshojmë në të është se nuk kemi garancë se ne do e përfundojmë këtë muaj, e për më tepër të arrijmë Ramazanin tjetër.  Po, pasha Allahu, do të vije Ramazani tjetër për dikë prej nesh, por vetëm se ai të jetë i mbulur me dhe, i ndarë nga familja e të dashurit e tij, i ndarë nga mundësia për të vepruar, është prerë për të mundësia e shpresës, është larg çdo gjëje që mund t’i bëjë dobi, pos atë që e mëshiron Allahu, e të ketë një lutje nga një i gjallë që e ka dashur, apo një lëmoshë i një bëmirësi që i arrin atij, apo ndonjë lëmoshe rrjedhëse, që ai e ka mbjellur me dorën e tij kur ka qenë shëndosh e gjallë.

O ju musliman, o ju agjërues! Ja na erdhën dhjetë ditët e fundit, të cilat janë netët më të mira të këtij muaji, aty është nata e kadrit, “e çfarë di ti se ç‘është nata e kadrit, nata e kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Po, o ju musliman, një natë e bekuar në dhjetë netën e ndriçuara, duhet që të jep mundin muslimani në ato netë, me sinqeritet ndaj Zotit, duke vepruar mirë, duke shpresuar, i penduar, i kthyer kah Allahu, e kështu i dhurohet me mëshirën e Allahut shpërblimi i më shumë se tetëdhjetë e tri viteve adhurim të pandalë, a ka shpirt që dëgjon këtë e pastaj bëhet përtac? Cili musliman bindet në këtë e më pas bëhet neglizhent?

Është e vërtetë se nuk është natë e caktuar, por që është në dhjetë netët e fundit, s’ka dyshim, i dërguari, salAllahu alejhi ve selem,  ka thënë: “Mua më është treguar nata e kadrit, pastaj (Allahu ka dashur që) kam harruar, andaj kërkonie në dhjetëshin e fundit në netët  tek.” Buhariu dhe Muslimi.

Një musliman që arrin të jetë i suksesshëm në dhjetëshin e fundit vetëm se do e arrijë edhe natën e kadrit, dhe pasha Allahun kjo nuk është një gjë e vështirë e as e pamundur, por ka nevojë për ambicie, vullnet të vazhdueshëm, duke llogaritur shpërblimin, dhe duke bërë durim, e të kërkojë prej Allaut t’i jep sukses. E kush e injoron, apo shkujdeset, preokupohet e dembelohet, nuk ka humbje e privim më të madh se kjo.

Enes ibn Maliku, radijallahu anhu, ka thënë: “Erdhi muaji Ramazan, e i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Muaji i Ramazanit ju erdhi, aty është një natë më e vlefshme se një mijë muaj, kush privohet prej saj është i privuar nga çdo mirësi, e nuk privohet nga mirësia e saj përpos një i priviar në tërësi.” E transmeton ibn Maxhe, Shejh Albani e ka vlerësuar të mirë (hasen).

O ju musliman, Allahu e ka përshkruar natën e kadrit se është e bekuar, dhe ka thënë: “Ne e kemi zbritur atë në natën e bekuar.” E si jo, kur Allahu e ka zbritur në atë natë librin më të bekuar?! E si të mos jetë e bekuar kur ajo është më e mirë se një mijë muaj?! Si të mos jetë e bekuar kur në atë natë zbresin melaqet e me ta edhe Xhibrili, alejhi selam?! Si të mos jetë natë e bekuar kur ajo natë është paqe e shpëtim deri në mëngjes, shpëton besimtari nga dënimi e ndëshkimi me adhurimet, lutjet dhe shpresat që i kanë për Allahun e tyre?!

Si të mos jetë e bekuar, kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka informuar që ai që falet në këtë natë me besim në Allahun dhe shpreson shpërblimin e Tij, i falen mëkatet e mëhershme?

Vërtetë, është nata e kadrit, një shansë e jetës, duhet që një musliman të mos e le ti ikë, apo të bëhet neglizhent ndaj saj, se ndoshta nuk i mundësohet atij në këtë jetë të arrin edhe një natë tjetër si kjo.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të cilit i ishin falur mëkatet e mëhershme e ato të mëvonshme, jepte maksimumin në dhjetë ditët e fundit, përdallim prej ditëve tjera, e shtrëngonte izarin e tij, e ngjallte natën dhe e zgjonte familjen, e si duhet të jetë halli i jonë, halli i mëkatarve dhe gabimtarëve?!

Ne jemi më të nevojshëm që të japim mundin, të lutemi, e t’i afrohemi mëshirës së Allahut.

Shfrytëzoni këto orë të vlefshme që kalojnë shpejtë po si retë, shpeshtoni thënien: O Allah Ti je Falës, e do faljen, më fal Mua.”, siç ka porositur i dërguari sal-Allahu alejhi ve selem, Aishen, radijallahu anha, e cila e ka pyetur,: Nëse unë e arrij natën e Kadrin, çfarë të them.” I ka thënë: “Thuaj; O Allah Ti je Falës, e do faljen, më fal Mua.” E transmeton Tirmidhiu, Shejh Albani e vlerësoi të vërtetë (sahih).

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1546

S’desha që të vazhdojë ecjen pa u qetësuar nga kjo që më ndodhi. U ndala ta shikojë veten para se t’i drejtojë sytë drejt luleve. Pasi pashë që jam qetësuar plotësisht i hodha hapat e parë drejt rrugës sime. Ndjenjat ripërtëriheshin pas çdo luleje të cilën e kaloja, me gëzim e kapja dhe me pikëllim e lëshoja.

Mësimi ishte i madh që mësoja dhe dija ishte e dobishme që merrja. E këtillë ishte edhe lulja e radhës, e cila me buzëqeshjen që më jepte, më jepte përshtypjen sikurse donte të më thotë eja dhe kapëm. Iu afrova, dhe me të kapur, lexova kështu: Ez Zuhriu ka thënë: “Muaji i Ramazanit është muaji i leximit të Kuranit dhe i të ushqyerit të të varfërve.”

Vërtetë, sa më e pastër zemra, aq më e madhe etja për fjalët e Tij, dhe sa më e madhe zemra, aq më e gjatë dora e ndihmës. Mysafirit i bëhet nderimi me atë që e kënaq atë dhe e nxit të njëjtin në pikëllim kur të ndahet prej teje. Me anë të leximit të Librit të Zotit arrihet qetësimi i shpirtit, por kurrë plotësisht nuk mund të ngopet ai. Ky Libër ta zbut zemrën në mëshirë ndaj të tjerëve dhe të nxit që veten ta lësh keq veç të tjerët të ndihen mirë.

Kur Kurani bëhet pjesë e jetës sate, hapërimi yt të shpie te ngopja e të pangopurve dhe mësimi i të pamësuarve. Po, po, se i pasur është ai që zemrën e ka të mbushur me fjalët e Zotit, edhe nëse s’ka pasuri, e i varfër është ai i cili zemrën e ka bosh nga fjalët e Zotit, edhe nëse ka pasuri. Në këtë Muaj zbriti Drita, pasi qëllimi i saj ishte që njerëzit prej errësire t’i nxjerrë në dritë.

Në leximin e Tij, mendja ndriçohet, zemra pastrohet dhe trupi në vepër orientohet. T’ia shuash urinë një të urituri është t’i fitosh bekimet e tij dhe bekimi i Zotit të të prijë në jetë. Aty ku loti rrjedh nga dhimbja, fjalët dalin nga bindja, e gjuha e përmend dikë, që e do me gjithë zemër. Të tillë e bën jetën jeta sipas Librit të Zotit, tjetri të dhimbset se mëshirën në ty e ka skalitur Zoti, e ti, në jetë vepron që ta arrish kënaqësinë e Tij.

Çfarë lule, me çfarë kuptimi, pëshpëriti zemra. Fjalë pakta, por me kuptime të shumta, që e cekët është mendja e njeriut t’i thith të gjitha në jetë. Këto fjalë janë thënë nga përvoja e jetës dhe të cilat janë yrnek për jetën e njeriut.

E unë, para se ta bëjë punën e zakonshme, që ta lëshojë këtë lule dhe ta vazhdojë rrugën me lulen tjetër, u kujtova në këtë thënie e cila rastësisht më ra ndërmend: Më mirë është të vërtetën ta kërkojmë në terr se sa të kotën ta ndjekim në dritë.

Burimi: albislam.com

0 1768

SHKAQET QË LEHTËSOJNË FALJEN E NAMAZIT TË NATËS NË RAMAZAN:

”Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (Sexhde: 16).

”Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.” (Furkan: 64).

”Ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut), po dhe në agim kërkonin falje.” (Dharijat: 17-18).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- thotë: ”Namazi më i preferuar (më i mirë) pas namazit të caktuar (farz) është namazi i natës.”[1]

Ibn Munkediri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Nuk ka mbetur asgjë nga kënaqêsit e kësaj dunjaje, pêrveç tre gjërave: Namazi i natës, takimi me vëllezërit dhe namazi kolektivë(me xhemat).”

Ebu Sulejman ed Darani ,Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Ata të cilë kalojnë natën në adhurim, kënaqen më shumë sesa njerëzit të cilët kënaqen me dëfrimet e tyre. Po mos të ishte nata nuk do doja të jetoja në këtë dynja.”

Shkaqet që lehtësojnë faljen e namazit të natës:

  1. Duke mos e tepruar në ushqim dhe pirje gjatë iftarit, ngase një gjë e tillë sjell gjumin.
  2. Duke mos e lodhur trupin gjatë ditë me gjëra që nuk kanë vlerë.
  3. Duke e shfrytëzuar kohën për të fjetur pas namazit të drekës, ngase një gjë e tillë e lehtëson faljen e namazit të natës në Ramazan.
  4. Duke i ruajtur gjymtyrët e trupit gjatë ditës nga mëkatet, ngase mëkatet pamundësojnë faljen e namazit të natës dhe shijimit të tij.
  5. Duke e ruajtur zemrën nga xhelozia, barjta e fjalëve dhe përgojimi i muslimanëve.
  6. Duke e ruajtur veten nga veprimi i gjërave të shpikura dhe prezentimin në to, bidatet e ndryshme.
  7. Duke mos u dhënë shumë pas gjërave dhe bukurive të dynjasë.
  8. Duke u frikësuar se do të jetë ky namazi dhe ramazani i fundit i jetës së tij në këtë dynja.
  9. Duke lexuar dhe ndëgjuar ligjerata të cilat flasin mbi vlerën e namazit të natës.
  10. Duke i veperuar të gjitha veprat vetëm për hirë të Allahut të Madhëruar.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënuan; Muslimi: 8/55(në kapitullin e agjërimit), Ebu Davudi: 2412 (në kapitullin e agjërimit), Tirmidhiu: 2/227 (në kapitullin e namazit dhe Nesaiu: 3/207(në kapitullin e namazit të natës).

NA NDIQNI NË