Arhiva MujoreJuly 2015

0 1187

Me një shpejtësi si të vetëtimës dhe pa e kthyer kokën mbrapa, vazhdova ecjen time. Hapat e përcollën njëra-tjetrën në ritmin e tyre ku në vijimësinë e tyre edhe rrahjet e zemrës dëgjoheshin sipas gjurmëve që porositë e luleve linin në të. Një botë e re u ngjall në brendinë time dhe një frymëmarrje më e lehtë u shprehte nga unë. Ashtu siç ecja vetëm përpara pa e kthyer kokën, u ndesha me atë që ishte melhem për zemrën time, me lulen e radhës. Me të marrë në dorë, edhe pse e lexova dy herë, sërish nuk ngopesha me të, vendosa për herë të tretë ta lexojë me ju.

Në të shkruante: “Ebu Hurejra ka thënë: “Kur të agjëroni, mos u sillni në mënyrë injorante dhe as mos i ofendoni njerëzit. Nëse dikush sillet në mënyrë injorante ndaj jush, thoni: “Unë jam agjërueshëm”.” Me të lexuar këtë, u kujtova në hadithin e të Dërguarit që për nga përmbajtja është në nivel të njëjtë me këtë thënie. E për një copë herë mendova, si të mos jenë ashtu, kur edukimin e tyre e morën pikërisht prej Tij. Ata e pastruan veten e tyre në ujërat e besimit dhe për këtë besim e sakrifikuan edhe veten. Ata i mbjellën veprat e tyre me lotin e syrit dhe tjetrit më shumë ia donte të mirën se vetes. Si mos ta kenë në gjuhët e tyre emrin e Tij, kur dihet se njeriu atë të cilin e donë shumë, atë më së shumti e përmend.

Kur edukohesh nga e Vërteta, u bën ballë goditjeve të cilat të vijnë nga sprovat, në çast m’u kujtua si thënie, s’dija as vetë pse dhe si, por ashtu kalimthi doli në shpesh në mendjen time. Ata e privonin veten nga e lejuara që pastaj ai të mos privohet nga e mira për vetën e tij. Të tillë ishin ata, prandaj ai që i përulet të Vërtetës synon t’i arrijë majat, e qëllimi i tij arrihet kur e plotëson atë që e kërkon Ai. I dhanë vetes vetëm aq sa u mjafton atyre, e neve na dhanë aq sa na mjafton për të dy botët. Fjalët që thanë dje, sot ne i kemi këshillë për jetë, jetën të cilën e jetuan ata, ne e kemi shembull për vete. Për këtë, sa je i zbukuruar me turp, po aq je i mbrojtur nga rrëshqitja në gabime.

Njeriu e kërkon ushqimin e shpirtit në rrugën e besimit dhe e gjen lumturinë në luftimin e pasionit. Zemra i duroi njëqind të mira që u thanë për të, e s’mundi një të keqeje t’i bëjë ballë. Dihet se i mençuri e hijeshon veten me heshtje, e flet vetëm atëherë kur fjalët e tij u bëjnë dobi të tjerëve… Sërish me vete thashë, të tillë ishin ata që veprat e tyre i mbjellën me lotin e syrit dhe tjetrit më shumë ia donte të mirën se vetes. Nëse e ruan veten, je i vetëdijshëm edhe për veprimet që i bën! S’munda ta mbajë më tepër këtë lule, e lashë dhe vazhdova rrugën…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 1687
  1. O agjërues; Shpeshto namazin e natës në dhjetëshin fundit të Ramazanit.
  2. O agjërues; Kërko me këmbëngulje në dhjetëshin e fundit natën e Kadrit.
  3. O agjërues; Shpeshto lutjet gjatë namazit të natës për veten, familjen dhe gjithë muslimanët kudo qofshin ata.
  4. O agjërues; Ke kujdes e mos u bë prej atyre që hanë ditë nga Ramazani duke mos pasur arsye te justifikueshme të ligjêsuar nga sheriati islam.
  5. O agjërues; Thirr agjërues që të hanë iftar në shtëpinë tënde, ngase Ramazani është muaji i bujarisë.
  6. O agjërues; Përmbaju fuqishëm normave të agjërimit në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.
  7. O agjërues; Mos e braktisë Itikafin në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.
  8. O agjërues; Dhuroje dhe paguaje sadakatul fitrin, në mënyrë që Allahu t’i falë gabimet dhe ta pranojë agjërimin.
  9. O agjërues; Gjallëro natën e Fitër Bajramit me dua dhe istigfar.
  10. O agjërues; Në festën e Fitër Bajramit shqipto dhe thuaji tekbiret me zë.
  11. O agjërues; Fale namazin e Bajramit .
  12. O agjërues; Mos i harro fukaratë, jetimët dhe të ngratët në ditët e Bajramit.
  13. O agjërues; Shkëmbe vizita në ditët e Bajramit me familjarët dhe shokët.
  14. O agjërues; Shkëmbe urime dhe lutje në ditët e Bajramit me familjarët, farefisin.
  15. O agjërues; Mos e harro Allahun pas Ramazanit, se Ramazani vjen e shkon. Mos u bën adhurues i Ramazanit, por bëhu adhurues i Allahut

Burimi: albislam.com

Përgatiti: Suad Burhan Shabani.

0 1166

Ashtu kokëulur këmbët e ndiqnin njëra-tjetrën. Më kishte përfshirë një lloj gëzimi nga ajo se çfarë burra kanë qenë ata në aspekt të respektimit të Tij dhe një lloj mburrje që pasues të kujt jemi. Më dukej se jemi me fat që kemi pasur të tillë që na kanë prirë dhe që na kanë lënë fjalë dhe vepra që mund t’u prijmë. Me këto mendime isha afruar te lulja e radhës. Isha ndalur buzë saj dhe për një copë herë e mbërtheva në dorën time. Çasti i parë i përjetimit m’u duk se ishte lulja e parë që kam marrë në dorë. Në shikim të parë mora përshtypjen e tillë dhe pa humbur kohë fillova leximin e saj.

Aty shkruante: Imam Neveviu ka thënë: “Bujaria dhe dorëdhënia janë fuqishëm të inkurajuara në këtë Muaj, veçanërisht gjatë dhjetë netëve të fundit. Duke vepruar në këtë mënyrë, ne garojmë me shembujt e të Dërguarit të Allahut dhe pasuesve të Tij. Kryerja e veprave të mira në këtë Muaj janë më të bekuara se sa në çdo kohë tjetër.”

Bëra një lloj lëvizjeje mbrapa edhe vetë pa e ditur shkakun, ndoshta shkak ishte pushtimi i zemrës nga këshilla në fjalë. E butë është zemra, me atë që ushqehet, ashtu edhe reflektohet tek tjetri. Dora që jep, përveç që e gëzon atë që merr, e gëzon edhe veten që është bërë dorëdhënës. Për këtë njeri lutet zemra e gëzuar dhe atë e përfshinë bekimi i Zotit. Andaj, zemra është e gjallë derisa besimi ende jeton në të, e zemra që jep, dinë të gëzohet shumë. Nëse e kërkon të lejuarën, mjaftohesh edhe me pak, me qëllim në jetë hairi të bëhet orientuesi yt.

Kur pason, ke dikë që e ndjek, e kur pasohesh, veten e sheh tek tjetri. Etja shuhet edhe me një fjalë të bukur, mirëpo dy zemra buzë njëra-tjetrës s’i mban veç bukuria, nëse mungon fjala. Për këtë, aty ku dija është vepër, fjalët janë heshtje. Njeriu sa respekton, aq është i respektuar, dhe për të dhënë shembull të mirë, së pari vetë duhet të jesh shembull…

Mua m’u duk vetja që po japë shembull të mirë, në kopsht lulesh dhe me njërën prej tyre duke e mbajtur në dorë. Por kur erdh momenti i lënies, m’u duk se e tradhtova veten, s’kisha ç’të bëjë, ndarja dhemb, por me lulen e lëshova edhe këtë thënie nga goja, rruga e atij që ka ndërruar jetë është udhërrëfyes për atë që ende jeton, gjurmën që sheh sot tregon për dikë që kaloi dje…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 1357

SI TA FITOJMË MËSHIRËN DHE FALJEN E ALLAHUT NË RAMAZAN : ( PJESA E DYTË )

Kushti i dytë i fitimit të faljes dhe mëshirës së Allahut në Ramazan, është : PASIMI I KUR’ANIT DHE SUNETIT:

  1. a) PASIMI I KUR’ANIT Wshtë baza e çdo gjwje në Islam. Allahu e veçoi këtë muaj të bekuar me zbritjen e Kur’anit. Andaj, edhe llogaritet ky muaj, muaji i leximit të Kur’anit. Obligohemi të pasojmë Muhamedin, -alejhi selam!-, në lidhje me Kur’anin. Ngase, Xhibrili, -alejhi selam!-, zbriste nē mënyrë të veçantw në Ramazan, për t’ia mësuar Muhamedit, -alejhi selam!-, leximin e Kur’anit. Muslimani duhet të lexoje sa më shumë Kur’anin në kētë muaj Ramazan dhe t’i përmbahet këshillave Kur’anore. Nëse muslimani deshiron ta kultivojë udhëzimin e vërtetë dhe ta arrijë faljen dhe mëshirën e Allahut në Ramazan, atëherë duhet ta pasojë Kur’anin gjatë tërë jetës së tij.

Allahu i madhëruar, thotë: “Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.” (Ibrahim: 1 ).

“Juve ju erdhi erdhi nga Allahu dritë, dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” ( El Maide: 15 – 16 )

Allahu u ka premtuar atyre që pasojnë Kur’anin se do t’i udhēzojë në rrugën e vërtetë.

“Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.” (Jasin: 11 )

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.” (El Enfal: 2-4).

“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed: 24 )

Pra, nuk ka udhëzim, falje mëkatesh dhe mëshirë nga Allahu pa pasim të Kur’anit dhe ky pasim nuk guxon të jetë ndryshe përpos se me sinqeritet dhe në përpuethshmëri me metodologjinë e pastër të Muhamedit, -alejhi selam!.

Zerkeshiu, rahimehullah, ka thënë: ” Nuk ka mundesi të shijohet leximi i Kur’anit dhe ndikimi i tij, nëse nuk lexohet me dituri, kuptim, devotshmëri dhe me meditim.”

  1. b) PASIMI I SUNETIT : Ramazani dhe qëllimi i agjërimit kemi thënë se është furnizimi i muslimanit me devotshmëri.

Dine, o vëllezër, se: nuk ka devotshmëri, falje mëkatesh pa pasimin e sunetit Profetik.

Ata që pasojnë sunetin Profetik, Allahu u premton këto gjëra:

  1. Stolisjen dhe kalitjen e zemrës me devotshmëri.
  2. Faljen e mëkateve dhe
  3. Shpërblim të madh në dunja dhe në ahiret.

Dhe në fund të kushtit të dytë ia rikujtoj vetes dhe juve dy ajete Kur’anore, në të cilat Allahu, thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Al Imran: 31 ).

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” (Al Imran : 133 ).

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1471

Duke e fërkuar syrin sikur kur lotin, ndjeva një ndjenjë përkujdesjeje ndaj tij që mëson dikë mirë të bëjë mirë. Një mendim i rastësishëm më shkrepi në kokë prej ku përjetova një lehtësim të brendshëm në qenien time.

S’është njëjtë sikur t’ia fshish lotin dikujt, sikur kur ta bësh dikë të lotojë. Nga zemra nxiten ndjenjat e me fjalë përfundojnë në veshin e tjetrit. Atë që ndieja unë në këto çaste si një lloj ëndrre m’u realizua nga lulja që vetëm se e kisha përthekuar në dorën time. E cila ishte kapur për dore si ngjitëse dhe s’donte ta lëshojë pa e përjetuar unë atë që ndieja me lulet.

Në të lexova: “Ibën Kajimi ka thënë: “Kur Allahu ia ka falur njeriut i cili i ka dhënë qenit për të pirë ujë pasi e kishte kapluar etja, ç’mund të thuhet për atë i cili i jep të pijë të eturit nga radhët e myslimanëve.” Sa fe madhështore kemi, për çdo gjallesë që frymon, mendon, si një frymëmarrje të thellë nxora nga brendia ime. Dorën vetëm se e kisha vënë në kokë dhe meditoja për të, e në çast thashë me veten time, ai i cili të dhimbset, e mëshiron, e atë që e do, e falë! Me mëshirë dhe butësi bëhet edhe ajo që mendohet e pamundur, e si t’i thuhet e pamundur një vepre kur njeriu në dorën e tij e ka çelësin e çdo zemre, vetëm se nevojitet hapi i mirë i bërë prej tij. Madje m’u kujtuan fjalët e Zotit thënë Musait për mënyrën si ai duhet t’i drejtohet vrazhdësisë së Faraonit, “…thuaj atij fjalë të buta…” Nëse njeriu e mbjell farën e bamirësisë, do të korr frytin e shpërblimit. Ai i cili e privon veten nga e mira me qëllim t’i bëjë mirë tjetrit, shoqërohet me nga dy shpërblime.

Veprat janë dritë në jetën e njeriut, por ato janë edhe kandil ndriçues në natën e errët. Bukur është thënë dikur se, çdo fikje në këtë botë është ndriçim në botën tjetër, sepse mirësia është burimi i zemrës së mirë. Zemërmiri më parë e pranon që tjetrit t’i bëjë mirë se sa e mira këtë ta shoqërojë në jetë. Atë të cilën e mendon i miri, rrallë ndokush mund të mungojë pa mosmarrjen e shpërblimit, ai është një engjëll që ecë në formë njeriu.

Për këtë, mëshira lind nga besimi, kurse besimi forcohet duke e njohur Mëshiruesin në qiell. Kjo është një dhuratë nga Zoti për atë që e ndjek udhën e Tij, zbret qetësia në zemrën e tij dhe shpirti noton në ujërat e kënaqësisë së besimit. Kjo është një lule e cila e dha frytin e bereqetit në bahçen e zemrës sime prej ku aroma e saj kundërmoi gjithandej.

Një pasqyrë të mirë mora prej saj, e unë, para se të ndahem prej saj desha asaj t’ia lë një amanet të cilin e mësova pikërisht prej saj… Si rritet besimi, po ashtu shtohen sprovat, e ku ka sprova, ka falje gabimesh!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 2755

SADAKATUL FITRI, PASTRIM PËR AGJËRUESIN:

  1. Dispozita e sadakatul fitrit: Sadakatul fitri është obligim (farz) të cilin e obligoi pejgamberi, -alejhi selam!-, në fundin e Ramazanit, para Bajramit të Fitrit.

Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ka thënë; “E ka obliguar Pejgamberi, -alejhi selam!-, sadakatul fitrin prej ramazanit për çdo musliman rob apo i lirë, mashkëll apo femër, i madh apo i vogël prej muslimanëve.” (Mutefekun alejhi).

  1. Sasia e sadakatul fitrit: Sasia e dhënies së tij: Sa’a (përafërsisht 2400gram) prej ushqimeve të mira.
  2. Llojet e sadakatul fitrit: Nxjerrja e Sadekatul fitrit 2400 gram nga llojet e ushqimeve të bijve të Ademit alejhi selam.

Siç janë: Hurmet, Elbi, Gruri dhe të ngjashme me to prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim. Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: orizi, mielli i grurit dhe të ngjashme me to.

  1. Nxjerrja e sadakatul Fitrit: Nuk lejohet nxjerrja e sadekatul fitrit në para, blerje rrobash, etj. Ngase një gjë e tillë është në kundërshtim me veprimin e pejgamberit, -alejhi selam!-. Ngase pejgamberi, -alejhi selam!-, urdhêroi nxjerrjen e sadakatul fitrit në ushqim, e jo para dhe gjëra tjera.

Muhamedi alejhi selam, thotë:

” ush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes (udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar(nuk pranohet).” (Muslimi : 1718, 18).

Ndërsa, Imam Ebu Hanifja e lejon nxjerrjen e sadekatul fitrit në para.

  1. Koha e nxjerrjes së sadekatul fitrit: Sadekatul fitrit mundet të nxirret në ditën e Bajramit, një ditë ose dy ditë para Bajramit. Nuk llogaritet sadakatul fitêr nëse nxirret pas faljes së namazit të Bajramit.

E themi këtë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “E ka bere obligim i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, zekatin e Fitrit, që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, dhe të jetë ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit [të bajramit], ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshë e rëndomtë.” [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa e saktësoi Shejh Albani]

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam,familjen dhe shokët e tij.

Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmini, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1382

Nga këndi im që isha duke ecur, disi me këmbët e mia kisha lënë gjurmë në tokë dhe në të kisha krijuar disa shtigje kah të shkojë. Isha i lumtur cilitdo shteg t’i qasesha, e dija se fundi ishte i njëjtë. Përfundoja me lule në dorë. Për një copë herë duke i shikuar gjurmët në tokë, buzë këmbës sime një lule ishte mbështetur dhe s’lëvizte. Mora përshtypjen se është këputur dhe mbështetjen që të qëndrojë në këmbë e ka marrë te këmba ime. Kisha gabuar, ajo nga dëshira që ta marrë në dorë e kishte bërë këtë gjest.

Dhe me të kapur në dorë, aty lexova: Abdullah ibën Mubareku ka thënë: “Jepni lëmoshë qoftë edhe një hurmë, sepse kjo mund ta pakësojë urinë dhe etjen e të uriturit dhe i shuan mëkatet sikurse uji që e shuan zjarrin.”

Një çast m’u duk se nuk mora frymë fare, aq befasisht ndikoi kjo thënie, saqë e lexova edhe dy herë të tjera në vete. Kur ia zgjatë dorën nevojtarit, përveç që e fiton zemrën e tij, bën që zemra e tij ta përjetojë mirësinë që ia ke dhënë. Sa më e pastër zemra, aq më penduese është te Zoti, andaj atë që e do, e dallon nga të tjerët. Bën mirë, edhe nëse të duket pak, ngase për syrin e tjetrit është kapje për dore dhe orientim në rrugën e ndritur. Mos e lësho çastin që të afrohet për t’i bërë mirë dikujt, frymëzimi është një urtësi të cilën i urti duhet ta marrë kur do që ta takojë.

Njeriu është i nevojshëm që të kërkojë falje për mëkatet e tij, ngase një zemër sikurse digjet për të bërë mirë, nëse është e mirë, ashtu edhe digjet nga e keqja ku është mbytur, nëse është e keqe. Dihet se roli i “tokës” në jetë është në tokë të sjell paqe, dhe në paqe të jetojë me të tjerët. Një kafshatë bukë të nxjerr nga xhepi yt s’të kushton shumë, por e shuan një etje njeriu që për dikë kushton me jetë.

Në raportin e zemrës me të mirën dhe të keqën, angazhimi i tij me ato që merret në përditshmërinë është një çelës që i jep kahe zemrës kah të orientohet. Merr mësim nga ai i cili e ka zemrën e pastër, ngase di të ta tregojë rrugën, e mos e ndiq atë që ka zemër të verbër, sepse nuk sheh për të të orientuar në rrugë. Aty ku dhimbja shfaqet me buzëqeshje, durimi buron nga besimi. Me besim një jetë shndërrohet në Parajsë, lumturia është një gjë që s’shihet, por që i jep jetë jetës së atij që e përjeton.

Në këtë mënyrë, edhe jeta ime mori një kahe tjetër me këtë lule duke u shoqëruar, njeriu është në fenë e shokut të tij, m’u kujtua kjo thënie e të Dërguarit. E unë, që si shok në këtë rrugëtimin tim, i kam lulet jam duke e parë ndikimin e tyre në mua. E tash, si çdoherë, ndarje prej tyre përjetohet më së rëndi dhe unë para se të ndahem, po e ndaj një mendim me ju… Besimi e ujit lulen me lotin e syrit, dhe e nxjerr shpërblimin prej vendit që zë vend në zemër.

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 1510

SI TA FITOJMË MËSHIRËN DHE FALJEN E ALLAHUT NË RAMAZAN: (PJESA E PARË)

Falënderimet dhe lavdwrimet i takojnë vetëm Allahut, -xhele ue ala!-, Atë e falënderojmë, prej Tij dhe vetëm prej Tij, ndihmë dhe falje kērkojmw. Fjala më e mirë ēshtē Fjala e Allahut, xhele ue ala, ndwrsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, -alejhi selam!-. Kurse, punët më të këqija janë bidatet, çdo bidat shpie nw devijimi, e çdo devijimi shpie në zjarrin e Xhehenemit, Allahu na ruajtë.

Dhe më pas: Duke e ditur, se jemi nw muajin e bekuar tē Ramazanit, dhe se ky muaj llogaritet si muaji i mëshirës dhe faljes së mëkateve, kam vendosur t’i ceki disa rregulla dhe kushte se si besimtari musliman ta fitojë mēshirwn dhe faljen e Allahut në këtë muaj tw bekuar të Ramazanit.

Muslimani urdhërohet të jetë syçel në çdo çast dhe moment, e posaqwrishtë në kwtë muaj të faljes.

Falja dhe mwshira e Allahut janë gjwra madhore, mirwpo a thua vallë, si mund të fitohen ato nga agjëruesi musliman!?

Para se gjithash, vëllezër ua rikujtoj se në kwtë muaj tubohen adhurime tw mëdha, siç janw: Agjërimi, falja e namazit tw teravive me xhemat , lëmosha, nata e kadrit, leximi i Kur’anit, I’tikafi, etj. Kwto llogariten si ibadete madhore dhe secila nga to sjell faljen dhe mwshirwn e Allahut.

Mirëpo, për t’u pranuar këto tw gjitha, e cekwm më lartë se ka kushte dhe se ato duhet të kryhen patjetër dhe se pa to nuk fitohet mëshira dhe falja e Allahut, e ato kushte janë:

  1. Sinqeriteti Realizimi i tw gjitha adhurimeve nw Ramazan vetëm pwr hirë të Allahut, -xhele ue ala!- . Pra, muslimani obligohet t’i kryejë të gjitha adhurimet për Allahun, si dhe obligohet të largohet nga syefaqësia dhe nga lëvdata e njerëzve.

Po i cekim në vijim tre këshilla dhe porosi profetike:

“Ai që agjëron Ramazanin me Iman dhe bindje për shpërblim nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara që i ka bwrw.” (Buhariu : 38 dhe Muslimi : 760).

“Ai që e falë namazin e natës gjatë Ramazanit me Iman dhe bindje, në shpërblimin e Allahut, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 37 dhe Muslimi : 759).

“Ai që e falë namazin në natën e kadrit me Iman dhe bindje për shpërblimin nga Allahu, të tillit i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu : 1901 dhe Muslimi : 760).

Nga këto hadithe shihet qartë se këto adhurime duhet patjetër të bëhen me besim tē plotë, e nuk ka mundësi të realizohet besimi i plotë pa sinqeritet.

Pra, kush i realizon të gjitha veprat me sinqeritet e arrinw faljen dhe mëshirën e Allahut, pra i falen mwkatet e kaluara.

Njashtu, ajo qw aludon se muslimani posedon sinqeritet në kryerjen e adhurimeve në Ramazan është edhe gēzimi i madh për ardhjen e muajit të bekuar Ramazan.

Të parët tanë të ndershëm, luteshin në këtë mënyrë: “O Allahu im, ma dorëzo Ramazanin, më dorëzo mua tek ai derisa tw përfundojē, na falë mëkatet dhe na mwshiro.”

Ky, pra ishte kushti i parë i arritjes së faljes dhe mëshirës së Allahut në Ramazan.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2865

Pyetja: Nëse unë bëj burrin tim të zemëruar, a më mangëson kjo shpërblimin në agjërimin tim?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Marrëdhëniet në mes burrit dhe gruas duhet të bazohen në një jetesë të mirë,  në dashuri dhe dhembshuri për njëri-tjetrin.

Allahu thotë:

“Nga argumentet e Tij është kjo, se Ai krijoi për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që ju të mund të gjeni prehje në to, dhe Ai ka vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Njëmend, këto janë me të vërtetë argumente për njerëzit që mendojnë.” [El-Rum 21]

“Dhe të jetoni me to me nder.” [El-Nisa 19]

“Dhe ata (gratë) kanë të drejta (mbi burrat e tyre për sa i përket shpenzimeve të jetesës) të ngjashme (me ato të burrave të tyre) mbi ta (për sa i përket bindjes dhe respekt) me atë që është e arsyeshme.” [El-Bekare  228]

Bazuar në këtë, secili bashkëshort duhet të jetë i kujdesur për të kënaqur tjetrin dhe të mos bëjë asgjë që do të shkaktojë zemërim apo bezdisje.

Është transmetuar se Imam Ahmedi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Um Salih [gruaja e tij] qëndroi me mua për njëzet vjet dhe ajo dhe unë nuk jemi ndarë në asnjë fjalë!”

Allahu i ka urdhëruar dy bashkëshortët për çdo gjë që do të krijojë dhe do të forcojë dashurinë mes tyre, dhe Ai i ka ndaluar ata nga çdo gjë që shkakton të kundërtën e kësaj.

Nëse të dy bashkëshortët e kuptojnë këtë parim i cili rregullon se si ata duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, atëherë jeta e tyre do të ec mirë dhe ajo do të jetë ashtu siç Allahu dëshiron të jetë, e mbushur me qetësi, dashuri dhe dhembshuri.

Secili bashkëshort është urdhëruar nga Islami për të bërë gjithçka që do të krijojë dhe do të forcojë dashurinë, dhe është i ndaluar për të bërë çdo gjë që është në kundërshtim me këtë.  Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar një njeri të falej shumë dhe të agjëronte shumë se kjo ndikonte mbi të drejtat e gruas së tij.

Transmetohet se Abdullah ibn ‘Amr (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) më tha: “A nuk të kam dëgjuar se ke kaluar të gjithë natën në namaz dhe gjithë ditën në agjërim?” Unë i thashë: “Unë e bëj këtë!” Ai ka thënë: “Por në qoftë se ti e bën këtë, sytë tu do të dobësohen dhe trupi yt do lodhet. Trupi jot ka të drejta mbi ty dhe gruaja juaj ka të drejta mbi ty. Agjëro (një ditë) dhe ushqehu (ditën tjetër), falu (gjatë natës) dhe fle (një pjesë të saj).” Buhariu (1153).

Së dyti:

Personi që agjëron është urdhëruar të sillet mirë, dhe Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka urdhëruar agjëruesin të mos përgjigjet në të njëjtën mënyrë në qoftë se dikush dëshiron të përlesheet më atë apo e fyen atë. Përkundrazi ai duhet të jetë i durueshëm dhe të frenojë veten, dhe të thonë, “Unë jam agjërueshëm.”

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi është mburojë, kështu (një i cili është agjërueshëm) nuk duhet të shahet ose të sillet në mënyrë injorante. Nëse dikush dëshiron të luftojë atë ose të fyen atë, le të thotë, “Unë jam duke agjëruar” dy herë “. [Buhari (1894) dhe Muslimi (1151]

Neveviu ka thënë: “Fjala (Rafeth) (përkthyer këtu si sharje) do të thotë fjalë e pamend dhe imorale. Edhe injoranca është afër  e së turpshmes, dhe është në kundërshtim me urtësinë dhe asaj çfarë është e drejtë, qoftë në fjalë apo në vepra.”

Duhet të theksohet se ky ndalim nga sharja, sjellja e injorancës, kacafytja dhe fyerja nuk është i kufizuar vetëm për ata që janë duke agjëruar, por ndalimi vlen për të gjithë, por është theksuar më shumë në rastin e atij që është agjërueshëm. Allahu e di më së miri. “

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi nuk është vetëm (abstenim) nga ushqimi dhe pija, agjërim me  vend është agjërimi (abstenimi) nga fjalët e kota dhe të turpshme. Nëse dikush ju fyen ose ju trajton në mënyrë injorante, ti thuaj: “Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.”[1]

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kushdo që nuk heq dorë nga gënjeshtra dhe nga të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojëqë ai të heq dorë nga ushqimi dhe pija e tij. ” [Buhari 6057]

Imam El-Hafidh ka thënë: “Nga kjo u kuptua se këto veprime pakojnë shpërblimin e agjërimit.”

El-Subki el-Kebir ka thënë: “Fakti se këto gjëra janë të përmendura në këtë hadith tërheq vëmendjen nga dy gjëra:

1 Se këto vepra konsiderohen më të këqija kur veprohen gjatë agjërimit se sa në kohë të tjera.

2 Se ne duhet të përpiqemi për të siguruar se agjërimi ynë është i pastër nga gjërat e tilla, dhe  se agjërimi që është i pastër prej tyre, është një shenjë se agjërimi është më i plotë.

Fjalët oratorike sjellin që këto gjëra të konsiderohen më të këqija për shkak agjërimit, e nga kjo nënkuptohet se agjërimi është i saktë kur është i pastër prej atyre gjërave. Ka thënë: “E nëse nuk shpëton nga ato (fjalë e vepra) atëherë mangësohët (nga shpërblimi i agjërimit).” [Marrur nga Fet’h el-Bari, me disa shkurtesa]

Së treti:

Të drejtat e burrit mbi gruan e tij janë të mëdha. Allahu thotë:

“përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë.” [El-Bekare 228]

Nëse burri është i zemëruar mbi të, sepse ajo e ka refuzuar të ndajë shtratin me të, atëherë mëkati i saj është edhe më i madh, për shkak se transmetohet nga Ibn Huzejme në Sahihun e tij nga Ata ibn Dinar el-Hudhali, sipas të cilit i Dërguari i Allahu (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Tre personave nuk do tu pranohet namazi dhe nuk do të ngjitet në qiell e as që do të kalojë përtej kokave të tyre:  (prej tyre është)… një grua burri i së cilës e thërret atë gjatë natës dhe ajo refuzon.”[2]

Është transmetuar se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse një njeri thërret gruan e tij në shtratin e tij dhe ajo refuzon, dhe ai qëndron i zemëruar me të gjithë natën, engjëjt do ta mallkojnë atë (grua) deri në mëngjes.” [Buhariu, 3237 dhe Muslimi, 1436]

Në përgjigjen e një prej pyetjeve të mëhershme kemi shpjeguar se mëkati ul vlerën e shpërblimit të agjërimit, dhe se mëkatet mund të jetë aq shumë shkaktarë që të fshihet shpërblim i agjërimit në tërësi.

Në qoftë se një bashkëshort dështon në detyrat e tij ose të saj në drejtim të tjetrit, ose e bën atë të zemëruar, kjo do të jetë një shkak i një agjërimi të mangët.

Kjo nul vlen nëse bashkëshorti është i zemëruar pa asnjë arsye. Disa bashkëshortë hidhërohen pa asnjë arsye, prandaj në ato raste zemërimi i tyre është i pajustifikuar.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E transmeton Hakimi dhe e ka klasifikuar si sahih, njashtu është klasifikuar si sahih nga Shejh Albani në Sahih el-Xhami ‘, 5376.

[2] Ky hadith është klasifikuar si sahih nga Shejh Albani në Sahih el et-Tergijb ve’l-Terhib, 485.

0 2437

Falënderimi i takon Allahut.

Parimi bazë është që personi i cili është agjërueshëm duhet të prish agjërimin e tij, pasi dielli ka perënduar dhe nata ka filluar, sepse Allahu thotë:

“Dhe hani e pini derisa peri i bardhë (drita e agimit), duket për ju dallueshme nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në mbrëmje.” [El-Bekare 2: 187]

Sunet është që të nguten për të ngrënë iftar.

Është transmetuar nga Sehl ibn Sad (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë mirë për aq kohë sa ata nxitojnë për të bërë iftar. ” Transmetuar nga Buhariu, 1856. Muslimi, 1098.

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Kjo tregon se ne jemi të inkurajuar që të ngutemi për të bërë iftar pasi të ketë konstatuar se dielli ka perënduar. Çfarë kjo do të thotë është se Umeti do të vazhdojë të jetë në formë të mirë dhe ata do të jetë mirë për aq kohë sa ata të përmbahen në këtë Sunetit. (Sherh Muslim, 7/208.)

Në lidhje me muezinin, nëse ka njerëz të cilët janë duke pritur për ezanin e tij në mënyrë që ata të prishin agjërimin e tyre, atëherë ai duhet të ngutet për të thirrur ezanin në mënyrë që ai nuk do të jetë një shkak që ata të vonojnë fillimin e iftarit, për shkak se është në kundërshtim me Sunetin.

Por në rast se ai prish agjërimin e tij me diçka të thjeshtë (si ujë), që nuk do të bëj që të vonojë ezanin, atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë.

Në qoftë se askush nuk është duke pritur për të dëgjuar ezanin e muezinit, si në qoftë se ai është duke thirrur ezanin për veten e tij (si një njeri i cili është i vetëm në shkretëtirë), ose ai është duke thirrur ezanin për një grup të njerëzve të cilët janë afër tij (si një grup të udhëtarëve), atëherë nuk ka asgjë të keqe që ta prishin së bashku agjërimin para se të thërret ezanin.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË